Tag: shfaqje

  • Washingtoni sulmon aleatët: Njohja e Palestinës, shfaqje politike

    Washingtoni sulmon aleatët: Njohja e Palestinës, shfaqje politike

    Shtetet e Bashkuara kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të Britanisë së Madhe, Australisë dhe Kanadasë për të njohur zyrtarisht shtetin e Palestinës.
    Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit, duke folur në kushte anonimiteti, shkruajnë mediat e huaja e ka quajtur këtë hap “për shfaqje” dhe jo një përpjekje të vërtetë për paqe.
    “Sfida e vërtetë nuk janë gjestet boshe, por diplomacia serioze. Prioritetet tona janë të qarta: lirimi i pengjeve, siguria e Izraelit dhe një paqe e qëndrueshme në rajon, e cila është e mundur vetëm në një realitet pa Hamasin”, ka deklaruar përfaqësuesi i administratës amerikane.
    Ky reagim vjen në një moment kur një pjesë e aleatëve perëndimorë të Washingtonit kanë marrë një hap të rëndësishëm simbolik drejt mbështetjes së shtetit palestinez, ndërsa lufta në Gaza vijon të trazojë opinionin publik dhe diplomacinë ndërkombëtare.
    Kujtojmë se dje, 21 shtator, në prag të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, shteti i Palestinës është njohur zyrtarisht nga katër shtete të rëndësishme: Britania e Madhe, Kanadaja, Australia dhe Portugalia.
    Ky hap është bërë në një moment kyç, duke reflektuar një ndryshim të dukshëm në qëndrimet e këtyre vendeve ndaj çështjes palestineze.
    Kjo njohje është parë si një nxitje për një zgjidhje me dy shtete dhe një reagim ndaj krizës humanitare në Gaza dhe zgjerimit të vazhdueshëm të vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor.

  • “Fëmijët” një dramë e fuqishme dhe thellësisht njerëzore,që flet për përgjegjësinë, kujtesën e çmimin e zgjedhjeve tona

    “Fëmijët” një dramë e fuqishme dhe thellësisht njerëzore,që flet për përgjegjësinë, kujtesën e çmimin e zgjedhjeve tona

    Nga Julia Vrapi
    “Fëmijët” nga autorja britanike Lucy Kirkwood është një dramë e fuqishme dhe thellësisht njerëzore, që flet për përgjegjësinë, kujtesën dhe çmimin e zgjedhjeve tona. Vepra do të vijë premierë në skenën e teatrit të Metropolit në Tiranë me regji nga Eric Vigner dhe me interpretimin e tre aktorëve të njohur të teatrit tonë. Drama “Fëmijët” është këtë sezon artistik premierë në teatrin Metropol, ku në qendër të saj janë dilemat që lindin nga e kaluara, të cilat ndikojnë mënyrën si shohim të ardhmen. Në materialin rreth veprës nga teatri, tregohet se përmes një historie intime dhe njëkohësisht universale, kjo shfaqje na vendos përballë pyetjeve të mëdha: Çfarë i detyrohemi brezave të rinj? A kemi guximin të përballemi me të vërtetën? Si ndërtohet e ardhmja mbi rrënojat e djeshme? “Nën regjinë e Eric Vigner, me interpretimet  e Luiza Xhuvanit, Yllka Mujos dhe Vasjan Lamit, shfaqja bëhet një udhëtim emocional ku spektatori përfshihet në mënyrë të drejtpërdrejtë”, thuhet nga teatri për këtë shfaqje premierë, që do të jetë në skenë për publikun në datat 24, 25, 26, 27 dhe 28 shtator. As. regji Jutta Johanna Weiss, përkthyes dramatik Arben Leskaj, skenograf dhe formulues muzikor Rael Hoxha, kostumograf  Frenci Gjerasi, asistent skenograf Rogert Bruzja. Kjo është dhe premiera e parë këtë sezon artistik në këtë teatër, ku në vijim të tjera shfaqje do të jenë në skenë për publikun. Ndërsa në vijim gjatë këtij muaji teatri Metropol do të zhvillojë dhe një audicion për aktore për një tjetër shfaqje.
    Vepra me regji nga Vigner në skenën tonë
    Eric Vigner është regjisor dhe skenograf francez, por ka bashkëpunuar edhe më parë me teatrot në vendin tonë. Shfaqje me regji prej tij janë vënë më parë në Teatrin Kombëtar, përmendim “Berberi i Seviljes” apo “Lukrecia Borxhia”. Në vijim të aktivitetit artistik në teatrin Metropol këtë shtator me regji prej tij vjen drama “Fëmijët”. Vigner ka drejtuar Teatrin në Lorient CDDB (Qendra Kombëtare Dramatike) gjatë viteve 1996-2015. Pas përfundimit të studimeve në Artet plastike ai ka vazhduar studimet e arteve dramatike në shkollën “L’Ecole de la Rue Blanche”, duke vazhduar më pas në Konservatorin Kombëtar të Arteve Dramatike në Paris. Karriera e tij është shënuar nga emra të mëdhenj si shkrimtarja e njohur Margarite Duras me të cilën ka bashkëpunuar në vitin 1993 në përshtatjen e librit të saj “La plue d’ete” të cilën e solli në skenë. Ai ka zhvilluar një metode të re artistike për të vënë në skenë në mënyrë bashkëkohore, klasikët francez si vepra “Bajazet” nga Racine, “IIuzioni komik” nga Corneille, “Le Bourgeois Gentil-homme” nga Moliere etj. Eric Vigner ka vënë në skenë më shumë se 20 vepra dhe është skenograf i shumë prej tyre, ndër të cilat mund të përmendim: “L’Ecole des femmes” nga Moliere, “Rhinoceros” nga Eugene Ionesco, “Marion Delorme” nga Victor Hugo, “Othello” nga William Shakespeare, etj.

  • Pesë shfaqje të Teatrit të Kukullave në bashkëpunim me Teatrin e Diasporës për fëmijët e diasporës në Amerikë

    Pesë shfaqje të Teatrit të Kukullave në bashkëpunim me Teatrin e Diasporës për fëmijët e diasporës në Amerikë

    Pesë shfaqje të Teatrit Kombëtar të Kukullave në bashkëpunim me Teatrin e Diasporës u realizuan për fëmijët e diasporës në Amerikë. Këto shfaqje që u dhanë këtë kohë për fëmijët e diasporës në Amerikë përkonin me një moment historik për komunitetin shqiptar, përfshirjen e gjuhës shqipe në komunikimet zyrtare të shkollave publike të Nju Jorkut. Sipas teatrit këto shfaqje ishin dhe një dhuratë e çmuar për gjeneratat e reja që rriten larg atdheut. “Por që ndihen më pranë rrënjëve përmes artit dhe gjuhës shqipe”, thuhet nga teatri. Për këto shfaqje teatri shprehet dhe për punën e artisteve Klaudia Hila, Esmeralda Kame dhe Ermonela Alikaj, të cilat përfaqësuan me pasion teatrin shqiptar në skenat e Amerikës.
    Në prani të figurave të njohura të komunitetit dhe medias, sipas teatrit u theksua rëndësia e këtyre shfaqjeve për forcimin e identitetit tonë kulturor. “Ky është vetëm fillimi i një bashkëpunimi të ri mes Teatrit të Kukullave dhe Teatrit të Diasporës, një mision për ta çuar teatrin tonë kudo ku flitet shqip”, shprehet teatri. Projekti u mundësua nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ndërsa teatri shprehet për një jehonën e madhe nga komuniteti dhe media. “Gazeta Dielli: “Shfaqjet e Teatrit Kombëtar të Kukullave në Nju Jork hapin siparin e vitit të ri shkollor dhe mundësinë e një bashkëpunimi me perspektivë”. Vatra Boston: “Ky është një rast i rrallë dhe i paharrueshëm për fëmijët shqiptarë që të shohin shfaqje artistike në gjuhën amtare dhe të lidhen më shumë me kulturën tonë”, janë disa nga materialet në media që sjell në vëmendje teatri. Me fillimin e sezonit të ri artistik edhe në skenën e Teatrit Kombëtar të Kukullave në Tiranë kanë nisur shfaqjet në skenë për fëmijët.
     

  • Shfaqje të papritura në Tiranë, Rama ndan mesazhin e Angjelin Preljocajt: Do të jetë Festivali i Parë Ndërkombëtar

    Shfaqje të papritura në Tiranë, Rama ndan mesazhin e Angjelin Preljocajt: Do të jetë Festivali i Parë Ndërkombëtar

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar një videomesazh të yllit botëror të koreografisë, Angjelin Preljocaj, i cili njofton Festivalin Ndërkombëtar të Vallëzimit në Tiranë, duke i ftuar të gjithë qytetarët.
    “Mirëmëngjes dhe me ftesën e vetë yllit botëror të koreografisë, shqiptaro-francezit Angjelin Preljocaj, për të marrë pjesë në një festë të vërtetë të vallëzimit modern, në 10 hapësira publike surprizë të kryeqytetit, nga 9 – 25 tetor, ju uroj të diel të qetë”, shkruan Rama në postimin e tij.
    Ndërkohë, në videomesazh, Perljocaj thotë: “Përshëndetje Tirana. Unë jam Angjelin Preljocaj. Jam vërtet i lumtur dhe i nderuar t’ju ftoj në Festivalin e parë Ndërkombëtar të Vallëzimit në Tiranë që do të zhvillohet nga data 9 deri më 25 tetor. Këtë vit, krahas disa prej shfaqjeve më emocionuese të Europës në Teatrin e Operës, Teatrin Kombëtar, Metropolit, Teatrin e Kukullave dhe skena të tjera, festivali do të hapet edhe për gjithë qytetin, me një shfaqje të re për publikun, falas. Së bashku me kompaninë time, G.U.I.D, do të sjellim vallëzimin pranë njerëzve duke ofruar shfaqje falas në vende të veçanta dhe të papritura në të gjithë Tiranën. Dua të shpreh falënderimet më të përzemërta për MEKI, Bashkinë e Tiranës, Bashkimin Europian, të gjithë mbështetësit tanë dhe mbi të gjitha për ju, qytetarët e Tiranës. Ju jeni arsyeja pse mund të sjellim kaq shumë jetë, lëvizje dhe gëzim në rrugët tuaja. Këtë tetor, le të mbushim së bashku Tiranën me bukurinë dhe energjinë e vallëzimit”.
     
     
     
     

  • Vuçiç bllokon Beogradin për paradën ushtarake, qytetarët nën terrorin e tankeve: Arrogancë dhe shfaqje force e regjimit

    Vuçiç bllokon Beogradin për paradën ushtarake, qytetarët nën terrorin e tankeve: Arrogancë dhe shfaqje force e regjimit

    Qeveria serbe, nën udhëheqjen e Aleksandar Vuçiç, po mbyll pjesë të mëdha të kryeqytetit për një paradë ushtarake, duke vënë në pritje jetën e përditshme të qytetarëve dhe duke thelluar ndarjet në një shoqëri tashmë të përçarë.

    Ndërkohë që mbështetësit e saj bllokojnë zonën përpara Parlamentit, bulevardet e Beogradit të Ri po stërmbushen me tanke, automjete të blinduara dhe forca ushtarake, të gjitha për paradën e planifikuar më 20 shtator.

    Petar Bošković, anëtar i Presidencës së Qendrës së Serbisë dhe oficier në pension, e quan këtë akt “arrogancë dhe paturpësi” nga Vuçiç, duke theksuar se qëllimi i paradës është frikësimi i qytetarëve dhe afirmimi i kontrollit absolut të presidentit. “Ky është një ngacmim dhe një shfaqje force. Ai dëshiron t’i vërë njerëzit nën kontrollin e tij,” deklaron Bošković.

    Analisti ushtarak Aleksandar Radić shton se kjo shfaqje është “një mesazh i qartë për opinionin publik serb se regjimi është i fortë”, pavarësisht krizës politike që po zgjat prej 10 muajsh dhe përçarjes së thellë sociale.

    Parada, me emrin “Fuqia e Unitetit”, duket e absurditshme në një moment kur Serbia përballet me tensione të brendshme dhe shqetësime rajonale. Tanket dhe automjetet e blinduara që qarkullojnë në rrugët e dëmtuara të qytetit kanë shkaktuar ankth tek qytetarët, ndërsa studentët dhe qytetarët të tjerë shprehin shqetësimin për shkatërrimin e infrastrukturës dhe bllokimin e jetës së përditshme.

    Presidenti Vuçiç e justifikon këtë paradë si një demonstrim të forcës së ushtrisë dhe paralajmërim për fqinjët, duke lidhur aktivitetin ushtarak me historinë dhe kërcënimet rajonale. Por vendet fqinje mohojnë se bashkëpunimet e tyre ushtarake janë kundër Serbisë, duke e cilësuar veprimin e Vuçiç si një provokim të panevojshëm dhe një garë të rrezikshme armatimesh në rajon.

    Ndërkohë, pas paradës pritet rikthimi i kaosit në trafikun e Beogradit, me rrugë të bllokuara dhe qytetarë që do të përballen me përçarje dhe stresi të shtuar në jetën e përditshme.

  • Hong Kongu organizon festivalin e parë të balonave me ajër të nxehtë

    Hong Kongu organizon festivalin e parë të balonave me ajër të nxehtë

    Hong Kong organizon festivalin e parë ndërkombëtar të balonave me ajër të nxehtë në lagjen e biznesit, ku horizonti mbi Portin Victoria po ndriçohet nga shfaqje shumëngjyrëshe.

    Ekipet nga Mbretëria e Bashkuar, Japonia, Kanadaja dhe Malajzia po prezantojnë shfaqje statike, pasi fluturimet janë të kufizuara për shkak të zonës së portit.

    Piloti britanik Ashley Moore tha se ishte përgatitur që nga shkurti dhe mezi priste të shfaqte “shkëlqimin” gjatë natës, ndërsa piloti japonez Endo Mamoru theksoi se fluturimet varen plotësisht nga kushtet e sigurta.

    Turma e madhe e vizitorëve ndoqi me entuziazëm tullumbacet që fryheshin, duke përshkruar festivalin si një moment unik për qytetin. Eventi do të zhvillohet nga 4 deri më 7 shtator.

  • Fondacioni Rame Lahaj sjell Grupin PasParTouT nga Gjermania: Një shfaqje muzikore që i çon fëmijët në një udhëtim ritmik e plot energji

    Fondacioni Rame Lahaj sjell Grupin PasParTouT nga Gjermania: Një shfaqje muzikore që i çon fëmijët në një udhëtim ritmik e plot energji

    Fondacioni Rame Lahaj sjell grupin gjerman PasParTouT, me programin muzikor për fëmijë “Gjelat në Pentagram”, një teatër muzikor edukativ, që do t’i bëjë fëmijët jo vetëm të dëgjojnë dhe të shohin, por të përjetojnë nga afër fuqinë dhe bukurinë e muzikës klasike në një mënyrë krejtësisht të re.

    PasParTouT, me përvojë në skena ndërkombëtare, ka ndërtuar një shfaqje që kombinon tregimin artistik, performancën skenike interaktive dhe tingujt magjikë të instrumenteve klasike, transmeton KultPlus.

    Fëmijët nuk do të jenë vetëm spektatorë, por do të përfshihen drejtpërdrejt në shfaqje, duke mësuar për emocionet që përcjellë muzika, instrumentet që e krijojnë atë dhe historitë që ajo tregon.

    Kjo është shumë më tepër se argëtim, është edukim përmes artit, ku më të vegjlit e sotëm bëhen publiku i vetëdijshëm dhe i apasionuar i së nesërmes./KultPlus.com

  • Beyoncé fiton Emmy-n e parë me “Beyoncé Bowl” dhe i afrohet arritjes së rrallë “EGOT”

    Beyoncé fiton Emmy-n e parë me “Beyoncé Bowl” dhe i afrohet arritjes së rrallë “EGOT”

    Beyoncé ka rrëmbyer çmimin e saj të parë Emmy falë performancës madhështore “Beyoncé Bowl”, e zhvilluar gjatë ndeshjes së NFL për Krishtlindje në Netflix mes Baltimore Ravens dhe Houston Texans.

    Spektakli, me tematikë western dhe i mbajtur në qytetin e saj të lindjes, Houston, shënoi debutimin live të disa prej këngëve nga albumi i fundit Cowboy Carter. Çmimi iu dha në kategorinë “Kostumet më të mira” për një shfaqje, dokumentar apo reality – një vlerësim që jepet nga një proces i veçantë jurie.

    Ky sukses e çon këngëtaren me 35 çmime Grammy një hap më afër arritjes prestigjioze “EGOT”, që përfshin fitimin e një Emmy, Grammy, Oscar dhe Tony.

    Përveç fitores, Beyoncé është e nominuar edhe për “Specialin më të mirë varieté” si producente e “Beyoncé Bowl” dhe për regjinë më të mirë në një shfaqje varieté. Ndërkohë, bashkëshorti i saj, Jay-Z, garon në të njëjtën kategori si producent ekzekutiv i performancës së Kendrick Lamar në Super Bowl./KultPlus.com

  • Cirku “Marina Orfei” jep shfaqje në Gjirokastër

    Cirku “Marina Orfei” jep shfaqje në Gjirokastër

    Trupa e cirkut italian “Marina Orfei” çeli siparin e turneut me një shfaqje të veçantë plot ngjyra, spektakël dhe emocione, në qytetin e Gjirokastrës.

    Në shesh ishin mbledhur spektatorë të moshave të ndryshme dhe veçanërisht fëmijë, të cilët duartrokitën shkathtësinë e akrobatëve, mjeshtërinë e zhonglerëve, humorin e kllounëve apo magjinë e iluzionistëve.

    Bashkia Gjiroskastër, në një publikim në rrjetet sociale ndau imazhe nga spektakli që ofruan akrobatët e cirkut italian dhe shkroi se do të vazhdojë të mbështesë dhe kontribuojë për organizime të tilla, duke rikthyer traditën e pasur të cirkut në Gjirokastër.

    Cirku legjendar “Marina Orfei”, ndër më të famshmit në Evropë, ka mbi 50 vjet traditë, me akrobaci befasuese, iluzionistë dhe kllounët që mbushin arenën me të qeshura dhe gëzim të pakufishëm./atsh/KultPlus.com

  • “Pallati 176”/ Artistët kujtojnë si e realizuan, komedia që theu rekordet e shikueshmërisë në vend

    “Pallati 176”/ Artistët kujtojnë si e realizuan, komedia që theu rekordet e shikueshmërisë në vend

    Në kinemanë verore të Arkivit të shtetit është shfaqur komedia “Pallati 176”. Të pranishëm ishin disa prej aktorëve që kanë interpretuar në një prej prodhimeve më të suksesshme artistike në vend.
    E vënë në skenë më se 450 herë, komedia “Pallati 176” nisi si punë diplome e një studneti të Akademisë së Arteve. Ndërsa nxjerr në pah dukuri të viteve 1980 dhe marërdhëniet familjare, gjykimet e paragjykimet, ngërçet në komunikim, pjesa duket se shënoi sukses edhe për shkak të batutave të thjeshta që mundën  të vinin krejt natyrshëm nga një kast aktorësh të njohur si Violeta Manushi apo Roland Trebicka që mban peshë të madhe në shfaqje
    Sot, kur disa prej tyre s’janë më, kolegët i kujtojnë me nderim, ndërsa komedia u shfaq në  kinemanë verore të Arkivit të shtetit.
    “Respekt i jashtëzakonshëm për kolegët tanë që me dashuri dhe përkushtim të madh e vunë në skenë atë pjesë të thjeshtë, si nga regjisorët dhe kolegët e mi. Sot kemi mbetur pak, jam unë, nëna e djalit, është djali dhe nusja.  Më bëhet qejfi që vitet kanë kaluar dhe ‘Pallati 176’ mbetet në vëmendjen tuaj. Ne ju kemi dhënë emocione por jeni ju që e bërë po aq të suksesshme me mbështetjen tuaj”, tha aktorja e njohur, Elida Janushi.
     
     
    Një prej arsyeve pse shfaqja duket se gjeti më shumë publik, ishte thjeshtësia dhe mënjanimi i mesazheve politike që mbizotëronin artin e kohës. Publiku, duke se ka qenë i etur për një shfaqje pa praninë e lodhshme të partisë, Enverit e direktivave të  komitetit.

    “Kur po punonim me ‘Pallatin 176’, Ilir Bezhani më tha që kjo do të ishte një shfaqje që do mbushte teatrin. Atëherë mendova se po e tepronte, por sot e di që jo vetëm që kishte të drejtë, por kjo i kaloi parashikimet e të gjithëve. Është kthyer në një kult. Mua ende më thërrasin Elsa dhe ndihem mirë sepse e di që më lidhin me personazhin”, tha Alikaj.
    Shfaqja “Pallati 176” me autore Adelina Balashin  sjell një gamë të gjerë karakteresh që vijnë me gjithë ngjyrimet e  shoqërisë.