Tag: shfaqja

  • E paprecedentë/ Ndërpritet shfaqja e një filmi në gjuhën shqipe në Podgoricë

    E paprecedentë/ Ndërpritet shfaqja e një filmi në gjuhën shqipe në Podgoricë

    Shfaqja e filmit “Lejleku” të regjisorit shqiptar, Isa Qosja, në festivalin e filmit Xhada në Podgoricë të Malit të Zi, u ndërpre derisa po shfaqej për publikun në mjedis të hapur më 3 shtatorit, njoftuan organizatorët. Ajo u ndërpre për shkak të pakënaqësive të shprehura zëshëm nga një grup personash ende të panjohur, të cilëve, siç thuhet, u pengoi fakti që filmi ishte në gjuhën shqipe.

    Organizatorët konfirmuan se ndodhi një “situatë e pakëndshme” dhe se shfaqja e filmit u ndërpre.

    “Pasi një grup individësh shprehën pakënaqësi për shkak të shfaqjes së filmit, vendosëm që, për arsye sigurie, ta ndërprisnim shfaqjen. Policia, sipas detyrës zyrtare, mbrëmë doli në vendngjarje”, deklaruan organizatorët e festivalit.

    Policia nuk i ka bërë të ditura rezultatet e hetimit. Radio Evropa e Lirë ka dërguar pyetje që lidhen me epilogun e hetimeve.

    Ndërprerjen e dhunshme të filmit “Lejleku” e dënuan ashpër organizatat joqeveritare, të cilat theksuan se kjo përbën sulm të rrezikshëm ndaj lirisë së shprehjes artistike e kulturore dhe shpërfaqje të hapur të urrejtjes për shkak të përkatësisë kombëtare dhe gjuhës.

    “Një grup dhunuesish ndërpreu shfaqjen vetëm pse filmi ishte në gjuhën shqipe. Është shqetësuese që një sulm i tillë ndodh në një shtet shumetnik ku gjuha shqipe, sipas Kushtetutës, është gjuhë zyrtare”, theksuan OJQ-të malazeze.

    Ato thanë se presin nga policia dhe prokuroria të zbulojnë autorët dhe u bëjnë thirrje partive në pushtet të reagojnë.

    “Partitë në pushtet mbajnë përgjegjësi për një sërë provokimesh nacionaliste që i paraprinë këtij rasti, dhe rrjedhimisht edhe për destabilizimin e Malit të Zi si shtet qytetar. U bëjmë thirrje përfaqësuesve më të lartë të pushtetit të parandalojnë incidente të tjera dhe prishjen e harmonisë multietnike”, thanë to.

    Shqetësim për ndërprerjen e dhunshme shprehu edhe delegacioni i Bashkimit Evropian në Mal të Zi, i cili e kishte financuar festivalin Xhada.

    “Liria e shprehjes artistike është pjesë përbërëse e lirisë së fjalës dhe një nga vlerat thelbësore demokratike”, theksoi delegacioni në rrjetin X.

    Festivali i filmit Xhada mbahet që dhjetë vjet dhe është festival ndërkombëtar i filmit debutues. Të gjithë filmat dhe dokumentarët shfaqen kryesisht në hapësira të hapura në Podgoricë.

    Filmi i gjatë malazez “Lejleku”, i regjisorit kosovar Isa Qosja, u shfaq premierë në shtator të vitit 2024 në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit PriFest në Prishtinë. Ngjarja zhvillohet në fshatin e braktisur Vuthaj, të banuar me popullsi shqiptare, në kufirin malazezo-shqiptar. Tema e emigracionit rrëfehet përmes historisë së tri brezave të grave fatkeqe.

    Ky është projekti i parë malazez që u mbështet nga fondi evropian i filmit Eurimages, me 80 mijë euro. Filmi u realizua nga kompania “Artikulacija” e Podgoricës, në bashkëpunim me ABHO Film dhe ABA Film nga Mali i Zi, si edhe me shtëpi të tjera produksioni nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut./REL

  • Shfaqja e filmit të Isa Qosjes ndërpritet në Podgoricë, organizatorët kërkojnë ndjesë

    Shfaqja e filmit të Isa Qosjes ndërpritet në Podgoricë, organizatorët kërkojnë ndjesë

    Në Podgoricë, mbrëmjen e kaluar është ndërprerë shfaqja e filmit “Lejleku” të regjisorit Isa Qosja, e cila u zhvillua në kuadër të Džada Film Fest. Ngjarja u zhvillua në rrugën “27 Marsi” në Zabjelo, ku, sipas dëshmitarëve, një grup të rinjsh shprehën pakënaqësi për faktin se filmi ishte në gjuhën shqipe, gjë që solli ndërprerjen e shfaqjes. Në vendngjarje më pas mbërriti edhe policia.

    Organizatorët e festivalit reaguan menjëherë duke sqaruar se projekcioni u ndërpre për arsye sigurie.“Edhe pse besojmë në lirinë e shprehjes artistike dhe në dialogun që nxit kinemaja, vendosëm ta ndalim shfaqjen nga parimi i kujdesit. Policia ishte e pranishme me detyrë zyrtare. Na vjen keq për pakënaqësitë e shkaktuara, por vazhdojmë më tutje me të njëjtin entuziazëm, sepse kinemaja është hapësirë për të gjithë,” theksoi organizatori në komunikatën e tij.

    Festivali Džada promovon bashkëjetesën, respektimin e diversitetit dhe shikimin e filmave nën qiell të hapur.

    Filmi “Roda” e ka pasur premierën në Mal të Zi fundvitin e kaluar dhe është shfaqur tashmë në disa qytete, përfshirë Tuzin, Barin dhe gjatë Festivalit të Filmit në Herceg Novi. Subjekti i tij zhvillohet në një zonë kufitare mes Malit të Zi dhe Shqipërisë dhe trajton temat e mentalitetit, patriarkatit dhe jetës në hapësirat e izoluara.

    Regjisori Isa Qosja, i lindur në Vuthaj, Mal të Zi, është një nga emrat më të njohur të kinemasë shqiptare, me vepra të vlerësuara ndërkombëtarisht, përfshirë filmin “Proka” (1988), i cili është shpërblyer në Festivalin e Kanës./KultPlus.com

  • “God Bless America” rikthehet në teatrin e Gjilanit

    “God Bless America” rikthehet në teatrin e Gjilanit

    Shfaqja teatrale “God Bless America”, me regji të Fatos Berishës, do të rikthehet për herë të parë këtë sezon në skenën e teatrit të Gjilanit, më 4 shtator, duke filluar nga ora 20:00.

    Kjo parabolë dramatike sjell në qendër katër shitës të Biblës që udhëtojnë derë më derë, duke lëvizur nëpër ëndrrën kapitaliste. Në rrugëtimin e tyre ata takojnë njerëz nga margjinat e shoqërisë moderne, të cilëve përpiqen t’u shesin Biblën përmes konceptit të ‘ëndrrës Amerikane’.

    E frymëzuar nga dokumentari i viteve ’60 “Salesman”, shfaqja sjell një reflektim të thellë mbi ëndrrën, iluzionin dhe realitetin, duke e shndërruar skenën e Gjilanit në një hapësirë debati për shoqërinë bashkëkohore./KultPlus.com

  • Publiku e injoron! “With Love, Meghan” jashtë top listës së Netflix

    Publiku e injoron! “With Love, Meghan” jashtë top listës së Netflix

    Meghan Markle nuk ka pasur rezultatin që shpresonte nga shfaqja e saj në Netflix, “Me dashuri, Meghan”.
    Pas një audience më të ulët se sa pritej për sezonin e parë, platforma e transmetimit konfirmoi se pjesa e dytë ka pësuar të njëjtin fat.
    Sezoni i parë i serialit të Dukeshës së Sussex nuk ka shumë për të folur. Me një lançim premtues, duke u renditur në 10 serialet më të shikuara të Netflix në botë, gjithçka dukej se tregonte se ishte një sukses i garantuar.
    Megjithatë, u rendit i 383-ti, duke regjistruar në gjysmën e parë të këtij viti vetëm 5.3 milionë shikime midis më shumë se shtatë mijë titujve.
    Edhe pse mund të argumentojmë se nuk pati rezultate të këqija si një shfaqje kulinarie (ishte shfaqja më e shikuar e platformës në këtë kategori që nga lançimi i saj), sezoni i dytë nuk përfshihet në listën më të fundit të Netflix të “10 serialeve më të shikuara” në Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar dhe globalisht nga 25-31 gusht.
    Sezoni i ri me nëntë episode u transmetua më 26 gusht, por u xhirua përpara se sezoni i parë të dilte në Netflix. Ai paraqet kuzhinierë të ftuar të profilit të lartë si David Chang dhe Samin Nosrat dhe paraqitje të ftuara nga Chrissy Teigen dhe Tan France, dhe u njoftua menjëherë pas premierës së pjesës së parë në mars.
    Pavarësisht mungesës së “With Love, Meghan” në listën e serialeve më të shikuara në platformë, u konfirmua se do të zhvillohet një speciale festive. “Këtë dhjetor, bashkohuni me Meghan në Montecito për një festë magjike”, njoftoi Archewell Productions në një deklaratë.

  • Shfaqja ‘13’ hap Festivalin e 55-të të Teatrove në Ferizaj

    Shfaqja ‘13’ hap Festivalin e 55-të të Teatrove në Ferizaj

    Shfaqja “13” e Teatrit “Adriana” nga Ferizaji, në regji të Sulejman Rushitit, hapi sonte edicionin e 55-të të Festivalit të Teatrove në Ferizaj.

    Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, si dhe përfaqësues të tjerë nga niveli komunal dhe qendror.

    Ky edicion, që do të zgjasë nga 1 deri më 7 shtator, sjell në konkurrencë 6 pjesë teatrale, ndërsa një shfaqje do të jetë jashtë konkurrencës. Përveç shfaqjeve, gjatë festivalit do të organizohen edhe aktivitete të tjera kulturore.

    Nesër në skenë do të ngjitet shfaqja “Bëje ose vdis” e Teatrit “Hadi Shehu” nga Gjakova/rtk/KultPlus.com

  • Alarm në SHBA, zbulohet paraziti i rrallë që “ha” mish njerëzor

    Alarm në SHBA, zbulohet paraziti i rrallë që “ha” mish njerëzor

    Shfaqja e një paraziti jashtëzakonisht të rrallë, i njohur si krimb vidhosës, po shkakton shqetësim në Shtetet e Bashkuara, sipas një raporti të Reuters.

    Rasti, i raportuar tek një person që udhëtoi nga Guatemala në Merilend dhe zhvilloi një infektim me parazitin krimb-vidë, është rasti i parë i konfirmuar në Shtetet e Bashkuara në 2025, ndërsa epidemia përhapet gradualisht në veri nga Amerika Qendrore dhe Meksika jugore.
    Krimbi ushqehet me mishin e gjallë të kafshëve, kryesisht bagëtive, dhe rrallë infekton njerëzit. Megjithatë, kur ndodh, gjendja mund të jetë fatale nëse nuk trajtohet menjëherë.
    Shkencëtarët thonë se zbulimi i hershëm është thelbësor, pasi krimbat mund të vrasin “strehuesit” e tyre nëse nuk trajtohen. Mënyra se si larvat hanë mishin i ngjan një vide që depërton në dru, prandaj edhe kanë marrë këtë emër.
    Shfaqja e parazitit në Shtetet e Bashkuara pritet të ketë gjithashtu një ndikim në tregjet e mishit të viçit dhe bagëtive, në një kohë kur çmimet janë tashmë në nivele historike për shkak të furnizimeve të kufizuara.

    Top Channel

  • Shfaqja ‘Arka’ me regji të Mentor Zymberaj prezantohet në festivalin ‘Act Alone’ në Islandë

    Shfaqja ‘Arka’ me regji të Mentor Zymberaj prezantohet në festivalin ‘Act Alone’ në Islandë

    Shfaqja ‘Arka’ me regji dhe interpretim të Mentor Zymberaj u selektua dhe prezantua në edicionin e XXI-të të Festivalit Ndërkombëtar të monodramës ‘Act Alone’ në Srdureryi, Islande, përcjell KultPlus.

    Ky sukses i shfaqjes ‘Arka’ vjen pas suksesit në Etno Fest ku aktori Mentor Zymberaj u shpërblye me çmimin ‘Aktori më i mirë’ dhe pas vlerësimit laureat në festivalin ‘Moldfest’ në Kishneu të Moldavisë.

    Shfaqja ‘Arka’ po vazhdon sukseset pas shfaqjes ‘Ëndrrat e Hamletit’ e cila u prezantua në shumë festivale ndërkombëtare./KultPlus.com

  • Në `Prizren Fest`, zëra të ndryshëm me mesazhe të përbashkëta

    Në `Prizren Fest`, zëra të ndryshëm me mesazhe të përbashkëta

    Në zemër të qytetit, `Prizren Fest` po sjell shfaqje tërësisht të ndryshme në formë, por të lidhura për nga fuqia artistike dhe mesazhi i thellë.

    Në një vend simbolik si Burgu i Qytetit, u dha shfaqja “Bëje ose vdis”, prodhim i Teatrit të Qytetit “Hadi Shehu” nga Gjakova.

    Me tekst të autorit të njohur Jeton Neziraj dhe regji nga Blerta Rrustemi-Neziraj, kjo vepër thellësisht politike dhe njerëzore ishte një homazh për Ukshin Hotin – intelektualin e shquar dhe simbolin e qëndresës shqiptare.

    Një shfaqje që e rikujtoi publikun për sakrificat që ndërtuan themelet e lirisë sonë.Vetëm pak minuta më pas, buzë lumit, u mbajt shfaqja për fëmijë “Tomi e Xheri II”. Një histori dinamike dhe interaktive, ku fëmijët ishin pjesë aktive e skenës, duke mësuar për miqësinë, tolerancën dhe dashurinë – përmes ndjekjes klasike dhe argëtuese të dy personazheve shumë të dashur për publikun.

    Ndërkohë, gjatë gjithë javës, ‘Prizren Fest Kids Workshop’ u zhvillua në Shkollën e Muzikës “Lorenc Antoni”. Fëmijët 10–13 vjeç, përmes workshop-it, mësuan të shprehen përmes gjuhës trupore, pantomimës dhe lojës kreative – nën udhëheqjen e artistëve ndërkombëtarë Ayla Kazaz dhe Vojo Cvetanovski, me mbështetjen e OSBE-së.Shfaqja “Oranges and Stones” nga Palestina, e planifikuar të mbahej mbrëmë, është shtyrë për datën 28.07.2025, në mbyllje të ‘Prizren Fest’.

    Sot, artdashësit kanë mundësi të shohin shfaqjen “Drunks” nga Bullgaria, duke filluar nga ora 19:30 në Teatrin e Qytetit “Bekim Fehmiu”. Më pas, nga Maqedonia e Veriut vjen shfaqja teatrore dokumentare-verbatim “8%” te Autostrada Biennale Hangar II, duke filluar nga ora 21:30.

    Ndërkaq, në Prizren Fest Kids vjen shfaqja e parë profesionale për fëmijë në gjuhën e shenjave, “TRE”, nga Maqedonia e Veriut, nga ora 20:30 te Teatri mbi Lum.

    Nga kujtesa historike te humori i pastër fëmijëror, skena e festivalit mbetet e gjallë dhe shumëdimensionale.

    Rabije Kryeziu-RTK/ KultPlus.com

  • Dita e pestë e Prizren Fest me teatër, fëmijë dhe mesazhe të fuqishme

    Dita e pestë e Prizren Fest me teatër, fëmijë dhe mesazhe të fuqishme

    Dita e pestë e festivalit Prizren Fest nisi me workshopin kreativ për fëmijë, i cili ka filluar që nga data 21 korrik. Ky aktivitet ka krijuar një hapësirë ku zëri dhe imagjinata e të vegjëlve janë bërë pjesë e udhës artistike që po ndërtohet ndërkombëtarisht në qytetin historik të Prizrenit.

    Në mbrëmje, skena teatrore u ndez me dy shfaqje të fuqishme dhe përmbajtësore, të cilat trajtuan tema si identiteti, liria dhe e kaluara e vështirë.

    Në Teatrin e Qytetit “Bekim Fehmiu” u dha shfaqja “Unë jam vetë grua”, me regji nga Kushtrim Koliqi dhe interpretim të fuqishëm nga Adrian Morina. Shfaqja solli në skenë historinë e Charlotte von Mahlsdorf, një grua transgjinore gjermane që i mbijetoi nazizmit dhe regjimit komunist.

    Bazuar në dramën fituese të çmimeve Pulitzer dhe Tony të Doug Wright, kjo vepër sjell këtë figurë të jashtëzakonshme përmes më shumë se 30 personazheve të interpretuar nga një aktor i vetëm – një dëshmi artistike e transformimit, qëndresës dhe të vërtetës personale.

    Shfaqja “P’tit Jean Le Géant” nga Franca u prezantua në oborrin e Katedrales Katolike. Në një skenografi simbolike dhe hapësirë shpirtërore, trupa franceze Compagnie Liria solli shfaqjen “I vogli Zhan gjigandi” – një rrëfim i thellë për një ish-gjeneral që përpiqet të fshijë të kaluarën përmes një ekzistence të re në periferi.

    Ngarkuar me fantazmat e fajit dhe kujtimeve, shfaqja përshkoi kufirin e hollë mes realitetit dhe imagjinatës, me gratë si figura të forta që mbajnë peshën e historisë dhe sfidën për bashkëjetesë në kohë krize.

    Gjithashtu, skena e fëmijëve mirëpriti performanca nga Bullgaria dhe Kosova, duke mbajtur të gjallë dimensionin e lojës, edukimit dhe bashkëpunimit kulturor mes kombeve.

    E gjithë mbrëmja u mbyll me zërin e këngëtares së njohur Vesa Smolica.

    Sonte, festivali vazhdon me një program të pasur artistik, duke përforcuar mesazhin se teatri është zë që sfidon harresën, heshtjen dhe frikën./KultPlus.com