Tag: shfaqet

  • Si Ndryshojnë Simptomat e Diabetit tek Gratë dhe Burrat

    Si Ndryshojnë Simptomat e Diabetit tek Gratë dhe Burrat

    Megjithëse diabeti është një gjendje që ndikon në nivelet e sheqerit në gjak, ai shfaqet tek femrat dhe meshkujt në mënyra të ndryshme.

    Tek gratë, diabeti mund të shfaqet në formën e infeksioneve dhe çekuilibrit hormonal që shpesh ndikojnë në sistemin riprodhues.
    Edhe pse këto nuk mund të jenë një shenjë e sigurt e diabetit, ato mund të jenë shenja paralajmëruese të hershme.
    AgroWeb.org bazuar në kërkime të ndryshme, sjell për ju disa nga simptomat që mund të tregojnë më shumë rreth diabetit tek gratë.
    Infeksion i traktit urinar
    Shpesh diabeti ndikon në aftësinë e sistemit imunitar për të luftuar infeksionet.
    Në këtë rast mund të bëjë që fshikëza e urinës të ketë probleme me zbrazjen e plotë, gjë që nganjëherë çon në infeksion të traktit urinar tek gratë.
    Ju mund të vini re një nevojë të vazhdueshme për të urinuar dhe një ndjesi djegieje sa herë që urinoni.
    Sindroma e vezoreve policistike
    Sindroma e vezoreve policistike është gjithashtu e lidhur ngushtë me diabetin e tipit 2.
    Për shkak se kjo sindromë bën që trupi juaj të prodhojë më shumë insulinë, gjë që mund të ndikojë në shfaqjen e diabetit, veçanërisht tek gratë mbi 40 vjeç.
    Simptomat E Përbashkëta Të Grave Dhe Burrave
    Disa simptoma shfaqen njësoj si tek burrat dhe gratë janë :

    urinim i shpeshtë
    uri ose etje e vazhdueshme
    lodhje
    mpirje në duar ose këmbë
    shikim i paqartë
    humbje ekstreme e peshes

    Nëse keni një histori familjare të diabetit ose nëse jeni diagnostikuar me prediabet, monitoroni nga afër sheqerin në gjak dhe kërkoni kontrolle të shpeshta me mjekun tuaj.
    Diabeti Tek Gratë Shtatëzëna
    Diabeti gjatë shtatëzanisë quhet ndryshe diabeti gestacional.
    Sipas mjekëve, ai shfaqet në tremujorin e dytë dhe testimi kryhet midis javës së 24 dhe 28 të shtatzënisë.
    Diabeti gestacional mund të menaxhohet me një regjim të rregullt ushtrimesh dhe një regjim të shëndetshme ushqimor, megjithëse ndonjëherë mund të jetë e nevojshme të merret edhe insulinë.
    Për sa kohë që gjendja trajtohet, rreziku i komplikimeve anësore gjatë shtatzanisë është i ulët.
    Megjithatë është e këshillueshme që edhe pas shtatëzanisë të monitoroni nivelin e sheqerit në gjak, pasi gratë me këtë lloj diabeti janë më të priruara për të zhvilluar diabet të tipit 2 edhe më vonë gjatë jetës.
    Nëse jeni të shqetësuar se mund të keni diabet, sigurisht që duhet të kosultoheni me mjekun tuaj për të kryer analizat dhe trajtimin e nevojshëm./AgroWeb.org

  • Fotolajm/ Biden shfaqet për herë të parë pas diagnostikimit me kancer, merr pjesë në diplomimin e nipit të tij

    Fotolajm/ Biden shfaqet për herë të parë pas diagnostikimit me kancer, merr pjesë në diplomimin e nipit të tij

    Joe Biden shfaqet për herë të parë pas diagnostikimit me kancer.

    Ish-presidenti amerikan ka marrë pjesë ne ceremoninë e diplomimit të nipit të tij.
    Në fotografitë e postuara në Instagram nga ish-zonja e parë, Jill Biden, dhe vajza e ish-presidentit, Ashley Biden, ai dhe Jill Biden shihen përkrah anëtarëve të tjerë të familjes duke festuar diplomimin e Robert Hunter Biden II nga shkolla “Salisbury School” në Salisbury, Connecticut, shkruan NBC News.
    “Gjyshja dhe gjyshi krenarë! Urime Hunter, jemi shumë krenarë për ty.”, ka shkruar Jill Biden, krah fotove.

    Top Channel

  • ‘Të gjithë në pritje te ballkoni!’/ Ja ku do të shfaqet Papa i ri për herë të pare

    ‘Të gjithë në pritje te ballkoni!’/ Ja ku do të shfaqet Papa i ri për herë të pare

    Ballkoni në foton e mësipërme është vendi nga ku do të shfaqet për herë të parë Papa i ri.

    “Të gjithë sytë nga ballkoni”, shkruajnë mediat e huaja.

    Qindra besimtarë janë mbledhur në sheshin e “Shën Pjetrit” duke festuar zgjedhjen e Papës, udhëheqësit të kishës katolike. 

    Flamujt valëviten dhe njerëzit përqafonin njëri-tjetrin, ndërsa kërkimi për udhëheqësin e ardhshëm të Kishës Katolike ka arritur në përfundim.

     

  • FOTOLAJM/ Berisha shfaqet me plis në takimin e Mirditës: Kjo është java e njishave!

    FOTOLAJM/ Berisha shfaqet me plis në takimin e Mirditës: Kjo është java e njishave!

    Kryetari i PD, Sali Berisha ka marrë pjesë në jnë takim elektoral në qytetin e Mirditës ditën e sotme për të përmbyllur fushatën elektorale të 11 majit në zonë.
    Ndryshe nga takimet e tjera, Berisha është shfaqur këtë herë me një plis në kokë, një element karakteristik i veshjeve tradicionale shqiptare.
    Në hapjen e fjalës së tij, Berisha theksoi se “kjo është java e njishave”, duke iu referuar numrit që PD mban në fletën e votimit në 11 maj, numrin 1.

  • Trump shfaqet i veshur si Papë, fotoja me IA e publikuar nga Shtëpia e Bardhë ‘trazon’ rrjetin

    Trump shfaqet i veshur si Papë, fotoja me IA e publikuar nga Shtëpia e Bardhë ‘trazon’ rrjetin

    Një imazh i krijuar me inteligjencë artificiale, ku presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shfaqet i veshur si Papë, ka shkaktuar debat të gjerë në opinionin publik dhe atë politik.

    Fotomontazhi u postua në llogaritë zyrtare të Shtëpisë së Bardhë vetëm pak ditë para nisjes së Konklavit të ri, i cili pritet të fillojë më 7 maj.
     

    pic.twitter.com/x2HrR939tn
    — The White House (@WhiteHouse) May 3, 2025

    Në foto, Trump shfaqet me veshjen tradicionale papnore petkun e bardhë, një kryq të madh të varur në qafë dhe me dorën e ngritur si për të dhënë bekimin. Imazhi u shpërnda gjithashtu edhe në rrjetin e tij social, Truth Social, ku ka marrë mijëra reagime dhe komente në një kohë të shkurtër.
    Në deklarata të mëparshme publike, Trump ka bërë disa herë batuta rreth mundësisë që ai vetë të bëhej Papë, duke thënë me ironi se “do të ishte zgjedhja e tij e parë”. Megjithëse komentet janë bërë me konotacion humoristik, publikimi i këtij imazhi në një moment kaq të ndjeshëm për Kishën Katolike ka nxitur diskutime të forta, si në nivel ndërkombëtar ashtu edhe brenda Shteteve të Bashkuara.

    Top Channel

  • VIDEO/ Rama ironizon me pamjet e bufit, Berisha shfaqet duke ‘kërcyer’ me Belerin nën ritmet e muzikës greke: Përçartje patriotike!

    VIDEO/ Rama ironizon me pamjet e bufit, Berisha shfaqet duke ‘kërcyer’ me Belerin nën ritmet e muzikës greke: Përçartje patriotike!

    Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish me videon e një bufi Sali Berishën.
    Krahas një bufi, shfaqet edhe një foto e Berishës dhe Belerin duke drekuar, si edhe një montazh i të dyve duke “kërcyer”. Në video, dëgjohet kreu i PD që hedh akuza ndaj kryeministrit se ka bërë “pazar” me Greqinë për kufirin detar të Shqipërisë.
    “Ka bërë aktin më të rëndë antikombëtar në historinë 104…105-vjeçare të këtij vendi. Ka bërë pazarin e kufirit detar të Shqipërisë me Greqinë, në të cilin ministri i jashtëm Grek thotë se fituam zgjerimin e ujërave territoriale me 12 milje.”, dëgjohet të thotë Berisha në video.
    Kryeministri e shoqërohen videon me fjalët: “Përçartje “patriotike”.

  • Berisha dhe Beleri drekojnë së bashku

    Berisha dhe Beleri drekojnë së bashku

    Sali Berisha shfaqet në një foto duke drekuar në një ambient miqësor me Fredi Belerin, tashmë eurodeputet grek. Një aleancë që po shfaqet edhe gjatë mitingjeve elektorale për 11 majin, në qarkun e Vlorës, edhe pse Beleri tani është një i zgjedhur i vendit fqinj, por që po bën fushatë në krah të Berishës dhe ADSHM-së.

  • VIDEO – Festa e Pashkëve, uron Parashqevi Simaku, shfaqet me gotë rakie në dorë dhe rrëfen ngjarjen e veçantë

    VIDEO – Festa e Pashkëve, uron Parashqevi Simaku, shfaqet me gotë rakie në dorë dhe rrëfen ngjarjen e veçantë

    Sot është festa e Pashkëve për besimtarët e krishterë. Një ngjarje e tillë nuk ka kaluar pa vëmendjen edhe të shqiptarëve që jetojnë në SHBA. Mes tyre, edhe këngëtarja e mirënjohur Parashqevi Simaku. Në një video të shpërndarë nga mbështetësi i saj më i madh, Elton Ilirjani, ajo uron Pashkët, ndërsa tregon edhe një histori të veçantë nga jeta e saj.

    Më herët, Simaku shpërndau një video në rrjetet e saj sociale, ku shfaqet duke shijuar ushqimet tradicionale shqiptare Ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, ishte e ftuar në një darkë nga miqtë e saj, së bashku me biznesmenin Elton Ilirjanin.
    Në një video në rrjetet e saj sociale, ku shfaqet duke shijuar ushqimet tradicionale shqiptare, nga nëna e grimieres së saj. Duke bërë gëzuar me raki, ajo falënderon miqtë e saj dhe ndër të tjera thotë: “Na u bëftë gjak e dhjamë”.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • Disa shkaqe dhe trajtime natyrale kur ushqimi ‘ju bie rënd’

    Disa shkaqe dhe trajtime natyrale kur ushqimi ‘ju bie rënd’

    Dhimbja e stomakut pas ngrënies është një shqetësim i zakonshëm që mund të shfaqet për arsye të ndryshme, nga problemet e tretjes deri te sëmundje më të rënda si gastriti, ulçera apo ishemia intestinale. Këto dhimbje shpesh vijnë së bashku me simptoma si fryrje, ndjesi djegieje, shije acidike në gojë dhe vështirësi në përtypje.

    Një nga arsyet më të zakonshme është tretja e dobët, veçanërisht pas konsumimit të ushqimeve të yndyrshme. Në këtë rast, rekomandohet përtypja e ngadaltë dhe pirja e lëngjeve pas vakteve. Çaji i xhenxhefilit është një nga kurat natyrale më të mira për qetësimin e sistemit tretës.

    Fryrjet janë gjithashtu shkak i zakonshëm për dhimbje, sidomos në zonën abdominale, dhe mund të zbuten me çaj nenexhiku. Kur dhimbja ndodh në pjesën e sipërme të barkut dhe shoqërohet me ndjesi djegieje, mund të jetë simptomë e gastritit. Lëngu i patates është një kurë natyrale që ndihmon në uljen e aciditetit.

    Ulçera është një tjetër shkak i zakonshëm i dhimbjes së stomakut pas ushqyerjes. Në këtë rast, lëngu i lakrës dhe probiotikët ndihmojnë në qetësimin e simptomave dhe rikthimin e balancës bakteriale. Ndërsa urthi dhe refluksi kërkojnë shmangien e ushqimeve të yndyrshme, pikante dhe të aciduara. Në raste të lehta, soda e bukës dhe uthulla e mollës të tretura në ujë japin efekt qetësues.

    Në raste më serioze, siç është ishemia intestinale, dhimbja shfaqet papritur dhe shoqërohet me simptoma alarmante si ethe dhe të përziera. Në këtë rast, kërkohet ndërhyrje mjekësore urgjente.

    Për dhimbjet e zakonshme, masazhet abdominale dhe kompresat e ngrohta mund të jenë efektive. Por nëse dhimbja përsëritet ose përkeqësohet, rekomandohet të kërkoni ndihmën e një mjeku specialist.

  • Me kapele me Nr.1/ Berisha shfaqet si asnjëherë më parë në mitingun në Kamëz

    Me kapele me Nr.1/ Berisha shfaqet si asnjëherë më parë në mitingun në Kamëz

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona