Tag: shfaqet

  • Breshka e rrallë shfaqet në plazhin e Sarandës

    Breshka e rrallë shfaqet në plazhin e Sarandës

    Një breshkë ka dalë në bregdetin e Sarandës, dhe pushuesit janë mahnitur.
    Breshka e fotografuar është një breshkë deti e llojit Caretta caretta, e njohur ndryshe si breshka e gjelbër. Ky lloj është shumë i njohur në bregdetin shqiptar dhe shpesh herë mund të shfaqet gjatë verës, kur ato dalin në plazhe për të shtruar vezët.

    Caretta caretta është një lloj i rrezikuar dhe është e mbrojtur nga ligjet ndërkombëtare, pasi numri i saj ka rënë ndjeshëm për shkak të gjuetisë, ndotjes dhe humbjes së habitateve natyrore. Kjo breshkë është gjithashtu shumë e rëndësishme për ekosistemet detare, pasi ndihmon në ruajtjen e balancës të jetës në ujë.

  • Monika Kryemadhi lë politikën për artin, shfaqet në xhirimet e një filmi (Video)

    Monika Kryemadhi lë politikën për artin, shfaqet në xhirimet e një filmi (Video)

    Ashtu edhe siç kishte paralajmëruar, Monika Kryemadhi ka nisur pasionin e saj të ri, atë të aktores.
     
    Një video është publikuar së fundmi në rrjetet sociale, ku ish-drejtuesja e Partisë së Lirisë shfaqet duke diskutuar për skenën e radhës së filmit, që ende nuk ka një datë se kur do të shfaqet për publikun e gjerë.
    Kryemadhi kishte bërë të ditur më herët në fillim të këtij viti se nuk do të ishte më pjesë e politikës, për të zbuluar një anë tjetër të saj.

  • Si aktore, videoja e Monikës në sheshxhirim

    Si aktore, videoja e Monikës në sheshxhirim

    Showbiz E Martë, 17 Qershor 2025 17:18
    Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi ka nisur pasionin e saj të ri, atë të aktores. Një video është publikuar në rrjetet sociale, ku Kryemadhi shfaqet duke diskutuar për skenën e radhës së filmit, që ende nuk ka një datë se kur do të shfaqet për publikun e gjerë. Kryemadhi kishte bërë të ditur më herët në fillim të këtij viti se nuk do të ishte më pjesë e politikës, për të zbuluar një anë tjetër të saj.

  • Shfaqet lija e majmunit në Shqipëri, prek një 30-vjeçar

    Shfaqet lija e majmunit në Shqipëri, prek një 30-vjeçar

    Për herë të parë në Shqipëri është konfirmuar një person me linë e majmunit. Bëhet fjalë për një të ri rreth të tridhjetave, i cili është diagnostikuar me këtë sëmundje infektive.
    Sipas të dhënave të siguruara, pacienti ka shfaqur simptoma karakteristike të virusit monkeypox dhe është izoluar menjëherë pas konfirmimit të diagnozës. Autoritetet shëndetësore janë vënë në lëvizje për të gjurmuar kontaktet e tij dhe për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes.
    Lija e majmunit është një sëmundje virale e cila transmetohet nga njeriu tek njeriu përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me lezione të lëkurës, lëngje trupore apo përmes piklave të ajrit, dhe zakonisht shfaqet me ethe, dhimbje muskulore dhe skuqje karakteristike të lëkurës.

  • “Kjo është dashuri” – Dua Lipa shfaqet e lumtur krah partnerit Callum Turner

    “Kjo është dashuri” – Dua Lipa shfaqet e lumtur krah partnerit Callum Turner

    Showbiz E Martë, 10 Qershor 2025 13:21
    Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka ndarë një sërë fotografish në rrjete sociale.
    E në disa prej tyre shfaqet e lumtur përkrah të dashurit të saj, aktorit të famshëm Callum Turner.

    “Kjo është dashuri”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë postimit.
    Por ajo nuk ndalet vetëm te marrëdhënia e tyre, duke treguar në imazhe të tjera se dashuria nuk është vetëm për të, por edhe për familjen dhe miqtë që e mbështesin çdo gjë.
    Pavarësisht angazhimeve të shumta dhe koncerteve të pafundme në kuadër të turneut të saj botëror, Dua gjen gjithmonë kohë për njerëzit më të dashur në jetën e saj.
    Në fotot që ka publikuar, bukuroshja ndau momente të ngrohta edhe me motrën e saj Rinën dhe disa nga miqtë, duke kujtuar se pas dritave të skenës dhe duartrokitjeve, qëndron një botë e mbushur me dashuri të thjeshtë dhe të vërtetë.
    E njëjta sivjet do të performojë edhe në festivalin Sunny Hill që mbahet në Bërnicë.

  • Hëna e plotë e parë e verës, spektakli i ‘luleshtrydhes’ ndriçon natën e të mërkurës

    Hëna e plotë e parë e verës, spektakli i ‘luleshtrydhes’ ndriçon natën e të mërkurës

    Hëna e parë e plotë e verës, e njohur si “Hëna e Luleshtrydhes”, do të shfaqet në qiell të mërkurën, më 11 qershor 2025.

    Fenomeni premton imazhe magjepsëse për dashamirësit e qiellit. “Hëna e Luleshtrydhes” do të lindë e plotë mbrëmjen e 11 qershorit, duke ofruar një spektakël vizual spektakolar.
    Emri “Hëna e Luleshtrydhes” vjen nga traditat e fiseve indigjene të Amerikës së Veriut, për të cilët qershori ishte sezoni i korrjes së luleshtrydheve.
    Ekspertët thonë se hëna e plotë fillimisht do të shfaqet si një sferë portokalli e ndritshme pranë horizontit.
    Ndërsa ngrihet, do të marrë nuanca më të buta, të verdha dhe do të bëhet deri në 30% më e ndritshme se zakonisht. Pamja e saj përfundimtare mund të ndikohet nga kushtet e motit dhe lagështia atmosferike.
    Emrat Alternativë
    Hëna e Plotë e Qershorit
    Hëna e Mjaltit – sepse qershori është muaji kur bëhet vjelja e mjaltit
    Hëna e Trëndafilit – për shkak të lulëzimit të petaleve të trëndafilit në të njëjtën kohë
    Hëna e ngrohtë – për shkak të temperaturave të larta të verës
    Mbjellja e Hënës – sepse konsiderohet një kohë e përshtatshme për rritjen e bimëve

    Top Channel

  • Nga Milani te Kombëtarja shqiptare, Igli Tare shfaqet në stadium për të mbështetur përfaqësuesen kuqezi kundër Serbisë

    Nga Milani te Kombëtarja shqiptare, Igli Tare shfaqet në stadium për të mbështetur përfaqësuesen kuqezi kundër Serbisë

    Pak javë pasi u zyrtarizua si drejtori i ri sportiv i Milanit, Igli Tare duket se i ka lënë për pak mënjanë punët e tij dhe ka vendosur të udhëtojë për në Tiranë.
    Ish-kapiteni i Kombëtares, një tifoz thuajse i përhershëm i ekipit kuqezi, nuk ka munguar as në këtë duel historik me Serbinë.
    Tare u shfaq i shoqëruar nga djali i tij, të cilët të dy bashkë do të brohorasin për një fitore të Shqipërisë në “Arenën Kombëtare”, e cila do t’i ndihmonte shumë kuqezinjtë drejt ëndrrës “Botëror 2026”.

  • Gjergj Luca: “U poq djali, na u bë krah pune!” Një çast i thjeshtë dhe një emocion i thellë

    Gjergj Luca: “U poq djali, na u bë krah pune!” Një çast i thjeshtë dhe një emocion i thellë

    Nga Albert Vataj
    Në një kohë kur rrjetet sociale janë përplot me lajme, opinione dhe imazhe që shpesh kërkojnë të imponohen, ndonjëherë shfaqen pamje që nuk kërkojnë të duken, por vetëm të ndjehen. Një prej tyre është fotografia që sipërmarrësi Gjergj Luca ka ndarë me ndjekësit e tij, një çast intim e prekës, ku shfaqet krahas të birit të tij, Ndrek Luca, në një ditë të shënuar për të dy, diplomimi i vogëlushit nga cikli Early Years 3 në Albanian College Tirana, më 5 qershor 2025.Në këtë fotografi të ngrohtë, Gjergj Luca shfaqet me një buzëqeshje të gjallë, thuajse fëmijërore, ndërsa përqafon të birin që mban krenarisht një certifikatë diplomimi dhe një kapelë të improvizuar, simbol i parë i një rruge të gjatë arsimore që sapo ka nisur. Certifikata është një copëz letre, por me një peshë të madhe emocionale, për fëmijën që ndjen për herë të parë gëzimin e arritjes dhe për prindin që sheh në këtë moment premtimin e një të ardhmeje.“U poq djali, na u bë krah pune!”, shprehet në këtë post, Luca.

    Një shprehje me humor e dashuri, që i vesh momentit një dimension universal shqiptar. Sepse te ky pohim nuk është vetëm krenaria e një prindi, por edhe shpresa, besimi dhe ëndrra që çdo baba ushqen për birin e tij. Është një mënyrë plot ngrohtësi për të thënë se ndonëse ende i vogël, Ndreka tashmë ka hyrë në rrjedhën e jetës dhe, në mënyrën më të pafajshme e të bukur, ka filluar të ndërtojë veten.Por përtej fjalës së lehtë dhe humorit të natyrshëm që karakterizon figurën publike të Gjergj Lucës, ky postim mbart një mesazh më të thellë. Ai na kujton rëndësinë e çasteve të vogla, të atyre gurëve kilometrikë që nuk vijnë me tituj, por me përqafime. Është një pohim i heshtur se suksesi i vërtetë nuk është vetëm ai që matet me biznese dhe arritje, por edhe ai që shfaqet në gjuhën e një fëmije që mëson të flasë më mirë, në emrin e parë që shkruan vetë, në buzëqeshjen që i dhuron prindit kur merr diplomën e parë.Në këtë botë gjithnjë e më të shpejtë, ku gjithçka kërkohet të bëhet më shpejt, më shumë, më lart, kjo foto na ndal për pak. Na rikujton se nuk ka investim më të qëndrueshëm se dashuria për fëmijët tanë, dhe nuk ka kënaqësi më të thellë se ndarja e momenteve me ta. Sepse, siç thoshte Goethe në një letër të tij, “pasuria dhe shpejtësia janë ato që bota admiron, por thjeshtësia e pastër nuk bëhet fjalë.” E megjithatë, është pikërisht kjo thjeshtësi, një baba dhe një bir, një certifikatë dhe një buzëqeshje – që mbetet më kuptimplotë se çdo arritje tjetër.Kjo foto është një përqafim publik i dashurisë atësore, një kujtim që fton çdo prind të jetë më pranë, më i përkushtuar, më i pranishëm. Sepse fëmijët nuk na kërkojnë vetëm bukë, por kohë, përqafim dhe sy që i shohin me krenari. Dhe në këtë, Gjergj Luca nuk është thjesht një sipërmarrës i suksesshëm, por një shembull i atit që feston jetën me të birin e tij, që i gëzohet rrugës, jo vetëm cakut.