Tag: shfaqen

  • Rama: 19 filma ikonë të ish-Kinostudios do të shfaqen së shpejti në 4K

    Rama: 19 filma ikonë të ish-Kinostudios do të shfaqen së shpejti në 4K

    Kryeministri Edi Rama thotë se 19 filma ikonë të ish-Kinostudios “Shqipëria e Re”, me figurë, zë dhe ngjyra janë restauruar në 4K.
    Përmes një postimi në Facebooko, Rama shprehet se filmat, së shpejti do të shfaqen ekskluzivisht në ekranin e RTSH.
    “Mirëmëngjes dhe me kryeveprat e restauruara të kinemasë shqiptare, 19 filma ikonë të ish-Kinostudios “Shqipëria e Re”, me figurë, zë dhe ngjyra të rikthyera mjeshtërisht në 4K nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, që së shpejti do të shfaqen ekskluzivisht në ekranin e RTSH, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

  • Bizneset optimiste për nëntorin/ Tregtia, industria dhe ndërtimi rrisin besimin, konsumatorët të shqetësuar për financat

    Bizneset optimiste për nëntorin/ Tregtia, industria dhe ndërtimi rrisin besimin, konsumatorët të shqetësuar për financat

    Ekonomia rritet por qytetarët shfaqen të shqetësuar për financat e tyre. Raporti i besimit në ekonomi për muajin tetor i ka shfaqur optimist shumicën e sektorëve performues të ekonomisë. Industria tregtia dhe ndërtimi kanë rritur besimin për të ardhmen.

    Konkretisht ndërtimi vijon të udhëheq besimin në ekonomi me 2.4%. Vlerësimet për aktivitetin aktual ndërtues si dhe niveli i porosive të reja shfaqin performancën e mirë të sektorit si dhe pritshëmritë për në vijim.
    Ndalur tek tregtia ky sektor ka rritur besimin për të ardhmen e bizneseve me 7%  ndikuar nga ecuria e tyre si dhe  pritjet për nivelin e punësimit në të ardhmen. Në këto kategori optimiste pas disa muajsh në rënie të thelë duket se dhe sektori i industrisë po ngre kokë. Teksa kontratat porositëse të bizneseve nga eksportet janë rritur gjithashtu, bizneset dhanë vlerësime më të mira edhe për prodhimin industrial aktual. Cimet dhe niveli i punësimit gjithashtu shfaqen në të njëjtën kah.
    I vetmi sektor ka shfaqur rënie të besimit është ai i shërbimeve. Mbyllja e sezonit turistik duket se ka ndikuar drejtpërsëdrejti në ecurinë aktuale të bizneseve si dhe të kërkesës. Duke bërë që kështu edhe punësimi në këtë sektor të bjerë.
    Pavarësisht performancës së mirë të shumë sektorëve konsumatorët shfaqen pesimistë për financat e tyre ndërsa në ulje kanë parashikuar edhe shpenzimet e mëdha për pjesën tjetër të vitit teksa presin që çm,imet të rriten më tej.
    Kjo ecuri ka ndikuar në treguesin e Ndjesisë ekonomike duke bërë që të arrijë 108.83 pikë përqindje.

    Top Channel

  • Mundësi e re, por edhe zhgënjim! Parashikimi i horoskopit 17 tetor

    Mundësi e re, por edhe zhgënjim! Parashikimi i horoskopit 17 tetor

    Dashi
    Sot keni energji për të nisur diçka të re, por mos e bëni pa menduar mirë. Në punë, qëndro i matur dhe mos u nxito, duke pritur edhe pak, mund të shfaqen mundësi më të mira. Në dashuri, një bisedë e sinqertë sjell qartësi. Kujdes me shëndetin: mos e neglizhoni pushimin.
    Demi

    Është ditë për të vendosur prioritete. Mund të lindë një dilemë midis dëshirës dhe detyrës. Financat kërkojnë kujdes, mos bëni shpenzime të paplanifikuara. Në marrëdhënie, shmangni debatet e kota, veçanërisht për gjëra të vogla.
    Binjakët
    Ide të mira po vijnë, futi disiplina në zbatim dhe mos shpërqëndrohu nga detaje të parëndësishme. Në punë, bashkëpunimet mund të jenë favorizuese. Në dashuri, përpiqu të jesh më i pranishëm dhe të dëgjosh pa paragjykime.
    Gaforrja
    Ndjenjat dhe nostalgjia mund të dalin në sipërfaqe sot. Lejo vetes t’i përjetosh, por mos i lejo që të ndikojnë vendimet e rëndësishme. Në karrierë, përqendrohu te qëllimet afatmesme, jo te impulsiviteti. Kujdes me tensionet në familje.
    Luani
    Yjet të inkurajojnë për qëndrueshmëri: mos përpiqesh të bësh shumë në një ditë. Një hap i vogël por i qëndrueshëm do të japë fryte. Në dashuri, një gjest i vogël mund të bëjë mrekulli. Kujdes me stresin fizik, relaksohu në mbrëmje.
    Virgjëresha
    Sot mendja jote është e mprehtë, do vësh re gjëra që të tjerët i kalojnë. Përdore këtë për të përmirësuar punën dhe marrëdhëniet. Mos kritikohesh pa arsye. Në dashuri, qartësia dhe sinqeriteti mund të bëjnë diferencën.
    Peshorja
    Harmonia është fjala kyçe për ty sot. Mund të ndihesh i zhytur mes dëshirës për të kënaqur të tjerët dhe nevojës tënde për paqe. Në punë, bashkëpunimi dhe balanca do të shpërblehen. Në dashuri, mos hezito të shprehësh ndjenjat.
    Akrepi
    Sot ke përparësi bindja e brendshme dhe thellësia emocionale. Mos lejo që xhelozia ose keqkuptimet të marrin trajtë konflikti. Financat kërkojnë kujdes, shmang investimet e rrezikshme. Një reflektim i qetë do të të ndihmojë shumë.
    Shigjetari
    Zgjohet brenda teje dëshira për lëvizje dhe zgjerim. Në punë, mund të shfaqen mundësi për të udhëtuar ose për të marrë ide të reja. Por mos harro të jesh realistik në burime dhe kapacitetet. Në dashuri, një surprizë ose ftesë e papritur nuk përjashtohet.
    Bricjapi
    Stabiliteti dhe durimi janë aleatët e duhur për ty sot. Mos ngut factorin “sukses i shpejtë”, ec hap pas hapi. Bashkëpunimet në punë do të kenë sukses kështu. Në marrëdhënie, tregohu i sjellshëm dhe mos kërko perfeksion.
    Ujori
    Ide kreative dhe intuitë po lulëzojnë në ty. Sot mund të zgjedhësh rrugë jo të zakonshme, por që sjellin fryte afatgjata. Kujdes që të mos shpërqëndrohesh shumë. Në dashuri, shpreh vetveten pa frikë. Një dialog i hapur mund të sjellë afrimit.
    Peshqit
    Dictat e zemrës dhe ëndrrave sot marrin jehonë. Mos i injoro intuitat që të udhëheqin. Por që mos humbasësh kontaktin me realitetin: sytë hapur dhe mendja pranë. Në dashuri, përqafo thellësinë, por mos idealizo. Një moment relaksi do të të shlodhë.

  • Tri shenja të fshehura të kancerit që shfaqen gjatë ngrënies, sinjalet që jep trupi

    Tri shenja të fshehura të kancerit që shfaqen gjatë ngrënies, sinjalet që jep trupi

    Një sjellje e zakonshme në tavolinë mund të jetë një sinjal paralajmërues i heshtur për probleme serioze shëndetësore, mes tyre edhe për zhvillimin e kancerit.

    Mjekësia njeh mbi 200 lloje të ndryshme kanceri, disa me simptoma të dukshme, të tjera më të fshehta. Pikërisht për këtë arsye, vëzhgimi i mënyrës si hani dhe reagimet e trupit gjatë vakteve mund të ndihmojë në zbulimin e hershëm të sëmundjes — shpesh vendimtar për trajtimin me sukses.

    Ekspertët e Macmillan Cancer Support, organizata kryesore britanike që ndihmon pacientët me kancer, theksojnë disa shenja të rëndësishme që shfaqen gjatë ngrënies dhe që nuk duhen anashkaluar:

    Humbja e oreksit ose ngopja shumë e shpejtë
    Nëse nuk keni dëshirë të hani si zakonisht, ose ndiheni të ngopur pas pak kafshatash, kjo mund të jetë një shenjë paralajmëruese për probleme serioze.
    Vështirësi në gëlltitje ose përtypje
    Ndjesia sikur diçka ju ka mbetur në fyt, ose vështirësia për të kaluar ushqimin, duhet të jetë një sinjal për t’u kontrolluar nga mjeku.
    Urth apo shqetësime në tretje që zgjasin më shumë se tre javë
    Edhe pse këto simptoma mund të lidhen me ushqime pikante apo stres, nëse janë të shpeshta dhe të dhimbshme, është e nevojshme një kontroll i specializuar.

    Përveç këtyre, Macmillan thekson rëndësinë e vëzhgimit të frymjes së barkut të përsëritur, që mund të lidhet me disa forma kanceri (si ai i vezoreve apo peritoneumit), si dhe ndryshimet në jashtëqitje që zgjasin më shumë se tre javë, përfshirë diarretë e vazhdueshme, kapsllëkun, nevojën e shtuar për tualet apo gjakun në feçe.

  • “Mundësi të reja do të shfaqen…”/ Ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju, ditën e sotme

    “Mundësi të reja do të shfaqen…”/ Ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju, ditën e sotme

    Dashi
    Një mik i vjetër që mund të mos e keni parë për një kohë të gjatë mund të vijë për vizitë sot. Ka gjasa të blini një pajisje të re, e cila do t’ju duhet shumë në shtëpi. Bëni më shumë përpjekje për lidhjen tuaj në çift.
    Demi
    Një ftesë e papritur nga një mik mund t’ju bëjë të realizoni një udhëtim të shkurtër. Bisedat me miqtë do të jenë interesante. Një pjesë e juaja mund të ndryshojë përgjithmonë për mirë. Interesa të reja mund të shfaqen në rrugën tuaj. Është një ditë e ngjeshur dhe e kënaqshme.
    Binjakët
    Mundësi të reja karriere shfaqen në skenë për të rizgjuar ambicien tuaj. Mund të hasni disa mundësi të pazakonta për avancim që nuk i keni konsideruar kurrë më parë. Kjo mund të jetë paksa frikësuese, por edhe emocionuese.
    Gaforrja
    Sot mund të planifikoni një udhëtim të gjatë në një vend ku nuk keni qenë kurrë, ndoshta në shoqërinë e të dashurit ose mikut të ngushtë. Romanca duket në momente majft të mira, pasi komunikimi i shtuar midis jush dhe personit tuaj të veçantë është rritur ndjeshëm. Ju të dy mund të keni një mbrëmje emocionuese.
    Luani
    Një vizitë e papritur nga një mik që nuk e keni parë për një kohë mund t’ju sjellë në mendje kujtime të harruara prej kohësh. Mund të përballeni me probleme të fshehura psikologjike dhe emocionale. Bëni kujdes në aspektin professional.
    Virgjëresha
    Sot mund të bini në dashuri me shikim të parë. Ndoshta me dikë që nuk e keni takuar kurrë më parë ose me një mik të vjetër që e shihni papritmas sot. Gjithashtu mund të mësoni diçka të mrekullueshme që nuk e dinit më parë për një mikun/miken tuaj.
    Peshorja
    Zhvillime të reja mund t’ju bëjnë optimist për karrierën tuaj. Ndoshta zgjidhja që keni kërkuar ndodh papritur. Gjithashtu mund të bëni një mik të ri, dikë që do t’ju shoqërojë për një kohë të gjatë.
    Akrepi
    Interesi për artin mund t’ju shoqërojë gjatë ditës së sotme, ndoshta nëpërmjet ndikimit të miqve. Dëshira juaj për të udhëtuar mund të zgjohet dhe mund të luani me idenë e vizitës në vende të largëta, ndoshta në shoqërinë e partnerit/partneres suaj. Kjo është një ditë e shkëlqyer për të planifikuar pushime.
    Shigjetari
    Ndjesia juaj estetike është shumë e lartë tani dhe shija juaj e mirë në kulmin e saj. Ka gjasa të tërhiqeni më shumë nga e pazakonta sesa zakonisht. Vizitorë të papritur, por të mirëpritur, mund të vijnë në derën tuaj dhe mund të lindin disa biseda interesante. Madje mund të organizoni një event mjaft të këndshëm.
    Bricjapi
    Disa komunikime të papritura mund të vijnë në rrugën tuaj, ndoshta nga partneri/partnerja ose një mik i ngushtë. Sot do të lidheni mirë me të tjerët, miqësitë do të forcohen, marrëdhëniet romantike do të bëhen më intime. Dikush afër jush mund të transferohet në lagjen tuaj. Planifikoni një takim të vogël për sonte.
    Ujori
    Eksperimentet që kombinojnë kreativitetin dhe teknologjinë mund të çojnë në mundësi për të rritur të ardhurat tuaja. Ju jeni të hapur ndaj ideve të reja dhe të gatshëm të bëni një përpjekje për t’i vënë ato në punë për ju. Ka të ngjarë të zbuloni talente të reja që nuk e dinit se i kishit.
    Peshqit
    Sot mund të tërhiqeni më shumë nga format e pazakonta të artit. Ndoshta ekspozitat e artistëve vendas ju kanë tërhequr vëmendjen ose mund të jeni duke zhvilluar një shije për muzikën alternative. Filmat me shumë efekte speciale gjithashtu mund t’ju tërheqin. Nëse jeni të prirur, kjo është një ditë e mirë për të filluar të mësoni rreth ndonjërës prej këtyre fushave.

  • Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shfaqen në këmbë

    Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shfaqen në këmbë

    Britanikët paralajmërohen të jenë vigjilentë ndaj disa simptomave të pazakonta që shfaqen në këmbë, të cilat mund të tregojnë një gjendje të rrezikshme. Diabeti është një gjendje serioze dhe shpesh e përjetshme që çon në nivele tepër të larta të sheqerit në gjak.

    Ndërsa shkaku i saktë i diabetit të tipit 1 mbetet i panjohur, diabeti i tipit 2 shpesh shoqërohet me faktorë që përfshijnë peshën e tepërt dhe aktivitetin fizik të pamjaftueshëm. Megjithatë, mund të jetë edhe i trashëgueshëm, shkruan Mirror.

    Ashtu si me çdo gjendje mjekësore, sa më herët të identifikohen simptomat e diabetit, aq më shpejt mund të kërkohet ndihmë mjekësore. Megjithatë, këto shenja paralajmëruese mund të shfaqen në disa zona të papritura.

    Për shkak të niveleve të larta të sheqerit në gjak, këmbët përfaqësojnë një zonë të trupit që mund të pësojë dëme të konsiderueshme. “Diabetes UK” deklaron: “Me kalimin e kohës, nivelet e larta të sheqerit në gjak, të njohura edhe si nivele të glukozës në gjak, mund të dëmtojnë enët e vogla të gjakut që furnizojnë nervat në këmbët tuaja”.

    “Kjo i ndalon lëndët ushqyese thelbësore të arrijnë nervat. Nëse nervat në këmbët tuaja dëmtohen, mund të humbni ndjesinë në këmbë, e njohur si neuropati periferike (dëmtim nervor). Kjo do të thotë që mund të mos i ndjeni gjërat siç duhet dhe mund t’i dëmtoni këmbët pa e vënë re”.

    Tri shenjat e horoskopit që kanë më shumë gjasa të të thyejnë zemrën

    “Enët e gjakut të dëmtuara gjithashtu zvogëlojnë furnizimin me gjak në këmbët tuaja, që do të thotë se mund të keni probleme me shërimin e prerjeve dhe plagëve. Gjithashtu mund të keni dhimbje dhe ngërçe në këmbë ose shputa”.

    Organizata këshillon njerëzit të konsultohen me mjekun e tyre familjar nëse vërejnë ndonjë nga shenjat e mëposhtme:

    Ndjesi shpimi ose mpirje;

    Dhimbje djegieje;

    Humbje e ndjesisë në këmbë;

    Ënjtje e këmbëve – mund të vini re se veshja e këpucëve ose ecja është bërë më e vështirë;

    Këmbët tuaja nuk djersiten;

    Plagë që nuk shërohen;

    Kërcitje në pulpat tuaja gjatë pushimit ose ecjes;

    Lëkurë e shndritshme dhe e lëmuar në këmbë;

    Rënie e qimeve në këmbë dhe shputa. 

  • Video e rrallë nga Hamasi/ Shfaqen 4 liderët përpara se të vriteshin nga Izraeli

    Video e rrallë nga Hamasi/ Shfaqen 4 liderët përpara se të vriteshin nga Izraeli

    Hamasi ka publikuar në fundjavë një video tre minutëshe që paraqet pamje të papara më parë të ish-udhëheqësve të lëvizjes së armatosur, të cilët besohet se kanë organizuar sulmin e 7 tetorit 2023 në Izraelin jugor.
    Të gjithë burrat e paraqitur u vranë më pas në operacionet ushtarake izraelite gjatë 22 muajve të fundit. Videoja hapet me pamje të ish-kreut të krahut ushtarak të Hamasit, Mohammed Deif, i cili flet për luftën e grupit kundër “tiranëve” të Izraelit.
    Gjatë gjithë videos, shfaqen skena të raketave që hidhen në Izrael, pamje të pushtimit të 7 tetorit, parada ushtarake dhe klipe të tjera propagandistike. Besohet se materiali kombinon pamje autentike me imazhe të redaktuara dixhitalisht.
    Midis pamjeve filmike, për disa sekonda shihet një takim në të cilin shfaqen Deif, kreu i byrosë politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, udhëheqësi i organizatës në Gaza, Yahya Sinwar, dhe zëvendëskomandanti i krahut ushtarak, Marwan Issa.
    Të tre u vranë në operacionet e ushtrisë izraelite në vitin 2024, ashtu si edhe Mohammed Deif. Prania e tyre në këtë video përforcon imazhin e Hamasit për paraqitjen e udhëheqësve të tij të vdekur si “martirë” dhe simbole të rezistencës.
    Me interes të veçantë është fakti se videoja duket se përfshin të paktën një imazh që është prodhuar me inteligjencë artificiale, një element që nxjerr në pah përdorimin e mjeteve të reja teknologjike në propagandën e organizatës.

     
     
     
     

  • Vranësira dhe reshje në disa zona, parashikimi i motit për ditën e sotme

    Vranësira dhe reshje në disa zona, parashikimi i motit për ditën e sotme

    Të martën e 19 gushtit, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
    Pjesa më e madhe e territorit pritet të ketë mot me kthjellime, ndërsa nga mesdita deri në orët e pasdites vonë do të shfaqen vranësira mesatare, kryesisht në zonat kodrinore dhe malore.

    Në këto zona, vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta e me karakter lokal. Në relievet e larta malore, reshjet do të shfaqen në mënyrë të izoluar edhe në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
    Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), era do të fryjë nga veriperëndimi – verilindja me shpejtësi 2-7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore hera-herës do të arrijë deri në 8-10 m/s.
    Deti parashikohet me dallgëzim të lehtë, me forcë 1-2 ballë.

  • Çfarë i shkakton nishanet e kuq në trup dhe a trajtohen ato?

    Çfarë i shkakton nishanet e kuq në trup dhe a trajtohen ato?

    Nishanët e kuq të cilët shfaqen në trup me kalimin e viteve shpesh konsiderohen si të padëmshëm. Por ato nuk shfaqen nga asgjëja, sigurisht që pas shfaqjes së tyre qëndron një komplikacion shëndetësor.

    Specialistët zakonisht e lidhin me çrregullime të vogla të mëlçisë, praninë e toksinave në trup, apo ekspozimin në diell. Shpesh i keni vënë re që të shfaqen në lëkurë afër qafës, gjoksit, shpinës, në ngjyrë të kuqë dhe pak të dala nga lëkura.
    Ja çfarë duhet të dini:

    Emri shkencor për nishanet e kuqe është Ruby Angioma.
    Zakonisht janë të padëmshëm, por nëse janë të shumtë në numër dhe në madhësi të konsiderueshme, atëherë bëni mirë t’i drejtoheni mjekut.
    Është mirë të mbani nën kontroll perimetrin dhe konsistencën e tyre. Nëse ato janë të parregullta, të rrudhura dhe kanë një gjatësi prej më shumë se 6 milimetra, është mirë të konsultoheni me një dermatolog.
    Përveç komplikacioneve të vogla në mëlçi, ato mund të shkaktohen edhe nga një dietë e pabalancuar, ose si rezultat i grumbullimit të tepërt të toksinave në zorrë.
    Gjithashtu shkaktohen për shkak të rritjes jonormale të enëve të vogla të gjakut. Ndërsa Nishanet e kuqe në fytyrë, duar dhe pjesë të tjera zakonisht të pambuluara të trupit mund të jenë për shkak të ekspozimit të tepërt në diell. Në këtë rast, kini kujdes të veçantë me mbrojtjen nga dielli.
    Si mund t’i parandaloni?
    Ekspertët thonë se për të ndaluar shfaqjen e nishaneve në trup, është mirë të konsumoni pije që largojnë toksinat nga trupi.
    Minimalisht duhet të pini dy litra ujë në ditë.
    Konsumoni sa më shumë perime të freskëta edhe në formë të lëngët. Veçanërisht karotat, angjinaret dhe selinotë janë të shkëlqyera në këtë rast.
    Gjithashtu shtoni sa më shumë avokado në dietën tuaj dhe përdorminin e vajit të ullirit.