Tag: shfaq

  • Foto/ Rita Ora provokon me poza si Virgjëresha Mari

    Foto/ Rita Ora provokon me poza si Virgjëresha Mari

    Rita Ora ka tërhequr vëmendjen me një set fotografik të realizuar në Los Angeles, ku u shfaq në poza kontroverse, duke u paraqitur si Virgjëresha Mari. Këngëtarja 34-vjeçare u shfaq e veshur me një fustan të bardhë engjëllor dhe një pelerinë që i mbulonte kokën. Në duar mbante rruaza të bardha dhe pozoi në disa forma simbolike, mes tyre edhe me duart e bashkuara sikur ishte në lutje.

    Fotosesioni, i cili rikrijoi një skenë të krishterë, u realizua nga fotografi i famshëm David LaChapelle, i njohur për bashkëpunimet me yje si Britney Spears, David Bowie, Michael Jackson dhe Tupac.
    Por ndërsa fotot bënë bujë në media, në jetën private Rita Ora po përballet me kritika të ashpra nga fqinjët e saj në Primrose Hill, ku zotëron një rezidencë prej 7.5 milionë funtesh. Planet e saj për të ndërtuar një palestër në kopshtin e shtëpisë, duke hequr elementë arkitektonikë 150-vjeçarë, kanë shkaktuar pakënaqësi të madhe.
    Banorët e zonës e kanë cilësuar projektin si një shëmtim vizual dhe e kanë akuzuar këngëtaren për hipokrizi, duke argumentuar se ndërhyrja kërcënon një habitat natyror të ndjeshëm.
    Kjo nuk është hera e parë që Rita përplaset me fqinjët e saj – më herët, këngëtarja e “Hot Right Now” është akuzuar për festa dhe zhurma të shumta edhe në dy rezidenca të tjera në Londër.

  • Jude Law: Nuk kam frikë nga pasojat për interpretimin e Putinit

    Jude Law: Nuk kam frikë nga pasojat për interpretimin e Putinit

    Aktori i njohur anglez, Jude Law portretizon presidentin rus, Vladimir Putin në një thriller të ri politik që u shfaq premierë të dielën në Festivalin e Filmit në Venecia dhe tha se nuk ishte i shqetësuar për reagimin e udhëheqësit rus.

    “Në mënyrë naive, shpresoj jo, por nuk kam frikë nga pasojat”, tha 52-vjeçari në një konferencë për shtyp në Venecia.

    “The wizard of the Kremlin” u shfaq premierë të dielën në mbrëmje në festivalin e filmit.

    Vepra e regjisorit francez Olivier Assayas po konkurron me 20 filma të tjerë për Luanin e Artë.

    Në adaptimin e tij filmik të romanit, Assayas thekson ngritjen e Putinit për t’u bërë president i Rusisë.

    Historia tregohet nga perspektiva e një këshilltari të ri (Paul Dano), i cili është një personazh imagjinar, por thuhet se bazohet në politikanin rus, Vladislav Surkov.

    “Ndihesha i sigurt, në duart e Olivierit dhe skenarit, se kjo histori do të tregohej në mënyrë inteligjente dhe me nuanca dhe konsideratë”, tha Law.

    “Ne nuk po kërkonim polemika për hir të polemikave. Është një personazh në një histori më të gjerë. Ne nuk po përpiqeshim të përcaktonim asgjë për askënd”, shtoi Law.

    Ai tha se ekipi punoi ngushtë me specialistë të grimit dhe flokëve dhe u mbështet në referenca nga ajo periudhë e jetës së Putinit për të krijuar një ngjashmëri bindëse.

    “Është e mahnitshme se çfarë mund të bëjë një paruke e shkëlqyer”, tha ai.

    Për përgatitjen e rolit, Law tha se u zhyt në materiale të gjera video.

    ”Sfida më e madhe ishte se imazhi publik i Putinit ofron shumë pak informacion”, tha ai.

    Kur u pyet nëse mori diçka pozitive nga roli, Law tha se “mësova xhudon”.

    Putin njihet si praktikant i xhudos./KultPlus.com

  • Shkodra, dy muaj pa raste me murtajë. Vijon monitorimi në 3 vatrat ku u shfaq infeksioni në qershor

    Shkodra, dy muaj pa raste me murtajë. Vijon monitorimi në 3 vatrat ku u shfaq infeksioni në qershor

    Prej gati dy muajsh, në qarkun e Shkodrës nuk është regjistruar asnjë rast i ri i murtajës së bagëtive të imta, sëmundje kjo që u evidentua për herë të parë në nivel kombëtar pikërisht në këtë qark.
    Edhe pse afati i përcaktuar për daljen nga karantina, i cili parashikon 31 ditë pa raste të reja, është tejkaluar, tre vatrat e infeksionit të evidentuara në muajin qershor vijojnë të qëndrojnë nën monitorim të rreptë nga grupet e Task Forcës.
    “Sipas procedurave teknike, periudha e karantinimit është 31 ditë nga rasti i fundit, por për shkak se kjo është një sëmundje e re në Shqipëri, kufizimet e lëvizjeve sjellin në dëme tek tregtarët por këto kufizime sjellin më pak dëme se sa vet sëmundja”, u shpreh Mark Preçi, specialist në  Shërbimin Veterinar Shkodër.
    Sipas specialistëve veterinarë, dëmet e shkaktuara nga murtaja janë të konsiderueshme, jo vetëm në zonat e prekura, por në të gjithë sektorin e blegtorisë, për shkak të kufizimeve të nevojshme që janë vendosur për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes.
    “Kemi pasur shumë import të kafshëve të imta nga jashtë sepse ka shumë interes ekonomik dhe në këtë kohë është frenuar”, tha Preçi.
    Në tre fermat ku u shfaq murtaja te ruminantët e vegjël, dy në bashkinë e Shkodrës dhe një në Malësinë e Madhe, janë asgjësuar mbi 500 krerë bagëti të imta. Kjo masë drastike është konsideruar e domosdoshme për të frenuar përhapjen e infeksionit.

  • Koncerti i parë në Prishtinë, Gjesti shihet i përlotur: Kam luftuar shumë për këtë ditë

    Koncerti i parë në Prishtinë, Gjesti shihet i përlotur: Kam luftuar shumë për këtë ditë

    Showbiz E Martë, 29 Korrik 2025 15:49
    Që pas daljes nga Big Brother, Gjesti mbrëmë mbajti koncertin e parë në Prishtinë, në Zone Club, ku u prit me entuziazëm nga fansat dhe publiku. Ai u shfaq shumë i prekur dhe me sytë e lotuar. Gjatë performancës, Gjesti jo vetëm që ndezi atmosferën me energjinë e tij, por në një moment u shfaq i prekur, teksa ndau një mesazh të sinqertë me publikun.
    ”Është hera e parë që po këndoj në Prishtinë. Kam luftuar shumë për këtë ditë, shumë kam luftuar me mbërri këtu ku jam”. Fjalët e tij prekëse u pritën me duartrokitje, ndërsa ai vazhdoi me falënderime. ”Faleminderit që mi keni hapur dyert, jua ha zemrën të gjithëve”.

    Ky moment shënon një hap të rëndësishëm për artistin në karrierën e tij, duke lënë të kuptohet se për të, ky nuk ishte thjesht një koncert, por një ëndërr e realizuar.

  • ‘Lufta i shkon në oborr’, Netanyahu kapet duke dalë nga bunkeri

    ‘Lufta i shkon në oborr’, Netanyahu kapet duke dalë nga bunkeri

    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, për të cilin u përfol se ishte arratisur në Greqi nga frika e hakmarrjes iraniane, u fotografua sot në Bat Yam.

    Pas disa ditësh heshtjeje dhe kritikash të ashpra, Netanyahu la bunkerin dhe u shfaq në publik për herë të parë, duke vizituar pjesën e Tel Avivit që ishte shndërruar në rrënoja.

    Bëhet e ditur se të premten, më 13 qershor, Izraeli filloi një operacion ushtarak kundër Iranit.

    Menjëherë pas kësaj, Netanyahu zbriti në strehë me ekipin ministror dhe nuk nuk u shfaq për ditë të tëra.

    Kur aeroplani shtetëror i qeverisë izraelite u filmua në Greqi, filluan të qarkullonin spekulime se Netanyahu ishte larguar nga vendi.

    Për shkak të presionit në rritje të publikut, kryeministri më në fund u shfaq.

    Sot, së bashku me bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, ai vizitoi pjesën jugore të Tel Avivit – vendbanimin Bat Yam – i cili u godit në sulmin iranian.

    Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu at the Bat Yam attack site in Israel. Bat Yam is a city on Israel’s Mediterranean Sea coast, just south of Tel Aviv #TelAviv #iranisraelwar pic.twitter.com/6ObX52ZDC4— Neha Khanna (@nehakhanna_07) June 15, 2025

    Sipas mediave izraelite, Irani qëlloi raketa hipersonike dhe balistike në këtë qytet, duke shkaktuar dëme të mëdha.

    Frika dhe shqetësimi në fytyrën e Netanyahut nuk mund të kalonin pa u vënë re.

    Sulmi iranian, në të cilin u përdorën raketa balistike dhe hipersonike, la pasoja të rënda: të paktën dhjetë persona u vranë, ndërsa 208 persona u lënduan.

    Presidenti izraelit Isaac Herzog tha pas sulmit: “Një mëngjes shumë i trishtuar dhe i vështirë”. 

  • Ukraina sulmon bombarduesit bërthamorë rusë

    Fragment i shkëputur nga videoja e publikuar nga SBU-ja që shfaq goditjen e një bombarduesi rusë në bazën ajrore Belaja në Irkutsk.
    Ukriana tha se ka sulmuar bombarduesit rusë me rreze të gjatë veprimi, që kanë kapacitete bërthamore, në disa baza ajrore në mbarë Rusinë më 1 qershor.
    Guvernatorët në disa rajone ruse kanë konfirmuar sulmet me dronë, edhe pse është e paqartë nëse është goditur ndonjë avion.

    Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës, agjencia kryesore e inteligjencës, publikoi një video më 1 qershor, që tha se shfaq dronët duke goditur bombarduesit strategjikë rusë në disa baza. Këta bombardues kanë luajtur rol kyç në luftën e Rusisë, duke lëshuar raketa lundruese me rreze të gjatë veprime ndaj caqeve ukrainase.
    Një bazë ajrore në Murmansk dhe një në rajonin Riazan, raportohet se janë goditur, por edhe baza ajrore Belaja të Irkutskut, që është mbi 5.200 kilometra në lindje të kufirit ukrainas.
    Guvernatori i Irkutskut, Igor Kobzeva tha se kjo është hera e parë që dronët rusë janë vërejtur në këtë rajon.
    Në deklaratat për Radion Evropa e Lirë, zyrtarë të paidentifikuar të agjencisë së sigurisë të Ukrainës, që njihet si SBU, pretenduan se deri në 40 bombardues janë goditur. Videoja e SBU-së duket se tregon dronët duke shpërthyer dhe duke goditur bombaruesit Tupolev të stacionuar në pistë, ndërkaq një video tjetër shfaq tym duke dalë nga disa baza.
    Pretendimet ukrainase nuk kanë mundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur, por disa kanale në Telegram, që janë të lidhura me ushtrinë ruse, kanë raportuar se katër baza ajrore janë goditur.
    Sulmi ukrainas vjen në kohën kur palët pritet të zhvillojnë rundin e dytë të bisedimeve të drejtpërdrejta në Stamboll më 2 qershor, teksa po tentohet që të arrihet një marrëveshje e paqes për luftën që nisi më 2022.

  • U shfaq me sy të nxirë në krah të Trump, Musk zbulon se kush e goditi me grusht

    U shfaq me sy të nxirë në krah të Trump, Musk zbulon se kush e goditi me grusht

    Elon Musk është shfaqur me sy të nxirë sot në një konferencë të përbashkët me presidentin e SHBA-ve Donald Trump, nga ku foli për largimin e tij nga administrata e Tump. Musk u pyet nga gazetarët se çfarë ka ndodhur me të.
    Musk tha se i biri i tij pesë vjeçar e ka goditur me grusht në fytyrë.

    “I thashë tim biri hajde, më godit në fytyrë, dhe ai e bëri”, u tha Musk gazetarëve.
    Kur presidenti amerikan u pyet për mavijosjen e Musk, ai deklaroi se nuk e kishte vënë re, edhe pse është më se e dukshme.

  • FOTO/ Ndryshimi drastik i personazhit të famshëm televiziv, autorja e penduar pas përdorimit të ilaçeve për humbje peshe

    FOTO/ Ndryshimi drastik i personazhit të famshëm televiziv, autorja e penduar pas përdorimit të ilaçeve për humbje peshe

    Sharon Osbourne është parë së fundmi në një dalje të rrallë publike në Los Angeles, ku u shfaq dukshëm më e dobët dhe e ndryshuar. Kjo vjen pas deklaratave të saj se përdorimi i medikamentit Ozempic, një ilaç për diabetikët që përdoret gjithnjë e më shpesh për rënie në peshë, ka pasur pasoja të rënda për shëndetin e saj. 72-vjeçarja tregoi se, megjithëse në fillim ishte e kënaqur me rezultatet, më vonë e kuptoi se e kishte tepruar dhe tani nuk arrin dot të rikuperojë kilogramët e humbur.
    Në një intervistë të fundit, Osbourne pranoi se ka humbur mbi 20 kilogramë në vetëm katër muaj dhe tani peshon rreth 45 kg. Ajo shprehu shqetësimin se mjekët nuk arrijnë të kuptojnë pse organizmi i saj nuk reagon më, pavarësisht ndërprerjes së trajtimit me Ozempic. “Mendoj se e teprova. Nuk kam më dëshirë për ndërhyrje – nuk kam më lëkurë për të shtrirë apo për të prerë”, tha ajo, duke nënvizuar se i ka dhënë fund çdo lloj trajtimi estetik.

    Pavarësisht dobësisë fizike, Sharon u shfaq e qetë dhe më e sigurt për veten. Ajo theksoi se ka mësuar të pranojë trupin e saj dhe nuk ndjen më nevojën të ndjekë idealet e pamundura të bukurisë. “Kjo jam unë tani. Është koha të ndalem me eksperimentet”, tha ajo.

    Osbourne, e njohur për karrierën e saj si opinioniste televizive dhe ish-juriste në X Factor, ka pasur një histori të gjatë me operacionet estetike. Këtë vit, ajo u rikthye në ekran ku diskutoi hapur mbi betejat e saj me peshën dhe presionin që ndiejnë shumë figura publike për pamjen e jashtme.
    /vizionplus.tv

  • VIDEO/ Rama bën “show” edhe në Samit, i kthen liderët e BE-së në kukulla

    VIDEO/ Rama bën “show” edhe në Samit, i kthen liderët e BE-së në kukulla

    Edi Rama nuk mund të rrinte pa bërë “show” edhe në samitin e Komunitetit Politik Europian (KPE), i cili po mbahet në Tiranë dhe në fokus ka diskutime serioze si sigurinë e Evropës, më konkretisht tek lufta në Ukrainë, qëndrueshmërinë demokratike, sigurinë ekonomike, migracionin etj.
    Në ceremoninë e organizuar në Teatrin e Operas dhe Baletit u shfaq një video e krijuar me anë të inteligjencës artificiale, ku Edi Rama e kishte kthyer veten e tij dhe të gjithë liderët pjesëmarrës si fëmijë në formë kukulle.
    Ata uronin në gjuhën e tyre: “Mirë se erdhët në Shqipëri”, teksa në momentin kur u shfaq nuk i la pa i “shkrirë gazit” edhe disa prej liderëve dhe zyrtarëve të BE-së.

  • FOTOT/ Dua Lipa nis plazhin në Ksamil, e shoqëron i fejuari

    FOTOT/ Dua Lipa nis plazhin në Ksamil, e shoqëron i fejuari

    Dua Lipa është rikthyer sërish në Shqipëri dhe ka nisur menjëherë plazhin edhe pse jemi ende në prill. Pushimet e Pashkës ajo i ka kaluar në jugun e vendit me të fejuarin e saj Callum Turner, duke i treguar edhe njëherë tjetër botës pamjen e magjishme të brigjeve shqiptare.
    Këngëtarja 29-vjeçare e hitit “Dance The Night Away” u shfaq në formë perfekte me bikini të kuqe, syze dielli, një varëse të hollë. Në galerinë e fotove që postoi me përshkrimin “Pashkët në shtëpi” shoqëruar me emoji të një lepurushi dhe flamurit shqiptar, ajo u shfaq e qeshur dhe e çliruar pranë detit.
    Dua dhe aktori 34-vjeçar dukeshin tejet të dashuruar, ndërsa në një video shfaqen teksa zhyten së bashku ne det.
    Dua dhe Callum konfirmuan lidhjen e tyre në janar 2024.