Këngëtarja e njohur shqiptare, Fifi, u shfaq mbrëmjen e sotme në një transmetim live në Instagram, ku fillimisht kishte hyrë për të folur rreth pjesëmarrjes së saj në edicionin e 64-të të Festivalit të Këngës në RTSH. Ajo këtë vit konkurron së bashku me Tiri Gjocin me këngën “Rri”, një duet që prej publikimit të parë ka marrë vëmendje të madhe dhe komente pozitive nga publiku.
Megjithatë, biseda e saj me ndjekësit mori një kthesë të papritur. Fifi u shfaq dukshëm e ngarkuar emocionalisht, ndërsa në një moment nuk arriti më të mbante lotët. Këngëtarja la të kuptohej se po përballet me presione të forta dhe situata të paarsyeshme që, sipas saj, po krijohen në kuadër të festivalit. Ajo foli për një “orkestrim” që po i vështirëson rrugën dhe po i shton stres të panevojshëm.
Situata u rëndua më tej kur në komentet e transmetimit u përmend djali i saj. Kjo e preku thellë artisten, e cila me zërin që i dridhej u shpreh se nuk e kupton pse fëmija i saj po përfshihet në debate apo kritika që lidhen vetëm me punën e saj. “Çka ju ka ba djali jem? Kujt po ia prish balancën në festival?”, u shpreh ajo mes lotësh, duke bërë apel të mos përfshihet djali i mitur në këto biseda.
Ndjekësit reaguan menjëherë me mesazhe mbështetëse, duke i kërkuar të fokusohet te muzika dhe performanca në skenë. Fifi dhe Tiri pritet të jenë një nga duetet më të komentuara të këtij edicioni.
Tag: shfaq
-

Fifi shpërthen në lot gjatë një transmetimi live: “Mos ma përmendni djalin, çka ju ka ba?”
-

Tirana sërish pa pikë, Dinamo ngec në Ballsh
Tirana u shfaq kërkuese në 15′ minutat e fundit por sërish skuadra e Nuhiut mbetet pa shijen e pikës duke rrezikuar seriozisht rrëzimin nga Superioria. Egnatia pragmatiste del e fituar dhe kap kreun që e ndan me Elbasanin.
Dy ndeshje të orës 13:30 të javës së 13-të Abissnet Superiore prodhuan vetëm një gol. Ai i takoi duelit të luajtur në “Selman Stërmasi” ndërmjet Tiranës dhe Egnatias i shënuar me penallti nga Bakajoko për kampionët në fuqi të Egnatias. Goli u shënua në minutën e 27-të ndërsa penalltia u konfirmua nga VAR-i. Po në këtë pjesë Vera për Tiranën goditi shtyllën.
Në fundin e takimit pati duel të shtuar mes sulmit bardheblu dhe mbrojtjes mike. Rafael, Emiljano Mihana dhe Tabeku nuk e kaluan dot portierin Dajsinani i cili edhe sot e ka shpëtuar disa herë skuadrën nga goli.
Ndërkaq në “Adush Muça”, Bylis u shfaq më kërkues se Dinamo por si vendasit e Mirel Josës ashtu dhe blutë e Ilir Dajës nuk arritën të gjenën në asnjë çast golin.
Pas pak në Vlorë ndeshja e fundit e javës Flamurtari- Vora.
Abissnet Superiore, java e 13, shifrat:
13:30
Tirana- Egnatia 0-1
Bylis-Dinamo Siti 0-0
Flamurtari- Vora 16:30
Luajtur dje:
Vllaznia- Teuta 0-1
AF Elbasani- Partizani 0-0 /Sportiim.al/
Vazhdo leximin
-

Premiera e filmit të animuar “E bija e Hënës dhe e Diellit”,regjisori Bertrand Shijaku: Një film me karakter kombëtar
Nga Julia Vrapi
“E bija e Hënës dhe e Diellit” një film i animuar nga regjisori Bertrand Shijaku, që u shfaq premierë këto ditë nëntori. Premiera e filmit të animuar është në vijim dhe të tjerë filmave, që ka realizuar Bertrand Shijaku piktor-regjisor. Ai tregon se këtë herë është munduar që të realizojë, një film me karakter kombëtar. “Bëhet fjalë për një përrallë nga libri “Tregime të moçme shqiptare” të autorit Mitrush Kuteli. Unë jam munduar që të realizoj një film me karakter kombëtar dhe që fëmijët ta kuptojnë historinë vetë të vendit tonë”, shprehet Bertrand Shijaku regjisor. Në aktivitetin e tij ndër vite, të tjerë filma të animuar janë realizime të tij, të cilët nuk kanë munguar dhe në festivale ndërkombëtare filmi brenda dhe jashtë vendit.
Gjatë aktivitetit në qendrën e artit “Agimi” në Tiranë, ku shfaq premiera e filmit të animuar “E bija e Hënës dhe e Diellit”, për të pranishmit u shfaqën dhe tre filma të tjerë të animuar realizuar prej tij, por që janë realizuar më parë. “Shfrytëzova rastin e kësaj premiere që të shfaqeshin dhe këta filma, sepse tek ne filmat e animuar në përgjithësi shfaqen vetëm në festivale filmi ”, shprehet regjisori Bertrand Shijaku ndër të tjera. Ndërsa premiera “E bija e Hënës dhe e Diellit” u shfaq këto ditë në Tiranë, disa kohë më parë një tjetër film i Bertrand Shijakut u shfaq në “Fer Film Festival”, festival ndërkombëtar që u zhvillua në muajin maj dhe solli filma nga vende të ndryshme të botës me ngjarje e rrëfime interesante. Festivali u zhvillua në Ferizaj të Kosovës, ku u shfaq edhe filmi i animuar “Një ndodhi në bregdet” nga Bertrand Shijaku. Filmi u shfaq në 5 maj në Teatrin Adriana të qytetit të Ferizajt në kompeticionin ndërkombëtar, por ai u shfaq dhe në galerinë e artit të qytetit në seksionin e filmave të animuar për fëmijë. Filmi u pëlqye për gjuhën e thjeshtë dhe kuptimplotë, që i përket këtij publiku.
Filmat e tjerë në aktivitet
Gjatë premierës së filmit të animuar “E bija e Hënës dhe e Diellit”, të tjerë filma që u shfaqën ishin “Një ndodhi në bregdet”, “Dega e vogël” dhe “Rituali i një qyteti”, ku këto tre projekte janë financuar më parë nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë ( QKK) në vendin tonë. Për premierën që u shfaq së fundmi regjisori Bertrad Shijaku një nga krijuesit e animacionit në vendin tonë tregon se puna me filmin filloi në fillim të muajit maj dhe mbaroi në fillim të nëntorit. Por herë pas here në reagimet e tij regjisori Bertrand Shijaku ka sjellë në vëmendje dhe vështirësitë për animacionin shqiptar, ku shpërndarja e filmave të animuar, financimi i ulët për projektet apo dhe mundësia e shfaqjes nëpër televizione janë disa prej tyre. Filmi i animuar “E bija e Hënës dhe e Diellit” është një projekt i financuar nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, ku regjisori Bertrand Shijaku aplikoi për këtë projekt në thirrjen për krijimtarinë artistike.
-

Çfarë po ndodh? Deputeti i PD paraqitet në SPAK, ja si u shfaq para gazetarëve
Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati ka mbërritur këtë të hënë në SPAK.
Ende nuk dihet arsyeja pse demokrati është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. Megjithatë ai ka përshëndetur gazetarët dhe operatorët ndërsa shfaqet i buzëqeshur.
-

Shtëpia “smart” josh shqiptarët
Tregu i elektroshtëpiakeve po shfaq tendenca interesante të lidhura me zhvillimin teknologjik dhe Inteligjencën Artificiale. Operatorët e tregut pohojnë se ka një kërkesë gjithmonë e më të lartë për pajisje “smart” në shtëpi. Teksa në shumicën e rasteve, çmimi është një nga faktorët më ndikues në vendime, duket se prirja për cilësi përpara kostos po fiton peshë. Segmenti i shtresës së mesme dhe të…
-

U shfaq me foshnjën në mbledhjen/ Reagon deputetja e PS-së: Është vetëm 38 ditësh, do vijoj ta marr me vete
Deputetja e PS Ilva Gjuzi u shfaq sot në mbledhjen e Komisionit për Burimet Natyrore dhe Infrastrukturën së bashku me foshnjën e saj.
Duke folur në “Shqipëria Live” me Sidorela Gjoni, ajo u shpreh se Blini është vetëm 38 ditësh, dhe se duhet që ta marrë me vete.
“Patjetër që Blini ishte i mirëpritur dhe më vjen mirë që mirëkuptohet mëmësia në hapësirat e Kuvendit, si një detyrë që nuk e shkëpusim dot nga realitetin tonë.
Kishim disa çështje të rëndësishme për të diskutuar sot, Blini mori vëmendjen e tij aq sa duhej, e më pas vijuam dhe u fokusuam në mbledhje. Blini do vazhdojë të jetë më mua sepse është vetëm 38 ditësh.
Deri sa të rritet dhe pak, do ia ‘delegoj nonës’”, tha ajo me humor. -

Izolim diplomatik/ Nuk u shfaq në pritjen e Shtëpisë së Bardhë, Vuçiç ‘tall’ amerikanët: Tri orë për një foto
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka pranuar se refuzoi ftesën për pritjen e presidentit amerikan, duke e justifikuar mungesën me “takime të rëndësishme” për NIS-in dhe çështjen e sanksioneve. Ky vendim u pa si një sinjal izolimi politik, në një kohë kur shumica e liderëve botërorë kërkojnë afrim me Shtëpinë e Bardhë.
Vuçiç u shfaq ironik ndaj protokollit amerikan, duke e reduktuar pritjen presidenciale në “tri orë pritje për disa sekonda fotografi”, një deklaratë që analistët e lexuan si përpjekje për të mbuluar faktin se mungesa e tij u vu re në arenën ndërkombëtare.
Në vend të kësaj, ai mbajti takime për NIS-in, kompani e kontrolluar nga interesat ruse, duke konfirmuar se Serbia po kërkon shtyrje të sanksioneve. Presidenti serb pranoi se nuk ka besim se kjo do të ndodhë, duke treguar dobësinë e Beogradit përballë presionit ndërkombëtar.
Vuçiç hodhi poshtë idenë e shtetëzimit të NIS-it, duke thënë se ka frikë nga sekuestrimi i pronës ruse, një qëndrim që sipas kritikëve e vendos Serbinë nën hijen e Kremlinit edhe brenda OKB-së.
Në Nju Jork, mes dhjetëra takimeve të nivelit të lartë të liderëve botërorë, mungesa e Vuçiçit në pritjen e presidentit amerikan shihet si një tjetër dëshmi e izolimit diplomatik të Serbisë.
-

“Mos më shikoni”/ Melania Trump rikthen kapelen misterioze në takim mbretëror
Stilisti i saj mund të jetë i padukshëm, por stili i Melania Trump është gjithçka përveçse i heshtur.
Dhe kapela me strehë të gjerë, ajo që fsheh më shumë sesa zbulon, është rikthyer fuqishëm.
Melania si figurë enigmatike në Dior gri
Zonja e Parë u shfaq dje në Kalanë e Windsorit me një veshje gri të errët nga Dior, të kombinuar me një kapelë të madhe e të errët, që mbulonte fytyrën dhe krijonte një pamje gati si hije. Një siluetë e ftohtë, e mbështjellë nga misteri.
Ndërsa ecte pranë Mbretëreshës Camilla në oborrin e kështjellës, kontrasti mes tyre ishte i fortë: Camilla rrezatonte nën kapelen e saj elegante nga Philip Treacy, ndërsa Melania dukej sikur kishte ardhur nga një film noir, fytyrë e fshehur, buzë të mprehta, dhe një qëndrim që dukej të thoshte: “Mos më shikoni.”
Stil ushtarak dhe qëndrim sfidues
Kapelja e Melanias nuk ishte aty për të mbrojtur nga rrezet e diellit, një detaj që në Britani, në shtator, është më shumë simbolik sesa praktik. Në vend të kësaj, ajo ishte një deklaratë mode me subtekst: distancë, kontroll dhe një lloj elegance që nuk fton, por përjashton.
Veshja e saj ushtarake përforconte këtë imazh: e rreptë, precize dhe larg çdo përqasjeje sentimentale.
Mbrëmja e shndërrimit me Carolina Herrera
Por Melania është gjithmonë gati t’i çorodisë vëzhguesit e modës. Nëse gjatë ditës ajo u shfaq si figura më e mbyllur e banketit, në darkë ajo ndryshoi krejtësisht.
Në ambientet madhështore të sallës së Shën Gjergjit, ajo hoqi kapelen dhe u shfaq me një fustan të verdhë të fortë, në ngjyrën e luleradhiqes, nga shtëpia e modës Carolina Herrera. E belosur me një rrip sateni në ngjyrë vjollce dhe veshur me vathë smeraldi, pamja e saj ishte një ndërthurje e luksit amerikan me stilin aristokratik europian, si një zonjë nga “The Gilded Age”, e rikthyer në një skenë nga “Downton Abbey”.
Pa zë, por me mesazh: Melania, gjithmonë enigmë
Ajo nuk flet shumë në publik. Nuk jep shumë intervista. Dhe shpesh, nuk buzëqesh. Por Melania Trump e kupton fuqinë e imazhit. Dhe ndonjëherë, një kapelë mund të thotë më shumë sesa një fjalim.Top Channel
-

FOTO- Nga përplasja mes Dodës dhe Manjës tek rikthimi i Topallit/ Çfarë nuk u pa sot nga seanca në Kuvend
Jozefina Topalli është kthyer për herë të parë në Kuvend pas shumë vitesh mungese.
Ajo u shfaq e qeshur në Parlament, pavarësisht polemikave të ditëve të fundit për dasmën luksoze të të birit në Romë.
Fotot e mëposhtme tregojnë deputetët jashtë Kryesisë së Kuvendit, ku mes socialistëve u shfaq edhe Mesila Doda, e cila duket sikur debaton me Ulsi Manjën. -

“Drejtësia e re drejt shfaq hera herës shenja të sëmundjeve të trashëguara”/ Rama: Nuk bëhemi avokatë të askujt, kur prokurorët apo superprokurori i SPAK dalin nga roli i garantit të barazisë të ligjit…
Edi Rama: Nuk jemi lëkundur në këtë rrugë, nuk do të lëkundemi pavarësisht faktit se përtej arritjeve të padiskutueshme, drejtësia e re drejt shfaq hera herës shenja sëmundjeve të vjetra, që godasin rrugët e frymëmarrjes të lirë dhe dëmtojnë shëndetin e organizmit demokratik të vendit. Pushteti i drejtësisë mban ende prokurorë e gjykatës dritëshkurtër, mendjengushtë e me mungesë integriteti, ndërkohë që qeverisja e pavarur e sistemit reagon sikur fle në këmbë. Kur sheh si individë që paguhen me taksat tona shumë më shumë se mësuesit e mjekët, e përdorin pavarësinë e tyre për të goditur interesat e shtetit dhe të familjeve të një lagjeje të tërë banimi, të zë lemeria nga rishfaqja e drejtësisë së vjetër. Nuk bën përjashtim as SPAK, krenaria e vetme sot e zbatimit të reformës në drejtësisë, as gjykata speciale, që nuk po del ende nga hija e SPAK. Këta dy institucione na kanë dhënë arsye për t’u habitur, por edhe për tu shqetësuar. Mosrespektimi i prezumit të pafajësisë, intimidimi i personave të dijeni, paraburgimi si presion, nxjerrja e të dhënave hetimore rrugëve, për të linçuar fatin e personave të hetuar, marrja e rolit të institucioneve të tjera e dalja nga roli i garantit të barazisë të ligjit për të marrë rolin e noterit të prokurorit, apo edhe të superprokurorit, janë shenja të drejtësisë së kalbur 100 vjeçare. Por, kujdes, kura për këto sëmundje nuk është kthimi pas nga rruga e pavarësimit të drejtësisë. Duhet ti japim kohë kohës, me bindjen se institucionet demokratike nuk rriten më shpejt se fëmijët.
Top Channel