Tag: sheshtë

  • Jorida Tabaku: PD do të vendosë taksën e sheshtë 10 %

    Jorida Tabaku: PD do të vendosë taksën e sheshtë 10 %

    Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka theksuar se problemi më i madh i qytetarëve shqiptarë është vetë shteti. Nga çdo cep i vendit, thirrja që dëgjon është e njëjtë: taksa, taksa, taksa!
    Në një mesazh të drejtpërdrejtë, Tabaku prezantoi dy masat urgjente të programit të 100 ditëve të para: taksa e sheshtë 10% dhe Paketa Dhembshurisë për familjet në nevojë.

    Sipas saj, këto janë hapat e parë për të prekur ekonominë reale, për të lehtësuar jetesën e familjeve dhe për të kthyer shtetin në shërbim të qytetarëve.
    “Çdo qytetar që takoj, çdo dorë që shtrëngoj, çdo derë që trokas – më thotë të njëjtën gjë: na ka mbytur barra fiskale,” deklaroi Tabaku.
    Ajo theksoi se opozita ka një program konkret dhe të ndershëm për të ndihmuar qytetarët në një kohë të vështirë ekonomike

  • Përparim Spahiu: Rikthimi i tatimit të sheshtë, zgjidhje për luftën kundër korrupsionit dhe nxitjen e zhvillimit

    Përparim Spahiu: Rikthimi i tatimit të sheshtë, zgjidhje për luftën kundër korrupsionit dhe nxitjen e zhvillimit

    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Qarkun e Dibrës, Përparim Spahiu, ka theksuar rëndësinë e një reforme të rëndësishme fiskale për ekonominë shqiptare.

    Partia Demokratike rikthen tatimin e sheshtë — një hap drejt rivendosjes së drejtësisë fiskale dhe nxitjes së zhvillimit ekonomik. Në një kohë kur Shqipëria përballet me sfida të mëdha për shkak të korrupsionit dhe praktikat klienteliste që kanë deformuar tregun, ky propozim synon të thjeshtojë sistemin tatimor dhe të krijojë mundësi për një konkurrencë të ndershme.

    Spahiu thekson se lehtësimi fiskal është një domosdoshmëri për të mundësuar zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë dhe për të rritur mundësitë për investime dhe punësim.

    Postimi i plotë:

    Partia Demokratike rikthen tatimin e sheshtë — një hap drejt rivendosjes së drejtësisë fiskale dhe nxitjes së zhvillimit ekonomik.

    Në vende me korrupsion të lartë si Shqipëria, ku praktikat klienteliste dhe evazioni fiskal kanë deformuar tregun dhe konkurrencën e ndershme, lehtësimi fiskal nuk është luks, por një domosdoshmëri. Tatimi i sheshtë jo vetëm që thjeshton sistemin tatimor, por kufizon hapësirat për abuzime dhe krijon një ambient më tërheqës për investime dhe punësim.

  • ‘Taksimi i sheshtë, më i suksesshëm se ai progresiv’, Tabaku: Ndihmon bizneset dhe ekonominë

    ‘Taksimi i sheshtë, më i suksesshëm se ai progresiv’, Tabaku: Ndihmon bizneset dhe ekonominë

    Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në një intervistë televizive, argumentoi se taksa e sheshtë ka rezultuar më efektive sesa taksa progresive në Shqipëri.
    Sipas Tabakut, vende me karakteristika dhe zhvillim ekonomik të ngjashëm me Shqipërinë përfitojnë më shumë nga një sistem i tillë tatimor, pasi ai ndihmon në rritjen e të ardhurave në buxhetin e shtetit.
    “Nuk është taksa e sheshtë ajo që krijon gropën në buxhet, por ligjet speciale. PD do ta shoqërojë këtë taksë me një kod fiskal të qëndrueshëm, i cili do të jetë një marrëveshje e qartë me biznesin,” tha Tabaku.
    Ajo argumentoi se taksa progresive ka nxitur informalitetin dhe ka inkurajuar shmangien e sigurimeve shoqërore, veçanërisht tek profesionistët e lirë. “Taksa progresive ka ndikuar negativisht në pagesat e pensioneve dhe ka krijuar hapësira për abuzime. Për këtë arsye, PD propozon një taksë të sheshtë që do të shtrihet në të gjithë sektorët ekonomikë,” shtoi deputetja.
    Sipas saj, ky model ka sjellë më parë një nivel më të lartë të të ardhurave dhe mbetet më i përshtatshëm për ekonominë shqiptare.