Rritja në 300 mijë euro do të ishte një goditje e fortë për të pasurit që kërkojnë të shmangin taksat e larta në pjesë të tjera të EuropësItalia synon të rrisë me 50% taksën e sheshtë mbi të ardhurat e huaja të individëve të pasur që vendosen në vend, duke e çuar në 300 mijë euro.Rritja, nëse miratohet nga parlamenti, do të përbëjë një goditje të rëndë për të pasurit që kërkojnë të shpëtojnë nga taksat e larta në vende të tjera të Europës.Gjatë dekadës së fundit, Italia, dhe veçanërisht kryeqyteti i saj financiar, Milano, është shndërruar në një destinacion tërheqës për super të pasurit e botës, të joshur nga cilësia e jetesës dhe lehtësitë fiskale që u mundësojnë të paguajnë një shumë fikse mbi të gjitha të ardhurat e tyre jashtë vendit.Por skema ka qenë e debatueshme mes qytetarëve të zakonshëm italianë, sidomos në Milano, të cilët e kanë fajësuar atë për rritjen e çmimeve të pasurive të paluajtshme dhe përkeqësimin e krizës së banesave.Një zyrtar i Ministrisë së Financave deklaroi të premten se masa është përfshirë në projektbuxhetin e Italisë për vitin 2026, i cili parashikon rreth 18.7 miliardë euro ulje taksash dhe rritje të shpenzimeve sociale, përfshirë një ulje taksash për punëtorët me të ardhura të ulëta dhe të mesme.Projektbuxheti gjithashtu konfirmon synimin e Romës për të mbledhur mbi 4 miliardë euro nga bankat vitin e ardhshëm, pasi anëtarët e koalicionit trepartiak të kryeministres Giorgia Meloni arritën një kompromis në minutën e fundit për mënyrën e sigurimit të të ardhurave pa vendosur një taksë fitimprurëse (windfall tax).“Është një ligj buxheti që u përgjigjet nevojave dhe problemeve konkrete të familjeve, bizneseve dhe punëtorëve të këtij vendi,” tha Meloni në një konferencë shtypi në Romë.Me zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme të planifikuara për vitin 2027, Meloni është e etur të lehtësojë presionin financiar mbi familjet italiane, fuqia blerëse e të cilave është gërryer nga presionet e forta inflacioniste në vitet pas pandemisë së Covid-19.Megjithatë, me pritshmëritë për rritjen e PBB-së nën 1% për tre vitet e ardhshme, Roma po kërkon burime të reja të ardhurash për ta mbajtur deficitin buxhetor nën pragun 3% të BE-së.Nëse miratohet nga Parlamenti në javët e ardhshme, taksa e re e sheshtë prej 300 mijë eurosh do të zbatohet mbi të ardhurat jashtë vendit të personave që zhvendosen në Itali, sapo të hyjë në fuqi buxheti i ri në janar 2026.Kjo do të jetë rritja e dytë e kësaj skeme, e cila nisi në vitin 2016 për të luftuar “ikjen e trurit”. Që atëherë, ajo ka tërhequr shumë të pasur që janë vendosur në Milano, veçanërisht pasi Britania e Madhe shtrëngoi regjimin e saj fiskal.Qeveria e Melonit vitin e kaluar e dyfishoi taksën e sheshtë për të ardhurit e rinj në 200 mijë euro. Ministri i Financave, Giancarlo Giorgetti, e përshkroi atëherë skemën si “të ashtuquajturën taksë e sheshtë për miliarderët” dhe këmbënguli se Italia mbetet ende një destinacion tërheqës për super të pasurit, edhe pas rritjes.Sipas rregullave aktuale, një banor i ri i huaj, ose një italian që kthehet pas të paktën nëntë vitesh qëndrimi jashtë vendit, mund të paguajë një taksë të sheshtë prej 200 mijë eurosh në vit mbi çdo të ardhur apo pasuri të huaj për një periudhë deri në 15 vjet.Vende të tjera që kanë qenë me interes të shtuar nga të pasurit përfshijnë Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat nuk vendosin asnjë taksë personale mbi individët.Monako dhe Zvicra vazhdojnë të jenë destinacione të preferuara për super të pasurit. Ndërkohë që Zvicra është një nga vetëm tre vendet europiane që zbaton një taksë mbi pasurinë neto, të huajt e pasur mund të arrijnë marrëveshje të personalizuara me autoritetet kantonale për shumën e përgjithshme të taksave që paguajnë mbi të ardhurat dhe pasurinë e tyre. / FTKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Tag: sheshtë
-

“Tatim i sheshtë 10% për të gjithë”, Noka me biznesin: Pse duhet t’i japësh 23 % një qeverie që nuk shërben
PD–ASHM do të vendosë tatimin e sheshtë 10%, për të gjithë. Pse duhet t’i japësh 23 % një qeverie që nuk shërben, si ajo e “Rilindjes”?
Gjatë takimeve në Kavajë Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka u ndal në një biznes të përpunimit të drurit.
Ai u njoh me vështirësitë e këtij sektori për shkak të mungesës së lëndës së parë e cila importohet dhe nuk prodhohet në Shqipëri.
Pronari i këtij biznesi tha se vështirësia vjen për shkak të kostove të larta të importit, transporti, energjisë së lartë elektrike dhe taksat.
Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka theksoi se bizneset tani paguajnë 14 lek kw dhe me PD në pushtet kw do të jetë 6 lek.
“Kjo është lehtësi pë biznesin. Sot ju paguani 23% taksa, do të paguash 10%. Do të kesh mundësi kreditimi afatshkurtër for afatgjatë me zero interes. Të vijnë disa lloj taksidarësh ndërkohë do të vijë një qeveri e cila ka një taksë, taksën e sheshtë. Një shoqëri pa biznes të mesëm të zhvilluar është e destination të gjunjëzohet. Do të jeni në qendër të vëmendjes”, tha Noka në një biznes në Kavajë.
“PD–ASHM do të vendosë tatimin e sheshtë 10% për të gjithë. Në besimet tona, 10% është taksa që i jepet Zotit. Pse u dashka t’i japësh deri 23% një qeverie si kjo e Ramës që nuk të shërben?!
Ti ke vetëm 1 votë dhe ajo mund të bëjë diferencën”, tha Noka -

Noka: PD–ASHM do të vendosë tatimin e sheshtë 10%, për të gjithë. Pse t’i japësh 23 % ‘Rilindjes’?
Gjatë takimeve në Kavajë, Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka u ndal në një biznes të përpunimit të drurit.
Ai u njoh me vështirësitë e këtij sektori për shkak të mungesës së lëndës së parë e cila importohet dhe nuk prodhohet në Shqipëri.
Pronari i këtij biznesi tha se vështirësia vjen për shkak të kostove të larta të importit, transporti, energjisë së lartë elektrike dhe taksat.
Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka theksoi se bizneset tani paguajnë 14 lekë kw dhe me PD në pushtet kw do të jetë 6 lek.
“Kjo është lehtësi për biznesin. Sot ju paguani 23% taksa, do të paguash 10%. Do të kesh mundësi kreditimi afatshkurtër for afatgjatë me zero interes. Të vijnë disa lloj taksidarësh ndërkohë do të vijë një qeveri e cila ka një taksë, taksën e sheshtë. Një shoqëri pa biznes të mesëm të zhvilluar është e destination të gjunjëzohet. Do të jeni në qendër të vëmendjes”, tha Noka në një biznes në Kavajë.
PD–ASHM do të vendosë tatimin e sheshtë 10% për të gjithë. Në besimet tona, 10% është taksa që i jepet Zotit. Pse u dashka t’i japësh deri 23% një qeverie si kjo e Ramës që nuk të shërben?!
-

Basha në Laprakë: Vendosim taksën e sheshtë 9% për tatimin mbi fitimin dhe mbi të ardhurat personale
Lulzim Basha i shoqëruar nga kandidatët Taulanda Jupi, Eduard Kelmendi, Neli Demi, Diana Tona dhe Irsida Shehi, zhvilloi një sërë takimesh me qytetarë, sipërmarrës dhe familjarë në Njësinë 10 dhe zonën e Laprakës në Tiranë. Basha tha se një nga arsyet pse korrupsioni ka mbizotërimin absolut mbi ekonominë. Rreth 70% e bizneseve shqiptare, sipas studimeve të fundit, kanë raportuar se u është kërkuar ryshfet. Ai prezantoi një pjesë thelbësore të programit të Koalicionit Euroatlantik për zhvillimin ekonomik, ku theksi është te liria e tregut, mbështetja për sipërmarrjen dhe taksat e ulëta.
”Masat kryesore që synojnë të rindërtojnë besimin dhe të fuqizojnë shtresën e mesme përmes ekonomisë në shërbim të qytetarëve janë: Vendosja e taksës së sheshtë 9% për tatimin mbi fitimin dhe mbi të ardhurat personale; Heqja totale e taksave për biznesin e vogël me xhiro deri në 14 milionë lekë të reja; Kufizimi i detyrimeve ndaj pushtetit vendor jo më shumë se 1% e xhiros vjetore.Inspektime fiskale vetëm mbi bazë të analizës së riskut, dhe jo kontroll i verbër që shërben si mekanizëm presioni; Rimbursimi automatik i TVSH-së, pa vonesa dhe pa vendimmarrje individuale, duke eliminuar korrupsionin e administratës tatimore; Bashkimi i tatimeve dhe doganave në një institucion të vetëm, si mjet për të ulur burokracinë dhe rritur transparencën; Eliminimi i privilegjeve fiskale të investitorëve strategjikë, duke garantuar një terren të barabartë për të gjithë.
Këto masa do të krijojnë një mjedis të drejtë për biznesin dhe do të ndihmojnë sipërmarrjen të ringrihet pas një dekade korrupsioni, taksash abuzive dhe inspektimesh që kthehen në gjoba. Ekonomia shqiptare nuk mund të ecë përpara pa drejtësi dhe pa sipërmarrje të lirë”, u shpreh Basha. -

“Taksë e sheshtë 10%”/ Arben Malaj për premtimet e PD: Është vrasje për stabilitetin financiar.
Ish-ministri i Financave në qeverisjen e PS, Arben Malaj i ftuar në skype në emisionin “Log” në News24, e ka cilësuar premtimin e PD për rikthimin e taksës së sheshtë 10 përqind, si vrasje për stabilitetin financiar.
Malaj tha se në 2007, kur PD mori këtë vendim, edhe FMN e cilësoi dështim taksën e sheshtë, pasi sipas saj, me taksën 10 përqind, buxheti u ndodh në situatë kritike.
“Me taksën e sheshtë 10%, niveli i deficitit buxhetor manipulohet duke mos bërë tvsh, dhe PD i përdori duke goditur biznesin”, tha ish-ministri Arben Malaj.
Ndërsa koordinatori për programin ekonomik në PD, Dorian Teliti, theksoi se taksa e sheshtë, është konsideruar sukses pasi shqiptarëve u mbeten më shumë para në xhep.
Dorian Teliti: Taksa e sheshtë është sukses. Më shumë para u mbetën shqiptarëve në xhep.
Arben Malaj: Kam qenë për taksën e sheshtë, por 20 përqind, me 10 përqind është vrasje për stabilitetin financiar.
Dorian Teliti: Në vitin 2007, doli i suksesshëm…
Arben Malaj: bllokuat tvsh, pagesat. Edhe FMN e cilësoi dështim. Rritja ekonoimike s’mund të bëhej më e madhe me taksën 10 përqind, buxheti u ndodh në situatë kritike, niveli i deficitit buxhetor manipulohet duke mos bërë tvsh, dhe PD i përdori duke goditur biznesin. Dhe Shqipëria u paralajmërua, po shkohej në efekt domino, sepse zinxhiri i borxheve vazhdonte. -

“PD fut buxhetin në qorrsokak”, Çoçoli paralajmëron: Rritja e pensioneve në 100 ditë, kolaps për buxhetin
Rritja e pensioneve dhe rrogave brenda 3 muajve të parë të qeverisjes nga PD nëse fiton zgjedhjet e 11 majit, është një “mision i pamundur” dhe e fut buxhetin në qorrsokak.
Ky ishte mendimi analitik i ekspertit Fatos Çoçoli, teksa theksoi se premtimet bazë që PD ka bërë kryesisht, që lidhen me pensionet dhe rrogat, shkojnë në të paktën 1,9 mld euro e që nuk mund të gjenden në 100 ditët e para, siç dhe është premtuar.
Përballja e programeve elektorale PS dhe PD me shifra dhe ekspertizë ekonomike ishte edhe tema e sotme
Moderatori kishte të ftuar edhe ekspertin tjetër të ekonomisë, Klodian Muço, njëkohësisht përfaqësues i PD-së për zgjedhjet e 11 majit.
“PD sot është me politika të majta. Me premtimin ekonomik të taksave, i ka mbetur ora te viti 2007 për taksën e sheshtë. PS ka taksën progresive që është 13% për punën dhe sipas rrogës e shkallës së saj, pastaj është taksa mbi kapitalin apo mbi dividentin. Katër vende të Europës e kanë taksën e sheshtë aktualisht. Buxheti kalon në kolaps nëse pensionet rriten në 3 muajt e parë siç premtohet nga PD, në tre muajt e parë. Kjo mund të shtrihet në kohë, por jo në 100 ditë, nuk mund të bëhet në tre muaj, se ka kosto dhe shkakton kolaps ekonomik. Premtimi i PD në 100 ditë kërkon 1,9 mld euro, është e pamundur”, tha Çoçoli.
Madje ai dha edhe shifra ekonomike të analizuara, që bënin të pamundur burimin e parave për t’i realizuar, duke sugjeruar që premtimi për pensionet të mendohej më mirë përsa i përket tre muajve të parë.
“Ke mbi 500 mijë pensionistë me 170 mijë lekë në muaj dhe më poshtë, si do ia rrisësh në 200 euro direkt në 3 muaj, ku do gjenden këto para? Është mision i pamundur. Vetëm ky premtim mos të realizohet se do e fusni buxhetin në qorrsokak”, konstatoi eksperti Çoçoli.
Kurse Klodian Muço tha se taksa e sheshtë duhet aplikuar, sikurse edhe rritja e pensioneve dhe minimumi jetik, duke shprehur garanci se paratë janë të gjendshme nga PD.
Ai këmbënguli te programi i PD për minimumin jetik 200 euro, taksën e sheshtë, rroga minimale 500 euro dhe pensione 200 euro.
“Vendet e zhvilluara të BE-së si Franca apo Gjermania kanë taksën progresive dhe me shkallë si sistem fiskal. Në vendet më pak të zhvilluara propozohet dhe aplikohet sistem fiskal i thjeshtë dhe i ulët, pasi nuk kanë ekonomi të zhvilluar. Koha ka treguar që takson më shumë profesionistët, ndaj duhet ndryshuar. Profesionisti taksohet deri në 23%, kurse të tjerët me 15%. Taksa progresive me këtë sistem takson më shumë profesionistët. Biznesi nuk duhet të konsiderohet armik. Dhe të gjithë këto profesione në të ardhmen do taksohen me 10%, pra me taksën e sheshtë, këtë ofron programi i djathtë i PD-së. Nuk janë tepër, janë vetëm 350 mln euro, kaq është kostoja shtesë e pensionit që premton PD”, tha ai.
Muçoi akuzoi edhe socialistët për kopjimin e programit:
“Këta të PS kaluan në kopjim programi, premtoi PD rritje rrogash e pensionesh, dolën edhe ata i premtuan. PS nuk kishte program, e kopjoi nga PD. Edhe Bankën e Zhvillimit, edhe pensioni minimal që thamë se do bëhej 200 euro, para 15 ditësh doli PS dhe e premtoi”, tha ai ndër të tjera.
Dy ekspertët ndanë mendime të kundërta edhe për programet që ofron e djtahta në infrastrukturë, shëndetësi dhe arsim.
Muço tha se fokusi i PD është qytetari dhe biznesi dhe jo infrasktruktura, kurse Çoçoli kujtoi se e djathta shpërdoroi mundësinë e mirë që u dha FMN-ja dikur, që të mos fokusoheshin më shumë te rrugët në qeverisjen e tyre.
Muço tha gjithashtu se do rriteshin vendet e punës edhe në mjekësi, nëpërmjet dyfishimit të tyre në mandatin e parë, sikurse edhe rritjen e cilësisë së shërbimit në spitale. Por eksperti Çoçoli e pyeti se ku do i gjente PD-ja të ardhurat financiare për ta realizuar dhe për t’i paguar këta mjekë. -

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha: Synojmë të krijojmë klimë miqësore për biznesin, do të sjellim taksën e sheshtë 10%, TVSH-ja ja do të jetë ndër më të ulëtat
Ditën e sotme, në kuadër të zgjedhjeve vendore të 11 majit, në një konferencë për mediat, lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, prezantoi në selinë blu programin ekonomik të forcës që drejton.
Ai theksoi ndarjen ideologjike që, sipas tij, karakterizon këtë garë elektorale: “Dy filozofi përballen në këtë fushatë – liria ekonomike dhe ajo e kufizimit të saj”.
Gjithashtu, Berisha theksoi rikthimin e taksës së sheshtë prej 10% si një masë kyçe në programin e PD-së, duke premtuar se tatimi mbi pagat do të përgjysmohet nga niveli aktual prej 23%.
“Në tre muajt e parë të qeverisjes sonë, pagat e gjithë rrogëtarëve shqiptarë do të rriten me 13%. Kjo është një rritje e paparë në 12 vite”, deklaroi ai.Në paketën fiskale të prezantuar përfshihen edhe:
Heqja e TVSH për biznesin e vogël deri në 180 mijë euro xhiro vjetore;
Ulja e taksës së transferimit të pronës nga 15% në 2%;
Taksa e ndikimit në infrastrukturë do të ulet nga 8% në 2%;
Taksat lokale do të kufizohen në maksimumin 1% të xhiros, nga niveli aktual deri në 10%;
Ulja e TVSH-së nga 20% në 15%, për ta kthyer në një nga më të ulëtat në Evropë.
Berisha u shpreh se qëllimi i kësaj filozofie, është krijimi i një klime të favorshme për biznesin, nxitja e investimeve dhe rritja e menjëhershme e të ardhurave për qytetarët.
Ai e mbylli fjalën me një thirrje për zgjedhësit: “Ftoj shqiptarët të bëjnë zgjedhjen e tyre mes plaçkitjes dhe lirisë ekonomike”. -

“Do të sjellim taksën e sheshtë 10%”/ Berisha: Synojmë të krijojmë klimë miqësore për biznesin
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, prezantoi sot në selinë blu programin ekonomik të forcës që drejton, në kuadër të zgjedhjeve vendore të 11 majit. Në një konferencë për mediat, ai theksoi ndarjen ideologjike që, sipas tij, karakterizon këtë garë elektorale: “Dy filozofi përballen në këtë fushatë – liria ekonomike dhe ajo e kufizimit të saj”.
Berisha theksoi rikthimin e taksës së sheshtë prej 10% si një masë kyçe në programin e PD-së, duke premtuar se tatimi mbi pagat do të përgjysmohet nga niveli aktual prej 23%. “Në tre muajt e parë të qeverisjes sonë, pagat e gjithë rrogëtarëve shqiptarë do të rriten me 13%. Kjo është një rritje e paparë në 12 vite”, deklaroi ai.
Në paketën fiskale të prezantuar përfshihen edhe:
-Heqja e TVSH për biznesin e vogël deri në 180 mijë euro xhiro vjetore;
-Ulja e taksës së transferimit të pronës nga 15% në 2%;
-Taksa e ndikimit në infrastrukturë do të ulet nga 8% në 2%;
-Taksat lokale do të kufizohen në maksimumin 1% të xhiros, nga niveli aktual deri në 10%;
-Ulja e TVSH-së nga 20% në 15%, për ta kthyer në një nga më të ulëtat në Evropë.
Berisha u shpreh se qëllimi i kësaj filozofie është krijimi i një klime të favorshme për biznesin, nxitja e investimeve dhe rritja e menjëhershme e të ardhurave për qytetarët. Ai e mbylli fjalën me një thirrje për zgjedhësit: “Ftoj shqiptarët të bëjnë zgjedhjen e tyre mes plaçkitjes dhe lirisë ekonomike”. -

Zgjedhjet e 11 majit/ Tabaku takon punonjëset e një fasonerie: Taksë e sheshtë 10% për më shumë para në xhepin tuaj
Kandidatja për deputete në listën e hapur të Partisë Demokratike në Tiranë, Jorida Tabaku, zhvilloi vizitë në një nga fasoneritë e kryeqytetit, ku ka takuar nga afër punonjëset dhe ka biseduar me to për vështirësitë e jetës së përditshme dhe kostot e larta të jetesës.
Tabaku shprehu mirënjohje për mikpritjen dhe mbështetjen e grave punëtore, të cilat, siç tha ajo, janë heroinat e vërteta të ekonomisë familjare shqiptare. Takimi vjen në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
“Jam shumë e gëzuar që zonjat më mbështesin dhe realisht shumë e privilegjuar për këtë mbështetje. Ju falenderoj që më dhatë mundësinë t’ju flas”, u shpreh Tabaku, teksa shpërndau edhe një video në llogarinë e saj personale në rrjetin social Facebook.
Duke folur për programin ekonomik të Partisë Demokratike, Tabaku theksoi se vendosja e taksës së sheshtë 10% është një nga politikat më të rëndësishme që do të ndikojë drejtpërdrejt në xhepat e qytetarëve dhe rrogat e punëtorëve.
“E di shumë mirë që zgjoheni më herët se unë, që pas punës shkoni në shtëpi dhe merreni me punët atje, përfshirë edhe buxhetin e familjes. E di sa mirë e kuptoni kur flas për taksën e sheshtë 10%. Sepse kjo do të thotë më shumë para në xhepin tuaj dhe të familjes suaj. Më shumë para për sipërmarrjen që do të përkthehet në më shumë rroga për ju”, tha Tabaku mes të tjerash.
Kandidatja demokrate theksoi se vota e 11 majit duhet të jetë një votë për ekonominë e familjes, për më shumë drejtësi dhe dinjitet në punë, dhe për një shtet që i lehtëson, jo i rëndon qytetarët. -

Jorida Tabaku: Taksa e sheshtë 10% dhe Paketa Dhembshurisë, zgjidhje për krizën ekonomike
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka theksuar se problemi më i madh i qytetarëve shqiptarë është vetë shteti.
Sipas saj, nga çdo cep i vendit, thirrja që dëgjon është e njëjtë: taksa, taksa, taksa!
Në një video-mesazh, Tabaku prezantoi dy masat urgjente të programit të 100 ditëve të para: taksa e sheshtë 10% dhe Paketa Dhembshurisë për familjet në nevojë, shkruan A2.
Sipas saj, këto janë hapat e parë për të prekur ekonominë reale, për të lehtësuar jetesën e familjeve dhe për të kthyer shtetin në shërbim të qytetarëve.
“Çdo qytetar që takoj, çdo dorë që shtrëngoj, çdo derë që trokas – më thotë të njëjtën gjë: na ka mbytur barra fiskale,” deklaroi Tabaku.
Ajo theksoi se opozita ka një program konkret dhe të ndershëm për të ndihmuar qytetarët në një kohë të vështirë ekonomike.
