Në sheshin “Skënderbej” në Tiranë u zhvillua pasditen e sotme protesta pro-palestinezë, ku do të marrë pjesë edhe aktivistja e njohur Greta Thunberg.
Qytetarë të shumtë u mblodhën në shesh me pankarta në duar dhe flamurin palestinez.
Në krahë të Greta Thunberg, ishin edhe aktivistë shqiptarë, të cilët kërkuan njëzëri ndërhyrje për të shpëtuar nga vdekja dhe uria banorët e Gazës.
“Gaza ka hyrë në fazën e pestë të kequshqyerjes që është e pakthyeshme, ndërkohë që mijëra kamionë presin që të hyjnë dhe kjo është pasojë direkte e heshtjes së botës që lejoi Izraelin të kryejë këtë akt gjenocidial. Ky është vazhdim i politikave të paligjshme të Izraelit që ka shkatërruar furra buke për të vijuar fushatën e urisë ndaj Gazës”, deklaroi nga Tirana aktivistja.
Tag: sheshin
-

Protesta për Palestinën në sheshin ‘Skënderbej’, pjesëmarrëse edhe Greta Thunberg
-

Sherr me thika në Shkodër, plagoset 33-vjeçari
Një sherr mes të rinjsh në lagjen “Skënderbeg” në qytetin e Shkodrës ka përfunduar me plagosje.
Policia njofton se ngjarja ndodhi rreth orës 18:30, në sheshin “Prek Cali”, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, V. D. dyshohet se ka goditur me thikë P. G., 33 vjeç.I plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 18:30, në sheshin “Prek Cali”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi V. D. dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin P. G., 33 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar. -

Plagoset me thikë 33-vjeçari në Shkodër
Një plagosje me thikë ka ndodhur pak minuta më parë në në sheshin “Prek Cali” në Shkodër.
‘Gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi V. D. dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin P. G., 33 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën’, thuhet në njoftimin e policisë.
Shkodër/ Informacion paraprak
Rreth orës 18:30, në sheshin “Prek Cali”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi V. D. dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin P. G., 33 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar.
-

Ndalohen lypësit, ecja me bikini dhe alkooli! Qyteti turistik vendos ligjin dragonian
Në bashkinë më të pasur të Italisë, me sheshin e saj të vogël ikonik që simbolizon luksin dhe mburrjen e turistëve të pasur nga e gjithë bota, lypja do të ndalohet me ligj.
Bashkia e Portofinos ka ndaluar edhe lypjen e lehtë në qendër të qytetit, në parkingjet publike, pranë kishave dhe në skelën Umberto I.
Sipas tyre vendimin e nënshkruar nga kryetari i bashkisë Matteo Viacava, që hyn në fuqi nga 14 korriku deri më 30 shtator e kanë marrë “për të mbrojtur thirrjen turistike të fshatit”.
Shkurt, bashkia më e pasur e Italisë, me sheshin e saj të vogël ikonik që simbolizon luksin dhe mburrjen e turistëve të pasur nga e gjithë bota, tani e ka ndalur zyrtarisht lypjen.
“Kushdo ndalohet të angazhohet në lypje dhe lypje të vazhdueshme, të përsëritura ose edhe jo-problematike. Dinamika e marrëdhënieve shoqërore, tregtare dhe kulturore, tradicionalisht të ngulitura në kontekstin e një komuniteti si Portofino, merr aspekte unike për shkak të karakteristikave unike që e dallojnë atë dhe rrisin veçantinë e një territori të njohur në mbarë botën për thirrjet e tij turistike, tregtare, kulturore dhe rezidenciale”, thuhet në vendimin, i cili zbatohet në të gjithë qendrën e fshatit.
Përveç lypjes dhe lëmoshës, po ashtu ndalohet endja me ushqime të çdo lloji ose me çdo objekt tjetër, shtrirja përtokë, mbi stola ose mbi mure, ose ulja përtokë në rrugë, nën portikë, në sheshe, kopshte dhe hapësira të tjera publike, si dhe posedimin ose konsumimin e pijeve alkoolike në rrugë dhe sheshe.
Për më tepër, emetimi i zhurmës pas mesnatës është ndaluar, si dhe ecja me gjoks të zhveshur, me rroba banje dhe zbathur. Shkelësit mund të gjobiten me 25 ose 500 euro. -

Thirrja nga Papa Leone XIV: Të refuzohet arroganca dhe hakmarrja në favor të paqes
Bota E Mërkurë, 25 Qershor 2025 18:00
Papa Leone XIV ka një thirrje për situatën në Lindjen e Meseme, ku kërkon refuzimin e arrogancës dhe hakmarrjes në favor të paqes. Kreu i Kishës Katolike tha se zhvillimet në Iran, Izrael dhe Palestinë po ndiqeshin me shqetësim.
“Le të hedhim poshtë arrogancën dhe hakmarrjen, dhe në vend të kësaj të zgjedhim me vendosmëri rrugën e dialogut, diplomacisë dhe paqes”, tha ai sot në Sheshin e Shën Pjetrit.Papa Leone do të banojë në rezidencën verore papnore në Castel Gandolfo, në jug të Romës, nga 6 deri në 20 korrik dhe në mesin e gushtit.Prej andej, ai do të bëjë lutjen tradicionale gjatë tre të dielave – një ngjarje që tërheq dhjetëra mijëra njerëz në Sheshin e Shën Pjetrit.
-

Ikona e pop-it, Jenny nga Ace of Base sonte në sheshin “Skënderbej”
Ikona e pop-it, Jenny nga Ace of Base ka një mesazh special për ju… dhe një ftesë që nuk refuzohet🌟
Sot, Sheshi Skënderbej do të shndërrohet në një festë të madhe me hitet që kanë bërë historinë! “The Sign”, “All That She Wants”, “Beautiful Life” dhe shumë të tjera do të rikthehen në skenë, këtë herë live në Tiranë për një super mbrëmje nën ritmet e viteve ‘90 -

Policia në Riga, “prova” me tifozët
Ndeshja e Kombëtares në Letoni do të shërbejë edhe si një provë për sigurinë dhe rendin publik në Riga.
Autoritetet në kryeqytet njoftuan se policia do të kufizojë aksesin në një prej pikave më të rëndësishme, “Sheshin e Lirisë”.
Sipas mediave letoneze, të paktën 500 tifozë shqiptarë do të jenë të pranishëm në stadium.
Kjo është shifra paraprake e njoftuar, por duke qenë se numri mund të rritet ndjeshëm, mendohet që në mbështetje të Shqipërisë do të jenë rreth një mijë tifozë.
Prezenca e lartë e mbështetësve kuqezi shihet si një mundësi e mirë për të testuar efikasitetin e policisë. Kohë më parë, forcat e rendit u kritikuan pasi tifozët e Ajaxit dëmtuan disa pjesë të monumentit.
Ndeshja me Shqipërinë, nuk cilësohet si një event i veçantë, por si përgatitje për ndeshjet me rrezikshmëri të lartë, në shtator ndaj Serbisë dhe për sfidën e tetorit me Anglinë, ku parashikohen të paktën 2400 tifozë britanikë.
Monumenti në Sheshin e Lirisë në Riga ruhet gjatë gjithë kohës me ushtarë.
Tv Klan -

KMSH publikon agjendën: Falja e Kurban Bajramit jo në Sheshin “Skënderbej”, por në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
Falja e Kurban Bajramit këtë vit nuk do të bëhet në Sheshin Skënderbej, por në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Vendi u bë publik nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, që gjithashtu publikoi agjendën e ditës së premte.
Edhe herë të tjera, Bajramet janë falur në bulevard, në rastet kur ka qenë e pamundur organizimi në Sheshin “Skënderbej”.
Programi i plotë i faljes së Kurban Bajramit:
05:45 – Hapja e programit, z. Ejup Lila
05:50 – Lexim Kurani, Hafiz Enes Hyka
05:55 – Fjala përshëndetëse e Kryetarit të KMSH-së, H. Bujar Spahiu
05:05 – Ligjëratë nga nënkryetari i KMSH-së, z. Taulant Bica
06:15 – Falja e namazit të bajramit, prin Kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu
06:20 – Hutbeja e Bajramit nga imami i xhamisë “Et’hem Bej”, z. Elton Karaj
Festa e Kurban Bajramit është një nga festat më të rëndësishme për myslimanët. Ajo simbolizon sakrificën dhe bindjen ndaj Zotit, duke u bazuar në historinë e profetit Ibrahim i cili ishte gati tw flijonte djalin e tij për hir të zotit.
Gjatë kësaj dite besimtarët falin namazin e Bajramit në mëngjes dhe bëjnë kurban, zakonisht një dele, lopë apo dash. Mishi i kurbanit shpërndahet një pjesë për familjen, një për të afërmit dhe një për të varfrit. Festa është gjithashtu kohë për falje, vizita familjare dhe ndihmë ndaj njerëzve në nevojë. -

Veliaj prezanton ”Tirana Moons”, një instalacion i ri në sheshin ”Nënë Tereza”
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka prezantuar projektin më të ri artistik dhe urban për kryeqytetin “Tirana Moons”, një instalacion i veçantë që do të vendoset në sheshin “Nënë Tereza”. Vepra mban firmën e arkitektit të njohur Chris Precht dhe vjen si një oaz i gjelbër dhe një hapësirë publike kushtuar librit.
”Shumë i lumtur që nisëm punën për të sjellë në jetë një tjetër projekt të bukur për qytetin-”Tirana Moons” vepër e arkitektit Chris Precht, që do të qëndrojë si instalacion në sheshin “Nënë Tereza”, tamam si një oaz i gjelbër dhe hapësirë publike kushtuar librit.Instalimi i “Tirana Moons” nuk do të ketë asnjë impakt mbi strukturën e sheshit, por ndërkaq do ta transformojë atë në një mjedis plotësisht miqësor, e veçanërisht për fëmijët dhe familjet, si një atraksion i lëvizshëm që do t’i mbetet qytetit. Mezi pres që Tiranës t’i shtohet një tjetër xhevahir arkitekturor”, thotë Veliaj.
