Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj foli në lidhje direkte nga sheshi përpara kryeministrisë ku ndodhet prej dy ditësh pa u larguar duke protestuar.
Lapaj thotë se nuk largohet nga sheshi pa dhënë dorëheqjen kryeministri Edi Rama.
Sipas tij, nëse njerëzit bashkohen procesi shkurtohet dhe Rama do detyrohet të largohet.
Këtë betejë, Lapaj tha se po e bën për fëmijët e këtij vendi dhe për të jetuar pjesën e mbetur të jetës në një vend normal.
Adriatik Lapaj: Ka dy variante. Për të hequr nuk më heqin dot. Se do vij prapë. Lodhen kot. S’ka si të më heqin. Do vij prapë. Nuk më mbajnë dot mbyllur. E para, fillon merr se unë e kam bërë dhe herë tjetër nuk kam ndjenjur natën me protestën e çmimeve. Kësaj here e bëj duke ndenjur 24 orë. E para njerëzit bashkohen më shpejt dhe procesi shkurtohet. Nëse ka bashkim masivisht Edi Rama detyrohet të japë dorëheqje nëse populli i Tiranës zbret në bulevard dhe nuk ikën pa dhënë dorëheqje. Do ishte varianti më i mirë për shqiptarët. E dyta, qytetarët nuk ndjejnë ndryshimin për këtë vend dhe vijojnë me festat dhe ne qëndrojmë së bashku me 30 të rinj në shesh, qëndrojmë aq sa të na mbajnë limitet biologjike, do e thotë trupi. Nuk është kauza ime, është kauza e çdo qytetari në këtë vend.
Është çështja e një populli që vidhet dhe tallet. Po sakrifikoj për ti lënë vajzës sime dhe fëmijëve të këtij vendi. Që ti lëmë një vend normal. Pjesën që më ka mbetur të jetës ta jetoj në një vend normal. Ku ai që do të garojë ka mundësi të garojë dhe nuk i vidhet haku dhe merita. Nuk luftoj për gjëra të jashtëzakonshme, luftoj për një republikë normale.
Ajo që mund të bëjmë ne këtu është kjo që po bëjmë. Në lidhje me grevën do ishe i gatshëm ti të vijë ne grevë? Ngelet një opsion i mundshëm.
Tag: sheshi
-

Lapaj sfidues/ Nuk largohem nga sheshi, bashkimi masiv i qytetarëve mund ta rrëzojë qeverinë
-

Pamje magjike, ndriçohet ‘Sheshi Skënderbej’
Tirana zyrtarisht ka hyrë në periudhën më të bukur të vitit. Kthyer tashmë në traditë, sheshi ‘Skënderbej’ është ndriçuar nga qindra drita të bredhit të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.
Ceremonia nisi me këngë festive dhe vijoi më pas me ndezjen e dritave nën praninë e qindra fëmijëve dhe qytetarëve të cilët shijuan spektaklin e ndezjes së dritave.
Pas kësaj ceremonie kryeministri Edi Rama ka shpërndarë disa pamje me dron nga kjo ngjarje festive ku ndër të tjera shkruan ‘Dhjetori i festave’. -

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, veteranët protestë më 13 dhjetor në Maqedoninë e Veriut
Më 13 dhjetor Organizatat e Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbajnë një protestë te ‘Sheshi Skënderbeu’ në Shkup.
“Të dashur shqiptarë, shihemi në Shkup”, shkruhet në faqen zyrtare në Facebook.
Pas këtij njoftimi edhe Kreu i BDI-së Ali Ahmeti, përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se Sheshi “Skënderbe” do të jetë zëri i fuqishëm i qytetarëve që kërkojnë drejtësi për çlirimtarët.
Ndër të tjera ai thekson se drejtësia për luftëtarët e lirisë nuk mund të ndërtohet mbi akuza politike, montime dhe dëshmi të fabrikuara nga Serbia dhe Rusia.
“Pas Prishtinës dhe Tiranës, tani edhe Shkupi do të buçasë për të vërtetën dhe drejtësinë! Sheshi “Skënderbeu” në Shkup do të jetë zëri i fuqishëm i qytetarëve që kërkojnë drejtësi për çlirimtarët tanë.
Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte dhe mbetet e drejtë, çlirimtare dhe e mbështetur nga bota demokratike. Drejtësia për luftëtarët e lirisë nuk mund të ndërtohet mbi akuza politike, montime dhe dëshmi të fabrikuara nga Serbia dhe Rusia.
Ashtu siç qëndruam përkrah luftëtarëve të UÇK-së në Prishtinë dhe Tiranë, ashtu do të qëndrojmë edhe në Shkup, krenarë, të vendosur dhe të palëkundur në mbrojtje të së vërtetës sonë, të së vërtetës objektive. Më 13 dhjetor, në orën 13:00, të gjithë në Shkup!
Liria nuk gjykohet, liria mbrohet! Lavdi UÇK-së!”, shkruan Ahmeti.
Më 16 nëntor Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, mbajti protestën e radhës në Strasburg, Francë, ku bënë me dije se gjatë këtij tubimi u dorëzuan 285 letra në emër të secilit anëtar të Asamblesë së Këshillit të Evropës.
Më 17 tetor Tirana u kthye në kryeqytetin e shqiptarisë, ku mijëra qytetarë bënë thirrje për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së. Protestë e ngjashme u zhvillua edhe në Hagë më 14 shtator në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së të cilët po gjykohen në Dhomat e Specializuara.
Në Gjykatën Speciale në Hagë po zhvillohet procesi kryesor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit Rexhep Selimi, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza që të katërt i kanë mohuar. -

“Foltorja 2”, përfundon protesta e opozitës/ Mbështetësit largohen nga sheshi pranë Kryeministrisë
“Foltorja 2” është mbyllur pas më shumë se 1 orë tubim. Protestuesit e opozitës janë larguar nga sheshi pranë kryeministrisë, pasi kanë dëgjuar fjalimin e fundit të mbajtur nga kreu i PD, Sali Berisha, në foltoren e improvizur.
Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, duke folur në ‘Foltoren-Kuvendi i qytetarëve dhe deputetëve’, ka lëshuar akuza të forta ndaj Edi Ramës, lidhur me aferën korruptive të tunelit të Llogarasë.
Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se, reagimet publike të Kryeministrit ndaj procesit në Gjykatën Kushtetuese dhe ndaj akuzave për vjedhje të fondeve publike përbëjnë, sipas tij, një pranim të përgjegjësisë politike dhe morale. Ai e paraqiti situatën si pjesë të një krize më të gjerë qeverisëse, të cilën e konsideroi si kulmin e degradimit institucional dhe ekonomik të vendit gjatë dekadës së fundit.
-

Berisha: Nga sheshi i lirisë kemi një mision të madh, të largojmë Ramën
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka vijuar akuzat në drejtim të kryeministrit Edi Rama, gjatë foltores që po mban në bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Në fjalën e tij, Berisha ka kërkuar largimin e kryeministrit, duke deklaruar se vendi gjatë viteve të qeverisjes nga Rama, ka shkuar shumë mbrapa dhe është varfëruar.
Ai shtoi më tej se largimi i Ramës nga pushteti është e vetmja zgjidhje.“Në këtë shesh që ne e kemi pagëzuar si sheshi i lirisë, është sheshi i misionit të madh të guximtarëve për të përzënë nga pallati i krimit një bandë.
Në ekzistencën tonë, ne kemi njohur shumë pushtime, shumë diktatura, por nuk kemi shkuar mbrapa si këto vite.
Nuk kemi humbur mbi 45% të materies kombëtare si këto 12 vite. Asnjëherë nuk jemi varfëruar si këto 10 vite. Nuk ka pasur një klikë antishqiptare, sa sot. Ne jemi dëshmitarë të një krize ndër më të paimagjinueshmet, e cila zhveshi lakuriq para shqiptarëve hajdutin më të madh, Edi Ramën. U desh akuza e bazuar në dokumenta zyrtare të vjedhjes nga zv.kryeministrja për të bërë që Rama tu thotë shqiptarëve që hajduti jam unë dhe drejtësinë nuk e lë të veprojë. Nuk ka ndodhur kurrë kjo që ti lejojë vetes një akt të tillë. Cilido, do kishte vetëm një rrugë, largimin e menjëhershëm”, tha Berisha./vizionplus.tv -

Aksident i rëndë te sheshi Shqiponja, makina përplas për vdekje një vajzë
Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
-

Aksident tragjik tek ish-sheshi “Shqiponja”, makina përplas për vdekje një grua
Një aksident me vdekje ka ndodhur te ish-Sheshi Shqiponja mëngjesin e sotëm.
Raportohet se një automjet ka përplasur për vdekje një grua.
Viktima, sipas burimeve, është rret 55-vjeçe. Ndërkohë ende nuk dihen rrethanat e aksidentit apo identiteti i viktimës. -

Mëngjes tragjik/ Aksident me vdekje te ish-Sheshi Shqiponja, makina përplas për vdekje një grua
Një aksident me vdekje ka ndodhur te ish-Sheshi Shqiponja mëngjesin e sotëm.
Raportohet se një automjet ka përplasur për vdekje një grua.
Viktima, sipas burimeve, është rret 55-vjeçe. Ndërkohë ende nuk dihen rrethanat e aksidentit apo identiteti i viktimës. -

Përfundon Maratona e Tiranës, “dominojnë” kenianët/ Mbi 5 mijë garues nga 56 vende të ndryshme të botës
Prej orës 08:00 të mëngjesit, kryeqyteti është “pushtuar” nga energjia sportive teksa është zhvilluar Maratona e Tiranës 2025.
Ngjarja madhore ka mbledhur rreth 5100 garues nga 56 shtete të ndryshme, duke e kthyer Tiranën në një skenë ndërkombëtare sporti dhe bashkimi.
Në kategorinë 42 km për meshkuj dhe femra, fituesit janë të gjithë nga Kenia, duke konfirmuar edhe një herë dominimin afrikan në garat e gjata.
Fitues i kategorisë së burrave u shpall Benard Kiprotich, i ndjekur nga Derick Chegg dhe Shedrack Kiptoo. Dy të parët do të shpërblehen me nga 5 mijë euro secili, ndërsa gjithsej do të ndahen 24 çmime në të katër kategoritë e garës.
Itinerari i maratonës përfshin disa nga zonat më të njohura të Tiranës, si sheshi “Nënë Tereza”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Papa Gjon Pali II”, sheshi “Skënderbej”, bulevardi “Zogu i Parë” e “Zogu i Ri”, si dhe rrugët “Durrësit”, “Kavajës”, “Myslym Shyri” dhe “Ibrahim Rugova”.
Për shkak të maratonës, është pezulluar përkohësisht lëvizja e transportit urban në disa segmente kryesore, ndërsa lëvizja për emergjencat mbetet e hapur.
Këtë vit, Maratona e Tiranës zhvillohet në katër kategori:
Maratona e plotë (42 km);
Gjysmë-maratona (21 km);
10 km;
Fun Run & We Too, e dedikuar për familjarë, amatorë dhe persona me aftësi ndryshe. -

Përfundon ‘Maratona e Tiranës’/ Mbi 5 mijë garues nga 56 vende të ndryshme të botës, ja vendet e para
Prej orës 08:00 të mëngjesit, kryeqyteti është “pushtuar” nga energjia sportive teksa është zhvilluar Maratona e Tiranës 2025.
Ngjarja madhore ka mbledhur rreth 5100 garues nga 56 shtete të ndryshme, duke e kthyer Tiranën në një skenë ndërkombëtare sporti dhe bashkimi.
Në kategorinë 42 km për meshkuj dhe femra, fituesit janë të gjithë nga Kenia, duke konfirmuar edhe një herë dominimin afrikan në garat e gjata.
Fitues i kategorisë së burrave u shpall Benard Kiprotich, i ndjekur nga Derick Chegg dhe Shedrack Kiptoo. Dy të parët do të shpërblehen me nga 5 mijë euro secili, ndërsa gjithsej do të ndahen 24 çmime në të katër kategoritë e garës.
Itinerari i maratonës përfshin disa nga zonat më të njohura të Tiranës, si sheshi “Nënë Tereza”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Papa Gjon Pali II”, sheshi “Skënderbej”, bulevardi “Zogu i Parë” e “Zogu i Ri”, si dhe rrugët “Durrësit”, “Kavajës”, “Myslym Shyri” dhe “Ibrahim Rugova”.
Për shkak të maratonës, është pezulluar përkohësisht lëvizja e transportit urban në disa segmente kryesore, ndërsa lëvizja për emergjencat mbetet e hapur.
Këtë vit, Maratona e Tiranës zhvillohet në katër kategori:
Maratona e plotë (42 km);
Gjysmë-maratona (21 km);
10 km;
Fun Run & We Too, e dedikuar për familjarë, amatorë dhe persona me aftësi ndryshe.