Tag: sherrit

  • Plas sherri mes shqiptarëve në Greqi, përplasen dy familjet pas sherrit mes çiftit, dy të plagosur

    Plas sherri mes shqiptarëve në Greqi, përplasen dy familjet pas sherrit mes çiftit, dy të plagosur

    U desh ndërhyrja e policisë greke për të qetësuar sherrin që shpërtheu në një familje shqiptare në Rethymno të Kretës mbrëmjen e së shtunës.
    Sipas burimeve lokale, çdo gjë nisi pas një sherri mes çiftit të familjes dhe në vazhdim gjërat u përkeqësuan prej ndërhyrjes së familjarëve të të dy palëve.
    Dy persona u plagosën, njëri prej të cilëve në gjendje më të rëndë, ndërsa tjetri është jashtë rrezikut për jetën.
    Katër janë të arrestuarit përfshirë edhe dy të plagosurit, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim policor.
    Autoritet thanë se po hetojnë shkaqet e përplasje mes familjeve shqiptare dhe problemet mes çiftit që ishte edhe fillesa e sherrit mes tyre.
    Hetimet po kryhen prej Drejtorisë së Anti krimit të policisë së Rethymos.

  • Emrat/ Zbardhet dinamika e sherrit me armë në Tiranë! 8 persona të arrestuar, në kërkim 51-vjeçari që qëlloi…

    Emrat/ Zbardhet dinamika e sherrit me armë në Tiranë! 8 persona të arrestuar, në kërkim 51-vjeçari që qëlloi…

    Pas sherrit të mbrëmshëm në një lokal pranë Liqenit Artificial, Policia ka njoftuar se ka vendosur në pranga 8 persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.
    Të arrestuarit janë Kasem Stani(Pasha), Emiljan Ruko, Bjorni Tahiraj, Eriald Tahiraj, Denikiajder Tahiraj, Eduart Sulaj, Kastriot Stani, Elton Ajredinaj. Ndërkohë në kërkim është Ilir Shabanaj.
    Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije gjithashtu se kanë sekuestruar edhe armën e zjarrit dhe celularët e të arrestuarve.
    “Menjëherë pas njoftimit, për një konflikt ndërmjet disa shtetasve, në një lokal në rrugën “Sami Frashëri”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda, kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim identifikimin dhe kapjen e përgjegjësve.
    Si rezultat i veprimeve profesionale dhe të shpejta hetimore u zbardh dinamika e rastit, si dhe:
    -u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi A. Sh., 51 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se gjatë konfliktit për motive të dobëta, ka goditur me qytën e një arme zjarri, shtetasin K. S.(P.), 40 vjeç, i cili u dëmtua lehtë. Gjithashtu, rezultoi se 51-vjeçari qëlloi një herë, me këtë armë zjarri, në vendngjarje, por nga e shtëna nuk u dëmtua asnjë shtetas. Vijon intensivisht puna për kapjen e këtij shtetasi;
    -u identifikuan dhe u arrestuan 8 shtetasit e përfshirë në konflikt: K. S. (P.), 40 vjeç, E. A., 43 vjeç, E. R., 39 vjeç, B. T., 24 vjeç, E. T., 35 vjeç, D. T., 30 vjeç, E. S., 47 vjeç dhe K. S., 53 vjeç, të akuzuar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, informoi sot policia.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  • Sherr në Tiranë, Ilir Demaliaj godet me shqelm Kujtim Gjuzin! (Video)

    Sherr në Tiranë, Ilir Demaliaj godet me shqelm Kujtim Gjuzin! (Video)

    Një sherr është regjistruar në ambientet e hollit të një hoteli të Tiranës, ku protagonist të sherrit kanë qenë dy personazhe të njohur për publikun.
    Bëhet fjalë për Ilir Demaliajn dhe Kujtim Gjuzin. Siç shihet në videon që po qarkullon në rrjet, Demaliaj i lëshohet Kujtim Gjuzit dhe shkelmë, teksa ky i fundit fillimisht tenton t’i ikë.
    Krah Ilir Demaliajt shfaqet dhe një grua, e cila mundohet të parandalojë sherrin, por ai e shtyn dhe e rrëzon përtok. Ende nuk dihet se cili ka qenë motivi i sherrit mes tyre.
    Ilir Demaliaj kohët e fundit është kthyer në një mbrojtës të Edi Ramës në studiot televizive, ku ka thënë se është dhe kushëri me Linda Ramën, ndërsa ish-deputeti Kujtim Gjuzi është aleat i Sali Berishës në zgjedhjet e 11 Majit.

  • Qëlloi me armë gjahu vëllanë dhe një tjetër në Divjakë pas sherrit për pronat, vihet në pranga 50-vjeçari

    Qëlloi me armë gjahu vëllanë dhe një tjetër në Divjakë pas sherrit për pronat, vihet në pranga 50-vjeçari

    Një sherr mes dy vëllezërve dhe një personi tjetër në në fshatin Fierseman të Divjakës degradoi në përdorimin e armës së zjarrit.

    Rreth orës 20:00 pas një debati për motive pronësie, Z.K., 58 vjeç dhe A.G., 57 vjeç, kanë goditur me grushte Sh. K., 50 vjeç, i cili është vëllai i shtetasit Z. K..
    Pas sherrit, Sh. K., ka gjuajtur me armën e gjahut të cilin e kishte me leje. Pas ngjarjes 50-vjeçari ka rënë në pranga, ndërsa është vënë nën hetim A.G.

    “Në lidhje me ngjarjen e mbrëmshme, në fshatin Fierseman, informojmë se në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. K., 50 vjeç, për veprat penale “Kanosja”, “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës”. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. G., 57 vjeç, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje””, sipas njoftimit të policisë.

    Top Channel

  • Arrestohet polici i Rinasit! Qëlloi me armë zjarri pas sherrit me dy kushërinjtë në Fushë Krujë

    Arrestohet polici i Rinasit! Qëlloi me armë zjarri pas sherrit me dy kushërinjtë në Fushë Krujë

    Foto Ilustruese

    TIRANË- Një efektiv policie është vënë në pranga pasi akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe “kanosje”. Bëhet fjalë për Ergys Zelën, me detyrë Ndihmës Specialist në Komisariatin e Policisë Rinas. Në njoftimin zyrtar të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore bëhet me dije se më datë 4 prill, rreth orës 22:00, Zela është përfshirë në një konflikt me dy kushërinj, pranë një parkimi në Fushë Krujë.
    Nuk dihet arsyet e nisjes së sherrit. Zelës, siç bëhet me dije, i është sekuestruar dhe arma e shërbimit ‘Glok’ së bashku me 12 fishekë. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe një gëzhojë, por nuk dihet nëse Zela ka qëlluar në ajër apo në drejtim të dy kushërinjve. Deri më tani nuk është raportuar për persona të plagosur.
    Njoftimi zyrtar:
    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore  (Rajoni Tiranë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë E. Z., me detyrë Ndihmës Specialist në Komisariatin e Policisë Rinas, i dyshuar për veprat penale “Kanosje” dhe “Shpërdorim detyre”.
    Arrestimi i tij u krye pasi me datë 04.04.2025 rreth orës 22:00 pranë një parkimi në Fushë Krujë, është përfshirë në një konflikt fizik për motive të dobëta me shtetasit A. H. dhe O. H., duke kanosur jetën e tyre.
    Në vendin e ngjarjes u sekuestrua një gëzhojë me kapsolle të goditura dhe një objekt metalik i deformuar i ngjashëm me atë të predhës. Gjithashtu nga veprimet e para hetimore, AMP ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë të llojit Glok 17 me 12 fishekë.