Tag: sherrit

  • FOTO/ U vra pas sherrit me bashkëmoshatarin, ky është 14-vjeçari që humbi jetën në Maliq

    FOTO/ U vra pas sherrit me bashkëmoshatarin, ky është 14-vjeçari që humbi jetën në Maliq

    I riu në foto është 14-vjeçari, Erald Xhejo i cili humbi jetën tragjikisht ditën e djeshme pas një sherri në një lokal në fshatin Pirg.

    Xhejo humbi jetën në spital pas plagëve të marra me thikë nga bashkëmoshatari i tij.

    Ende nuk dihen shkaqet e sherrit që sollën këtë ngjarje tragjike.

    LEXO EDHE: Vritet me thikë 14 vjeçari në Maliq, pas sherrit mes dy adoleshentëve

    Mësohet se viktima dhe autori i dyshuar kanë patur edhe konflikte të mëparshme. Raportohet se ata janë takuar për t’u sqaruar por konflikti ka agravuar në përdorimin e thikës. 

    LEXO EDHE: ‘Shfaqem kur s’ta pret mendja’/ Armë dhe mesazhe kërcënuese: Çfarë postonte në rrjete sociale vrasësi i bashkëmoshatarit në Maliq

    Autori ka dëmtime, por jo me thikë. Ai është shoqëruar nga policia ku do të merret në pyetje në lidhje me ngjarjen.

     

  • Del video e sherrit të dhunshëm tek Lumi i Shalës – Një grup personash rrihen me ‘hunj’ me njëri-tjetrin

    Del video e sherrit të dhunshëm tek Lumi i Shalës – Një grup personash rrihen me ‘hunj’ me njëri-tjetrin

    Në videon e mësipërme duket momenti i sherrit të dhunshëm të ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm tek Lumi i Shalës.

    Lidhur me ngjarjen nuk ka ende një sqarim zyrtar, ndërsa në pamjet e filmuara nga vizitorë të tjerë, duken mbi 10 persona, të cilët konfliktohen me njëri-tjetrin.

    Në një moment sherri agravon mes tyre dhe nisin e gjuajnë me sende të forta, që në dukje ngjasojnë si ‘hunj’.

    Pritet reagimi i policisë lidhur me këtë ngjarje, ndërsa nga burime është bërë e ditur se dy të rinj kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e goditjeve. Nuk dihet gjithashtu as shkaku i sherrit.

    Kujtojmë që për këtë sezon veror, ngjarje të tilla kanë qenë prezente në zonat turistike, bregdetare e malore.

  • Sarandë/ Goditi ish-policin me tytë pistolete pas sherrit dhe u arratis, identifikohet autori i krimit

    Sarandë/ Goditi ish-policin me tytë pistolete pas sherrit dhe u arratis, identifikohet autori i krimit

    Policia e Sarandës ka identifikuar autorin e dyshuar të sherrit të djeshëm në qytetin bregdetar, ku një ish-efektiv policie u godit me tytë pistolete dhe më pas arma u shkreh në ajër.

    Burimet nga policia bëjnë të ditur se i dyshuari është shtetasi E.D., i cili është shpallur në kërkim. Dyshohet se motivet e krimit janë të dobëta, teksa hetimet po vijojnë për ta zbardhur plotësisht dinamikën dhe shkaqet.

    Ngjarja ndodhi rreth orës 19:10, në lagjen nr. 4, ku dyshohet se gjatë një konflikti është dëmtuar ish-polici Adil Veli, 56 vjeç, i cili u mjekua në spital, pa rrezik jete.

    “Nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, dyshohet se gjatë momentit të goditjes me tytën e armës, arma është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme në ajër, pa shkaktuar pasoja. Si provë materiale, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë arme zjarri. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të saj”, bëri me dije policia vendore pas hetimeve paraprake.

  • Publikohet videoja e vrasjes së Martin Canit/ Momenti kur qëllohet me thikë dhe largohet duke vrapuar, mban dorën në zemër

    Publikohet videoja e vrasjes së Martin Canit/ Momenti kur qëllohet me thikë dhe largohet duke vrapuar, mban dorën në zemër

    Top Channel ka siguruar videon e momentit të vrasjes së 14-vjeçarit, Martin Cani, një prej ngjarjeve më të rënda të ndodhura në vendin tonë.

    Në pamje duket e gjithë dinamika e ngjarjes së datës 18 nëntor 2024.
    Fillimisht Cani, Përlleshaj, Meçja dhe adoleshentë të tjerë ecin në drejtim të një rrugice, ndërsa mbajnë në shpinë çanta shkolle dhe pas sherrit largohen të gjithë duke vrapuar.
    Për disa sekonda dallohet Martin Cani i cili mban njërën dorë në zemër, aty ku mori edhe goditjen fatale që i shkaktoi edhe vdekjen.
    Në video duket edhe Mario Përlleshaj, i akuzuar për vrasjen e Canit, që mban në dorë një thikë dhe largohet pas momentit të rëndë.
    14-vjeçari Martin Cani humbi jetën pak metra larg shkollës “Fan Noli”, ku studionte gjatë sherrit me të dyshuarin Mario Përlleshaj.
    Gjatë sherrit mbeti i plagosur edhe shoku i tij 14-vjeç, Luis Meçja i cili u largua në Itali për mjekim të specializuar dhe tashmë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
    Vrasja e Canit shkaktoi reagim mbarëqytetar, ku qytetarët u ngritën në protesta për disa ditë për sigurinë në shkolla.

    Top Channel

  • Pas sherrit në Kashar, reagon Policia: U ndalua një person, punonjësit s’u përfshinë

    Pas sherrit në Kashar, reagon Policia: U ndalua një person, punonjësit s’u përfshinë

    Policia ka reaguar zyrtarisht pas incidentit të ndodhur mesditën e sotme në KZAZ 30 në Kashar, ku gjatë procesit të numërimit përfaques të subjekteve të ndryshme politike janë konfliktuar me njeri-tjetrin.

    Në pranga ka rënë R. N., 26 vjeç, i dyshuar i përfshirë në konflikt, për veprime të metejshme proceduriale.
    Policia thotë se në lidhje me pretendimin se në konflikt janë përfshirë dhe punonjës policie, sqarojmë se ky pretendim është i pavërtetë.

    Vijon puna për shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt dhe dokumentimin e plotë e rrethanave të konfliktit.

  • Vr*tet 41-vjeçari, Policia kap autorin. Zbulohet edhe pista e sherrit

    Vr*tet 41-vjeçari, Policia kap autorin. Zbulohet edhe pista e sherrit

    Një 41-vjeçar është vrarë për konflikte pronësie dhe hakmarrje në Has. Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në fshatin Pla. Policia tha se ngjarja ka lidhje me konfliktin e raportuar një ditë më parë, ku dy bashkëshortë përfunduan në spital pas përleshjes për shkak të sherrit për pronat, teksa kishin nisur hetimet për të dyja palët.
    Për plagosjen u mor nën akuzë dhe arrestua vajza 21-vjeçare e dyshuar për sulmin. Por nuk është mjaftuar me kaq. Pasi ditën e sotme (7 maj), në orën 16:40, Policia raporton se Y. J., i afërm i bashkëshortëve të plagosur, 41-vjeç, ka qëlluar për vdekje me armë R.S., 34 vjeç, familjar i vajzës së dyshuar.

    Policia dhe forca të shumta mbështetëse kanë shkuar në vendngjarje, duke kryer arrestimin e autorit dhe sekuestrimin e armës së krimit.
    Njoftimi i Policisë së Kukësit:
    Rreth orës 16:40, është marrë njoftim se në fshatin Pla, shtetasi Y. J., 41 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. S., 34 vjeç, dyshohet për motive pronësie
    Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet Policisë, si dhe në mbështetje të Policisë lokale shkuan Forcat e Posaçme Shiqponja të DVP Kukës.
    Si rezultat i veprimeve të shpejta policore u bë kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar.
    Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit e dyshuar e përdorur nga autori. Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

  • Çfarë ndodhi te zyra e PSD? Pas sherrit në rrugë, babë e bir të armatosur ‘bastisin’ zonën

    Çfarë ndodhi te zyra e PSD? Pas sherrit në rrugë, babë e bir të armatosur ‘bastisin’ zonën

    Të tjera detaje kanë dalë nga sherri që ka ndodhur ditën e sotme në një zyrë të Partisë Social-Demokrate në zonën e Ali Demit në Tiranë.
    Sipas burimeve mësohet se një i ri është zënë me një tjetër person në mesditë në zonën e Ali Demit.
    Më pas ka shkuar në shtëpi dhe bashkë me të atin, Arjan Telhallari, tashmë në kërkim, kanë shkuar tek lokali në zonë për të gjetur të riun, djalin tjetër me të cilin ishte zënë, por nuk e kanë gjetur aty.
    Pasi kanë kontrolluar zonën, kanë parë që ai ndodhej tek zyra e PSD e më pas kanë hyrë aty dhe janë konfliktuar.
    Telhallari sipas Policisë ka qenë i armatosur dhe i kanë rënë fishekët e paplasur në tokë gjatë sherrit, ndërsa arma nuk rezulton që është përdorur.

  • Goditi në kokë djalin e ish deputetit pas sherrit në Farkë, vihet nën hetim 38-vjeçari

    Goditi në kokë djalin e ish deputetit pas sherrit në Farkë, vihet nën hetim 38-vjeçari

    38-vjeçari që goditi në kokë pas sherrit djalin e ish-deputetit demokrat Mhill Fufi është vënë nën hetim.

    19-vjeçari Kristi Fufi përfundoi në spital një natë më parë pas plagëve në kokë nga një bisht fshese.
    Gjatë sherrit ishin edhe persona të tjerë dhe policia po punon për identifikimin dhe për kapjen e tyre.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. S., 38 vjeç, pasi mbremjen e djeshme, në një rezidencë, në Farkë, dyshohet se ka goditur me grushte dhe ka kanosur 19-vjeçarin K. F., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna për identifikimin dhe për kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në konflikt”, sipas njoftimit të policisë.

    Top Channel

  • VIDEO/ Dalin pamjet e sherrit ku u përfshi Xhelal Mziu dhe nipi i tij, dhunuan 33-vjeçarin në Ostren

    VIDEO/ Dalin pamjet e sherrit ku u përfshi Xhelal Mziu dhe nipi i tij, dhunuan 33-vjeçarin në Ostren

    Një incident është shënuar në mbyllje të takimit elektoral të Partisë Demokratike në Ostren, teksa raportohet se drejtuesi politik i Dibrës Xhelal Mziu dhe nipi i tij, kanë dhunuar një 33-vjeçar.

    Momenti i sherrit është filmuar nga kamerat në zonë.
    Policia bën me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në SPAK, për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, për Xhelal Mziun, 58 vjeç dhe E. M., 36 vjeç, xhaxha e nip, të dy banues në Tiranë.
    Sipas policisë rreth orës 13:00 të datës 24.04.2025, pas një takimi elektoral të zhvilluar nga subjekti politik “Partia Demokratike”, në fshatin Ostren, dyshohet se kanë goditur me grushte, shtetasin Kalosh Murra, 33 vjeç, punonjës i njësisë administrative Ostren, banues në Shupenzë.
    Ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të njësisë administrative Ostren ndërsa ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.

    Top Channel

  • U plagos në kokë gjatë sherrit me sende të forta në Farkë, 19-vjeçari, djali i ish-deputetit demokrat

    U plagos në kokë gjatë sherrit me sende të forta në Farkë, 19-vjeçari, djali i ish-deputetit demokrat

    19-vjeçari i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme pranë një kompleksi në zonën e Farkës mësohet se është djali i ish-deputetit të PD, Mhill Fufi.

    Kristi Fufi ndodhet në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, pasi dyshohet se u godit me bisht fshese në kokë.
    Pas sherrit ishte vetë Fufi që shkoi të denonconte rastin.
    Dyshohet se personat e përfshirë kanë pasur edhe armë zjarri, por nuk i kanë përdorur.
    Policia po punon për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në sherr.
    “Rreth orës 19:15, në Farkë, në afërsi të një kompleksi, persona ende të paidentifikuar janë përfshirë në një konflikt dyshohet me sende të forta.
    Si pasojë është dëmtuar shtetasi K. F., rreth 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit si dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt”, sipas njoftimit zyrtar të policisë.

    Top Channel