Tag: sherr

  • Sherr me thika mes të miturve në Bathore! 5 përfundojnë në spital, 2 në pranga

    Sherr me thika mes të miturve në Bathore! 5 përfundojnë në spital, 2 në pranga

    pamje nga spitali

    TIRANË-Një sherr mes disa të miturve ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Bathores, Tiranë, ku të plagosur me thikë kanë mbetur 5 persona, të moshave kryesisht të mitura. 5 personat që janë plagosur po marrin mjekim në spital, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
    Mësohet se të rinjtë që u përfshinë në sherr, ku dyshohet të kenë qenë mbi 15 persona, janë të moshës nga 15 deri në 19 vjeç, dy prej të cilëve iu është komunikuar arresti dhe pritet të dalin para gjykatës. Fillimisht konflikti ka nisur për motive të dobëta mes të miturve, të cilët më pas kanë lajmëruar të afërmit e tyre dhe takimi është lënë në Bathore, bulevardin kryesor Institut-Kamëz.
    Sherri ka përfunduar në dhunë fizike e deri në përdorimin e thikës dhe sendeve të forta, duke shkaktuar plagosjen e 5 personave.
    Njoftimi i policisë:
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit:
    -E. L., 19 vjeç, dhe për një 16-vjeçar, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. A., 21 vjeç, A. A., 25 vjeç, dhe për 4 shtetas të mitur, pasi dje, te pedonalja e Bathores, janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta. Gjatë konfliktit, kanë pësuar dëmtime, dyshohet me mjet prerës, 5 shtetas, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një mjet prerës.

  • Sherr masiv me thika në Kamëz, 4 të plagosur dërgohen me urgjencë te Trauma

    Sherr masiv me thika në Kamëz, 4 të plagosur dërgohen me urgjencë te Trauma

    Një sherr masiv është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Bathore, Kamëz, ku ka degraduar deri në përdorimin e thikave.
    Nga informacionet paraprake raportohet për disa të plagosur, të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës, për të marrë ndihmë mjekësore.

    Burime bëjnë me dije se janë 4 persona që kanë mbetur të plagosur, teksa veç thikave, gjatë sherrrit janë përdorur edhe sende të forta.

    Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, teksa mësohet se disa persona janë shoqëruar në komisariatin numër 5.

  • Sherr me thika në Bathore, 5 të plagosur përfundojnë te spitali i Traumës

    Sherr me thika në Bathore, 5 të plagosur përfundojnë te spitali i Traumës

    Një sherr i dhunshëm mes disa personave është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Bathores, në kryeqytet. Mësohet se janë përdorur sende të forta dhe thika.
    Si pasojë e konfliktit, pesë persona te mitur kanë mbetur të dëmtuar dhe janë dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore.
    Burime bëjnë me dije se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe kanë marrë dëmtime të lehta.
    Menjëherë pas ngjarjes, policia ka ndërhyrë dhe ka shoqëruar disa persona të përfshirë në konflikt për t’i marrë në pyetje dhe për të sqaruar rrethanat e sherrit.
    Hetimet paraprake janë në vijim për të zbardhur plotësisht motivet dhe përgjegjësitë për këtë ngjarje.
    Njoftimi i Policisë:
    Kamëz/Informacion paraprak.
    Rreth orës 18:30, tek Pedonalja e Bathores, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta disa të mitur.
    Gjatë konfliktit kanë marrë dëmtime të lehta 5 shtetas, dyshohet me mjet të mprehtë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
    Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa shtetas, ndërsa Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

     

  • Sherr me thika mes disa personave në Bathore, 4 të plagosur përfundojnë te Trauma

    Sherr me thika mes disa personave në Bathore, 4 të plagosur përfundojnë te Trauma

    Një sherr i dhunshëm mes disa personave është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Bathores, në kryeqytet. Mësoset se gjate konfliktit janë përdorur sende të forta dhe thika.
    Si pasojë e konfliktit, katër persona kanë mbetur të dëmtuar dhe janë dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore.
    Burime bëjnë me dije se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe kanë marrë dëmtime të lehta.
    Menjëherë pas ngjarjes, policia ka ndërhyrë dhe ka shoqëruar disa persona të përfshirë në konflikt për t’i marrë në pyetje dhe për të sqaruar rrethanat e sherrit.
    Hetimet paraprake janë në vijim për të zbardhur plotësisht motivet dhe përgjegjësitë për këtë ngjarje.

  • Sherr me thika në Bathore, 4 të plagosur përfundojnë te spitali i Traumës

    Sherr me thika në Bathore, 4 të plagosur përfundojnë te spitali i Traumës

    Një sherr i dhunshëm mes disa personave është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Bathores, në kryeqytet. Mësohet se janë përdorur sende të forta dhe thika.
    Si pasojë e konfliktit, katër persona kanë mbetur të dëmtuar dhe janë dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore.
    Burime bëjnë me dije se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe kanë marrë dëmtime të lehta.
    Menjëherë pas ngjarjes, policia ka ndërhyrë dhe ka shoqëruar disa persona të përfshirë në konflikt për t’i marrë në pyetje dhe për të sqaruar rrethanat e sherrit.
    Hetimet paraprake janë në vijim për të zbardhur plotësisht motivet dhe përgjegjësitë për këtë ngjarje.
     

  • “Xhindosen” serbët, humbja në shtëpi u ul kokën! Sherr pas përfundimit të ndeshjes

    “Xhindosen” serbët, humbja në shtëpi u ul kokën! Sherr pas përfundimit të ndeshjes

    Ndeshja Serbi-Shqipëri, e cila përfundoi në favorin e shqipeve, u prit në mënyrën më të keqe nga tifozët serbë.
    Pas përfundimit të ndeshjes, një sherr ka ndodhur në shkllët e stadiumit.
    Kanë qenë forcat serbe, ato që kanë ndërhyrë menjëherë, që situata të mos përshkallëzohej.
    Ndërkohë që gjatë gjithë ndeshjes, tifozët serbë kanë qenë të tensionuar, situatë që e kanë shoqëruar me brohoritma urrejtjeje ndaj shqiptarëve.

  • Ylli Manjani: Thirrini mor arsyes, se na bëtë njerëz me bisht

    Ylli Manjani: Thirrini mor arsyes, se na bëtë njerëz me bisht

    Ylli Manjani ka reaguar mbi komentet e shumta, pas rastit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja. 
    “Të gjithë ata që janë në sherr të thellë me arsyen dhe, i kan hyp n’shpinë budallëkut, i ftoj të përpiqen të kuptojnë, pasi të kenë dëgjuar, analizën time mbi arsyet e mllefit të njerëzve me gjykatat. Përpara se të shajnë e shfryjnë përgjithë natën në rrjet. 
    Unë nuk e mbroj, por e kritikoj sistemin. Më shumë e më ashpër ndoshta se askush tjetër në hapësirën publike.  Por kjo nuk më fut në sherr me arsyen dhe të katandisem në absurdin se, kur skam ç’ti bëj sistemit hajde të vrasim punonjësit e tij! 
    Nuk e bëj këtë sepse kjo quhet vrasje, pavarësisht motiveve të kryerjes së saj. Nuk ka emër tjetër kjo gjë! 
    Tani, ju që keni gjetur “heroin” tek Elvis Shkambi, dua tu them mbajeni e vlerësojeni si hero. 
    Bëjini edhe bust dhe jeni në të drejtën tuaj. Ndërkohë përpiquni të kuptoni se duke i dhënë lekë nuk po e bëni hero por vrasës me pagesë. 
    Po mor po, jeni ju ata që po e shpallni vrasës. Me pagesë biles. Heronjtë nuk paguhen. Kjo është llogjika. 
    Ju po kërkoni në fakt një vrasës me pagesë për hallin tuaj, jo një hero që të ndryshojë sistemin e padrejtë. 
    Ndërkohë Elvisi e bëri atë gjest për hallin e vet, jo për tuajin. Të jeni të bindur se në atë moment juve as u kishte në refene fare, për fat të keq. Them për fat të keq se po tu kishte sjellë ndërmend juve do ishte stepur e s’do ta kishte bërë atë akt.  
    Se nuk mbyllet jeta për askënd sot. Aq më pak për ju, që jeni në sherr me arsyen. 
    Familjes Shkambi, shteti i ka boxh shërbimin e avokatisë,  nëse nuk arrijnë ta përballojnë vetë. Se edhe Elvisi ka të drejtë të ketë një avokat. Patjetër që po. 
    Thirrini mor arsyes se na bëtë njerëz me bisht! 
    Bahhhh.. 
    Bashkohem me thirrjen e Eduard Halimit për të mos i bërë asnjë publicitet asaj nisme për mbledhje fondesh. 
    ****
    Disa që janë ende miq në këtë faqe personale timen dhe, që, për faqen e tyre të zezë, shajnë nëpër faqe të tjera, i ftoj të largohen vetë që tani nga këtu. Shpejt madje”, shkruanManjani.

  • Sherr në Fier, plagoset me thikë një person

    Sherr në Fier, plagoset me thikë një person

    Sherri mes dy personave ka përfunduar me një të plagosur në lagjen “Liri” në Fier.
    Sipas të dhënave nga policia, shtetasi N.Xh pas një konflikti për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin N. K., 30 vjeç, banues në Fier, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
    Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës.

  • Sherr masiv në gjimnazin “Ibrahim Rugova”, plagosen me thikë dy nxënës

    Sherr masiv në gjimnazin “Ibrahim Rugova”, plagosen me thikë dy nxënës

    Foto ilustruese

    TIRANË- Ka shkuar në dy numri i të plagosurve me thikë, si pasojë e një konflikti mes adoleshentëve në ambientet e jashtme të gjimnazit ‘Ibrahim Rugova’ në Kamëz.
    Të përfshirë në këtë ngjarje janë të adoleshentë të kësaj shkolle rreth moshës 16 vjeç, shtetasit A. L., dhe P. T, të cilët janë dërguar me urgjencë drejt spiralit.
    Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të plagosjes. Raportohet se në spitalin e Traumës janë duke u ekzaminuar dy të rinj, të cilët kanë marrë plagë me thikë. /ZËRI

  • Sherr i dhunshëm në gjimnazin “Ibrahim Rugova” në Kamëz, plagosen me thikë dy nxënës

    Sherr i dhunshëm në gjimnazin “Ibrahim Rugova” në Kamëz, plagosen me thikë dy nxënës

    Sot, më datë 2 tetor 2025, një sherr i dhunshëm mes nxënësve ka ndodhur në gjimnazin “Ibrahim Rugova” në Kamëz.
    Sherri ka ndodhur në rrugë, shumë pranë gjimnazit dhe në të janë përfshirë nxënës, raporton për Klan News, Besar Bajraktaraj.
    Për shkak të përdorimit të sendeve të forta dhe të mprehta, dy nxënës mësohet se janë plagosur.
    Konfliktet e dhunshme mes nxënësve në shkolla janë kthyer në një problem madhor.
    Disa ngjarje të dhunshme e kriminale me pjesëmarrjen e adoleshentëve, janë shënuar në mbarë vendin.
    Kujtojmë se disa kohë më parë, në shkollën “Fan Noli” në kryeqytet u vra me thikë një adoleshent, duke shkaktuar zemërim në shoqëri.