Një sherr i dhunshëm mes dy shqiptarëve ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e Vardas të Ilias në Greqi, ku si pasojë njëri ka mbetur i plagosur. Mësohet se si pasojë e konfliktit 21-vjeçari ka sulmuar 17-vjeçarin me thikë.
Menjëherë pas ngjarjes 17-vjeçari është dërguar në Infermierinë e Pirgos ku iu nënshtrua një operacioni të gjatë, i cili përfundoi me sukses. Gjendja shëndetësore e të plagosurit pas operacionit është e qëndrueshme dhe duket se i riu nuk është më në rrezik për jetën.
Lidhur me shkaqet e ngjarjes, viktima 17-vjeçare dhe i dyshuari 21-vjeçar janë takuar për të zgjidhur një çështje personale lidhur me mosmarrëveshjet financiare. Gjatë takimit 21-vjeçari ka nxjerrë thikën që kishte në posedim, duke e goditur në pjesë të barkut 17-vjeçarin. Gjithashtu 21-vjeçari është vënë në pranga menjëherë nga autoritetet greke.
Tag: sherr
-

Sherr mes shqiptarëve në Greqi/ 17-vjeçari plagoset me thikë nga bashkatdhetari
-

Sherr mes adoleshentëve në Sarandë, 17-vjeçari plagoset 3 herë me thikë
Foto ilustruese
SARANDË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën “Bilal Golemi” në Sarandë, ku një i mitur është plagosur me thikë. Sipas Policisë, 17-vjeçari, nxënës në shkollën “Hasan Tahsini” është plagosur me 3 herë me thikë gjatë një sherri, ku ka marrë një plagë në stomak dhe dy në ije. Adoleshenti ka qenë bashkë me një shokun e tij, kur është konfliktuar me 17-vjeçarin K. Cora, i cili dyshohet se është autori i ngjarjes.
I plagosuri është transportuar fillimisht drejt urgjencës së spitalit të Sarandës ku ka marë ndihmën e parë dhe më pas është transportuar drejt Vlorës për mjekim më të specializuar.
Policia bën me dije se autori i dyshuar është arrestuar, ndërsa thikën e hodhi në një zonë me ferra në mënyrë që ta fshihte. Cora, njihet si një person problematik për Policinë e Sarandës, pasi në janar të vitit 2024 është përfshirë në një sherr tjetër, ku ka plagosur me dorezë po një tjetër të mitur në gjimnazin “Hasan Tahsini”./ZËRI -

Sherr në Sarandë, plagoset me thikë një 17-vjeçar
Rreth orës 13:40, në rrugën “Butrinti”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se një 17-vjeçar ka goditur me mjet prerës (thikë) një tjetër 17-vjeçar, i cili aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, autori i dyshuar është kapur dhe është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.