Tag: shërbimit

  • Arrestohet punonjësi i Gardës, kanosi me armën e shërbimit të afërmin e tij

    Arrestohet punonjësi i Gardës, kanosi me armën e shërbimit të afërmin e tij

    Një punonjës i Gardës së Republikës së Shqipërisë, është vënë në pranga pasi ka kërcënuar të afërmin e tij me armën e shërbimit.
    Sipas njoftimit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, në pranga ka rënë Inspektori E.K.
    Ky i fundit, u përfshi në një konflikt me të afërmin e tij pranë banesës së tij, për motive të dobëta. Për shkak të këtij konflikti, ai nxorri armën e shërbimit, teksa nga njoftimi lihet të nënkuptohet se nuk ka pasur të shtëna.
    Punonjësi i Gardës do të hetohet për kryerjen e veprave penale “Kanosja” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.
    “Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë), ka arrestuar në flagrancë punonjësin e Gardës së Republikës së Shqipërisë, Inspektor E. K., i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kanosja” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.
    Arrestimi i tij u krye, pasi gjatë një konflikti të çastit të ndodhur pranë banesës së tij, për motive të dobëta, ka kanosur me armën e shërbimit, shtetasin I.K, me të cilin ka edhe lidhje gjaku të afërta.
    Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë“, njofton AMP-ja.

  • EMRI/ Arrestohet punonjësi i Gardës në Tiranë, kërcënoi një person me armën e shërbimit

    EMRI/ Arrestohet punonjësi i Gardës në Tiranë, kërcënoi një person me armën e shërbimit

    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar në flagrancë një punonjës të Gardës së Republikës së Shqipërisë, Inspektor Enis Keta, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kanosja” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

    Sipas njoftimit zyrtar, arrestimi u krye pas një konflikti të çastit të ndodhur pranë banesës së tij, ku për motive të dobëta, inspektori ka kanosur me armën e shërbimit shtetasin I. K., me të cilin ka lidhje të afërt gjaku.

    Ngjarja ka ngritur shqetësime për përdorimin e armës së shërbimit jashtë funksioneve zyrtare, ndërsa materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për vijimin e hetimeve.

  • Në Shkodër 230 raste zjarresh, kreu i zjarrfikësve: Shumica nga pakujdesia njerëzore

    Në Shkodër 230 raste zjarresh, kreu i zjarrfikësve: Shumica nga pakujdesia njerëzore

    Gjatë kësaj vere, në territorin e Bashkisë Shkodër janë regjistruar mbi 230 raste zjarresh.

    Fatmirësisht, ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës ka bërë të mundur neutralizimin e tyre në kohë, duke shmangur pasoja më të rënda.
    “Nga qershori deri tani, kemi diku tek 242 raste zjarri. Për gushtin kemi 45 raste zjarri. Kemi pasur 2-3 raste të vështira. Një në Mali Hebe, që tentoi të kalonte në anën e Berdicës, por u ndërhy me 8 mjete. Kemi pasur edhe në Velipojë, ku era ishte shumë e fuqishme“, shpjegon Agim Ponari, drejtor i Shërbimit Zjarrfikës Shkodër.
    Sipas drejtorit të Shërbimit Zjarrfikës Shkodër, Agim Ponari, zjarret nuk kanë qenë të qëllimshme, por janë shkaktuar kryesisht nga pakujdesia e qytetarëve, pasi shumica kanë rënë në zona të banuara.
    “Shumica e zjarreve janë nga pakujdesia, pasi nga përvoja e kuptojmë se zjarre të qëllimshme quajmë ato ku nuk ka banesa, nuk ka lëvizje të njerëzve dhe aktivitet; dikush shkon aty për atë qëllim. Ndërsa tek ne, shumica e zjarreve janë në zona të banuara, anës rrugës, në ngastra tokash, ku dikush hedh një cigare, pastron mbetjet dhe zjarri kalon përmasat dhe nuk arrin të shuhet pa ndërhyrjen tonë“, thotë Ponari.
    Aktualisht, sipas të dhënave të Shtabit të Emergjencave të Qarkut, e vetmja vatër aktive ndodhet në Fushë-Arrëz. Për shuarjen e saj po ndërhyhet edhe me helikopter.

    Top Channel

  • Bashkive u mungojnë zjarrfikësit, numri i tyre është 25% më pak sesa standardi ligjor

    Bashkive u mungojnë zjarrfikësit, numri i tyre është 25% më pak sesa standardi ligjor

    Bashkitë në të gjithë vendin po përballojnë situatën emergjente e krijuar me zjarret me 25% më pak personel zjarrfikësish, sesa e kërkon ligji “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin”.Në legjislacion përcaktohet se çdo stacioni i shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH) një njësi operuese dhe inspektuese që ngrihet në çdo bashki, duhet të zbatojë standardin e të pasurit 1 zjarrfikës profesionist për 1,500-2,000 banorë.Në total në të gjitha bashkitë në rang vendi janë të punësuar 1,300 zjarrfikës sipas të dhënave të Institutit të Bashkive të Shqipërisë. Në raportin vjetor për “Qeverisja vendore në Shqipëri- Raport mbi situatën aktuale 2024” Institutit për Bashkitë te Shqipërisë evidenton se numri mesatar i zjarrfikësve në nivel kombëtar arrin 0.8 zjarrfikës për 1,500 banorë, ndërsa numri i automjeteve zjarrfikëse është 0.9 për 10,000 banorë.Kjo tregon se numri i zjarrfikësve të punësuar për 1,500 banorë është rreth 25% nën nivelin e kërkuar nga ligji “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin”.Drejtori ekzekutiv i Institutit të Bashkive të Shqipërisë Agron Haxhimali tha për Monitor se jo vetëm që numri i zjarrfikësve është nën nivelin e përcaktuar në ligjin e vitit 2015, por edhe numri i tyre rezulton se ka një shpërndarje të pabarabartë, ku bashkitë e vogla kanë më shumë zjarrfikës dhe automjete zjarrfikëse për frymë sesa bashkitë e mëdha.“Por kjo mund të lidhet me shpërndarjen e popullsisë në zona rurale, ku distancat janë më të mëdha dhe infrastruktura rrugore më e vështirë. Ndërsa Tirana ka numrin më të ulët të zjarrfikësve dhe automjeteve zjarrfikëse për frymë, gjë që mund të shpjegohet me përqendrimin e popullsisë dhe infrastrukturën më të zhvilluar rrugore në kryeqytet”, thotë ai.Po ashtu deri në fund të vitit 2018, në çdo bashki u ngritën stacione zjarrfikëse me një personel minimal prej 14 punonjësish. Numri i stacioneve të zjarrfikësve është 70.Në kuadër të sfidave të vazhdueshme që ka Shqipëria për mbrojtjen nga zjarri, drejtori ekzekutiv i Institutit për Bashkitë e Shqipërisë, Agron Haxhimali, theksoi rëndësinë e modernizimit të mjeteve operative dhe forcave zjarrfikëse.Ai komentoi situatën aktuale të menaxhimit të zjarreve në disa bashki, përfshirë Delvinën dhe Gramshin, ku janë angazhuar jo vetëm forcat zjarrfikëse vendore, por edhe helikopterë dhe forca të Armatosura Shqiptare dhe të huaja.“Në terren për shuarjen e zjarreve, sidomos në Bashkinë Delvinë dhe Gramsh, janë angazhuar forcat zjarrfikëse vendore, automjetet zjarrfikëse të bashkive, si dhe helikopterë të Forcave Ajrore shqiptare dhe të huaja për zonat e vështira. Pjesë shumë e rëndësishme ka qenë gadishmëria e qytetarëve dhe vullnetarëve.”Sipas Haxhimalit, edhe pse ka pasur përpjekje të koordinuara, infrastruktura zjarrfikëse në këto bashki mbetet e kufizuar, me mungesë mjeteve moderne dhe nevojë për më shumë personel të trajnuar.“Në të dy bashkitë janë dhënë urdhra evakuimi për disa fshatra dhe është koordinuar ndërhyrja mes strukturave vendore e qendrore për frenimin e flakëve.Megjithatë, infrastruktura zjarrfikëse në këto bashki është e kufizuar, me pak mjete moderne dhe nevojë për më shumë personel të trajnuar, çka e vështirëson reagimin ndaj emergjencave të përmasave të mëdha.Në këtë rast duhet theksuar kontributi shumë i rëndësishëm i avionëve nga mekanizimi evropian e mbrojtjes.Kjo tregon edhe një herë se sa rëndësi merr investimi në mjete të tilla. Por sistemi i mbrojtjes civile kërkohet të jetë më vital dhe i integruar, në burime, teknologji, infrastrukturë, organizime, edukim ndërgjegjësim etj”.Në raportin e fundit të Bankës Botërore mbi gatishmërinë e Shqipërisë për shuarjen e zjarreve, u theksua se vendi ka kapacitete të kufizuara për të shuar zjarret në zona të largëta, për shkak të mungesës së pajisjeve specifike si kamerat termike dhe automjetet e specializuara për zonat malore dhe të thella.“Shqipëria ka nevojë për më shumë automjete zjarrfikëse dhe pajisje moderne që mund të shërbejnë për të përballuar situata më të vështira, sidomos në zona të izoluara,” shtoi Haxhimali.Kjo pasqyron një tjetër sfidë të madhe për administratën lokale dhe për qeverinë që duhet të sigurojë fonde të mjaftueshme për përmirësimin e kapaciteteve të shërbimit të zjarrfikësve dhe menaxhimin e zjarreve në të ardhmen. Në këtë kuadër, Instituti për Bashkitë Shqiptare ka rekomanduar rritjen e transfertave sektoriale dhe krijimin e një fondi të veçantë për emergjencat zjarrfikëse, që mund të përdoret për përballimin e situatave kritike.Kjo përfshin: shtimin e fondeve për modernizimin e flotës së automjeteve zjarrfikëse, veçanërisht në bashkitë me infrastrukturë të vështirë; mbështetje financiare për rritjen e numrit të zjarrfikësve në raport me popullsinë dhe nevojat specifike të secilës bashki.Po ashtu sipas Institutit të Bashkive të Shqipërisë për përballimin e situatave emergjente për bashkitë haset nevoja e hartimit të planeve të detajuara për menaxhimin e rrezikut nga zjarret, të përshtatura sipas karakteristikave të secilës bashki dhe kapacitete në këtë sektor për shuarjen e zjarreve në pyje, pasi kjo përbën një tipologji të ndryshme nga zjarret urbane.Për vitin 2025, 61 bashkitë e vendit kanë përfituar një fond prej 2,1 miliardë lekë (rreth 21 milionë euro) për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri, përmes transfertës së pakushtëzuar nga buxheti i shtetit. Krahasuar me vitin 2024, ky fond është rritur me 36%.Ndërsa për emergjencat civile, fondi i vitit 2025 që do të jetë në dispozicion nga buxheti i shtetit është 5,4 miliardë lekë (rreth 55 milionë euro), një rritje prej 1.4% krahasuar me vitin 2024.Agron Haxhimali, drejtor i Institutit të Bashkive të Shqipërisë, më herët rekomandoi se është e nevojshme një rishpërndarje e fondeve të buxhetit për situatat emergjente. Ai sugjeroi që bashkitë që përballen drejtpërdrejt me situata të vështira të përfitojnë më shumë fonde.Çfarë përcakton ligji për organizimin e strukturës së shërbimit Neni 7 Organizimi i strukturës së shërbimit 1. Shërbimi i mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin organizohet në nivel qendror dhe vendor. Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin përfaqëson nivelin qendror; strukturat e shërbimit të MZSH-së në bashki përfaqësojnë nivelin vendor dhe organizohen në drejtori ose sektorë.2. Drejtoria e Përgjithshme e MZSH-së, në varësi të ministrit, përfaqëson autoritetin më të lartë teknik, mbikëqyrës dhe drejtues të shërbimit të MZSH-së. Drejtoria e Përgjithshme e MZSH-së organizohet në drejtori me funksione inspektimi, koordinimi, trajnimi dhe logjistike.3. Drejtoria ose sektori i shërbimit të MZSH-së në nivel vendor është në varësi të kryetarit të bashkisë. Ajo përfaqëson strukturën bazë operuese dhe inspektuese në fushën e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin në territorin që ka në juridiksion.4. Çdo bashki duhet të mbulojë territorin e saj me shërbim zjarrfikës, me stacione të kompletuara me personel, automjete dhe pajisje zjarrfikëse.5. Stacioni i shërbimit të MZSH-së është njësi operuese dhe inspektuese në varësi të shefit të sektorit të shërbimit të MZSH-së dhe ngrihet në çdo bashki, duke zbatuar standardin 1 zjarrfikës profesionist për 1500-2000 banorë.6. Çdo stacion duhet të ketë jo më pak se 14 zjarrfikës, personel profesionist.Fondet për zjarret, Instituti i Bashkive rekomandon rishpërndarjen e buxhetit për vendorëtBB: Shqipëria ka mangësi të theksuara për mbrojtjen nga zjarret              Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Shtëpitë funerale “në shënjestër” të Bashkisë Tiranë, rregulla strikte, s’lejohen më në godina të banuara

    Shtëpitë funerale “në shënjestër” të Bashkisë Tiranë, rregulla strikte, s’lejohen më në godina të banuara

    foto ilustruese

    TIRANË- Shtëpitë funerale në Tiranë do të kenë rregulla strikte për ushtrimin e aktivitetit të tyre. Këshilli Bashkiak Tiranë ka miratuar së fundmi një vendim që lidhet me kontrollin dhe licensimin e “Shtëpive Funerale”. Sipas vendimit kushti kryesor është që ambientet ku këto biznese do të ushtrojnë aktivitetin e tyre nuk do të jenë më godina në pallate banimi.
    Në vendimin nr.44 të datës 10 qershor 2025 të Këshillit Bashkiak theksohet se nëse zyrat e shërbimit të agjencisë funerale do të jenë në një godinë të banuar, nuk do të lejohet tregtimi i materialeve në këto ambiente.Në rregulloren e bërë publike janë specifikuar kushte të tjera për licensimin e subjekteve që aplikojnë për të ushtruar këtë shërbim, nga numri i punonjësve, te kapacitetet e godinës për të kryer ritualet e lamtumirës për viktimën, e deri tek rastet kur do të revokohet licenca e këtij shërbimi. Sipas vendimit subjektet duhet të tregojnë kujdes pas daljes së këtij vendimi, pasi duhet të marrin masa brenda 6 muajve për ndryshimet e miratuara në rregulloren e re.
    Gjithashtu këto subjekte do t’i nënshtrohen një kontrolli periodik të paktën 2 herë në vit, i cili do të kryhet nga Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit.
    Pjesë nga vendimi i Këshillit Bashkiak Tiranë
    1. Për t’u pajisur me licencë subjekti i pajisur me NIPT për ushtrimin e aktivitetit të shërbimit funeral dhe/ose ofrimin e shërbimit për shtëpi funerale, dorëzon fizikisht pranë Drejtorisë së Komunikimit me Qytetarët, në Bashkinë Tiranë, këto dokumente:- Kërkesën për licencë;- Vërtetim nga gjykata që subjekti nuk është në proces gjyqësor/nuk është dënuar;- Vërtetim që janë paguar të gjitha detyrimet tatimore kundrejt Drejtorisë Rajonale Tatimore dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore;- Vërtetim se ka paguar të gjitha detyrimet e kontributeve për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.- Ekstrakt historik i subjektit, ku të ketë të përcaktuar si objekt të saj zhvillimin e veprimtarive në fushën e shërbimit funeral;- NIPT-in e subjektit;- Vërtetim/çdo dokument të lëshuar nga Inspektorati që mbulon fushën e shëndetësisë, i cili të vërtetojë plotësimin e kushteve për mjetet që merren me transportin e kufomave, sipas pikës 1, të nenit 39, të vendimit nr. 711, datë 29.10.2014, të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullores “Për administrimin dhe funksionimin e varrezave në territorin e Republikës së Shqipërisë””, të ndryshuar.2. Për subjektet të cilat aplikojnë për pajisje me licencë për ofrimin e shërbimit për shtëpi funerale duhet të dorëzojnë përveç dokumentacionit të përcaktuar në pikën 1, të këtij Kreu, edhe dokumentacion si më poshtë:- Listën e personelit të nevojshëm për të zbatuar objektin e veprimtarisë (përfshirë këtu, por pa u kufizuar infermier, sanitar, shofer, financier etj). Lista e personelit duhet të përfshijë, funksionin e tyre si dhe licencat profesionale apo çdo dokument tjetër provues, nëse ka të tilla sipas legjislacionit përkatës në fuqi.- Listën e mjeteve e pajisjeve teknike, të nevojshme që ka në dispozicion subjekti për përmbushjen e objektit të veprimtarisë (përfshirë këtu, por pa u kufizuar makina autofunebër, kapak frigoriferik, frigorifer të posaçëm për mbajtjen e kufomave etj.);- Dokumentacion që vërteton se zotërojnë kapacitet ekonomik e financiar për zhvillimin e aktivitetit me anë të bilanceve financiare, paraqitjen e një pasqyre financiare që pasqyron fuqinë ekonomike dhe/apo çdo dokument provues nga subjekti, nëse ka.3. Dokumentacioni i depozituar nga subjektet e interesuara sipas pikës 1 dhe 2, të këtij kreu, i përcillet për vlerësim Drejtorisë së Licencimit dhe Gjendjes Civile, e cila nëse vëren mungesë dokumentacioni apo pasaktësi, njofton menjëherë subjektin e interesuar dhe i lë një afat prej 10 ditësh pune për plotësim.4. Në rast të mosplotësimit sipas pikës 3, subjektit do t’i refuzohet licencimi. Subjektit nuk i humbet e drejta për të aplikuar sërish. 5. Dokumentacioni duhet të jetë i lëshuar jo më parë se tre muaj nga dita e dorëzimit të kërkesës për licencim dhe duhet të jetë origjinal ose kopje të noterizuara.
    Më poshtë do të gjeni dokumentin e plotë:
    /ZËRI/
    Dokumenta bashkëngjitur

  • Hartë e rrallë e periudhës mesjetare nga arkiva e shërbimit sekret nazist gjerman: Shqipëria shumë më e madhe se Serbia dhe Greqia

    Hartë e rrallë e periudhës mesjetare nga arkiva e shërbimit sekret nazist gjerman: Shqipëria shumë më e madhe se Serbia dhe Greqia

    Harta që ju paraqesim më poshtë i përket periudhës mesjetare dhe paraqet Shqipërinë e cila shihet qartë që është më e madhe se Greqia dhe Serbia.Sipas përshkrimeve, kjo hartë vie nga arkiva e shërbimit nazist gjerman.

    Harta në tërësi paraqet territorin e ballkanit përgjatë viteve 1350-1440. /Trungu & InforCulture.info

  • Bashkia e Tiranës miraton kushtet për licencimin e subjekteve që ofrojnë shërbime funerale

    Bashkia e Tiranës miraton kushtet për licencimin e subjekteve që ofrojnë shërbime funerale

    Të gjithë subjektet që ofrojnë shërbimet funerale do të duhen të licencohen sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara. Bashkia e Tiranës, përmes vendimit n.44 të datës 10 qershor 2025, ka përcaktuar kriteret dhe kushteve që agjencitë e shërbimit funeral/shtëpitë funerale duhet të plotësojnë për ushtrimin e aktivitetit të shërbimit funeral dhe/ose ofrimin e shërbimit për shtëpi funerale, në lidhje me kapacitetet teknike dhe burimet njerëzore.
    Për t’u pajisur me licencë për shërbime funerale, subjektet me NIPT duhet të paraqesin pranë Bashkisë Tiranë një sërë dokumentesh, përfshirë: kërkesën për licencë, vërtetim nga gjykata për mosndjekje penale, vërtetim për shlyerjen e detyrimeve tatimore dhe të sigurimeve shoqërore/shëndetësore, ekstraktin historik me objekt aktivitetin funeral, NIPT-in, si dhe dokumentacion që vërteton përmbushjen e kushteve për mjetet e transportit të kufomave sipas rregullores për varrezat.

    Ndërsa, për subjektet, të cilat aplikojnë për pajisje me licencë për ofrimin e shërbimit për shtëpi funerale duhet të dorëzojnë përveç dokumentacionit të përcaktuar më lart, edhe listën e personelit të nevojshëm për të zbatuar objektin e veprimtarisë (përfshirë këtu, por pa u kufizuar infermier, sanitar, shofer, financier etj). Subjektet duhet të paraqesin gjithashtu listën e mjeteve e pajisjeve teknike, të nevojshme që kanë në dispozicion (përfshirë këtu, por pa u kufizuar makina autofunebër, kapak frigoriferik, frigorifer të posaçëm për mbajtjen e kufomave etj.);

    Përmbushja dhe inspektimi i kushteve
    Komisioni gjatë inspektimit në vend duhet të verifikojë për Agjencitë dhe Shtëpitë funerale përmbushjen e kushteve si më poshtë:– Shtëpitë funerale nuk duhet të jenë në godina banimi dhe veprimtaria e ushtruar në to nuk duhet të jetë e dukshme për publikun. Agjencitë Funerale mund t’i kenë zyrat e shërbimit edhe në godina banimi, por në asnjë rast nuk munden që në të njëjtin ambient të ekspozojnë dhe të tregtojnë materiale si arkivolë, kurora, vazo etj. Këto materiale duhet të mbahen në ambiente të veçanta, jo të dukshme për publikun.-Nuk duhet të kenë shenja dalluese, fetare, të përhershme, në fasadën e tyre apo në mjedisin përreth;– Duhet të kenë të paktën një makinë autofunebër, e cila duhet të jetë sipas specifikimeve teknike të vendosura nga inspektorati i shëndetësisë;– Të kenë garazh të përshtatshëm në varësi të numrit të makinave autofunebër që disponojnë. Minimalisht hapësira e përshtatshme për një makinë duhet të jetë deri në 15m2.– Burime njerëzore të mjaftueshme për ushtrimin e aktivitetit të shërbimit funeral, përkatësisht për Agjencitë Funerale minimalisht 3 punonjës, ndërsa për shtëpitë funerale minimalisht 4 punonjës të punësuar me kohë të plotë, si dhe minimalisht 2 punonjës, të punësuar me kohë të pjesshme ose kontratë shërbimi.– Çdo ndërtesë të projektohet, e tillë që të plotësojë kushtet e përdorimit nga ana e personave me aftësi të kufizuar.Shtëpitë funerale duhet gjithashtu të kenë: sallë ceremoniale për rite fetare, dhomë të posaçme për pastrim dhe veshje kufome me pajisje të standardizuara, dhomë frigoriferike (morg) me temperaturë 2-12°C dhe ventilim të qëndrueshëm, si dhe ambiente higjieno-sanitare për personelin me sipërfaqe minimum 12m2.Komisioni pasi ka inspektuar në vend ambientin, dhe ka konkluduar në plotësimin e kushteve, harton një raport përmbledhës dhe ia drejton Drejtorisë së Licencimit dhe Gjendjes Civile.Subjektet e licencuara i nënshtrohen një kontrolli periodik të paktën 2 herë në vit, i cili kryhet nga Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, sipas planit të punës së miratuar nga drejtori i përgjithshëm. Pezullimi i licencës ndaj subjektit bëhet me vendim të kryetarit të Bashkisë, pas shqyrtimit të shkeljeve të konstatuara nga Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit.

  • 49 mijë dosje te Përmbarimi! Një pjesë do të fshihen dhe nuk do të ekzekutohen, drejtori i shërbimit përmbarimor shpjegon procedurat

    49 mijë dosje te Përmbarimi! Një pjesë do të fshihen dhe nuk do të ekzekutohen, drejtori i shërbimit përmbarimor shpjegon procedurat

    Sikurse në gjykata që janë mbushur me stok dosjesh, edhe Shërbimi Përmbarimor Shtetëror është prekur nga i njëjti fenomen.

    Gati 49 mijë dosje po evadohen nga përmbaruesit mes të cilave gjoba të pashlyera që prej kohës së pandemisë. Në këtë stok janë edhe gjobat e falura nga qeveria që nuk ishin ekzekutuar nga institucionet.
    Konkretisht, 122 qytetarë vazhdojnë ende të jenë borxhlinj të shtetit mbasi nuk kanë shlyer gjobën e vendosur nga policia e shtetit gjatë pandemisë së Covid 19.
    “Në bazë të këshillimeve dhe orientimeve që ka marrë çdo përmbarues, është këshilluar që në zbatim të Kodit të Procedurës Civile, ne duhet t’i vëmë në gjitha gjitha dosjet në civile”, u shpreh Ergys Qirici, drejtor i shërbimit përmbarimor.
    Gjatë intervistës për Top Channel, kreu i Shërbimit Përmbarimor Shtetëror, thotë se stoku është krijuar nga gjobat e ekzekutuara, shumica penale të urdhëruara nga prokuroritë si edhe fatura të shpenzimeve gjyqësore. Detyrimet nuk janë shlyer për shkak të mos gjetjes së adresave, por edhe pamundësisë financiare, ndërkohë që me faljen e gjobave nga qeveria, përmbarimi po I heq emrat e borxhlinjve nga lista e vet.
    “Kemi menduar që në fillim të evidentojmë cilët janë personat, që përfitojnë nga ligji i amnistisë i miratuar vjet, më pas të marrim të gjithë hapat proceduriale për ekzekutimin e këtyre dosjeve”, shpjegon Qirici.
    Kreu i Shërbimit Përmbarimor shpjegon natyrën e stokut të dosjeve që po evadohen.
    “Janë gjithsej 49 mijë çështje të ndryshme, ku ka me palë kreditor e debitor shtetin, kur ka mbimarrëdhënie juridiko-civile ndërmjet palëve, ashtu sikurse ka edhe urdhrat e mbrojtjes”, thotë ai.

    Top Channel

  • 49 mijë dosje te Përmbarimi! Një pjesë do të fshihen dhe nuk do të ekzekutohen (Procedurat)

    49 mijë dosje te Përmbarimi! Një pjesë do të fshihen dhe nuk do të ekzekutohen (Procedurat)

    Foto ilustruese

    TIRANË- Sikurse në gjykata që janë mbushur me stok dosjesh, edhe Shërbimi Përmbarimor Shtetëror është prekur nga i njëjti fenomen. Gati 49 mijë dosje po evadohen nga përmbaruesit mes të cilave gjoba të pashlyera që prej kohës së pandemisë. Në këtë stok janë edhe gjobat e falura nga qeveria që nuk ishin ekzekutuar nga institucionet.
    Konkretisht, 122 qytetarë vazhdojnë ende të jenë borxhlinj të shtetit mbasi nuk kanë shlyer gjobën e vendosur nga policia e shtetit gjatë pandemisë së Covid-19.
    “Në bazë të këshillimeve dhe orientimeve që ka marrë çdo përmbarues, është këshilluar që në zbatim të Kodit të Procedurës Civile, ne duhet t’i vëmë në gjitha gjitha dosjet në civile”, u shpreh Ergys Qirici, drejtor i shërbimit përmbarimor.
    Gjatë intervistës për Top Channel, kreu i Shërbimit Përmbarimor Shtetëror, thotë se stoku është krijuar nga gjobat e ekzekutuara, shumica penale të urdhëruara nga prokuroritë si edhe fatura të shpenzimeve gjyqësore. Detyrimet nuk janë shlyer për shkak të mos gjetjes së adresave, por edhe pamundësisë financiare, ndërkohë që me faljen e gjobave nga qeveria, përmbarimi po I heq emrat e borxhlinjve nga lista e vet.
    “Kemi menduar që në fillim të evidentojmë cilët janë personat, që përfitojnë nga ligji i amnistisë i miratuar vjet, më pas të marrim të gjithë hapat proceduriale për ekzekutimin e këtyre dosjeve”, shpjegon Qirici.
    Kreu i Shërbimit Përmbarimor shpjegon natyrën e stokut të dosjeve që po evadohen.
    “Janë gjithsej 49 mijë çështje të ndryshme, ku ka me palë kreditor e debitor shtetin, kur ka mbimarrëdhënie juridiko-civile ndërmjet palëve, ashtu sikurse ka edhe urdhrat e mbrojtjes”, thotë ai./Top Channel

  • “49 mijë dosje te Përmbarimi”/ Kreu i institucionit:  Një pjesë do të fshihen dhe nuk do të ekzekutohen

    “49 mijë dosje te Përmbarimi”/ Kreu i institucionit: Një pjesë do të fshihen dhe nuk do të ekzekutohen

    Sikurse në gjykata që janë mbushur me stok dosjesh, edhe Shërbimi Përmbarimor Shtetëror është prekur nga i njëjti fenomen.Gati 49 mijë dosje po evadohen nga përmbaruesit mes të cilave gjoba të pashlyera që prej kohës së pandemisë. Në këtë stok janë edhe gjobat e falura nga qeveria që nuk ishin ekzekutuar nga institucionet.

    Konkretisht, 122 qytetarë vazhdojnë ende të jenë borxhlinj të shtetit mbasi nuk kanë shlyer gjobën e vendosur nga policia e shtetit gjatë pandemisë së Covid 19.

    “Në bazë të këshillimeve dhe orientimeve që ka marrë çdo përmbarues, është këshilluar që në zbatim të Kodit të Procedurës Civile, ne duhet t’i vëmë në gjitha gjitha dosjet në civile”, u shpreh Ergys Qirici, drejtor i shërbimit përmbarimor.

    Gjatë intervistës për Top Channel, kreu i Shërbimit Përmbarimor Shtetëror, thotë se stoku është krijuar nga gjobat e ekzekutuara, shumica penale të urdhëruara nga prokuroritë si edhe fatura të shpenzimeve gjyqësore. Detyrimet nuk janë shlyer për shkak të mos gjetjes së adresave, por edhe pamundësisë financiare, ndërkohë që me faljen e gjobave nga qeveria, përmbarimi po I heq emrat e borxhlinjve nga lista e vet.

    “Kemi menduar që në fillim të evidentojmë cilët janë personat, që përfitojnë nga ligji i amnistisë i miratuar vjet, më pas të marrim të gjithë hapat proceduriale për ekzekutimin e këtyre dosjeve”, shpjegon Qirici.

    Kreu i Shërbimit Përmbarimor shpjegon natyrën e stokut të dosjeve që po evadohen.

    “Janë gjithsej 49 mijë çështje të ndryshme, ku ka me palë kreditor e debitor shtetin, kur ka mbimarrëdhënie juridiko-civile ndërmjet palëve, ashtu sikurse ka edhe urdhrat e mbrojtjes”, thotë ai. /tch/