Tag: shërbimit

  • E rëndë në Tiranë! Gardisti nxjerr armën e shërbimit dhe kërcënon me jetë një qytetar pas sherrit

    E rëndë në Tiranë! Gardisti nxjerr armën e shërbimit dhe kërcënon me jetë një qytetar pas sherrit

    Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë në zonën e Xhamllikut.

    Një gardist pas një sherri me një qytetar ka nxjerrë armën e shërbimit duke e kërcënuar me jetë.

    Fatmirësisht gardisti nuk ka shtënë me armë dhe ngjarja është parandaluar nga efektivët e komisariatit.

    Ngjarja është referuar në AMP ku kanë nisur menjëherë hetimet. Kamerat e sigurisë në zonë kanë filmuar sherrin, i cili po këqyret nga grupi hetimor./A2

  • Diplo2025/ Rama: Do ndryshojmë kuadrin ligjor të shërbimit të jashtëm diplomatik

    Diplo2025/ Rama: Do ndryshojmë kuadrin ligjor të shërbimit të jashtëm diplomatik

    Shërbimi diplomatik i Republikës së Shqipërisë duhet të fokusohet në objektivin e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian dhe shtetet kryesore të unionit.
    Këto porosi u dhanë nga kryeministri Edi Rama ambasadorëve të Shqipërisë në vende të ndryshme të botës, të cilët u mblodhën sot në Tiranë, në kuadër të Konferencës së Ambasadorëve Diplo2025, “Shqipëria 2030: në Evropë, e ndërlidhur me botën”,
    Rama paralajmëroi ndryshime në ligjin për funksionimin dhe organizimin e trupës diplomatike të Shqipërisë, si dhe mbështetje të shtuar financiare. Në Konferencën e Ambasadorëve, Diplo2025, kreu i qeverisë tha tashmë ekziston një draft, që do dërgohet në parlament për miratim.
    “Rritja e Akademisë së Diplomacisë sipas modeleve më të mira europiane është një hap shumë i nevojshëm, i domosdoshëm i cili më në fund po hidhet, ndërkohë që i domosdoshëm është edhe reformimi i kuadrit normativ të shërbimit të jashtëm. Një draft për këtë reformim është gati dhe së shpejti në Kuvendin e Shqipërisë do të miratojmë të gjithë kuadrin e ri që do t’i mundësojë Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme të jetë më moderne dhe më efektive në përmbushjen e nevojave tona, që do të rrisë njëkohësisht kërkesën ndaj përfaqësuesve por edhe mbështetjen e përfaqësive diplomatike. Për të shfrytëzuar siç duhet potencialin që kemi, duhet një motivim edhe më i madh financiar i trupës sonë të shërbimit të jashtëm”,- tha Rama.

  • Vota e diasporës/ KQZ i përgjigje DHL -së për vonesën e pagesës: Tërhiq ‘presionin’, nuk paguajmë nëse…

    Vota e diasporës/ KQZ i përgjigje DHL -së për vonesën e pagesës: Tërhiq ‘presionin’, nuk paguajmë nëse…

    foto ilustruese: KQZ-DHL

    TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka kthyer përgjigje kompanisë DHL në lidhje me vonesën e pagesës për shërbimin postar të ofruar gjatë votimit të diasporës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Përmes një shkrese zyrtare, KQZ njofton se çdo detyrim financiar ndaj palëve do të shlyhet vetëm pasi të përfundojnë verifikimet e plota dhe procesi postar të ketë përmbushur të gjitha kushtet e kontratës. Për më tepër, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaron se vetëm dorëzimi i faturave në sistem nuk e detyron automatikisht institucionin që të bëjë pagesën apo të paguajë kamatvonesat. Për këtë, KQZ kërkon nga DHL që të hartojë dokumentin (procesverbalin) në lidhje me kryerjen e shërbimit kontraktual, si dhe të ridërgojë faturat për shërbimin e kryer sipas shteteve.
    Letra e plotë e kryekomisionerit të KQZ, Ilirjan Celibashi, drejtuar kompanisë DHL:
    I nderuar z. Koçollari,
    Si përgjigje të shkresës suaj përcjellë më datë 01.09.2025, protokolluar me tonën nr. 5950 Prot., datë 01.09.2025 me objekt “Kërkesë e përsëritur për pagesën e detyrimeve kontrakore”, jeni të lutur të mbani në vëmendje sa vijon:
    Kontrata me nr. 1358/20 prot., datë 04.04.2025 “Shërbimi postar për zgjedhësit nga jashtë vendit” e lidhur midis Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe “DHL International Albania” sh.p.k (DHL), ka si objekt të saj kryerjen nga kjo e fundit të shërbimit të dërgimit të fletëve të votimit për votuesit banues jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 Maj 2025. KQZ do të paguajë DHL për kryerjen e këtij shërbimi.
    Në përputhje me objektin e kësaj kontrate palët në të, KQZ dhe DHL, kanë të drejta dhe detyrime të ndërsjellta të cilat gjenden të pasqyruara në këtë dokument.
    Si pjesë e këtyre të drejtave dhe detyrimeve më lejoni t’ju sjellim në vëmendje, veçanërisht disa parashikime kontraktuale:
    Neni 1.11 “Inspektimet dhe Auditimi nga Blerësi”
    Furnizuesi i përgjigjet pyetjeve dhe i jep Blerësit çdo informacion ose dokument të nevojshëm për (i) hetimin e pretendimeve të Praktikave të Ndaluara, ose (ii) monitorimin dhe vlerësimin nga ana e Blerësit të Kontratës dhe për t’i dhënë mundësi Blerësit të shqyrtojë dhe adresojë çdo problematikë në lidhje me Kontratën.
    Furnizuesi mban të gjithë dokumentacionin në lidhje me zbatimin e Kontratës në përputhje me legjislacionin në fuqi.
    Neni 4 “Objekti i Furnizimit”
    4.1“Shërbimet që do të furnizohen duhet të jenë sipas termave të referencës dhe kushteve të përcaktuara në Dokumentet e Tenderit.
    4.2 Kushtet e kontratës nuk ndryshojnë nga ato të përshkruara në dokumentet e tenderit dhe në ofertën fituese, me përjashtim të rasteve kur Furnizuesi, për arsye objektive dhe të pavarura prej tij në kohën e ofertimit ofron, me të njëjtin çmim, kushte më të mira se ato të tenderuara.
    Neni 5 “Dorëzimi”
    5.1 Dorëzimi i Shërbimeve do të jetë në përputhje me kërkesat e specifikuara në Dokumentet e Tenderit.
    Neni 6 “Përgjegjësitë e Furnizuesit”
    6.1 Furnizuesi do të jetë përgjegjës për kryerjen e e të gjitha Shërbimeve në përputhje me kërkesat e përcaktuara në Dokumentet e Tenderit.
    Neni 8 “Detyrimet e Veçanta të Furnizuesit” 
    Furnizuesi duhet të kryejë të gjitha Shërbimet siç specifikohet tek Termat e Referencës.
    Furnizuesi duhet t’i paraqesë Blerësit të gjitha shërbimet, në sasitë e përcaktuara, siç kërkohen nga kontrata duke përfshirë, por jo të kufizuara nga, të gjitha raportet, dokumentat, studimet, skicimet dhe planimetritë.
    Furnizuesi duhet të sigurojë raportet e lidhura me zbatimin e Shërbimeve siç kërkohet në kontratë.
    Neni 10 “Kushtet e pagesës”
    10.2 Pagesat do të kryhen menjëherë nga Blerësi, jo më vonë se periudha kohore e specifikuar në KVK pas dorëzimit të një fature ose kërkese për pagesë nga Furnizuesi, dhe pasi Blerësi ta ketë pranuar atë.
    Neni 15 “Dispozita të Fundit”
    Për sa nuk parashikohet shprehimisht në këtë kontratë, do të zbatohen dispozitat e parashikuara në Kushtet e Përgjithshme të Kontratës, të publikuara si pjesë e Dokumenteve Standarde të Tenderit të procedurës së prokurimit me objekt këtë kontratë”.
    Sjellim gjithashtu në vëmendjen tuaj se pjesë tërësore e kësaj kontrate janë edhe anekset:
    “Aneksi 1” – Oferta ekonomike;
    “Aneksi 2” – Termat e referencës;
    “Aneksi 3” – Propozimi teknik;
    “Aneksi 4” – Vendimi nr. 13 datë 12.01.2024 “Për miratimin e rregullave për procedurën e votimit nga jashtë vendit”, i ndryshuar
    Në vlerësim të dispozitave të sipërcituara, por edhe në tërësi nga përmbajtja e gjithë kontrata, është qartësisht e kuptueshme se detyrimi i KQZ për t’ju paguar vjen vetëm pasi të verifikohet kryerja, ose jo e shërbimit nga ana juaj sipas objektit të kontratës. 
    Vetëm fakti se DHL i ka përcjellë këto fatura në KQZ dhe se ato janë tashmë në sistem (por as janë pranuar dhe as nuk janë refuzuar) nuk e detyron automatikisht KQZ që të bëjë pagesën e tyre, e më shumë akoma të paguajë për kamatvonesa.
    Sikurse edhe në çdo kontratë tjetër të ngjashme, bazuar në përmbajtjen e vetë asaj, si dhe në legjislacionin përkatës, shërbimi i marrë përsipër për t’u kryer nga njëra palë (DHL me këtë rast) do të duhet të provohet se është kryer në sasi, në cilësi dhe në kohë. Ky është një parashikim kontraktual i qartë edhe në kontratën objekt trajtimi në këtë komunikim. 
    Pranimi i kryerjes së shërbimit nga pala tjetër (KQZ), e detyron këtë të fundit që të paguajë për shërbimin e marrë.
    Sikurse ju shumë mirë e dini, midis KQZ dhe DHL, nuk ka akoma një dokument, i cili sipas kontratës, si dhe dispozitave përkatëse të Kodit Civil, ligjit nr.162/2020 “Për Prokurimin Publik” i ndryshuar, të tregoj/të provojë se (nga KQZ) është pranuar  pjesërisht, apo tërësisht kryerja e shërbimit nga ana juaj sipas parashikimeve kontraktuale. 
    Thënë sa më sipër faturat e dërguara nga ana juaj në KQZ në bazë të cilave ju kërkoni të paguheni për shërbim e kryer sipas objektit të kontratës, nuk kanë respektuar procedurën kontraktuale dhe atë ligjore të rastit dhe rrjedhimisht nuk përbëjnë deri më tani detyrim për t’u paguar nga ana e KQZ.  
    Dërgimi i këtyre faturave është bërë pa u finalizuar më parë në një dokument (procesverbal) fakti i kryerjes së shërbimit nga ana juaj sipas termave të kontratës.
    KQZ në vijueshmëri ju ka kërkuar të vendosni në dispozicion të saj gjithë dokumentacionin provues të kryerjes së shërbimit kontraktual nga juaj (shikoni për këtë shkresat nr.prot 3592, datë 30.04.2025; nr.prot 3683, datë 03.05.2025; nr.prot 4009, datë 08.05.2025; nr.prot 4444, datë 13.05.2025;  nr.prot 4444/2, datë 22.05.2025, (së bashku me provën e nënshkrimit edhe route të dërgesës me timestamp).; nr.prot 4444/4, datë 28.05.2025; nr.prot 4444/6, datë 4.06.2025 dhe atë me nr. Prot 5318/1, datë 10.07.2025)
    Një pjesë e madhe këtij dokumentcioni tashmë është dërguar nga juaj. Por për shkak të volumit të madh të të dhënave që përmban ky dokumentacion, ka qënë e pamundur për KQZ që të përfundonte shqyrtimin dhe vlerësimin e tij deri në momentin që po ju përcillet kjo përgjigje. Është fakt i njohur botërisht që gjatë kësaj periudhe KQZ ka vazhduar të jetë e angazhuar me përmbushjen e detyrimit të saj kushtetues dhe ligjor të administrimit të procesit zgjedhor të datës 11 Maj 2025. Sikurse mund të jeni në dijeni përfundimi i këtij procesi daton më 4 Shtator 2025!
    Veçmas shkakut themelor të më sipër arsyetuar, mospagimi i faturave të dërguara nga ana juaj lidhet edhe me përmbajtjen e vetë faturave. Përmbajtja e tyre nuk tregon asgjë në lidhje me sa, si dhe kur është kryer shërbimi juaj sipas objektit të kontratës. Mungesa e kësaj qartësie në përmbajtjen e faturave përbën një shkak të përligjur për KQZ për mos pagimin e tyre.
    Sa më sipër parashtruam, mbështet edhe pretendimin e KQZ se është pa shkak kontraktual dhe ligjor edhe kërkimi juaj për pagimin e kamatvonesave.
    I nderuar zoti Koçollari,
    KQZ njeh gjithë detyrimet kundrejt DHL që burojnë nga Kontrata me nr. 1358/20 prot., datë 04.04.2025 “Shërbimi postar për zgjedhësit nga jashtë vendit” e lidhur midis këtyre dy personave juridik dhe është e angazhuar për përmbushjen e këtyre detyrimeve. Ndaj për të vijuar me këtë përmbushje jeni të lutur që në radhë:
    1.      të revokoni kërkimin tuaj për kamatvonesat;
    2.      të autorizoni një përfaqësues të DHL për të koordinuar me KQZ për të hartuar dokumentin (procesverbalin) në lidhje me kryerjen e shërbimit kontraktual nga ana e DHL dhe pranimin e këtij shërbimi nga KQZ;
    3.      të ridërgoni faturat për shërbimin e kryer sipas shteteve;
    Përmbushja sa më shpejtë e këtyre kërkesave i hap rrugën pagimit menjëherë nga KQZ të detyrimeve financiare kundrejt DHL.
    Për ta përfunduar,
    KQZ rikonfirmon edhe një herë se votimi për herë të parë i votuesve nga jashtë, në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 Maj, ishte një proces që u realizua me sukses edhe pse ishte i sfiduar nga faktori kohë e nga faktorë të tjerë objektiv dhe subjektiv. Me këtë rast KQZ vlerëson angazhimin e DHL si partner kontraktual i këtij institucioni për të kontribuar në realizimin e këtij procesi.
    Mw 2 shtator, pwrmes njw shkrese, DHL i kërkoi KQZ-sw pagesën 8.6 mln euro deri në fund të shtatorit, ose në të kundërt do duhet të paguajnë 260 mijë euro kamatëvonesa. Në shkresë theksohet se kjo është një kërkesë e përsëritur drejtuar Celibashit. 

    Nga ana tjetër Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në qershor i kërkoi kompanisë postare saktësisht numrin e dërgesave për shtete të veçanta, duke refuzuar të kryejë pagesën. Asakohe burimet pranë KQZ pohojnë se do të paguhen vetëm transportet e zarfeve të rregullt me firmë, dhe jo ato që nuk kanë nënshkrim fare. 

    Për zgjedhjet e 11 Majit, u aplikua për herë të parë vota e diasporës përmes postës. 245 mijë shqiptarë u regjistruan si zgjedhës nga jashtë, por në Shqipëri erdhën 202 mijë vota. 43 mijë të tjerë nuk e kthyen votën e plotësuar në KQZ./ZËRI

  • Nga nxjerrja e sekretit shtetëror te lotot sportive, ish-zyrtari i SHISH dhe djali i tij merren të pandehur, si ranë…

    Nga nxjerrja e sekretit shtetëror te lotot sportive, ish-zyrtari i SHISH dhe djali i tij merren të pandehur, si ranë…

    Një ish-funksionar i lartë i shërbimit sekret shqiptar është marrë i pandehur nga Prokuroria për të paktën 3 akuza. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale A.Sh., ish-drejtor i SHISH, dega Berat, ndërkohë që i pandehur është marrë edhe djali i tij, me iniciale P.SH. Ndaj tyre Prokuroria e Beratit ka ngritur akuzat nga nxjerrja e sekretit shtetëror te organizimi i lotove sportive dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve. Gjithçka nisi pas zbulimit se në një ambient në lagjen ’30 Vjetori’ në një lokal që drejtohej nga shtetasi Pandeli Shulla, po zhvilloheshin lojëra fati, u konstatuan kompjuterat e markave të ndryshme, të ndezura dhe në ekrane shfaqen lojrat online të ngjashme me ato të Adex Casino.
    Nga verifikimi teknik, u provua se nëpërmjet një aplikacioni apo softëare të instaluar në këto paisje elektronike, duke u lidhur në internet, realizoheshin lojëra fati online. Gjatë hetimeve, u ushtrua kontroll i banesës së shtetasit Aleksandër Shulla, babait të tij, ku u konstatuan një krëhër metalik ngjyrë bronxi me 5 fishekë, të paplasur të kalibrit 7.62 mm, një çantë dore ngjyrë të zezë brenda të cilës u gjetën 3 krehër, të mbushur secili me nga 7 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe dy USB me mbishkrimet “Turbox” dhe “Kingston”.
    Ky shtetas i cili ka ushtruar detyrën si Drejtor i Shërbimit Informativ Berat, shpjegoi se, në nëntor të vitit 2023 është larguar nga detyra dhe ka dorëzuar armatimin por ka harruar të dorëzojë municionin e gjetur në banesë nga shërbimet e policisë. Ai sqaroi se, fishekët e kalibrit 7.62 janë fishek të armëve të vjetra që i ka gjetur të godina e vjetër e ShIK-ut dhe i ka marrë si suvenir dhe i ka harruar në banesë. “Gjithashtu në banesë iu gjet edhe “Usb drive” të klasifikuara në nivelin “sekret” dhe administrohen në SHISH në kopje të vetme. Kopjimi ose shumëfishimi i tyre është i ndaluar dhe në kundërshtim me aktet që normojnë punën e SHISH, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
    Njoftimi i Prokurorisë Berat
    “Ish-drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit në Berat, shtetasi A.Sh dhe djali i tij, P.Sh. janë marrë në hetim nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat për veprat penale ‘Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin’, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’ dhe ‘Tregimi i sekretit shtetëror nga personi që i është besuar’ parashikuar nga nenet 197/1, 273/3 dhe 294/1 të Kodit Penal. Sipas Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat, nga hetimet mbi procedimin penal nr.370 të vitit 2023, pas informacioneve se në një ambient në lagjen ’30 Vjetori’ në një lokal që drejtohej nga shtetasi P.Sh., po zhvilloheshin lojëra fati, u konstatuan kompjuterat e markave të ndryshme, të ndezura dhe në ekrane shfaqen lojrat online të ngjashme me ato të Adex Casino.
    Nga verifikimi teknik, u provua se nëpërmjet një aplikacioni apo software të instaluar në këto paisje elektronike, duke u lidhur në internet, realizoheshin lojëra fati online. Gjatë hetimeve, u ushtrua kontroll i banesës së shtetasit A.Sh., babait të tij, ku u konstatuan një krëhër metalik ngjyrë bronxi me 5 fishekë, të paplasur të kalibrit 7.62 mm, një çantë dore ngjyrë të zezë brenda të cilës u gjetën 3 krehër, të mbushur secili me nga 7 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe dy USB me mbishkrimet “Turbox” dhe “Kingston”. Ky shtetas i cili ka ushtruar detyrën si Drejtor i Shërbimit Informativ Berat, shpjegoi se, në nëntor të vitit 2023 është larguar nga detyra dhe ka dorëzuar armatimin por ka harruar të dorëzojë municionin e gjetur në banesë nga shërbimet e policisë. Ai sqaroi se, fishekët e kalibrit 7.62 janë fishek të armëve të vjetra që i ka gjetur të godina e vjetër e ShIK-ut dhe i ka marrë si suvenir dhe i ka harruar në banesë. Por nga verifikimet e kryera nga prokuroria rezultoi se armatimet ishin kthyer dhe kjo provohej edhe nga fletëhyrja që ndodhet në institucion.
    Ndërkohë që nga verifikimet e kryera rezultoi se, dy nga materialet e ndodhura në Usb-në me emërtimin “Usb drive” janë të klasifikuara në nivelin “sekret” dhe administrohen në SHISH në kopje të vetme. Kopjimi ose shumëfishimi i tyre është i ndaluar dhe në kundërshtim me aktet që normojnë punën e SHISH. Marrja e këtyre materialeve në kundërshtim me rregullat e sigurisë së informacionit të klasifikuar, që ka rezultuar me ekspozimin e pjesshëm ose tërësor, në mënyrë të paautorizuar, përbën shkelje të sigurisë së informacionit të klasifikuar. Në përfundim të hetimeve paraprake, pas analizës në tërësi të të dhënave dhe provave të marra, vijmë në përfundimin se, ka të prova të mjaftueshme se të pandehurit P.Sh dhe A.Sh. kanë kryer veprat penale për të cilat akuzohen.
    Rezulton përfundimisht e provuar se i pandehuri A. Sh. ka qenë me detyrë punonjës i Shërbimit Informativ të Shtetit dhe ka kopjuar materiale që, sipas ligjit të njohur publikisht, përbëjnë sekret shtetëror, dhe i janë besuar për shkak të detyrës. Marrja e këtyre materialeve në kundërshtim me rregullat e sigurisë së informacionit të klasifikuar, dhe përhapja e tyre në dy Usb brenda në banesën e të pandehurit, kur ai nuk ushtronte më as detyrën e punonjësit të shërbimit informativ të shtetit, që ka rezultuar me ekspozimin e pjesshëm ose tërësor, në mënyrë të paautorizuar, përbën shkelje të sigurisë së informacionit të klasifikuar”, njoftoi dje Prokuroria e Beratit.

  • Ish-kreu i SHISH në Berat dhe djali i tij, nën hetim nga prokuroria, akuzat

    Ish-kreu i SHISH në Berat dhe djali i tij, nën hetim nga prokuroria, akuzat

    Ish-kreu i SHISH dhe djali i tij nën akuzë për 3 vepra penale nga Prokuroria e Beratit për ‘nxjerrje sekreti shtetëror’, ‘mbajtja e armëve’ e ‘Organizimin e lojërave të fatit’
    Ish-drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit në Berat, shtetasi A.Sh dhe djali i tij, P.Sh. janë marrë në hetim nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat për veprat penale ‘Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin’, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’ dhe ‘Tregimi i sekretit shtetëror nga personi që i është besuar’ parashikuar nga nenet 197/1, 273/3 dhe 294/1 të Kodit Penal.
    Sipas Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat, nga hetimet mbi procedimin penal nr.370 të vitit 2023, pas informacioneve se në një ambient në lagjen ’30 Vjetori’ në një lokal që drejtohej nga shtetasi P.Sh., po zhvilloheshin lojëra fati, u konstatuan kompjuterat e markave të ndryshme, të ndezura dhe në ekrane shfaqen lojrat online të ngjashme me ato të Adex Casino.
    Nga verifikimi teknik, u provua se nëpërmjet një aplikacioni apo software të instaluar në këto paisje elektronike, duke u lidhur në internet, realizoheshin lojëra fati online.
    Gjatë hetimeve, u ushtrua kontroll i banesës së shtetasit A.Sh., babait të tij, ku u konstatuan një krëhër metalik ngjyrë bronxi me 5 fishekë, të paplasur të kalibrit 7.62 mm, një çantë dore ngjyrë të zezë brenda të cilës u gjetën 3 krehër, të mbushur secili me nga 7 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe dy USB me mbishkrimet “Turbox” dhe “Kingston”.
    Ky shtetas i cili ka ushtruar detyrën si Drejtor i Shërbimit Informativ Berat, shpjegoi se, në nëntor të vitit 2023 është larguar nga detyra dhe ka dorëzuar armatimin por ka harruar të dorëzojë municionin e gjetur në banesë nga shërbimet e policisë. Ai sqaroi se, fishekët e kalibrit 7.62 janë fishek të armëve të vjetra që i ka gjetur të godina e vjetër e ShIK-ut dhe i ka marrë si suvenir dhe i ka harruar në banesë.
    Por nga verifikimet e kryera nga prokuroria rezultoi se armatimet ishin kthyer dhe kjo provohej edhe nga fletëhyrja që ndodhet në institucion. Ndërkohë që nga verifikimet e kryera rezultoi se, dy nga materialet e ndodhura në Usb-në me emërtimin “Usb drive” janë të klasifikuara në nivelin “sekret” dhe administrohen në SHISH në kopje të vetme. Kopjimi ose shumëfishimi i tyre është i ndaluar dhe në kundërshtim me aktet që normojnë punën e SHISH.
    Marrja e këtyre materialeve në kundërshtim me rregullat e sigurisë së informacionit të klasifikuar, që ka rezultuar me ekspozimin e pjesshëm ose tërësor, në mënyrë të paautorizuar, përbën shkelje të sigurisë së informacionit të klasifikuar.
    Në përfundim të hetimeve paraprake, pas analizës në tërësi të të dhënave dhe provave të marra, vijmë në përfundimin se, ka të prova të mjaftueshme se të pandehurit P.Sh dhe A.Sh. kanë kryer veprat penale për të cilat akuzohen. Rezulton përfundimisht e provuar se i pandehuri A. Sh. ka qenë me detyrë punonjës i Shërbimit Informativ të Shtetit dhe ka kopjuar materiale që, sipas ligjit të njohur publikisht, përbëjnë sekret shtetëror, dhe i janë besuar për shkak të detyrës.
    Marrja e këtyre materialeve në kundërshtim me rregullat e sigurisë së informacionit të klasifikuar, dhe përhapja e tyre në dy Usb brenda në banesën e të pandehurit, kur ai nuk ushtronte më as detyrën e punonjësit të shërbimit informativ të shtetit, që ka rezultuar me ekspozimin e pjesshëm ose tërësor, në mënyrë të paautorizuar, përbën shkelje të sigurisë së informacionit të klasifikuar.

  • Vota e diasporës ‘përplas’ DHL me KQZ! Posta: Paguani brenda shtatorit 8.6 mln euro, përndryshe…

    Vota e diasporës ‘përplas’ DHL me KQZ! Posta: Paguani brenda shtatorit 8.6 mln euro, përndryshe…

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Zgjedhjet përfunduan dhe në prag të Parlamentit të ri, ajo që ka mbetur është vetëm zyrtarizimi i formacionit ‘Rama 4’. Por gati katër muaj pas zgjedhjeve të 11 majit, kompania DHL e cila bëri shpërndarjen e fletëve të votimit, nuk ka marrë ende asnjë pagesë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
    DHL i kërkon KQZ pagesën 8.6 mln euro deri në fund të shtatorit, ose në të kundërt do duhet të paguajnë 260 mijë euro kamatëvonesa. Në shkresë theksohet se kjo është një kërkesë e përsëritur drejtuar Celibashit, por nuk ka patur reagim nga ana e tij.
    “Për zgjedhjet e 11 Majit, u aplikua për herë të parë vota e diasporës përmes postës. 245 mijë shqiptarë u regjistruan si zgjedhës nga jashtë, por në Shqipëri erdhën 202 mijë vota. 43 mijë të tjerë, ose nuk u takuan dot asnjëherë me postën, ose e tërhoqën zarfin, por nuk e kthyen votën e plotësuar në KQZ. Në bazë të sasisë së shërbimeve të ofruara nga ana e shoqërisë DHL INTERNATIONAL (Albania) sh.p.k. sipas Kontratës së Shërbimit, rezulton se vlera totale e detyrimit është në shumën prej 863’906’699 (tetëqind e gjashtëdhjetë e tre milion e nëntëqind e gjashtë mijë e gjashtëqind e nëntedhjetë e nëntë) Lekë Në shtesë të sa më sipër, bazuar në nenin 10.4 të Kontratës së Shërbimit, parashikohet se “në rast të verifikimit të vonesave në kryerjen e pagesave nga ana e Blerësit, megjithëse Furnizuesi ka përmbushur të gjitha detyrimet e tij në përputhje me kushtet e kontratës, detyrimet e prapambetura dhe kamatëvonesat përkatëse do të kryhen në përputhje me parashikimet e Ligjit Nr. 48/2014, ”.
    Në këto kushte, lutem të informoheni se, bazuar në parashikimet e Ligjit Nr. 48/2014 kamatëvonesa që i aplikohet detyrimit si më sipër është 10.75% deri më datë 30.6.2025, dhe 10.5% për mos pagesë pas kësaj date e në vijim. Në bazë të këtyre përcaktimeve, ju bëjmë me dije se, kamatëvonesa që do të maturohej deri më datë 30.9.2025, në rast mos pagese, do të ishte në shumën prej, 26,014,829 (njëzetë e gjashtë milion e katërmbëdhjetë mijë e tetëqind e njëzetë e nëntë) Lekë e cila do t’i shtohej shumës së principalit të detyrimit si më sipër. Theksojmë se një zhvillim i tillë do të kishte pasoja financiare që mund të çonin në tejkalimin e parashikimeve buxhetore të përcaktuara në Kontratën e Shërbimit.
    Nga ana jonë, i mirëkuptojmë vonesat e hasura nga ana e Institucionit Tuaj lidhur edhe me situatën e menaxhimit pas zgjedhor, dhe jemi të gatshëm të heqim dorë nga pagesa e kamatëvonesave të maturuara ndërkohë nëse nga ana e Institucionit Tuaj do të merren masa për kryerjen e pagesës së detyrimit prinicipal sipas Kontratës së Shërbimit brenda 15 ditëve nga marrja dijeni e kësaj shkrese. Duke shpresuar në mirëkuptimin Tuaj, mbetemi në pritje të një reagimi sa më të shpejtë nga ana Juaj.” – thuhet në shkresë.

    Nga ana tjetër Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në qershor i kërkoi kompanisë postare saktësisht numrin e dërgesave për shtete të veçanta, duke refuzuar të kryejë pagesën. Asakohe burimet pranë KQZ pohojnë se do të paguhen vetëm transportet e zarfeve të rregullt me firmë, dhe jo ato që nuk kanë nënshkrim fare. 

    Për zgjedhjet e 11 Majit, u aplikua për herë të parë vota e diasporës përmes postës. 245 mijë shqiptarë u regjistruan si zgjedhës nga jashtë, por në Shqipëri erdhën 202 mijë vota. 43 mijë të tjerë nuk e kthyen votën e plotësuar në KQZ./ZËRI

    wmremove transformed 640×701

    wmremove transformed 640×904

  • Borxhet e votës së diasporës, DHL “kërcënon” KQZ-në: Paguani 863 mln lekë brenda 15 ditësh, ose..

    Borxhet e votës së diasporës, DHL “kërcënon” KQZ-në: Paguani 863 mln lekë brenda 15 ditësh, ose..

    Përplasja ndërmjet KQZ dhe kompanisë postare që mundësoi votimin nga jashtë vendit ka kaluar në nivelin e kërcënimeve. Nëpërmjet një shkrese drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, DHL i kujton kreut të këtij institucioni, Ilirjan Celibashit, se vlera e dakordësuar në kontratë, nuk është disbursuar. Nëse situata nuk zgjidhet deri në fund të muajit shtator, kundrejt saj do të shtohen edhe kamatëvonesat.
    “Në bazë të sasisë së shërbimit të ofruar nga ana e shoqërisë DHL International sipas Kontratës së Shërbimit, rezulton se vlera totale e detyrimit është në shumën prej 863,906,699 lekë. Kamatvonesa që do të maturohej deri në datë 30.09.2025, në rast mos pagese, do të ishte në shumën prej 26,014,829 lekë e cila do t’i shtohej shumës së principalit të detyrimit të mësipërm. Theksojmë se një zhvillim i tillë do të kishte pasoja financiare që mund të çonin në tejkalimin e parashikimeve buxhetore të përcaktuara në kontratën e shërbimit”, njofton DHL.
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në një reagim zyrtar për A2 CNN thotë se janë ende në proces verifikimi nëse kompania postare ka zbatuar të gjitha klauzolat kontraktuale në momentin e ofrimit të shërbimit, ndaj nuk ka kryer asnjë pagesë.
    “Ju informojmë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka disbursuar ende asnjë pagesë ndaj kontraktorit. Gjithashtu, raporti i zbatimit të kontratës nuk është finalizuar për shkak të vëllimit të madh të të dhënave që kërkojnë përpunim dhe angazhimit të stafit në procesin e numërimit/vlerësimit të votave nga jashtë vendit, trajtimit të ankimimeve, si dhe procesit të rinumërimit në vijim”, shprehet KQZ.
    Por DHL-së duket se i ka sosur durimi, dhe i ofron Celibashit një ofertë që ngjan më shumë si kërcënim.
    “Jemi të gatshëm të heqim dorë nga pagesa e kamatëvonesave të maturuara ndërkohë, nëse nga ana e Institucionit Tuaj do të merren masa për kryerjen e pagesës së detyrimit principal sipas Kontratës së Shërbimit brenda 15 ditëve nga marrja dijeni e kësaj shkrese” shprehet DHL.
    Vota e diasporës u implementua për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, por problematikat e konstatuara duket se nuk lidhen vetëm me kundërshtimin politik të tyre nga opozita, e cila i kontestoi në të gjitha hallkat ankimore zgjedhore, por tashmë zyrtarisht edhe në administrimin e procesit.

  • DHL i kërkon Celibashit pagesën 8.6 mln euro: Paguaje brenda shtatorit, ose 260 mijë € kamatëvonesë

    DHL i kërkon Celibashit pagesën 8.6 mln euro: Paguaje brenda shtatorit, ose 260 mijë € kamatëvonesë

    Kompania postare “DHL”, e cila fitoi tenderin për shpërndarjen dhe marrjen zarfave për votën e diasporën, nuk e ka marrë ende pagesën prej 8.6 milionë eurosh, edhe pse kanë kaluar rreth 4 muaj nga zgjedhjet e 11 Majit.
    “DHL”, i është drejtuar me një shkresë që mban datën 1 Shtator, Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, ku i kërkon që ta kryejë pagesën brenda muajit shtator, ose në të kundërt, do të duhet të paguajë edhe një kamatvonesë prej 260 mijë eurosh.
    Në shkresë theksohet se kjo është një kërkesë e përsëritur drejtuar Celibashit, por nuk ka patur reagim nga ana e tij. Më tej, shtohet se i mirëkuptojnë vonesat e deritanishme, por shpresojnë që pagesa të kryhet brenda 15 ditëve nga marrja e kësaj shkrese.
    Mediat raportopjnë se KQZ nuk ka bërë asnjë pagesë, pasi po verifikon zbatimin e kontratës, pas polemikave që shoqëruan procesin e votës së diasporës.
    “Arsyeja për të cilën Ju drejtohemi sërish, është se, pavarësisht kërkesave të njëpasnjëshme të përfaqësuesve të shoqërisë DHL INTERNATIONAL (Albania) Sh.p.k. (lutem referojuni e-mail datë 26.5.2025, 28.5.2025, 10.6.2025 dhe 24.6.2025, si edhe së fundmi shkresa jonë datë 10.7.2025) rezultojnë ende të pa shlyera detyrimet e rrjedhura nga ofrimi i shërbimeve tona sipas Kontratës së Shërbimit.
    Në bazë të sasisë së shërbimeve të ofruara nga ana e shoqërisë DHL INTERNATIONAL (Albania) sh.p.k. sipas Kontratës së Shërbimit, rezulton se vlera totale e detyrimit është në shumën prej 863’906’699 (tetëqind e gjashtëdhjetë e tre milion e nëntëqind e gjashtë mijë e gjashtëqind e nëntedhjetë e nëntë) Lekë
    Në shtesë të sa më sipër, bazuar në nenin 10.4 të Kontratës së Shërbimit, parashikohet se “në rast të verifikimit të vonesave në kryerjen e pagesave nga ana e Blerësit, megjithëse Furnizuesi ka përmbushur të gjitha detyrimet e tij në përputhje me kushtet e kontratës, detyrimet e prapambetura dhe kamatëvonesat përkatëse do të kryhen në përputhje me parashikimet e Ligjit Nr. 48/2014, ”.
    Në këto kushte, lutem të informoheni se, bazuar në parashikimet e Ligjit Nr. 48/2014 kamatëvonesa që i aplikohet detyrimit si më sipër është 10.75% deri më datë 30.6.2025, dhe 10.5% për mos pagesë pas kësaj date e në vijim. Në bazë të këtyre përcaktimeve, ju bëjmë me dije se, kamatëvonesa që do të maturohej deri më datë 30.9.2025, në rast mos pagese, do të ishte në shumën prej, 26,014,829 (njëzetë e gjashtë milion e katërmbëdhjetë mijë e tetëqind e njëzetë e nëntë) Lekë e cila do t’i shtohej shumës së principalit të detyrimit si më sipër. Theksojmë se një zhvillim i tillë do të kishte pasoja financiare që mund të çonin në tejkalimin e parashikimeve buxhetore të përcaktuara në Kontratën e Shërbimit.
    Nga ana jonë, i mirëkuptojmë vonesat e hasura nga ana e Institucionit Tuaj lidhur edhe me situatën e menaxhimit pas zgjedhor, dhe jemi të gatshëm të heqim dorë nga pagesa e kamatëvonesave të maturuara ndërkohë nëse nga ana e Institucionit Tuaj do të merren masa për kryerjen e pagesës së detyrimit prinicipal sipas Kontratës së Shërbimit brenda 15 ditëve nga marrja dijeni e kësaj shkrese. Duke shpresuar në mirëkuptimin Tuaj, mbetemi në pritje të një reagimi sa më të shpejtë nga ana Juaj.” – thuhet në shkresë.
    Kujtojmë se transporti dhe shpërndarja e votave në diasporë u kritikua fort nga PD dhe vërejtjet nuk munguan as nga socialistët. Për zgjedhjet e 11 Majit, u aplikua për herë të parë vota e diasporës përmes postës. 245 mijë shqiptarë u regjistruan si zgjedhës nga jashtë, por në Shqipëri erdhën 202 mijë vota. 43 mijë të tjerë, ose nuk u takuan dot asnjëherë me postën, ose e tërhoqën zarfin, por nuk e kthyen votën e plotësuar në KQZ.
     
  • ‘Nxjerrje sekreti shtetëror’ dhe ‘mbajtje të armëve’, ish-kreu i SHISH dhe djali i tij nën akuzë për tre vepra penale

    ‘Nxjerrje sekreti shtetëror’ dhe ‘mbajtje të armëve’, ish-kreu i SHISH dhe djali i tij nën akuzë për tre vepra penale

    Ish-drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit në Berat dhe djali i tij, janë marrë nën hetim nga Prokuroria e Beratit për tre vepra penale. Sipas Prokurorisë, shtetasi, Aleksander Shulla dhe djali i tij, Pandeli Shulla. janë marrë në hetim për veprat penale ‘Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin’, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’ dhe ‘Tregimi i sekretit shtetëror nga personi që i është besuar’.
    Nga hetimet, në lagjen ’30 Vjetori’ në një lokal që drejtohej nga Pandeli Shulla, zhvilloheshin lojëra fati, të ngjashme me ato të Adex Casino. Po ashtu, gjatë hetimeve, u ushtrua kontroll i banesës së Aleksander Shullës, babait të tij, ku u konstatuan një krëhër metalik ngjyrë bronxi me 5 fishekë, të paplasur të kalibrit 7.62 mm, një çantë dore ngjyrë të zezë brenda të cilës u gjetën 3 krehër, të mbushur secili me nga 7 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe dy USB me mbishkrimet “Turbox” dhe “Kingston”.
    Aleksander Shulla, i cili ka ushtruar detyrën si Drejtor i Shërbimit Informativ Berat, shpjegoi se, në nëntor të vitit 2023 është larguar nga detyra dhe ka dorëzuar armatimin, por ka harruar të dorëzojë municionin e gjetur në banesë nga shërbimet e policisë.
    Ai sqaroi se, fishekët e kalibrit 7.62 janë fishek të armëve të vjetra që i ka gjetur të godina e vjetër e ShIK-ut dhe i ka marrë si suvenir dhe i ka harruar në banesë. Por nga verifikimet e kryera nga prokuroria rezultoi se armatimet ishin kthyer dhe kjo provohej edhe nga fletëhyrja që ndodhet në institucion.
    Ndërkohë që nga verifikimet e kryera rezultoi se, dy nga materialet e ndodhura në Usb-në me emërtimin “Usb drive” janë të klasifikuara në nivelin “sekret” dhe administrohen në SHISH në kopje të vetme. Kopjimi ose shumëfishimi i tyre është i ndaluar dhe në kundërshtim me aktet që normojnë punën e SHISH.
    “Marrja e këtyre materialeve në kundërshtim me rregullat e sigurisë së informacionit të klasifikuar, që ka rezultuar me ekspozimin e pjesshëm ose tërësor, në mënyrë të paautorizuar, përbën shkelje të sigurisë së informacionit të klasifikuar”, njofton prokuroria.
    Sipas hetimeve, rezulton se i pandehuri Aleksander Shulla, ka qenë me detyrë punonjës i Shërbimit Informativ të Shtetit dhe ka kopjuar materiale që, sipas ligjit të njohur publikisht, përbëjnë sekret shtetëror, dhe i janë besuar për shkak të detyrës.
    Njoftimi i prokurorisë:
    Ish-drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit në Berat, shtetasi A.Sh dhe djali i tij, P.Sh. janë marrë në hetim nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat për veprat penale ‘Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin’, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’ dhe ‘Tregimi i sekretit shtetëror nga personi që i është besuar’ parashikuar nga nenet 197/1, 273/3 dhe 294/1 të Kodit Penal.
    Sipas Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat, nga hetimet mbi procedimin penal nr.370 të vitit 2023, pas informacioneve se në një ambient në lagjen ’30 Vjetori’ në një lokal që drejtohej nga shtetasi P.Sh., po zhvilloheshin lojëra fati, u konstatuan kompjuterat e markave të ndryshme, të ndezura dhe në ekrane shfaqen lojrat online të ngjashme me ato të Adex Casino.
    Nga verifikimi teknik, u provua se nëpërmjet një aplikacioni apo software të instaluar në këto paisje elektronike, duke u lidhur në internet, realizoheshin lojëra fati online.
    Gjatë hetimeve, u ushtrua kontroll i banesës së shtetasit A.Sh., babait të tij, ku u konstatuan një krëhër metalik ngjyrë bronxi me 5 fishekë, të paplasur të kalibrit 7.62 mm, një çantë dore ngjyrë të zezë brenda të cilës u gjetën 3 krehër, të mbushur secili me nga 7 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe dy USB me mbishkrimet “Turbox” dhe “Kingston”.
    Ky shtetas i cili ka ushtruar detyrën si Drejtor i Shërbimit Informativ Berat, shpjegoi se, në nëntor të vitit 2023 është larguar nga detyra dhe ka dorëzuar armatimin por ka harruar të dorëzojë municionin e gjetur në banesë nga shërbimet e policisë. Ai sqaroi se, fishekët e kalibrit 7.62 janë fishek të armëve të vjetra që i ka gjetur të godina e vjetër e ShIK-ut dhe i ka marrë si suvenir dhe i ka harruar në banesë.
    Por nga verifikimet e kryera nga prokuroria rezultoi se armatimet ishin kthyer dhe kjo provohej edhe nga fletëhyrja që ndodhet në institucion. Ndërkohë që nga verifikimet e kryera rezultoi se, dy nga materialet e ndodhura në Usb-në me emërtimin “Usb drive” janë të klasifikuara në nivelin “sekret” dhe administrohen në SHISH në kopje të vetme. Kopjimi ose shumëfishimi i tyre është i ndaluar dhe në kundërshtim me aktet që normojnë punën e SHISH.
    Marrja e këtyre materialeve në kundërshtim me rregullat e sigurisë së informacionit të klasifikuar, që ka rezultuar me ekspozimin e pjesshëm ose tërësor, në mënyrë të paautorizuar, përbën shkelje të sigurisë së informacionit të klasifikuar.
    Në përfundim të hetimeve paraprake, pas analizës në tërësi të të dhënave dhe provave të marra, vijmë në përfundimin se, ka të prova të mjaftueshme se të pandehurit P.Sh dhe A.Sh. kanë kryer veprat penale për të cilat akuzohen. Rezulton përfundimisht e provuar se i pandehuri A. Sh. ka qenë me detyrë punonjës i Shërbimit Informativ të Shtetit dhe ka kopjuar materiale që, sipas ligjit të njohur publikisht, përbëjnë sekret shtetëror, dhe i janë besuar për shkak të detyrës.
    Marrja e këtyre materialeve në kundërshtim me rregullat e sigurisë së informacionit të klasifikuar, dhe përhapja e tyre në dy Usb brenda në banesën e të pandehurit, kur ai nuk ushtronte më as detyrën e punonjësit të shërbimit informativ të shtetit, që ka rezultuar me ekspozimin e pjesshëm ose tërësor, në mënyrë të paautorizuar, përbën shkelje të sigurisë së informacionit të klasifikuar.

  • Shkeli sigurinë duke kopjuar të dhëna “sekrete”, Prokuroria e Beratit nis hetimet për ish-drejtorin e SHISH

    Shkeli sigurinë duke kopjuar të dhëna “sekrete”, Prokuroria e Beratit nis hetimet për ish-drejtorin e SHISH

    Ish-kreu i SHISH në Berat dhe djali i tij janë marrë nën hetim nga Prokuroria e Beratit, pasi akuzohen për tre veprat penale ‘Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin’, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’ dhe ‘Tregimi i sekretit shtetëror nga personi që i është besuar’.
    Prokuroria bën me dije se në lokalin e djalit të ish-kreut të SHISH Berat, u konstatua zhvilloheshin lojëra fati, u konstatuan kompjuterat e markave të ndryshme, të ndezura dhe në ekrane shfaqen lojrat online të ngjashme me ato të Adex Casino.
    “Sipas Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat, nga hetimet mbi procedimin penal nr.370 të vitit 2023, pas informacioneve se në një ambient në lagjen ’30 Vjetori’ në një lokal që drejtohej nga shtetasi P.Sh., po zhvilloheshin lojëra fati, u konstatuan kompjuterat e markave të ndryshme, të ndezura dhe në ekrane shfaqen lojrat online të ngjashme me ato të Adex Casino.
    Nga verifikimi teknik, u provua se nëpërmjet një aplikacioni apo softëare të instaluar në këto paisje elektronike, duke u lidhur në internet, realizoheshin lojëra fati online”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
    Ndërsa gjatë kontrollit të banesës së ish-drejtuesit të Shërbimit Informativ të Shtetit në Berat, u gjetën një krëhër metalik ngjyrë bronxi me 5 fishekë, të paplasur të kalibrit 7.62 mm, një çantë dore ngjyrë të zezë brenda të cilës u gjetën 3 krehër, të mbushur secili me nga 7 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe dy USB me mbishkrimet “Turbox” dhe “Kingston”.
    Sipas organit të akuzës, ky shtetas i cili ka ushtruar detyrën si Drejtor i Shërbimit Informativ Berat, shpjegoi se, në nëntor të vitit 2023 është larguar nga detyra dhe ka dorëzuar armatimin, por ka harruar të dorëzojë municionin e gjetur në banesë nga shërbimet e policisë.
    Ai sqaroi se, fishekët e kalibrit 7.62 janë fishek të armëve të vjetra që i ka gjetur të godina e vjetër e ShIK-ut dhe i ka marrë si suvenir dhe i ka harruar në banesë. Por nga verifikimet e kryera nga prokuroria rezultoi se armatimet ishin kthyer dhe kjo provohej edhe nga fletëhyrja që ndodhet në institucion.
    Ndërkohë që nga verifikimet e kryera rezultoi se, dy nga materialet e ndodhura në Usb-në me emërtimin “Usb drive” janë të klasifikuara në nivelin “sekret” dhe administrohen në SHISH në kopje të vetme. Kopjimi ose shumëfishimi i tyre është i ndaluar dhe në kundërshtim me aktet që normojnë punën e SHISH.
    “Marrja e këtyre materialeve në kundërshtim me rregullat e sigurisë së informacionit të klasifikuar, që ka rezultuar me ekspozimin e pjesshëm ose tërësor, në mënyrë të paautorizuar, përbën shkelje të sigurisë së informacionit të klasifikuar”, njofton prokuroria.
    Sipas hetimeve, rezulton se i pandehuri A. Sh. ka qenë me detyrë punonjës i Shërbimit Informativ të Shtetit dhe ka kopjuar materiale që, sipas ligjit të njohur publikisht, përbëjnë sekret shtetëror, dhe i janë besuar për shkak të detyrës.
    Njoftimi i plotë:
    Ish-drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit në Berat, shtetasi A.Sh dhe djali i tij, P.Sh. janë marrë në hetim nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat për veprat penale ‘Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin’, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’ dhe ‘Tregimi i sekretit shtetëror nga personi që i është besuar’ parashikuar nga nenet 197/1, 273/3 dhe 294/1 të Kodit Penal.
    Sipas Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat, nga hetimet mbi procedimin penal nr.370 të vitit 2023, pas informacioneve se në një ambient në lagjen ’30 Vjetori’ në një lokal që drejtohej nga shtetasi P.Sh., po zhvilloheshin lojëra fati, u konstatuan kompjuterat e markave të ndryshme, të ndezura dhe në ekrane shfaqen lojrat online të ngjashme me ato të Adex Casino.
    Nga verifikimi teknik, u provua se nëpërmjet një aplikacioni apo softëare të instaluar në këto paisje elektronike, duke u lidhur në internet, realizoheshin lojëra fati online.