Taksat e makinës tashmë mund të paguhen edhe online, në portalin qeveritar e-Albania, ku është shtuar edhe ky shërbim.
“Çdo qytetar, mjafton të ketë aplikacionin e-Albania në telefon apo kompjuter, të logohet aty dhe të shkojë te kategoria taksat e automjetit dhe të ndjekë hapat e pagesës, që janë shumë të shpejta, të menjëhershme. Numri i përfituesve është 157 mijë drejtues mjetesh, kjo është një risi dhe lehtëson jetën për qytetarët duke qenë se deri dje ofrohej vetëm në sportelet e Drejtorive rajonale të Drejtorisë së Shërbimit Rrugor. Kursehen kohë, para”, tha Endri Haxhiu, drejtor në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor.
Detyrimi do të mbahet nga llogaria bankare e individit.
“Siguria është maksinmale. Aktorët përfshirë në këtë proces janë DPSHTRR, AKSHI dhe e-albania, të gjitha bankat që do të operojnë në këtë sistem janë të certifikuara për sigurinë kibernetike dhe sigurinë fizike të veprimeve”, sqaroi Haxhiu.
Në ditët në vijim, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor do të mundësojë edhe njoftimin me mesazh drejtuesit mjeteve për skadimin e patentës dhe të certifikatës së kontrollit teknik.
Tag: shërbimit
-

Taksat e makinës paguhen online, përfitojnë 157 mijë drejtues mjetesh, kursehet kohë dhe para
-

Shefi i Pentagonit Hegseth në takim me gjeneralët: Puna jonë është të përgatitemi për luftë
“Puna jonë është të përgatitemi për luftë dhe ta fitojmë atë”. Kështu u shpreh shefi i Pentagonit, Pete Hegseth, në fjalimin e tij në Quantico para qindra gjeneralëve amerikanë.
“Paqe përmes luftës. Udhëheqësit politikë budallenj dhe të pamatur kanë vendosur busullën e gabuar dhe ne kemi humbur rrugën. Jemi bërë ‘departamenti i zgjuar’. Për një kohë shumë të gjatë, ne kemi promovuar udhëheqës për arsyet e gabuara: bazuar në racën e tyre, kuotat gjinore, të ashtuquajturat të parat historike. Tani duhet të pastrojmë mbeturinat. Po i japim fund luftës kundër luftëtarëve”, tha shefi i Pentagonit.
Duke qëndruar para një auditori të mbushur me oficerë të lartë të ushtrisë amerikane, Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth u zotua se Departamenti i Mbrojtjes nuk mund të kalonte asnjë ditë pa u marrë drejtpërdrejt me atë që ai e quajti “trarin në syrin tonë”, duke iu referuar “drejtësisë sociale, korrektësisë politike dhe mbeturinave toksike ideologjike”.
Gjithashtu Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth u tha oficerëve të lartë ushtarakë se nuk dëshiron më të shohë “gjeneralë dhe admiralë të shëndoshë” ose trupa mbipeshë në formacionet luftarake, ndërsa theksoi nevojën për t’iu përmbajtur standardeve të rrepta të fitnesit për anëtarët e shërbimit amerikan në të gjithë botën.
“Është krejtësisht e papranueshme të shohësh gjeneralë dhe admiralë të shëndoshë në korridoret e Pentagonit duke udhëhequr komanda në të gjithë vendin, në botë, është një pamje e keqe dhe nuk është ajo që jemi ne”, tha Hegseth gjatë një takimi të pazakontë oficerësh në një bazë ushtarake në Quantico të Virxhinias.
“Është e keqe dhe nuk është ajo që jemi ne. Ushtria amerikane do të kërkojë që ata që janë në punë luftarake të përmbushin këtë standard më të lartë vetëm për meshkuj”, njoftoi të martën Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth, duke thënë se çdo anëtar i shërbimit në një punë luftarake në ushtri duhet të shënojë mbi 70% në “standardin mashkullor” të testit të aftësisë fizike të shërbimit të tyre.
Ushtria amerikane do të kërkojë që ata që janë në punë luftarake të përmbushin “këtë standard më të lartë vetëm për meshkuj”, njoftoi të martën Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth, duke thënë se çdo anëtar i shërbimit në një punë luftarake në ushtri duhet të shënojë mbi 70% në “standardin mashkullor” të testit të aftësisë fizike të shërbimit të tyre.
-

Automjeti i shërbimit sekret merr flakë jashtë Shtëpisë së Bardhë, policia mbyll rrugët dhe nis hetimet
Një automjet i Shërbimit Sekret u përfshi nga flakët jashtë Shtëpisë së Bardhë sot, duke shkaktuar mbyllje rrugësh përpara vizitës së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, raportoi Just the Neës.
Automjeti ishte parkuar në cep të Rrugës së 18-të dhe Avenue Pennsylvania.
Sedilja e pasme e SUV-it u përfshi nga flakët dhe nuk u raportua menjëherë për të lënduar, sipas agjencisë së lajmeve.A fire broke out in the trunk of a Secret Service cruiser providing security for Benjamin Netanyahu’s visit. The fire was quickly extinguished and fire marshal is investigating. pic.twitter.com/A7TCstev12
— Andrew Leyden (@PenguinSix) September 29, 2025Top Channel
-

Turizmi në vend, bankat derdhin miliarda për bujtina, marina dhe hotele
Në një kohë kur turizmi po jep një kontribut të madh për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit, a po shtohen më shumë biznese në këtë sektor dhe sa po investojnë ato që janë aktualisht në përmirësimin e cilësisë së shërbimit?
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare e Biznesit, numri më i lartë i regjistrimeve të bizneseve të reja gjatë vitit të kaluar, ishte në kategorinë “Tregtia me shumicë dhe me pakicë; riparimi i automjeteve dhe motoçikletave” me 4,865 regjistrime apo 27.8%, ndjekur nga sektori i akomodimit dhe shërbimit ushqimor me 15.6%, ku një pjesë e bizneseve operojnë në fushën e turizmit.
Por sa prej këtyre bizneseve në turizëm morën hua për t’u çelur dhe sa prej biznesve ekzistuese morën hua për të kryer investime, me qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimit?
Statistikat e Shoqatës Shqiptare të Bankave (AAB) tregojnë se nga viti 2020 deri në 2024, bankat kanë mbështetur sektorin e turizmit me qindra hua të reja, me një vlerë totale mbi 9 miliardë lekë në vit.
Këto shifra përkthehen në më shumë njësi akomodimi dhe shërbimi si hotele, bujtina, resorte, restorante, marina, infrastrukturë, e të tjera, për një Shqipëri gjithmonë dhe me më standarde turistike, shprehet Shoqata.
Në një hark kohor prej 5 vitesh, 2021 do të regjistronte numrin dhe vlerën më të lartë të kredisë në turizëm, konkretisht 735 hua të marra të cilat kapnin një vlerë prej 9.95 miliardë lekësh. Në 2024 u morën vetëm 6 kredi më pak se në 2023, por shuma e tyre ishte rreth 10.7% më e lartë.
Pavarësisht se kredia në turizëm i është rikthyer një tendence rritëse, ajo vijon të mbetet në nivele të ulëta në krahasim me 2021. -

Prapaskenat nga banketi luksoz, tensione mes shefave të kuzhinës dhe agjentëve të Shërbimit Sekret
Banketi luksoz në Kështjellën Windsor për Presidentin Donald Trump në Britani, u përfshi nga një debat i ashpër prapa skenave. Darka spektakolare pa çiftin presidencial Trump të pritur nga Mbreti Charles , Princi William dhe Princesha Kate, të rrethuar nga dhjetëra shefa biznesi dhe diplomatë të nivelit të lartë nga të dyja anët e Atlantikut.
Burime i kanë thënë Daily Mail se disa anëtarë të ekipit të Shërbimit Sekret që ruanin Presidentin shkuan në kuzhinë për të mbikëqyrur përgatitjen nga shefat e kuzhinës mbretërore, madje edhe për të provuar ushqimin – të cilin disa prej tyre e konsideruan shqetësues.Të ftuarit ishin plotësisht të pavetëdijshëm, por atmosfera në kuzhinë u tensionua shpejt ndërsa tensionet filluan të acaroheshin midis stafit të kuzhinës dhe sigurimit amerikan që vinte për vizitë. Tensionet u ndezën midis shefave të kuzhinës që përgatisnin vaktin dhe ekipit të sigurisë amerikane përgjegjës për mbrojtjen e Presidentit dhe shoqëruesve të tij.
Shefat e kuzhinës, duke punuar për të përgatitur tre pjata pa probleme, u frustruan ndërsa agjentët e Shërbimit Sekret të SHBA-së kontrollonin vazhdimisht dhe madje merrnin mostra nga të gjithë ushqimin. Zyrtarët e Pallatit thanë se nuk e njohin rrëfimin e tensioneve pas skenave dhe i quajtën pretendimet “kategorikisht të pavërteta” – duke shtuar se marrëdhënia e tyre me kolegët amerikanë ishte jashtëzakonisht e ngrohtë dhe mbështetëse gjatë gjithë kohës.
-

Nga Stambolli në krye të shërbimit sekret gjerman
Sinan Selen u lind më 1972 në Stamboll. Ai erdhi në Köln të Gjermanisë në moshën katërvjeçare; prindërit e tij ishin gazetarë dhe punonin për Deutsche Welle. Kur e la Turqinë, ai nuk fliste asnjë fjalë gjermanisht.
Sonte mediat gjermane njoftuan se juristi Sinan Selen do të jetë shefi i ri i shërbimit të brendshëm sekret të Gjermanisë (ose siç quhet zyrtarisht: Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës). Ky shërbim nuk duhet të ngatërrohet me BND-në, i cili është shërbim sekret për botën e jashtme.
Me këtë emërim, në Gjermani për herë të parë një person me origjinë të huaj merr një post kyç në strukturat më të rëndësishme të sigurisë. Selen ka punuar shumë vite në ekonominë private dhe në institucione gjermane të mbrojtjes së ligjit. Nga ekspertët e sigurisë Selen vlerësohet si njëri nga hetuesit më të aftë gjermanë kundër terrorit. Deri më tani ai ka qenë zëvendësdrejtor i shërbimit të brendshëm sekret të Gjermanisë.
-

Gardisti nxjerr armën e shërbimit dhe kërcënon me jetë një qytetar në Tiranë
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë në zonën e Xhamllikut. Një gardist pas një sherri me një qytetar ka nxjerrë armën e shërbimit duke e kërcënuar me jetë.
Fatmirësisht gardisti nuk ka shtënë me armë dhe ngjarja është parandaluar nga efektivët e komisariatit.
Ngjarja është referuar në AMP ku kanë nisur menjëherë hetimet.
Raportohet se kamerat e sigurisë në zonë kanë filmuar sherrin, i cili po këqyret nga grupi hetimor.
-

Ndodh në Tiranë! Gardisti nxjerr armën e shërbimit dhe kërcënon me jetë qytetarin
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë në zonën e Xhamllikut. Një gardist pas një sherri me një qytetar ka nxjerrë armën e shërbimit duke e kërcënuar me jetë.
Fatmirësisht gardisti nuk ka shtënë me armë dhe ngjarja është parandaluar nga efektivët e komisariatit.
Ngjarja është referuar në AMP ku kanë nisur menjëherë hetimet. Kamerat e sigurisë në zonë kanë filmuar sherrin, i cili po këqyret nga grupi hetimor.
