Tag: shërbimit

  • Polici i Kamzës kërcënon me armën e shërbimit disa persona, nis hetimi

    Polici i Kamzës kërcënon me armën e shërbimit disa persona, nis hetimi

    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet për punonjësin e Policisë me inicialet E. H. me detyrë Patrullë e Përgjithshmë në Komisariatin e Policisë Nr.5, Kamëz.
    Sipas njoftimit të autoriteteve, nga veprimet e para hetimore rezultoi se punonjësi i policisë, mbrëmjen e djeshme është konfliktuar fizikisht me disa persona në ambientet e një lokali dhe situata ka degraduar duke i kanosur me armën e shërbimit.
    Materialet proceduriale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kanosja” dhe “Shpërdorim i detyrës”.
    AMP thotë se ka nisur hetimin disiplinor administrativ ndaj punonjësit të policisë duke vijuar edhe hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
    gijotina.com/

  • Polici bën sherr në lokal, kanos civilët me armën e shërbimit

    Polici bën sherr në lokal, kanos civilët me armën e shërbimit

    Një efektiv policie është proceduar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore e Tiranës, pasi ka kanosur me armën e shërbimit disa persona me të cilët ishte konfliktuar në një lokal në kryeqytet.
    AMP ka referuar në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë materialet procedurale në ngarkim të punonjësit të policisë E. H., me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.5, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kanosja” dhe “Shpërdorim i detyrës”.
    Nga veprimet e para hetimore rezultoi se punonjësi i policisë, mbrëmjen e djeshme është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me disa persona në ambientet e një lokali në Tiranë, ku më pas situata ka agravuar dhe punonjësi i policisë ka kanosur me armën e shërbimit personat që po konfliktohej.
    AMP ka nisur hetimin disiplinor administrativ ndaj punonjësit të policisë duke vijuar edhe hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

  • Regjistruan fiktivisht në librin e shërbimit një person që theu masën e sigurisë, pezullohet nga detyra mjeku dhe infermieri në Memaliaj

    Regjistruan fiktivisht në librin e shërbimit një person që theu masën e sigurisë, pezullohet nga detyra mjeku dhe infermieri në Memaliaj

    POLICIA E SHTETIT
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj ekzekutuan masën “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, caktuar nga Gjykata e Gjirokastrës, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore”, kryer në bashkëpunim, për shtetasit:
    R. S., 39 vjeç, banues në Tepelenë, me detyrë infermier dhe Sh. M., 62 vjeç, banues në Tepelenë, me detyrë mjek, në një qendër shëndetësore, pasi nga hetimet dyshohet se më datë 13.09.2025, kanë regjistruar në mënyrë fiktive në librin e shërbimit, shtetasin E. K. (i arrestuar më datë 13.09.2025, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”).
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • Kuvendi kërkon monitorimin e cilësisë së shërbimit celular, operatorët ankohen se pengohen për lejet

    Kuvendi kërkon monitorimin e cilësisë së shërbimit celular, operatorët ankohen se pengohen për lejet

    Kuvendi i Shqipërisë i rekomandon Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) të vijojë monitorimet e treguesve të cilësisë së shërbimit të telefonisë së lëvizshme, veçanërisht në zonat turistike dhe akset rrugore.Në rezolutën për vlerësimin e veprimtarisë së këtij institucioni për vitin 2024 dhe rekomandimet kryesore për vitin 2025, Kuvendi rekomandon që AKEP të kërkojë nga dy operatorët në treg vendosjen e stacioneve provizore apo optimizimin e antenave ekzistuese, në zonat ku mbulimi me sinjal nuk i përmbush parametrat optimalë cilësorë.Veçanërisht gjatë sezonit veror, cilësia e shërbimeve të komunikimit dhe sidomos e internetit është shpesh problematika në zonat e turizmit bregdetar. Për shkak të përqendrimit të madh të pushuesve, shpejtësia e internetit nga rrjetet celulare është shumë e ngadaltë, deri në mungesën e plotë të shërbimit.Gjithashtu, në akse të veçanta rrugore, sidomos në zonat me reliev të thyer, ka mungesa të mbulimit me sinjal të kompanive celulare.Në raportin vjetor të vitit 2024, AKEP thekson se, për përmirësimin e ofrimit të shërbimeve të telefonisë së lëvizshme në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë nevojitet ndërtimi i siteve (ministacioneve) të reja nga operatorët. Megjithatë, sipas AKEP, operatorët hasin vështirësi në marrjen e lejeve mjedisore, kanë probleme me refuzimin e banorëve të godinave ku janë përcaktuar ndërtimet e këtyre ministacioneve, por edhe nga mosrinovimi i qirave i ministacioneve aktuale nga institucionet shtetërore.AKEP shprehet se operatorët celularë ndërtojnë çdo vit stacione për përmirësimin e shërbimit në zonat turistike, plazhet dhe akset rrugore. Gjithsesi, në zonat ku mbulimi me sinjal nuk i përmbush parametrat e performancës, operatorët, pas ndërhyrjes së strukturave të AKEP-it, kanë parë mundësinë e optimizimit të antenave ekzistuese që mbulojnë zonën si edhe vendosjen e stacioneve provizorë, deri në ndërtimin e stacioneve të reja të dedikuara për mbulimin e zonave gjeografikisht të izoluara, për të cilat pritet zbardhja e lejeve nga institucionet përkatëse.Në rinovimin e autorizimeve për disa prej frekuencave në brezat 900 MHz dhe 1800 MHz, vitin e kaluar, AKEP ka aplikuar edhe ndryshime në kushtet për sigurimin e mbulimit dhe cilësinë e shërbimit.Sipas kërkesave të reja, operatorët celularë do të sigurojnë përforcimin e mbulimit me shërbim të popullsisë deri në 99% të zonave të banuara për çdo qark, përkundrejt minimumit prej 95% që përcaktohej në autorizimin e mëparshëm.Gjithashtu, operatorët celularë të sigurojnë që mbulimi me shërbim në territorin e Republikës së Shqipërisë të jetë minimalisht 95%, e ku posaçërisht për tërësinë e gjatësisë së akseve rrugore kombëtare të kategorive A (autostradat) dhe B (rrugët interurbane kryesore), tunelet, zonat e përfshira në projekte zhvillimore dhe me rëndësi të veçantë, mbulimi duhet të jetë mbi 99%, ndërsa për akset rrugore të kategorive C e në vijim, mbulimi duhet të jetë mbi 96 %.Për zonat turistike (brenda përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për zonat e mbrojtura), mbulimi duhet të jetë deri në 99%.Operatorët celularë, brenda muajit shkurt të çdo viti, përgjatë 5-vjeçarit të parë nga lëshimi i Autorizimit Individual, duhet të depozitojnë pranë AKEP-it një raport të detajuar të ecurisë së realizimit të kushteve të mësipërme të mbulimit dhe të cilësisë së shërbimit, në veçanti për zonat aktualisht të pambuluara./ E.Shehu Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Kriza në koalicionin qeveritar gjerman, dështojnë bisedimet mes CDU/CSU dhe SPD për modelin e ri të shërbimit ushtarak

    Kriza në koalicionin qeveritar gjerman, dështojnë bisedimet mes CDU/CSU dhe SPD për modelin e ri të shërbimit ushtarak

    Në debatin për shërbimin ushtarak në Gjermani duket se marrëveshja për të cilën kishin rënë dakord negociatorët e partive të koalicionit qeveritar CDU/CSU dhe SPD dështoi për momentin.

    Sipas njoftimeve të medias brenda grupit parlamentar socialdemokrat kishte pasur rezistencë lidhur me ndryshimet në modelin e planifikuar të shërbimit ushtarak dhe prandaj edhe një konferencë e përbashkët për shtyp e këtyre partive, ku do të jepeshin sqarime dhe detaje përkatëse, u anulua momentet e fundit.
    Me sa duket brendaSPD-së ka pasur rezistencë ndaj sistemit të shortit të propozuar nga CDU/CSU. Ky sistem ishte menduar të hynte në fuqi, nëse për Bundeswehr-in do të regjistroheshin shumë pak vullnetarë. Një zëdhënës i grupit parlamentar CDU/CSU tha: “Ne e anuluam konferencën për shtyp, sepse marrëveshja e synuar nuk u arrit edhe pse ne mendonim se do të arrihej.”
    Debati mbi shërbimin ushtarak mbi baza vullnetare
    Debati brenda radhëve të koalicionit ka të bëjë me pyetjen, nëse shërbimi i ri ushtarak që planifikon Gjermania duhet të mbështetetekskluzivisht në rekrutimin vullnetar, siç kishte propozuar ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius, apo nëse në ligj duhet të përfshihen edhe elementë të detyrueshëm.
    Sipas propozimit të ministrit të Mbrojtjes Pistorius duke filluar nga viti i ardhshëm çdo i ri apo e re në Gjermani do të marrë një pyetësor nga Bundeswehr-i. Meshkujt duhet t’i përgjigjen, vajzat mund t’i përgjigjen këtij pyetsori. Në të pyetet se kush ka dëshirë të kryejë vullnetarisht shërbimin ushtarak dhe ata që shprehen pozitivish për këtë, më pas do të testohen.
    Në radhët e CDU/CSU ka dyshime se Bundeswehr-i mund të rekrutojë personel të mjaftueshëm mbi baza tërësisht vullnetare, sikurse propozon ministri Pistorius.
    Dhe gjatë fundjavës mediat njoftuan për përfshirjen e mundshme të një sistemi shorti në Projektligjin për Shërbimin Ushtarak. Ideja është që nëse nuk do të ketë një numër të mjaftueshëm vullnetarësh, mes personave që plotësojnë kushtet për shërbimin ushtarak do të hidhet një short për të përcaktuar se kush do të rekrutohet dhe, nëse është e nevojshme, personi do të rekrutohet për shërbim ushtarak për të paktën gjashtë muaj.
    Aktualisht Bundeswehri gjerman ka 182.000 ushtare e ushtarë, por ka nevojë për 60.000 deri në 80.000 ushtarë të rinj shtesë.
    Pezullimi i shërbimit ushtarak
    Në vitin 2011 Gjermania e hoqi rekrutimin dhe shërbimin e detyruar ushtarak pasi Lufta e Ftohtë kishte kohë që kishte mbaruar. Ministri i atëhershëm i Mbrojtjes, Karl Theodor zu Guttenberg, tha se shërbimi ushtarak nuk ishte shfuqizuar, por thjesht ishte pezulluar, sepse askush nuk e di se çfarë mund të ndodhë pas 20 ose 30 vjetësh. Por nuk zgjati shumë dhe në vitin 2022, Rusia pushtoi Ukrainën. Pas kësaj lindën pyetje të reja, në thelb të vjetra: A mund të vetëmbrohet Gjermania dhe si do rekrutohen ushtarët? /DW

    Top Channel

  • Indrit Doda, drejtori i ri i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje

    Indrit Doda, drejtori i ri i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje

    Indrit Doda

    TIRANË-Indrit Doda është emëruar drejtori i ri i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje. Doda është emëruar në detyrë nga ministri i Drejtësisë, Besfort Lamllari. Ai është një oficer me karrierë të gjatë dhe të vlerësuar në radhët e Policisë së Shtetit.
    Më herët ai ka mbajtur edhe postin e Koordinatorit në Drejtorinë e Antiterrorit në Policinë e Shtetit. Doda do të zëvendësojë Andi Dedën./ZËRI

  • “Diplomacia ekonomike, prioritet për Shqipërinë 2030”, Spiropali: Po forcojmë rrjetin e atasheve ekonomikë

    “Diplomacia ekonomike, prioritet për Shqipërinë 2030”, Spiropali: Po forcojmë rrjetin e atasheve ekonomikë

    Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, vuri në dukje rëndësinë strategjike që diplomacia ekonomike zë në agjendën e Shqipërisë për vitet në vijim, duke e cilësuar atë si një nga prioritetet kryesore në kuadër të vizionit “Shqipëria 2030”.

    Në një takim me nëpunësit e shërbimit të jashtëm, të cilët po marrin pjesë në trajnimin për Diplomacinë Ekonomike, Spiropali theksoi se përgatitja profesionale dhe praktike e kësaj trupe është thelbësore për promovimin e profilit ekonomik të vendit. Në takim ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Shqipëri, z. Reinout Caspar Vos.
    “Diplomacia ekonomike, prioritet për Shqipërinë 2030
    Me hyrjen në zyrë mëngjesin e sotëm, përshëndeta nëpunësit e shërbimit të jashtëm të Shqipërisë, që po marrin pjesë në trajnimin e Diplomacisë Ekonomike, me praninë e Ambasadorit të Mbretërisë së Holandës në Shqipëri, z. Reinout Caspar Vos.
    Përgatitja e trupës së shërbimit të jashtëm me aftësitë praktike në promovimin e profilit ekonomik të vendit është pjesë e vizionit për forcimin e rrjetit të atasheve ekonomikë dhe ndërtimin e një platforme unike për investitorët e huaj në vend”, shprehet ajo.

    Top Channel

  • Rama kujtohet për zjarrfikësit u premton reformë dhe paga më të larta

    Rama kujtohet për zjarrfikësit u premton reformë dhe paga më të larta

    Pas zjarreve që përfshinë vendin nga veriu në jug, duke shkrumbuar qindra hektarë tokë, banesa e bagëti, Kryeministri Edi Rama foli për situatën e shërbimit zjarrfikës.
    Gjatë një takimi me strukturat e zjarrfikësve këtë të shtunë, Rama deklaroi se vendi do të ketë një nivel të ri të shërbimit zjarrfikës dhe premtoi rritje pagash për personelin që vepron në fronte të rrezikshme.
    “Sot ekonomia dhe rritja e të ardhurave na japin mundësi që të kthejmë më shumë në drejtim të atyre që i shërbejnë atdheut dhe atyre që janë në fronte të vështira ku rrezikohet edhe jeta e njerëzve. Ky ka qenë viti më i vështirë që kemi pasur, edhe për Europën dhe gjithë vendet fqinje.
    Por është e domosdoshme që të përfshihet në këtë proces përgatitjeje gjithë pjesa civile, në qendër dhe në territor. Ne kemi filluar të punojmë për një reformë të prefekturave, por kjo kërkon angazhimin dhe fuqizimin e kapaciteteve të bashkive dhe njësive administrative”, tha Rama.

  • Hija e arkivoleve/ Frika e shqiptarëve nga rikthimi i shërbimit ushtarak në Serbi: Jemi mes dy zjarreve

    Hija e arkivoleve/ Frika e shqiptarëve nga rikthimi i shërbimit ushtarak në Serbi: Jemi mes dy zjarreve

    Familjet shqiptare në jug të Serbisë ndiejnë një valë të re shqetësimi: rikthimi i mundshëm i shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Serbi po u kthen frikën e viteve ’80 dhe ’90.
    Kur dëgjon fjalën “ushtri”, Sadik Sadiku nga Rahovica e Preshevës, në jug të Serbisë, nuk mendon për mbrojtje, por për arkivole të mbyllura hermetikisht, që sollën dhimbje në familjen e tij.
    Dyzet e tre vjet më parë, nipi i tij, Yzeiri, u kthye i vdekur nga shërbimi ushtarak në Armatën Popullore të Jugosllavisë (APJ). Trupi i tij mbërriti në shtëpi në një arkivol të mbyllur – pa mundësinë që familja ta hapte dhe ta shihte.
    Autoritetet ushtarake të kohës e përshkruan rastin si “vetëvrasje”, duke thënë se i riu ishte hedhur nga një objekt i lartë. Por, familja nuk e pranoi kurrë këtë version. Rrethanat ngritën dyshime tek ajo për maltretim apo edhe vrasje.
    Sot, paralajmërimet e autoriteteve serbe për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak i kanë rikthyer Sadikut frikën e vjetër.
    “I kam tre nipa, të cilët janë të pjekur për ushtarë, por unë nuk i lëshoj”, thotë 82-vjeçari për Radion Evropa e Lirë.
    Rikthimi i shërbimit ushtarak dhe shqetësimi i komunitetit shqiptarJavë më parë, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Millan Mojsilloviç, deklaroi se vendi nuk ka hequr dorë nga rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak, i cili u hoq më 2011.
    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, njoftoi në shtator të vitit të kaluar se ka miratuar rikthimin e këtij shërbimi, i cili do të zgjaste 75 ditë.
    Ministri serb i Mbrojtjes, Bratisllav Gashiç, deklaroi më 19 shtator se gjenerata e parë mund të fillojë shërbimin e detyrueshëm ushtarak në fillim të vitit të ardhshëm. Ai tha se pret që gjatë seancës së vjeshtës në Kuvend, të shqyrtohet një paketë e re ligjesh për ushtrinë.
    Sipas njoftimeve të tij të mëparshme, shërbimi i detyrueshëm ushtarak do të vlejë për burrat nga 18 deri në 30 vjeç. Ai, gjithashtu, ka thënë se ata që refuzojnë të shërbejnë me armë për arsye të ndërgjegjes, do të përfshihen në sistemin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe në Ushtrinë e Serbisë, ku do t’u gjenden vende të përshtatshme për të kryer shërbimin ushtarak pa armë.
    Kjo ka shqetësuar komunitetin shqiptar në Luginën e Preshevës, në jug të Serbisë, pasi kujtimet e viteve ‘80 – kur në Jugosllavi u thelluan përçarjet etnike dhe u rrit presioni i Beogradit mbi shqiptarët – janë ende të gjalla.
    “Nëse më vjen një ftesë e tillë, natyrisht që, si të gjithë të rinjtë shqiptarë në Luginën e Preshevës, do të jem i shqetësuar, për shkak të rasteve që kanë ndodhur më parë. Si i ri, kam frikë se mos përsëritet ajo histori e errët që u ndodhi ushtarëve shqiptarë në Ushtrinë jugosllave”.
    Valoni – identiteti i vërtetë i të cilit është i njohur për redaksinë e Radios Evropa e Lirë – mbush këtë vit 18 vjet. Ai thotë se shërbimi i detyrueshëm ushtarak tashmë është bërë temë diskutimi mes shumë të rinjve në Luginën e Preshevës.
    I vetëdijshëm për sanksionet e mundshme ligjore, Valoni thotë se nuk do t’i përgjigjej ftesës për shërbim ushtarak. Dhe në atë rast, sipas tij, zgjidhja e vetme do të ishte “largimi nga shtëpia dhe shteti”.
    Deputeti i vetëm shqiptar nga Lugina e Preshevës në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, dorëzoi muajin e kaluar një propozim për krijimin e një komisioni të posaçëm, “me mandat për të zbardhur rastet e vdekjeve të 135 ushtarëve shqiptarë në radhët e Armatës Popullore të Jugosllavisë (APJ), gjatë viteve ’80”.
    Të dhënat për këta 135 ushtarë – emrat, mbiemrat, periudhat e shërbimit dhe vendet ku kanë shërbyer – Kamberi tha se i ka siguruar nga shoqatat në Kosovë, të cilat i grumbulluan nga familjarët dhe mediat.
    “Çështje tjetër është se kur kryetarja e Kuvendit, Ana Bërnabiç, do ta vendosë këtë propozim në rend dite për votim”, thotë Kamberi për Radion Evropa e Lirë.
    Ai shton se, duke marrë parasysh se shumica e votave në Kuvend i përkasin Partisë Përparimtare Serbe të Vuçiçit, nuk është shumë optimist se propozimi do të miratohet.
    Natasha Kandiç, nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Beograd, konfirmon për Radion Evropa e Lirë se, si pjesë e hulumtimit të kësaj organizate për humbjet njerëzore gjatë luftës në Kosovë më 1999, janë mbledhur edhe të dhëna për vuajtjet e shqiptarëve që shërbyen si ushtarë të rregullt në kazermat e APJ-së.
    Ajo thekson se këto të dhëna nuk janë të plota, por përmbajnë emrat dhe mbiemrat e ushtarëve, ndërsa burimi i tyre janë familjet ose mediat.
    “Të dhënat tregojnë për rrethana të çuditshme, se në kazermat në Serbi ka pasur vetëvrasje të dyshuara”, thotë Kandiç.
    Në tri raste, sipas saj, familjet morën njoftime për vetëvrasje, por dyshojnë në vërtetësinë e këtyre raporteve.
    Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiç, nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë lidhur me kërkesën e deputetit Kamberi.
    As Ministria e Mbrojtjes e Serbisë nuk dha përgjigje për të sqaruar nëse ajo dhe Ushtria e Serbisë disponojnë informacione për vuajtjet e ushtarëve shqiptarë në kazermat e APJ-së dhe rrethanat e vdekjes së tyre.
    “Vdekja e çoroditur” e një të riu: Tragjedia e Yzeir Sadikut
    Vdekja e Yzeir Sadikut, 25 vjeç, gjatë shërbimit ushtarak la një plagë të pashlyeshme në familje, rrëfen axha i tij, Sadik Sadiku.
    Ai tregon se Yzeiri kishte nisur shërbimin ushtarak në tetor të vitit 1981, pas pjesëmarrjes në protestat e të rinjve shqiptarë në Prishtinë, gjatë marsit dhe prillit të atij viti, për të kundërshtuar pozitën politike dhe juridike të Kosovës në Jugosllavi.
    Sadiku thotë se për këtë aktivitet, Yzeiri u thirr në biseda informative nga eprorët ushtarakë, më 11 dhe 12 prill 1982, në kazermën “Lora” në Split të Kroacisë, ku shërbente si marinar.
    Një ditë më pas, vëllai i Yzeirit, Adem Sadiku, udhëtoi për në Split, pasi familja mori një telegram nga APJ-ja që e njoftonte se Yzeiri ishte sëmurë rëndë.
    Pak më vonë, familjes iu dha lajmi se Yzeiri kishte vdekur. Sipas versionit zyrtar të autoriteteve ushtarake, shkaku i vdekjes ishte vetëvrasja – ai kishte kërcyer nga objekti ku po zhvillohej biseda informative.
    Sadiku kujton se në Split, më pas, ka shkuar edhe babai tashmë i ndjerë i Yzeirit, Rrustemi, i cili me profesion ishte hoxhë.
    Ai arriti ta shihte kufomën e të birit përpara mbylljes hermetike të arkivolit.
    Sipas Sadikut, ai pa shenja dhune dhe torture në trupin e Yzeirit – çka bëri që familja të dyshonte se ai nuk u vetëvra, por u vra nga eprorët që po e merrnin në pyetje.
    Rënia e të rinjve shqiptarë në APJ
    Yzeiri nuk ishte i vetmi i ri shqiptar që u kthye i vdekur nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Armatën Popullore të Jugosllavisë (APJ).
    Gjatë viteve ‘80 deri në fillimin e viteve ’90, APJ-ja dërgoi me arkivole në shtëpi dhjetëra të rinj shqiptarë nga Kosova dhe trevat e tjera të banuara me shqiptarë.
    Një nga këto histori tragjike është ajo e Abedin Krasniqit nga Kosova, i cili humbi jetën në shkurt të vitit 1992.
    Nënës së tij, Mihanes, mosha nuk ia ka zbehur asnjë detaj të asaj kohe.
    “Gati se nuk ka ditë që nuk qaj. Çka të bëj… nuk ka njeriu çfarë të bëjë”, thotë Mihanja për Radion Evropa e Lirë.
    Autoritetet ushtarake të APJ-së ia sollën kufomën e të birit deri në hyrje të fshatit Bardh i Vogël në Fushë Kosovë, ku familja Krasniqi jeton edhe sot.
    Urdhrin e tyre që arkivoli i mbyllur hermetikisht të mos hapej, familjarët nuk e zbatuan.
    Mihanja donte të ndahej me të birin para se të varrosej, në praninë e mijëra qytetarëve.
    Abedini, asokohe 21 vjeç, kishte nisur shërbimin ushtarak në APJ në Manastir të Maqedonisë së sotme të Veriut. Në shtator të vitit 1991, ai u transferua në Knin të Kroacisë, në frontin e luftës që shpërtheu pas shpalljes së pavarësisë së Kroacisë.
    Familjari i tij, Fadil Krasniqi, thotë se Abedini fillimisht ishte paraburgosur, për shkak se kishte refuzuar urdhrin e eprorëve për t’u përfshirë në luftë kundër forcave kroate.
    Familjarët dyshojnë se gjatë qëndrimit në paraburgim, ai ishte torturuar.
    Sipas Fadilit, Abedini, më 11 shkurt të vitit 1992, u dërgua në një shtëpi të kujdesit shëndetësor në kuadër të ushtrisë në Knin dhe aty humbi jetën. Sipas raportit zyrtar të APJ-së, ai ishte vrarë rastësisht nga një ushtar serb, por familja nuk e besoi këtë version.
    Dyshimet e familjes u konfirmuan më vonë edhe nga dënimi simbolik i autorit të vrasjes.
    Në prill të vitit 1992, Rodolub Donoviç u gjykua në gjykatën ushtarake në Banja Llukë.
    Ai mori 2.5 vjet burg për veprën penale “shkelje nga pakujdesia e shërbimit të rojes, patrullimit dhe të ngjashme”.
    Një vit më vonë, pas apelit në Gjykatën Supreme Ushtarake në Beograd, dënimi i tij u ul në një vit burg.
    Familjarët e Abedinit kërkuan nga institucionet e atëhershme të Kosovës që të zbardhej e vërteta, por nuk morën kurrë përgjigje.
    Që nga fillimi i viteve ’90, në ato institucione u instaluan masat represive të Serbisë dhe shumica e shqiptarëve u pushuan nga puna.
    KMDLNJ: Nuk kanë qenë vetëvrasje, por ekzekutime
    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kosovë (KMDLNJ), i themeluar në vitin 1989, ka grumbulluar të dhëna për ushtarët shqiptarë që humbën jetën në rrethana të dyshimta gjatë shërbimit në APJ.
    Drejtori aktual i KMDLNJ-së, Behxhet Shala, thotë për Radion Evropa e Lirë se incidentet me ushtarët shqiptarë u shtuan pas demonstratave në Kosovë në vitin 1981, kur shqiptarët kërkonin avancimin e pozitës juridike dhe politike të Kosovës brenda Federatës jugosllave.
    Sipas Shalës, KMDLNJ-ja ka dokumentuar rreth 115 raste të vdekjeve të dyshimta të të rinjve shqiptarë në APJ.
    Për shumicën e këtyre rasteve, raportet zyrtare të autoriteteve ushtarake i paraqisnin vdekjet si vetëvrasje ose aksidentale.
    Ai shpjegon se gjatë viteve ’80, verifikimi i mënyrës së vdekjes nga ekspertë të pavarur ose familjet ishte pothuajse i pamundur, pasi kufomat e të rinjve shqiptarë iu kthyen familjeve në arkivole të mbyllura hermetikisht.
    Në ceremonitë mortore lejohej të merrnin pjesë vetëm anëtarët e ngushtë të familjes, gjithmonë nën vëzhgimin e autoriteteve ushtarake dhe të sigurisë. Megjithëse kjo praktikë, ndonjëherë, nuk është respektuar plotësisht gjatë viteve ‘80, me fillimin e viteve ’90, situata ka ndryshuar tërësisht, sipas Shalës.
    “Atëherë, Jugosllavisë nuk i interesonte më nëse familjet hapnin arkivolet. Në njëfarë mënyre, vrasja e shqiptarëve u bë rutinë dhe u përdor si mjet politik për të arritur qëllime të caktuara”, thotë Shala dhe shton se KMDLNJ-ja, atëkohë, u ka rekomanduar familjeve t’i hapnin arkivolet për t’i parë të afërmit e tyre.
    Dhe kjo, shpesh, zbulonte se nuk bëhej fjalë për vetëvrasje.
    Shala shton se rreth 70 për qind e këtyre vrasjeve kanë ndodhur jashtë territorit të Serbisë, në republikat e tjera të ish-Jugosllavisë, “për të mos ngjallur dyshime në opinionin publik”.
    Mosbesimi i arsyeshëm
    Situatën e përshkruan ngjashëm edhe deputeti i Kuvendit të Serbisë, Shaip Kamberi. Sipas tij, familjarët e një numri të të rinjve shqiptarë që humbën jetën gjatë shërbimit në APJ, i kanë hapur arkivolet dhe kanë konstatuar se versioni zyrtar – vdekje si “vetëvrasje” ose “incident fatal” – nuk përputhej me realitetin.
    Edhe Kandiç beson se familjet e ushtarëve, por edhe deputeti Kamberi kanë të drejtë të kërkojnë hetimin e këtyre rasteve dhe publikimin e dokumentacionit ekzistues. Sipas saj, të dhënat duhet të gjenden në arkivat e Ushtrisë së Serbisë.
    “Nëse do të formohej një komision anketimi, do të duhej të bazohej në të dhënat e disponueshme dhe më pas duhet të pritet që autoritetet shtetërore t’i japin të dhënat. Kështu siç është tash, kjo mbetet gjithmonë një pyetje e hapur”, thotë Kandiç.
    Ajo shton se do të ishte e dobishme nëse ndonjë institucion në Kosovë do t’i grumbullonte të gjitha të dhënat e disponueshme nga burime të ndryshme brenda vendit.
    Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Kandiç përmend edhe një ngjarje që, siç thotë, tronditi opinionin në ish-Jugosllavi, më 3 shtator të vitit 1987.
    Sipas autoriteteve të APJ-së, në kasermën në Paraqin të Serbisë, ushtari shqiptar nga Kosova, Aziz Kelmendi, nga fshati Karaçicë e Shtimes, pretendohet se me armë automatike qëlloi për vdekje katër ushtarë dhe plagosi disa të tjerë. Autoritetet raportuan se Kelmendi u gjet i vetëvrarë disa qindra metra larg kazermës.
    Kandiç thotë se pas kësaj ngjarjeje, autoritetet duket se toleruan qëllimisht shmangien e shërbimit ushtarak nga ana e shqiptarëve, të cilët largoheshin jashtë vendit për të mos e kryer këtë detyrim.
    Kamberi tani shpreh dronë se rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak, të cilin po e paralajmërojnë autoritetet serbe, ka pikërisht këtë qëllim – shmangien e këtij detyrimi nga ana e shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe largimin e tyre.
    Ndaj, thotë ai, çështja e shërbimit të detyrueshëm nuk prek vetëm të kaluarën, por edhe të ardhmen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
    Familjet shqiptare po përballen me zgjedhje të vështira, thotë edhe Sadiku.
    “Jemi mes dy zjarreve: mos ta lejoj të shkojë ushtar, ose të marrë valixhen dhe të largohet në Gjermani ose Zvicër”./REL

  • Frika e shqiptarëve nga rikthimi i shërbimit ushtarak në Serbi: Jemi mes dy zjarreve

    Frika e shqiptarëve nga rikthimi i shërbimit ushtarak në Serbi: Jemi mes dy zjarreve

    Familjet shqiptare në jug të Serbisë ndiejnë një valë të re shqetësimi: rikthimi i mundshëm i shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Serbi po u kthen frikën e viteve ’80 dhe ’90.

    Kur dëgjon fjalën “ushtri”, Sadik Sadiku nga Rahovica e Preshevës, në jug të Serbisë, nuk mendon për mbrojtje, por për arkivole të mbyllura hermetikisht, që sollën dhimbje në familjen e tij.

    Dyzet e tre vjet më parë, nipi i tij, Yzeiri, u kthye i vdekur nga shërbimi ushtarak në Armatën Popullore të Jugosllavisë (APJ). Trupi i tij mbërriti në shtëpi në një arkivol të mbyllur – pa mundësinë që familja ta hapte dhe ta shihte.

    Autoritetet ushtarake të kohës e përshkruan rastin si “vetëvrasje”, duke thënë se i riu ishte hedhur nga një objekt i lartë. Por, familja nuk e pranoi kurrë këtë version. Rrethanat ngritën dyshime tek ajo për maltretim apo edhe vrasje.

    Sot, paralajmërimet e autoriteteve serbe për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak i kanë rikthyer Sadikut frikën e vjetër.

    “I kam tre nipa, të cilët janë të pjekur për ushtarë, por unë nuk i lëshoj”, thotë 82-vjeçari për Radion Evropa e Lirë.

    Rikthimi i shërbimit ushtarak dhe shqetësimi i komunitetit shqiptar

    Javë më parë, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Millan Mojsilloviq, deklaroi se vendi nuk ka hequr dorë nga rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak, i cili u hoq më 2011.

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, njoftoi në shtator të vitit të kaluar se ka miratuar rikthimin e këtij shërbimi, i cili do të zgjaste 75 ditë.

    Ministri serb i Mbrojtjes, Bratisllav Gashiq, deklaroi më 19 shtator se gjenerata e parë mund të fillojë shërbimin e detyrueshëm ushtarak në fillim të vitit të ardhshëm. Ai tha se pret që gjatë seancës së vjeshtës në Kuvend, të shqyrtohet një paketë e re ligjesh për ushtrinë.

    Sipas njoftimeve të tij të mëparshme, shërbimi i detyrueshëm ushtarak do të vlejë për burrat nga 18 deri në 30 vjeç. Ai, gjithashtu, ka thënë se ata që refuzojnë të shërbejnë me armë për arsye të ndërgjegjes, do të përfshihen në sistemin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe në Ushtrinë e Serbisë, ku do t’u gjenden vende të përshtatshme për të kryer shërbimin ushtarak pa armë.

    Kjo ka shqetësuar komunitetin shqiptar në Luginën e Preshevës, në jug të Serbisë, pasi kujtimet e viteve ‘80 – kur në Jugosllavi u thelluan përçarjet etnike dhe u rrit presioni i Beogradit mbi shqiptarët – janë ende të gjalla.

    “Nëse më vjen një ftesë e tillë, natyrisht që, si të gjithë të rinjtë shqiptarë në Luginën e Preshevës, do të jem i shqetësuar, për shkak të rasteve që kanë ndodhur më parë. Si i ri, kam frikë se mos përsëritet ajo histori e errët që u ndodhi ushtarëve shqiptarë në Ushtrinë jugosllave”.

    Valoni – identiteti i vërtetë i të cilit është i njohur për redaksinë e Radios Evropa e Lirë – mbush këtë vit 18 vjet. Ai thotë se shërbimi i detyrueshëm ushtarak tashmë është bërë temë diskutimi mes shumë të rinjve në Luginën e Preshevës.

    I vetëdijshëm për sanksionet e mundshme ligjore, Valoni thotë se nuk do t’i përgjigjej ftesës për shërbim ushtarak. Dhe në atë rast, sipas tij, zgjidhja e vetme do të ishte “largimi nga shtëpia dhe shteti”.

    Deputeti i vetëm shqiptar nga Lugina e Preshevës në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, dorëzoi muajin e kaluar një propozim për krijimin e një komisioni të posaçëm, “me mandat për të zbardhur rastet e vdekjeve të 135 ushtarëve shqiptarë në radhët e Armatës Popullore të Jugosllavisë (APJ), gjatë viteve ’80”.

    Të dhënat për këta 135 ushtarë – emrat, mbiemrat, periudhat e shërbimit dhe vendet ku kanë shërbyer – Kamberi tha se i ka siguruar nga shoqatat në Kosovë, të cilat i grumbulluan nga familjarët dhe mediat.

    “Çështje tjetër është se kur kryetarja e Kuvendit, Ana Bërnabiq, do ta vendosë këtë propozim në rend dite për votim”, thotë Kamberi për Radion Evropa e Lirë.

    Ai shton se, duke marrë parasysh se shumica e votave në Kuvend i përkasin Partisë Përparimtare Serbe të Vuçiqit, nuk është shumë optimist se propozimi do të miratohet.

    Natasha Kandiq, nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Beograd, konfirmon për Radion Evropa e Lirë se, si pjesë e hulumtimit të kësaj organizate për humbjet njerëzore gjatë luftës në Kosovë më 1999, janë mbledhur edhe të dhëna për vuajtjet e shqiptarëve që shërbyen si ushtarë të rregullt në kazermat e APJ-së.

    Ajo thekson se këto të dhëna nuk janë të plota, por përmbajnë emrat dhe mbiemrat e ushtarëve, ndërsa burimi i tyre janë familjet ose mediat.

    “Të dhënat tregojnë për rrethana të çuditshme, se në kazermat në Serbi ka pasur vetëvrasje të dyshuara”, thotë Kandiq.

    Në tri raste, sipas saj, familjet morën njoftime për vetëvrasje, por dyshojnë në vërtetësinë e këtyre raporteve.

    Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë lidhur me kërkesën e deputetit Kamberi.

    As Ministria e Mbrojtjes e Serbisë nuk dha përgjigje për të sqaruar nëse ajo dhe Ushtria e Serbisë disponojnë informacione për vuajtjet e ushtarëve shqiptarë në kazermat e APJ-së dhe rrethanat e vdekjes së tyre.

    Vdekja e Yzeir Sadikut, 25 vjeç, gjatë shërbimit ushtarak la një plagë të pashlyeshme në familje, rrëfen axha i tij, Sadik Sadiku.

    Ai tregon se Yzeiri kishte nisur shërbimin ushtarak në tetor të vitit 1981, pas pjesëmarrjes në protestat e të rinjve shqiptarë në Prishtinë, gjatë marsit dhe prillit të atij viti, për të kundërshtuar pozitën politike dhe juridike të Kosovës në Jugosllavi.

    Sadiku thotë se për këtë aktivitet, Yzeiri u thirr në biseda informative nga eprorët ushtarakë, më 11 dhe 12 prill 1982, në kazermën “Lora” në Split të Kroacisë, ku shërbente si marinar.

    Një ditë më pas, vëllai i Yzeirit, Adem Sadiku, udhëtoi për në Split, pasi familja mori një telegram nga APJ-ja që e njoftonte se Yzeiri ishte sëmurë rëndë.

    Pak më vonë, familjes iu dha lajmi se Yzeiri kishte vdekur. Sipas versionit zyrtar të autoriteteve ushtarake, shkaku i vdekjes ishte vetëvrasja – ai kishte kërcyer nga objekti ku po zhvillohej biseda informative.

    Sadiku kujton se në Split, më pas, ka shkuar edhe babai tashmë i ndjerë i Yzeirit, Rrustemi, i cili me profesion ishte hoxhë.

    Ai arriti ta shihte kufomën e të birit përpara mbylljes hermetike të arkivolit.

    Sipas Sadikut, ai pa shenja dhune dhe torture në trupin e Yzeirit – çka bëri që familja të dyshonte se ai nuk u vetëvra, por u vra nga eprorët që po e merrnin në pyetje.

    Yzeiri nuk ishte i vetmi i ri shqiptar që u kthye i vdekur nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Armatën Popullore të Jugosllavisë (APJ).

    Gjatë viteve ‘80 deri në fillimin e viteve ’90, APJ-ja dërgoi me arkivole në shtëpi dhjetëra të rinj shqiptarë nga Kosova dhe trevat e tjera të banuara me shqiptarë.

    Një nga këto histori tragjike është ajo e Abedin Krasniqit nga Kosova, i cili humbi jetën në shkurt të vitit 1992.

    Nënës së tij, Mihanes, mosha nuk ia ka zbehur asnjë detaj të asaj kohe.

    “Gati se nuk ka ditë që nuk qaj. Çka të bëj… nuk ka njeriu çfarë të bëjë”, thotë Mihanja për Radion Evropa e Lirë.

    Autoritetet ushtarake të APJ-së ia sollën kufomën e të birit deri në hyrje të fshatit Bardh i Vogël në Fushë Kosovë, ku familja Krasniqi jeton edhe sot.

    Urdhrin e tyre që arkivoli i mbyllur hermetikisht të mos hapej, familjarët nuk e zbatuan.

    Mihanja donte të ndahej me të birin para se të varrosej, në praninë e mijëra qytetarëve.

    Abedini, asokohe 21 vjeç, kishte nisur shërbimin ushtarak në APJ në Manastir të Maqedonisë së sotme të Veriut. Në shtator të vitit 1991, ai u transferua në Knin të Kroacisë, në frontin e luftës që shpërtheu pas shpalljes së pavarësisë së Kroacisë.

    Familjari i tij, Fadil Krasniqi, thotë se Abedini fillimisht ishte paraburgosur, për shkak se kishte refuzuar urdhrin e eprorëve për t’u përfshirë në luftë kundër forcave kroate.

    Familjarët dyshojnë se gjatë qëndrimit në paraburgim, ai ishte torturuar.

    Sipas Fadilit, Abedini, më 11 shkurt të vitit 1992, u dërgua në një shtëpi të kujdesit shëndetësor në kuadër të ushtrisë në Knin dhe aty humbi jetën. Sipas raportit zyrtar të APJ-së, ai ishte vrarë rastësisht nga një ushtar serb, por familja nuk e besoi këtë version.

    Dyshimet e familjes u konfirmuan më vonë edhe nga dënimi simbolik i autorit të vrasjes.

    Në prill të vitit 1992, Rodolub Donoviq u gjykua në gjykatën ushtarake në Banja Llukë.

    Ai mori 2.5 vjet burg për veprën penale “shkelje nga pakujdesia e shërbimit të rojes, patrullimit dhe të ngjashme”.

    Një vit më vonë, pas apelit në Gjykatën Supreme Ushtarake në Beograd, dënimi i tij u ul në një vit burg.

    Familjarët e Abedinit kërkuan nga institucionet e atëhershme të Kosovës që të zbardhej e vërteta, por nuk morën kurrë përgjigje.

    Që nga fillimi i viteve ’90, në ato institucione u instaluan masat represive të Serbisë dhe shumica e shqiptarëve u pushuan nga puna.

    KMDLNJ: Nuk kanë qenë vetëvrasje, por ekzekutime

    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kosovë (KMDLNJ), i themeluar në vitin 1989, ka grumbulluar të dhëna për ushtarët shqiptarë që humbën jetën në rrethana të dyshimta gjatë shërbimit në APJ.

    Drejtori aktual i KMDLNJ-së, Behxhet Shala, thotë për Radion Evropa e Lirë se incidentet me ushtarët shqiptarë u shtuan pas demonstratave në Kosovë në vitin 1981, kur shqiptarët kërkonin avancimin e pozitës juridike dhe politike të Kosovës brenda Federatës jugosllave.

    Sipas Shalës, KMDLNJ-ja ka dokumentuar rreth 115 raste të vdekjeve të dyshimta të të rinjve shqiptarë në APJ.

    Për shumicën e këtyre rasteve, raportet zyrtare të autoriteteve ushtarake i paraqisnin vdekjet si vetëvrasje ose aksidentale.

    Ai shpjegon se gjatë viteve ’80, verifikimi i mënyrës së vdekjes nga ekspertë të pavarur ose familjet ishte pothuajse i pamundur, pasi kufomat e të rinjve shqiptarë iu kthyen familjeve në arkivole të mbyllura hermetikisht.

    Në ceremonitë mortore lejohej të merrnin pjesë vetëm anëtarët e ngushtë të familjes, gjithmonë nën vëzhgimin e autoriteteve ushtarake dhe të sigurisë. Megjithëse kjo praktikë, ndonjëherë, nuk është respektuar plotësisht gjatë viteve ‘80, me fillimin e viteve ’90, situata ka ndryshuar tërësisht, sipas Shalës.

    “Atëherë, Jugosllavisë nuk i interesonte më nëse familjet hapnin arkivolet. Në njëfarë mënyre, vrasja e shqiptarëve u bë rutinë dhe u përdor si mjet politik për të arritur qëllime të caktuara”, thotë Shala dhe shton se KMDLNJ-ja, atëkohë, u ka rekomanduar familjeve t’i hapnin arkivolet për t’i parë të afërmit e tyre.

    Dhe kjo, shpesh, zbulonte se nuk bëhej fjalë për vetëvrasje.

    Shala shton se rreth 70 për qind e këtyre vrasjeve kanë ndodhur jashtë territorit të Serbisë, në republikat e tjera të ish-Jugosllavisë, “për të mos ngjallur dyshime në opinionin publik”.

    Situatën e përshkruan ngjashëm edhe deputeti i Kuvendit të Serbisë, Shaip Kamberi. Sipas tij, familjarët e një numri të të rinjve shqiptarë që humbën jetën gjatë shërbimit në APJ, i kanë hapur arkivolet dhe kanë konstatuar se versioni zyrtar – vdekje si “vetëvrasje” ose “incident fatal” – nuk përputhej me realitetin.

    Edhe Kandiq beson se familjet e ushtarëve, por edhe deputeti Kamberi kanë të drejtë të kërkojnë hetimin e këtyre rasteve dhe publikimin e dokumentacionit ekzistues. Sipas saj, të dhënat duhet të gjenden në arkivat e Ushtrisë së Serbisë.

    “Nëse do të formohej një komision anketimi, do të duhej të bazohej në të dhënat e disponueshme dhe më pas duhet të pritet që autoritetet shtetërore t’i japin të dhënat. Kështu siç është tash, kjo mbetet gjithmonë një pyetje e hapur”, thotë Kandiq.

    Ajo shton se do të ishte e dobishme nëse ndonjë institucion në Kosovë do t’i grumbullonte të gjitha të dhënat e disponueshme nga burime të ndryshme brenda vendit.

    Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Kandiq përmend edhe një ngjarje që, siç thotë, tronditi opinionin në ish-Jugosllavi, më 3 shtator të vitit 1987.

    Sipas autoriteteve të APJ-së, në kasermën në Paraqin të Serbisë, ushtari shqiptar nga Kosova, Aziz Kelmendi, nga fshati Karaçicë e Shtimes, pretendohet se me armë automatike qëlloi për vdekje katër ushtarë dhe plagosi disa të tjerë. Autoritetet raportuan se Kelmendi u gjet i vetëvrarë disa qindra metra larg kazermës.

    Kandiq thotë se pas kësaj ngjarjeje, autoritetet duket se toleruan qëllimisht shmangien e shërbimit ushtarak nga ana e shqiptarëve, të cilët largoheshin jashtë vendit për të mos e kryer këtë detyrim.

    Kamberi tani shpreh dronë se rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak, të cilin po e paralajmërojnë autoritetet serbe, ka pikërisht këtë qëllim – shmangien e këtij detyrimi nga ana e shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe largimin e tyre.

    Ndaj, thotë ai, çështja e shërbimit të detyrueshëm nuk prek vetëm të kaluarën, por edhe të ardhmen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

    Familjet shqiptare po përballen me zgjedhje të vështira, thotë edhe Sadiku.

    “Jemi mes dy zjarreve: mos ta lejoj të shkojë ushtar, ose të marrë valixhen dhe të largohet në Gjermani ose Zvicër”.