Tag: shërbimit

  • Mbyllet Shërbimi hungarez i REL-it

    Mbyllet Shërbimi hungarez i REL-it

    Shërbimi hungarez i Radios Evropa e Lirë do të mbyllet mesnatën e 21 nëntorit, pesë vjet pasi rinisi punën për t’iu ofruar hungarezëve informacione të sakta dhe lajme të pavarura.

    Në një mesazh për audiencën, shërbimi tha se ekipi i tij ka “punuar me dedikim për të ofruar gazetari të pavarur për audiencat në Hungari”.

    Përmbajtja e shërbimit do të vazhdojë të jetë e qasshme online.

    “Jemi thellësisht mirënjohës për besimin, angazhimin dhe mbështetjen që na kanë dhënë lexuesit tanë”, u tha në njoftim.

    Presidenti i Radios Evropa e Lirë, Steve Capus, lavdëroi punën e gazetarëve të Shërbimit hungarez.

    “Profesionalizmi i tyre, dedikimi dhe kontributi i jashtëzakonshëm për misionin tonë kanë ndikuar në suksesin tonë, dhe ne jemi thellësisht mirënjohës për gjithçka që ata i sollën kësaj organizate”, tha ai.

    Shërbimi hungarez rinisi punën më 2020 në bazë të një vendimi të Kongresit amerikan. Para kësaj, ky shërbim kishte operuar nga viti 1950 deri më 1993.

    Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Media Globale (USAGM), që mbikëqyr Radion Evropa e Lirë, Zërin e Amerikës dhe transmetues të tjerë ndërkombëtarë amerikanë, e njoftoi Kongresin më 5 nëntor 2025 se synonte ta ndërpriste punën e Shërbimit hungarez të REL-it.

    Vendimi hyn në fuqi më 21 nëntor 2025.

    “Jemi mirënjohës për vëmendjen e audiencës dhe mbështetjen e tyre që nga dita e parë kur rinisëm punën dhe jemi ndierë të nderuar që t’u sillnim atyre storie origjinale dhe unike”, tha Tibor Vovesz, kreu i Shërbimit hungarez të Radios Evropa e Lirë.

  • Qeveria gjermane arrin marrëveshje për shërbimin ushtarak, ja çfarë planifikohet

    Qeveria gjermane arrin marrëveshje për shërbimin ushtarak, ja çfarë planifikohet

    Në një zhvillim të rëndësishëm pas diskutimeve të gjata, partitë e koalicionit qeverisës në Gjermani (CDU/CSU dhe SPD) duket se kanë arritur një marrëveshje natën e fundit për modelin e shërbimit ushtarak.

    Ky model do të mbetet kryesisht vullnetar, por do të përfshijë edhe elemente të detyrueshmërisë, duke nxjerrë në pah dallimet e thella ideologjike mes tyre. Marrëveshja vjen pas negociatash të zgjatura që kanë vazhduar prej muajsh, veçanërisht që nga zgjedhjet federale të shkurtit 2025 dhe formimi i koalicionit CDU/CSU-SPD.
    Sipas burimeve, në të ardhmen të gjithë të rinjtë 18-vjeçarë do të plotësojnë një pyetësor të veçantë dhe do të kalojnë nga ekzaminime mjekësore, me qëllim krijimin e listave të burrave të përshtatshëm për shërbim.
    Nga këto lista, në rast nevoje, do të zgjidhen me short ata që do të jenë të detyruar të shërbejnë, nëse vullnetarët nuk mjaftojnë për të plotësuar nevojat e forcave të armatosura.
    Vendimi përfundimtar do të merret nga Bundestagu (Parlamenti gjerman), nëse konstatohet mungesë e numrit të nevojshëm të rekrutëve vullnetarë.Nga propozimi fillestar i ministrit të Mbrojtjes, Boris Pistorius (SPD), duket se është hequr elementi i “shortimit të dyfishtë”, sipas të cilit vetëm të rinjtë e zgjedhur me short do të kalonin ekzaminimet mjekësore.
    Ky ndryshim e bën procesin më gjithëpërfshirës në fazën e identifikimit, duke u përqendruar në vullnetarizëm si prioritet, por duke mbajtur një mekanizëm rezervë të detyrueshëm.
    Që nga mëngjesi i sotëm, grupet parlamentare të partive qeveritare po informohen për detajet, ndërsa njoftimet zyrtare pritet të bëhen publike brenda ditës. Kjo marrëveshje vjen në një kontekst ku Gjermania po përpiqet të forcojë Bundesëehr-in (forcat e armatosura) pas pezullimit të shërbimit të detyrueshëm në vitin 2011, veçanërisht në dritën e kërcënimeve gjeopolitike nga Rusia dhe nevojës për të arritur objektivat e NATO-s për 2% të PBB-së në mbrojtje.
    Ky model i ri pasqyron një kompromis: SPD-ja insiston në forcimin e atraktivitetit të shërbimit vullnetar, ndërsa CDU/CSU-ja kërkon siguri për rekrutimin e mjaftueshëm përmes shortimit në rast mungese. Diskutimet e mëparshme, si në gusht dhe tetor 2025, kishin hasur në mosmarrëveshje, por tani duket se ka një avancim të dukshëm drejt një ligji të ri për shërbimin ushtarak.

  • Gjermania drejt rikthimit të shërbimit ushtarak vullnetar

    Gjermania drejt rikthimit të shërbimit ushtarak vullnetar

    Bota E Enjte, 13 Nëntor 2025 11:17
    Partitë e koalicionit qeverisës në Gjermani kanë rënë dakord për një model të ri rekrutimi ushtarak, që synon zgjerimin e trupave përmes shërbimit vullnetar. Plani përfshin një proces kombëtar rekrutimi dhe objektiva të qarta për rritjen e kapaciteteve të Bundeswehr-it.
    Nëse numri i vullnetarëve rezulton i pamjaftueshëm, parlamenti gjerman do të ketë mundësinë të aktivizojë shërbimin e detyrueshëm ushtarak, ku kandidatët do të përzgjidhen me short për të plotësuar radhët.

    Qeveria, e përbërë nga blloku konservator i kancelarit Friedrich Merz dhe social-demokratët e qendrës së majtë, ka propozuar rikthimin e shërbimit ushtarak vullnetar si një zgjidhje për nevojat urgjente të forcave të armatosura.

    Megjithatë, partitë nuk kanë arritur ende konsensus për mekanizmat zbatues, në rast se nuk ka mjaftueshëm vullnetarë për t’u bashkuar me Bundeswehr-in.

    Debati zhvillohet në sfondin e shqetësimeve të rritura për sigurinë në Evropë, të nxitura nga lufta pothuajse katërvjeçare e Rusisë kundër Ukrainës, e cila ka rritur presionin mbi vendet anëtare të NATO-s për të forcuar kapacitetet mbrojtëse.

  • Ligj i ri për nëpunësit/ Deri 50% do merren nga jashtë shërbimit civil! Shpërblehen në bazë të performancës!

    Ligj i ri për nëpunësit/ Deri 50% do merren nga jashtë shërbimit civil! Shpërblehen në bazë të performancës!

    Pas 12 vitesh në fuqi, qeveria po rishikon ligjin “Për Nëpunësin Civil” duke krijuar më shumë hapësira për të rekrutuar punonjës të kualifikuar nga sektori privat, rishikohet formula e testimit për punonjësit e administratës si dhe ndryshon struktura e pagës.
    Për shkak edhe të mungesës së punonjësve sidomos të kualifikuar, në projektligjin e hedhur për konsultim parashikohet që 1 në 2 punonjës të administratës të rekrutohet nga jashtë shërbimit civil, ndryshe nga sa ndodh aktualisht. Pra do shtohet rekrutimi i të kualifikuarve nga sektori privat.
    “Kufiri prej 20% i kandidatëve për pranim nga jashtë shërbimit civil, i vendosur si kufi limit dhe i miratuar çdo vit nga qeveria është propozuar të rritet deri në 50%. Praktikisht 1 në 2 pozicione vakante do të ketë mundësinë të presë kandidatë nga jashtë shërbimit civil në procedurat e pranimit për të gjitha pozicionet menaxheriale”, thuhet në relacion.
    Po ashtu do të ndryshojë mënyra e testimit. Nuk do të jetë më proces që kryhet nga DAP-i, por do të ngrihet komisioni kombëtar për testimin me 7 anëtarë, me mandat 5-vjeçar, me përfaqësim nga qeveria, institucionet e pavarura dhe qeverisja vendore.
    Ndryshe nga ligji aktual, me ndryshimet e reja nëpunësi do të jetë i mbrojtur edhe kur u ka shkaktuar një dëm personave të tretë, jo për faj të tij. Përveç rasteve ku veprimi i nëpunësit është personal, në rastet e tjera përgjegjësia e dëmit mbahet nga institucionit.
    “Në rast se një nëpunës dënohet nga organet gjyqësore për një veprim të kryer gjatë ushtrimit të funksioneve të tij, dhe kur nuk është vënë re një veprim apo akt përtej funksioneve të tij normale, institucioni publik do të jetë përgjegjës për pagesën e dëmit me të cilin është dënuar nëpunësi”, thuhet në nenin 33 të rishikuar.
    Kurse sa i takon pagës, shtohet elementi i vjetërsisë së përgjithshme në punë (deri tani ishte vjetërsia në shërbim civil), që nuk është i parashikuar aktualisht, si dhe vendoset shpërblimi vjetor mbi bazën e vlerësimit të performancës.
    Po ashtu lehtësohen kushtet për të transferuar nëpunësin civil për një periudhë edhe më të gjatë se 2 vjet për nevojat e institucionit apo shtetit, në një organizatë ndërkombëtare, në të cilën Republika e Shqipërisë është anëtare, qeveri të huaj, në një institucion kombëtar jashtë Shqipërisë apo institucion ndërkombëtar. Ky ndryshim bëhet duke pasur parasysh perspektivën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
    Rregulla të reja janë parashikuar edhe në aspektin e zbatimit të vendimeve gjyqësore për largimet e padrejta nga puna në rastet kur gjyqi fitohet nga nëpunësi. Me ndryshimet e reja përcaktohet se nuk do të merret pëlqimin i nëpunësit që ka fituar gjyqin, për pozicionin e ri që do të ketë në administratë. Ky ndryshim thuhet në relacion bëhet për shkak se: “ata nuk kanë pranuar të emërohen as në pozicione të tjera, duke pretenduar pozicionin e mëparshëm, pavarësisht se ai pozicion nuk ekziston, dhe pavarësisht se pozicioni që ju është ofruar ka qenë i të njëjtit nivel me atë që ka pasur më parë”.
    Gjithashtu në projektligj theksohet se në rastet kur nëpunësi ka vijuar të punojë në një pozicion tjetër në administratë deri në momentin e rikthimit në detyrë, ai do të përfitojë vetëm diferencën ndërmjet pagës së pozicionit të fundit me pagën aktuale.
    “Kjo diferencë i paguhet gjyqfituesit vetëm kur paga e fundit si nëpunës civil është më e lartë sesa paga që ka përfituar apo po përfiton nëpunësi në institucione të tjera”, thuhet në relacion.
    Shtohen edhe masat disiplinore që do të vendosen para së të largohen nëpunës nga puna. Nëse aktualisht një nëpunës largohet nga puna pasi merr vërejtje, i mbahet 1/3 e pagës deri në gjashtë muaj, pezullohet ngritja në detyrë dhe largimi më pas, ndërsa me ndryshimet e propozuar shtohet edhe dhënia e paralajmërimit, më pas largimi.

  • Propozohen ndryshime në ligjin për nëpunësin civil, riformatim pagash dhe rekrutime nga jashtë

    Propozohen ndryshime në ligjin për nëpunësin civil, riformatim pagash dhe rekrutime nga jashtë

    Këshilli i Ministrave ka njoftuar se Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni  ka publikuar për konsultim publik projektligjin për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin Nr.152/2013, “Për Nëpunësin Civil”, të ndryshuar.Si  pjesë e propozimeve për ndryshim në ligjin aktual është përmirësimi i modelit të Shërbimit Civil në Shqipëri, duke rritur efikasitetin e procesit të pranimit dhe procedurave menaxheriale për shërbimin civil, me qëllim krijimin e kushteve për tërheqjen e sa më shumë profesionistëve të kualifikuar nga jashtë Shërbimit  Civil. Propozohet për më shumë transparencë, fleksibilitet dhe siguri të shtuar në rekrutim dhe trajtimin e nëpunësve të nivelit të lartë.Sipas ndryshimeve të propozuara do të rritet kufiri për kandidatët që mund të rekrutohen nga jashtë, nga 20% në 50% të pozicioneve vakante brenda administratës publike brenda një viti.Do të ketë një strukturë të riformatuar pagash që inkurajon performancën dhe rrit motivimin e punonjësve.Sipas njoftimit të Këshillit të Ministrave ndryshimet ligjore synojnë krijimin e një administratë profesionale dhe e mbështetur në merita qëndron në bazën e përpjekjeve të Shqipërisë për anëtarësimin në BE dhe forcimi i saj synohet të arrihet edhe nëpërmjet këtyre ndryshimeve ligjore të propozuara.Projektligji është hartuar në bashkëpunim të ngushtë me ekspertët e Programit “BE për Mirëqeverisjen” dhe ekspertët e OECD/SIGMA, në bashkëpunim me ministritë, institucionet e pavarura dhe prej datës 31 tetor 2025 do t’i nënshtrohet një procesi të gjerë konsultimi publik me të gjitha grupet e interesit.Ndërhyrjet kryesore në legjislacion adresojnë dhe zgjidhin një sërë aspektesh të forcimit të funksionimit të shërbimit civil në praktikë si më poshtë:Standard unik rekrutimi për të gjithë administratën publike:Rekrutimi me bazë merite shtrihet në të gjitha institucionet publike që janë ose jo pjesë e shërbimit civil.Procesi administrohet nga një Komision Kombëtar i Atestimit me përfaqësim nga qeveria, institucionet e pavarura dhe qeverisja vendore.Model i ri i përmirësuar për pranimin në nivelin hyrës zhvillohet me dy faza:Testim kombëtar i uniformizuar, i zhvilluar nga DAP për të gjithë kandidatët e interesuar;Konkurs specifik për pozicionin, i zhvilluar nga institucioni që ka vendin vakant, nën mbikëqyrjen e DAP.Ristrukturim i modelit të rekrutimit për nëpunësit e nivelit të lartë drejtuesTransparencë, fleksibilitet dhe siguri e shtuar në rekrutim dhe trajtimin e nëpunësve të nivelit të lartë;Shpallje e pozicioneve individualisht për çdo vakancë;Sekretarët e Përgjithshëm dhe titullarët e institucioneve do të kenë mandate 5-vjeçare të rinovueshme;Kufizohen ndërhyrjet diskrecionare në përzgjedhje.Sistem më i hapur dhe më fleksibël karriere për më shumë ekspertizë të re dhe më të madh profesionalQarkullim më i madh midis profesionistëve mes sektorit publik dhe atij privat;Rritje e kufirit për kandidatët që mund të rekrutohen nga jashtë, nga 20% në 50% të pozicioneve vakante brenda administratës publike brenda një viti;Mundësi e shtuar për rikthimin në shërbimin civil pas eksperiencave jashtë tij.Strukturë e riformatuar pagash që inkurajon performancën dhe rrit motivimin:Hiqet avancimi automatik në shkallët e pagës;Parashikohet bonus vjetor për performancë të lartë, për një përqindje të kufizuar punonjësish;Sistem i ri vlerësimi performance me 5 nivele nga 4 nivele që parashikohet aktualisht.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Reforma e re për Administratën Publike, ndryshimet që parashikohen

    Reforma e re për Administratën Publike, ndryshimet që parashikohen

    Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni ka publikuar për konsultim publik projektligjin për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin Nr.152/2013, “Për Nëpunësin Civil”, të ndryshuar.
    Si pjesë e propozimeve për ndryshim në ligjin aktual është përmirësimi i modelit të Shërbimit Civil në Shqipëri, duke rritur efikasitetin e procesit të pranimit dhe procedurave menaxheriale për shërbimin civil, me qëllim krijimin e kushteve për tërheqjen e sa më shumë profesionistëve të kualifikuar nga jashtë Shërbimit Civil.
    Propozohet për më shumë transparencë, fleksibilitet dhe siguri të shtuar në rekrutim dhe trajtimin e nëpunësve të nivelit të lartë.
    Sipas ndryshimeve të propozuara do të rritet kufiri për kandidatët që mund të rekrutohen nga jashtë, nga 20% në 50% të pozicioneve vakante brenda administratës publike brenda një viti.
    Do të ketë një strukturë të riformatuar pagash që inkurajon performancën dhe rrit motivimin e punonjësve.Një administratë profesionale dhe e mbështetur në merita qëndron në bazën e përpjekjeve të Shqipërisë për anëtarësimin në BE dhe forcimi i saj synohet të arrihet edhe nëpërmjet këtyre ndryshimeve ligjore të propozuara.
    Projektligji është hartuar në bashkëpunim të ngushtë me ekspertët e Programit “BE për Mirëqeverisjen” dhe ekspertët e OECD/SIGMA, në bashkëpunim me ministritë, institucionet e pavarura dhe prej datës 31 tetor 2025 do t’i nënshtrohet një procesi të gjerë konsultimi publik me të gjitha grupet e interesit.
    Ndërhyrjet kryesore në legjislacion adresojnë dhe zgjidhin një sërë aspektesh të forcimit të funksionimit të shërbimit civil në praktikë si më poshtë:1. Standard unik rekrutimi për të gjithë administratën publike:• Rekrutimi me bazë merite shtrihet në të gjitha institucionet publike që janë ose jo pjesë e shërbimit civil.• Procesi administrohet nga një Komision Kombëtar i Atestimit me përfaqësim nga qeveria, institucionet e pavarura dhe qeverisja vendore.
    2. Model i ri i përmirësuar për pranimin në nivelin hyrës zhvillohet me dy faza:• Testim kombëtar i uniformizuar, i zhvilluar nga DAP për të gjithë kandidatët e interesuar;• Konkurs specifik për pozicionin, i zhvilluar nga institucioni që ka vendin vakant, nën mbikëqyrjen e DAP.3. Ristrukturim i modelit të rekrutimit për nëpunësit e nivelit të lartë drejtues• Transparencë, fleksibilitet dhe siguri e shtuar në rekrutim dhe trajtimin e nëpunësve të nivelit të lartë;• Shpallje e pozicioneve individualisht për çdo vakancë;• Sekretarët e Përgjithshëm dhe titullarët e institucioneve do të kenë mandate 5-vjeçare të rinovueshme;• Kufizohen ndërhyrjet diskrecionare në përzgjedhje.4. Sistem më i hapur dhe më fleksibël karriere për më shumë ekspertizë të re dhe më të madh profesional• Qarkullim më i madh midis profesionistëve mes sektorit publik dhe atij privat;• Rritje e kufirit për kandidatët që mund të rekrutohen nga jashtë, nga 20% në 50% të pozicioneve vakante brenda administratës publike brenda një viti;• Mundësi e shtuar për rikthimin në shërbimin civil pas eksperiencave jashtë tij.5. Strukturë e riformatuar pagash që inkurajon performancën dhe rrit motivimin:• Hiqet avancimi automatik në shkallët e pagës;• Parashikohet bonus vjetor për performancë të lartë, për një përqindje të kufizuar punonjësish;• Sistem i ri vlerësimi performance me 5 nivele nga 4 nivele që parashikohet aktualisht.

  • Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet që parashikohen

    Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet që parashikohen

    Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni ka publikuar për konsultim publik projektligjin për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin Nr.152/2013, “Për Nëpunësin Civil”, të ndryshuar.
    Si pjesë e propozimeve për ndryshim në ligjin aktual është përmirësimi i modelit të Shërbimit Civil në Shqipëri, duke rritur efikasitetin e procesit të pranimit dhe procedurave menaxheriale për shërbimin civil, me qëllim krijimin e kushteve për tërheqjen e sa më shumë profesionistëve të kualifikuar nga jashtë Shërbimit Civil.
    Propozohet për më shumë transparencë, fleksibilitet dhe siguri të shtuar në rekrutim dhe trajtimin e nëpunësve të nivelit të lartë.
    Sipas ndryshimeve të propozuara do të rritet kufiri për kandidatët që mund të rekrutohen nga jashtë, nga 20% në 50% të pozicioneve vakante brenda administratës publike brenda një viti.
    Do të ketë një strukturë të riformatuar pagash që inkurajon performancën dhe rrit motivimin e punonjësve.Një administratë profesionale dhe e mbështetur në merita qëndron në bazën e përpjekjeve të Shqipërisë për anëtarësimin në BE dhe forcimi i saj synohet të arrihet edhe nëpërmjet këtyre ndryshimeve ligjore të propozuara.
    Projektligji është hartuar në bashkëpunim të ngushtë me ekspertët e Programit “BE për Mirëqeverisjen” dhe ekspertët e OECD/SIGMA, në bashkëpunim me ministritë, institucionet e pavarura dhe prej datës 31 tetor 2025 do t’i nënshtrohet një procesi të gjerë konsultimi publik me të gjitha grupet e interesit.
    Ndërhyrjet kryesore në legjislacion adresojnë dhe zgjidhin një sërë aspektesh të forcimit të funksionimit të shërbimit civil në praktikë si më poshtë:1. Standard unik rekrutimi për të gjithë administratën publike:• Rekrutimi me bazë merite shtrihet në të gjitha institucionet publike që janë ose jo pjesë e shërbimit civil.• Procesi administrohet nga një Komision Kombëtar i Atestimit me përfaqësim nga qeveria, institucionet e pavarura dhe qeverisja vendore.
    2. Model i ri i përmirësuar për pranimin në nivelin hyrës zhvillohet me dy faza:• Testim kombëtar i uniformizuar, i zhvilluar nga DAP për të gjithë kandidatët e interesuar;• Konkurs specifik për pozicionin, i zhvilluar nga institucioni që ka vendin vakant, nën mbikëqyrjen e DAP.3. Ristrukturim i modelit të rekrutimit për nëpunësit e nivelit të lartë drejtues• Transparencë, fleksibilitet dhe siguri e shtuar në rekrutim dhe trajtimin e nëpunësve të nivelit të lartë;• Shpallje e pozicioneve individualisht për çdo vakancë;• Sekretarët e Përgjithshëm dhe titullarët e institucioneve do të kenë mandate 5-vjeçare të rinovueshme;• Kufizohen ndërhyrjet diskrecionare në përzgjedhje.4. Sistem më i hapur dhe më fleksibël karriere për më shumë ekspertizë të re dhe më të madh profesional• Qarkullim më i madh midis profesionistëve mes sektorit publik dhe atij privat;• Rritje e kufirit për kandidatët që mund të rekrutohen nga jashtë, nga 20% në 50% të pozicioneve vakante brenda administratës publike brenda një viti;• Mundësi e shtuar për rikthimin në shërbimin civil pas eksperiencave jashtë tij.5. Strukturë e riformatuar pagash që inkurajon performancën dhe rrit motivimin:• Hiqet avancimi automatik në shkallët e pagës;• Parashikohet bonus vjetor për performancë të lartë, për një përqindje të kufizuar punonjësish;• Sistem i ri vlerësimi performance me 5 nivele nga 4 nivele që parashikohet aktualisht.

    Top Channel

  • Ministrja Sala apel drejtuesve të spitaleve: Planifikoni dhe zbatoni protokollet për barnat

    Ministrja Sala apel drejtuesve të spitaleve: Planifikoni dhe zbatoni protokollet për barnat

    Forcimi i cilësisë së shërbimit publik, zbatimi rigoroz i protokolleve mjekësore dhe sigurimi i furnizimit të qëndrueshëm me barna ishin në qendër të takimit të kësaj të enjteje, 30 tetor, të Ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, me drejtuesit e spitaleve të vendit.
    “Pa protokolle në çdo spital, nuk mund të kemi standarde dhe planifikim të saktë të shërbimit. Cilësia e shërbimit, standardizimi dhe kostifikimi i tij bazohen në zbatimin rigoroz të protokolleve mjekësore”, theksoi ministrja, duke kërkuar përgjegjshmëri maksimale në zbatimin e tyre.

    Në të njëjtën linjë, ministrja Sala vuri theksin te furnizimi me barna dhe materiale mjekësore, duke kërkuar vendimmarrje të bazuar në të dhëna të sakta dhe nevojat reale të pacientëve.

    “Sigurimi i furnizimit të qëndrueshëm me barna dhe materiale mjekësore duhet të realizohet në bashkërendim të plotë midis shërbimeve spitalore, farmacisë dhe strukturave të planifikimit, në mënyrë që çdo vendimmarrje të mbështetet në të dhëna të sakta dhe në nevojat reale të pacientëve”.
    Gjithashtu, ministrja Sala theksoi rëndësinë e ecurisë së procesit të autonomisë spitalore dhe vijimin e digjitalizimit të proceseve të menaxhimit administrativ të spitaleve.
    “Kërkohet bashkëpunim dhe angazhim maksimal për të marrë masat për përdorimin e Sistemit të Menaxhimit të Informacionit Spitalor, që siguron digjitalizimin e gjithë dokumenteve mjekësore të prodhuara. Vihet re një përdorim shumë i ulët dhe, si rrjedhojë, nuk është arritur eliminimi i procedurave me letra fizike”.
    Një tjetër prioritet mbetet forcimi i komunikimit dhe bashkëpunimit midis spitaleve, Operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor dhe strukturave të Ministrisë, për të reaguar në kohë reale ndaj çdo situate.

  • Prezantohet drejtori i ri i Shërbimit të Transportit Rrugor

    Prezantohet drejtori i ri i Shërbimit të Transportit Rrugor

    Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, prezantoi sot drejtorin e ri të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), Kreshnik Bajraktari.Emërimi i Kreshnik Bajraktarit në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor vjen pas largimit të ish drejtorit të përgjithshëm Ilir Mëngra, i cili në muajin korrik u emërua zv.kryetar i Bashkisë së Tiranës.Gjatë prezantimit ministrja Balluku bëri një paraqitje të bilancit të punës së kësaj drejtorie ndër vite.“Në fillim situata ka qenë flagrante, kur për të marrë lejen e drejtimit nevojiteshin 3-4 javë kohë pas aplikimit, si edhe duhet të kishe njohje, siç shpreheshin qytetarët. Nuk mbarojë punë për lejen e drejtimit dhe çështje të automjetit. Çdo gjë ndryshoi katërcipërisht falë punës suaj të palodhur dhe përdorimit të inovacionit. Qeveria ka bazuar procesin e shërbimeve mbi teknologjinë dhe inovacionin.Është punuar me arkivat, të cilat në vitin 2020 paraqisnin rrezik në ndërtesa si në Laç apo Lushnjë. Është ndërmarrë një proces i gjatë për të krijuar logjistikën ruajtjen e dokumentacionit.Është bërë një punë e mirë për çregjistrimin e automjeteve të cilat nuk ishin në përdorim për kohë të gjatë. Po ashtu, janë hapur edhe drejtori të reja rajonale për të ofruar shërbime sa më të shpejta qytetarëve. Është bërë një reformë që të gjithë e marrim si shembull sesi duhet të ofrohen shërbimet publike.Përveç drejtorive rajonale kemi edhe 17 zyra të reja rajonale të shërbimit. Sot ofrojmë 9 herë më shumë shërbime sesa ofronim në 2018 dhe një kohë më të shkurtër”.Ministrja Balluku u ndal edhe kalimi i ofrimit të shërbimit për kolaudimin e mjeteve, pas një periudhë 10 vjeçare që ky shërbim u ofrua me koncesion, ku sipas saj çdo vit që kalonte bëhej më i vështirë për qytetarët.“E gjithë situata ishte totalisht e padisiplinuar dhe në rrugët e Shqipërisë ata që konsideroheshin të kolauduar, për të thënë të vërtetën nuk përmbushin asnjë kusht. Ne morëm një vendim që në fillim u duk ekstrem, pasi vendosëm që DPSHTRR të ishte përgjegjëse për kolaudimin e automjeteve në Republikën e Shqipërisë. Të gjithë dyshuan, por faktet treguan që në muajt e parë që mënyra sesi ne ngritëm procesin e kolaudimit, logjistika e re, stafet e trajnuara, instrumentet inovative, dhe mbi të gjitha rregullat dhe transparenca bënë që kolaudimi në Shqipëri të kthehej në një proces, pa shumë mund të drejtë. Një proces që nuk ka nevojë të njohësh ndokënd, mjafton që mjeti të plotësojë kushtet teknike”.Znj. Balluku bëri me dije se për vitet 2020-2025 kanë kryer kolaudimin rreth 1,6 milionë mjete dhe 490,912 mjete, pothuajse 1/3 e tyre, janë refuzuar.Gjatë prezantimit, z. Bajraktari theksoi se është plotësisht i vetëdijshëm për peshën dhe pritshmëritë e detyrës, duke theksuar angazhimin për ta çuar përpara institucionin drejt ofrimit të shërbimeve më të shpejta e më efikase, në përputhje me vizionin e Qeverisë Shqipëria 2030. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Trump njofton donacion 130 milionë dollarësh për ushtrinë, donatori mbetet anonim

    Trump njofton donacion 130 milionë dollarësh për ushtrinë, donatori mbetet anonim

    Një donator i paidentifikuar po i jep 130 milionë dollarë Pentagonit, për të ndihmuar në pagesën e trupave amerikane gjatë mbylljes së qeverisë.
    Zyrtarët e mbrojtjes amerikane konfirmuan dhuratën, të cilën Presidenti Donald Trump tha se do të kompensojë mangësitë në pagesën e 1.32 milionë anëtarëve të shërbimit të vendit, por nuk pranuan të identifikonin donatorin.
    Megjithatë, Trump dha disa të dhëna, duke thënë të shtunën se ai ishte “një mbështetës i madh i imi” dhe një qytetar amerikan.
    Qeveria u mbyll më shumë se tre javë më parë, pasi ligjvënësit nuk arritën të miratonin një marrëveshje financimi. Administrata Trump i pagoi trupat javën e kaluar duke transferuar 8 miliardë dollarë nga kërkimet ushtarake, por nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë në ditën e pagave të ardhshme në fund të muajit.
    Tani në ditën e 26-të, mbyllja pritet të bëhet një nga më të gjatat në historinë e SHBA-së. Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, tha të dielën se SHBA-të ndoshta do të jenë në gjendje të paguajnë ushtrinë “duke filluar nga nëntori”.
    “Por deri më 15 nëntor, trupat dhe anëtarët e shërbimit tonë që janë të gatshëm të rrezikojnë jetën e tyre nuk do të jenë në gjendje të paguhen”, tha ai për Face the Nation, një talk show në CBS, partneri amerikan i lajmeve të BBC-së. “Çfarë turpi.”
    Dita e ardhshme e pagave për ushtarakët është planifikuar për 31 tetor, në fund të kësaj jave.
    Zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnell, u tha gazetarëve të premten se donacioni “u bë me kusht që të përdoret për të kompensuar koston e pagave dhe përfitimeve të anëtarëve të shërbimit” dhe se u lejua sipas “autoritetit të përgjithshëm të pranimit të dhuratave” të departamentit.
    Trump kishte lënë të kuptohet se një donacion do të bëhej të enjten, ndërkohë që refuzoi të identifikonte donatorin, duke thënë se “ai nuk e dëshiron vërtet njohjen”. Megjithatë, New York Times e ka identifikuar bamirësin si Timothy Mellon, një miliarder dhe mbështetës i madh financiar i Trump.
    Mellon është trashëgimtari i pasurisë prej 15 miliardë dollarësh të familjes së tij me ndikim, sipas Forbes, dhe ishte shumë i përfshirë në industrinë hekurudhore amerikane përpara se kohët e fundit të bëhej më aktiv politikisht dhe të dhuronte 50 milionë dollarë për një grup që mbështet Trumpin.