Dr. Mihallaq Prifti, një nga figurat më të njohura të mjekësisë shqiptare, është ndarë nga jeta këtë të enjte, në moshën 91-vjeçare. I njohur nga të gjithë si “Misha i Madh”, ai ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e Shërbimit të Anestezisë dhe Reanimacionit në Shqipëri.
Lindur në Nartë të Vlorës, Dr. Prifti ka qenë një pionier në fushën e anestezisë, duke u specializuar në Shën Petërsburg në vitin 1958 dhe duke punuar për shumë vite në Spitalin Ushtarak, ku u bë dhe shefi i parë i Shërbimit të Anestezisë. Ai ka qenë një figurë e dashur për kolegët dhe pacientët, i njohur për përkushtimin e tij dhe profesionalizmin e lartë.
Edhe pas daljes në pension, Dr. Prifti vazhdoi të kontribuonte për shumë vite me përvojën dhe njohuritë e tij, duke mbetur një mentor për brezat e rinj të mjekëve.
Shoqata e Anestezistëve dhe Reanimatorëve të Shqipërisë ka shprehur ngushëllimet e saj më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Dr. Priftit, duke theksuar se ai do të mbetet gjithmonë një emër i paharruar dhe një model i përkushtimit në mjekësi.
Në një postim të saj në rrjetet sociale, Shoqata shkruan:
“Sot, në moshën 91-vjeçare, u nda nga jeta anestezisti më i vjetër i Shërbimit të Anestezi-Reanimacionit, Dr. Mihallaq Prifti, i njohur nga të gjithë si ‘Misha i Madh’. Dr. Prifti ishte një figurë e respektuar dhe një mentor i përkushtuar. Ai dha një kontribut të jashtëzakonshëm në vitet më të vështira të këtij shërbimi, duke punuar me përkushtim dhe profesionalizëm. Shoqata e Anestezistëve dhe Reanimatorëve të Shqipërisë shpreh mirënjohjen dhe ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve dhe miqve.”
Tag: shërbimit
-

Ndahet nga jeta anestezisti i njohur shqiptar
-

Mbërrijnë fletët e votimit për diasporën, ja kur do të shpërndahen
Kanë mbërritur në Shqipëri fletët e votimit për emigrantët që u prodhuan në Slloveni.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se nga data 15 deri më 25 Prill do të bëhet shpërndarja e tyre.
Në Europë, ato pritet të mbërrijnë nga data 15 deri më 22 Prill dhe në kontinentet e tjera nga data 15 deri më 25 Prill.“Pasi ta merrni, dërgojeni fletën e votimit në KQZ brenda 3 ditëve nga momenti i marrjes! Nuk do të shpenzoni asgjë – Posta paguhet nga KQZ”, njoftoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
KQZ bën thirrje që qytetarët të mos e vonojnë votën e tyre pasi çdo ditë është e rëndësishme që ajo të mbërrijë në kohë.
Më tej, nëpërmjet disa fotove, KQZ jep edhe një udhëzues për procedurën e votimit për diasporën.
Brenda zarfit të shërbimit postar, emigrantët do të gjejnë zarfin për kthimin e fletës së votimit në KQZ, udhëzuesin, listën me numra të operatorit të shërbimit postar, Zarfin B, Zarfin A që gjendet brenda Zarfit A dhe fletën e votimit, të palosur brenda Zarfit A. Më pas rekomandohet konfirmimi i marrjes së zarfit nëpërmjet llogarisë në PER.
Më tej, emigrantët mund të plotësojnë fletën e votimit, ku ata mund të votojnë vetëm për partinë ose për koalicionin e partive apo vetëm për një nga kandidatët, emrat e të cilëve gjenden në listat e hapura. “Në këtë rast vota llogaritet vetëm për kandidatin që ke zgjedhur, por njëkohësisht llogaritet edhe për partinë apo koalicionin të cilit i përket ky kandidat”, njoftoi KQZ.
Qytetarët duhet të bëjnë kujdes pasi nuk mund të votohet për një parti/koalicion dhe njëkohësisht për kandidatin e një partie/koalicioni tjetër. Votuesit duhet të përdorin shenjën x ose + brenda kutisë së bardhë përbri numrit të partisë/koalicionit apo emrit të kandidatit duke përdorur vetëm stilolaps ngjyrë blu ose të zezë. Kujdes, asnjë shënim tjetër nuk duhet bërë në fletë sepse përndryshe është e pavlefshme.
Pasi të jetë plotësuar fleta e votimit, ajo mund të ripaloset dhe të futet në Zarfin A. Qytetarët duhet të sigurohen ta ngjisin Zarfin A. Më pas Zarfi A do të futet brenda Zarfit B dhe të sigurohet që edhe ky i fundit të ngjitet.
Por sërish kujdes. “Ndalohet çdo shënim mbi Zarfin A dhe mbi Zarfin B”, thotë KQZ.
Më pas Zarfi B vendoset brenda zarfit të shërbimit postar dhe në këtë moment duhet të kontaktohet korrieri i shërbimit postar për të dorëzuar zarfin.
“Ju këshillojmë që të postoni zarfin brenda 3 ditësh nga marrja e tij me qëllim që ai të mbërrijë në Republikën e Shqipërisë jo më vonë se ora 19:00 e datës 11 Maj 2025. Posta e kthimit është e paguar nga KQZ”, njofton Komisioni Qendror i Zgjedhjeve./tvklan -

Vota nga Diasporës/ Celibashi: Përgatitjet sipas parashikimeve, është zgjedhur operatori i shërbimit postar
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirian Celibashi ka marrë pjesë në një konferencë pë shtyp ditën e sotme ku foli për zgjedhjet dhe votën e diasporës. Ai ritheksoi se fletët e votimit do të dërgohen jashtë vendit deri më 17 prill. Gjithashtu Celibashi tha se ecuria e procedurave ka vijuar normalisht dhe se nuk janë hasur problematika ndërsa do të ketë vëzhgues vendas dhe ndërkombëtar si edhe përfaqësues të partive.
“Besoj për 10 ditë ose dy javë do të vendosemi në disa pika të njësisë 10 në Tiranë, do të instalojmë disa pajisje. Veç udhëzuesve do të prezantohen edhe në rrjetet sociale të KQZ. Për votimin nga brenda thuajse të gjitha aspektet përgatitore janë në përputhje me kalendarin e përgatitur. Sa i përket votimit nga jashtë e kemi të zgjedhur edhe operatorin e shërbimit postar”, tha Celibashi.