Tag: shërbimit

  • Tiranë/ Vetëvritet me armën e shërbimit punonjësi i gardës, gjendet i pajetë në automjet

    Tiranë/ Vetëvritet me armën e shërbimit punonjësi i gardës, gjendet i pajetë në automjet

    Ngjarja ka ndodhur në mjetin e tij që e kishte parkuar në garazh, pranë banesës.Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Një punonjës i Gardës së Republikës është vetëvrarë me armën e shërbimit. 47-vjeçari Gentian Lelçaj u gjet i pajetë në automjetin e tij, që e kishte parkuar në garazh pranë banesës në rrugën “Mihal Grameno”.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivet.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    “Më datë 05.06.2025, rreth orës 02:00, në rrugën “Mihal Grameno”, është konstatuar pa shenja jete, në automjetin e tij të parkuar brenda garazhdit të banesës së tij, dyshohet i vetëvrarë me armën e shërbimit, shtetasi G. L., 47 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.”, njofton policia. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

  • EMRI/ Vetëvritet me armën e shërbimit punonjës i Gardës së Republikës, gjendet pa jetë brenda në makinë

    EMRI/ Vetëvritet me armën e shërbimit punonjës i Gardës së Republikës, gjendet pa jetë brenda në makinë

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet. Një punonjës i gardës së Republikës është vetëvrarë.

    Viktima është identifikuar si shtetasi G. Lelçaj, ndërsa ngjarja ka ndodhur në garazhin e makinës, pranë banesës së tij.

    Ai është gjetur në makinë, i vetëvrarë me armën e shërbimit, ndërsa mësohet se ishte në proces divorci me bashkëshorten, teksa policia ka nisur hetimet.

    Burimet sipas gazetarit Klajdi Bodlli, rapotojnë se gardisti Lelçaj ka qenë pjesë e grupit të shoqërimit të ministrit Bledi Çuci.

    Tiranë/Informacion paraprak

    Më datë 05.06.2025, rreth orës 02:00, në rrugën “Mihal Grameno”, është konstatuar pa shenja jete, në automjetin e tij të parkuar brenda garazhdit të banesës së tij, dyshohet i vetëvrarë me armën e shërbimit, shtetasi G. L., 47 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës.

    Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

     

    Tiranë/Informacion paraprak

    Më datë 05.06.2025, rreth orës 02:00, në rrugën “Mihal Grameno”, është konstatuar pa shenja jete, në automjetin e tij të parkuar brenda garazhdit të banesës së tij, dyshohet i vetëvrarë me armën e shërbimit, shtetasi G. L., 47 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës.

    Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

  • Pastrimi dhe largimi i mbetjeve në Sarandë, 1.3 milionë euro për shërbimin

    Pastrimi dhe largimi i mbetjeve në Sarandë, 1.3 milionë euro për shërbimin

    Pastrimi i qytetit dhe largimi i mbetjeve në qytetin turistik të Sarandës parashikohet t’i kushtojë bashkisë 1.3 milionë euro për 12 muaj.Kjo e fundit çeli një procedurë prokurimi duke vendosur kushte për kontraktorët lidhur me shërbimet që duhet të kryejnë, si dhe oraret në të cilat duhet të bëhet kjo duke pasur parasysh edhe sezonin.Konkretisht shërbimi është i ndarë në dy periudha tetor-maj dhe qershor-shtator duke mbajtur parasysh pikërisht edhe sezonin turistik.“Në mënyrë që të realizojmë nevojat e territorit me shërbimin e pastrimit, duke patur parasysh specifikat që ka bashkia Sarande shërbimet janë organizuar dhe llogaritur për dy periudha. Periudha e parë është ajo që përfshin kryerjen e shërbimit gjatë muajve tetor – maj dhe periudha e dytë qershor – shtator” thuhet në specifikimet e bashkisë.Lidhur me oraret e shërbimit Bashkia specifikon se grafikët për largimin e mbeturinave që do të paraqiten për miratim, duhet të përgatiten në mënyrë që të gjitha punimet të kryhen brenda orëve të natës, duke filluar jo më parë se ora 19.00, me qëllim që në orën 7.00 zona e kontraktuar të jetë krejtësisht e pastër.“Ndryshimet në orarin e operimit dhe përfundimit të shërbimit në zonë, do të pranohen vetëm për shkak të pamundësisë objektive të kryerjes së shërbimit të parashikuar si dhe në rastet e ndryshimit të orarit për rrugët tregtare, por gjithmonë pasi të jenë verifikuar dhe miratuar zyrtarisht nga autoriteti kontratues, ndryshimet në Grafikun e Punimeve”, thuhet në dokument.Bashkia që në këtë rast është autoriteti kontraktor nënvizon se ka parashikuar paraprakisht të gjitha pikat e grumbullimit të mbetjeve për vendosjen e 471 kontejnerëve me volum 1.1 m3, brenda zonës së kontraktuar dhe 50 kontejnerëve plastike 0.25 m3, 60 kontejner 0.05 m3 si dhe 350 kontejnerë metalikë 0.25 m3. Operatori i shërbimit duhet të kryejë shërbimin e plotë të parashikuar në metodologji, 471 zbrazje kontejnerësh/ditë.Kompania që do të lidhë kontratën pas përfundimit të procedurave të prokurimit do të duhet që përveç mbledhjes grumbullimit dhe transportit të mbetjeve në landfillin e Bajkalit të kujdeset gjithashtu për fshirjen e rrugëve të qytetit si dhe larjen e rrugëve dhe shesheve.  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • DOKUMENTI- Kush u përfshi në zgjedhje rrezikon të humbasë statusin e nëpunësit civil

    DOKUMENTI- Kush u përfshi në zgjedhje rrezikon të humbasë statusin e nëpunësit civil

    Foto ilustruese

    TIRANË- Kushdo që është përfshirë në fushatë apo në procesin zgjedhor, duke ndikuar për të mbledhur vota për kandidatë për deputetë do të humbasë statusin e nëpunësit civil. Por jo vetëm kaq! Rrezikojnë edhe vendin e punës. Sipas një dokumenti të siguruar nga “Weblajm”, shteti ka nisur një kontroll ndaj administratës publike. Kërkesa është bërë nga Komisioni për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, që i është drejtuar me një shkresë zyrtare Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në një letër zyrtare drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Komisioneri kërkon informacion mbi çdo denoncim apo konstatim të ardhur pranë KQZ-së. E gjitha do të bazohet në procesin e monitorimit që është zhvilluar gjatë periudhës 11 prill – 11 maj 2025.
    NJOFTIMI I DEPOZITUAR: 

    REPUBLIKA E SHQIPËRISË KOMISIONERI PËR MBIKËQYRJEN E SHËRBIMIT CIVIL
    DREJTORIA E PËRGJITHSHME E INSPEKTIMIT DHE MBIKËQYRJES
    Nr. 533 Prot. Tiranë, më 23.05.2025
    Lënda: Kërkesë për informacion në lidhje me konstatime të institucioneit të KQZ-së, apo denoncime të ardhura pranë këtij institucioni, për veprime të nëpunësve civilë të çdo niveli të administratës publike, që vijnë në kundërshtim me rregullimet ligjore për administrimin e procesit zgjedhor, si dhe për administrimin e shërbimit civil.
    KOMISIONIT QENDROR TË ZGJEDHJEVEKOMISIONERIT SHTETËROR TË ZGJEDHJEVETiranë
    I nderuar z. Celibashi,
    Në përfundim të procesit zgjedhor, Komisioneri është duke administruar dhe analizuar të dhënat e dërguara nga institucionet pjesëmarrëse që përfshihen në sistemin e shërbimit civil, të cilat kanë lidhje me monitorimin e sjelljes së nëpunësve civilë përgjatë periudhës 11.04.2025 – 11.05.2025, që përkon me fushatën zgjedhore që zhvilluan subjektet politike në zgjedhjet parlamentare të datës 11.05.2025.
    Ne vijim të bashkëpunimit me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve gjatë këtij procesi, duke vlerësuar rolin e këtij institucioni përgjegjës për administrimin e zgjedhjeve, sipas kompetencave të përcaktuara në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i RSH”, i ndryshuar, si dhe duke marrë parasysh rregullat e detajuara në Vendimin nr. 9/2020 të KQZ, “Për regjistrat e raportimit të veprimtarive me karakter publik të çdo institucioni publik e me kapital shtetëror, agjencive, etj. që veprojnë, karakter të veprimtarive të ndaraura, si dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes dhe përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës publike për zgjedhje”, kërkojmë të informohemi në lidhje me konstatime të mundshme apo denoncime të regjistruara pranë institucionit tuaj, për veprime të nëpunësve civilë të çdo niveli të administratës publike që vijnë në kundërshtim me rregullimet ligjore për administrimin e procesit zgjedhor, apo për administrimin e shërbimit civil, duke evidentuar punonjësin dhe llojin e shkeljes, për rastet kur ata janë proceduar administrativisht, apo janë në proces hetimi administrativ.
    Për sa më sipër, do të vlerësonim bashkëpunimin tuaj, për të dërguar informacionin që ju dispononi, si dhe çdo dokumentacion të nevojshëm në këtë rast, brenda një afati të arsyeshëm, në kuadër të përmbylljes së procesit të monitorimit që ka zhvilluar Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil./ZËRI

  • Zjarret masive në verë, zjarrfikësit në Gjirokastër marrin masa shtesë

    Zjarret masive në verë, zjarrfikësit në Gjirokastër marrin masa shtesë

    Shërbimi për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimi në Gjirokastër ka nisur zbatimin e masave për parandalimin dhe ndërhyrjen në kohë në situatat e zjarreve të verës. Specialistët zjarrfikës po zhvillojnë takime sensibilizuese me pjesëmarrjen e pushtetit vendor, blegtorëve dhe komunitetit.
    Përgjatë tyre apelohet për parandalimin dhe evitimin në kohë të zjarreve të verës në pyje-kullota dhe mospërsëritjen e situatave të rënda të vitit të kaluar.
    “Vjet patëm një problematikë në njësinë administrative Cepo por edhe në njësitë e tjera ku zjarret ishin masive dhe u angazhuan përveç forcave zjarrfikëse, forcat vullnetare dhe ushtria që na erdhi në ndihmë, për këtë arsye kemi filluar takimet në të gjitha njësitë administrative për sensibilizimin e të gjithë qytetarëve dhe kryesisht të blegtorëve që për ne janë një shqetësim për shkak se zjarret e vendosura në kullota kryesisht janë të blegtorëve dhe janë zjarre të qëllimshme”,tha Gramoz llapi, drejtues i shërbimit zjarrfikës për Euronews Albania.
    Nëpërmjet zbatimit të masave shtesë synohet evitimi i situatave të rënda si ato të verës së vitit të kaluar kur flakët e zjarreve rrezikuan fshatrat dhe jetën e banorëve në zonën e Gjirokastrës.
    “Kemi bërë një plan masash ku do të ketë një pjesë të Shërbimit Zjarrfikës që do të merren me kontratat e përkohshme, të cilët do të jenë në terren, do të jenë sinjalizues por do të marrin pjesë edhe në shuarjen e zjarrit do të trajnohen nga ana jonë po kështu kemi edhe shërbimin vullnetar”,-tha drejtuesi i shërbimit zjarrfikës
    Në bashkëpunim me strukturat ligjzbatuese do të ketë zero tolerancë për zjarret e qëllimshme në pyje-kullota ndërsa autorët e tyre do të përballen me ndëshkime të ashpra ligjore.
    “Me Policinë e Shtetit kemi një bashkëpunim shumë të mirë gjë të cilën ja bëmë të qartë edhe sot blegtorëve dhe kryetarëve të fshatrave që në rast zjarri me Policinë e Shtetit kemi një akt marrëveshje që do të na mbështesin në çdo vepër penale që do të ketë për zjarrvënie të qëllimshme”.
    Gatishmëria e Shërbimit Zjarrfikës do të shtrihet gjatë gjithë sezonit të verës, për të shmangur situatat e rrezikshme që krijojnë zjarret për jetën dhe pronën e qytetarëve.

  • Gjermania mund të rikthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak nga viti 2026

    Gjermania mund të rikthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak nga viti 2026

    Bota E Shtunë, 24 Maj 2025 18:38
    Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka deklaruar se Gjermania po shqyrton seriozisht mundësinë e rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, nëse nuk arrihet të tërhiqet një numër i mjaftueshëm vullnetarësh në ushtri. Në një intervistë për Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung, Pistorius tha se një projektligj i ri për këtë çështje mund të paraqitet deri më 1 janar 2026.
    “Forcat tona të armatosura kanë nevojë për rreth 100,000 ushtarë shtesë në vitet e ardhshme për të përmbushur detyrimet ndaj NATO-s,” deklaroi Pistorius. Ai theksoi se modeli aktual bazohet në pjesëmarrje vullnetare, por në rast se kjo nuk funksionon, mund të rikthehet detyrimi ligjor për shërbim ushtarak.

    Rikthimi i shërbimit të detyrueshëm, i cili u pezullua në vitin 2011 nën qeverinë e Angela Merkel, do të shënonte një ndryshim të madh në strategjinë ushtarake të Gjermanisë. Deri në atë kohë, të gjithë meshkujt mbi 18 vjeç ishin të detyruar të shërbenin në ushtri ose të kryenin një formë alternative të shërbimit komunitar. Edhe pse mandati i shërbimit ushtarak mbetet kushtetues, ai nuk është zbatuar që prej më shumë se një dekade.
    Kjo nismë vjen në një kohë kur Gjermania, si një anëtare kyçe e NATO-s, përpiqet të forcojë kapacitetet e saj ushtarake përballë sfidave të reja gjeopolitike, përfshirë luftën në Ukrainë.
    Aktualisht, Bundeswehr-i numëron rreth 261,000 persona, nga të cilët rreth 180,000 janë personel ushtarak dhe afro 81,000 janë punonjës civilë. Partitë e qendrës së djathtë, si Kristiandemokratët, janë shprehur të hapura për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm dhe rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen.

  • Shuhet pediatri i njohur shqiptar, ndërroi jetë në krye të detyrës, kolegët: Ia kushtoi jetë shërbimit ndaj fëmijëve

    Shuhet pediatri i njohur shqiptar, ndërroi jetë në krye të detyrës, kolegët: Ia kushtoi jetë shërbimit ndaj fëmijëve

    Një lajm i trishtë u mësua ditën e sotme (14 maj). Ndarja nga jeta e pediatrit të njohur tropojan Bashkim Nezaj.

    Ikja e mjekut nga kjo botë ndodhi pikërisht teksa ishte në krye të detyrës, duke dhënë frymën e fundit në shërbim të fëmijëve të sëmurë.

    Lajmi është njoftuar edhe nga miqtë dhe të njohurit e tij në rrjetet sociale, teksa ndanin dhimbjen e thellë për këtë ikje të parakohëshme.

     

    Nezaj ishte në krye të detyrës, në turnin e shërbimit të Rojës gjatë natës në Spitalin Pediatrik të Fëmijëve në Tiranë. Shuarja e mjekut të njohur ka tronditur jo vetëm familjen dhe miqtë, por edhe bluzat e bardha të sistemit mjekësor në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë (QSUT).

    Për lajmin e hidhur ka reaguar edhe Qendra Spitalore Universitare “Nënë tereza” në Tiranë, që e cilëson një dhimbje të thellë humbjen e doktor Nezajt, duke theksuar se “ishte shembull i përkushtimit, profesionalizmit dhe humanizmit”.

    “Prehu në paqe, doktor Bashkimi. Kontributi yt nuk do të harrohet kurrë”, thuhet mes të tjerash në reagimin e QSUT.

    Reagimi i Qendrës Spitalore “Nënë tereza” për lajmin e hidhur:

    “Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të Dr. Bashkim Nezaj.

    Një profesionist i përkushtuar, një njeri i qetë dhe i dashur, një mjek që ia kushtoi jetën dhe zemrën shërbimit ndaj fëmijëve. Për më shumë se 20 vite, Dr. Bashkimi ka qenë pranë çdo vogëlushi që ka kaluar pragun e shërbimit të Pediatrisë, duke u bërë shembull i përkushtimit, humanizmit dhe profesionalizmit të rrallë.

    Humbja e tij është një dhimbje e madhe për familjen, kolegët dhe për të gjithë ata që patën fatin ta njihnin e të punonin me të. Ai do të mbetet përherë në kujtesën tonë si një figurë e dashur dhe e respektuar, që la gjurmë të thella në QSUNT dhe në zemrat e pacientëve të vegjël.

    Në emër të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të tij. Prehu në paqe, doktor Bashkimi. Kontributi yt nuk do të harrohet kurrë”.

  • Mungesë të shërbimit shëndetësor/ Banorët e Ksamilit: Të ketë ambulancë në çdo kohë

    Mungesë të shërbimit shëndetësor/ Banorët e Ksamilit: Të ketë ambulancë në çdo kohë

    Në Ksamili mungon shërbimi shëndetësor 24 orësh, duke krijuar vështirësi për qytetarët. Banorët kërkojnë hapjen e menjëhershme  të qendrës sezonale dhe zgjerimin e orarit në atë gjithëvjetore, pasi pritet në spitalin e Sarandës dhe trafiku pengojnë marrjen në kohë të ndihmës mjekësore.
    Ksamili, që numëron mbi 6 mijë banorë rezidentë dhe 427 struktura akomoduese, po përballet me mungesën e shërbimit shëndetësor 24 orësh, pavarësisht rritjes së ndjeshme të popullsisë.

    Në këtë qytezë funksionojnë dy qendra shëndetësore, një gjithëvjetore dhe një sezonale. E para, me dy mjekë dhe gjashtë infermierë, ofron shërbim vetëm deri në orën 15:00. Banorët kërkojnë që shërbimi të zgjatet gjatë gjithë ditës, për të shmangur udhëtimet drejt spitalit të Sarandës, ku pritjet janë të gjata.
    Mjeku Tajar Lako u shpreh se rastet e rënda të pacientëve dërgohen në spitalin e Sarandës. Banorët ngrenë shqetësimin se gjatë verës, trafiku i rënduar e bën edhe më të vështirë marrjen e ndihmës në kohë. Kërkesa është e qartë, shërbim shëndetësor 24 orë, për një komunitet që rritet përtej sezonit.

  • Kukës/ Efektivi i policisë konfliktohet me disa persona, i kallëzon në polici, ndodhej jashtë shërbimit

    Kukës/ Efektivi i policisë konfliktohet me disa persona, i kallëzon në polici, ndodhej jashtë shërbimit

    Një efektiv policie jashtë shërbimit ka njoftuar sallën se po konfliktohet me disa persona.

    Aktualisht ndodhet në komisariatin e Kukësit që po bën kallëzimin.
    Fillimisht kallëzimin efektivi i rrugores, i cili ka qenë jashtë shërbimit në momentin që pretendon se është konfliktuar me disa persona në rrugë, e ka bërë në Prokurorin e Kukësit.
    Policia e Kukësit pritet të dalë në një deklaratë zyrtare në lidhje me këtë denoncim.

    Top Channel

  • “Terminali Veri-Perëndimor drejt në përfundimit”/ Veliaj: Do jetë etalon i shërbimit të transportit në Tiranë

    “Terminali Veri-Perëndimor drejt në përfundimit”/ Veliaj: Do jetë etalon i shërbimit të transportit në Tiranë

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një postim në Facebook shkruan se terminali Veri-Perëndimor drejt përfundimit.
    Veliaj thotë se është një projekt që do të bëhet një etalon i shërbimit të transportit publik në kryeqytet. Ai ka kujtuar se deri në vitin 2015, Tiranës i mungonin terminalet moderne dhe qyteti ishte i mbushur me trafik dhe rrëmujë.
    “Jam vërtet entuziast çfarë pune fantastike po bëjmë për terminalin e ri veri-perëndimor i autobusëve, i cili do të jetë etaloni i standardit të shërbimit të transportit publik në Tiranë.
    Në 2015 askush nuk e mendonte qytetin me terminale moderne për pasagjerët. Trashëguam një situatë aspak të denjë për një kryeqytet europian, një kaos me furgonë dhe autobusë që hipnin e zbrisnin pasagjerët vend e pa vend, sa te ish Stacioni Trenit, sa te Rruga e Elbasanit e gjetkë. Të gjitha këto prodhonin trafik dhe rrëmujë në rrugët e qytetit.
    Vizioni ynë për Tiranën ishte krejt tjetër: për një transport modern për qytetarët dhe turistët e shumtë. Sot kemi në funksion të plotë Terminalin Lindor në Lundër, një histori suksesi që u vjen në ndihmë gjithë udhëtarëve nga jug-lindja. Terminali Veri-Perëndimor është në përfundim, për t’i dhënë një shërbim dinjitoz çdo qytetari që vjen nga Veriu dhe Jugu i Shqipërisë, e për të lehtësuar trafikun.
    Jam i kënaqur që punimet vijojnë me ritëm të shpejtë dhe në pak kohë Tirana do të ketë nyjen moderne të transportit, ashtu siç e meriton”, shkruan ai.