Tag: shërbimit

  • Situata me zjarret në vend/ Përfshihen nga flakët kodrat e Hasit, era nuk favorizon aspak për ndërhyrjen

    Situata me zjarret në vend/ Përfshihen nga flakët kodrat e Hasit, era nuk favorizon aspak për ndërhyrjen

    Kjo vatër zjarri po përhapet me shpejtësi për shkak edhe të rrymave e ajrore dhe erës në këtë zonë. Një vatër zjarri është shfaqur pasditen e kësaj të enjteje në masivin pyjor në shpatin lindor të Pashtrikut mbi fshatin Domaj të Bashkisë Has.
    Nga Bashkia e Hasit mësohet se janë nisur ekipet e shërbimit zjarrfikës, shërbimit pyjor, punonjës të shërbimeve dhe njësisë administrative Gjinaj por edhe banorë të zonës. Masivi pyjor përbëhet nga dru lisi e dushk të shkurtër.
     
     

  • Zjarri masiv në fushën e mbetjeve në Elbasan, drejtori i shërbimit zjarrfikës: Është angazhuar edhe ushtria

    Zjarri masiv në fushën e mbetjeve në Elbasan, drejtori i shërbimit zjarrfikës: Është angazhuar edhe ushtria

    Vatra e zjarrit në fushën e grumbullimit të mbetjeve në Elbasan që nisi sot pasdite ka përpirë gjithë zonën.

    Flakët, pranë inceneratorit të Elbasanit, janë  përhapur me shpejtësi në landfillin me mbetje të ndryshme urbane dhe industrial, që përbën një katastrofë mjedisore të mirëfilltë.
    Në terren kanë zbarkuar forcat zjarrfikëse për të izoluar zjarrin masiv, por ende pa sukses.

    Arben Cara, Drejtori i shërbimit zjarrfikës thotë se për ta vendosur nën kontroll është angazhuar edhe ushtria.
    “Për vatrën aktuale ku ne jemi kemi angazhuar edhe 60 forca zjarrfikëse nga disa bashki fqinje nga Tirana, Berati dhe Kavaja, ku po punohet për izolim e saj, janë mbetje urbane që janë të vështira për tu shuar. Bashkia vet ka vendosur disa fadroma duke i izoluar me mbetje të lumit të Shkumbinit, është shumë e përhapur dhe kemi arritur që ta izolojmë që të të mos rrezikohen banesat. Edhe ushtria është angazhuar me 2-3 automjete, edhe pse ajo fiket riaktivizohet në pak sekonda. Po duhet që të zbatohet ligji për zjarrvënësit, të vuajnë dënimin për dëmin që shkaktojnë”, tha Arben Cara, drejtori i shërbimit zjarrfikës.
    Flakët e mëdha janë shoqëruar me shtëllunga të dendura tymi të zi që janë ngritur në ajër dhe janë përhapur në drejtim të zonave të banuara të qytetit duke krijuar një re të madhe.
    Megjithatë deri në këto momente nuk raportohet për rrezik pranë banesave. E paqartë mbetet ende nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo jo. /vizionplus.tv

  • Gjermania po harton një ligj për rekrutimin ushtarak

    Gjermania po harton një ligj për rekrutimin ushtarak

    Gjermania është duke hartuar një ligj të ri për të rregulluar konceptin e shërbimit ushtarak. Përveç dispozitave për rroga më të mira dhe detyrimit për t’u ofruar akomodim më të rehatshëm ushtarëve, prjektligji i ri përmban edhe një dispozitë mbi shërbimin ushtarak. Por, siç shpjegon ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius  (SPD), kjo pjesë duhet të aktivizohet vetëm nëse nuk ka mjaftueshëm vullnetarë. Kjo ide mbështetet edhe nga politikanë të Unionit (CDU/CSU).

    Marrëveshja e koalicionit e CDU-së, CSU-së dhe SPD-së thotë se “do të krijohet një shërbim i ri ushtarak tërheqës, i cili fillimisht do të jetë vullnetar”. Ligji që po hartohet, tha socialdemokrati në programin për shërbimin publik të ARD-së, parashikon ende një mundësi tjetër, domethënë detyrimin e shërbimit.
    Bundeswehri, shpjegon Pistorius, ka nevojë për rreth 60.000 ushtarë aktivë shtesë. Para së gjithash ka nevojë për të tërhequr të rinjtë – nga shoferët deri te personat me diploma universitare që duan të kalojnë pak më gjatë kohë në uniformë.

    Qëllimi afatgjatë është të ndërtohet një forcë rezervë prej 200.000 rezervistësh. Aktualisht janë maksimumi gjysma e këtij numri. Nëse nuk ka vullnetarë të mjaftueshëm do të mund të futej edhe rekrutimi ushtarak.
    Shërbimi automatik ushtarak
    Ekziston edhe mundësia që në ligjin e ri të parashikohen rregulla të tjera, nëse nuk ka vullnetarë të mjaftueshëm. Ministri thotë se këto masa janë të domosdoshme.
    Por Pistorius pohon se në këtë moment ai nuk mund të marrë një vendim përfundimtar nëse një ligj i tillë që parashikon rekrutimin do të pranohet apo jo. Megjithatë ai beson se do të jetë kështu.
    Projektligji duhet të diskutohet në qeverinë gjermane para pushimeve verore, dhe pastaj të miratohet. As në mesin e socialdemokratëve të Pistoriusit nuk janë të gjithë dakord me futjen e shërbimit ushtarak, me përkufizimin paraprak “në rast nevoje”.
    Kryetari i grupit parlamentar, Matthias Miersch, mendon se rekrutimi mund të diskutohet “sa më shpejt që të jetë e mundur në periudhën e ardhshme zgjedhore”, por kreu i SPD-së dhe zëvendëskancelari Lars Klingbeil mendon se ka ardhur koha për t’u përgatitur për rikthimin e mundshëm të rekrutimit.
    Pistorius së pari dëshiron ta bëjë Bundeswehrin më tërheqës për vullnetarët – tetëmbëdhjetëvjeçarët do të kontaktohen me postë. Burrat e rinj duhet të përgjigjen në pyetësorin që marrin, ndërsa vajzat mund ta bëjnë, por nuk janë të detyruara.
    Në këtë mënyrë, ata shpresojnë të tërheqin sa më shumë rekrutë që Bundeswehri mund të stërvitë dhe të vendosë në kazerma aktualisht. Pistorius dëshiron të rrisë numrin e forcave të armatosura nga 180.000 sa ka tani në 250.000 deri në 260.000 ushtarë. Është planifikuar edhe ndërtimi i objekteve të reja ushtarake.
    “Nuk mund ta mbrojmë veten me pyetësorë”
    Pistorius tha se nëse numri i vendeve të disponueshme në kazermë tejkalon numrin e vullnetarëve, atëherë mund të hyjnë në fuqi edhe masa të tjera, ku duhet të veprojnë qeveria dhe parlamenti.
    Ngjashëm me Pistorius, kreu i Zyrës së Kancelarit Thorsten Frei (CDU) propozon një mekanizëm që do të parashikonte një kalim në shërbimin ushtarak nëse nuk përmbushen objektivat e rekrutimit. “Ne do ta diskutojmë këtë në koalicion dhe do të përpiqemi të arrijmë një mirëkuptim të përbashkët”, tha Frei për RTL dhe ntv.
    Kryeministri bavarez Markus Söder (CSU) ka bërë përsëri thirrje për rivendosjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Në emisionin ZDF-Morgenmagazin, ai theksoi kërcënimin nga Rusia. Suedia dhe Finlanda iu bashkuan NATO-s vitin e kaluar sepse ujërat e tyre territoriale dhe hapësira ajrore “u sfiduan dhe u shkelën vazhdimisht”. Duhet të bëhet një vlerësim: “Sa kohë kemi ende?”, tha Söder. “Ne nuk e vendosim këtë, por situata ndërkombëtare e kërkon atë.”
    Söder mirëpriti një nxitje më të madhe për shërbimin vullnetar. “Por nëse doni të mbroni kufirin e NATO-s, nëse doni të mbroni kufirin kombëtar dhe nëse me të vërtetë doni të keni ushtrinë më të fortë në Evropë (…), atëherë ndoshta nuk do të bëhet kjo vetëm me vullnetarizëm.”/dw

  • Moska: E besojmë Vuçiçin për armët, por do ta verifikojmë në terren

    Moska: E besojmë Vuçiçin për armët, por do ta verifikojmë në terren

    Moska i beson deklaratave të Beogradit për pezullimin e eksporteve të armëve, por paralajmëron se do të kontrollojë zbatimin e tyre në praktikë. Mesazhi u përcoll për Serbinë nga kreu i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Rusisë, Sergei Naryshkin.“Presidenti Vuçiç ka deklaruar se Serbia, nëse nuk i ka ndaluar tashmë, do të pezullojë eksportet e armëve. Por këtë do ta verifikojmë”, tha Naryshkin në një deklaratë publike, duke shfaqur një qëndrim të kujdesshëm ndaj angazhimeve të Beogradit.Kjo vjen pas pretendimeve të bëra më 23 qershor nga shërbimi i tij, sipas të cilave Serbia ka përdorur rrugë të tërthorta për të eksportuar pajisje ushtarake në Ukrainë. Sipas tyre, pajisjet serbe janë dërguar në vende si Çekia dhe Bullgaria, ku më pas janë montuar dhe transferuar për forcat e Kievit.“Prodhuesit serbë janë të vetëdijshëm për përdoruesit përfundimtarë të armëve që prodhojnë. Ata e dinë se raketat dhe predhat e tyre mund të vrasin ushtarë rusë,” u theksua në deklaratën zyrtare të Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme ruse.Deklaratat e Moskës i shtohen tensioneve në rritje që po shoqërojnë marrëdhëniet midis Rusisë dhe vendeve që ruajnë kontakte të afërta me Perëndimin, përfshirë edhe Serbinë. Vuçiç nga ana e tij ka deklaruar ditët e fundit se Serbia ka pezulluar eksportet e municioneve dhe është e përkushtuar për të mbajtur një ushtri të fuqishme, por të pavarur nga konfliktet globale.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Moska i beson deklaratave të Beogradit për pezullimin e eksporteve të armëve, por paralajmëron se do të kontrollojë zbatimin e tyre në praktikë. Mesazhi u përcoll për Serbinë nga kreu i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Rusisë, Sergei Naryshkin.“Presidenti Vuçiç ka deklaruar se Serbia, nëse nuk i ka ndaluar tashmë, do të pezullojë eksportet e armëve. Por këtë do ta verifikojmë”, tha Naryshkin në një deklaratë publike, duke shfaqur një qëndrim të kujdesshëm ndaj angazhimeve të Beogradit.Kjo vjen pas pretendimeve të bëra më 23 qershor nga shërbimi i tij, sipas të cilave Serbia ka përdorur rrugë të tërthorta për të eksportuar pajisje ushtarake në Ukrainë. Sipas tyre, pajisjet serbe janë dërguar në vende si Çekia dhe Bullgaria, ku më pas janë montuar dhe transferuar për forcat e Kievit.“Prodhuesit serbë janë të vetëdijshëm për përdoruesit përfundimtarë të armëve që prodhojnë. Ata e dinë se raketat dhe predhat e tyre mund të vrasin ushtarë rusë,” u theksua në deklaratën zyrtare të Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme ruse.Deklaratat e Moskës i shtohen tensioneve në rritje që po shoqërojnë marrëdhëniet midis Rusisë dhe vendeve që ruajnë kontakte të afërta me Perëndimin, përfshirë edhe Serbinë. Vuçiç nga ana e tij ka deklaruar ditët e fundit se Serbia ka pezulluar eksportet e municioneve dhe është e përkushtuar për të mbajtur një ushtri të fuqishme, por të pavarur nga konfliktet globale.

  • Një grua për herë të parë do të drejtojë shërbimin sekret britanik, kush është Blaise Metrewel?!

    Një grua për herë të parë do të drejtojë shërbimin sekret britanik, kush është Blaise Metrewel?!

    Arben Manaj/ Një punonjëse e dal nga radhët e shërbimit sekret britanik do të jetë drejtuesja e parë e MI6 njofton kryeministri Sir Keir Starmer, në një emërim historik.

    Ajo quhet Blaise Metreweli dhe do të jetë drejtuesja e 18  e këtij shërbimi të kundërspiunazhit britanik nga më të njohurit dhe më profesionistët në botën e spiunazhit ndërkombëtar.
    Shefja e re e shërbimit të huaj sekret britanik i njohur si MI6, do të hyjë në histori si drejtuesja e parë grua e një shërbimi kaq të rëndësishëm, i 18 drejtues i tij në gjithë historinë e shërbimit, pasi të zëvendësojë në këtë post, shefin aktual Sir Richard  Moore i njohur me kodin “C” kur ai të largohet nga posti në vjeshtë.
    Shefja e re quhet Blaise Metreweli e cila punon në radhet e këtij shërbimi që nga viti 1999. Deri më sot një shefe e spiunazhit britanik që ka drejtues MI6  po ashtu e njohur si SIS, Secret Intelligence Service, ka qene vetëm në filmat e James Bondit.
    Metreweli aktualisht njihet me kodin “Q” si një nga katër drejtuesit e përgjithshëm brenda shërbimit të MI6. Ky pozicion i saj është bërë i famshëm  në filmat e James Bondit me kodin fiktiv “Q” për prodhimin e pajisjeve që përdorte agjenti britanik, nënkupton se Blaise Metreëli është përgjegjëse momentalisht për teknologjinë dhe inovacionin. Ajo ka studiuar në Cambridge dhe hyri në shërbimin sekret në 1999-en.
    Ndryshe nga bosi aktual i MI6 që po largohet, Blaise Metreweli e ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së saj si diplomate e rregullt në Foreign Office, si ish-ambasadore e Britanisë në Turqi, ku terë karriera e saj ka qenë ajo e një oficere e inteligjencës britanike, ku shumicën e kohës ka mbuluar Lindjen e Mesme dhe Evropën. Nga agjensitë e tjera të zbulimit britanik si GCHQ, një nga agjensitë më të mëdha të përgjimit në botë, po ashtu drejtohet nga një grua për herë të parë. Anne Keast Butler e mori këtë rol në 2023, ndërkohë që shërbimi i Brendshëm sekret britanik, MI5, po ashtu drejtohet nga një grua e cila raporton tek Ministri i Jashtëm. Metreweli do njihet më pas me kodin “C”.
    Shërbimi Sekret britanik është krijuar në fillimin e shekullit të kaluar dhe njihej me emrin Secret Service Bureau dhe drejtohej nga Kapitan, i Mansfield Cumming, që gjithmonë firmoset me germën C dhe përdortë për firmosje boje ngjyrë jeshile e cila përdoret edhe sot e kësaj dite nga drejtuesit e këtij shërbimi, si i vetmi zyrtar në shtetin britanik që përdorin këtë ngjyre. Por a jep shefja e shërbimit me kodin C license agjentëve të saj për të vrarë?
    Përgjigje është Jo, pasi këtë të drejt e ka vetëm shefi i Foreign Office, ose ndryshe Ministri i Jashtme britanik. /Korrespondenti i Top-Channel, Londër/

    Top Channel

  • Kina pritet të shfrytëzojë luftën në Ukrainë për të aneksuar territore strategjike në Rusi, çfarë shkruhet në dokumentin e shërbimit të sigurisë ruse

    Kina pritet të shfrytëzojë luftën në Ukrainë për të aneksuar territore strategjike në Rusi, çfarë shkruhet në dokumentin e shërbimit të sigurisë ruse

    Një dokument i brendshëm i shërbimit të sigurisë ruse (FSB) ka dalë në dritë, duke zbuluar shqetësimin e Moskës se Kina mund të synojë të aneksojë pjesë të territoreve të saj në Lindjen e Largët, përfshirë qytetin strategjik të Vladivostokut.

    Në dokument, Kina përmendet si “armik” dhe shprehet frika se Pekini po përpiqet të minojë integritetin territorial të Rusisë nën maskën e marrëdhënieve miqësore.
    Ky shqetësim është ngritur edhe pse Rusia dhe Kina promovojnë një “partneritet pa kufij”. Megjithatë, dokumenti tregon një “luftë të heshtur” mes dy shteteve, me aktivitete të spiunazhit dhe përpjekje për të minuar besimin reciprok, shkruan Newsweek.
    FSB-ja thekson se Kina ka intensifikuar aktivitetet e saj përgjatë një kufiri prej 4200 kilometrash dhe ka përdorur kartat për të promovuar pretendimet territoriale, duke përdorur emra kinezë për qytete si Vladivostoku.
    Gjithashtu, Pekini ka shprehur interes për Arktikun dhe Rrugën Detare të Veriut, duke i parë ato si rrugë të mundshme për transportin e mallrave nga Azia në Evropë.
    Për më tepër, Kina ka përdorur lidhjet akademike për të rekrutuar rusë dhe ka ushtruar presion për të mbledhur informacione të ndjeshme.
    Në anën tjetër, Rusia ka shprehur shqetësime për mundësinë e spiunazhit nga ana e Kinës, duke theksuar se agjentët kinezë mund të mbledhin informacione për teknologjinë perëndimore të përdorur në Ukrainë dhe të rekrutojnë informatorë brenda strukturave ruse.
    Ky dokument hedh dritë mbi tensionet e fshehura mes dy fuqive, të cilat, megjithatë, vazhdojnë të mbajnë një fasadë të unitetit në skenën ndërkombëtare.

    Top Channel

  • Kroacia rikthen shërbimin ushtarak, dy muaj uniformë dhe rrogë 1,100 euro

    Kroacia rikthen shërbimin ushtarak, dy muaj uniformë dhe rrogë 1,100 euro

    Ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anušić, prezantoi sot një plan për të rikthyer shërbimin e detyrueshëm ushtarak që zgjat dy muaj, me një pagë neto mujore prej 1,100 eurosh.

    “Shteti planifikon të trajnojë 800 deri në 4,000 ushtarë çdo vit në këtë mënyrë”, tha Anusiç në prezantimin e ndryshimeve në Ligjin për Mbrojtjen dhe Ligjin për Shërbimin në Forcat e Armatosura, të cilat janë një parakusht për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

    Amendamentet do të kalojnë në një konsultim publik dhe më pas parlamenti kroat duhet të shprehë mendimin e tij, shkruan televizioni H1. Ministri tha se shërbimi i detyrueshëm ushtarak po futet për të rinjtë e moshës 19 vjeç për të siguruar një përgatitje më të fortë mbrojtëse dhe një lidhje më të mirë të qytetarëve me sigurinë kombëtare.

    Stërvitja ushtarake është planifikuar në kazermat në Knin, Slunj dhe Požega.

    Gjatë stërvitjes, ushtarët do të marrin një pagë neto prej 1,100 eurosh, shërbimi ushtarak do të fillojë si përvojë pune dhe nëse punësohen, punëdhënësit nuk do të kenë të drejtë t’i pushojnë nga puna.

    Për më tepër, u propozua që atyre që kanë kryer shërbimin ushtarak t’u jepet përparësi në punësim në qeveritë shtetërore dhe lokale, gjë që më parë, kur u njoftua si mundësi, u kritikua nga pjesë të opozitës dhe shoqatave të të drejtave të njeriut.

    Gratë janë të përjashtuara nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak, por mund të bëhen vullnetare. Për ata që thirren për kundërshtim të ndërgjegjshëm, ofrohet edhe shërbim ushtarak civil, në dy mënyra.

    E para është një qëndrim në kazerma nën juridiksionin e Ministrisë së Brendshme, i cili do të zgjaste tre muaj, me një pagë prej 250 eurosh në muaj, dhe mënyra e dytë parashikon katër muaj shërbim civil në njësitë e vetëqeverisjes lokale ose rajonale, pa kompensim.

    Që nga fillimi i vitit të kaluar, publiku ka folur për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak dhe një nga mbështetësit më të mëdhenj të tij është Ministri i Mbrojtjes, i cili vjen nga partia në pushtet Bashkimi Demokratik Kroat.

    Ai njoftoi disa herë fillimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, por nuk pati marrëveshje me Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanovic, i cili përsëriti vazhdimisht se kthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak duhet të diskutohet për një kohë të gjatë dhe seriozisht në nivelin më të lartë.

    Shërbimi i detyr)ueshëm ushtarak u hoq në vitin 2008 dhe që atëherë shërbimi ushtarak ka qenë vetëm vullnetar, por interesi është i ulët.

  • Kroacia do të rikthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak, paga do të jetë 1100 euro në muaj

    Kroacia do të rikthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak, paga do të jetë 1100 euro në muaj

    Ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anušić, prezantoi sot një plan për të rikthyer shërbimin e detyrueshëm ushtarak që zgjat dy muaj, me një pagë neto mujore prej 1,100 eurosh.

    “Shteti planifikon të trajnojë 800 deri në 4,000 ushtarë çdo vit në këtë mënyrë”, tha Anusiç në prezantimin e ndryshimeve në Ligjin për Mbrojtjen dhe Ligjin për Shërbimin në Forcat e Armatosura, të cilat janë një parakusht për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.
    Amendamentet do të kalojnë në një konsultim publik dhe më pas parlamenti kroat duhet të shprehë mendimin e tij, shkruan televizioni H1. Ministri tha se shërbimi i detyrueshëm ushtarak po futet për të rinjtë e moshës 19 vjeç për të siguruar një përgatitje më të fortë mbrojtëse dhe një lidhje më të mirë të qytetarëve me sigurinë kombëtare.

    Stërvitja ushtarake është planifikuar në kazermat në Knin, Slunj dhe Požega.
    Gjatë stërvitjes, ushtarët do të marrin një pagë neto prej 1,100 eurosh, shërbimi ushtarak do të fillojë si përvojë pune dhe nëse punësohen, punëdhënësit nuk do të kenë të drejtë t’i pushojnë nga puna.
    Për më tepër, u propozua që atyre që kanë kryer shërbimin ushtarak t’u jepet përparësi në punësim në qeveritë shtetërore dhe lokale, gjë që më parë, kur u njoftua si mundësi, u kritikua nga pjesë të opozitës dhe shoqatave të të drejtave të njeriut.
    Gratë janë të përjashtuara nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak, por mund të bëhen vullnetare. Për ata që thirren për kundërshtim të ndërgjegjshëm, ofrohet edhe shërbim ushtarak civil, në dy mënyra.
    E para është një qëndrim në kazerma nën juridiksionin e Ministrisë së Brendshme, i cili do të zgjaste tre muaj, me një pagë prej 250 eurosh në muaj, dhe mënyra e dytë parashikon katër muaj shërbim civil në njësitë e vetëqeverisjes lokale ose rajonale, pa kompensim.
    Që nga fillimi i vitit të kaluar, publiku ka folur për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak dhe një nga mbështetësit më të mëdhenj të tij është Ministri i Mbrojtjes, i cili vjen nga partia në pushtet Bashkimi Demokratik Kroat.
    Ai njoftoi disa herë fillimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, por nuk pati marrëveshje me Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanovic, i cili përsëriti vazhdimisht se kthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak duhet të diskutohet për një kohë të gjatë dhe seriozisht në nivelin më të lartë.
    Shërbimi i detyr)ueshëm ushtarak u hoq në vitin 2008 dhe që atëherë shërbimi ushtarak ka qenë vetëm vullnetar, por interesi është i ulët.
     

  • Udhëzimi i Kadastrës/ Kërkesat për shërbime do trajtohen brenda 21 ditësh; Detajet e procedurës

    Udhëzimi i Kadastrës/ Kërkesat për shërbime do trajtohen brenda 21 ditësh; Detajet e procedurës

    Hyn në fuqi udhëzimi i Agjencia Shtetërore e Kadastrës për procedurat dhe afatet që do të zbatohen për trajtimin e kërkesave për shërbime kadastrale.I botuar në Fletoren Zyrtare, udhëzimi “Për miratimin e modelit të kërkesës për shërbime kadastrale dhe procedurat standarde të veprimeve me regjistrin elektronik të kërkesave”, përcakton se kërkesat për shërbime kadastrale të paraqitura pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës të paraqitura në përputhje me rregullat dhe dokumentacionin përkatës, trajtohen brenda një afati maksimal prej 21 ditësh kalendarike, siç parashikohet nga ligji nr. 111/2018 “Për kadastrën” dhe vendimet përkatëse të Këshillit Drejtues të ASHK-së.Sipas Udhëzimit Kërkesa për shërbime kadastrale paraqitet nga pronari i pasurisë, ku përfshihen të dhënat për pasurinë e paluajtshme, të dhënat e dokumenatcionit që e shoqëron, lista e shërbimeve etj.Udhëzimi gjithashtu përcakton se kërkesa kalon automatikisht për trajtim në strukturat përkatëse, pas pagesës së plotë të tarifave. Në rastet kur kërkesat dhe dokumentet shoqëruese dorëzohen përmes shërbimit postar, afatet fillojnë të llogariten nga momenti kur dokumentacioni administrohet zyrtarisht në zyrën e protokollit të ASHK-së.Për aplikimet që kryhen në mënyrë elektronike, subjektet kanë detyrimin që brenda 10 ditëve nga dërgimi i kërkesës dhe kryerja e pagesës, të përcjellin dokumentacionin origjinal me postë. Në mungesë të këtij dokumentacioni, procedurat nuk mund të vijojnë pa konfirmimin zyrtar të pranimit të tyre nga ASHK.Operatorët e të dhënave pranë zyrave vendore të ASHK-së janë përgjegjës për verifikimin, skanimin dhe ngarkimin e dokumentacionit në sistemin elektronik, si dhe për nënshkrimin e tyre digjital, duke siguruar vijimin e procedurës nga strukturat përkatëse ligjore dhe teknike.Ndërkohë, për institucionet shtetërore të përcaktuara nga vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 389, datë 13.5.2020, kërkesat trajtohen pa pagesë dhe kalojnë menjëherë në procesim. Udhëzimi: MODELI DHE PËRMBAJTJA E KËRKESËS PËR SHËRBIME KADASTRALEKërkesa për shërbime kadastrale paraqitet nga pronari i pasurisë, titullarët e të drejtave reale dhe personat fizikë apo juridikë që kanë interes të ligjshëm mbi pasurinë, sipas përcaktimeve të nenit 4, të ligjit nr. 111/2018, “Për kadastrën”, apo përfaqësuesit e autorizuar të tyre, si dhe noteri në respektim të shkronjës “k”, të pikës 1, të nenit 63, të ligjit nr. 110/2018, “Për noterinë”. 2. Modeli i kërkesës për shërbime kadastrale është sipas aneksit 1 që është pjesë përbërëse dhe i bashkëlidhet këtij udhëzimi. 3. Kërkesa për shërbime kadastrale ka në përmbajtje rubrikat si vijon: a) të dhënat e kërkesës ku përfshihen: i. numri i kërkesës; ii. data e paraqitjes së kërkesës; iii. afati i përfundimit të kërkesës (x ditë nga e nesërmja e konfirmimit të pagesës); iv. drejtoria/zyra vendore e ASHK-së së cilës i drejtohet kërkesa për marrjen e shërbimit; v. informacion nga vjen kërkesa/aplikimi (eAlbania/Nisa/ASHK për institucionet); b) të dhënat e subjektit kërkues të shërbimeve kadastrale ku përfshihen: i. mundësia për të aplikuar vetë subjekti apo përfaqësuesi i autorizuar; ii. gjenealitet dhe numri personal/unik i identifikimit (ID/NUIS) të subjektit kërkues; iii. lloji dhe numri i dokumentit të identifikimit; iv. adresa e subjektit dhe numri i kontaktit; v. numri dhe data e dokumentit të përfaqësimit, në rastin kur kërkesa për shërbime paraqitet nga përfaqësuesi i autorizuar; c) të dhënat e pasurisë për të cilën kërkohet shërbimi kadastral, që janë zona kadastrale, numri i pasurisë, kodi unik (Zk-Volum-Faqe), bashkia dhe adresa e pasurisë së paluajtshme; d) të dhënat e dokumentacionit që shoqëron kërkesën për shërbime kadastrale; e) lista e shërbimeve të kërkuara, pagesat dhe afatet e realizimit të shërbimeve, ku përfshihet:emërtimi, kodi i shërbimit dhe sasia që kërkohet;vlera e tarifës së shërbimit, vlera totale e tarifave dhe sipas rastit dhe gjoba për vonesë (kamatëvonesë) në regjistrim;iii. afati për ofrimin e shërbimit kadastral të kërkuar.Kërkesat për shërbime kadastrale renditen në sistemin elektronik sipas datës së paraqitjes dhe listohen për trajtim në sistem, sipas parimit të shfaqjes më përpara të kërkesave që janë brenda afatit, si dhe që kanë afatin më të shkurtër për trajtim. PROCEDURA STANDARDE NË SISTEMIN ELEKTRONIK TË REGJISTRIT KADASTRAL, PËR TRAJTIMIN E KËRKESËS PËR SHËRBIMMe paraqitjen e kërkesës për shërbime kadastrale, nëpërmjet portalit qeveritar e-Albania, apo sistemeve elektronike të regjistruar si bazë shtetërore, subjekti përzgjedh drejtorinë/zyrën vendore të ASHK në territorin e të cilës gjendet pasuria, përzgjedh nëse e paraqet kërkesën vetë apo përmes përfaqësuesit të autorizuar, si dhe plotëson sa vijon: a) rubrikën “Të dhënat e kërkesës”; b) rubrikën “Të dhënat e subjektit kërkues të shërbimeve kadastrale”; c) rubrikën “Të dhënat e pasurisë”; d) rubrikën “Dokumentacioni shoqërues”, në të cilën liston të dhënat e dokumentacionit që shoqëron kërkesën, si dhe njëkohësisht e ngarkon atë elektronikisht; e) rubrikën “Shërbimet, tarifat dhe afatet”, duke përzgjedhur shërbimet që kërkon, sipas listës së miratuar me vendimin nr. 389, datë 13.5.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së tarifave dhe shërbimeve kadastrale”, i ndryshuar.Kërkesa për shërbime kadastrale, regjistrohet automatikisht në sistemin elektronik të regjistrit kadastral, me dërgimin nga subjekti kërkues, dhe ky i fundit pajiset me një numër unik reference, i cili shërben për gjurmimin e kërkesës dhe evidentimin e fazës së trajtimit të saj.Me regjistrimin automatik në sistemin elektronik të kërkesës, ajo trajtohet nga drejtoria/zyra vendore e ASHK-së, e cila vepron si vijon: a) dërgon menjëherë përmes sistemit elektronik, te subjekti kërkues, “Faturën për shërbime kadastrale”, në rastin e kërkesave, për të cilat nuk aplikohet tatim/taksë për kalimin e të drejtës së pronësisë; b) kryen përllogaritjet e tatimit të kalimit të pronësisë/taksës mbi kalimin e të drejtës së pronësisë nëpërmjet punonjësit të autorizuar dhe pas konfirmimit edhe nga personi përgjegjës për financën i dërgohet subjektit kërkues, “Fatura për shërbime kadastrale”, përmes sistemit elektronik, brenda 2 (dy) ditëve punë nga regjistrimi i kërkesës. Modeli i faturës për shërbime kadastrale është sipas aneksit 2, që i bashkëlidhet dhe është pjesë përbërëse e këtij udhëzimi.Pas procedurës së përllogaritjes së detyrimeve financiare sipas pikës 3 të këtij kreu, kërkesa, së bashku me faturën për shërbime kadastrale, shfaqet në llogarinë e kërkuesit, në portalin qeveritar eAlbania, apo sistemin elektronik të regjistruar si bazë shtetërore të dhënash.Subjekti kërkues duhet të shlyejë detyrimet financiare sipas faturës për shërbime kadastrale, brenda 30 ditësh kalendarike nga momenti i dërgimit nga ASHK-ja përmes sistemit elektronik. Në çdo rast punonjësi i drejtorisë/zyrës vendore të ASHKsë bën konfirmimin e kryerjes së pagesës në sistemin multifunksional brenda 24 orëve nga përcjellja e informacionit nga banka për kryerjen e pagesës nga subjekti. Për pagesat e kryera në fund të afatit 30-ditor, Agjencia Shtetërore e Kadastrës pret 7 (shtatë) ditë kalendarike konfirmimin nëse janë shlyer detyrimet financiare nga subjekti brenda afatit. Në rast të kalimit të këtij afati, nëse subjekti nuk ka shlyer detyrimet financiare brenda afatit 30-ditor, njoftohet nëpërmjet sistemit elektronik me një mesazh automatik, për mosofrimin e shërbimit.PROCEDURA STANDARDE NË SISTEMIN ELEKTRONIK TË REGJISTRIT KADASTRAL, PËR TRAJTIMIN E KËRKESËS PËR SHËRBIM Kërkesa për shërbime kadastrale, e paraqitur rregullisht, trajtohet në përputhje me afatet e parashikuara në vendimin nr. 15, datë 30.9.2020, të Këshillit Drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës “Për miratimin e listës së shërbimeve kadastrale që mund të ofrohen në mënyrë të përshpejtuar, tarifave të diferencuara dhe afateve të trajtimit” dhe në çdo rast jo më vonë se 21 ditë kalendarike, sipas përcaktimit të nenit 29, pika 3, e ligjit 111/2018, “Për kadastrën”. Për rastet e shërbimeve kadastrale për të cilat dokumentacioni shoqërues përcillet nga subjekti nëpërmjet shërbimit postar, llogaritja e afateve për marrjen e këtyre shërbimeve fillon nga momenti i administrimit të këtij dokumentacioni zyrtarisht në zyrën e protokollit në drejtorinë/zyrën vendore të ASHK-së.Me dërgimin e kërkesës dhe dokumentacionit në rrugë elektronike dhe me kryerjen e pagesës së tarifave sipas afateve, subjektet kanë detyrimin të përcjellin nëpërmjet shërbimit postar brenda 10 ditëve nga paraqitja e kërkesës nëpërmjet sistemit, dokumentacionin origjinalMe konfirmimin e shlyerjes së plotë të detyrimeve financiare në mënyrë automatike apo manuale nga punonjësi i autorizuar i drejtorisë vendore të ASHK-së, kërkesa për shërbime kadastrale e plotësuar sipas pikës 1, kalon automatikisht nëpërmjet sistemit elektronik për trajtim te struktura e shërbimeve të kadastrës. Përjashtim, bëjnë rastet e kërkesave që ofrohen për institucionet shtetërore me paspagim, sipas vendimit nr. 389, datë 13.5.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës dhe të shërbimeve kadastrale”, i ndryshuar , të cilat kalojnë direkt për trajtim në drejtori, ku tërhiqen nga përdoruesi përkatës për vijimin e procesimit. Trajtimi i kërkesës për shërbime kadastrale nga struktura e shërbimeve të kadastrës në drejtorinë /zyrën vendore të ASHK-së, në sistemin elektronik të regjistrit kadastral, kryhet si vijon: a) Operatori i të dhënave të pronës tërheq për trajtim nga “Faqja e listës së aplikimeve” kërkesën për shërbim kadastral, për të vijuar me skanimin e dokumentacionit tekniko-ligjor të pronës objekt kërkese kur është rasti, (nëse nuk është skanuar dokumentacioni i mëparshëm i origjinës dhe transaksioneve) dhe ngarkimin e tij në sistemin elektronik. Gjithashtu, skanon edhe dokumentacionin tekniko-ligjor origjinal të përcjellë nëpërmjet shërbimit postar nga subjekti, të vënë në dispozicion nga sektori i protokoll-arkivit të drejtorisë vendore të ASHK-së, kur nuk rezulton i tillë i ngarkuar në sistem nga subjekti aplikues. Pas skanimit të këtij dokumentacioni vijon me përcjelljen e tij elektronikisht për trajtim të mëtejshëm te përdoruesi tjetër. Operatori i të dhënave nënshkruan elektronikisht të gjitha dokumentet që ngarkon në arkiv dhe e përcjell elektronikisht te juristi. Në rastet kur dokumentacioni i pasurisë objekt kërkese është i digjitalizuar, operatori bën verifikimin e tij dhe nëse konstaton se është i digjitalizuar i gjithë dokumentacioni, e nënshkruan dhe ia përcjell elektronikisht për trajtim të mëtejshëm kërkesën përdoruesit tjetër. Për rastet e shërbimeve kadastrale që kërkohet dokumentacion tekniko-ligjor i depozituar nga subjekti nëpërmjet shërbimit postar, operatori në fund të çdo dite pune rakordon me sektorin e protokollit për konfirmimin e administrimit zyrtarisht të këtij dokumentacioni pranë drejtorisë/ zyrës vendore të ASHK-së. Për kërkesat e përcjella elektronikisht me dokumentacion si kopje elektronike, për të cilat nuk është administruar zyrtarisht dokumentacioni nëpërmjet shërbimit postar, operatori i të dhënave pret 10 ditë nga momenti i kryerjes së pagesës, dhe nëse nuk konfirmohet përcjellja e dokumentacionit origjinal nëpërmjet shërbimit postar nga sektori i protokollit, procedohet me përcjelljen e kërkesës për trajtim të mëtejshëm në hapin pasardhës.Përjashtimisht, në rastet e kërkesave të përcjella nëpërmjet sistemit “NISA”, me dërgimin e kërkesës, dokumentacionit noterial dhe çdo dokumenti tjetër i nënshkruar elektronikisht nga noteri, secili në format PDF dhe me kryerjen e pagesës sipas afateve, operatori nuk pret afatin 10-ditor, por përcjellë për trajtim kërkesën te përdoruesi tjetër, në përputhje me parashikimin e vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 864, datë 27.12.2022, “Për miratimin e rregullave për procedurën e trajtimit të kërkesave për shërbime kadastrale” dhe Marrëveshjes midis Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe Dhomës Kombëtare të Noterisë.b) Juristi tërheq për trajtim nga “Faqja e listës së aplikimeve” kërkesën për shërbim kadastral dhe verifikon legjitimitetin e kërkuesit, dhe dokumentacionin ligjor të nevojshëm për ofrimin e shërbimit, të vënë në dispozicion nga kërkuesi. Gjithashtu, verifikon edhe përputhjen kronologjike të veprimit të fundit që do të kryhet në regjistër me gjendjen juridike të pasurisë në momentin që kryhet veprimi. Juristi mund të kthejë elektronikisht kërkesën prapa tek operatori i të dhënave të pronës nëse ka mungesa në dokumentacionin e arkivit të ngarkuar prej tij. Kur konstaton se përmbushen kriteret ligjore për ofrimin e shërbimit të kërkuar, nënshkruan aktin kadastral përkatës dhe e përcjell elektronikisht për trajtim të mëtejshëm sipas rastit te hartografi, i cili është përdoruesi i bazës së të dhënave në vijim, apo te drejtori kur nuk ka shërbim për veprime në hartën kadastrale.c) Hartografi tërheq për trajtim nga “Faqja e listës së aplikimeve” kërkesën për shërbim kadastral dhe verifikon dokumentacionin hartografik të depozituar nga subjekti kërkues dhe atë të administruar në regjistrin kadastral për pasurinë objekt kërkese. Hartografi mund të kthejë elektronikisht prapa kërkesën te juristi nëse ka mungesë informacioni, apo kërkesa nuk është procesuar në rregull nga juristi, duke bërë shënimet përkatëse të argumentuara. Hartografi në varësi të shërbimit kadastral të kërkuar nga subjekti punon mbi hartën kadastrale të pasurisë/ve objekt kërkese. Kur konstaton se përmbushen kriteret ligjore për ofrimin e shërbimit të kërkuar, nënshkruan elektronikisht aktin kadastral dhe e përcjellë elektronikisht për trajtim të mëtejshëm te drejtori.d) Drejtori i drejtorisë ndjek ecurinë e procesit të punës së secilit përdorues, verifikimin e dokumentacionit tekniko-ligjor, verifikimin dhe kontrollin e veprimeve të kryera nga juristi dhe hartografi, respektimin e afateve ligjore për trajtimin e kërkesave dhe mbarëvajtjen e punës në drejtorinë vendore përkatëse. Pas përcjelljes elektronikisht nga juristi dhe hartografi të akteve kadastrale përkatëse, drejtori aprovon ose kundërshton ligjërisht veprimet e kryera nga përdoruesit e tjerë sipas funksionaliteteve që paraqiten në ndërfaqen e aksesit të këtij përdoruesi.Drejtori kontrollon dhe nënshkruan elektronikisht të gjithë dokumentet e gjeneruar/ngarkuar sipas rastit: i. aktin kadastral për të cilin është kërkuar shërbimi, në përputhje me ligjin nr. 111/2018, “Për Kadastrën” dhe vendimin nr. 782, datë 7.10.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e modeleve të akteve kadastrale dhe të dhënave në përmbajtje të hartës kadastrale”, i ndryshuar. ii. kërkesën për plotësim dokumentacioni të argumentuar ligjërisht dhe me bazë ligjore, kur dokumentacioni ligjor i nevojshëm për dhënien e shërbimit, nuk është paraqitur i plotë nga subjekti kërkues.Në këtë rast, rishqyrtimi i dokumentacionit pas plotësimit brenda afatit ligjor, do të trajtohet nga i njëjti jurist/hartograf që ka shqyrtuar kërkesën fillestare për shërbimin kadastral përkatës. Juristi/hartografi që do të trajtojë kërkesën pas plotësimit të dokumentacionit ka të drejtë të shikojë ecurinë e mëparshme të kërkesës të kthyer për plotësim dokumentacioni. iii. aktin administrativ të refuzimit të shërbimit, kur subjekti nuk depoziton brenda 30 ditëve, dokumentacionin ligjor të nevojshëm për dhënien e shërbimit, sipas parashikimeve të ligjit nr. 111/2018, “Për kadastrën” dhe përcaktimeve të pikës 26, të vendimit nr. 782, datë 7.10.2020, të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e modeleve të akteve kadastrale dhe të dhënave në përmbajtje të hartës kadastrale”, i ndryshuar.Modeli i aktit të refuzimit të shërbimit, është sipas aneksit 3, që i bashkëlidhet dhe është pjesë përbërëse e këtij udhëzimi. e) Aktet kadastrale sipas shkronjës “d”, të pikës 8 të këtij udhëzimi, kontrollohen nga drejtori i drejtorisë, i cili sipas rastit; i. kur konstaton se aktet e depozituara për regjistrim janë në përputhje me ligjin, akti kadastral i nënshkruar elektronikisht dhe me vulën digjitale përkatëse përcillet nëpërmjet sistemit elektronik të regjistrit kadastral, në adresë të subjektit kërkues në portalin qeveritar e-Albania/sistemin elektronik të regjistruar si bazë të dhënash shtetërore; ii. e kthen elektronikisht aktin te juristi/hartografi për ripunim, nëse konstaton problematika ligjore dhe hartografike. Kthimi i aktit për ripunim bëhet i mundur vetëm pasi bëhen shënimet në rubrikën përkatëse në sistem, të cilat duhet të jenë të argumentuara ligjërisht.Të gjithë përdoruesit e cituar në pikën 8 të këtij udhëzimi, në trajtimin e kërkesave të ndryshme, për sa i përket respektimit të afatit të trajtimit të këtyre kërkesave, duhet të ketë parasysh dhe kohën që ju duhet përdoruesve të tjerë për trajtimin e kërkesës përkatëse brenda afateve ligjore të miratuara për secilin shërbim.Përgjegjësi i sektorit të shërbimeve të kadastrës ka rol mbikëqyrës në sistem mbi veprimtarinë administrative për ecurinë e trajtimit të kërkesave për shërbime kadastrale brenda afateve ligjore, nga përdoruesit e germave “a”, “b” dhe “c”, të pikës 8 të këtij udhëzimi. Në rast të mostrajtimit të kërkesave për shërbime kadastrale brenda afateve ligjore, ai njofton elektronikisht përdoruesit e sipërcituar për marrjen e masave për vijimin e menjëhershëm të trajtimit të këtyre kërkesave.Pas përfundimit të trajtimit të kërkesës për shërbime kadastrale nëpërmjet miratimit të saj, në rastet kur shërbimi kadastral përkatës shoqërohet edhe me përcjelljen e dokumentacionit teknikoligjor nëpërmjet shërbimit postar nga subjekti i interesuar, bëhet verifikimi i tij dhe dokumentacioni përcillet nga operatori i të dhënave në arkivin fizik me inventarin përkatës, duke marrë edhe referencën arkivore përkatëse. Dokumentacioni duhet të ruhet si në arkivin digjital, ashtu dhe në atë manual si historik për pasurinë.Në rastin e shërbimeve kadastrale që gjenerohen në mënyrë automatike nga baza shtetërore e të dhënave kadastrale, kërkesa për shërbime kadastrale nuk përshkon hallkat e përshkruara në pikën 8, të këtij udhëzimi, pasi akti kadastral gjenerohet automatikisht me vulë elektronike, me shënimin “Ky dokument është gjeneruar dhe vulosur me anë të një procedure elektronike nga një sistem automatik (Agjencia Shtetërore e Kadastrës)” dhe ka të njëjtën vlerë ligjore dhe fuqi provuese si çdo dokument tjetër zyrtar.Drejtoria e Përgjithshme e ASHK-së monitoron ecurinë e veprimtarisë për shërbime kadastrale të drejtorive /zyrave Vendore të ASHK-së. 14. Ngarkohen drejtoritë/zyrat vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe Drejtoria e Përgjithshme për zbatimin e këtij udhëzimi. Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Në kushte depresioni, në 7 vite katër gardistë të vetëvrarë në Shqipëri

    Në kushte depresioni, në 7 vite katër gardistë të vetëvrarë në Shqipëri

    Vetëvrasja e punonjësit të Gardës së Republikës Gentian Lelçaj me armën e shërbimit, nuk është i vetmi që ka ndërmarrë këtë akt të rëndë ndër vite.
    Sipas të dhënave, që prej vitit 2018 e deri më tani, 3 punonjës të tjerë të Gardës i kanë dhënë fund jetës në mënyrë tragjike. Në 30 qershor të 2018-ës, gardisti 31-vjeçar Shkëlzen Qordja u gjet i pajetë me një plumb në kokë në makinën e tij në garazhin e Gardës së Republikës. Ai ishte një nga dy shoferët e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Kjo ngjarje në atë kohë, u mbulua me shumë mister, pasi u dyshua edhe për vrasje.
    Katër muaj pas kësaj ngjarje, mbrëmjen e 1 tetorit të po atij viti, gardisti 30-vjeçar Arjol Mançe nga Përmeti vrau veten po me armën e shërbimit, në ambientet e Gardës së Republikës. Në atë kohë, burimet sqaruan se shkaqet e ngjarjes nuk lidheshin me punën, por me ndarjen nga e dashura. Këtë arsye 30-vjeçari nga Përmeti ia kishte rrëfyer në një mesazh edhe të atit.
    Ndërsa më 15 tetor të 2024-ës, gardisti 37-vjeçar Henri Haxhiraj ndërroi jetë në Spitalin e Traumë, pasi qëlloi veten me plumb në kokë teksa ndodhej në banesën e tij. Ai ishte vëllai i këngëtares së njohur Sheila Haxhiraj dhe sipas familjarëve që dhanë deklarimet në polici, pohuan se 37-vjeçari prej kohësh vuante nga depresioni.
    Në muajin shkurt të vitit 2019-të, gardisti Alket Arapaj vrau me armën e shërbimit bashkëshorten e tij, 36-vjeçaren Ervilma Seferi. Për këtë krim 44-vjeçari u dënua me 35 vite burg nga Gjykata e Tiranës, teksa ai deklaronte se si motiv kishte xhelozinë me dyshimet se bashkëshortja e tradhtonte. Por, në atë kohë pas arrestimit, në gjendje të rënduar psikologjike, Arapaj kishte tentuar të kryente vetëvrasje në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
    Ndërsa në maj të vitit të kaluar, një efektiv 28-vjeçar i Gardës së Republikës u vetëplagos në mjediset e KQZ-së, me armën e shërbimit aksidentalisht teksa po pastronte armën. I riu ishte shoqëruesi i Ilirjan Celibashit.