Kandidati i Partisë Demokratike për deputet në zgjedhjet e 11 majit, Ilir Alimehmeti ka folur në lidhje me kalimin e tij nga shëndetësia në politikë.
Duke iu përgjigjur pytjeve, në një emision, Alimehmeti tha se shëndeti publik dhe shërbimi publik janë pothuajse e njëjta gjë.
Ai shtoi më tej, se ndryshe nga mjekësia e cila është një punë në grup, në politikë shkalla e përgjegjësisë rritet.
“Shëndeti publik dhe shërbimi publik janë thuajse e njëjta gjë, në mjekësi punon me komunitetin. Shërbimi publik thuajse është e njëjta gjë. Jam mësuar t’ju shërbej njerëzve. Mjekësia është dhe punë në grup dhe nuk ka gjë të re. Në politikë, shkalla e përgjegjësisë rritet. PS është zhytur dy metra nën ujë. Njerëzit sot duhet të pyesin a janë më mirë apo më keq?”, u shpreh ai.
Alimehmeti vuri në dukje gjithashtu se ka mbështetur dhe implementuar ide dhe modele perëndimore për zhvillimin e shëndetësisë dhe fusha të tjera, duke synuar një qasje të përparuar dhe të qëndrueshme për mirëqenien e qytetarëve.
“Unë mendoj se është e vërtetë ajo që thotë profesori Afrim Osmani, që vjen nga diku, qëndron për diçka, por ke dhe ide për atë që do të bësh. Në fund fare, politika është një e mirë publike. Nëse qytetarët mendojnë për të mirën publike, të zgjedhin të drejtën. Të mirën publike të zgjedhin tek secila palë të jetë. Ne kemi marrë model perëndimor në idetë për zhvillimin e shëndetësisë dhe jo vetëm”, shtoi ai.
Ai theksoi se qeveria aktuale, nën drejtimin e Edi Ramës, ka krijuar vetëm fasada dhe nuk ka arritur të adresojë problemet kryesore, si mungesa e mjekëve dhe ilaçeve, që ka nevojë qytetari i zakonshëm.
Alimehmeti shprehu shqetësim për menaxhimin e dobët dhe abuzimet që, sipas tij, ndodhin në sektorin e shëndetësisë. Ai tha se ka ardhur koha për të rritur buxhetin e shëndetësisë, për ta dërguar tek 5% të Produktit të Brendshëm Bruto (PPB), siç ishte premtuar nga Rama, por që aktualisht nuk është realizuar.
Tag: shërbimi
-

Kalimi nga shëndetësia në politikë, flet Alimehmeti: Jam mësuar t’ju shërbej njerëzve
-

Aplikacioni që dominoi tregun e telekomunikacionit në vitet 2000, pas dy dekadash mbyllet Skype
Skype, shërbimi video-telefonik i Microsoft që në mes të viteve 2000 ishte mënyra dominuese për të qëndruar në kontakt me të afërmit në largësi do mbyllet.
Skype “nuk do të jetë më i disponueshëm” për t’u përdorur duke filluar nga maji, njoftoi Microsoft në X, duke u thënë përdoruesve se informacioni i llogarive të tyre mund të përdoret për Microsoft Teams në ditët e ardhshme.Mbyllja e Skype vjen 14 vjet pasi Microsoft bleu shërbimin për 8.5 miliardë dollarë, që shënoi blerjen më të madhe të një kompanie në atë kohë. Microsoft e integroi shërbimin në produktet e tij të tjera, të tilla si Office dhe shërbimi i operatorit celular Windows Phone.
Popullariteti i Skype është zbehur vitet e fundit, pavarësisht se produkte të tjera të ngjashme si Zoom, Google Meet dhe Cisco webEx patën një rritje në përdorim. Skype gjithashtu është përballur me konkurrencë të shtuar gjatë dekadës së fundit nga aplikacione si FaceTime e Apple dhe WhatsApp e Meta. Plus, Microsoft ka investuar shumë në Teams, i cili ofron shërbim të njëjtë por më cilësor.
Skype u lançua në vitin 2003 në Estoni dhe u përhap shpejt si një mënyrë për të bërë telefonata falas në mbarë botën, një lloj revolucioni duke marrë parasysh se telefonatat ndërkombëtare në telefonat tradicionalë dikur ishin shumë të shtrenjta.
Shërbimi u përhap shpejt, duke bërë që eBay ta blejë atë në vitin 2005 për 2.6 miliardë dollarë.
Megjithatë, partneriteti nuk funksionoi dhe eBay shiti 65% të aksioneve të tij në Skype një grupi investitorësh për 1.9 miliardë dollarë në 2009-ën përpara se Microsoft ta blinte atë në 2011.