Tag: shërbimi

  • Kroacia do të rikthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak, paga do të jetë 1100 euro në muaj

    Kroacia do të rikthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak, paga do të jetë 1100 euro në muaj

    Ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anušić, prezantoi sot një plan për të rikthyer shërbimin e detyrueshëm ushtarak që zgjat dy muaj, me një pagë neto mujore prej 1,100 eurosh.

    “Shteti planifikon të trajnojë 800 deri në 4,000 ushtarë çdo vit në këtë mënyrë”, tha Anusiç në prezantimin e ndryshimeve në Ligjin për Mbrojtjen dhe Ligjin për Shërbimin në Forcat e Armatosura, të cilat janë një parakusht për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.
    Amendamentet do të kalojnë në një konsultim publik dhe më pas parlamenti kroat duhet të shprehë mendimin e tij, shkruan televizioni H1. Ministri tha se shërbimi i detyrueshëm ushtarak po futet për të rinjtë e moshës 19 vjeç për të siguruar një përgatitje më të fortë mbrojtëse dhe një lidhje më të mirë të qytetarëve me sigurinë kombëtare.

    Stërvitja ushtarake është planifikuar në kazermat në Knin, Slunj dhe Požega.
    Gjatë stërvitjes, ushtarët do të marrin një pagë neto prej 1,100 eurosh, shërbimi ushtarak do të fillojë si përvojë pune dhe nëse punësohen, punëdhënësit nuk do të kenë të drejtë t’i pushojnë nga puna.
    Për më tepër, u propozua që atyre që kanë kryer shërbimin ushtarak t’u jepet përparësi në punësim në qeveritë shtetërore dhe lokale, gjë që më parë, kur u njoftua si mundësi, u kritikua nga pjesë të opozitës dhe shoqatave të të drejtave të njeriut.
    Gratë janë të përjashtuara nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak, por mund të bëhen vullnetare. Për ata që thirren për kundërshtim të ndërgjegjshëm, ofrohet edhe shërbim ushtarak civil, në dy mënyra.
    E para është një qëndrim në kazerma nën juridiksionin e Ministrisë së Brendshme, i cili do të zgjaste tre muaj, me një pagë prej 250 eurosh në muaj, dhe mënyra e dytë parashikon katër muaj shërbim civil në njësitë e vetëqeverisjes lokale ose rajonale, pa kompensim.
    Që nga fillimi i vitit të kaluar, publiku ka folur për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak dhe një nga mbështetësit më të mëdhenj të tij është Ministri i Mbrojtjes, i cili vjen nga partia në pushtet Bashkimi Demokratik Kroat.
    Ai njoftoi disa herë fillimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, por nuk pati marrëveshje me Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanovic, i cili përsëriti vazhdimisht se kthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak duhet të diskutohet për një kohë të gjatë dhe seriozisht në nivelin më të lartë.
    Shërbimi i detyr)ueshëm ushtarak u hoq në vitin 2008 dhe që atëherë shërbimi ushtarak ka qenë vetëm vullnetar, por interesi është i ulët.
     

  • Ngordhja masive e bagëtive në Postribë e Trush, konfirmohet rasti i parë i murtajës

    Ngordhja masive e bagëtive në Postribë e Trush, konfirmohet rasti i parë i murtajës

    FOTO ILUSTRUESE

    SHKODËR-Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka njoftuar se është konfirmuar rasti i parë i Murtajës së Ruminantëve të Vegjël (PPR) në vendin tonë. Rasti është identifikuar në një fermë të dhive në fshatin Postribë, në Shkodër. Sipas njoftimit, mostrat e marra nga Shërbimi Veterinar janë analizuar nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, i cili ka konfirmuar praninë e virusit.
    NJOFTIMI:
    Rasti është identifikuar në një fermë të mbarështimit të caprinëve (dhi) në njësinë administrative Postribë, qarku Shkodër. Mostrat e marra në terren nga Shërbimi Veterinar janë analizuar nga laboratori referencë i Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, i cili ka konfirmuar praninë e virusit PPR. Pas konfirmimit të rastit, janë ndërmarrë menjëherë të gjitha masat e parashikuara në legjislacionin përkatës dhe në Planin Kombëtar të Kontigjencës për PPR, me qëllim kontrollin, izolimin dhe menaxhimin efektiv të situatës në terren.
    U bëjmë thirrje të gjithë fermerëve dhe mbarështuesve të kafshëve të imta (dele dhe dhi) që të zbatojnë masat parandaluese dhe të kufizojnë lëvizjen e kafshëve brenda dhe jashtë fermave. Në çdo rast të shfaqjes së simptomave të dyshimta, si temperaturë e lartë, rrjedhje nazale, inflamacion i syve, ulje e oreksit, diarre apo ngordhje e papritur, duhet të njoftohet menjëherë Shërbimi Veterinar Rajonal.

    Një ditë më parë një fermë bagëtish në fshatin Domen, Shkodër, u vendos në karantinë nga Shërbimi Veterinar pas shfaqjes së simptomave të një sëmundjeje të dyshuar virale, shumë ngjitëse, te bagëtitë e imta. Pronari i kësaj ferme, Zamir Milani, raportoi se i kishin ngordhur 3 krerë dhe një tjetri 6 të tjera, ndërsa ka informacion se kjo sëmundje është përhapur edhe te delet në atë zonë. Sot u raportua për ngordhje të bagëtive edhe në Trush./ZËRI

  • Danimarka konfirmon dërgimin e të burgosurve në Kosovë më 2027

    Danimarka konfirmon dërgimin e të burgosurve në Kosovë më 2027

    Foto ilustruese

    PRISHTINË- Të burgosurit e parë nga Danimarka pritet të transferohen në burgun në Gjilan në pjesën e parë të vitit 2027, konfirmuan nga Shërbimi danez i Burgjeve për Radion Evropa e Lirë. Ky shërbim tha se institucioneve të Kosovës u janë dorëzuar kërkesa specifike për renovimin dhe përshtatjen e burgut të Gjilanit.
    “…duke përfshirë një ndërtesë të re për punësim dhe ambiente të reja për vizitorë. Ne presim që puna të nisë këtë verë, kurse gjatë gjysmës se parë të vitit 2027, pritet që burgu të vihet në përdorim,”- tha Shërbimi danez i Burgjeve.
    Danimarka tha se kjo është një detyrë komplekse, pasi bëhet fjalë për një burg të Kosovës që duhet të funksionojë sipas rregullave daneze.
    Shërbimi i Burgjeve tha se kjo është një detyrë sfiduese, duke nisur me renovimin e ndërtesave dhe përshtatjen e tyre sipas nevojave të Danimarkës. Po ashtu, përfaqësuesit danezë kanë zhvilluar vizita të rregullta në objektin e burgut në Gjilan, me qëllim që të planifikohen punët që do të realizohen. Një gjë e tillë, më 23 maj është konfirmuar për REL-in edhe nga drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, i cili ka deklaruar se “të burgosurit nga shteti danez pritet të vendosen në burgun e qytetit të Gjilanit në prillin e 2027-s”. Megjithatë, ai ka thënë se procesi i renovimeve ende nuk ka nisur.
    Transferimi i të burgosurve është pjesë e një marrëveshjeje dhjetëvjeçare mes Kosovës dhe Danimarkës, e cila parasheh shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan për dërgimin e 300 të burgosurve nga shteti danez. Kuvendi i Kosovës e ratifikoi marrëveshjen më 23 maj 2024, dy vjet pasi ajo ishte nënshkruar. Sipas marrëveshjes, personat që do të transferohen nuk do të jenë shtetas të Danimarkës.
    Më herët, Ministria e Drejtësisë e Danimarkës kishte deklaruar për REL-in se të burgosurit të cilët do t’i dërgojë në burgun e Gjilanit janë persona të dënuar me dëbim nga Danimarka.
    Megjithatë, shteti danez është zotuar se nuk do të sjellë të burgosur me rrezikshmëri të lartë. Ata nuk do të jenë të dënuar për krime lufte, terrorizëm, apo persona me çrregullime të rënda mendore. Në këmbim të këtij transferimi, Kosova do të përfitojë mbi 200 milionë euro. Një pjesë do të investohet në Shërbimin Korrektues, ndërsa pjesa tjetër në energji të ripërtërishme. Sipas marrëveshjes, Danimarka ka premtuar një tarifë fillestare prej pesë milionë eurosh për të mbuluar periudhën e tranzicionit, që nga hyrja në fuqi e marrëveshjes deri në funksionalizimin e plotë të burgut. Shërbimi i danez i Burgjeve konfirmoi për REL-in se tashmë kanë paguar shumën fillestare.
    Pas kësaj, pagesat do të bëhen çdo tre muaj, në varësi të numrit të të burgosurve të pranishëm në institucion./REL

  • Përmirësohet shërbimi “Vërtetim Page” në e-albania

    Përmirësohet shërbimi “Vërtetim Page” në e-albania

    Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se rubrika “Vërtetim Page” në e-albania është përmirësuar.Ndryshimi është publikuar tashmë në platformë dhe mundëson shfaqjen e informacionit për pagën jo vetëm me periudhë mujore, por edhe me periudhë vjetore, në varësi të kërkesës për vërtetim nga individi.Falë këtij shërbimi elektronik qytetarët mund ta marrin online vërtetimin që ju duhet, me vulë elektronike dhe vlerë të plotë ligjore.Nevoja për përmirësim lindi si pasojë e kërkesave të qytetarëve për përdorim më të gjerë, bazuar dhe në kërkesat e institucioneve në të cilin kërkohet të paraqitet ky dokument.Për të aksesuar vërtetimin klikoni këtu: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=14946Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Ish-shefi i FBI në telashe pas një postimi për atentat ndaj Trump, pyetet nga Shërbimi Sekret

    Ish-shefi i FBI në telashe pas një postimi për atentat ndaj Trump, pyetet nga Shërbimi Sekret

    Ish-drejtori i FBI-së, James Comey, është marrë në pyetje nga Shërbimi Sekret i SHBA-së pasi ai ndau dhe më pas fshiu një postim në rrjetet sociale, që republikanët e konsideruan si nxitje për dhunë kundër Presidentit amerikan Donald Trump.
    Comey mori pjesë me dëshirë në marrjen në pyetje që zgjati rreth një orë në selinë e agjencisë së zbatimit të ligjit në Uashington DC dhe nuk u mbajt në ndalim.
    Kjo ndodhi një ditë pasi ai publikoi në Instagram një foto të guaskave të detit që formonin numrat “8647”.
    Numri 86 është një shprehje në zhargon që nënkupton “me u refuzu” ose “me u heq”, por kohët e fundit është përdorur edhe si një term për “me vra”. Trump është presidenti i 47-të i SHBA-së.
    Trump deklaroi më herët gjatë ditës, në një intervistë për Fox News, se Comey, të cilin e kishte shkarkuar nga posti i drejtorit të FBI-së në vitin 2017, po bënte thirrje për vrasjen e tij.
    “Ai e dinte saktësisht se çfarë nënkuptonte kjo,” tha Trump, i cili mbijetoi nga dy tentativa për atentat vitin e kaluar. “Edhe një fëmijë e kupton çfarë nënkuptonte kjo.
    “Nëse je drejtor i FBI-së dhe nuk e di çfarë do të thotë ajo, ajo do të thotë atentat. Dhe kjo thuhet qartë dhe me zë të lartë.”
    Trump tha se çdo vendim për ngritjen e akuzave kundër Comey-t do t’i takonte Prokurores së Përgjithshme, Pam Bondi.
    Comey postoi foton me guaskat ditën e enjte dhe më pas e fshiu atë mes zemërimit të konservatorëve.
    Në një postim të mëvonshëm në Instagram, ai shkroi se kishte parë guaskat gjatë një shëtitjeje në plazh, “që mendova se ishin një mesazh politik”.
    “Nuk e kuptova që disa njerëz i lidhin këta numra me dhunën. Nuk më kishte shkuar në mendje, por unë jam kundër çdo lloj dhune, prandaj e hoqa postimin.”
    Sekretarja për Sigurinë Kombëtare, Kristi Noem, shkroi në X të premten në mbrëmje se Shërbimi Sekret kishte “marrë në pyetje ish-drejtorin e turpëruar të FBI-së, Comey, lidhur me një postim në rrjetet sociale që bënte thirrje për vrasjen e Presidentit Trump”.
    “Do të vazhdoj të ndërmarr të gjitha masat e nevojshme për të garantuar mbrojtjen e @POTUS Trump,” shtoi ajo. “Ky është një hetim në zhvillim.”
    Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare, Tulsi Gabbard, spiunja më e lartë në SHBA, kishte kërkuar më herët që Comey të arrestohej për “urdhrin për eliminim” që sipas saj ai kishte dhënë kundër Trump-it, ndërsa ky i fundit ndodhej në një udhëtim në Lindjen e Mesme./BBC

  • Dërgimi dhe marrja e parave tani kërkon vetëm një numër telefoni ose kartë: Shërbimi Visa Direct tani i disponueshëm në tregun tonë

    Dërgimi dhe marrja e parave tani kërkon vetëm një numër telefoni ose kartë: Shërbimi Visa Direct tani i disponueshëm në tregun tonë

    Ndërsa tregu global i pagesave në kohë reale vazhdon të rritet dhe pritet të arrijë vlerën prej 34.16 miliardë dollarësh deri në fund të këtij viti, Visa ka mundësuar një shërbim për transfertat e menjëhershme të parave, si brenda vendit ashtu edhe ndërkombëtarisht, duke përdorur vetëm një numër telefoni ose kartë pagese.

    Me vetëm disa klikime, individët, bizneset dhe institucionet shtetërore mund të dërgojnë fonde shpejt dhe në mënyrë të sigurt drejt një llogarie tjetër, përmes aplikacionit të bankingut në celular apo faqes zyrtare të bankës. Paratë merren në kohë reale – çka përbën avantazhin kryesor të këtij shërbimi.
    “Me lançimin e shërbimit Visa Direct në Shqipëri, po u ofrojmë përdoruesve mundësinë që të përmbushin detyrimet e tyre financiare në mënyrë të menjëhershme, të sigurt dhe shumë të thjeshtë. Nëpërmjet inovacioneve në pagesa, synojmë të ndjekim ritmin e zakoneve në ndryshim dhe nevojave reale të përdoruesve tanë,” – u shpreh Ana Drašković, Zëvendëspresidente dhe Drejtuese e Përgjithshme e Visa për Evropën Juglindore.

    Shërbimi Visa Direct përdor teknologji të avancuara sigurie të bazuara në rrjetin VisaNet – një sistem global pagesash që ka përpunuar mbi 3.3 trilionë transaksione në 200 vende dhe territore gjatë 25 viteve të fundit. Me një mbrojtje të shumëfishtë të të dhënave, përdoruesit mund të jenë të sigurt se informacioni i tyre financiar është i mbrojtur gjatë çdo transferte. VisaNet është ndërtuar për të mbrojtur të gjitha palët e përfshira në transaksione dhe ka përdorur inteligjencën artificiale për të zbuluar dhe parandaluar mashtrimet për më shumë se 30 vite.
    Lançimi i Visa Direct në Shqipëri kontribuon gjithashtu në forcimin e shërbimeve financiare digjitale në rajon. Në shumë vende të Evropës Juglindore, transfertat digjitale të parave po bëhen një mjet thelbësor për mbështetjen e bizneseve të vogla dhe të mesme, si dhe për konsumatorët që kërkojnë një menaxhim më të shpejtë dhe efikas të financave. Ofrimi i këtyre inovacioneve ndihmon gjithashtu në uljen e ekonomisë informale dhe rritjen e transparencës së transaksioneve, duke ndikuar pozitivisht në rritjen afatgjatë të PBB-së së ekonomisë vendase.

    Shërbimi Visa Direct u prezantua për herë të parë në vitin 2013. Sot, është i disponueshëm në më shumë se 190 tregje në mbarë botën dhe lidh 11 miliardë përdorues në 160 monedha të ndryshme.
    ###
    Rreth Visa
    Visa është një lider botëror në pagesat digjitale, duke mundësuar transaksione ndërmjet konsumatorëve, tregtarëve, institucioneve financiare dhe enteve qeveritare në mbi 200 vende dhe territore. Misioni ynë është të lidhim botën përmes rrjetit më inovativ, të përshtatshëm, të besueshëm dhe të sigurt të pagesave, duke ndihmuar individët, bizneset dhe ekonomitë të lulëzojnë. Ne besojmë se ekonomitë gjithëpërfshirëse për të gjithë, kudo, fuqizojnë të gjithë – dhe se aksesimi është themeli për të ardhmen e lëvizjes së parave. Më shumë informacion në Visa.com.

  • Ukraina kap dy agjentë të shërbimit sekret hungarez, mblidhnin informacione për pikat e dobëta të mbrojtjes në rajonin Transkarpatian

    Ukraina kap dy agjentë të shërbimit sekret hungarez, mblidhnin informacione për pikat e dobëta të mbrojtjes në rajonin Transkarpatian

    Shërbimi i sigurisë së Ukrainës njoftoi sot se kishte zbuluar një rrjet spiunazhi të drejtuar nga shteti hungarez për të marrë informacione mbi mbrojtjen e Ukrainës.

    Në një deklaratë, shërbimi i Sigurisë së Ukrainës tha se kishte ndaluar dy agjentë të dyshuar, të cilët tha se drejtoheshin nga shërbimi i inteligjencës ushtarake hungareze.
    Detyra e këtij rrjeti ishte të mblidhte informacione në lidhje me sigurinë ushtarake të rajonit Transkarpatian, të kërkonte dobësi në mbrojtjen tokësore dhe ajrore të rajonit dhe të studionte pikëpamjet socio-politike të banorëve të rajonit, në veçanti skenarët e tyre të sjelljes në rast të hyrjes së trupave hungareze në rajon.
    Përveç kësaj, siç u vërtetua nga hetimi, mbikëqyrësi i të dy të pandehurve ishte një oficer i kundërzbulimit ushtarak hungarez, identiteti i të cilit ishte zbuluar tashmë nga shërbimet ukrainase.

    Top Channel

  • LIVE/ Nis ceremonia mortore për Papa Franceskun në Vatikan, shërbimi funeral hapet me rite prezantuese

    LIVE/ Nis ceremonia mortore për Papa Franceskun në Vatikan, shërbimi funeral hapet me rite prezantuese

    Funerali i Papa Françeskut ka nisur me një antifon – një këngë të shkurtër muzikore – dhe psalm. Ashtu si shumica e shërbimit sot, teksti është në latinisht.
    “Requiem aeternam dona ei, Domine, et lux perpetua luceat ei”, kënduan kori dhe kongregacioni. (Pushim i përjetshëm jepi atij, o Zot, dhe le të shkëlqejë mbi të drita e përjetshme).

    Kolegji i Kardinalëve po del nga bazilika në Sheshin e Shën Pjetrit.
    Ata po ecin sipas radhës së vjetërsisë, të paraprirë nga një Libër i zbukuruar i Ungjijve dhe do të puthin altarin përpara se të shkojnë në vendet e tyre.
    Personi i fundit që do të hyjë në shesh do të jetë festuesi, Kardinali Giovanni Re.
    Kori i Kapelës Sistine – grupi prestigjioz prej 20 burrash dhe 30 a më shumë djemsh që janë kori personal i Papës – thekson Psalmin 64: “Te decet himnus, Deus, në Sion; et tibi reddetur votum në Jerusalem”. (Të takon lavdërimi në Sion, o Perëndi. Ne i përmbushim betimet tona në Jeruzalem).

  • Ulen temperaturat/ Ja si parashikohet moti për ditën e nesërme

    Ulen temperaturat/ Ja si parashikohet moti për ditën e nesërme

    Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se ditën e nesërme moti do të jetë i paqendrueshëm pasi dita do të shoqërohet me reshje shiu.
    Nëpërmjet një psotimi të bërë në rrjet mësohet se moti do të pësojë një ulje me 7 gradë të temperaturave sa ju përket vlerave maksimale.
    Ditën e nesërme era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi deri në 7m/s.

  • U arratis nga burgu i Lezhës, zbardhet dëshmia e Daut Lazes: U fsheha në xhami! Ja kush më ndihmoi

    U arratis nga burgu i Lezhës, zbardhet dëshmia e Daut Lazes: U fsheha në xhami! Ja kush më ndihmoi

    Laze ka thënë se duke përfituar nga muaji ramazanit është fshehur në xhami dhe se e kanë fshehur besimtarë të ndryshëm të fesë islame.
    49 vjeçari menjëherë është dërguar në Drejtorinë e Qarkut të Lezhës dhe pritet të merret në pyetje Shërbimi i Kontrollit të Burgjeve.
    Burime nga policia kanë konfirmuar se efektivët prej dy javësh ruanin banesën e Lazes në Astir pasi kishin informacione se ai do të shkonte në banesë.
    Daut Laze ishte arrestuar në nëntor 2021 për veprën penale të dhunës në familje. Në nëntor 2024, Gjykata e Tiranës i kishte caktuar masën e mjekimit të detyruar në një institucion mjekësor. Më 4 shkurt 2025, gjatë ndërrimit të turneve dhe kryerjes së apelit në Institucionin e Posaçëm Mjekësor në IEVP Lezhë, u konstatua mungesa e tij.
    Sipas autoriteteve, Laze kishte shfrytëzuar momentin për t’u larguar nga rrethimi i institucionit duke kapërcyer murin në anën jugore të burgut.
    Si përgjegjës për arratisjen e 49-vjeçarin, gardianët Gjin Ndoka punonjës shërbimi në kupolë, Mark Nikolli punonjës në sektor (grup sigurie) janë nën hetim u është caktuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi: nga Gjykata e Lezhës, ndërsa ndaj Zhaneta Mellas, (operatore kamereve) është vendosur masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje”.