Tag: shërbimi

  • Shërbimi rus i inteligjencës pretendon se Serbia po eksporton tërthorazi armë në Ukrainë

    Shërbimi rus i inteligjencës pretendon se Serbia po eksporton tërthorazi armë në Ukrainë

    Municioni i prodhuar në fabrikat e mbrojtjes në Serbi, kryesisht për sisteme të rënda me rreze të gjatë veprimi, po u dërgohet vendeve anëtare të NATO-s në të mirë të Ukrainës, në formën e seteve të plota të pjesëve për montim, ka njoftuar shërbimi për media i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Rusisë.

    “Kjo i mundëson Kievit që formalisht të pranojë pajisje të industrisë ushtarake që, në atë fazë, nuk janë më serbe, pasi montohen në fabrika armësh në vendet perëndimore. Montimi dhe mbushja e municionit bëhet kryesisht në Çeki dhe Bullgari”, thuhet në njoftimin e datës 23 qershor, të publikuar në faqen zyrtare të këtij shërbimi rus.
    Në njoftim shtohet se, sipas të dhënave të siguruara nga inteligjenca e jashtme ruse, “ushtria ukrainase është shumë mirënjohëse ndaj prodhuesve serbë të armëve dhe municionit për kontributin e tyre në ruajtjen e gatishmërisë luftarake të forcave të armatosura të Ukrainës”.

    Po ashtu thuhet se, sipas këtyre të dhënave, fabrika “Krushik” nga Valevo, në perëndim të Serbisë, ia ka shitur disa seri të mëdha setesh për montimin e raketave me kalibër 122 mm për sistemin raketor “Grad” kompanisë çeke “Policske Strojirny”. Ndërsa kompania “Eling”, sipas të njëjtit burim, i ka dërguar sete për prodhimin e të njëjtave raketa, si dhe minave me kalibër 120 mm, kompanisë bullgare “EMKO”.
    Në komunikatë theksohet se prodhuesit serbë të armatimit dhe pajisjeve ushtarake “janë të vetëdijshëm për konsumatorët e vërtetë të produkteve të tyre”.
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi më 23 qershor se Serbia ka ndaluar eksportin e armëve. Deklarata e tij vjen në kulmin e konfliktit mes Izraelit dhe Iranit. Gjatë një deklarate për gazetarët, Vuçiq u ndal edhe te akuzat për eksport të municionit drejt Ukrainës.
    “Pasi kemi parë që (municioni) është shfaqur në Ukrainë, në të dyja anët po ankohen të dyja palët. Dhe mënyra e vetme për të ndryshuar këtë është që të them: për një kohë, i gjithë municioni shkon vetëm në depot tona ushtarake”, tha Vuçiq.
    Të dhëna të sakta se çfarë lloj armatimi dhe pajisje ushtarake, dhe në çfarë sasie Serbia eksporton drejt Ukrainës, Izraelit apo vendeve të tjera, nuk janë të disponueshme publikisht. Ministria përkatëse nuk i ka publikuar raportet vjetore mbi licencat e dhëna për eksport, të paktën në vitet e fundit.
    Duke iu përgjigjur kritikave për eksportin e armatimit, Vuçiq tha se kujdeset për sigurinë e vendit, por edhe për punëtorët e industrisë së mbrojtjes, ku prodhohet municioni që Serbia e ka eksportuar jashtë.
    Kjo nuk është hera e parë që Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme të Rusisë e akuzon Serbinë se po i dërgon municion Ukrainës. Në një deklaratë të mëhershme, më 28 maj, ky shërbim kishte pohuar se Serbia, “pavarësisht neutralitetit të deklaruar zyrtarisht”, vazhdon me dërgesat ushtarake drejt Ukrainës.
    Reagimi nga Moska vjen pas raportimeve ndër vite të disa mediave se armë dhe municione serbe përfundojnë në duart e ushtarëve ukrainas përmes vendeve të treta.
    Zyrtarët në Beograd kanë mohuar vazhdimisht që Serbia eksporton armatim drejtpërdrejt në Ukrainë apo Rusi, duke deklaruar se “nuk kanë kontroll” mbi atë se ku përfundon armatimi i shitur nga Serbia pasi kalon në vende të tjera./REL

  • Zjarr në tre kontejnerë banimi në Shkodër, shërbimi zjarrfikës dhe policia në ‘luftë’ me flakët

    Zjarr në tre kontejnerë banimi në Shkodër, shërbimi zjarrfikës dhe policia në ‘luftë’ me flakët

    Njoftimi:
    Informacion paraprak/Rreth orës 09:30, në lagjen “Skënderbeg”, ka rënë zjarr në 3 kontenierë për banim.
    Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.
    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

    Top Channel

  • Një grua për herë të parë do të drejtojë shërbimin sekret britanik, kush është Blaise Metrewel?!

    Një grua për herë të parë do të drejtojë shërbimin sekret britanik, kush është Blaise Metrewel?!

    Arben Manaj/ Një punonjëse e dal nga radhët e shërbimit sekret britanik do të jetë drejtuesja e parë e MI6 njofton kryeministri Sir Keir Starmer, në një emërim historik.

    Ajo quhet Blaise Metreweli dhe do të jetë drejtuesja e 18  e këtij shërbimi të kundërspiunazhit britanik nga më të njohurit dhe më profesionistët në botën e spiunazhit ndërkombëtar.
    Shefja e re e shërbimit të huaj sekret britanik i njohur si MI6, do të hyjë në histori si drejtuesja e parë grua e një shërbimi kaq të rëndësishëm, i 18 drejtues i tij në gjithë historinë e shërbimit, pasi të zëvendësojë në këtë post, shefin aktual Sir Richard  Moore i njohur me kodin “C” kur ai të largohet nga posti në vjeshtë.
    Shefja e re quhet Blaise Metreweli e cila punon në radhet e këtij shërbimi që nga viti 1999. Deri më sot një shefe e spiunazhit britanik që ka drejtues MI6  po ashtu e njohur si SIS, Secret Intelligence Service, ka qene vetëm në filmat e James Bondit.
    Metreweli aktualisht njihet me kodin “Q” si një nga katër drejtuesit e përgjithshëm brenda shërbimit të MI6. Ky pozicion i saj është bërë i famshëm  në filmat e James Bondit me kodin fiktiv “Q” për prodhimin e pajisjeve që përdorte agjenti britanik, nënkupton se Blaise Metreëli është përgjegjëse momentalisht për teknologjinë dhe inovacionin. Ajo ka studiuar në Cambridge dhe hyri në shërbimin sekret në 1999-en.
    Ndryshe nga bosi aktual i MI6 që po largohet, Blaise Metreweli e ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së saj si diplomate e rregullt në Foreign Office, si ish-ambasadore e Britanisë në Turqi, ku terë karriera e saj ka qenë ajo e një oficere e inteligjencës britanike, ku shumicën e kohës ka mbuluar Lindjen e Mesme dhe Evropën. Nga agjensitë e tjera të zbulimit britanik si GCHQ, një nga agjensitë më të mëdha të përgjimit në botë, po ashtu drejtohet nga një grua për herë të parë. Anne Keast Butler e mori këtë rol në 2023, ndërkohë që shërbimi i Brendshëm sekret britanik, MI5, po ashtu drejtohet nga një grua e cila raporton tek Ministri i Jashtëm. Metreweli do njihet më pas me kodin “C”.
    Shërbimi Sekret britanik është krijuar në fillimin e shekullit të kaluar dhe njihej me emrin Secret Service Bureau dhe drejtohej nga Kapitan, i Mansfield Cumming, që gjithmonë firmoset me germën C dhe përdortë për firmosje boje ngjyrë jeshile e cila përdoret edhe sot e kësaj dite nga drejtuesit e këtij shërbimi, si i vetmi zyrtar në shtetin britanik që përdorin këtë ngjyre. Por a jep shefja e shërbimit me kodin C license agjentëve të saj për të vrarë?
    Përgjigje është Jo, pasi këtë të drejt e ka vetëm shefi i Foreign Office, ose ndryshe Ministri i Jashtme britanik. /Korrespondenti i Top-Channel, Londër/

    Top Channel

  • Plani kundër zjarreve! Rritet me 20% numri i efektivëve, shërbimi zjarrfikës kalon në gatishmëri

    Plani kundër zjarreve! Rritet me 20% numri i efektivëve, shërbimi zjarrfikës kalon në gatishmëri

    Vera konsiderohet si stina e zjarreve, ku hapësirat me risk të lartë janë masivet pyjore, të cilat jo rrallë herë përfshihen nga zjarre të fuqishme që marrin përmasa të mëdha dhe vijojnë për ditë të tëra.

    Vetëm vitin e kaluar, shërbimi zjarrfikës në Shqipëri ka ndërhyrë në 3,120 raste zjarresh në zona me pyje, kullota apo shkurre. Për të parandaluar dhe përballuar këto situata, prej datës 15 qershor, shërbimi zjarrfikës kalon në gatishmëri të përforcuar në të gjithë vendin.
    “Përveç shërbimit zjarrfikës 24/7 kemi rritur me 20% numrin e efektivi. Çdo ditë një grup i gatshëm do t’i vijë në ndihmë grupeve që janë 24 orësh duke i caktuar në pika kyçe. Në Tiranë janë në Dajt në Pezë, në Krabë Në qytetet e mëdha e turistike kanë ngritur nga një stacion provizor që të jenë afër vendit të ngjarjes.“-shprehet Arben Cara, drejtor i përgjithshëm i MZSH.
    Për të parandaluar përhapjen e zjarreve masive, përveç përmirësimit të logjistikës dhe infrastrukturës, shërbimi zjarrfikës po bashkëpunon me 62 bashkitë e vendit për hapjen e rrugëve provizore dhe korridoreve mbrojtëse që ndihmojnë në ndërprerjen e flakëve.
    “Në masive pyjore kemi vështirësi të ndërhyjmë se nuk kanë rrugë të duhura Kemi kërkuar hapje të korRidoreve që zjarret të ndërpriten dhe të hyjmë me automjete. Ka një përpjekje por terrenet janë të vështira dhe investimet që duhen bërë kërkojnë shuma të konsiderueshme.”
    Por në luftë me zjarret në këtë stinën përvëluese zjarrfikësit nuk mund të jenë vetëm.
    “Ftojmë qytetarët jo vetëm të na njoftojnë kur bie zjarr në numrat e urgjences por edhe të na bashkohen vullnetarisht në fikjen e zjarrit pasi një reagim i hershem në kohën dhe në momentin e duhur minimizon dëmet.”
    Zjarret nuk falin. Ato shkatërrojnë në pak orë atë që natyra ka ndërtuar për dekada. Prandaj, të gjithë kemi një rol: të jemi të kujdesshëm, të mos ndezim flakë të pamenduara dhe të njoftojmë menjëherë për çdo zjarr.

    Top Channel

  • Plani kundër zjarreve, rritet me 20% numri i efektivëve, shërbimi zjarrfikës kalon në gatishmëri

    Plani kundër zjarreve, rritet me 20% numri i efektivëve, shërbimi zjarrfikës kalon në gatishmëri

    Vera konsiderohet si stina e zjarreve, ku hapësirat me risk të lartë janë masivet pyjore, të cilat jo rrallë herë përfshihen nga zjarre të fuqishme që marrin përmasa të mëdha dhe vijojnë për ditë të tëra.

    Vetëm vitin e kaluar, shërbimi zjarrfikës në Shqipëri ka ndërhyrë në 3,120 raste zjarresh në zona me pyje, kullota apo shkurre. Për të parandaluar dhe përballuar këto situata, prej datës 15 qershor, shërbimi zjarrfikës kalon në gatishmëri të përforcuar në të gjithë vendin.
    “Përveç shërbimit zjarrfikës 24/7 kemi rritur me 20% numrin e efektivi. Çdo ditë një grup i gatshëm do t’i vijë në ndihmë grupeve që janë 24 orësh duke i caktuar në pika kyçe. Në Tiranë janë në Dajt, në Pezë, në Krabë”, u shpreh Arben Cara, Drejtor i përgjithshëm i MZSH( Drejtoria e Përgjithshme e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi).
    Në qytetet e mëdha e turistike kanë ngritur nga një stacion provizor që të jenë afër vendit të ngjarjes.
    Për të parandaluar përhapjen e zjarreve masive, përveç përmirësimit të logjistikës dhe infrastrukturës, shërbimi zjarrfikës po bashkëpunon me 62 bashkitë e vendit për hapjen e rrugëve provizore dhe korridoreve mbrojtëse që ndihmojnë në ndërprerjen e flakëve.
    “Në masive pyjore kemi vështirësi të ndërhyjmë se nuk kanë rrugë të duhura. Kemi kërkuar hapje të korridoreve që zjarret të ndërpriten dhe të hyjmë me automjete. Ka një përpjekje por terrenet janë të vështira dhe investimet që duhen bërë kërkojnë shuma të konsiderueshme”, tha Cara.
    Por në luftë me zjarret në këtë stinë përvëluese zjarrfikësit nuk mund të jenë vetëm.
    “Ftojmë qytetarët jo vetëm të na njoftojnë kur bie zjarr në numrat e urgjencës por edhe të na bashkohen vullnetarisht në fikjen e zjarrit pasi një reagim i hershem në kohën dhe në momentin e duhur minimizon dëmet”, përfundoi drejtori i përgjithshëm i MZSH.
    Zjarret nuk falin. Ato shkatërrojnë në pak orë atë që natyra ka ndërtuar për dekada. Prandaj, të gjithë kemi një rol: të jemi të kujdesshëm, të mos ndezim flakë të pamenduara dhe të njoftojmë menjëherë për çdo zjarr.

    Top Channel

  • Bënë për spital shoferin e një makine, pezullohen 3 policë të grupit “Shqiponja”

    Bënë për spital shoferin e një makine, pezullohen 3 policë të grupit “Shqiponja”

    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka zbatuar urdhërin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për tre punonjës policie të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kryerje e veprimeve arbitrare në bashkëpunim”.
    Inspektor E. T., me detyrë Trupë Shërbimi, Seksioni “Shigjeta”, në sektorin e Forcës së Posaçme Shqiponja. Inspektor D. G., me detyrë Trupë Shërbimi, Seksioni “Shigjeta”, në sektorin e Forcës së Posaçme Shqiponja.Inspektor E. N., me detyrë Trupë Shërbimi, Seksioni “Shigjeta”, në sektorin e Forcës së Posaçme Shqiponja.
    Caktimi i masave të sigurimit personal u bë i mundur në funksion të procedimit penal të vitit 2025 në lidhje me ngjarjen e datës 08.05.2025 rreth orës 19:30, punonjësit e policisë kanë ndaluar një automjet me drejtues shtetasin R. Z., dhe me veprime arbitrare kanë kaluar në konfrontim fizik, ku për pasojë drejtuesi i automjetit është dërguar në Spitalin Universitar të Traumës për trajtim mjekësor.
    gijotina.com/

  • AMP pezullon nga detyra 3 efektivë të “Shqiponjës”, një muaj më parë dhunuan shoferin e një makine

    AMP pezullon nga detyra 3 efektivë të “Shqiponjës”, një muaj më parë dhunuan shoferin e një makine

    AMP pezullon 3 punonjës policie të Forcës së Posaçme Shqiponja.
    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka zbatuar urdhërin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për tre punonjës policie të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kryerje e veprimeve arbitrare në bashkëpunim”.Inspektor E. T., me detyrë Trupë Shërbimi, Seksioni “Shigjeta”, në sektorin e Forcës së Posaçme Shqiponja.
    Inspektor D. G., me detyrë Trupë Shërbimi, Seksioni “Shigjeta”, në sektorin e Forcës së Posaçme Shqiponja.
    Inspektor E. N., me detyrë Trupë Shërbimi, Seksioni “Shigjeta”, në sektorin e Forcës së Posaçme Shqiponja.
    Caktimi i masave të sigurimit personal u bë i mundur në funksion të procedimit penal të vitit 2025 në lidhje me ngjarjen e datës 08.05.2025 rreth orës 19:30, punonjësit e policisë kanë ndaluar një automjet me drejtues shtetasin R. Z., dhe me veprime arbitrare kanë kaluar në konfrontim fizik, ku për pasojë drejtuesi i automjetit është dërguar në Spitalin Universitar të Traumës për trajtim mjekësor.
    AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën ankesa@amp.gov.al.
     

  • AMP pezullon 3 punonjës policie të Forcës së Posaçme Shqiponja, u konfrontuan fizikisht me shoferin e makinës, drejtuesi përfundoi te Trauma

    AMP pezullon 3 punonjës policie të Forcës së Posaçme Shqiponja, u konfrontuan fizikisht me shoferin e makinës, drejtuesi përfundoi te Trauma

    AMP ka pezulluar tre punonjës policie të Forcës së Posaçme Shqiponja.

    Bëhet fjalë për Egzon Toskaj, Denis Gerdeci dhe Elis Noto.
    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka zbatuar urdhërin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për tre punonjës policie të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kryerje e veprimeve arbitrare në bashkëpunim”.

    Inspektor Egzon Toskaj, me detyrë Trupë Shërbimi, Seksioni “Shigjeta”, në sektorin e Forcës së Posaçme Shqiponja.
    Inspektor Denis Gërdeci, me detyrë Trupë Shërbimi, Seksioni “Shigjeta”, në sektorin e Forcës së Posaçme Shqiponja.
    Inspektor Elis Noto, me detyrë Trupë Shërbimi, Seksioni “Shigjeta”, në sektorin e Forcës së Posaçme Shqiponja.
    Caktimi i masave të sigurimit personal u bë i mundur në funksion të procedimit penal të vitit 2025 në lidhje me ngjarjen e datës 08.05.2025.
    Sipas njoftimit të AMP, rreth orës 19:30, punonjësit e policisë kanë ndaluar një automjet me drejtues shtetasin R. Z., dhe me veprime arbitrare kanë kaluar në konfrontim fizik, ku për pasojë drejtuesi i automjetit është dërguar në Spitalin Universitar të Traumës për trajtim mjekësor.

  • Kroacia rikthen shërbimin ushtarak, dy muaj uniformë dhe rrogë 1,100 euro

    Kroacia rikthen shërbimin ushtarak, dy muaj uniformë dhe rrogë 1,100 euro

    Ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anušić, prezantoi sot një plan për të rikthyer shërbimin e detyrueshëm ushtarak që zgjat dy muaj, me një pagë neto mujore prej 1,100 eurosh.

    “Shteti planifikon të trajnojë 800 deri në 4,000 ushtarë çdo vit në këtë mënyrë”, tha Anusiç në prezantimin e ndryshimeve në Ligjin për Mbrojtjen dhe Ligjin për Shërbimin në Forcat e Armatosura, të cilat janë një parakusht për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

    Amendamentet do të kalojnë në një konsultim publik dhe më pas parlamenti kroat duhet të shprehë mendimin e tij, shkruan televizioni H1. Ministri tha se shërbimi i detyrueshëm ushtarak po futet për të rinjtë e moshës 19 vjeç për të siguruar një përgatitje më të fortë mbrojtëse dhe një lidhje më të mirë të qytetarëve me sigurinë kombëtare.

    Stërvitja ushtarake është planifikuar në kazermat në Knin, Slunj dhe Požega.

    Gjatë stërvitjes, ushtarët do të marrin një pagë neto prej 1,100 eurosh, shërbimi ushtarak do të fillojë si përvojë pune dhe nëse punësohen, punëdhënësit nuk do të kenë të drejtë t’i pushojnë nga puna.

    Për më tepër, u propozua që atyre që kanë kryer shërbimin ushtarak t’u jepet përparësi në punësim në qeveritë shtetërore dhe lokale, gjë që më parë, kur u njoftua si mundësi, u kritikua nga pjesë të opozitës dhe shoqatave të të drejtave të njeriut.

    Gratë janë të përjashtuara nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak, por mund të bëhen vullnetare. Për ata që thirren për kundërshtim të ndërgjegjshëm, ofrohet edhe shërbim ushtarak civil, në dy mënyra.

    E para është një qëndrim në kazerma nën juridiksionin e Ministrisë së Brendshme, i cili do të zgjaste tre muaj, me një pagë prej 250 eurosh në muaj, dhe mënyra e dytë parashikon katër muaj shërbim civil në njësitë e vetëqeverisjes lokale ose rajonale, pa kompensim.

    Që nga fillimi i vitit të kaluar, publiku ka folur për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak dhe një nga mbështetësit më të mëdhenj të tij është Ministri i Mbrojtjes, i cili vjen nga partia në pushtet Bashkimi Demokratik Kroat.

    Ai njoftoi disa herë fillimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, por nuk pati marrëveshje me Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanovic, i cili përsëriti vazhdimisht se kthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak duhet të diskutohet për një kohë të gjatë dhe seriozisht në nivelin më të lartë.

    Shërbimi i detyr)ueshëm ushtarak u hoq në vitin 2008 dhe që atëherë shërbimi ushtarak ka qenë vetëm vullnetar, por interesi është i ulët.

  • Moti sot, ja sa shkojnë temperaturat

    Moti sot, ja sa shkojnë temperaturat

    Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të ngrohta dhe të thata me origjinë jugperëndimore.
    Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin, për pjesën më të madhe të ditës.
    Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të ulët të forcës 1 ballë.
     Temperaturat parashikohen:

    QYTETET
    Temperaturat në °C
    Sigla

    Shkodër
    18/34
    Diell

    Kukës
    16/34
    Diell

    Lezhë
    17/34
    Diell

    Dibër
    16/34
    Diell

    Durrës
    18/34
    Diell

    Tiranë
    21/35
    Diell

    Elbasan
    18/36
    Diell

    Berat
    17/36
    Diell

    Vlorë
    20/35
    Diell

    Korçë
    16/33
    Diell

    Gjirokastër
    16/36
    Diell

    Sarandë
    17/35
    Diell