Shërbimi Sekret i SHBA ka zbuluar dhe çmontuar një rrjet të sofistikuar teknologjik që përbëhej nga mbi 300 servera SIM, të aftë për të çaktivizuar kullat celulare dhe ndërprerë komunikimet emergjente në qytetin e Nju Jorkut.
Pajisjet, të cilat përfshinin rreth 100,000 karta SIM, ishin vendosur në një zonë prej 56 kilometrash nga vendi ku po zhvillohej Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, duke ngritur alarmin për një kërcënim të mundshëm ndaj sigurisë kombëtare.
“Duke pasur parasysh kohën, vendndodhjen dhe kapacitetin shkatërrues të këtyre pajisjeve, agjencia veproi menjëherë për të shkatërruar rrjetin,” thuhet në deklaratën zyrtare të Shërbimit Sekret.
Hetimi nisi pas një sërë kërcënimesh telefonike anonime, përfshirë edhe kërcënime me bomba ndaj zyrtarëve qeveritarë. Agjenti special Matt McCool theksoi se rrjeti kishte potencialin “të fuste në kolaps sistemin e komunikimit celular në të gjithë qytetin e Nju Jorkut”.
Autoritetet janë ende duke hetuar origjinën dhe qëllimin e këtij rrjeti, ndërsa nuk përjashtohet përfshirja e aktorëve të huaj apo organizatave kriminale.
Tag: shërbimi
-

Rrjet i rrezikshëm pranë OKB-së: Shërbimi Sekret çmonton mbi 300 servera që mund të fiknin gjithë rrjetin celular në Nju Jork
-

Moti sot, temperatura deri në 33 °C
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se të shtunën vendi ynë do të ndikohet sot nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e orë të plota me diell.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era do të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete Adriatik dhe Jon të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET Sigla
Shkodër 18/30 Diell
Kukës 13/27 Diell
Lezhë 19/30 Diell
Dibër 12/27 Diell
Durrës 17/32 Diell
Tiranë 18/32 Diell
Elbasan 18/32 Diell
Berat 13/33 Diell
Vlorë 17/30 Diell
Korçë 12/23 Diell
Gjirokastër 11/30 Diell
Sarandë 12/26 Diell -

Tre orë kërkime/ Kishin humbur rrugën, shërbimi zjarrfikës i vjen në ndihmë çiftit izraelit
Shërbimi Zjarrfikës i Himarës ka arritur pas tre orësh kërkime të gjejë një çift turistësh izraelitë, të moshës 22 vjeç, me të cilët kishin humbur kontaktet.
Çifti u lokalizua në zonën e Gjipesë dhe aktualisht po shoqërohet nga forcat zjarrfikëse drejt një vendi të sigurt. Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë pasur nevojë për ndërhyrje mjekësore.
Ky është një tjetër rast që tregon rëndësinë e reagimit të shpejtë të ekipeve të emergjencës në zonat turistike të jugut, ku çdo vit mijëra pushues vizitojnë plazhet dhe kanionet e izoluara të Gjipesë. -

Tenderi i AKSHI-t 5 mln euro, 5 kompani e ankimojnë njëkohësisht në KPP
Pesë kompani kanë ankimuar njëra pas tjetrës ditët e fundit një procedurë të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) lidhur me shërbimin e internetit për vetë institucionin dhe ato të tjera publike.Në Komisionin e Prokurimit Publik rezulton që për procedurën me objekt “ Shërbimi i internetit dhe intranetit për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe institucionet publike” janë dorëzuar ankesa nga: MC NETWORKING, ALBANIAN SATELLITE COMMUNICATIONS, VODAFONE ALBANIA, ONE ALBANIA, ABISSNET.Tenderi me fond limit 486 milionë lekë apo rreth 5 milionë euro është ende në fazë prokurimi dhe mbyllet në datë 22 shtator teksa në ankimim specifikohet që arsyeja janë dokumentet e tenderit që në shumicën e rasteve lidhen me kushtet që përfshijnë ato.Lloji i procedurës përfshin elementin e marrëveshjes kuadër teksa shërbimi parashikon një afat 730 ditë.TenderiNë datën 22 gusht AKSHI çeli tenderin e ankimuar që sipas dokumenteve ka për qëllim ofrimin e shërbimit të Internetit dhe Intranetit për institucionin në secilën vendndodhje sipas kërkesave të përcaktuara në kontratë.“Objektivi i Përgjithshëm i kontratës është instalimi, aktivizimi i shërbimit të Internetit dhe Intranetit për institucionet e administratës shtetërore nën përgjegjësinë e Këshillit të Ministrave.Shërbimi do të ofrohet gjatë gjithë periudhës së kontratës , për këtë arsye secili operator ekonomik ka përgjegjësinë e garantimit dhe disponueshmërisë së shërbimit në cdo moment, duke ofruar mbështetje teknike , mirëmbajtje të linjave fizike konform SLA-së” thuhet në këto dokumente.Shërbimi do të ofrohet në Institucionet shtetërore, në të gjithë territorin e Shqipërisë. Prioriteti për implementimin e shërbimin do të vendoset sipas prioritetit të përcaktuar nga institucioni./ N.MahoKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

QSUT: Shërbimi laboratorik vijon pa ndërprerje
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” bëri dje një reagim publik, pas disa lajmeve të publikuara për ndërpreje të shërbimit laboratorik. Në reagimin e QSUT-së thuhet se “ky lajm është i pavërtetë dhe i pabazuar. Shërbimi laboratorik në QSUT vijon pa asnjë ndërprerje, duke garantuar çdo ditë kryerjen e analizave për pacientët sipas nevojave të tyre mjekësore”. Sipas QSUT-së, “email-et e brendshme të komunikimit me stafin, të cilat janë interpretuar në mënyrë jokorrekte, nuk kanë lidhje me ndërprerjen e shërbimit”. QSUT thekson se këto emaile lidhen me respektimin korrekt të protokolleve klinike dhe algoritmeve të frekuencës së kryerjes së testeve laboratorike sipas patologjive, si dhe menaxhimin me eficiencë të kostove dhe buxheteve të alokuara, në përputhje me praktikat e administrimit spitalor.
“Theksojmë se volumi ditor i analizave dhe shpenzimet e përditshme të kryera janë të dhëna të aksesueshme nga kushdo ka interes në funksion të transparencës, ndaj ftojmë këdo të drejtohet në rrugë zyrtare QSUNT”, thuhet në reagim. “Përhapja e lajmeve të rreme dhe interpretimi i gabuar i komunikimeve zyrtare krijon panik të panevojshëm në popullatë dhe dëmton besimin ndaj shërbimeve tona. Prandaj, kërkojmë që çdo informacion të interpretohet dhe transmetohet me korrektësi”, theksohet në reagimin publik të QSUT-së. -

Koçiu: Vendosja e pacemaker-it për mbi 500 pacientë çdo vit
Shërbimi i Kardiologjisë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë ofron kushte dinjitoze dhe trajtim me teknologji moderne për çdo pacient. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau një video nga Shërbimi i Kardiologjisë ku është vendosur pacemaker-i (stimulus kardiak), që sipas ministres nuk është thjesht një ndërhyrje mjekësore, por një mundësi për jetë të re për mbi 500 pacientë çdo vit. “Shërbimi i Kardiologjisë në QSUT, aty ku çdo ditë puna nis me misionin për t’i rikthyer zemrës ritmin e saj të sigurt.
Vendosja e pacemaker-it (stimuluesit kardiak) nuk është thjesht një ndërhyrje mjekësore, por një mundësi për jetë të re për mbi 500 pacientë çdo vit. Shëndetësia 2030”, theksoi ministrja. Pacemaker-i është një pajisje elektrostimuluese kardiake, që imiton impulset e rregullta të zemrës, në rast se zemra rreh shumë ngadalë. Pacemaker-ët përbëhen nga një bateri, që ka funksionin e nyjës atriale, dhe sondat (elektrodat, fije teli) që nëpërmjet një ene gjaku (vene) vendosen në zemër. Përmes këtyre telave transmetohet informacion, dhe sipas një programimi të paracaktuar të pacemaker-it, nxiten impulse elektrike drejt muskulit të zemrës. -

Flakët përhapen në pyjet e fshatit Kryezi
Në Fushë-Arrëz është shfaqur një vatër zjarri në pyjet pranë fshatit Kryezi në Podinat. Zjarri i ndihmuar nga erat e forta po përhapet me shpejtësi në pyjet e pishës së zezë. Shërbimi zjarrfikës, Shërbimi Pyjor dhe Policia kanë shkuar në vendin ku ka rënë zjarri. Bashkia bën thirrje për ndërhyrje të menjëhereshme nga ajri dhe apelon banorët që të mobilizohen për vëninen nën kontroll të flakëve.
-

Budapesti për një takim trepalësh, Shërbimi Sekret po përgatitet
Bota E Martë, 19 Gusht 2025 21:03
Shtëpia e Bardhë po planifikon një takim të mundshëm trepalësh midis Volodymyr Zelensky, Vladimir Putin dhe Donald Trump në Budapest. Politico ka cituar burime, duke thënë se Shërbimi Sekret po përgatitet për samitin në Hungari.
-

Moti sot, temperatura deri në 41°C
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare në relievet malore në lindje dhe në zonën e jugut.
Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim- verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të arrijë 12 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:QYTETET
Temperaturat në °C
SiglaShkodër
25/42
DiellKukës
19/38
Diell pak reLezhë
28/40
DiellDibër
19/38
Diell pak reDurrës
21/38
DiellTiranë
26/41
DiellElbasan
26/40
Diell pak reBerat
18/40
Diell pak reVlorë
22/36
DiellKorçë
18/33
Diell pak reGjirokastër
16/41
Diell pak reSarandë
21/35
Diell -

Urgjenca/ mbi 110 mijë thirrje për ndihmë mjekësore!Numri i vizitave në banesë dhe..
Gjatë muajve të verës shërbimi i urgjencës ka qenë në vijën e parë të ndihmës mjekësore për qytetarët dhe turistët.
Kështu shkruan në një postim në rrjetin social, ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, ku ndër të tjera shkroi se janë kryer mbi 110 mijë thirrje për ndihmë mjekësore. Nga ana tjetër, sipas saj në banesë janë kryer mbi 34 mijë vizita, si dhe janë dhënë në total 12 mijë këshillime mjekësore.
‘Shërbimi i Urgjencës është çdo ditë më pranë qytetarëve, duke garantuar kujdes të shpejtë dhe të sigurt shëndetësor, aty ku ka më shumë nevojë!’, shkruan Koçiu.
‘Urgjenca Kombëtare, në gatishmëri për çdo qytetar, në të gjithë vendin. Gjatë muajve të verës shërbimi i urgjencës ka qenë në vijën e parë të ndihmës mjekësore për qytetarët dhe turistët:
-110,367 thirrje për ndihmë mjekësore
-34,660 vizita në banesë
-12,000 këshillime mjekësore’, shkruan Koçiu.