Tag: shërbimi

  • Hoteleria: Bregdeti prodhon milionat, “braktiset” Tirana

    Hoteleria: Bregdeti prodhon milionat, “braktiset” Tirana

    Turizmi është “fati” që i trokiti në derë Shqipërisë në një moment kritik. Vendi po vuante rënien e konsumit për shkak të tkurrjes së popullsisë.
    E orientuar gjithnjë e më shumë mbi shërbimet, ekonomia do të shënonte rënie të fortë nëse milionat e turistëve nuk do të vinin të vizitonin qytetet, bregdetin e malet dhe atraksionet e tjera natyrore e kulturore që i kemi me shumicë.
    Në vitin 2024, në vend hynë një rekord prej 11.7 milionë shtetasish të huaj, dy herë më shumë se në vitin 2019.
    Turistët nxitën një sërë biznesesh, duke filluar nga akomodimi e shërbimi ushqimor e sektorët mbështetës. Në fund të vitit 2024, sektori i akomodimit dhe shërbimit ushqimor zuri 4.1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë.
    Deri në vitin 2017, akomodimi dhe shërbimi ushqimor kontribuonte më pak se 2% të PBB-së.
    Në vlerë, akomodimi dhe shërbimi ushqimor prodhoi 176 miliardë lekë, ose gati 1.8 miliardë euro në vitin 2024, sipas INSTAT, duke arritur një nivel rekord, i ndikuar nga vrulli i turizmit. Megjithatë ritmet e rritjes reale u ngadalësuan në 8.5% në 2024-n, nga 36% vitin e mëparshëm.
    Edhe efekti në ekonomi ka qenë më i ulët. Kjo tendencë lidhet me faktin që ndryshe nga të ardhurat (prodhimi, që mat xhiron e përgjithshme të sektorit, me çmime bazë, përpara se të zbriten kostot e prodhimit), vlera e shtuar e sektorit (që përfshin pagat, fitimin dhe taksat që krijohen nga ajo kompani) po rritet më ngadalë.
    Kjo tregon se shumica e rritjes së të ardhurave po shkon për të mbuluar kostot (materiale, energji, transport), jo për shtim të fitimit apo të pagave.
    Në analizat e strukturës ekonomike, ky raport përdoret shpesh për të treguar zhvillim “sasior” pa rritje cilësore në efikasitetin ekonomik.
    Rënia e Euros është një faktor kryesor, që ka ulur performancën e sektorit. Sipërmarrësi Behar Male, aksioner në hotelin më të madh për nga të ardhurat në kryeqytet, thotë se arsyeja kryesore lidhet me rënien e Euros, që ka zhvlerësuar të ardhurat. “Euro po e shkatërron biznesin e hotelerisë”, pohon ai.
    “Na është rritur kostoja e çdo lloj malli e shërbimi vetëm nga zhvlerësimi i Euros. Kësaj i shtohen dhe kostot e larta të energjisë për subjektet e mëdha, pagat e personelit e të tjera”.
    Rënia e Euros dhe shtimi i kostove nuk arrin të kompensohet nga çmimet e dhomave, që mbeten të ulëta përballë turistëve me aftësi të ulët paguese.
    Sipas një kërkimi në booking, hotelet me 5 yje në kryeqytet shesin dhoma, duke filluar nga 180 euro nata dhe ato me 4 yje, edhe më pak se 100 euro/nata.
    Në Milano, sipas platformës KAYAK, për hotele me 5 yje në Milano, çmimi është rreth 620 euro për natë, ndërsa ato me 4 yje, në rreth 200-230 euro/nata.
    Rritja e turizmit ka nxitur dhe investimet në hoteleri, sidomos në zonat bregdetare. Vitet e fundit është shtuar numri i hoteleve që renditen në listën e më të mëdhenjve, si nga xhiro, ashtu dhe fitimi.
    Në vitin 2023, për herë të parë, një strukturë hoteliere hyri në listën e “Monitor 200”, sipas fitimeve. Në vitin 2024, janë dy të tilla.
    Megjithatë, norma e fitimit të tyre në pjesën më të madhe mbetet e ulët, në raport me ndërtimet rezidenciale dhe fshatrat turistikë, duke “justifikuar” dhe rendjen drejt këtyre të fundit në zonat bregdetare.
    Teksa në kryeqytet ka shumë projekte ndërtimi hotelesh, që po tentojnë tërheqjen e markave të njohura, nuk dihet nëse do të ketë punë për të gjithë. “Tirana ka kërkesë për akomodim në hotele që zihen gjithë kapacitetet maksimumi 10-15 ditë në vit”, thotë z. Male.
    “Unë vë re që në Tiranë janë dhënë apo janë në proces shumë leje për hotele. Dyshoj që Tirana të ketë kërkesë për hoteleri apo që do të ketë trend rritës të saj. Me ato leje që janë në proces pra, që nuk janë futur ende në treg, mendoj se do të ketë shumë struktura të panevojshme”.
    Ai shton se vendi ka mangësi për struktura të mirëfillta turistike në bregdet, që janë marka. “Kemi hotele, por jo struktura që mbledhin grupe të organizuara në numër të konsiderueshëm”, pohoi ai në citimin për publikimin e “Monitor 200” për vitin 2023.
    Të dhënat e 2024-s e konfirmojnë shqetësimin e sipërmarrësit. Hotelet aktuale në kryeqytet janë për “mbijetesë”, duke deklaruar fitime minimale.
    Në kontrast, strukturat hoteliere në bregdet, sidomos ato që segmentojnë turistët me të ardhura të larta e shesin dhoma të shtrenjta, po gjenerojnë kthime të larta.
    Në vitin e dytë të plotë të aktivitetit, të ardhurat arritën në gati 1.7 miliardë lekë, me rritje prej 41.5% në krahasim me 2023, kur filloi funksionimin. Fitimet u rritën me 49%, në 334 milionë lekë. Norma e fitimit ishte 19.7%.
    Shqipëria vazhdon të jetë një destinacion tërheqës për investime, falë vijës së saj të paprekur bregdetare, mjedisit pro-biznes dhe vendndodhjes strategjike”./Marrë nga Monitor

  • Pas pesë vjetësh, shërbimi hungarez i REL do të mbyllet më 21 nëntor

    Pas pesë vjetësh, shërbimi hungarez i REL do të mbyllet më 21 nëntor

    Shërbimi hungarez i Radios Evropa e Lirë do të mbyllet mesnatën e 21 nëntorit, pesë vjet pasi rinisi punën për t’iu ofruar hungarezëve informacione të sakta dhe lajme të pavarura.

    Në një mesazh për audiencën, shërbimi tha se ekipi i tij ka “punuar me dedikim për të ofruar gazetari të pavarur për audiencat në Hungari”.

    Përmbajtja e shërbimit do të vazhdojë të jetë e qasshme online.

    “Jemi thellësisht mirënjohës për besimin, angazhimin dhe mbështetjen që na kanë dhënë lexuesit tanë”, u tha në njoftim.

    Presidenti i Radios Evropa e Lirë, Steve Capus, lavdëroi punën e gazetarëve të Shërbimit hungarez.

    “Profesionalizmi i tyre, dedikimi dhe kontributi i jashtëzakonshëm për misionin tonë kanë ndikuar në suksesin tonë, dhe ne jemi thellësisht mirënjohës për gjithçka që ata i sollën kësaj organizate”, tha ai.

    Shërbimi hungarez rinisi punën më 2020 në bazë të një vendimi të Kongresit amerikan. Para kësaj, ky shërbim kishte operuar nga viti 1950 deri më 1993.

    Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Media Globale (USAGM), që mbikëqyr Radion Evropa e Lirë, Zërin e Amerikës dhe transmetues të tjerë ndërkombëtarë amerikanë, e njoftoi Kongresin më 5 nëntor 2025 se synonte ta ndërpriste punën e Shërbimit hungarez të REL-it.

    Vendimi hyn në fuqi më 21 nëntor 2025.

    “Jemi mirënjohës për vëmendjen e audiencës dhe mbështetjen e tyre që nga dita e parë kur rinisëm punën dhe jemi ndierë të nderuar që t’u sillnim atyre storie origjinale dhe unike”, tha Tibor Vovesz, kreu i Shërbimit hungarez të Radios Evropa e Lirë.

  • Mbyllet Shërbimi hungarez i REL-it

    Mbyllet Shërbimi hungarez i REL-it

    Shërbimi hungarez i Radios Evropa e Lirë do të mbyllet mesnatën e 21 nëntorit, pesë vjet pasi rinisi punën për t’iu ofruar hungarezëve informacione të sakta dhe lajme të pavarura.

    Në një mesazh për audiencën, shërbimi tha se ekipi i tij ka “punuar me dedikim për të ofruar gazetari të pavarur për audiencat në Hungari”.

    Përmbajtja e shërbimit do të vazhdojë të jetë e qasshme online.

    “Jemi thellësisht mirënjohës për besimin, angazhimin dhe mbështetjen që na kanë dhënë lexuesit tanë”, u tha në njoftim.

    Presidenti i Radios Evropa e Lirë, Steve Capus, lavdëroi punën e gazetarëve të Shërbimit hungarez.

    “Profesionalizmi i tyre, dedikimi dhe kontributi i jashtëzakonshëm për misionin tonë kanë ndikuar në suksesin tonë, dhe ne jemi thellësisht mirënjohës për gjithçka që ata i sollën kësaj organizate”, tha ai.

    Shërbimi hungarez rinisi punën më 2020 në bazë të një vendimi të Kongresit amerikan. Para kësaj, ky shërbim kishte operuar nga viti 1950 deri më 1993.

    Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Media Globale (USAGM), që mbikëqyr Radion Evropa e Lirë, Zërin e Amerikës dhe transmetues të tjerë ndërkombëtarë amerikanë, e njoftoi Kongresin më 5 nëntor 2025 se synonte ta ndërpriste punën e Shërbimit hungarez të REL-it.

    Vendimi hyn në fuqi më 21 nëntor 2025.

    “Jemi mirënjohës për vëmendjen e audiencës dhe mbështetjen e tyre që nga dita e parë kur rinisëm punën dhe jemi ndierë të nderuar që t’u sillnim atyre storie origjinale dhe unike”, tha Tibor Vovesz, kreu i Shërbimit hungarez të Radios Evropa e Lirë.

  • AMP nis hetimin ndaj dy policëve në Hanin e Hotit, lejuan të kalonte kamionin ku malazezët gjetën drogë

    AMP nis hetimin ndaj dy policëve në Hanin e Hotit, lejuan të kalonte kamionin ku malazezët gjetën drogë

    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër – Lezhë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, e cila ka caktuar masat e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar në nenet 242 dhe 234 të Kodit të Procedurës Penale, për dy punonjës policie të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal.
    – B.Q., me detyrë Ndihmës Specialist / Kontrollor në Pikën e Kalimit Kufitar “Hani i Hotit”.
    – E.K., me detyrë Trupë Shërbimi / Kontrollor në vijën e dytë në Pikën e Kalimit Kufitar “Hani i Hotit”.
    Caktimi i masave të sigurisë u bë i mundur pas hetimeve të thelluara me metoda speciale, në lidhje me ngjarjen e datës 05.09.2025, ku një kamion me targa të Bosnjë- Hercegovinës pasi ka kryer procedurat e daljes nga Republika e Shqipërisë është ndaluar nga policia malazeze. Pas kontrollit të ushtruar në kamion janë gjetur 114 pako PVC, me përmbajtje të një lënde bimore të ngjashme me lëndën narkotike mariuhanë, me peshë bruto 131.7kg.
    Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë veprimtari kriminale.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Batutat me Macron për Trumpin, Berisha: Tallje me Presidentin e SHBA, shërbimi më i keq që i bëhet Shqipërisë

    Batutat me Macron për Trumpin, Berisha: Tallje me Presidentin e SHBA, shërbimi më i keq që i bëhet Shqipërisë

    Batutat e kryeministrit Edi Rama me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron një ditë më parë në Danimarkë për ngatërrimin e shpeshtë që Presidenti Trump i bënte Armenisë me Shqipërinë, u bënë virale dhe zunë hapësirë në të gjitha mediat botërore.

    Në një reagim të mbrëmjes së djeshme kreu i qeverisë shqiptare e cilësoi si shtrembërim mënyrën se si është pasqyruar.
    “Sigurisht, nuk ka problem nëse përhapet, por ta shtrembërosh atë në helm politik është thjesht e padrejtë”-shkruante dje Rama.
    Lidhur me batutat e kreut të Qeverisë, reagoi sot lideri i opozitës, Sali Berisha që i quajti ato përqeshje dhe tallje të Presidentit Trump
    “Dje shqiptarët, europianët dhe qytetarët e mbarë botës panë se kreu i organizatës kriminale të Tiranës është njëherashi edhe klouni ndërkombëtar. Edi Rama shfrytëzoi samitin e Bashkimit Politik të Europës për të përqeshur, për t’u tallur me presidentin e SHBA. Konkretisht, me një proces të suksesshëm paqeje siç ishte paqja e Kaukazit. Edi Rama, kllounadën e tij, që e filloi në sallën e samitit, e vazhdoi më vonë me mediat, duke bërë të njëjtat deklarata”, tha Berisha.
    Sipas tij “Por ky është shërbimi më i keq që Edi Rama mund t’u bëjë shqiptarëve. Ky është shërbimi më i keq që Edi Rama mund t’i bëjë Europës. Në darkë u përpoq të marrë kthesën duke dëshmuar edhe njëherë se sa hipokrit dhe i pakarakter është”.

    Top Channel

  • Taksat e automjeteve në e-Albania, shërbimi i ri i pagesës online, kursim kohe dhe shpenzimesh për qytetarët

    Taksat e automjeteve në e-Albania, shërbimi i ri i pagesës online, kursim kohe dhe shpenzimesh për qytetarët

    Për të gjithë qytetarët të cilët zotërojnë një automjet, nuk është e nevojshme më të paraqiten fizikisht në sportele për të paguar taksat e tyre, por tashmë ato do të paguhen në portalin qeveritar e-Albania.

    Nëpërmjet regjistrimi në aplikacion dhe zbatimit të hapave në hapësirën taksat e mia qytetarët mund të paguajnë detyrimet për mjetet e tyre në moment. Ky shërbimi i ri i mundësuar nga DPSHTRR në bashkëpunim me AKSHI pritet të lehtësojë ndjeshëm procedurat për mbi një milion përdorues.
     “Siguria është maksimale. Të gjithë aktorët dhe bankat e nivelit të dytë janë të certifikuara për sigurinë kibernetike dhe fizike. Në momentin që qytetari paguan në aplikacion, i vjen njoftimi i menjëhershëm për pagesën”, deklaron Endri Haxhiu, drejtor i përgjithshmit i DPSHTRR.
    Sipas të dhënave zyrtare, 1 milion e 57 mijë qytetarë do të kenë mundësi të kryejnë këtë pagesë pa pasur nevojë të paraqiten më në sportele.  Përmes e-Albania, qytetarët do të marrin njoftime edhe për skadimin e patentës apo të certifikatës së kontrollit teknik. Zgjerimi i mëtejshëm i shërbimeve të digjitalizuara pritet të vijojë sipas Endri Haxhiut.
    “Ky është vetëm një hap i parë. Kemi një sërë projektesh në proces për të sjellë gjithnjë e më shumë shërbime të transportit online, me qëllim lehtësimin e qytetarëve dhe transparencën” shton ai.
    Ky shërbim I ri pritet tu kursej qytetarëve kohë, ditë pune, kilometra të përshkruara si dhe 57.9 milionë lekë.
     

    Top Channel

  • Zemërim në Britani: Shërbimi Shëndetësor Kombëtar mbron martesat midis kushërinjve të parë pavarësisht rrezikut të defekteve të lindjes

    Zemërim në Britani: Shërbimi Shëndetësor Kombëtar mbron martesat midis kushërinjve të parë pavarësisht rrezikut të defekteve të lindjes

    Shërbimi Shëndetësor Kombëtar (NHS) në Britani po përballet me kritika të forta pas publikimit të udhëzimeve që paraqesin aspekte pozitive të martesave midis kushërinjve të parë, pavarësisht rrezikut të shtuar të provuar të lindjes së fëmijëve me defekte të lindjes dhe akuzave se kjo praktikë lidhet me shtypjen e grave në disa komunitete.

    Udhëzimet e NHS dhe “përfitimet” që ato promovojnë

    Programi i Edukimit Gjenomik të NHS-së ka argumentuar se martesat midis kushërinjve të parë, ndërsa rrisin rrezikun e sëmundjeve gjenetike, ofrojnë përfitime të tilla si “rrjete më të forta mbështetëse familjare” dhe “avantazhe financiare”. Sipas udhëzimeve, mundësia për të pasur një fëmijë me një gjendje gjenetike në popullatën e përgjithshme është 2-3%, ndërsa tek fëmijët e kushërinjve të parë kjo rritet në 4-6%, me NHS-në që thekson se “shumica e këtyre fëmijëve lindin të shëndetshëm”.

    Dokumenti argumenton gjithashtu se ndalimi do të “stigmatizonte traditat kulturore” dhe sugjeron në vend të një ndalimi, forcimin e këshillimit gjenetik, fushatave informuese dhe programeve të ndërgjegjësimit.
    Zemërim në Britani: Shërbimi Shëndetësor Kombëtar mbron martesat midis kushërinjve të parë pavarësisht rrezikut të defekteve të lindjes

    Grafiku, i cili është përfshirë në materialin informues të NHS-së të shpërndarë për çiftet në Bradford, shpjegon disa nga rreziqet gjenetike që lidhen me lindjen e fëmijëve nga të afërm të ngushtë. Dy prindër që mbajnë të njëjtin gjen recesiv kanë një shans më të lartë për të pasur një fëmijë me një sëmundje të trashëguar.

    Lidhja me sëmundjet gjenetike dhe kostot në sistemin e kujdesit shëndetësor

    Praktika, e cila është veçanërisht e përhapur në komunitetin britaniko-pakistanez, është lidhur me shkallë më të larta të çrregullimeve gjenetike si fibroza cistike dhe anemia drepanocitare. Shifrat tregojnë se deri në 20% e fëmijëve me probleme kongjenitale në qytete si Sheffield, Glasgow dhe Birmingham vijnë nga familje pakistaneze, krahasuar me vetëm 4% në popullsinë e përgjithshme. Kostoja financiare për NHS vlerësohet të jetë në miliarda paund.

    Deputeti konservator Richard Holden tha se partia e tij do të nxisë miratimin e një legjislacioni që ndalon martesat midis kushërinjve të parë, duke argumentuar se kjo praktikë “shkatërron përfshirjen, të drejtat e grave dhe shëndetin e atyre që janë të përfshirë ”. Ai tha se “Shërbimi Kombëtar i Shëndetësisë nuk duhet t’i nënshtrohet praktikave kulturore të dëmshme dhe shtypëse”.

    Ai madje akuzoi Partinë Laburiste dhe Keir Starmerin për “injorimin e kërkesave të drejta të shumicës së popullit britanik” dhe për lejimin e kësaj praktike “si një derë e pasme për imigracionin”.

    Ekspertët paralajmërojnë për dhunë ndaj nderit dhe korrupsion

    Dr. Patrick Nash, një ekspert në të drejtën fetare dhe drejtor i Fondacionit Pharos në Oksford, e quajti “zhgënjyese” që NHS po publikon udhëzime që përmendin “përfitimet e supozuara sociale” pa theksuar lidhjet e provuara me dhunën në nder, diskriminimin gjinor dhe korrupsionin e strukturave familjare.

    “Martesa midis kushërinjve të parë është incest dhe duhet të ndalohet menjëherë. Nuk ka ekuilibër midis një zgjedhjeje kulturore dhe pasojave serioze të shëndetit publik”, theksoi ai, duke bërë thirrje që teksti të tërhiqet menjëherë.

    Opinioni publik dhe konteksti historik

    Një sondazh i YouGov zbuloi se tre të katërtat e britanikëve mbështesin ndalimin e martesave midis kushërinjve të parë, ndërsa vetëm 9% duan që sistemi aktual të mbetet.

    NHS theksoi se praktika ka një histori në Britani që daton që nga shekulli i 16-të, kur Henry VIII miratoi një ligj që i lejonte atij të martohej me Anne Boleyn dhe më pas me kushërirën e saj, Catherine Howard.

  • Tirana e “tharë” për ujë, Denaj: Ka nevojë për menaxhim më efektiv

    Tirana e “tharë” për ujë, Denaj: Ka nevojë për menaxhim më efektiv

    Mungesa e ujit të pijshëm në banesat e kryeqytetit, bizneset, apo dhe spitalet siç ishte rasti i “Shefqet Ndroqit”, ka ngritur shqetësime të shumta për mënyrën se si UKT-ja ka menaxhuar këtë nevojë jetësore në Tiranë.
    Deputetja e Partisë Socialiste, Anila Denaj, ishte e ftuar pasditen e sotme, 25 shtator 2025, në rubrikën “Përballë Lajmit” në Klan News, me moderatorin Drini Zeqo, ku dhe ka dhënë më shumë sqarime lidhur me këtë problematikë.
    Teksa kujtojmë se një ditë më parë, 24 shtator 2025, kryeministri Edi Rama, në mbledhje me socialistët, siguroi se do të ketë reforma në ujësjellës, hapësirat publike, energjinë elektrike, transporti publik, si dhe ngritjen sipas kriterëve përcaktuese të kopshteve dhe çerdheve në kryeqytet.
    Duke u ndalur tek ujësjellësi, Rama premtoi ngritjen e një kompanie publike për furnizimin me ujë të pijshëm. Kështu, Denaj sqaroi në fjalë të tjera se këto reforma të paralajmëruara nga Rama ndodhen në “defter” prej kohësh e që do të marrin jetë në të mirë të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
    “Kryeministri ka lajmëruar këto reforma prej kohësh. Është pjesë e programit qeverisës, ku absolutisht prevalon objektivi i integrimit të Bashkimit Evropian. Por, siç e thash e më parë, nevoja për të sjellë një shërbim cilësor, institucione të forta, brenda procesit të integrimit është absolut”, tha ajo.
    Socialistja, sqaroi se shërbimi i furnizimit me ujë ka qenë përgjegjësia e pushtetit vendor, por pavarësisht ndryshimeve, ka nevojë për një menaxhim më të centralizuar e më efektiv.
    “Shërbimi, i cili deri më tani ka qenë në përgjegjësi administrimi, menaxhimi të pushtetit vendor, sigurisht ka bërë hapa cilësorë përgjatë viteve të fundit, por ka nevojë për një menaxhim akoma e më të centralizuar, ku objektivi të barazopeshojë edhe nevojë për investime, e për nevojën për menaxhim efektiv”, tha ajo.
    Denaj shtoi se një menaxhim i mirë, shërbim cilësor dhe investime të duhura, do të sjellin një rezultat final, i cili supozohet të jetë më pozitiv, duke përfshirë këtu të gjitha reformat e premtuara, jo vetëm atë të ujësjellësit.
    “Formula e një menaxhimi të mirë-orientuar drejt, shërbimi cilësor dhe investimeve të duhura, janë ato që do sjellin dhe rezultatin final në fund”, shtoi socialistja.
    Ajo nuk mohoi rëndësinë e furnizimit me ujë pavarësisht vendndodhjes së banorëve, teksa “rikujtoi” dhe detyrimin e qytetarëve për pagesën e çdo shërbimi.
    “Kudo që të jetojmë, mund të jetojmë në qytet, në zona ruralë, nevoja për furnizimin e qëndrueshëm me ujë të pijshëm, por njëkohësisht dhe detyrimi për të paguar çdo shërbim, sigurse energjia dhe pjesa e mnaxhimit të mbetjeve, e bën të gjithë infrastrukturën, për nee si qytetarë, por dhe ata që i bashkohet Shqipërisë për disa muaj…”, tha ajo.

  • IKMT aksion pranë Aeroportit “Nënë Tereza”, hiqen 155 objekte shërbimi të ndërtuara pa leje

    IKMT aksion pranë Aeroportit “Nënë Tereza”, hiqen 155 objekte shërbimi të ndërtuara pa leje

    Aksioni për lirimin e hapësirave nga ndërtimet pa leje ka vijuar nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në zonën e Aeroportit të Rinasit.
    Deri më tani IKMT thotë në një njoftim zyrftar se ka prishur dhe çmontuar 155 objekte shërbimi të ndërtuara pa leje.
    Aksion do të vijojë në këtë zonë deri në heqjen e të gjitha ndërtimeve pa leje dhe në shkelje të ligjit.

  • SHBA, Shërbimi Sekret: Mbi 100,000 karta SIM për sulm ndaj sistemit celular në New York

    SHBA, Shërbimi Sekret: Mbi 100,000 karta SIM për sulm ndaj sistemit celular në New York

    Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara çmontoi një rrjet të sofistikuar pajisjesh telekomunikacioni, i cili mund të kishte ndikuar seriozisht në sistemet celulare në qytetin e New York, gjatë kohës kur liderët botërorë ishin mbledhur për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. 
    Sipas raportimit të BBC-së, agjencia zbuloi mbi 300 serverë SIM dhe rreth 100,000 karta SIM, të cilat dyshohet se mund të ishin përdorur për qëllime keqdashëse në fushën e telekomunikacionit. 
    Agjenti special Matt McCool deklaroi se “rrjeti kishte kapacitetin të nxirrte jashtë funksioni kullat celulare dhe potencialisht të paralizonte rrjetin telefonik të të gjithë qytetit të New Yorkut.” 
    Pajisjet u zbuluan brenda një rrezeje prej 56 kilometrash nga selia e OKB-së, dhe hetimet paraprake treguan se pas këtij operacioni qëndronin individë dhe entitete të lidhura me shtete të huaja, të njohura nga autoritetet federale. 
    Veprimet e rrjetit përfshinin dërgimin e mesazheve të koduara drejt grupeve kriminale dhe organizatave terroriste. 
    Zyrtarët bënë të ditur se teknologjia kishte aftësinë të dërgonte deri në 30 milionë mesazhe në minutë, të ndërpriste sinjalet celulare dhe të pengonte linjat e emergjencës. 
    Gjatë operacionit u sekuestruan gjithashtu 80 gram kokainë, armë pa leje dhe pajisje të ndryshme kompjuterike.