Tag: shërbimeve

  • E-Albania, dixhitalizohen edhe shërbimet në 61 bashki të vendit

    E-Albania, dixhitalizohen edhe shërbimet në 61 bashki të vendit

    Qeveria do të marrë një hua nga në vlerën e 76.9 milionë eurove me qëllim digjitalizimin e shërbimeve në 61 bashki të vendit, për të ofruar më shumë transparencë dhe lehtësi për qytetarët.

    Projektligji  për “ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin shtesë në vlerën e 76.9 milionë euro për “Veprimin e ofrimit të shërbimeve të përqendruara dhe gjithëpërfshirëse të përdoruesit” është depozituar për miratim në Kuvendin e Shqipërisë.
    Por si do të përdoret konkretisht ky financim? Referuar projektligjit në fjalë, objektivi i përgjithshëm i këtij programi është zhvillimi i mëtejshëm i qeverisjes elektronike, me qëllim përmirësimin e shërbimeve lokale për të rritur cilësinë e tyre;  Digjitalizimin e shërbimeve lokale dhe integrimin e tyre në e-albania 2.0;  Digjitalizimin e proceseve të brendshme administrative të punës së bashkive;  Përmirësimin e sistemit informatik të menaxhimit financiar (AFMIS), përfshirë shtrirjen në nivel vendor; si dhe modernizimin e procedurave të prokurimit për operatorët ekonomikë dhe autoritetet kontraktore, në përputhje me ndryshimet në ligjin e prokurimit publik.

    Programi synon modernizimin dhe digjitalizimin e administratës publike në nivel vendor, duke lehtësuar ndërveprimin e qytetarëve dhe të bizneseve me bashkitë, si dhe uljen  e burokracive dhe kohës së pritjes.
    Integrimi i shërbimeve vendore në e-Albania 2.0 do të mundësojë akses të shpejtë e të sigurt për qytetarët dhe bizneset në një gamë të gjerë shërbimesh elektronike vendore, me të njëjtin standard e cilësi si shërbimet elektronike të administratës qendrore.

    Do të ngrihet një sistem prokurimi elektronik modern me inteligjencë artificiale, që u përgjigjet nevojave të institucioneve dhe bizneseve në mënyrë më efektive, me qëllim rritjen e pjesëmarrjes në proceset e prokurimit, kursimin e kohës dhe uljen e kostove financiare për përgatitjen dhe vlerësimin e dokumentacionit, si dhe garantimin e një gare të drejtë ndërmjet operatorëve ekonomikë në tender.
    Sipas draftit, integrimi i inteligjencës artificiale në sistemin elektronik të prokurimit publik do të rrisë transparencën dhe efikasitetin e procedurave të prokurimit, duke automatizuar proceset, duke i përshpejtuar e lehtësuar ato, si dhe duke minimizuar gabimet njerëzore. /SCAN

  • Ministri Mazniku: Shqipëria, shembull inovator i përdorimit të Inteligjencës Artificiale

    Ministri Mazniku: Shqipëria, shembull inovator i përdorimit të Inteligjencës Artificiale

    Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku ka marrë pjesë në Forumin Global për Inovacionin në Sektorin Publik, i organizuar në Uashington. ”Shqipëria sot është një shembull inovator i përdorimit të Inteligjencës Artificiale në funksion të integrimit evropian e shërbimeve publike”.
    Sipas Maznikut, në këtë forum të organizuar nga Banka Botërore, u diskutua edhe mbi përvojën e Shqipërisë në bashkëpunim me OpenAI për përafrimin me legjislacionin e BE-së.

    ”Po përdorim Inteligjencën Artificiale për të përshpejtuar përafrimin me legjislacionin e BE-së, paralelisht me rritjen e efikasitetit të administratës, transparencës dhe shërbimeve më pranë qytetarit”, u shpreh Mazniku në një postim në rrjetet sociale.
    Postimi i plotë
    Shqipëria sot është një shembull inovator i përdorimit të Inteligjencës Artificiale në funksion të integrimit europian e shërbimeve publike. Në Forumin Global për Inovacionin në Sektorin Publik, organizuar nga Banka Botërore në Washington, ndamë përvojën tonë se si në bashkëpunim me OpenAI, po përdorim Inteligjencën Artificiale për të përshpejtuar përafrimin me legjislacionin e BE-së, paralelisht me rritjen e efikasitetit të administratës, transparencës dhe shërbimeve më pranë qytetarit.

  • Mbi 143 mijë pozicione me rritje page mbi 10%, udhëheq sektori i shërbimeve për 2024

    Mbi 143 mijë pozicione me rritje page mbi 10%, udhëheq sektori i shërbimeve për 2024

    Në pesë sektorë të ekonomisë përfshirë ndërtimin, shërbimin, prodhimin, transportin dhe tregtinë janë identifikuar gjithsej 143,126 pozicione pune ku paga ka pësuar rritje më të madhe se 10% për 3 mujorin e fundit të 2024-s, duke reflektuar përmirësime të ndjeshme në të ardhurat buxhetore për kontributet dhe TAP.
    Të dhënat janë bërë publike në raportin vjetor 2024 të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Sektori i Shërbimeve rezulton të jetë kontribuesi më i madh në këtë rritje, si për nga numri i pozicioneve ashtu edhe për nga ndikimi financiar. Janë 46,508 punonjës që kanë përfituar rritje mbi 10% në paga, çka ka sjellë një rritje prej 252,8 mln lekësh në kontribute shoqërore dhe Tatimin mbi të Ardhurat Personale (TAP).
    Enri Jahja, kryetari i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, thotë se rritja e pagave për punonjësit e sektorit të shërbimeve në bare dhe restorante ka vijuar edhe gjatë këtij viti, me një mesatare prej 10 deri në 20%. Pas Shërbimeve, Tregtia dhe Prodhimi renditen ndër sektorët me rritjen më të madhe. Tregtia, me 34,488 punonjës të përfshirë, ka gjeneruar 167 mln lekë shtesë në buxhet, ndërsa sektori i prodhimit, me 38,147 punonjës, ka kontribuar me 145,6 mln lekë.
    Sektorët si ndërtimi dhe transporti rezultojnë me peshë më të vogël sipas të dhënave të tatimeve. Konkretisht sektori i ndërtimit regjistroi 18,913 pozicione me rritje page, duke sjellë një rritje në të ardhura prej 109,6 mln lekësh, ndërsa Transporti, me vetëm 5,070 punonjës, pati një ndikim më modest prej 24,4 mln lekësh në kontribute dhe TAP. Në total, rritja e pagave mbi 10% në këto sektorë ka gjeneruar një shtesë prej gati 700 milionë lekësh në të ardhura fiskale./ Monitor

  • Vijojnë shkarkimet në Bashkinë Tiranë, largohen dy drejtorë të tjerë

    Vijojnë shkarkimet në Bashkinë Tiranë, largohen dy drejtorë të tjerë

    Anuela Ristani

    TIRANË- Vazhdojnë shkarkimet në Bashkinë e Tiranës. Kryetarja në detyrë, Anuela Ristani ka larguar disa zyrtarë të tjerë nga detyra. Pas shkarkimit të Sara Goxhajt dhe Alban Dokushit, është larguar nga detyra edhe drejtori i Protokollit dhe drejtoresha e Shërbimeve Mbështetëse.
    Po ashtu, janë larguar nga detyra edhe një shofer dhe punonjës të tjerë të administratës. Mes tyre edhe asistentja personale e kryebashkiakut të arrestuar të Erion Veliajt, Raohela Troci.
    TË LARGUARIT:
    Raohela Troci- sekretare, kryetarja e kabinetit të kryetarit
    Klea Ferraj- specialiste, sektori i Monitorimit të Institucioneve të Varësisë
    Riza Zoto- specialist, sektori i shërbimeve të administratës dhe njësive administrative
    Redi Kamberi- shofer, sektori i shërbimeve mbështetëse
    Për të larguarit, ende nuk dihet se kush do të jenë zëvendësuesit./ZËRI

  • “Auto Moto Park” në Elbasan, Qeveria miraton shpronësimet

    “Auto Moto Park” në Elbasan, Qeveria miraton shpronësimet

    “Auto-Moto Park” në Elbasan

    TIRANË- Qeveria ka publikuar vendimin për shpronësimin e pronarëve që preken nga realizimi i projektit “Auto-Moto Park” në Elbasan. Në vendimin e Këshillit të Ministrave, bëhet me dije se pronarët e pasurisë të paluajtshme në këtë zonë, do të kompensohen në total me një vlerë të përgjithshme prej 347 372 260 (treqind e dyzet e shtatë milionë e treqind e shtatëdhjetë e dy mijë e dyqind e gjashtëdhjetë) lekësh. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 70 000 (shtatëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor. Pronarët e pasurisë së paluajtshme do të kompensohen pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin.
    V E N D I M PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURISË SË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKET NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “AUTO – MOTO PARK”, BASHKIA ELBASAN
    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
    V E N D O S I:
    1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurisë së paluajtshme, pronë private, që preket nga realizimi i projektit “Auto – Moto Park”, Bashkia Elbasan.
    2. Shpronësimi bëhet në favor të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.
    3. Pronarët e pasurisë të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasurinë e llojit “truall”, me një vlerë të përgjithshme prej 347 372 260 (treqind e dyzet e shtatë milionë e treqind e shtatëdhjetë e dy mijë e dyqind e gjashtëdhjetë) lekësh.
    4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 347 372 260 (treqind e dyzet e shtatë milionë e treqind e shtatëdhjetë e dy mijë e dyqind e gjashtëdhjetë) lekësh, përballohet nga buxheti i shtetit, llogaria “Fondi i shpronësimeve”, në Bankën e Shqipërisë.
    5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 70 000 (shtatëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.
    6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
    7. Pronarët e pasurisë së paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin.
    8. Agjencia Shtetërore për Shpronësimin kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
    9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.
    10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Elbasan, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë në favor të shtetit, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, për pasurinë e shpronësuar, sipas këtij vendimi.
    11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë në favor të shtetit, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, për pasurinë e shpronësuar, sipas këtij vendimi.
    12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Elbasan, dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.
    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
    K R Y E M I N I S T R I EDI RAMA
    Në mungesë dhe me porosi ZËVENDËSKRYEMINISTRI BELINDA BALLUKU

  • Vrasja e gjeneralit rus, arrestohet autori i dyshuar, TASS: Është agjent i shërbimeve speciale ukrainase!

    Vrasja e gjeneralit rus, arrestohet autori i dyshuar, TASS: Është agjent i shërbimeve speciale ukrainase!

    Autoritetet ruse kanë arrestuar një person të përshkruar si “agjent i shërbimeve speciale ukrainase” në lidhje me një shpërthim makine që vrau gjeneralin rus Yaroslav Moskalik të premten, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS.

    Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë publikoi një video të arrestimit të burrit dhe pretendoi se ai kishte blerë makinën që shpërtheu në Balashikha, më pak se 20 milje në lindje të Moskës, raportoi TASS.
    FSB e akuzoi atë për vendosjen e pajisjes shpërthyese, por tha se ajo u shpërthye nga Ukraina, sipas TASS.

    Top Channel

  • “Shqipëria lider në rajon për dixhitalizimin e shërbimeve publike”, Rama: Korrupsioni endemik ishte mortje, sot nuk ekziston! 620 mln euro të kursyera për qytetarët

    “Shqipëria lider në rajon për dixhitalizimin e shërbimeve publike”, Rama: Korrupsioni endemik ishte mortje, sot nuk ekziston! 620 mln euro të kursyera për qytetarët

    Tiranë – Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka marrë pjesë në aktivitetin “Fuqizimi i AI në Shërbimet Publike Digjitale në Shqipëri” për modernizimin e administratës publike.
    Kryeministri Rama tha se transformimi është i jashtëzakonshëm gjatë dekadës së fundit dhe theksoi se është e rëndësishme që të dixhitalizohet çdo shërbim.
    Shefi i qeverisë bëri me dije se dixhitalizimi i shërbimeve publike ka kursyer miliona lekë për qytetarët shqiptarë që jetojnë në Shqipëri dhe jashtë. Gjithashtu ky dixhitalizim ka eliminuar korrupsionin që ekzistonte nëpër zyrat fizike.

    Edi Rama: Ajo që ka ndodhur në dekadën e fundit është e jashtëzakonshme. Shqipëria konsiderohet si një vend lider në rajon sa i përket dixhitalizimit të shërbimeve publike dhe në çdo klasifikim evropian ne jemi mbi mesin e klasifikimit. Duke pasur parasysh se nga çfarë humnere e nisëm ngjitjen e bën edhe më spektakolare këtë transformim. Ky është një proces që kushton dhe Shqipëria tani ka filluar të krijojë kapacitete financiare të konsdierusheme në raport me ambicien e vet. Deri para pak kohe ka qenë e nevojshme mbështetja, të cilën e kemi gjetur te disa partnerë.
    Është jo e lehtë të kthehesh mbrapa. Dixhitalizimi i plotë është një domosdoshmëri që të gjitha shërbimet të mund të merren në kohë reale. Korrupsioni endemik ishte mortje. Ishte një mortje që e persekutonte Shqipërinë në çdo sportel, në çdo hap. Nuk ekziston më. 620 mln euro të kursyera për qytetarët dhe bizneset vetëm nga ky transformim, vetëm nga asgjësimi i radhëve, vetëm nga kursimi i kohës. 1 mld km rrugëtim vajtje-ardhje njerëzish për të marrë dokumentet, ose 25 mijë xhiro rreth Tokës. Ata që jetojnë jashtë kanë kursyer 57 mln euro pasi mund t’i marrin shërbimet online dhe mund t’i marrin shërbimet njësoj si ata që jetojnë brenda, pa pasur nevojë të presin ditën që vijnë në Shqipëri dhe të presin në radhë./vizionplus.tv

  • Tenderi i çmendur i Shërbimeve Qeveritare, 2.3 mln euro për të marrë kontenierë me qira

    Tenderi i çmendur i Shërbimeve Qeveritare, 2.3 mln euro për të marrë kontenierë me qira

    Që kur nisi historia e avionit personal të Kryeministrit, Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare u shndërrua në një portofol ekstrabuxhetor që shpenzon para fshehurazi dhe pa dhënë llogari askund. Institucioni duket i infektuar aq keq sa që gjëja që di të bëjë më mirë janë kontratat e fshehta, të cilat tresin shuma të mëdha parash.

    Rasti më i fundit, është tenderi për prokurimin e disa Struktura akomoduese në formën e konstruksioneve të përkohshme, në kuadër të Takimit të Nivelit të Lartë të Komunitetit Politik Europian (EPC), që do të mbahet në Tiranë në datën 16 Maj.

    Ky më sipër është dokumenti i shpalljes së fituesit. Tenderi është shpallur në Sistemin e Prokurimeve Publike në datën 8 prill me fond limit 235 milionë lekë ose 2.35 milionë euro. Në datën 10 prill, Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare ka shpallur fituese të procedurës emergjente, kompaninë Red Cloud me ofertë 2.32 milionë euro.

    E gjithë procedura është zhvilluar në rrugë shkresore. Me pak fjalë, Dhurata Frashëri, drejtoresha e Shërbimeve Qeveritare ka bërë pazar kokë më kokë me kompaninë RedCloud të Klodian Makashit dhe e ka mbyllur marrëveshjen me sukses. Aman nga negociatat shkresore, zonja Frashëri ka arritur t’u kursejë qytetarëve 30 mijë euro në 2.35 milionë euro. Skonto 1.2 për qind.

    Drejtoresha e Sherbimeve Qeveritare, Dhurata Frasheri me kryeministrin Edi Rama

    Por nuk mbaron këtu. Tenderi nuk është publikuar fare në buletinin e njoftimeve publike. Sepse ishte emergjencë dhe duhej mbyllur shpejt.

    E megjithatë kjo nuk është blerje. Konstruksionet e përkohëshme nuk janë asgjë tjetër vetëm disa kontenierë ose stenda panairesh, që do të montohen në Sheshin Skënderbej, me qëllim që në to të punojnë grupet e Komunitetit Politik Europian. Pasi ata të mbarojnë aktivitetin, kontenierët do të çmontohen sërish dhe do të merren mbrapsh nga kompania private. Me pak fjalë, marrje me qira për një aktivitet që do të zgjasë një ditë.

    Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare është vetëm një nga xhepat ekstrabuxhetorë që tresin para publike në kontrata të mbyllura. Qeveria ka ngritur disa të tilla dhe kurrë më parë, paraja publike nuk është shpenzuar me metoda ekstraligjore si tani.

    Nga kontratat e teknologjisë së informacionit, tek ato të mbrojtjes dhe tenderat e famshmëm të Shëndetësisë, xhepat e fshehtë që shenzojnë para publike pa transparencë po mbijnë kudo në aparatin publik të vendit. Dhe gjithmonë shpenzimi i parave në këtë mënyrë, justifikohet me objektivat madhore. Kur ishte Covidi, paratë u vodhën me justifikimin e emergjencës për të luftuar armikun e padukshëm.

    Kontratat e mbrojtjes dhe teknologjisë së informacionit me preteksin e sigurisë kombëtare. Tani kemi dhe Shërbimet Qeveritare, që herë shndërohen në agjenci ajrore dhe i gjejnë avion personal kryeministrit, dhe herë shndërrohen në qiraxhinj stendash, që kushtojnë sa frëngu pulën, me justifikimin se po presim udhëheqësit e botës në Tiranë./ Kapitali.al

  • BE përgatit gjobën e majme 1 miliard dollarë ndaj Elon Musk, shkak kompania X

    BE përgatit gjobën e majme 1 miliard dollarë ndaj Elon Musk, shkak kompania X

    Rregullatorët e Bashkimit Evropian thuhet se po mendojnë për një gjobë prej 1 miliard dollarësh kundër kompanisë X të Elon Musk, duke marrë parasysh të ardhurat nga sipërmarrjet e tij të tjera, duke përfshirë Tesla dhe SpaceX, sipas The New York Times.
    Rregullatorët e BE-së pretendojnë se X ka shkelur Aktin e Shërbimeve Digjitale dhe do të përdorë një pjesë të aktit për të llogaritur një gjobë bazuar në të ardhurat që përfshin kompanitë e tjera që kontrollon Musk, sipas një raporti të 3 prillit nga gazeta, e cila citoi katër persona me njohuri për planin.
    Sipas Aktit të Shërbimeve Digjitale, i cili hyri në ligj në tetor 2022 për të kontrolluar kompanitë e mediave sociale dhe “të parandalojë aktivitetet e paligjshme dhe të dëmshme në internet”, kompanitë mund të gjobiten deri në 6% të të ardhurave globale për shkelje.
    Një zëdhënës i Komisionit Evropian, dega ekzekutive e bllokut, nuk pranoi të komentonte këtë rast për The New York Times, por tha se do të “vazhdonte të zbatonte ligjet tona në mënyrë të drejtë dhe pa diskriminim ndaj të gjitha kompanive që operojnë në BE”.
    Në një deklaratë, ekipi i Çështjeve të Qeverisë Globale të X tha se nëse raportet në lidhje me planet e BE-së janë të sakta, ai “përfaqëson një akt të paprecedentë të censurës politike dhe një sulm ndaj fjalës së lirë”.
    “X ka shkuar më lart dhe përtej për të respektuar Aktin e Shërbimeve Digjitale të BE-së dhe ne do të përdorim çdo opsion në dispozicionin tonë për të mbrojtur biznesin tonë, për t’i mbajtur përdoruesit tanë të sigurt dhe për të mbrojtur lirinë e fjalës në Evropë,” tha ekipi global i çështjeve qeveritare të X.
    Së bashku me gjobën, rregullatorët e BE thuhet se mund të kërkojnë ndryshime të produktit në X, me qëllimin e plotë të çdo penaliteti që do të shpallet në muajt e ardhshëm.
    Megjithatë, një zgjidhje mund të arrihet nëse platforma e mediave sociale pajtohet me ndryshimet që kënaqin rregullatorët, sipas Times.
    Një nga zyrtarët që foli për Times tha gjithashtu se X po përballet me një hetim të dytë që pretendon se qasja e platformës për të kontrolluar përmbajtjen e krijuar nga përdoruesit e ka bërë atë një qendër të gjuhës së paligjshme të urrejtjes dhe dezinformimit, gjë që mund të rezultojë në më shumë dënime.

  • Blerja e shërbimeve të IT-së/ Policia portugeze bastis zyrat publike, përfshirë bankën qendrore

    Blerja e shërbimeve të IT-së/ Policia portugeze bastis zyrat publike, përfshirë bankën qendrore

    Policia portugeze bastisi të enjten zyrat e disa institucioneve publike, në një hetim korrupsioni që përfshin blerjen e shërbimeve të teknologjisë së informacionit, duke përfshirë Bankën e Portugalisë, e cila konfirmoi kërkimet.

    Policia tha në një deklaratë se ata po kryenin 75 kontrolle në Lisbonë, Porto dhe Braga në shtëpi, firma të kontabilitetit, selitë e kompanive dhe institucione publike, duke synuar punonjësit dhe jo ndonjë zyrtar publik të rangut të lartë.

    Banka e Portugalisë konfirmoi në një deklaratë, se ishte një nga subjektet e shënjestruar nga kërkimet dhe se po bashkëpunonte plotësisht me hetimin.

    Policia tha se kontrollet kishin lidhje me kontratat e shërbimeve të IT-së të disa subjekteve publike dhe nga një kompani private në vitet 2017-2025, për dyshime për korrupsion aktiv dhe pasiv, falsifikim dokumentesh, mashtrim, shitje me ndikim dhe krime të tjera.

    Ata thanë se objektivat e hetimit ishin “një grup individësh të cilët, përmes përpjekjeve të përbashkëta dhe në mënyrë të paramenduar, ndikuan dhjetëra procedura kontraktuese publike dhe private, për një vlerë globale prej jo më pak se 17 milionë euro (19 milionë dollarë)”.

    “Këto kërkime kanë për qëllim, mbledhjen e informacioneve në lidhje me punonjësit e këtyre shërbimeve dhe nuk kishin për qëllim vendimmarrësit politikë”, tha policia.