Tag: shërbimeve

  • Turizmi nuk entuziazmoi biznesin/ Sektori i shërbimeve nuk performon mirë. Në rritje besimi edhe tek industria dhe tregtia

    Turizmi nuk entuziazmoi biznesin/ Sektori i shërbimeve nuk performon mirë. Në rritje besimi edhe tek industria dhe tregtia

    Bizneset në sektorin e shërbimeve nuk performuan mirë në kulmin e sezonit veror.

    Kërkesa aktuale e ulët si nga vendasit dhe të huajt si dhe ecuria e aktivitetit në rënie, shfaqën një situatë jo të mirë për sektorin e shërbimeve për baret, restorantet, hotelet e bujtinat. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë  se me 2.1 pikë përqindje u ul treguesi i besimit në këtë sektor.
    Në të njëjtën ecuri rënëse shfaqet edhe sektori i ndërtimit në të cilin aktiviteti aktual ndërtues dhe kontratat porositëse nuk përmbushën pritshmëritë e sipërmarrësve. Por ndërtuesit parashikojnë një rritje të mëtejshme të çmimeve. Ndërsa situata në industrisë vijon të përkeqësohet ku shënohet edhe rënia më e madhe me 4 pikë përqindje.  Ndikuar nga prodhimit industrial më i pakët dhe kërkesat në ulje të eksporteve.
    Në këtë situatë edhe besimi tek konsumatorët ra në muajin gusht. Ndërsa i vetmi sektor i cili doli i kënaqur nga piku i sezonit veror është tregtia, teksa shënoi rritje me 5.4 pikë përqindje.
    BESIMI TEK RESTORANTET DHE HOTELET
    (Burimi: Banka e Shqipërisë)
    Korrik 2025  +6.2%
    Gusht 2025   -2.1%
    TABELA 2
    BESIMI TEK KONSUMATORËT
    (Burimi: Banka e Shqipërisë)
    Korrik 2025          -0.9%
    Gusht 2025             -0.5%
     
     

    Top Channel

  • Inspektorati i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore bën thirrje për shkak të motit të keq: Të ndalohet puna në kantieret e ndërtimit

    Inspektorati i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore bën thirrje për shkak të motit të keq: Të ndalohet puna në kantieret e ndërtimit

    Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore iu ka bërë thirrje të gjitha subjekteve që operojnë në sektorin e ndërtimit të të sigurojnë dhe në rast kushtesh pune të rrezikshme të ndalojnë punën në kantieret e ndërtimit.

    Njoftimi i plotë
    NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR KANTIERE NDËRTIMI
    KUJDES
    Të gjithë subjektet që operojnë në sektorin e ndërtimit të marrin masat e nevojshme parandaluese në rast të parashikimit të një stuhie ose moti të keq.
    Siguroni skelat, vinçat, materialet dhe pajisjet në kantier.
    Hiqni dhe vendosni në vend të sigurt elementët e lirë që mund të shkaktojnë rrezik.
    Siguroni mbrojtjen e punëmarrësve duke ndërprerë punimet në kushte të rrezikshme.
    Vendosni shenjat paralajmëruese për sigurinë e të tretëve.
    Të garantojmë sigurinë e punëmarrësve dhe qytetarëve si dhe të parandalojmë aksidente që mund të ndodhin nga kushtet e papërshtatshme atmosferike.

    Top Channel

  • Shërbimet publike janë dixhitalizuar, por punësimi në shtet është rritur

    Shërbimet publike janë dixhitalizuar, por punësimi në shtet është rritur

    Në Shqipëri, dixhitalizimi i shërbimeve publike ka qenë një ndër prioritetet më të shpallura të qeverisë në dekadën e fundit, me qëllim modernizimin e administratës dhe lehtësimin e aksesit për qytetarët.Platforma e-Albania është kthyer në bërthamën e këtij transformimi, duke ofruar mbi 1,200 shërbime në mënyrë elektronike dhe duke u promovuar si një mjet për të shmangur radhët, kontaktin fizik me administratën dhe për të rritur transparencën.Në vitin 2022, u ndërmor një hap i rëndësishëm me mbylljen e shumë sporteleve fizike dhe detyrimin që shërbimet të merren vetëm online.Pavarësisht suksesit, shumë qytetarë, veçanërisht në zonat rurale dhe të moshuarit, u përballën me vështirësi në përdorimin e platformës, duke ekspozuar një hendek të madh në aftësitë dixhitale dhe nevojën për asistencë njerëzore.Por nga ana tjetër, punësimet në administratën publike në vend që të uleshin nga ofrimi i shërbimeve online u rritën më tej.Në vend që dixhitalizimi të shoqërohej me racionalizimin e burimeve njerëzore, administrata publike ka vijuar të zgjerohet, sidomos në nivel vendor dhe në agjenci të reja.Ndërmjet 2018 dhe 2024, numri i të punësuarve në sektorin publik është rritur nga rreth 153 mijë në mbi 170 mijë persona.Kjo rritje ka qenë më e dukshme në sektorë si arsimi, shëndetësia dhe siguria publike, por edhe në struktura të reja të administratës që menaxhojnë shërbimet digjitale dhe sistemet e të dhënave.Ky zhvillim ngre pikëpyetje mbi efikasitetin e reformës, nëse qëllimi i dixhitalizimit është reduktimi i ngarkesës së punës fizike dhe automatizimi i proceseve, pse vazhdon të rritet punësimi në shtet?Dixhitalizimi i shërbimeve publike në Shqipëri ka funksionuar më shumë si një shtesë mbi administratën ekzistuese, sesa si një proces transformues që e riorganizon apo e bën më të vogël strukturën shtetërore.Rrjedhimisht, ndërsa teknologjia është përfshirë më thellë në ofrimin e shërbimeve, administrata nuk është ristrukturuar në mënyrë domethënëse.Ky kombinim i një aparati në zgjerim dhe një dixhitalizimi të paplotë krijon një barrë të dyfishtë.Shpenzimet për infrastrukturë të IT po rriten me shpejtësi duke arritur në 140 milionë euro këtë vit, në një kohë që edhe kostot për burimet njerëzore janë rritur gjithashtu.   Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • “Tjetër hap drejt modernizimit të shërbimeve”, Rama: Certifikata e Aftësimit Profesional do të përfshihet në lejen e drejtimit

    “Tjetër hap drejt modernizimit të shërbimeve”, Rama: Certifikata e Aftësimit Profesional do të përfshihet në lejen e drejtimit

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë një tjetër hap drejt modernizimit dhe thjeshtimit të shërbimeve.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shprehet se Certifikata e Aftësimit Profesional (CAP) është e integruar automatikisht në lejen e drejtimit, duke shmangur kartonin e veçantë e ulur shpenzimet e qytetarët.
    “MIRËMËNGJESdhe me një tjetër hap drejt modernizimit e thjeshtimit të shërbimeve, Certifikata e Aftësimit Profesional (CAP) e integruar automatikisht në lejen e drejtimit si Kodi 95, duke shmangur kartonin e veçantë e ulur shpenzimet për qytetarët, ju uroj një ditë të mbarë“, shkruan Rama.

    Top Channel

  • AKEP: Operatorët e komunikimeve elektronike investuan 5.2 miliardë lekë në 2024

    AKEP: Operatorët e komunikimeve elektronike investuan 5.2 miliardë lekë në 2024

    Investimet e operatorëve të komunikimeve elektronike u rritën vitin e kaluar.Sipas të dhënave të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), vlerësohet se operatorët e shërbimeve celulare dhe fikse investuan rreth 5.2 miliardë lekë, në rritje me 16% krahasuar me një vit më parë.Mbështetur në të dhënat e AKEP, gjatë vitit 2024 sipërmarrësit e shërbimeve celulare kanë investuar rreth 2.3 miliardë lekë, 29% më shumë krahasuar me një vit më parë.Rreth 93% e vlerës së investimeve të raportuara kanë shkuar në funksion të përmirësimit të infrastrukturës së ofrimit broadband nga rrjetet celulare.Shifrat e konsumit të shërbimeve celulare vazhdojnë të tregojnë një tendencë afatgjatë të përqendrimit të këtyre shërbimeve tek interneti dhe rënien e shërbimeve të thirrjeve zanore dhe mesazheve të shkruara.Për tremujorin e parë të vitit, trafiku i të dhënave (internetit) u rrit me 8.8% krahasuar me një vit më parë, ndërsa përdorimi mesatar mujor i të dhënave për përdorues u rrit me 8.6%.Këto shifra tregojnë se edhe komunikimi po zhvendoset gjithnjë e më shumë te aplikacionet OTT, të bazuara te interneti.Ndërkohë, sipërmarrësit e rrjeteve fikse kanë kryer rreth 2.9 miliardë lekë investime në rrjetet e tyre, shifër kjo në rritje të lehtë me 5% krahasuar me një vit më parë.Sipas raportimeve të operatorëve, edhe vitin e kaluar investimet janë kanalizuar kryesisht në funksion të përmirësimit të aksesit të shërbimeve broadband rreth 87% e totalit, ku ndër investimet kryesore është fokusimi drejt zhvendosjes së rrjeteve të transmetimit nga teknologjia DSL drejt teknologjisë me fibër.Tregu i shërbimit të internetit me linja fikse në dekadën e fundit ka qenë mjaft konkurrues, sidomos në qendrat e mëdha urbane, ku përqendrimi i popullsisë është më i lartë dhe ku janë përqendruar edhe investimet e operatorëve në infrastrukturë rrjeti.Sipas të dhënave të raportuara në AKEP nga operatorët e tregut, të ardhurat totale të tregut të komunikimeve elektronike vitin e kaluar prekën vlerën e 39.3 miliardë lekëve (rreth 400 milionë eurove), në rritje me 4% krahasuar me vitin 2023.Rritja e tregut erdhi e gjitha në segmentin e shërbimeve celulare. Dy operatorët e rrjeteve celulare, Vodafone Albania dhe One Albania, vitin e kaluar raportuan të ardhura prej komunikimeve elektronike në vlerën 27.93 miliardë lekë, në rritje me 8.9% krahasuar me një vit më parë.Tregu i shërbimeve celulare vazhdon të sigurojë volumin më të madh të të ardhurave të tregut, me 71% të xhiros totale të tregut, në rritje të mëtejshme nga niveli prej 69% i një viti më parë.Në total, dy operatorët celularë fituan afërsisht 1.68 miliardë lekë për 2024, ndërsa viti 2023 ishte mbyllur me një fitim neto në vlerën e 370 milionë lekëve.Ndërkohë, volumi i tregut të shërbimeve nga rrjetet fikse vitin e kaluar ra në 11.39 miliardë lekë, me një rënie prej 4% krahasuar me një vit më parë. Të dhënat e fitimeve të operatorëve në segmentin fiks nuk janë publikuar nga AKEP. /E.Shehu Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • “5,500 vende të lira pune”, drejtoresha Çepani zbardh detajet: Nevojat më të mëdha në sektorin e shërbimeve

    “5,500 vende të lira pune”, drejtoresha Çepani zbardh detajet: Nevojat më të mëdha në sektorin e shërbimeve

    Agjencia Kombëtare e Punësimit ka shpallur afro 5.500 vende të lira pune në të gjithë vendin, për pozicione të ndryshme. Por nga ana tjetër, janë edhe rreth 68 mijë qytetarë që janë regjistruar të papunë. Kjo disbalancë mes vendeve të hapura dhe papunësisë së lartë reflekton probleme të cilësisë së ofertës dhe kërkesës. “Sektorët kryesorë që kanë nevojë janë akomodimi dhe shërbimi ushqimor, ndërtimi, tregtia me shumicë dhe pakicë dhe industria përpunuese. Vendet e lira të punës janë shumë variable dhe të ndryshueshme për sa i përket kritereve.
    Nga punëdhënësit ka pasur interes, sepse kanë shpallur shumë vende të lira pune që lidhen me fushën e akomodimit apo shërbimit ushqimor. Ka nevojë për kamerierë, banakierë, kuzhinierë apo ndihmës kuzhinierë, recepsionistë, sanitarë. Kryesisht për pozicione që kërkojnë nivel të ulët apo të mesëm arsimor”, shprehet Gertiola Çepani, drejtore e shërbimeve të tregut të punës gjatë një prononcimi për mediat.
     
     

  • CIFTIS – një platformë që ka tërhequr vëmendje globale

    CIFTIS – një platformë që ka tërhequr vëmendje globale

    Panairi Ndërkombëtar i Tregtisë së Shërbimeve i Kinës (CIFTIS) 2025 do të mbahet në datat 10 – 14 shtator në Parkun Shougang në Distriktin Shijingshan të Pekinit. CIFTIS i këtij viti, duke mbështetur filozofinë e “Shërbimeve Globale, Përfitimit dhe Ndarjes së Ndërsjellë” si dhe duke u përqendruar në temën “Navigimi i Inteligjencës Dixhitale, Rivitalizimi i Tregtisë së Shërbimeve”, do të përfshijë një sërë aktivitetesh mbështetëse.
    Deri më sot, gati 70 vende dhe organizata ndërkombëtare kanë shprehur interes për të organizuar ekspozita në panairin e këtij viti. Si Australia, vendi mysafir, ashtu edhe Anhui, provinca mysafire, do të presin pavionet e tyre më të mëdha deri më sot në CIFTIS, me një sërë aktivitetesh të përqendruara në financë, turizëm, konsum dhe tema të tjera.
    Panairi Ndërkombëtar i Kinës për Tregtinë e Shërbimeve (CIFTIS) është një platformë ekspozitash dhe tregtimi kombëtare, ndërkombëtare, gjithëpërfshirëse dhe në shkallë të gjerë, e projektuar posaçërisht për tregtinë e shërbimeve. Është një platformë kyçe për Kinën për të zgjeruar hapjen, për të thelluar bashkëpunimin dhe për të udhëhequr inovacionin. Që nga viti 2012, CIFTIS është mbajtur me sukses për 11 edicione, duke u bërë ekspozita më e madhe gjithëpërfshirëse në botë për tregtinë e shërbimeve dhe duke tërhequr gati 1.19 milion ekspozues nga 198 vende dhe rajone.

  • Bizneset e sigurisë dhe shërbimeve mbështetëse të kompanive, 840 mln euro të ardhura në 2023

    Bizneset e sigurisë dhe shërbimeve mbështetëse të kompanive, 840 mln euro të ardhura në 2023

    Siguria po iu kushton gjithnjë e më shumë vit pas viti bizneseve, individëve dhe institucioneve. Përparimi teknologjik po gjeneron mundësi të reja, por që kushtojnë dhe krijojnë hapësira për biznes të ri edhe në vendin tonë.Sektori që përfshin “Shërbimet e sigurisë dhe hetimit; shërbimet për ndërtesat dhe peizazhin (pastrimi); administrimi e zyrave, mbështetja e zyrave dhe shërbime të tjera mbështetëse të biznesit” ka shënuar një rritje të ndjeshme gjatë tre viteve të fundit në Shqipëri.Të dhënat tregojnë se të ardhurat nga ky grup aktivitetesh arritën në 84.4 miliardë lekë në vitin 2023, nga 75 miliardë lekë në vitin 2022 dhe 67 miliardë lekë në vitin 2021. Shërbimet mbështetëse të biznesit rriten me 26% në dy vjet.Këto shërbime luajnë në ekonominë shqiptare. Bëhet fjalë për një grup të gjerë aktivitetesh, që nisin nga shërbimet e sigurisë fizike në institucione publike e private, deri te pastrimi profesional, mirëmbajtja e ambienteve të jashtme dhe shërbimet logjistike apo mbështetëse në zyrat e kompanive.Rritja e të ardhurave për bizneset e sigurisë dhe shërbimeve mbështetëse të zyrave po vjen nga zgjerimi i kërkesës në sektorin privat dhe publikë për të kontraktuar shërbime të jashtme, si dhe zgjerimi i sektorit të shërbimeve call center i cili ka tërhequr një pjesë të konsiderueshme të fuqisë punëtore, veçanërisht të rinjsh.Në këtë kontekst, sektori pritet të vazhdojë rritjen, sidomos nëse kombinohet me digjitalizimin e shërbimeve dhe rritjen e kërkesës ndërkombëtare për shërbime në distancë.Studimet vendase tregojnë se Sektori privat i sigurisë përfshin rreth 270 kompani të licencuara që ofrojnë shërbime të tilla. Më shumë se 12,800 roje private punësohen në këtë sektor, afërsisht po aq sa Policia e Shtetit.Afërisht kostot për punonjës në muaj për kompanitë e sigurimit janë 400-600 euro në muaj. Studimet tregojnë se objekte mesatare, bizneset mund të shpenzojnë 5,000–10,000 euro në vit për një vendroje sigurie dhe shumëfish për sisteme shërbimi më të mëdha.Vitet e fundit institucionet financiare dhe bankat harxhojnë vlera shumë më të mëdha jo vetëm për sigurinë fizike por edhe kundër mashtrimeve në internet.Përhapja e teknologjisë dhe automatizimit të punës është duke zgjeruar mashtrimin online duke bërë që shumë kompani të zgjerojnë financimet për mbrojtje ndaj sulmeve kibernetikë. Me avancimin teknologjik do të rriten më tej edhe shpenzimet për sigurinë ndaj sulmeve virtuale krahas atyre fizike./ B.HoxhaBurimi: INSTATKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Rriten çmimet e shërbimeve kadastrale, sa do të paguajnë qytetarët nga gushti 2025, çfarë parashikon vendimi

    Rriten çmimet e shërbimeve kadastrale, sa do të paguajnë qytetarët nga gushti 2025, çfarë parashikon vendimi

    Tashmë është fakt i kryer. Nga ky muaj qytetarët do të paguajnë më shumë për shërbimet që mbulon Agjencia Shtetërore e Kadastrës.
    Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin, i cili është publikuar në Fletoren Zyrtare,, në të cilin parashtrohen një seri ndryshimesh në tarifat e shërbimeve kadastrale. Këto ndryshime prekin si tarifat ekzistuese, ashtu edhe shtimin e disa shërbimeve të reja në kuadër të digjitalizimit të proceseve. Vendimi i ri ndryshon dhe shton pika në vendimin nr. 389, datë 13.5.2020, që përcaktonte tarifat bazë të shërbimeve të regjistrimit dhe dokumentimit të pronësisë.
    TARIFAT E REJA
    Rritjet më të theksuara janë vënë re në shërbimet që kanë të bëjnë me regjistrimin e akteve të reja, konfirmimet për pronësi dhe nxjerrjen e certifikatave arkivore. Për shembull, tarifa për regjistrimin e një kontrate shitblerjeje është rritur nga 1,000 lekë në 2,000 lekë. Shërbimi për dhënien e një kopjeje të certifikatës së pronësisë është rritur nga 500 lekë në 1,200 lekë, ndërsa konfirmimi i sipërfaqes nga arkiva apo përditësimet në të dhëna kadastrale janë gjithashtu dyfishuar në çmim.
    NDRYSHIMET
    Ndryshimet argumentohen nga qeveria në vendimin në fjalë si pjesë e përpjekjeve për të modernizuar dhe përmirësuar transparencën e proceseve kadastrale, si dhe për të mbuluar kostot në rritje të operimit të sistemit. Me këto tarifa të reja, pritet që qytetarët të kenë akses më të lehtë në shërbimet “online”, por edhe të ndjejnë më shumë barrë financiare për çdo proces që përfshin tokën apo pronën e tyre. Ndërkohë, ekspertët e tregut imobiliar dhe shoqatat e mbrojtjes së konsumatorëve kanë reaguar me shqetësim, duke kërkuar që të ketë një faturim të drejtë dhe proporcional, sidomos për kategoritë e ndjeshme dhe për rastet e trashëgimisë apo legalizimeve, ku shpesh përfshihen familje me të ardhura të ulëta. Tarifat e reja hynë në fuqi menjëherë pas publikimit në Fletoren Zyrtare, pra në fillim të muajit gusht 2025 dhe do të aplikohen në të gjitha zyrat kadastrale të vendit, përfshirë edhe ato që ofrojnë shërbime nëpërmjet portalit “e-Albania”.
    Risia, tarifa diferenciale, “Online” dhe në sportel
    Një nga risitë më të rëndësishme në vendimin e ri për tarifat kadastrale është ndarja e qartë mes shërbimeve që kryhen fizikisht dhe atyre “online” përmes platformës “e-Albania”. Për të njëjtin shërbim, tarifa për aplikim elektronik është shpesh më e ulët se ajo për aplikim në sportel, duke synuar të inkurajojë qytetarët të përdorin format digjitale. Për shembull, për një shërbim të zakonshëm si lëshimi i një kopjeje të certifikatës së pronësisë: “online” është 800 lekë, ndërsa në sportel 1,200 lekë. Kjo diferencë prej 400 lekësh është më shumë se 30% më lirë nëse shërbimi kërkohet “online”. Po ashtu, për regjistrimin e akteve noteriale, tarifa “online” është 1,500 lekë, ndërsa në sportel 2,000 lekë. Ky ndryshim jo vetëm që përshpejton procedurat për qytetarët, por edhe redukton ngarkesën në sportele fizike, duke e bërë shërbimin më efikas. Vendimi synon gjithashtu të frenojë vonesat dhe informalitetin në procesin e regjistrimit të pronës.

  • Numri i përdoruesve të telefonisë celulare ra përsëri në tremujorin e parë

    Numri i përdoruesve të telefonisë celulare ra përsëri në tremujorin e parë

    Numri i përdoruesve aktivë të shërbimeve celulare pësoi rënie të mëtejshme në tremujorin e parë të këtij viti.Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), numri i përdoruesve aktivë të këtyre shërbimeve arriti në 2.43 milionë, në rënie me 2.3% krahasuar me fundin e vitit 2024 dhe me 1.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Rënia madje shënon edhe numri i përdoruesve të internetit me brez të gjerë nga rrjetet celulare. Numri i përdoruesve të internetit zbriti në 2.02 milionë, me një rënie prej 3.4% nga fillimi i vitit, por me një rritje të lehtë prej 0.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Në fakt, ulja e numrit të përdoruesve të telefonisë celulare duket të jetë edhe një tendencë afatgjatë. Në harkun e një dekade, numri i përdoruesve aktivë të telefonisë celulare ka rënë me më shumë se 28%.Kjo mund të shpjegohet me faktorë të brendshëm të tregut, por ndoshta edhe me faktorë demografikë.Numri i operatorëve celularë është ulur nga katër në dy, ndërkohë që është gjithnjë e më pak e përhapur që një përdorues të mbajë më shumë se një numër celular. Kjo tendencë ishte mjaft e përhapur afërsisht deri para një dekade, para të ndalohej diferencimi i çmimeve për thirrjet brenda rrjetit dhe ato jashtë rrjetit.Një faktor tjetër që mund të ketë ndikuar numrin e përdoruesve në vitet e fundit është edhe marrëveshja për heqjen e tarifave roaming në vendet e Ballkanit Perëndimor. Duke qenë se një pjesë e mirë e vizitorëve të huaj në Shqipëri vijnë nga vendet fqinje, ata tashmë nuk e kanë më të nevojshme për të përdorur numra shqiptarë për komunikimin e tyre, gjatë kohës që ndodhen në Shqipëri.Gjithmonë në horizontin afatgjatë, edhe tendencat demografike negative dhe tkurrja e popullsisë mund ta shpjegojnë pjesërisht rënien e numrit të përdoruesve aktivë.Megjithatë, në periudha të veçanta rritja e fortë e turizmit hyrës e kompenson përkohësisht ndikimin e faktorëve të mësipërm. Turistët e huaj jashtë zonës së Ballkanit Perëndimor në përgjithësi përdorin karta SIM shqiptare gjatë periudhës së qëndrimit të tyre në Shqipëri.Gjatë tremujorit III 2024 numri i përdoruesve aktivë të shërbimeve celulare shënoi një rritje të fortë nga 2.52 milionë në 2.81 milionë. Por, në tremujorin IV 2024 numri i abonentëve aktivë shënoi menjëherë një rënie të fortë në 2.49 milionë, çka lë të kuptohet se turizmi ka një impakt të konsiderueshëm në numrin e përdoruesve aktivë të telefonisë celulare.Nga ana tjetër, shifrat e konsumit të shërbimeve celulare vazhdojnë të tregojnë një tendencë afatgjatë të përqendrimit të këtyre shërbimeve tek interneti dhe rënien e shërbimeve të thirrjeve zanore dhe mesazheve të shkruara.Për tremujorin e parë të vitit, trafiku i të dhënave (internetit) u rrit me 8.8% krahasuar me një vit më parë, ndërsa përdorimi mesatar mujor i të dhënave për përdorues u rrit me 8.6%.Nga ana tjetër, totali i thirrjeve telefonike dalëse ra me 3.3%, ndërsa numri i mesazheve të shkruara u tkurr me 4.8%. Këto shifra tregojnë se edhe komunikimi po zhvendoset gjithnjë e më shumë te aplikacionet OTT, të bazuara te interneti./ E.ShehuBurimi: AKEPKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.