Tag: shërbimeve

  • Nis pagesa e taksave të makinave online, Kryeministri Rama: Një tjetër hap drejt lehtësimit të shërbimeve

    Nis pagesa e taksave të makinave online, Kryeministri Rama: Një tjetër hap drejt lehtësimit të shërbimeve

    Nga sot, qytetarët shqiptarë mund të paguajnë taksat e mjeteve të tyre përmes platformës e-Albania, pa pasur nevojë të paraqiten fizikisht në sportele.

    Lajmi është bërë i ditur nga Kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook e cilësoi këtë si një tjetër hap përpara në procesin e digjitalizimit të shërbimeve publike.

    Top Channel

  • “Anëtarësimi në BE proces intensiv”, Rama: Sot 95% e shërbimeve janë online, korrupsioni është fshirë nga sistemi

    “Anëtarësimi në BE proces intensiv”, Rama: Sot 95% e shërbimeve janë online, korrupsioni është fshirë nga sistemi

    Kreu i qeverisë, Edi Rama, nga Viena, deklaroi sot se anëtarësimi i vendit në Bashkimin Evropian është një proces intensiv që po ecën me hapa të mëdhenj. Rama tha se lufta në Ukrainë, i ka çuar BE-së një mesazh të rëndësishëm’ që Ballkani Perëndimor natyrshëm është pjesë e së ardhmes së Unionit.
    Rama: Jemi në një proces që ka përparuar shumë, po çelim kapitujt e negociatave me një shpejtësi që nuk është parë më parë gjatë procesit të anëtarësimit, është kombinim i meritës dhe qasjes së re të BE kundrejt zgjerimit. Për shkak të luftës në Ukrainë, që e ka tronditur Europën dhe u ka përçuar BE mesazhin që Ballkani Perëndimor natyrshëm është pjesë e së ardhmes së organit të BE. Jemi në një proces të intensifikuar të anëtarësimit, jam shpresëplotë që të ndodhë herët.
    Kryeministri foli edhe për ministren e parë AI, Diella, e cila do të asistojë në prokurimet publike dhe së shpejti do të jetë në vende të ndryshme për t’i shërbyer qytetarëve. Me futjen e teknologjisë dhe me marrjen e shërbimeve onine, Rama tha se korrupsioni është fshirë nga sistemi.

    Rama: Përfshirja e teknologjisë ka krijuar një paradoks në Shqipëri që qeveria ka ecur më parë se sektori privat kur vjen puna te inovacioni. Sot dhe qysh prej disa vitesh kemi hequr shërbimet dhe rradhët e gjata. 95 për qind e shërbimeve ofrohen përmes internetit. Të gjithë mund të marrin shërbimin përmes celularit, është ndryshim i madh. Sot është krejtësisht i fshirë nga sistemi korrupsioni. E dobishmja e IA është kapaciteti për të punuar mbi të dhënat dhe për t’i shërbyer qytetarëve. Po përgatisim një platformë ku ministria do të jetë në vende të ndryshme në shumë kohë dhe do tu shërbejë përmes kërkesave të thjeshta, psh sot njerëzve u duhet të bëjnë disa hapa vetë të marrin një shërbim të shkojnë nag një rubrikë në tjetrën. Shumë shpejt do të ndërveprojnë me ministren në kohë reale duke ndërvepruar me zë, kam nevojë për këtë dokument, certifikatë dhe ajo do t’ja ofrojë në kohë reale. Ministrja do shërbejë dhe qyetari është shefi. Kur vjen puna për prokurimin publik është një hap shumë i madh dhe diçka e re. Për prokurimet publike është një hap i madh, do të bëhen me inteligjencë artificiale./vizionplus.tv 

  • “95 % e shërbimeve tona në formë digjitale”, Ibrahimaj: Do vazhdojmë të investojmë në inovacion dhe teknologji!

    “95 % e shërbimeve tona në formë digjitale”, Ibrahimaj: Do vazhdojmë të investojmë në inovacion dhe teknologji!

    Në emisionin “Sheshi i Dollarit”, ministrja e re e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj foli për një sërë çështjesh të rëndësishme, si zhvillimi i ekonomisë, tregu i punës, duke u ndalur edhe tek teknologjia.
    “Inteligjenca Artificiale” u shpreh Ibrahimaj tashmë ka marrë një vëmendje të lartë. ‘Pasja e një Ministri me Inteligjencë Artificiale për Inteligjencë Artificiale’ , tha Ibrahimaj gjatë intervistës, do të përmirësojë edhe proceset e qeverisjes.
    “Ne po jetojmë në një epokë ku Inteligjenca Artificiale sapo ka filluar të adaptohet në proceset e prodhimit, të punës dhe tregon për një rritje të eficences jashtëzakonisht të lartë. Përdorimi i Inteligjencës Artificile tregon për reduktim të kohës së prodhimit, qoftë të shërbimeve të informacionit shumë të lartë. Ndaj dhe ne, kryeministri ka vendosur që pjesë e kabinetit qeveritar të jetë një ministër për Inteligjencës Artificiale në të gjitha proceset tona. Diella nuk është personazh i panjohur për publikun shqiptar. Diella ka qenë asistenti virtual i shërbimeve të E-Albania dhe besoj që me hyrjen e Diellës, individët e kanë më të lehtë t’i marrin shërbimet.
    Unë besoj që pasja e një Ministri me Inteligjencë Artificiale për Inteligjencë Artificiale do të përmirësojë proceset e qeverisjes. AI është më e drejtë më transparente… dhe patjetër që ka edhe një marzh gabimi dhe për këtë arsye është kryeministri, që është përgjegjës për të. Dhe jo çdo gjë në fazat e para do t’i lihet Inteligjencës Artificiale, janë gjëra që po testohen.
    Është një inovacion që po e përqafojmë shumë më herët se të tjerët, kemi treguar dhe më parë…Do ta fusim në procesin e Prokurimit që kanë domosdoshmëri të automatizimit dhe të heqjes së vendimmarrjes njerëzore në procese dhe do fusim së shpejti Inteligjencën Artificiale në analizën e drejtorisë së Përgjithshme të tatimeve, të riskut dhe në shumë sektorë të tjerë. Dhe pse jo ne të kemi një mendim për të gjitha aktet ligjore për të gjitha procedurat që qeveria bën dhe nga Diella që personifikon Inteligjencën Artificiale.
    Inovacioni teknologjia e informacionit kërkon shumë financime, por qeveria shqiptare që në 2013 e ka pasur vizionin shumë të qartë për të investuar në inovacion dhe teknologji dhe jemi ndër të paktat vende me një numër kaq të lartë shërbimesh digjitale. 95 % e shërbimeve tona ofrohen dixhitalisht. Sigurisht që ne kemi bazat dhe patjetër që do vazhdojmë të investojmë dhe të kemi kapacitetin e duhur për të përballuar të gjithë fuqinë e Inteligjencës Artificiale”, tha më tej ajo.

  • “Regjistrimi digjital i pronave do të përfundojë në dhjetor 2026”, Rama: Inteligjenca Artificiale do përmirësojë shërbimet

    “Regjistrimi digjital i pronave do të përfundojë në dhjetor 2026”, Rama: Inteligjenca Artificiale do përmirësojë shërbimet

    Në një njoftim në rrjetet sociale, deklaroi sot se puna për digjitalizimin e regjistrit të pronave nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës do të përfundojë deri në dhjetor 2026, duke përfshirë të gjithë territorin e vendit.
    Rama theksoi se kjo nismë do të mundësojë ofrimin e shpejtë të shërbimeve përmes platformës e-Albania, ndërsa Inteligjenca Artificiale pritet të luajë një rol të rëndësishëm në rritjen e cilësisë së këtyre shërbimeve.
    MIRËMËNGJES 😊dhe me punën e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për regjistrimin digjital të pronave, që deri në dhjetor 2026 do të përfshijë krejt territorin, duke krijuar kushtet e një shërbimi të shpejtë përmes e-Albanias, ku Inteligjenca Artificiale do të ndikojë fort në cilësinë e shërbimeve, ju uroj një ditë të mbarë🫶, shkruan kryeministri./vizionplus.tv

  • Masa komplekse për të rritur konsumin e shërbimeve

    Masa komplekse për të rritur konsumin e shërbimeve

    Autoritetet kineze kanë shpallur një paketë të re masash për të rritur konsumin e shërbimeve, si pjesë e përpjekjeve më të gjera për të nxitur kërkesën e brendshme dhe për të çliruar potencialin e konsumit.
    Tregu i konsumit ka vazhduar të zgjerohet dhe struktura e tij është optimizuar vijimisht, theksoi zv.ministri i Tregtisë Sheng Qiuping në një konferencë shtypi të mbajtur të mërkurën .
    Sheng përmendi se konsumi i shërbimeve është një forcë kryesore nxitëse në rritjen e tregut të konsumit . Për shembull, koncertet dhe festivalet e muzikës kanë fituar popullaritet të gjerë, ndërsa veprimtaritë sportive në nivel bazë, si Liga e Basketbollit e Fshatit (Village BA) dhe kampionati i futbollit i provincës Jiangsu “Superliga Su”, janë bërë virale tashmë.
    Ministria e Tregtisë do të përzgjedhë rreth 50 qytete me popullsi të madhe, efekte të forta katalizatore e potencial të lartë rritjeje si zona pilot për formatet e reja, modelet e skenarët e konsumit, tha Kong Dejun, drejtori i Departamentit të Tregtisë në Shërbime dhe i Shërbimeve Tregtare në këtë ministri. Qëllimi është të rritet oferta e shërbimeve me cilësi të lartë dhe të inovohen skenarë të ndryshëm konsumi.
     
    Kina do të vazhdojë t’i bëjë më të përshtatshme shërbimet për turistët e huaj dhe të pasurojë produktet e personalizuara turistike për ta, u shpreh Miao Muyang, drejtor i Departamentit të Zhvillimit Industrial në Ministrinë e Kulturës dhe të Turizmit. Përveç kësaj, Miao theksoi zbatimin e politikave të kthimit të taksave për turistët e huaj, duke nxitur ngritjen e më shumë dyqaneve të kthimit të taksave në zonat me përqendrim të lartë të vizitorëve ndërkombëtarë, për të përmirësuar përvojën e blerjeve.

  • Shërbimet e komunikimit më të shtrenjta se në BE, shqiptarët ‘paguajnë’ faturën e mungesës së konkurrencës

    Shërbimet e komunikimit më të shtrenjta se në BE, shqiptarët ‘paguajnë’ faturën e mungesës së konkurrencës

    Shërbimet e komunikimit në Shqipëri janë më të shtrenjta në raport me Bashkimin Europian. Sipas statistikave krahasuese të Eurostat, indeksi i çmimeve për shërbimet e komunikimit vitin e kaluar ishte 2.7% më i lartë krahasuar me mesataren e Bashkimit Europian.

    Këto të dhëna konfirmojnë tendencën rritëse të çmimeve të komunikimit në Shqipëri, të lidhura veçanërisht me segmentin e shërbimeve celulare.

    Tregu i telefonisë celulare në Shqipëri është rikthyer tashmë në të njëjtën strukturë të vitit 2008, me vetëm dy operatorë në treg. Hyrja në treg e operatorit të tretë Eagle Mobile (Albtelecom) dhe më pas e operatorit të katërt, Plus Communication, solli rritje të konkurrencës dhe ulje të ndjeshme të tarifave të komunikimit.

    Por, këta dy operatorë nuk arritën asnjëherë të ishin fitimprurës. Plus Communication doli nga tregu në vitin 2018, ndërsa Albtelecom u shit vitin e kaluar te grupi hungarez 4iG, që paralelisht bleu edhe operatorin tjetër, ONE.

    Ulja e numrit të operatorëve celularë në vend ka filluar që të ndikojë në shtrenjtimin e paketave të komunikimit. Nga ana tjetër, kalimi në teknologjinë 5G dhe nevojat e vazhdueshme në teknologji kanë ushqyer edhe më shumë presione rritëse mbi çmimet e operatorëve celularë në vend.

    Shqiptarët konsumuan 2 miliardë GB internet në 2024

    Tregu i komunikimeve elektronike është gjithnjë e më i orientuar në shërbimin e internetit.

    Të dhënat nga AKEP tregojnë se konsumi i internetit shënoi rritje, si nga rrjetet fikse, ashtu edhe nga ato celulare dhe arriti volumin rekord të rreth 2 miliardë GB (gigabajt) për 2024.

    Trafiku i internetit me brez të gjerë (broadband) nga rrjete fikse arriti në rreth 1.78 miliardë GB, ose rreth 41% më shumë se viti 2023.

    Ndërsa trafiku i internetit nga rrjetet celulare arriti në 223 milionë GB, në rritje me 15.4% krahasuar me një vit më parë.

    Sipas AKEP, këto shifra dëshmojnë rritjen e rolit të internetit për aksesimin e shërbimeve financiare, informative, sociale, shëndetësore, etj. Rritja e vrullshme e përdorimit të marrjes së shërbimeve nëpërmjet rrjetit të internetit ka sjellë gjithnjë e më shumë nevojën për lidhje që mundësojnë transmetim të dhënash broadband me shpejtësi dhe cilësi të lartë.

    Struktura e pajtimtarëve me akses në shërbime interneti fiks po evoluon në mënyrë të pandërprerë drejt shërbimeve broadband me shpejtësi shkarkimi mbi 30 Mbps (megabit për sekondë).

    Rreth 84% e pajtimtarëve kanë pasur në vitin 2024 akses në lidhje fikse të kësaj shpejtësie, nga 69% që kishte qenë ky tregues në fund të vitit 2023. Ndërkohë, 42% e pajtimtarëve zotërojnë lidhje me shpejtësi mbi 100 Mbps, nga 28% që kishte qenë ky tregues për vitin 2023.

    Sipas AKEP, rritja e ndjeshme e numrit të pajtimtarëve që kanë akses në lidhje fikse me shpejtësi më shumë se 100 Mbps është një tregues mjaft pozitiv në funksion të arritjes së objektivave të

    parashikuara në planin kombëtar për infrastrukturë dixhitale broadband të shpejtësisë së lartë dhe shumë të lartë në të gjithë vendin.

    Operatorët investuan 5.2 miliardë lekë

    Sipas të dhënave të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), vlerësohet se operatorët e shërbimeve celulare dhe fikse investuan rreth 5.2 miliardë lekë, në rritje me 16% krahasuar me një vit më parë.

    Mbështetur në të dhënat e AKEP, gjatë vitit 2024, sipërmarrësit e shërbimeve celulare kanë investuar rreth 2.3 miliardë lekë, 29% më shumë krahasuar me një vit më parë.

    Rreth 93% e vlerës së investimeve të raportuara kanë shkuar në funksion të përmirësimit të infrastrukturës së ofrimit broadband nga rrjetet celulare.

    Shifrat e konsumit të shërbimeve celulare vazhdojnë të tregojnë një tendencë afatgjatë të përqendrimit të këtyre shërbimeve tek interneti dhe rënien e shërbimeve të thirrjeve zanore dhe mesazheve të shkruara.

    Për tremujorin e parë të vitit 2025, trafiku i të dhënave (internetit) u rrit me 8.8% krahasuar me një vit më parë, ndërsa përdorimi mesatar mujor i të dhënave për përdorues u rrit me 8.6%.

    Këto shifra tregojnë se edhe komunikimi po zhvendoset gjithnjë e më shumë tek aplikacionet OTT, të bazuara tek interneti.

    Ndërkohë, numri i përdoruesve të internetit nga rrjetet celulare ka arritur në afërisht 2.1 milionë, në rritje të lehtë vjetore me 0.4%. AKEP vlerëson se shqiptarët konsumojnë mesatarisht rreth 9 GB internet në muaj nga rrjetet celulare.

    Që prej fundit të vitit të kaluar, operatorët celularë kanë nisur ofrimin e shërbimit të internetit 5G në kryeqytet dhe në pika të veçanta të vendit. Rrjetet 5G kanë kapacitete më të larta transmetimi dhe pritet të sjellin rritje të volumit të të dhënave nëpërmjet rrjeteve celulare.

    Ndërkohë, sipërmarrësit e rrjeteve fikse kanë kryer rreth 2.9 miliardë lekë investime në rrjetet e tyre, shifër kjo në rritje të lehtë me 5% krahasuar me një vit më parë.

    Sipas raportimeve të operatorëve, edhe vitin e kaluar, investimet janë kanalizuar kryesisht në funksion të përmirësimit të aksesit të shërbimeve broadband rreth 87% e totalit, ku ndër investimet kryesore është fokusimi drejt zhvendosjes së rrjeteve të transmetimit nga teknologjia

    DSL drejt teknologjisë me fibër. Tashmë, rreth 69% e lidhjeve të internetit nga rrjetet fikse mbështeten në teknologjinë e fibrës optike. Të dhënat më të fundit të AKEP tregojnë se numri i abonentëve të internetit nga linjat fikse për tremujorin e parë 2025 arriti në afërsisht 681 mijë, në rritje me 7.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./Monitor.al

  • Shërbimet celulare në Shqipëri kushtojnë më shumë se mesatarja e BE-së

    Shërbimet celulare në Shqipëri kushtojnë më shumë se mesatarja e BE-së

    Shërbimet e komunikimit në Shqipëri janë më të shtrenjta në raport me Bashkimin Europian. Sipas statistikave krahasuese të Eurostat, indeksi i çmimeve për shërbimet e komunikimit vitin e kaluar ishte 2.7% më i lartë krahasuar me mesataren e Bashkimit Europian. Këto të dhëna konfirmojnë tendencën rritëse të çmimeve të komunikimit në Shqipëri, të lidhura veçanërisht me segmentin e shërbimeve celulare. Tregu i telefonisë celulare në Shqipëri është rikthyer tashmë në të njëjtën strukturë të vitit 2008, me vetëm dy operatorë në treg. Hyrja në treg e operatorit të tretë Eagle Mobile (Albtelecom) dhe më pas e operatorit të katërt, Plus Communication, solli rritje të konkurrencës dhe ulje të ndjeshme të tarifave të komunikimit.
    Por, këta dy operatorë nuk arritën asnjëherë të ishin fitimprurës. Plus Communication doli nga tregu në vitin 2018, ndërsa Albtelecom u shit vitin e kaluar te grupi hungarez 4iG, që paralelisht bleu edhe operatorin tjetër, ONE.
    Ulja e numrit të operatorëve celularë në vend ka filluar që të ndikojë në shtrenjtimin e paketave të komunikimit. Nga ana tjetër, kalimi në teknologjinë 5G dhe nevojat e vazhdueshme në teknologji kanë ushqyer edhe më shumë presione rritëse mbi çmimet e operatorëve celularë në vend.
    Shqiptarët konsumuan 2 miliardë GB internet në 2024
    Tregu i komunikimeve elektronike është gjithnjë e më i orientuar në shërbimin e internetit.
    Të dhënat nga AKEP tregojnë se konsumi i internetit shënoi rritje, si nga rrjetet fikse, ashtu edhe nga ato celulare dhe arriti volumin rekord të rreth 2 miliardë GB (gigabajt) për 2024.
    Trafiku i internetit me brez të gjerë (broadband) nga rrjete fikse arriti në rreth 1.78 miliardë GB, ose rreth 41% më shumë se viti 2023.
    Ndërsa trafiku i internetit nga rrjetet celulare arriti në 223 milionë GB, në rritje me 15.4% krahasuar me një vit më parë.
    Sipas AKEP, këto shifra dëshmojnë rritjen e rolit të internetit për aksesimin e shërbimeve financiare, informative, sociale, shëndetësore, etj. Rritja e vrullshme e përdorimit të marrjes së shërbimeve nëpërmjet rrjetit të internetit ka sjellë gjithnjë e më shumë nevojën për lidhje që mundësojnë transmetim të dhënash broadband me shpejtësi dhe cilësi të lartë.
    Struktura e pajtimtarëve me akses në shërbime interneti fiks po evoluon në mënyrë të pandërprerë drejt shërbimeve broadband me shpejtësi shkarkimi mbi 30 Mbps (megabit për sekondë).
    Rreth 84% e pajtimtarëve kanë pasur në vitin 2024 akses në lidhje fikse të kësaj shpejtësie, nga 69% që kishte qenë ky tregues në fund të vitit 2023. Ndërkohë, 42% e pajtimtarëve zotërojnë lidhje me shpejtësi mbi 100 Mbps, nga 28% që kishte qenë ky tregues për vitin 2023.
    Sipas AKEP, rritja e ndjeshme e numrit të pajtimtarëve që kanë akses në lidhje fikse me shpejtësi më shumë se 100 Mbps është një tregues mjaft pozitiv në funksion të arritjes së objektivave të
    parashikuara në planin kombëtar për infrastrukturë dixhitale broadband të shpejtësisë së lartë dhe shumë të lartë në të gjithë vendin.
    Operatorët investuan 5.2 miliardë lekë
    Sipas të dhënave të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), vlerësohet se operatorët e shërbimeve celulare dhe fikse investuan rreth 5.2 miliardë lekë, në rritje me 16% krahasuar me një vit më parë.
    Mbështetur në të dhënat e AKEP, gjatë vitit 2024, sipërmarrësit e shërbimeve celulare kanë investuar rreth 2.3 miliardë lekë, 29% më shumë krahasuar me një vit më parë.
    Rreth 93% e vlerës së investimeve të raportuara kanë shkuar në funksion të përmirësimit të infrastrukturës së ofrimit broadband nga rrjetet celulare.
    Shifrat e konsumit të shërbimeve celulare vazhdojnë të tregojnë një tendencë afatgjatë të përqendrimit të këtyre shërbimeve tek interneti dhe rënien e shërbimeve të thirrjeve zanore dhe mesazheve të shkruara.
    Për tremujorin e parë të vitit 2025, trafiku i të dhënave (internetit) u rrit me 8.8% krahasuar me një vit më parë, ndërsa përdorimi mesatar mujor i të dhënave për përdorues u rrit me 8.6%.
    Këto shifra tregojnë se edhe komunikimi po zhvendoset gjithnjë e më shumë tek aplikacionet OTT, të bazuara tek interneti.
    Ndërkohë, numri i përdoruesve të internetit nga rrjetet celulare ka arritur në afërisht 2.1 milionë, në rritje të lehtë vjetore me 0.4%. AKEP vlerëson se shqiptarët konsumojnë mesatarisht rreth 9 GB internet në muaj nga rrjetet celulare.
    Që prej fundit të vitit të kaluar, operatorët celularë kanë nisur ofrimin e shërbimit të internetit 5G në kryeqytet dhe në pika të veçanta të vendit. Rrjetet 5G kanë kapacitete më të larta transmetimi dhe pritet të sjellin rritje të volumit të të dhënave nëpërmjet rrjeteve celulare.
    Ndërkohë, sipërmarrësit e rrjeteve fikse kanë kryer rreth 2.9 miliardë lekë investime në rrjetet e tyre, shifër kjo në rritje të lehtë me 5% krahasuar me një vit më parë.
    Sipas raportimeve të operatorëve, edhe vitin e kaluar, investimet janë kanalizuar kryesisht në funksion të përmirësimit të aksesit të shërbimeve broadband rreth 87% e totalit, ku ndër investimet kryesore është fokusimi drejt zhvendosjes së rrjeteve të transmetimit nga teknologjia
    DSL drejt teknologjisë me fibër. Tashmë, rreth 69% e lidhjeve të internetit nga rrjetet fikse mbështeten në teknologjinë e fibrës optike. Të dhënat më të fundit të AKEP tregojnë se numri i abonentëve të internetit nga linjat fikse për tremujorin e parë 2025 arriti në afërsisht 681 mijë, në rritje me 7.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./Monitor.al

  • AI dhe robotika nxisin rritjen në tregtinë ndërkombëtare të shërbimeve

    AI dhe robotika nxisin rritjen në tregtinë ndërkombëtare të shërbimeve

    Përparimet e shpejta të Kinës në teknologji po nxisin rritjen në tregtinë e saj ndërkombëtare të shërbimeve, me inteligjencën artificiale (AI) dhe robotikën që po shfaqen si kontribuues të rëndësishëm.
    Në Panairin Ndërkombëtar për Tregtinë e Shërbimeve (CIFTIS), ekspozuesit shfaqën një gamë inovacionesh të drejtuara nga AI, të dizajnuara për të përmirësuar si përvojat e konsumatorëve ashtu edhe efikasitetin industrial.
    Një nga ato që spikati ishte një palë syze inteligjente që mund të vlerësojnë përmbajtjen kalorike të ushqimit dhe të ofrojnë udhëzime të personalizuara dietike bazuar në të dhënat individuale shëndetësore. Përdoruesit thjesht shikojnë ushqim dhe asistenti i AI-së do të ofrojë informacion ushqyes.
    Zbatimet industriale robotike po zgjerohen gjithashtu me shpejtësi, duke nxitur më tej tregtinë e shërbimeve.
    Në Qendrën e Trajnimit të të Dhënave të Robotikës Humanoide të Pekinit, robotët po trajnohen për të kryer detyra të ndryshme, duke përfshirë punët e përditshme të shtëpisë.
    Gjatë trajnimit, të dhënat në kohë reale mblidhen vazhdimisht për të rafinuar sistemet e AI-së. Këto të dhëna kërkohen gjithnjë e më shumë nga klientët ndërkombëtarë.
    “Të dhënat e gjeneruara për trajnimin AI janë produkti ynë për tregtinë. Ne prodhojmë gati 10,000 të dhëna çdo ditë dhe disa u dorëzohen partnerëve tanë në Amerikën e Veriut”, tha Yuan Qinni, një drejtor bashkëpunimi në qendër.
    Iniciativa “AI+” e qeverisë, e njoftuar më parë këtë vit, synon të promovojë modele të reja shërbimi. Aplikacione të tilla si guidat virtuale turistike, asistentët mjekësorë inteligjentë dhe shoqëruesit e mësimit në AI pritet të bëhen më të disponueshme gjerësisht.

  • Rama publikon pamjet e godinës së re të DPSHTRR: Një hap drejt shërbimeve publike moderne

    Rama publikon pamjet e godinës së re të DPSHTRR: Një hap drejt shërbimeve publike moderne

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social Facebook pamje nga godina e re e Drejtorisë së Përgjithshme Shtetërore të Transportit Rrugor. Ai e cilëson këtë projekt si një tjetër hap përpara drejt ofrimit të shërbimeve publike moderne për qytetarët.
    Sipas pamjeve të shpërndara, godina e re do të ketë një arkitekturë tërësisht të ndryshuar dhe do të ndërtohet sipas standardeve bashkëkohore dhe moderne.
    “🏗️🧱Po merr formë godina e re e DPSHTRR, një hap tjetër drejt shërbimeve publike më moderne e pranë qytetarëve🤝🇦🇱”,  shkruan Rama.

  • “Arkëtarët” automatikë, depozitimet e parasë në ATM u rritën me 70% për 6-mujorin

    “Arkëtarët” automatikë, depozitimet e parasë në ATM u rritën me 70% për 6-mujorin

    Depozitimi automatik i parasë në bankomate po rritet për të nëntin vit radhazi.Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, për 6-mujorin e parë të këtij viti u regjistruan gjithsej 810 mijë depozitime të parasë cash në ATM. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një vitit më parë, numri i depozitimeve është rritur me 70%.Vlera totale e depozitimeve për 6-mujorin ka arritur në 37.6 miliardë lekë, në rritje me 62% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Edhe vitin e kaluar depozitimet e parasë cash në ATM shënuan një rritje të fortë, duke dëshmuar një tendencë drejt automatizimit edhe në shërbimet bankare që lidhen me paranë cash.Për vitin 2024 klientët e sektorit bankar kryen 1 milion e 31 mijë depozitime automatike në ATM, në rritje me 34% krahasuar me një vit më parë. Depozitimet cash në ATM kishin vlerën e 50 miliardë lekëve, në rritje me 32% krahasuar me një vit më parë.Edhe numri i bankomateve me funksionin depozitimit të parasë fizike po rritet, duke dëshmuar shtimin e investimeve për të automatizuar ofrimin e shërbimeve bankare. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se numri i pajisjeve ATM që mundësonin depozitimin e parasë cash në mesin e këtij viti arriti në 414, në rritje vjetore me 11%.Rreth 34% e numrit të përgjithshëm të ATM-ve në vend ofrojnë shërbimin e depozitimit të parasë cash.Shtimi i ATM-ve me funksion depozitimin e parasë është zhvillim i rëndësishëm për lehtësimin e ofrimit të shërbimeve bankare. Veprimet me paranë cash kanë qenë ndër shkaqet kryesore të fluksit të klientëve në degët e bankave.Automatizimi i këtij shërbimi nëpërmjet ATM-ve po ndikon gradualisht lehtësimin e flukseve, pakësimin e radhëve dhe përdorimin e degëve të bankave vetëm për ato raste ku ofrimi i shërbimit nga stafi është i domosdoshëm. Nga ana tjetër, shtimi i ATM-ve po shoqërohet edhe me përditësim të teknologjisë dhe të spektrit të shërbimeve të ofruara prej tyre, (si, për shembull, ofrimin e shërbimeve si kryerja e abonimeve apo pagesave për palë të treta).Përdorimi i teknologjive që i automatizojnë proceset e thjeshta operacionale është, mes të tjerash, edhe një mënyrë për të rritur eficiencën e bankave dhe për t’i angazhuar burimet njerëzore në procese më komplekse.Në fund të muajit qershor, sektori bankar shqiptar ofronte gjithsej shërbim nëpërmjet 1214 ATM-ve aktive, në rritje me 33% krahasuar me një vit më parë. Numri i tërheqjeve të parasë cash në ATM arriti në më shumë se 10.9 milionë për gjashtë muajt e parë të vitit.Në vitet e fundit, rritja është nxitur sidomos nga ATM-të e vendosura në zonat turistike të vendit, që kanë si qëllim kryesisht ofrimin e shërbimit të tërheqjes së parasë cash për turistët e huaj. Këto ATM zakonisht nuk ofrohen direkt nga bankat, por operohen sipas një modeli biznesi në partneritet me biznese të tjera, që zakonisht janë kompanitë që tregtojnë pajisjet ATM-të.Në disa raste, veç markës së kompanisë që zotëron pajisjen, ATM-të mbajnë edhe logon e bankës partnere. Por, në disa raste këto pajisje operohen pa u identifikuar në vend me një bankë tregtare. Në këtë partneritet, banka ofron infrastrukturën bazë të pagesave, pra, sistemin, kontabilizimin dhe paranë cash.Ndërkohë, institucionet financiare ofrojnë pajisjen ATM dhe mbulojnë kostot operacionale, si transportin, rimbushjen, siguracionin e parasë, si edhe mbajnë marrëdhëniet me bizneset për qiratë e vendosjes së ATM-ve, etj. Në fund, të ardhurat ndahen në bazë të kostove të secilës palë./ E.Shehu Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.