Tag: shërbimeve

  • Sektori privat i Eurozonës shënon rritjen më të fortë në mbi dy vjet

    Sektori privat i Eurozonës shënon rritjen më të fortë në mbi dy vjet

    Aktiviteti i sektorit privat në Eurozonë u rrit me ritmin më të shpejtë që nga mesi i vitit 2023 gjatë muajit tetor, i nxitur nga një rritje e fortë e shërbimeve në Gjermani, ndërsa Franca mbeti pas me një tkurrje të thelluar.Një rreze optimizmi ndriçoi ekonominë e Eurozonës, pasi të dhënat e reja mbi aktivitetin e bizneseve treguan ritmin më të shpejtë të rritjes në sektorin privat që nga mesi i vitit 2023.Indeksi i përbërë i menaxherëve të blerjeve (Composite PMI) për Eurozonën u rrit në 52.2 në tetor, nga 51.2 në shtator, sipas vlerësimeve paraprake, duke shënuar muajin e nëntë radhazi të zgjerimit dhe duke barazuar nivelin më të lartë që nga maji 2023.Rezultati sfidoi pritshmëritë e tregut për një ngadalësim në 51, duke dhënë shenja se rimëkëmbja ekonomike e bllokut mund të jetë duke fituar terren sërish.Rritja ishte e gjerë, me kontribute si nga sektori i shërbimeve, ashtu edhe nga ai i prodhimit, megjithëse shërbimet mbetën nxitësi kryesor i përmirësimit, duke arritur nivelin më të lartë të aktivitetit që nga gushti 2024.Indeksi i shërbimeve (Services PMI) u rrit në 52.6 në tetor, nga 51.3, duke tejkaluar parashikimet për 51.1. Edhe prodhimi industrial shënoi përmirësim, me PMI që arriti në pragun neutral 50, për herë të parë në territor zgjerimi që nga mesi i vitit 2022.Punësimi u rikthye në territor pozitiv, i mbështetur nga stabilizimi i porosive të prapambetura, megjithëse dinamika e inflacionit paraqiti një tablo të përzier.Ndërsa presionet nga kostot e inputeve u zbutën, bizneset rritën çmimet e produkteve përfundimtare me ritmin më të lartë në shtatë muaj, duke sugjeruar një rritje të moderuar të inflacionit për konsumatorët. Ekonomistët e panë këtë si një mbështetje për vendimin e Bankës Qendrore Europiane për të mbajtur normat e interesit të pandryshuara.Rrugë të ndryshme për Gjermaninë dhe FrancënDy ekonomitë më të mëdha të bllokut, Gjermania dhe Franca, vazhduan të ndjekin trajektore të kundërta.Rimëkëmbja e Gjermanisë fitoi terren në tetor, me prodhimin e sektorit privat që u zgjerua me ritmin më të shpejtë në pothuajse dy vjet e gjysmë. Indeksi i përbërë PMI u ngjit në 53.8, nga 52.0 në shtator, i nxitur nga rritja e fortë e shërbimeve dhe stabilizimi i sektorit të prodhimit.Porositë e reja u rritën dhe të prapambetura u rritën për herë të parë që nga mesi i vitit 2022, ndërsa presionet inflacioniste u përforcuan mes rritjes së çmimeve të inputeve dhe outputeve.“Ky është një fillim jashtëzakonisht i mirë për tremujorin e fundit,” tha Dr. Cyrus de la Rubia, kryeekonomist në Hamburg Commercial Bank.“Aktiviteti në sektorin e shërbimeve është rritur ndjeshëm, dhe prodhimi në industri është zgjeruar për të tetin muaj radhazi.”Megjithatë, ai theksoi se problemet në industrinë prodhuese gjermane mbeten të pranishme, veçanërisht ato që lidhen me zinxhirët e furnizimit me gjysmëpërçues, të cilat vazhdojnë të ndikojnë në sektorë kyç si automotivët dhe inxhinierinë mekanike.Në kontrast të fortë, tkurrja e sektorit privat francez u thellua më tej.Rënia ekonomike u përkeqësua në tetor, pasi PMI i përbërë i Francës ra në 46.8, nga 48.1 në shtator, duke arritur nivelin më të ulët që nga shkurti dhe duke shënuar muajin e 14-të radhazi të tkurrjes.Sektori i shërbimeve u dobësua më tej në 47.1, ndërsa prodhimi industrial mbeti nën pragun e zgjerimit, në 48.3.“Franca po bëhet gjithnjë e më shumë një pengesë për ekonominë e Eurozonës,” tha de la Rubia. Ai theksoi pasigurinë e vazhdueshme politike që rrethon buxhetin 2026 dhe qeverinë e kryeministrit Sébastien Lecornu, duke shtuar se kjo paqëndrueshmëri “po kontribuon ndjeshëm në dobësinë e situatës ekonomike”.Tregjet presin raportin e inflacionit në SHBAPavarësisht shifrave më të forta se pritej për PMI-në, reagimi i tregjeve europiane mbeti i përmbajtur, pasi investitorët prisnin të dhënat kryesore të inflacionit në SHBA gjatë ditës.Indeksi Euro STOXX 50 qëndroi i pandryshuar, pranë niveleve rekord të arritura më herët gjatë javës. DAX gjerman shfaqi pak lëvizje në mesditë, ndërsa CAC 40 francez ra me 0.39%, i ndikuar nga shqetësimet për perspektivën e brendshme ekonomike.Ndër lëvizjet e kompanive, gjiganti italian i energjisë ENI u rrit me 2.44% pas rezultateve më të forta se pritej dhe nga rritja e çmimeve të naftës, pas sanksioneve amerikane ndaj kompanive ruse Rosneft dhe Lukoil.Kompania farmaceutike franceze Sanofi u ngjit me 0.79% pasi raportoi fitime më të larta për tremujorin e tretë dhe rikonfirmoi parashikimin vjetor.Prodhuesi suedez i mbrojtjes Saab dhe furnizuesi francez i industrisë automobilistike Valeo gjithashtu shënuan rritje përkatësisht 6.08% dhe 8.40%, pas rezultateve pozitive të fitimeve.Në tregun valutor, euroja mbeti e qëndrueshme në 1.16 ndaj dollarit amerikan. Në tregun e obligacioneve, yield-i i Bund-eve gjermane u rrit me dy pikë bazë në 2.61%. Ndërkohë, diferenca e kthimit mes obligacioneve franceze dhe atyre gjermane mbeti e qëndrueshme në 80 pikë bazë. / EuronewsKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Buxheti 2025, Rama ia çon paratë Diellës, rritet financimi me 60%

    Buxheti 2025, Rama ia çon paratë Diellës, rritet financimi me 60%

    Shërbimet digjitale të qeverisë, nëpërmjet zërit buxhetor “e-qeverisja”, janë duke u rritur me shpejtësi në krahasim me funksionet e tjera.

    Në ndryshimet e fundit buxhetore, buxheti për e-qeverisjen arriti në mbi 20.1 miliardë lekë, më shumë se 200 milionë euro. Shpenzimet për këtë zë pësuan rritje me 15% në krahasim me ndryshimet e qershorit, ndërsa në krahasim me buxhetin fillestar, fondet për e-qeverisjen u rritën me 60%.

    Ky trend reflekton zgjerimin e shërbimeve publike online dhe adoptimin në rritje të teknologjive digjitale nga qytetarët dhe bizneset, si pjesë e procesit të digjitalizimit të administratës publike. Rritja lidhet edhe me shtimin e shërbimeve të reja në portalin qeveritar apo me përmirësimin e aksesit dhe efikasitetit të platformës.

    Qeveria shqiptare hyri në histori pasi për herë të parë emëroi ministre një chatbot të inteligjencës artificiale të quajtur “Diella”.

    Megjithëse Diella është në strukturën e qeverisë, ajo nuk ka fusha përgjegjësie, por zëri i shpenzimeve për e-qeverisjen, që në thelb lidhet me Diellën, po rritet me shpejtësi.

    Qeveria ka kaluar edhe Europën për digjitalizimin e shërbimeve publike, por një pjesë e madhe e popullsisë pa njohuri digjitale paguan të tretë që i ndihmojnë në këto shërbime.

    Lexo dhe: Rama heq paratë nga arsimi e shëndetësia dhe ia kalon Belindës

    Kancelaritë, zyrat noteriale dhe të tjera këshillimore po përfitojnë nga ofrimi i shërbimeve të e-Albania-s për moshat e treta.

    Teksa Shqipëria ka përparuar me investimet në shërbime digjitale, nga ana tjetër njohuritë digjitale të popullsisë janë ndër më të ulëtat në Europë.

    Në vitin 2018, financimet për e-qeverisjen ishin 2.3 miliardë lekë. Në 7 vitet e fundit, financimi i shërbimeve publike digjitale është rritur më shumë se 8 herë.

    Infrastruktura digjitale po bëhet po aq e rëndësishme dhe jetike sa infrastruktura fizike – rrugët, uji dhe energjia. Tashmë, kur shumica e shërbimeve qeveritare jepen online dhe mund të merren nga telefonat e zgjuar, qeveria nga ana tjetër po rrit shpenzimet për këto shërbime.

    Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se nga viti 2016 në vitin 2024 janë financuar më shumë se 42 miliardë lekë, rreth 400 milionë euro për sistemet e e-Albania-s, teksa vetëm këtë vit do të financohen edhe 200 milionë euro të tjera. Financimet vjetore në infrastrukturën e e-Albania renditen të katërtat në radhë pas investimeve publike në transportin rrugor, detar dhe në ujësjellës.

    Mirëpo, kur një mori shërbimesh jepen online, qytetarët mbeten të ekspozuar ndaj korrupsionit dhe mosmarrjes së shërbimit. Mungesa e ndërveprimit ndërmjet institucioneve e bën të pamundur marrjen e dokumenteve në kohë, madje shërbimet mbeten të pezulluara për muaj të tërë.

    Nga ana tjetër, publiku i gjerë ka ende njohuri të kufizuara për përdorimin e këtyre shërbimeve, ndërsa transparenca mbetet problematike për shkak se produktet e infrastrukturës digjitale janë më pak të prekshme./ Monitor

  • Buxheti 2025, qeveria rrit me 60% financimet buxhetore për “Diellën”

    Buxheti 2025, qeveria rrit me 60% financimet buxhetore për “Diellën”

    Shërbimet digjitale të qeverisë, nëpërmjet zërit buxhetor “e-qeverisja”, janë duke u rritur me shpejtësi në krahasim me funksionet e tjera.Në ndryshimet e fundit buxhetore, buxheti për e-qeverisjen arriti në mbi 20.1 miliardë lekë, më shumë se 200 milionë euro. Shpenzimet për këtë zë pësuan rritje me 15% në krahasim me ndryshimet e qershorit, ndërsa në krahasim me buxhetin fillestar, fondet për e-qeverisjen u rritën me 60%.Ky trend reflekton zgjerimin e shërbimeve publike online dhe adoptimin në rritje të teknologjive digjitale nga qytetarët dhe bizneset, si pjesë e procesit të digjitalizimit të administratës publike. Rritja lidhet edhe me shtimin e shërbimeve të reja në portalin qeveritar apo me përmirësimin e aksesit dhe efikasitetit të platformës.Qeveria shqiptare hyri në histori pasi për herë të parë emëroi ministre një chatbot të inteligjencës artificiale të quajtur “Diella”.Megjithëse Diella është në strukturën e qeverisë, ajo nuk ka fusha përgjegjësie, por zëri i shpenzimeve për e-qeverisjen, që në thelb lidhet me Diellën, po rritet me shpejtësi.Qeveria ka kaluar edhe Europën për digjitalizimin e shërbimeve publike, por një pjesë e madhe e popullsisë pa njohuri digjitale paguan të tretë që i ndihmojnë në këto shërbime.Kancelaritë, zyrat noteriale dhe të tjera këshillimore po përfitojnë nga ofrimi i shërbimeve të e-Albania-s për moshat e treta.https://monitor.al/avokati-i-popullit-dixhitalizimi-i-sherbimeve-publike-po-perjashton-qytetaret-me-te-pambrojtur/Teksa Shqipëria ka përparuar me investimet në shërbime digjitale, nga ana tjetër njohuritë digjitale të popullsisë janë ndër më të ulëtat në Europë.Në vitin 2018, financimet për e-qeverisjen ishin 2.3 miliardë lekë. Në 7 vitet e fundit, financimi i shërbimeve publike digjitale është rritur më shumë se 8 herë.Infrastruktura digjitale po bëhet po aq e rëndësishme dhe jetike sa infrastruktura fizike – rrugët, uji dhe energjia. Tashmë, kur shumica e shërbimeve qeveritare jepen online dhe mund të merren nga telefonat e zgjuar, qeveria nga ana tjetër po rrit shpenzimet për këto shërbime.Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se nga viti 2016 në vitin 2024 janë financuar më shumë se 42 miliardë lekë, rreth 400 milionë euro për sistemet e e-Albania-s, teksa vetëm këtë vit do të financohen edhe 200 milionë euro të tjera. Financimet vjetore në infrastrukturën e e-Albania renditen të katërtat në radhë pas investimeve publike në transportin rrugor, detar dhe në ujësjellës.Mirëpo, kur një mori shërbimesh jepen online, qytetarët mbeten të ekspozuar ndaj korrupsionit dhe mosmarrjes së shërbimit. Mungesa e ndërveprimit ndërmjet institucioneve e bën të pamundur marrjen e dokumenteve në kohë, madje shërbimet mbeten të pezulluara për muaj të tërë.Nga ana tjetër, publiku i gjerë ka ende njohuri të kufizuara për përdorimin e këtyre shërbimeve, ndërsa transparenca mbetet problematike për shkak se produktet e infrastrukturës digjitale janë më pak të prekshme./ B.HoxhaBurimi: Ministria e FinancaveKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Arrestohen dy ukrainas në Bukuresht për tentativë sabotazhi

    Arrestohen dy ukrainas në Bukuresht për tentativë sabotazhi

    Dy shtetas ukrainas, të dy nën maskën dhe kontrollin e shërbimeve sekrete ruse, u arrestuan në Bukuresht më parë këtë javë në një operacion që autoritetet e përshkruajnë si një bashkëpunim midis Shërbimeve Sekrete Polake dhe Rumanase.

    Të dy janë akuzuar për tentativë saboti, pasi qëllimi i tyre dyshohet të ketë qenë të vendosin zjarr në këtë zyrë postare duke përdorur një paketë zjarrvënëse.

    Kjo zyrë postare ndodhet në qendër të Bukureshtit, në katin përdhes të një ndërtese banimi, dhe autoritetet rumune thanë se nëse zjarri do të kishte filluar, mund të ishte përhapur edhe në apartamentet sipër.

    Sipas autoriteteve, ata do të përdornin paketa zjarrvënëse të mbushura me pajisje elektronike që lejonin gjurmimin GPS dhe ndezjen në distancë të ngarkesave. Ngarkesat ishin përbërë nga termiti, një përzierje kimike e bërë nga pluhur metalik dhe okside metalesh, e cila pasi ndizet digjet shumë nxehtë.

    Të dy mbeten në paraburgim për të paktën 30 ditët e ardhshme ndërsa prokurorët po hetojnë këtë rast.

  • Skandal, Rama fsheh milionat për qejfet luksoze jashtë vendit, qeveria vendos që çdo udhëtim i tij dhe ministrave të…

    Skandal, Rama fsheh milionat për qejfet luksoze jashtë vendit, qeveria vendos që çdo udhëtim i tij dhe ministrave të…

    Kryeministri Edi Rama ka vendosur që milionat që ai harxhon bashkë me ministrat për udhëtime, hotele, avionë dhe qejfe jashtë vendit, të mbeten sekrete. Edhe pse qytetarët shqiptarë luftojnë me varfërinë dhe ndërkohë opozita e ka akuzuar shpesh se ai ka harxhuar miliona për udhëtime me charter apo për bileta në ndeshje futbolli dhe basketbolli, nuk ka pasur transparencë. Por me një vendim të marrë dje në mbledhjen e qeverisë, duket se kjo transparencë nuk do të ndodhë kurrë. Qeveria ka bërë një ndryshim në vendimin nr. 34, datë 7.1.1999, që ka të bëjë me kompetencat e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare sa i takon blerjes së biletave të avionëve dhe akomodimit në hotele për personalitetet. Sipas këtij vendimi, procedurat do të jenë tërësisht sekrete.
    Detajet
    Në vendimin që ka qenë në fuqi deri më tani thuhej: “DSHQ ofron shërbime si agjenci udhëtimesh, për shitjen e biletave në fushën e transportit ajror dhe rezervimin e akomodimit në hoteleri jashtë vendit, për institucionet e larta shtetërore, Kryeministrinë, ministritë e linjës dhe, me kërkesë të tyre, për Presidencën dhe Kuvendin e Shqipërisë”. Por qeveria ka bërë një ndryshim thelbësor, që do të thotë se nga tani e në vijim do të jenë sekrete shpenzimet për udhëtimet e Kryeministrit, ministrave apo funksionarëve të tjerë. “Shkronja ‘ë’, e pikës 2, ndryshohet, si më poshtë vijon: ‘ë) Ushtron funksionin e organit qendror blerës për blerjen e biletave në fushën e transportit ajror, si dhe rezervimin, blerjen e shërbimeve të akomodimit në hoteleri jashtë vendit dhe siguron shërbimet logjistike shtesë për delegacionet shtetërore jashtë vendit, për Kryeministrinë dhe ministritë.
    Për Kabinetin e Kryeministrit, institucionin e Presidencës dhe Kuvendit të Shqipërisë, këto shërbime i ofrohen në rast se kërkohen prej tyre. Shpenzimet për kryerjen e këtyre shërbimeve mbulohen nga buxhetet e institucioneve përfituese. DSHQ-ja negocion kontrata kuadër me kompani ajrore, rrjete hoteliere dhe agjenci udhëtimi dhe nënshkruan kontrata konfidencialiteti, me qëllim ruajtjen e informacionit të detyrueshëm mes palëve në kuadër të mbrojtjes së të dhënave personale, sipas legjislacionit përkatës. Me çdo institucion, i cili do të marrë shërbimin sipas kësaj shkronje, DSHQ-ja nënshkruan aktmarrëveshje bashkëpunimi dhe konfidencialiteti, me qëllim ruajtjen e informacionit të detyrueshëm mes palëve, në kuadër të mbrojtjes së të dhënave personale, sipas legjislacionit përkatës.
    Detyrat dhe përgjegjësitë e DSHQ-së për përmbushjen e detyrimeve për ofrimin e shërbimeve, si organ qendror blerës të përcaktuar në këtë shkronjë, si dhe tarifat e shërbimit miratohen me vendim të Këshillit Drejtues’”, thuhet në vendim. Çështja e udhëtimeve të personaliteteve jashtë vendit ka qenë gjithmonë e debatueshme. Vetë Rama ka fshehur shpenzimet për udhëtimet me charter. Ka pasur ministra që kanë shpenzuar miliona lekë për një natë në hotel. Shumë të tjerë kanë përfituar dieta etj. Por duket se Babloku tani ka vendosur që paratë e shqiptarëve të bëhen rrush e kumbulla dhe të mos e kuptojë njeri.

  • Këshilli i Ministrave merr vendimin: Shpenzimet për udhëtimet e Ramës jashtë vendit bëhen sekrete

    Këshilli i Ministrave merr vendimin: Shpenzimet për udhëtimet e Ramës jashtë vendit bëhen sekrete

    DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.34, DATË 7.1.1999, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR DREJTORINË E SHËRBIMEVE QEVERITARE DHE TRAJTIMIN E PERSONALITETEVE TË LARTA”, TË NDRYSHUAR
    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 53, të ligjit nr.162/2020, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, si dhe të ligjit nr.7582, datë 13.7.1992, “Për ndërmarrjet shtetërore”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
    V E N D O S I:
    I. Në vendimin nr.34, datë 7.1.1999, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:1. Shkronja “ë”, e pikës 2, ndryshohet, si më poshtë vijon:
    “ë) ushtron funksionin e organit qendror blerës për blerjen e biletave në fushën e transportit ajror si dhe rezervimin, blerjen e shërbimeve të akomodimit në hoteleri jashtë vendit dhe siguron shërbimet logjistike shtesë për delegacionet shtetërore jashtë vendit, për Kryeministrinë dhe ministritë. Për Kabinetin e Kryeministrit, institucionin e Presidencës dhe Kuvendit të Shqipërisë, këto shërbime i ofrohen në rast se kërkohen prej tyre. Shpenzimet për kryerjen e këtyre shërbimeve mbulohen nga buxhetet e institucioneve përfituese. DSHQ-ja negocion kontrata kuadër me kompani ajrore, rrjete hoteliere dhe agjenci udhëtimi dhe nënshkruan kontrata konfidencialiteti, me qëllim ruajtjen e informacionit të detyrueshëm mes palëve në kuadër të mbrojtjes së të dhënave personale, sipas legjislacionit përkatës. Me çdo institucion, i cili do të marrë shërbimin sipas kësaj shkronje, DSHQ-ja nënshkruan aktmarrëveshje bashkëpunimi dhe konfidencialiteti, me qëllim ruajtjen e informacionit të detyrueshëm mes palëve, në kuadër të mbrojtjes së të dhënave personale, sipas legjislacionit përkatës. Detyrat dhe përgjegjësitë e DSHQ-së për përmbushjen e detyrimeve për ofrimin e shërbimeve, si organ qendror blerës të përcaktuar në këtë shkronjë, si dhe tarifat e shërbimit miratohen me vendim të Këshillit Drejtues.
    Institucionet e lartpërmendura dërgojnë në Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare kërkesat për blerje të biletave dhe akomodim në hoteleri, jo më vonë se 15 ditë nga data e udhëtimit. Në raste emergjence dhe të justifikuara me shkrim nga institucioni kërkues, mund të procedohet me kërkesën, e cila duhet të dorëzohet jo më vonë se 5 (pesë) ditë nga data e udhëtimit. Në raste përjashtimore, DSHQ-ja mund të realizojë shërbimin në afate më të shkurtra se më sipër, me miratimin nga titullari i institucionit.”
    2. Pas shkronjës “j”, të pikës 2, shtohen shkronjat “k” ,“l” “ll”, “m”, “n”, “nj” dhe “o”, me këtë përmbajtje:“k) Mbulon funksionet e “Shërbimeve ndaj Trupit Diplomatik të akredituar në Tiranë dhe përfaqësive diplomatike shqiptare të akredituara jashtë vendit”, nëpërmjet drejtorisë përkatëse në varësi të saj;
    l) Menaxhon, administron dhe mirëmban godinat qeveritare, që gjenden në listën e inventarit të pronave të paluajtshme të Këshillit të Ministrave, duke përfshirë planifikimin, organizimin funksional të hapësirave, rikonstruksionin dhe mobilimin, sipas nevojave të institucioneve publike;
    ll) Inventarizon dhe regjistron pasuritë, që gjenden në listën e inventarit të Këshillit të Ministrave, duke krijuar një regjistër qendror për të gjitha godinat qeveritare, duke përfshirë të dhëna mbi sipërfaqen, destinacionin, gjendjen teknike, vitin e ndërtimit dhe statusin ligjor
    m) Realizon procesin e mirëmbajtjes e të restaurimit në godinat qeveritare që gjenden në listën e inventarit të pronave të paluajtshme të Këshillit të Ministrave, ndërhyrjet kapitale për rikonstruksione e restaurime, si dhe merr masa për sigurinë teknike e mbrojtjen nga zjarri;
    n) Harton plane për menaxhimin me efikasitet të energjisë së godinave qeveritare që gjenden në listën e inventarit të pronave të paluajtshme të Këshillit të Ministrave, në bashkëpunim edhe me institucionet përgjegjëse shtetërore dhe kujdeset për integrimin e standardeve ‘green building’;
    nj) Ushtron funksionin e organit qendror blerës për blerjen e mobiljeve, arredimin/ambientimin e mjediseve të punës dhe përfaqësimit për llogari të Kryeministrisë, ministrive si dhe të përfaqësive diplomatike të akredituara jashtë vendit. Për institucionin e Presidencës dhe Kuvendit të Shqipërisë, këto shërbime i ofrohen në rast se kërkohen prej tyre. Administron, mirëmban dhe restauron mobilje dhe objekte dekorative me vlerë historike dhe artistike që përdoren nga institucionet shtetërore, duke krijuar një fond kombëtar mobiljesh dhe objektesh dekorative (koleksion shtetëror);
    o) Kryen procedurat e ankandit publik për shitjen e mobiljeve dhe objekteve dekorative të amortizuara e të panevojshme dhe merr pjesë në ankande për blerjen e mobiljeve dhe objekteve dekorative me interes historik, artistik dhe estetik, duke respektuar rregullat, procedurat dhe përjashtimet e legjislacionit në fuqi;”.
    II. Funksioni i DSHQ-së për blerjen e biletave në fushën e transportit ajror si dhe rezervimin, blerjen e shërbimeve të akomodimit në hoteleri jashtë vendit, i shtuar sipas pikës 1, të këtij vendimi, do të zbatohet duke filluar nga data 1 janar 2026. Deri në atë datë, institucionet e përmendura në atë pikë duhet të kryejnë vetë procedurat përkatëse dhe brenda datës 10 dhjetor 2025 të dërgojnë pranë DSHQ-së të gjitha nevojat e tyre për periudhen 1 janar 2026 dhe në vijim.
    Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.K R Y E M I N I S T R IEDI RAMA

  • Balluku dhe Subashi për nënkryetarët e rinj të Bashkisë Fier: Ristrukturim dhe përmirësim i shërbimeve ndaj qytetarëve

    Balluku dhe Subashi për nënkryetarët e rinj të Bashkisë Fier: Ristrukturim dhe përmirësim i shërbimeve ndaj qytetarëve

    Screenshot

    Pas zyrtarizimit të katër nënkryetarëve të rinj të Bashkisë Fier, zv/kryeministrja Belinda Balluku në një prononcim për mediat ka theksuar se ky proces ka nisur disa muaj më parë si pjesë e një riorganizimi të mirëfilltë të bashkisë, me qëllim rritjen e cilësisë dhe efikasitetit të shërbimeve ndaj qytetarëve.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Balluku ka theksuar rëndësinë e ristrukturimit të thellë të strukturave të bashkisë, duke përfshirë ndarjen e detyrave, dixhitalizimin e shërbimeve dhe, mbi të gjitha, transparencën ndaj qytetarëve. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Në ndërkokë, kryebashkiaku Armando Subashi ka vënë në dukje se ky është një proces që do të vijojë edhe në institucionet vendore. Sipas tij, struktura e re e bashkisë do të ndryshojë tërësisht brenda dy-tre muajve në vijim, në përputhje të plotë me statusin e nënpunësit civil për çdo punonjës.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Ndërkohë, sa i përket zgjedhjeve të pjesshme që do të zhvillohen në disa bashki të vendit, Balluku është shprehur e bindur se Partia Socialiste do të ketë të njëjtin sukses si në 11 maj, jo vetëm në Fier, por në të gjithë Shqipërinë.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • 8.8 milionë dokumente të gjeneruara në 9-mujorin përmes “e-Albania”

    8.8 milionë dokumente të gjeneruara në 9-mujorin përmes “e-Albania”

    Nga janari deri në shtator 2025, portalit qeveritar “e-Albania” i janë gjeneruar 8.8 milionë dokumente zyrtare, një shifër që dëshmon qartë rritjen e përdorimit të shërbimeve elektronike në vend dhe një transformim të thellë në mënyrën sesi qytetarët dhe bizneset ndërveprojnë me administratën publike.
    Sipas të dhënave zyrtare nga platforma, të gjitha këto dokumente janë lëshuar në kohë reale dhe janë të pajisura me vulë elektronike, çka i siguron vlefshmërinë ligjore pa nevojën për prezencë fizike në sportele apo për procedura shtesë administrative. Kjo jo vetëm kursen kohë dhe burime, por edhe e bën komunikimin me institucionet më efikas dhe transparent.

    Ky numër i lartë dokumentesh është një tregues i besimit në rritje që qytetarët dhe institucionet kanë ndaj shërbimeve digjitale. Për më tepër, kjo përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të administratës publike në Shqipëri, duke reduktuar ndjeshëm burokracinë dhe duke rritur aksesin ndaj shërbimeve.

    Aktualisht, “e-Albania” ofron mbi 1200 shërbime publike online, duke u bërë një pikë referimi të domosdoshme për qytetarët, bizneset dhe institucionet shtetërore, duke kthyer platformën në një nyje kyçe të digjitalizimit të shërbimeve publike në vend.

    Ky progres është një dëshmi e qartë e transformimit teknologjik që po kalon vendi ynë dhe një lajm i mirë për të gjithë ata që kërkojnë efikasitet dhe transparencë në marrëdhëniet e tyre me shtetin.

  • Rritet fluksi i qytetarëve në zyrat e e-Shërbimeve në Elbasan, kursime deri në 340 mijë lekë në ditë

    Rritet fluksi i qytetarëve në zyrat e e-Shërbimeve në Elbasan, kursime deri në 340 mijë lekë në ditë

    Kronikë E Martë, 30 Shtator 2025 15:04
    Qytetarët e Elbasanit po përdorin gjithnjë e më shumë zyrat e reja të e-Shërbimeve, të cilat ofrojnë lëshim certifikatash, aplikime për akte gjendjeje civile, pasaporta, shërbime kadastrale, aplikime pranë OSHEE dhe Tatim-Taksat, si dhe ndihmë për përdorimin e portalit e-Albania.
    Vetëm javën e fundit, mesatarisht çdo ditë janë kryer 30 aplikime pranë ASHK, 35 pranë ISSH, 10 për pasaportë, 50 certifikata dhe shërbime të tjera. Përveç lehtësimit të procedurave, qytetarët përfitojnë kursime mesatare prej 2,000 lekësh, që përfluksin ditor prej 150–170 personash arrijnë deri në 340,000 lekë.

    Nga sot, pagesa e taksave të mjeteve mund të bëhet online përmes e-Albania në zyrat e e-Shërbimeve, duke kursyer mbi 11,500 ditë pune, 4.7 milion km rrugë dhe 331 mijë litra karburant. Bashkia synon të zgjasë dhe përmirësojë më tej këto shërbime, duke i bërë më të pranueshme dhe efikase për qytetarët.

  • Nis pagesa online e taksave të makinave, Kryeministri Rama: Një tjetër hap drejt lehtësimit të shërbimeve

    Nis pagesa online e taksave të makinave, Kryeministri Rama: Një tjetër hap drejt lehtësimit të shërbimeve

    Nga sot, qytetarët shqiptarë mund të paguajnë taksat e mjeteve të tyre përmes platformës e-Albania, pa pasur nevojë të paraqiten fizikisht në sportele.

    Lajmi është bërë i ditur nga Kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook e cilësoi këtë si një tjetër hap përpara në procesin e digjitalizimit të shërbimeve publike.

    Top Channel