Kryeministri Edi Rama, ka marrë pjesë ditën e sotme në aktivitetin “Fuqizimi i AI në Shërbimet Publike Digjitale në Shqipëri” për modernizimin e administratës publike.Gjatë fjalës së tij, Rama tha se e shkuara e administratës ka qenë “lëmsh e li”, ndërsa thekson se nga viti 2020 e deri më sot janë dhënë të paktën 49 milionë shërbime online.
Sipas tij për shkak të digjitalizimit është arritur kursimi i 640 milionë euro.“Ajo që ka ndodhur në dekadën e fundit është e jashtëzakonshme. Kjo është kaq e vërtetë saqë Shqipëria konsiderohet si vend lider në rajon nga digjitalizimi i shërbimeve publike, e në çdo klasifikim evropian ne jemi mbi mesin e klasifikimit, çka duke pasur parasysh nga çfarë humnere e nisëm ngjitjen, e bën spektakolare këtë transformim.
Këtë transformim që ka emrin në fillim të AKSHI-t, e cila në fillim ishte një agjenci fantazëm, e sot platforma jep 95% a më shumë të shërbimeve online, ndërsa dikur jepte një grusht qesharak shërbimesh, sot ka arritur një skuadër që i shërben shtetit por është lider në treg sa i përket kapaciteteve të veta profesionale.
Nga ana tjetër, padiskutim në këtë process, nuk mund të mos vlerësoj edhe ata që Linda përmendi, sepse ky është një proces që kushton. E Shqipëria tani ka filluar të krijojë kapacitete financiare të konsiderueshme në raport me ambicien e vet. Deri para pak kohe ishte e domosdoshme mbështetja që fatmirësisht e kemi gjetur nga disa partnerë. Është jo e lehtë të kthethesh pas, ato pamje që ishin bardh e zi e që sot e për ne, që i kemi jetuar deri para një dekade duken si pamje të Luftës së Dytë Botërore.
Një realitet shumë i zymtë, por trashëgimia e atyre pamjeve si arkiva, ku ishin bërë lëmsh e li dokumentet e shtetit, është një trashëgimi ende që peshon e na vështirëson procesin, pasi digjitalizimi i plotë i atyre arkivave është një domosdoshmëri. 54 shërbime do merren drejtpërdrejtë me vulë elektronike me kërkesë zanore.
Nga ana tjetër janë 3.3 mln përdorues, praktishit gjithë shqiptarët, që janë aktivë brenda e jashtë vendit, dhe bizneset, e prej vitit 2020 janë dhënë 49 mln shërbime. Përfytyroni 49 mln qëndrime në radhe, kontakte sy më sy e vesh më vesh, frymë më frymë, me shtetin nëpër sportele. 49 mln radha, 49 mln raste ku mundësia për të dalë të stresuar nga kontakti apo e për të pasur ndjesinë e një dore që të futet në pantellona për të kërkuar lekë, është një mundësi reale. Të gjitha këto të eliminuara, bashkë me mortjen e korrupsionit endemik. Një mortje që persekutonte shqiperinë ne çdo sportel, në çdo hap.
Ne kemi bërë një audit ndërkombëtar të platformës për të kuptuar se çfarë ka provuar ky transformim. 640 mln euro të kursuera, vetëm nga ky transformi, vetëm nga asgjësmi i radhëve, nga kursimi i kohës.1 mln km rrugëtim vajtje-ardhje njerëzish, për të marrë dokumentat, ose se kjo më pëlqen, na e kanë dhënë përpara si një shëmbull, 25 mijë xhiro rreth tokës.
Të gjitha këto përfshijnë edhe shërbimet publike, ata që jetojnë jashtë kanë kursyer 57 mln euro, ngaqë i marrin shërbimet nga platforma. Më e rëndësishmja ata që jetojnë jashtë i marrin shërbimet njësoj si ata që jetojnë brenda, pa pasur nevojë për të ardhur në Shqipëri, e për të bërë pjesëmarrësin në ato skena të tmerrshme në sezonin e verës, ku njerëzit dyndeshin në sportele për të marrë një letër. E bëheshin si refugjatë në një kamp lufte”, tha Rama.
Tag: shërbime
-

Digjitalizimi i administratës, Rama: Nga 2020 u dhanë 49 mln shërbime online, kursyem 640 mln euro
-

Kosova ende pa spital ushtarak, ekspertët: Po cënohet konfidencialiteti i pjesëtarëve të sigurisë
Ndërtimi dhe funksionalizimi i një spitali ushtarak nuk është ende në planet e shtetit, të paktën jo në ato publike.
Aktualisht në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës funksionon Qendra e Mjekësisë, e cila ofron disa prej shërbimeve bazike mjekësore, teksa është vënë synim ngritja për një nivel.
“Në këtë qendër ofrohen shërbime ambulatore si: Shërbime të mjekësisë urgjente, Mjekësi e përgjithshme, Mjekësi interne-Kardiologji, Kirurgji e përgjithshme, Psikiatri, Oftalmologji, Stomatologji, Psikologji Klinike, Shërbimi i Farmacisë dhe Shërbimi i Fizioterapisë. Të gjitha këto shërbime janë të pajisura me kabinetet e nevojshme. Gjithashtu, në këtë qendër ofrojmë shërbime diagnostike si: Kabineti i radiologjisë, Laboratori hematologjik dhe biokimik, Kabineti i Mjekësisë interne-kardiologji (EKG, Echo e zemrës, Ergometri, Holter, Spirometri), Kabineti i ORL me audiometri dhe Kabineti i Oftalmologjisë”, thuhet nga FSK-ja.
Çështje të nivelit strategjik shtetëror i vlerësoi FSK-ja pyetjet lidhur planet dhe mundësitë e ndërtimit të spitalit ushtarak.
Megjithatë, në Strategjinë e Mbrojtjes nuk përmendet askund spitali ushtarak.
Edhe pse në planin dhjetëvjeçar gjithëpërfshirës të tranzicionit është paraparë edhe avancimi i shërbimeve mjekësore, eksperti i sigurisë Drizan Shala për TV Dukagjinin vlerësoi se në rrethanat aktuale buxhetore afat-shkurta, nuk pritet ndërtimi i një spitali ushtarak.
“Nuk mund të krijohet deri më 2028, por vetëm mund të kemi ngritje të kapaciteteve dhe avancim të strukturave mjekësore brenda komponentës ushtarake të FSK-së. Por në planin afat-gjatë do të duhej të mendohej që Kosova të ketë një spital ushtarak, i cili do të kontribuonte në çështje dhe speficikione të caktuara që vijnë me mandatin dhe misionin që mund të ketë Forca e Sigurisë së Kosovës, në atëkohë do të jetë Forca e Armatosura e Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Drizan Shala, ekspert i sigurisë.
Krahas vlerësimit se një i tillë duhet të buxhetohet deri më 2030, Shala theksoi se përveç shërbimeve, spitali ushtarak do të ndihmonte në ruajtjen e identitetit të pacientëve që janë pjesëtarë të strukturave të sigurisë.
“Për të krijuar institucione serioze ne do të duhej të kemi, segmente, elemente dhe instrumente, brenda këtij segmenti të sigurisë të cilët merren kryesisht me mirëqenien dhe shëndetin e pjesëtarëve, qoftë atyre policorë, të ushtrisë apo të inteligjencës, të cilët mund dhe do të duhej të kërkonin ndihmë për nevojat e tyre shëndetësore në spitalin ushtarak, ku dihet se personali i spitalit ushtarak kalon nëpër një filtër të sistemit të sigurisë dhe informacionet do të jenë konfidenciale”, ka deklaruar Drizan Shala, ekspert i sigurisë.
Ndër të rrallat herë kur një institucion i tillë mjekësor ushtarak është përmendur publikisht, është në një listë kërkesash që presidentja Vjosa Osmani e kishte paraqitur në Ditën e Forcës, më 2023.Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.JOQ Sondazh
-

Nga avokatët te inxhinierët, ja profesionet me rritjen më të madhe në ekonomi
Nga të gjitha aktivitet ekonomike që formojnë Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB), përgjatë tre dekadave të fundit është rritur ndjeshëm kontributi i “Aktivitete profesionale, shërbime mbështetëse”.Ky aktivitet ekonomik përfshin përgjithësisht profesionet e lira, avokatë, ekonomistë, kontabilistë, shërbime profesionale, dentistë, konsulenca, aktivitete të arkitekturës, inxhinierisë, etj.
Sipas të dhënave të INSTAT aktivitet profesionale kontribuuan me 0.93 për qind në PBB-më totale në vitin 1995, teksa vitin e kaluar pesha e këtij grupi arriti në 7.4 % të PBB-së.
Aktivitetet profesionale kishin rritjen më të madhe të peshës së tyre në ekonomi në raport me degët e tjera të mëdha të ekonomisë, të tilla si bujqësia dhe tregtia.
Shqipëria doli nga regjimi ekonomik me një cikël ekonomik tërësisht të mbyllur ku ofruesi i vetëm i shërbimeve dhe mallrave ishte shteti. Me përfshirjen e vendit në ekonominë e tregut, nisi sipërmarrja e lire dhe pesha e sektorit privat në ekonomi nisi të rritej dhe bashkë më të edhe profesionet e lira. Nevoja për shërbime avokatie, noterie, konsulenca, auditim, etj u rrit ndjeshëm vit pas viti, duke zgjeruar ndjeshëm peshën e këtyre aktiviteteve në ekonominë e vendit.
Shërbimet profesionale vit pas viti bëhen gjithnjë e më të kërkuara duke u shndërruar një zë më peshë në ekonomi. Vitet e fundit shumë nga aktivitetet profesionale u nxitën nga ndryshimi i modelit ekonomik të vendit
Rritja e sektorit të ndërtimit vitet e fundit ka shtuar ndjeshëm kërkesë për shërbime profesionale të tilla si projektim, arkitekture, inxhinieri, konsulencë, etj.
Sektori i turizmit gjithashtu ka nxitur edhe një seri aktivitetesh profesionale të tilla si shërbimet e pastrimit, kontabilitetit dhe guidave turistike, studime të tregut, konsulenca e etj.
Prej me më shumë se 34 vitesh në ekonominë e tregut bizneset po marrin shërbime jashtë kompanisë. Psh departamentet e marketingut bëhen me agjenci. Në vend të që të punësojnë juriste, bizneset paguajnë zyra juridike për përfaqësim. Gjithashtu çështjet e ndërlikuara të pronësisë kanë rritur kërkesën për shërbime juridike.
Gjithashtu në dekadën e fundit për shkak të plakjes së popullsisë dhe rritjes së pjesëmarrjes së grave në tregun e punës është rritur ndjeshëm kërkesa për kujdestar shtëpie etj. Të dhëna të krahasueshme tregojnë se Aktivitete Profesionale në Shqipëri kanë peshë më të lartë në PBB se në vendet e tjera të Rajonit, me përjashtim të Serbisë e Malit të Zi./Monitor/ -

Nga avokatë, ekonomistë e inxhinierë, ja profesionet me rritjen më të madhe në ekonomi në tre dekadat e fundit
Nga të gjitha aktivitet ekonomike që formojnë Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB), përgjatë tre dekadave të fundit është rritur ndjeshëm kontributi i “Aktivitete profesionale, shërbime mbështetëse”.
Ky aktivitet ekonomik përfshin përgjithësisht profesionet e lira, avokatë, ekonomistë, kontabilistë, shërbime profesionale, dentistë, konsulenca, aktivitete të arkitekturës, inxhinierisë, etj.
Sipas të dhënave të INSTAT aktivitet profesionale kontribuuan me 0.93 për qind në PBB-më totale në vitin 1995, teksa vitin e kaluar pesha e këtij grupi arriti në 7.4 % të PBB-së.
Aktivitetet profesionale kishin rritjen më të madhe të peshës së tyre në ekonomi në raport me degët e tjera të mëdha të ekonomisë, të tilla si bujqësia dhe tregtia.
Shqipëria doli nga regjimi ekonomik me një cikël ekonomik tërësisht të mbyllur ku ofruesi i vetëm i shërbimeve dhe mallrave ishte shteti. Me përfshirjen e vendit në ekonominë e tregut, nisi sipërmarrja e lire dhe pesha e sektorit privat në ekonomi nisi të rritej dhe bashkë më të edhe profesionet e lira. Nevoja për shërbime avokatie, noterie, konsulenca, auditim, etj u rrit ndjeshëm vit pas viti, duke zgjeruar ndjeshëm peshën e këtyre aktiviteteve në ekonominë e vendit.
Shërbimet profesionale vit pas viti bëhen gjithnjë e më të kërkuara duke u shndërruar një zë më peshë në ekonomi. Vitet e fundit shumë nga aktivitetet profesionale u nxitën nga ndryshimi i modelit ekonomik të vendit
Rritja e sektorit të ndërtimit vitet e fundit ka shtuar ndjeshëm kërkesë për shërbime profesionale të tilla si projektim, arkitekture, inxhinieri, konsulencë, etj.
Sektori i turizmit gjithashtu ka nxitur edhe një seri aktivitetesh profesionale të tilla si shërbimet e pastrimit, kontabilitetit dhe guidave turistike, studime të tregut, konsulenca e etj.
Prej me më shumë se 34 vitesh në ekonominë e tregut bizneset po marrin shërbime jashtë kompanisë. Psh departamentet e marketingut bëhen me agjenci. Në vend të që të punësojnë juriste, bizneset paguajnë zyra juridike për përfaqësim. Gjithashtu çështjet e ndërlikuara të pronësisë kanë rritur kërkesën për shërbime juridike.
Gjithashtu në dekadën e fundit për shkak të plakjes së popullsisë dhe rritjes së pjesëmarrjes së grave në tregun e punës është rritur ndjeshëm kërkesa për kujdestar shtëpie etj. Të dhëna të krahasueshme tregojnë se Aktivitete Profesionale në Shqipëri kanë peshë më të lartë në PBB se në vendet e tjera të Rajonit, me përjashtim të Serbisë e Malit të Zi./Monitor/
