Tag: shërbime

  • Tiranë/ Shërbime dentare me preparate të skaduara, arrestohen administratori i klinikës dhe një stomatolog

    Tiranë/ Shërbime dentare me preparate të skaduara, arrestohen administratori i klinikës dhe një stomatolog

    Një rast i aplikimeve të shërbimeve dentare me preparate të skaduara është goditur nga policia në Tiranë.

    Në Rrugën e Kavajës, në ambientet e subjektit me administrator shtetasin Ervin Zeka, që ofronte shërbime dhe punime stomatologjike dhe laboratorike si: terapi, ortodoncë, kirurgji, ura porcelani, proteza, implante dhe riparime të aparaturave dentare, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale, një sërë preparatesh dhe materialesh dentare të skaduara.
    Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestuan në flagrancë administratori i subjektit, shtetasi Ervin Zeka, 40 vjeç dhe shtetasi Kejdi Myzyri, 26 vjeç, të dy stomatologë në klinikë.
    Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 12 punonjës në këtë klinikë.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe pajisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për jetën dhe shëndetin”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

    Top Channel

  • Arrestohen 2 stomatologë, procedohen 12 të tjerë, kryenin shërbime dentare me preparate të skaduara

    Arrestohen 2 stomatologë, procedohen 12 të tjerë, kryenin shërbime dentare me preparate të skaduara

    Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Siguria Dentare”, duke çuar në pranga administratorin dhe një stomatolog të një klinike private në Rrugën e Kavajës, si dhe duke nisur hetimet për 12 punonjës të tjerë të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm.

    Sipas njoftimit zyrtar, në ambientet e klinikës me administrator shtetasin Ervin Zeka, u ofroheshin pacientëve shërbime të ndryshme dentare si terapi, ortodoncë, kirurgji, ura porcelani, proteza, implante dhe riparime aparaturash, duke përdorur materiale dhe preparate dentare me afat të skaduar.

    Gjatë kontrollit nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, u gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale një sasi e konsiderueshme preparatesh dhe materialesh të skaduara, që përdoreshin në trajtimet dentare.

    Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë administratori Ervin Zeka, 40 vjeç, dhe një nga stomatologët, Kejdi Myzyri, 26 vjeç.

    Ndërkohë, ndaj 12 punonjësve të tjerë të klinikës nisi procedimi në gjendje të lirë, ndërsa materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. Ata akuzohen për “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe pajisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për jetën dhe shëndetin”, “Punësim i paligjshëm” dhe “Fshehje të të ardhurave”.

     

  • Skandali i pagesave për e-albania/ Rama bën thirrje: Denonconi hajdutët

    Skandali i pagesave për e-albania/ Rama bën thirrje: Denonconi hajdutët

    Kryeministri Edi Rama njofton se të gjithë qytetarët që kanë nevojë për ndihmë në përdorimin e platformës e-Albania për shërbime të ndryshme, mund t’i drejtohen zyrave të bashkive dhe njësive administrative në çdo qytet për të marrë asistencë falas.
    Ai thekson se çdo subjekt privat, si noterë, avokatë apo zyra të tjera, që kërkojnë pagesë për shërbime të ofruara nga e-Albania, janë duke shkelur ligjin dhe mund të denoncohen pranë institucioneve përkatëse, duke u ekspozuar deri në heqjen e licencës.
    Qytetarët ftohen të përdorin shërbimet publike pa pagesë dhe të shmangin çdo abuzim.
    “Të gjithë qytetarët që kanë nevojë për asistencë në përdorimin e platformës e-Albania për shërbime të caktuara, mund t’i drejtohen në çdo qytet zyrave të bashkive, si dhe njësive administrative përkatëse, për të marrë shërbimin e kërkuar, FALAS.
     
     
    Çdo subjekt privat (noter, avokat apo zyrë tjetër) që kërkon pagesë për shërbime të ofruara nga e-Albania është në shkelje të ligjit dhe mund të denoncohet pranë institucioneve përkatëse e sanksionohet deri në heqjen e licencës”, shkruan ai në një postim në rrjetet sociale.

  • Rama: Kush ka nevojë për asistencë në e-Albania t’i drejtohet bashkive, noterët e avokatët që e ofrojnë me para do t’u hiqet licenca

    Rama: Kush ka nevojë për asistencë në e-Albania t’i drejtohet bashkive, noterët e avokatët që e ofrojnë me para do t’u hiqet licenca

    Bashkitë në të gjithë vendin kanë nisur shërbimet falas në e-Albania për qytetarët. Vetë Rama u bën thirrje qytetarëve se në rast se kanë nevojë për të marrë shërbime, t’u drejtohen bashkive dhe jo subjekteve private si noter apo avokatë që ofrojnë shërbime në këtë platformë përmes pagesës.
    “Të gjithë qytetarët që kanë nevojë për asistencë në përdorimin e platformës e-Albania për shërbime të caktuara, mund t’i drejtohen në çdo qytet zyrave të bashkive, si dhe njësive administrative përkatëse, për të marrë shërbimin e kërkuar, FALAS. Çdo subjekt privat (noter, avokat apo zyrë tjetër) që kërkon pagesë për shërbime të ofruara nga e-Albania është në shkelje të ligjit dhe mund të denoncohet pranë institucioneve përkatëse e sanksionohet deri në heqjen e licencës”, shkruan Rama.

  • Rama thirrje qytetarëve: Denonconi noterët dhe avokatët që ju kërkojnë pagesë për shërbimet në e-Albania

    Rama thirrje qytetarëve: Denonconi noterët dhe avokatët që ju kërkojnë pagesë për shërbimet në e-Albania

    Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të denoncojnë noterët dhe avokatit që ju kërkojnë pagesë për shërbimet në e-Albania.
    “Është në shkelje të ligjit dhe mund të denoncohet pranë institucioneve përkatëse e sanksionohet deri në heqjen e liçencës”, shkruan Rama.
    Kreu i qeverisë u shpreh se të gjithë qytetarët që kanë nevojë për asistencë në përdorimin e platformës e-Albania për shërbime të caktuara mund t’i drejtohen në çdo qytet zyrave të bashkive, si dhe njësive administrative përkatëse, për të marrë shërbimin e kërkuar falas.
    “Të gjithë qytetarët që kanë nevojë për asistencë në përdorimin e platformës e-Albania për shërbime të caktuara, mund t’i drejtohen në çdo qytet zyrave të bashkive, si dhe njësive administrative përkatëse, për të marrë shërbimin e kërkuar, FALAS
    Çdo subjekt privat (noter, avokat apo zyrë tjetër) që kërkon pagesë për shërbime të ofruara nga e-Albania është në shkelje të ligjit dhe mund të denoncohet pranë institucioneve përkatëse e sanksionohet deri në heqjen e liçencës”, shkruan Rama në facebook.

  • Shërbimet në e-Albania/Rama-qytetarëve: Drejtohuni në zyrat e bashkive, denonconi…

    Shërbimet në e-Albania/Rama-qytetarëve: Drejtohuni në zyrat e bashkive, denonconi…

    Të gjithë qytetarët që nuk mund ta përdorin dot vetë portalin e-Albania për të marrë shërbime të caktuara, mund t’u drejtohen bashkive dhe njësive administrative përkatëse për ndihmë.
    Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama ditën e sotme, i cili njofton se ky është një shërbim që do të kryhet falas.
    Sipas tij cdo subjekt privat që kërkon pagesë për shërbime të ofruara nga e-Albania mund të denoncohet pranë institucioneve përkatëse e sanksionohet deri në heqjen e liçencës.
    “Të gjithë qytetarët që kanë nevojë për asistencë në përdorimin e platformës e-Albania për shërbime të caktuara, mund t’i drejtohen në çdo qytet zyrave të bashkive, si dhe njësive administrative përkatëse, për të marrë shërbimin e kërkuar, FALAS
    Çdo subjekt privat (noter, avokat apo zyrë tjetër) që kërkon pagesë për shërbime të ofruara nga e-Albania është në shkelje të ligjit dhe mund të denoncohet pranë institucioneve përkatëse e sanksionohet deri në heqjen e liçencës”, njofton Rama./Opinion.al

  • ‘Do ofrohen falas në Bashki’, Rama: T’u hiqen licencat noterëve e avokatëve që japin shërbime e-Albania me pagesë

    ‘Do ofrohen falas në Bashki’, Rama: T’u hiqen licencat noterëve e avokatëve që japin shërbime e-Albania me pagesë

    Mediat kanë zbardhur disa prej diskutimeve në takimin me dyer të mbyllura të Kryeministrit Edi Rama me drejtorët e Bashkisë së Tiranës dhe deputetët e kryeqytetit.
    Gazetarja Raziela Myslimaj ka mësuar se Kryeministri u ka lënë detyrë drejtuesve të qarqeve të nisin punën për të rifreskuar stafet e bashkive në bashkitë qendër qarku, duke përjashtuar këtu Tiranën për shkak të specifikës që ka me një kryetare të komanduar.
    Kryeministri Rama ka kërkuar gjithashtu t’u hiqen licencat të gjitha zyrave të noterive dhe avokatisë që ofrojnë shërbime e-Albania me pagesë për pensionistët.
    Sipas Ramës, ky shërbim kërkoi që të ofrohet nga bashkitë, duke nisur nga bashkitë qendër qarku me një model që do të bëhet së shpejti publik.

  • “Pastrim” në administratë dhe ndëshkim për abuzuesit me e-Albania. Zbulohen porositë e Ramës në takimin e Tiranës

    “Pastrim” në administratë dhe ndëshkim për abuzuesit me e-Albania. Zbulohen porositë e Ramës në takimin e Tiranës

    Në pjesën e fundit të takimit, me dyer të mbyllura, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar rifreskim të stafit administrativ në njësitë vendore, duke filluar me bashkitë që janë qendra qarku. Përjashtim nga kjo nismë, do të bëjë vetëm Tirana.
    Rama ka kërkuar ndërhyrje edhe në mënyrën e ofrimit të shërbimeve digjitale.
    Sipas mediave, Kryeministri ka urdhëruar heqjen e licencës për çdo zyrë noteriale apo avokatie që ofron shërbime të platformës e-Albania me pagesë, duke theksuar se këto shërbime duhet të ofrohen falas nga bashkitë.
    Kujtojmë se kreu i qeverisë u kishte lënë kohë ekipit të tij 10 ditë për të dalë në terren dhe për të dëgjuar qytetarët për çdo problematikë që ata kanë. Sot, 14 korrik, ai paralajmëroi një sërë reformash me “shtetin si protagonist”, që nga krijimi i Operatorit të Shpërndarjes së Ujit e deri te siguria ushqimore.

  • Prostitucion deri në vlerën 200 € në apartamentin në Qerret/ Pranga 2 kinezeve

    Prostitucion deri në vlerën 200 € në apartamentin në Qerret/ Pranga 2 kinezeve

    Goditet një bazë prostitucioni në Qerret të Kavajës. Pas veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i dy shtetaseve kineze
    Nga hetimet rezultoi se dy shtetaset e huaja kishin marrë me qira një apartament në Qerret dhe, përmes komunikimeve në rrjetet sociale, siguruan klientë, duke ofruar shërbime seksuale kundrejt vlerave monetare nga 80 deri në 200 euro.
    Dy shtetaset kishin hyrë në Republikën e Shqipërisë si turiste, ndërsa në realitet ushtronin aktivitet të paligjshëm me qëllim përfitimi financiar.
    ‘Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e rasteve të prostitucionit.
    Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, pas një hetimi dyjavor me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Baza”.
    Goditet një bazë prostitucioni në Qerret të Kavajës.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, pas një hetimi intensiv dhe të mirëorganizuar, finalizuan operacionin policor të koduar “Baza”, në kuadër të të cilit u dokumentua dhe u godit një rast i ushtrimit të prostitucionit.
    Në përfundim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i dy shtetaseve kineze: C.Y., 42 vjeçe dhe Y. Sh., 41 vjeçe, të dyja të dyshuara për veprën penale “Prostitucioni”.
    Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë për të njëjtën vepër penale 6 shtetas shqiptarë, klientë që dyshohet se kanë përfituar shërbime seksuale kundrejt pagesës.
    Nga hetimet rezultoi se dy shtetaset e huaja kishin marrë me qira një apartament në Qerret dhe, përmes komunikimeve në rrjetet sociale, siguruan klientë, duke ofruar shërbime seksuale kundrejt vlerave monetare nga 80 deri në 200 euro.
    Dy shtetaset kishin hyrë në Republikën e Shqipërisë si turiste, ndërsa në realitet ushtronin aktivitet të paligjshëm me qëllim përfitimi financiar’, thuhet në njoftimin e policisë.
    Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash në euro dhe dollarë dhe 2 telefona celularë, të përdorur për komunikime me klientët.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.
     

  • Bie Google Cloud duke rrëzuar dhjetëra platforma popullore në internet

    Bie Google Cloud duke rrëzuar dhjetëra platforma popullore në internet

    Google Cloud po vuan me një ndërpreje globale të shërbimit në këto momente që shkruajmë së bashku me shërbime të tjera bazuar në cloud.

    Përdoruesit në median sociale raportuan se disa shërbime madhore interneti po përballen me ndërprerje për shkak të platformës Google Cloud.
    DownDetector tregonte mëse 13 mijë incidente të raportuara nga Google Cloud. Shërbime si Twitch, Elastic, Gitlab, GitHub, Replit, Mailchimp raportuan probleme.

    Edhe Cloudflare tha se është duke u ballafaquar me probleme. Platforma është një ofrues i shpërndarjes së përmbajtjes dhe sigurisë së uebit. Gjithashtu Discord, Esty, Snapchat, Gemini, Vimeo, Nintendo, Anthropic, AWS dhe shërbimet e Google si motori i kërkimit dhe Google Meet janë prekur.
    Është ende e paraqartë shtrirja e kësaj ndërprerjeje dhe shkaku i vertetë ndërsa pritet publikimi i më shumë informacionit në orët në vijim. /PCWorld Albanian