Tag: shërbime

  • Çfarë po ndodh me hetimet e SPAK për aferën e “Check-Up” të Vilma Nushit, si u vodhën miliona euro para…

    Çfarë po ndodh me hetimet e SPAK për aferën e “Check-Up” të Vilma Nushit, si u vodhën miliona euro para…

    Hetimet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për aferën e “Check-Up” të biznesmen Vilma Nushit po ecin përpara. Procedimi penal është regjistruar zyrtarisht dhe fokusohet te skema e dyshuar e përvetësimit të fondeve publike, që përfshin edhe zyrtarë të tjerë të lartë. Raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) konfirmojnë se kompania koncesionare e Vilma Nushit përvetësoi rreth 4 milionë euro për shërbime të pakryera dhe përfitoi 2.3 milionë dollarë TVSH të rimbursueshme në mënyrë të padrejtë. Auditimet e FSDKSH-së tregojnë se pagesat për 20,172 analiza të pakryera u bënë gjatë vitit 2022, ndërsa dyshohet se skema ka vijuar që nga viti 2015. SPAK po zhvillon hetime mbi dokumentacionin dhe kallëzimet e bëra më parë, duke u përqendruar në mënyrën si fondet publike u përdorën për përfitim privat. Qëllimi është të identifikohen dhe të përgjigjen para ligjit të gjithë ata që kanë përfituar padrejtësisht nga koncesioni, ndërsa dëmi ekonomik dhe shkeljet e rënda financiare janë të dokumentuara në raportet zyrtare të KLSH-së.
    Si nisi skema
    Koncesioni i “Check-Up-it”, i nënshkruar në vitin 2015, u prezantua si një reformë shëndetësore për parandalimin e sëmundjeve kronike në popullsinë 40–65 vjeç. Por në praktikë, ky projekt është kthyer në një simbol të shpërdorimit sistemik, ku performanca klinike është zëvendësuar nga performanca financiare e përfituesve privatë. Me një vlerë prej mbi €100 milion, kontrata ka qenë objekt i denoncimeve të shumta, hetimeve nga SPAK dhe kritikave për mungesë transparence, konflikt interesi dhe pagesa për shërbime të pakryera. Koncesioni parashikonte ofrimin e kontrollit mjekësor vjetor falas për qytetarët e moshës 40–65 vjeç, për një periudhë 10-vjeçare (2015–2025). Vlera totale e kontratës kap shifrën e 12 miliardë lekëve (~€100–120 milion). Kompania koncesionare “3P Life Logistic” sh.p.k., në pronësi të Vilma Nushit, u përzgjodh pa konkurrencë reale, me një tender të kritikuar për kritere të dizajnuara për përjashtim. Pagesa nga buxheti bëhet për numrin e check-up-eve të kryera, pa lidhje me rezultatet klinike, ndjekjen mjekësore apo impaktin në shëndetin publik. Nuk parashikohet penalizim për pjesëmarrje të ulët apo për shërbime të pakryera.
    Faktet dhe shifrat kryesore
    Numri i qytetarëve të targetuar: Rreth 1 milion individë (mosha 40–65 vjeç). Pjesëmarrja reale: Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), pjesëmarrja ka qenë nën 30% në vitet 2016–2018. Pagesa për shërbime të pakryera: Auditimi i KLSH në vitin 2018 evidentoi pagesa për mbi 100,000 check-up-e të pakryera. Dividenti i përfituar nga kompania: Sipas bilanceve të publikuara në QKR, “3P Life Logistic” ka shpërndarë dividentë mbi 1.7 milion euro deri në vitin 2024.
    Gjetjet zyrtare të KLSH
    Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kryer disa auditime mbi koncesionin e Check-Up-it, duke zbuluar shkelje të rënda financiare dhe procedurale: Mospërputhje mes pagesave dhe shërbimeve të kryera: Në vitin 2023 janë planifikuar 475,000 kontrolle, por janë kryer vetëm 467,664. Megjithatë, janë paguar 876 milionë lekë për projeksionin e plotë, pa zbritje për diferencën prej 7,336 kontrolle të pakryera. Pagesa me TVSH në kundërshtim me ligjin: KLSH konstaton se pagesat janë kryer me përfshirjen e TVSH-së, ndonëse shërbimet shëndetësore janë të përjashtuara nga ky tatim sipas ligjit nr. 92/2014 dhe udhëzimit nr. 6, datë 30.01.2015. Mungesë transparence dhe raportimi: Nuk ka sistem të integruar për raportimin e rezultateve klinike, ndjekjen mjekësore apo impaktin në shëndetin publik. Pagesa gjatë pandemisë për shërbime të pezulluara: Gjatë pandemisë COVID-19, kompania koncesionare pezulloi përkohësisht aktivitetin, por vazhdoi të përfitojë pagesa nga buxheti i shtetit. Mungesë studimi fizibiliteti dhe rrezik i lartë fiskal: Kontrata është lidhur pa studim të qartë fizibiliteti, duke lënë hapësirë për rritje të financimeve në periudhat e mëvonshme. Rekomandimet e KLSH: Rishikim i kushteve kontraktuale për të lidhur pagesat me performancën reale. Heqja e TVSH-së nga faturimi i shërbimeve shëndetësore. Vendosja e mekanizmave penalizues për shërbime të pakryera. Publikim i rregullt i të dhënave mbi pjesëmarrjen dhe rezultatet klinike.
    Akuzat dhe hetimet
    Në vitin 2021, Partia Demokratike dorëzoi kallëzim penal në SPAK ndaj ish-ministrit  Beqja, ish-ministres Ogerta Manastirliu dhe Vilma Nushit për “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion aktiv dhe pasiv”. SPAK ka regjistruar procedim penal për këtë kontratë, por deri më sot nuk ka publikuar rezultatet e hetimit. Në vitin 2024, Komisioni Hetimor Parlamentar e përfshiu koncesionin e Check-Up-it si objekt hetimi, duke e cilësuar si kontratë të paracaktuar, me mungesë konkurrimi dhe kritere të paqarta.
    Konflikti i interesit
    Vilma Nushi ka qenë përfituese e disa kontratave publike në sektorin farmaceutik dhe laboratorik, shpesh pa konkurrencë reale. Tenderi i Check-Up-it u zhvillua me kritere të dizajnuara për të favorizuar ofertën e “3P Life Logistic”, duke përjashtuar operatorë të tjerë potencialë. Nuk ka publikim të rregullt të të dhënave mbi numrin e check-up-eve të kryera, rezultatet klinike apo impaktin në shëndetin publik. Mungesa e transparencës dhe kontrollit institucional ka krijuar një terren të favorshëm për abuzim me fondet publike. Si përfundim, koncesioni i Check-Up-it nuk është thjesht një kontratë e dyshimtë është një simptomë e një modeli të kapjes institucionale, ku politikat publike shndërrohen në instrumente për pasurimin e klientëve të pushtetit. Në vend që të diagnostikojë sëmundjet e qytetarëve, ky projekt ekspozon sëmundjen e vetë shtetit: mungesën e transparencës, kontrollit dhe llogaridhënies.
     

  • Nga rojet te kamerat inteligjente, Shqipëria rrit ndjeshëm investimet në siguri

    Nga rojet te kamerat inteligjente, Shqipëria rrit ndjeshëm investimet në siguri

    Siguria po iu kushton gjithnjë e më shumë vit pas viti bizneseve, individëve dhe institucioneve. Përparimi teknologjik po gjeneron mundësi të reja, por që kushtojnë dhe krijojnë hapësira për biznes të ri edhe në vendin tonë.
    Sektori që përfshin “Shërbimet e sigurisë dhe hetimit; shërbimet për ndërtesat dhe peizazhin (pastrimi); administrimi e zyrave, mbështetja e zyrave dhe shërbime të tjera mbështetëse të biznesit” ka shënuar një rritje të ndjeshme gjatë tre viteve të fundit në Shqipëri.
    Të dhënat tregojnë se të ardhurat nga ky grup aktivitetesh arritën në 84.4 miliardë lekë në vitin 2023, nga 75 miliardë lekë në vitin 2022 dhe 67 miliardë lekë në vitin 2021. Shërbimet mbështetëse të biznesit rriten me 26% në dy vjet.
    Këto shërbime luajnë në ekonominë shqiptare. Bëhet fjalë për një grup të gjerë aktivitetesh, që nisin nga shërbimet e sigurisë fizike në institucione publike e private, deri te pastrimi profesional, mirëmbajtja e ambienteve të jashtme dhe shërbimet logjistike apo mbështetëse në zyrat e kompanive.
    Rritja e të ardhurave për bizneset e sigurisë dhe shërbimeve mbështetëse të zyrave po vjen nga zgjerimi i kërkesës në sektorin privat dhe publikë për të kontraktuar shërbime të jashtme, si dhe zgjerimi i sektorit të shërbimeve call center i cili ka tërhequr një pjesë të konsiderueshme të fuqisë punëtore, veçanërisht të rinjsh.
    Në këtë kontekst, sektori pritet të vazhdojë rritjen, sidomos nëse kombinohet me digjitalizimin e shërbimeve dhe rritjen e kërkesës ndërkombëtare për shërbime në distancë.
    Studimet vendase tregojnë se Sektori privat i sigurisë përfshin rreth 270 kompani të licencuara që ofrojnë shërbime të tilla. Më shumë se 12,800 roje private punësohen në këtë sektor, afërsisht po aq sa Policia e Shtetit.
    Afërisht kostot për punonjës në muaj për kompanitë e sigurimit janë 400-600 euro në muaj. Studimet tregojnë se objekte mesatare, bizneset mund të shpenzojnë 5,000–10,000 euro në vit për një vendroje sigurie dhe shumëfish për sisteme shërbimi më të mëdha.
    Vitet e fundit institucionet financiare dhe bankat harxhojnë vlera shumë më të mëdha jo vetëm për sigurinë fizike por edhe kundër mashtrimeve në internet.
    Përhapja e teknologjisë dhe automatizimit të punës është duke zgjeruar mashtrimin online duke bërë që shumë kompani të zgjerojnë financimet për mbrojtje ndaj sulmeve kibernetikë. Me avancimin teknologjik do të rriten më tej edhe shpenzimet për sigurinë ndaj sulmeve virtuale krahas atyre fizike./ Monitor

  • Bizneset e sigurisë dhe shërbimeve mbështetëse të kompanive, 840 mln euro të ardhura në 2023

    Bizneset e sigurisë dhe shërbimeve mbështetëse të kompanive, 840 mln euro të ardhura në 2023

    Siguria po iu kushton gjithnjë e më shumë vit pas viti bizneseve, individëve dhe institucioneve. Përparimi teknologjik po gjeneron mundësi të reja, por që kushtojnë dhe krijojnë hapësira për biznes të ri edhe në vendin tonë.Sektori që përfshin “Shërbimet e sigurisë dhe hetimit; shërbimet për ndërtesat dhe peizazhin (pastrimi); administrimi e zyrave, mbështetja e zyrave dhe shërbime të tjera mbështetëse të biznesit” ka shënuar një rritje të ndjeshme gjatë tre viteve të fundit në Shqipëri.Të dhënat tregojnë se të ardhurat nga ky grup aktivitetesh arritën në 84.4 miliardë lekë në vitin 2023, nga 75 miliardë lekë në vitin 2022 dhe 67 miliardë lekë në vitin 2021. Shërbimet mbështetëse të biznesit rriten me 26% në dy vjet.Këto shërbime luajnë në ekonominë shqiptare. Bëhet fjalë për një grup të gjerë aktivitetesh, që nisin nga shërbimet e sigurisë fizike në institucione publike e private, deri te pastrimi profesional, mirëmbajtja e ambienteve të jashtme dhe shërbimet logjistike apo mbështetëse në zyrat e kompanive.Rritja e të ardhurave për bizneset e sigurisë dhe shërbimeve mbështetëse të zyrave po vjen nga zgjerimi i kërkesës në sektorin privat dhe publikë për të kontraktuar shërbime të jashtme, si dhe zgjerimi i sektorit të shërbimeve call center i cili ka tërhequr një pjesë të konsiderueshme të fuqisë punëtore, veçanërisht të rinjsh.Në këtë kontekst, sektori pritet të vazhdojë rritjen, sidomos nëse kombinohet me digjitalizimin e shërbimeve dhe rritjen e kërkesës ndërkombëtare për shërbime në distancë.Studimet vendase tregojnë se Sektori privat i sigurisë përfshin rreth 270 kompani të licencuara që ofrojnë shërbime të tilla. Më shumë se 12,800 roje private punësohen në këtë sektor, afërsisht po aq sa Policia e Shtetit.Afërisht kostot për punonjës në muaj për kompanitë e sigurimit janë 400-600 euro në muaj. Studimet tregojnë se objekte mesatare, bizneset mund të shpenzojnë 5,000–10,000 euro në vit për një vendroje sigurie dhe shumëfish për sisteme shërbimi më të mëdha.Vitet e fundit institucionet financiare dhe bankat harxhojnë vlera shumë më të mëdha jo vetëm për sigurinë fizike por edhe kundër mashtrimeve në internet.Përhapja e teknologjisë dhe automatizimit të punës është duke zgjeruar mashtrimin online duke bërë që shumë kompani të zgjerojnë financimet për mbrojtje ndaj sulmeve kibernetikë. Me avancimin teknologjik do të rriten më tej edhe shpenzimet për sigurinë ndaj sulmeve virtuale krahas atyre fizike./ B.HoxhaBurimi: INSTATKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Nga partia te “non grata”, si ndryshoi kontrata e lobimit të PD në SHBA

    Nga partia te “non grata”, si ndryshoi kontrata e lobimit të PD në SHBA

    Lidhja e kontratës së lobimit të Partisë Demokratike në SHBA ishte një moment që në fushatën për parlamentaret e 11 majit, Sali Berisha u mundua ta kapitalizonte duke tentuar edhe marrjen e një vize të përkohshme. Por planet nuk dolën siç nisën dhe nga një kontratë për të promovuar politikat e PD, tashmë duket se është kthyer në një instrument për të tentuar heqjen e non gratës së kryetarit.
    Kompanisë së pajtuar për të ofruar këto shërbime iu kërkua fillimisht që të avokonte në Departamentin Amerikan të Shtetit aksionin politik të PD, përfshirë edhe akuzat ndaj qeverisë së Edi Ramës. Të paktën këto ishin fjalët e shkruara në kontratën e firmosur me vlerë totale 6 milionë dollarë.
    “Kompania bie dakord t’i ofrojë klientit shërbime të marrëdhënieve me qeverinë në lidhje me këtë fushë shërbimesh:
    •             Krijimin e marrëdhënieve me palë kyçe të interesit në degët ekzekutive dhe legjislative, për të lehtësuar zhvillimin e politikave.
    •             Ofrimin e mbështetjes për të promovuar demokracinë, nismat kundër korrupsionit dhe reformat qeveritare, në përputhje me marrëdhëniet SHBA–Shqipëri.
    •             Përdorimin e përvojës së gjerë në marrëdhënie qeveritare, avokim politik, shërbime ligjore dhe angazhim me palët e interesuara, të përafruara me objektivat e Partisë Demokratike”, thuhet në kontratë.
    Me përfundimin e zgjedhjeve dhe humbjen e tyre, demokratët duket se e ndryshuan edhe objektin e kontratës, duke zyrtarizuar atë që gjerësisht mendohej se ishte synimi kryesor por i pashpallur i këtij lobimi. Duke qenë se ajo ishte me afat dy vjeçar, dhe pagesat disbursoheshin me këste tre mujore. Fillimisht u mendua se bashkëpunimi mund të ndërpritej në përfundim të muajt qershor, por PD e rinovoi atë, këtë herë me një fokus tjetër, kërkesë direkte Marco Rubios për t’i hequr non gratën Sali Berishës.
     “Shpallja ‘non grata’ e ish-Presidentit dhe ish-Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, duhet të hiqet menjëherë. Kjo shpallje ka qenë e motivuar politikisht, pa bazë faktike, ka dëmtuar interesat e politikës së jashtme të SHBA dhe ka kontribuar në degradimin e Shqipërisë në atë që kritikët e përshkruajnë sot si një ‘narco-shtet’. Duke qenë se demokracia shqiptare është nën kërcënim serioz dhe Berisha nuk mban asnjë funksion qeveritar, heqja e shpalljes do të rikthente neutralitetin dhe besueshmërinë e SHBA-së në rajon”, thuhet në letrën drejtuar Rubios.
    Nga muaj prill e deri më tani, kompania Continental Strategy  i është drejtuar 13 herë Departamentit Amerikan të Shtetit me dokumente informuese, ku shpreh qëndrime publike nga të cilat mbi 10 të tilla lidhen vetëm me çështjen e shpalljes non grata të Sali Berishës. Deri më tani nga DASH nuk ka asnjë vendim publik që mund të impaktojë heqjen e non gratës, por një reagim ka nga SPAK i cili zyrtarisht ka nisur verifikimin e kësaj kontrata dhe fondet për financimin e saj.

  • Balluku prezanton administratorët e rinj në Fier: Shërbime më të lehta për qytetarët

    Balluku prezanton administratorët e rinj në Fier: Shërbime më të lehta për qytetarët

    Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka prezantuar ditën e sotme administratorët e rinj në Fier, të cilëve u kërkoi më shumë angazhim në shërbim të qytetarëve.
    “Duhet te keni në ekipe djem edhe vajza që i përgjigjen teknologjisë. Duhet të ofrojmë shërbime që të moshuarit apo të tjerë nuk i marrin dot nëpërmjet telefonit. Siç është rasti i E-Albania kur shumë noterë abuzojnë me të duke e ofruar si shërbim me pagesë. Fakti që qeveria shqiptare është votëbesuar më shumë, kryesisht në qarkun e Fierit na bën neve akoma edhe më të përgjegjshëm. Ashtu siç ata na votëbesuan ashtu duhet t’ua kthejmë ne me punën tonë.  Duhet të jeni në lartësinë e duhur sepse lirimi i hapësirave publike në Fier, nuk ka të njëjtën problematikë si në zona të tjera, situata është shumë e mirë. Por sërish ka ankesa nga qytetarët e ne po i procesojmë këto ankesa që kanë të bëjnë me parkingjet e pallateve. Edhe vetë fakti që qytetarët e mbështesin reformën për lirimin e hapësirave publike, ju duhet ta keni prioritet në punën tuaj”, u shpreh Balluku.

  • KKT miraton 73 leje ndërtimi, kullë 49-katëshe në Tiranë për vëllain e Vangjush Dakos, Genc Deromemaj merr leje për…

    KKT miraton 73 leje ndërtimi, kullë 49-katëshe në Tiranë për vëllain e Vangjush Dakos, Genc Deromemaj merr leje për…

    Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit miratoi 73 leje në mbledhjen e muajit prill për kulla, resorte bregdetare, por edhe vepra të tjera ndërtimi. Sipas rendit të ditës të bërë publik nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, KKTU miratoi Planin e Detajuar Qendror për “Zhvillimin Turistik të Bregdetit Adriatik, Zona Darëzezë, ku parashikohet ndërtimi i një projekti gjigand me vlerë mbi 1 miliardë euro. Projekti i Darëzezës parashikon një pedonale Lungomare, një zonë sportive dhe rekreacioni, struktura akomodimi sezonale, shërbime plazhi, shërbime hotelerie, shërbime gastronomike dhe argëtimit etj. Pjesë e projektit do të jetë lidhja me qytetet kryesore dhe përfshin krijimin e një tregu për produktet lokale, kamp veror ndërkombëtar, akademi dhe fusha tenisi, akuapark i përmasave ndërkombëtare, fusha e parë e golfit në Shqipëri, park publik si dhe hotele ndërkombëtare buzë detit.
    Paralelisht KKT ka miratuar lejen e Zhvillimit edhe për një projekt tjetër madhor. Bëhet fjalë për ndërtimin e një resorti gjigand në Zvërnec, i cili do të ndërtohet nga kompania Zvërnec South Adriatic Development. Në listën e gjatë të projekteve bie në sy leja për një kullë 49 kate në rrugën Reshit Petrela në Tiranë nga kompania E.S.E.C. Kjo kompani është me bazë në Durrës dhe zotërohet nga Edmond Dako, vëllai i ish kryebashkiakut socialist, Vangjush Dako. ISEC e dhëndrit të Qefaliajve ka marrë leje ndërtimit për një kompleks turistik në Borsh
    Dy leje për Dermomemajn
    Genc Deromemaj, ish kryetari i Partisë Demokratike në Vlorë, i cili kaloi ylberin duke pranuar postin e drejtorit të Kadastrës për këtë qytet nga kryeministri Edi Rama, është shpërblyer me dy leje ndërtimi në Sarandë dhe Vlorë. Kompania N94, në pronësi të Deromemajt, ka marrë leje ndërtimi për një objekt banimi me 5 kate në Sarandë dhe një tjetër me 8 kate, hoteleri dhe banim, në Vlorë. Gazeta raportoi në artikullin e kaluar se pas marrjes së detyrës, Deromemaj dyshohet se ka bllokuar dhe shërbimet e Hipotekës, duke krijuar një kaos të vërtetë. Shërbimet për certifikatat dhe kartelat e pasurive, që janë themelore për çdo qytetar dhe biznes, janë bllokuar totalisht, duke e lënë Vlorën në një situatë katastrofike. Kjo situatë ka ndikuar jo vetëm individët, por edhe bizneset, bankat dhe kredimarrësit, të cilët po përballen me një problem të madh ligjor dhe ekonomik.
    Ndërkohë, qytetarët nuk mund të kryejnë asnjë transaksion ligjor, sepse nuk mund të marrin dokumente të rëndësishme që janë thelbësore për çdo aktivitet të ndershëm financiar. Ky kaos dhe bllokim shërbimesh nuk është një rastësi. Deromemaj është i mbështetur fort nga Lorena Goxhobelli, kreu i Kadastrës, dhe këtë e ka shfrytëzuar për të realizuar një kontroll të plotë mbi shërbimet e pasurive, duke krijuar një sistem të mbyllur që vetëm ata që janë të lidhur me pushtetin mund ta kalojnë.  Në këto kushte, praktikat korruptive janë rritur në mënyrë alarmante, duke përdorur një skemë të sofistikuar që mund të mbulohet lehtë nga mbështetja e lartë politike. Deromemaj dhe Goxhobelli dyshohet se kanë ndërtuar një rrjet të gjerë të lidhjeve me zhvilluesit e pasurive të paluajtshme dhe figura të njohura nga sektori privat, të cilët ndihmojnë në krijimin e një “tregu të mbyllur” për pasuritë e zonave të vlerësuara si strategjike.

  • Vendimet e KKTU/ Deromemaj shpërblehet me 2 leje në bregdet! Vëllai i Dakos merr 50 katësh në Tiranë

    Vendimet e KKTU/ Deromemaj shpërblehet me 2 leje në bregdet! Vëllai i Dakos merr 50 katësh në Tiranë

    Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit miratoi 73 leje në mbledhjen e muajit prill për kulla, resorte bregdetare, por edhe vepra të tjera ndërtimi.
    Sipas rendit të ditës të bërë publik nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, KKTU miratoi Planin e Detajuar Qendror për “Zhvillimin Turistik të Bregdetit Adriatik, Zona Darëzezë, ku parashikohet ndërtimi i një projekti gjigand me vlerë mbi 1 miliardë euro.
    Projekti i Darëzezës parashikon një pedonale Lungomare, një zonë sportive dhe rekreacioni, struktura akomodimi sezonale, shërbime plazhi, shërbime hotelerie, shërbime gastronomike dhe argëtimit etj.
    Pjesë e projektit do të jetë lidhja me qytetet kryesore dhe përfshin krijimin e një tregu për produktet lokale, kamp veror ndërkombëtar, akademi dhe fusha tenisi, akuapark i përmasave ndërkombëtare, fusha e parë e golfit në Shqipëri, park publik si dhe hotele ndërkombëtare buzë detit.

    Paralelisht KKT ka miratuar lejen e Zhvillimit edhe për një projekt tjetër madhor. Bëhet fjalë për ndërtimin e një resorti gjigand në Zvërnec, i cili do të ndërtohet nga kompania Zvërnec South Adriatic Development.
    Në listën e gjatë të projekteve bie në sy leja për një kullë 49 kate në rrugën Reshit Petrela në Tiranë nga kompania E.S.E.C. Kjo kompani është me bazë në Durrës dhe zotërohet nga Edmond Dako, vëllai i ish kryebashkiakut socialist, Vangjush Dako.
    Genc Deromemaj, ish kryetari i Partisë Demokratike në Vlorë, i cili kaloi ylberin duke pranuar postin e drejtorit të Kadastrës për këtë qytet nga kryeministri Edi Rama, është shpërblyer me dy leje ndërtimi në Sarandë dhe Vlorë. Kompania N94, në pronësi të Deromemajt, ka marrë leje ndërtimi për një objekt banimi me 5 kate në Sarandë dhe një tjetër me 8 kate, hoteleri dhe banim, në Vlorë.
    ISEC e dhëndrrit të Qefaliajve ka marrë leje ndërtimit për një kompleks turistik në Borsh, ndërsa Dine Fratari është rikthyer me një kompleks të madh rezidencial, shërbimesh dhe hoteleri të quajtur Riverëay City, i cili do të ndërtohet në rrugën Pjetër Bogdani në Tiranë.
    Hajredin Fratari u bë i njohur publikisht kur para shumë vitesh akuzoi Edi Ramën, në atë kohë kryetar bashkie se kërkonte rryshfet 20 për qind për lejet e ndërtimit. Por më vonë ndërtuesi, vajza e të cilit kandidoi për deputete me Partinë Demokratike, i tërhoqi akuzat.

    Paralelisht KKTU ka miratuar lejet e zhvillimit apo ndërtimit edhe për dhjetra projekte të tjera, kryesisht në Tiranë dhe zonat e bregdetit./ Kapitali.al

  • Qeveria bën të detyrueshëm sigurimin e banesave nga tërmetet/Kush nuk paguan, do të penalizohet!

    Qeveria bën të detyrueshëm sigurimin e banesave nga tërmetet/Kush nuk paguan, do të penalizohet!

    Qeveria ka rikthyer sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet, përmes një projektligji të ri të hedhur në konsultim publik nga Ministria e Financave.
    dryshe nga versioni i mëparshëm i ndalur disa vite më parë, drafti aktual parashikon krijimin e një Fondi për Tërmetet si shoqëri aksionare shtetërore, e cila do të mbledhë primet e sigurimit dhe do të kryejë pagesat për dëmet në rast tërmeti.
    Sigurimi do të jetë i detyrueshëm për të gjitha banesat, përfshirë ato në proces legalizimi apo me qira sociale. Shtresat në nevojë do të mbulohen nga buxheti i shtetit, ndërsa bashkitë do të paguajnë për kategoritë përkatëse. Kush nuk paguan primin, nuk do të ketë akses në shërbime të rëndësishme publike, si Kadastra, QKB apo e-Albania.
    “Subjektet që nuk lidhin kontratë sigurimi të detyrueshme nga ngjarjet e tërmeteve në zbatim të këtij ligji, i nënshtrohen masave shtrënguese si më poshtë:

    Nuk marrin shërbime kadrastale;
    Nuk marrin shërbime nga e-albania;
    Nuk marrin shërbime nga Qendra Kombëtare e Biznesit”, thuhet në nenin 33 të projektligjit.

    Mbulimi i sigurimit do të përfshijë vetëm dëmet strukturore të shkaktuara drejtpërdrejt nga tërmetet dhe jo dëmet në mobilim, pajisje apo elementë të tjerë të brendshëm.
    Kontrata e sigurimit rinovohet çdo vit dhe nuk transferohet automatikisht në rast kalimi të pronësisë. Në projekt-ligj thuhet se në rast të një ndryshimi pronësie, pronari i ri duhet të njoftojë Fondin brenda 15 ditëve.
    Vlera maksimale e mbulimit dhe prima e sigurimit do të përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave dhe do të bazohen në faktorë si madhësia e banesës dhe rreziku sizmik i zonës ku ndodhet.

  • Sigurimi nga tërmetet bëhet i detyrueshëm: Kush nuk paguan, penalizohet!

    Sigurimi nga tërmetet bëhet i detyrueshëm: Kush nuk paguan, penalizohet!

    Qeveria ka rikthyer sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet, përmes një projektligji të ri të hedhur në konsultim publik nga Ministria e Financave.

    Ndryshe nga versioni i mëparshëm i ndalur disa vite më parë, drafti aktual parashikon krijimin e një Fondi për Tërmetet si shoqëri aksionare shtetërore, e cila do të mbledhë primet e sigurimit dhe do të kryejë pagesat për dëmet në rast tërmeti.

    Sigurimi do të jetë i detyrueshëm për të gjitha banesat, përfshirë ato në proces legalizimi apo me qira sociale. Shtresat në nevojë do të mbulohen nga buxheti i shtetit, ndërsa bashkitë do të paguajnë për kategoritë përkatëse.

    Kush nuk paguan primin, nuk do të ketë akses në shërbime të rëndësishme publike, si Kadastra, QKB apo e-Albania.

    “Subjektet që nuk lidhin kontratë sigurimi të detyrueshme nga ngjarjet e tërmeteve në zbatim të këtij ligji, i nënshtrohen masave shtrënguese si më poshtë:

    Nuk marrin shërbime kadrastale;

    Nuk marrin shërbime nga e-albania;

    Nuk marrin shërbime nga Qendra Kombëtare e Biznesit”, thuhet në nenin 33 të projektligjit. 

    Primi i sigurimit dhe shuma maksimale e dëmshpërblimit do të përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Ndërkohë, shoqëritë private të sigurimit janë përjashtuar nga procesi, dhe kontrolli do të bëhet nga vetë ministria.

    Sipas qeverisë, ky hap vjen në përgjigje të rrezikut të lartë nga tërmetet, pasi Shqipëria renditet ndër vendet më të ekspozuara në Evropë. Kujtojmë se tërmeti i 2019 preku mbi 200 mijë qytetarë dhe shkaktoi dëme në 18% të banesave në vend.

  • Preparate të skaduara në klinikën dentare: Arrestohen 2 dentistë në Tiranë, procedohen dhe 12 shtetas të tjerë

    Preparate të skaduara në klinikën dentare: Arrestohen 2 dentistë në Tiranë, procedohen dhe 12 shtetas të tjerë

    Ervin Zeka dhe Kejdi Myzyri (administratori dhe stomatologu) i një klinike dentare në Tiranë kanë rënë në prangat e Policisë Tiranë, në kuadër të operacionit të koduar ‘Siguria Dentare’.
    Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se dyshohet se këta shtetas kryenin shërbime dentare duke përdorur preparate të skaduara.
    Gjithashtu mësohet se janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 12 punonjës në klinikë, teksa janë sekuestruar edhe materialet e preparatet e skaduara.
    Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe pajisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për jetën dhe shëndetin”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
    Njoftimi i Policisë:
    Finalizohet operacioni policor i koduar “Siguria Dentare”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar i DPPSh-së, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë.
    Kryenin shërbime dentare, duke përdorur preparate të skaduara, arrestohen administratori i klinikës dentare dhe një stomatolog.
    Procedohen penalisht 12 punonjës në klinikë.
    Sekuestrohen preparate dhe materiale që përdoreshin për këto shërbime, që ishin të skaduara.
    Në kuadër të planit të masave për kontrollet në klinika dentare, me qëllim sigurinë e pacientëve që marrin shërbim në këto subjekte, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Financiare të DPPSh-së, në bashkëpunim me efektivë të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Siguria Dentare”.
    Në Rrugën e Kavajës, në ambientet e subjektit me administrator shtetasin E. Z., që ofronte shërbime dhe punime stomatologjike dhe laboratorike si: terapi, ortodoncë, kirurgji, ura porcelani, proteza, implante dhe riparime të aparaturave dentare, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale, një sërë preparatesh dhe materialesh dentare të skaduara.
    Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestuan në flagrancë administratori i subjektit, shtetasi E. Z., 40 vjeç, dhe shtetasi K. M., 26 vjeç, të dy stomatologë në klinikë.
    Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 12 punonjës në këtë klinikë.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe pajisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për jetën dhe shëndetin”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”.