Tag: shërbime

  • Shërbimet publike kundrejt uljes së taksave: Çfarë janë të gatshëm të sakrifikojnë evropianët?

    Shërbimet publike kundrejt uljes së taksave: Çfarë janë të gatshëm të sakrifikojnë evropianët?

    Katër në dhjetë qytetarë të Bashkimit Evropian mendojnë se taksat janë shumë të larta dhe mbështesin uljen e tyre, edhe nëse kjo do të thotë më pak ose shërbime publike me cilësi më të ulët. Vetëm një e katërta do të pranonte të paguante më shumë për shërbime më të mira, ndërsa një pjesë e ngjashme preferon të ruajë gjendjen aktuale.

    Anketa e fundit e Eurobarometrit, e kryer në prill 2025, tregon se 39% e europianëve janë për uljen e taksave, duke vënë në pikëpyetje të ardhmen e investimeve në kujdesin shëndetësor, arsim dhe infrastrukturë. Vetëm 27% kërkojnë taksa më të larta për shërbime më të mira, ndërsa 26% duan të mbeten në nivelin aktual. 8% nuk janë të sigurt.

    “Vështirësitë ekonomike në Evropë tani mund të shpjegojnë këtë përkeqësim të mbështetjes për taksa më të larta,” tha për Euronews Business Olivier Jacques, profesor në Universitetin e Montrealit.

    Vendet ku dominojnë kërkesat për ulje të taksave

    Shqetësimi për barrën tatimore është më i fortë në Sllovaki (59%), Kroaci (57%), Estoni (53%) dhe Slloveni (50%), ku gjysma ose më shumë e popullsisë do të pranonte uljen e shërbimeve publike në këmbim të taksave më të ulëta. Përqindjet janë gjithashtu të larta në Rumani, Poloni, Greqi dhe disa vende të tjera të Evropës Lindore e Qendrore.

    Sipas studiuesit Dimitri Gugushvili nga Universiteti KU Leuven, kundërshtimi ndaj taksave lidhet shpesh me mungesën e besimit te qeveritë: “Njerëzit kundërshtojnë taksat kur dyshojnë se paratë e tyre do të abuzohen nga zyrtarët publikë.”

    Vendet që pranojnë më shumë taksa për shërbime më të mira

    Në anën tjetër, Spanja (42%), Suedia (42%) dhe Finlanda (40%) kryesojnë për mbështetjen e taksave më të larta. Bullgaria dhe Greqia shfaqin gjithashtu mbështetje mbi mesataren, ndërsa në Evropën Veriore mbështetja lidhet me nivelin e lartë të besimit në institucionet shtetërore.

    Në Gjermani (20%), Austri (20%) dhe Francë (23%), dëshira për taksa më të larta është shumë e ulët. Në Luksemburg (16%) dhe disa shtete të Evropës Lindore mbështetja pothuajse mungon.

    Kush kërkon stabilitet?

    Një në katër qytetarë të BE-së (26%) duan të ruajnë gjendjen aktuale të taksave dhe shërbimeve. Mbështetja është më e fortë në Luksemburg (47%), Maltë (46%) dhe Danimarkë (43%), ku gati gjysma e popullsisë nuk dëshiron ndryshime.

    Në Evropën Jugore, kjo qasje ka pak përkrahje, me Greqinë (11%), Kroacinë (13%) dhe Italinë (18%) në fund të listës.

    Ekspertët theksojnë se qëndrimet ndaj taksave varen nga besimi te institucionet dhe perceptimi mbi cilësinë e shërbimeve publike. Atje ku qeveria shihet si më e besueshme dhe shërbimet si më efikase, qytetarët janë më të gatshëm të paguajnë më shumë.

  • 1500 banesa të reja deri në 2029… Çfarë përfshin programi qeverisës ‘Rama 4’ për politikat sociale

    1500 banesa të reja deri në 2029… Çfarë përfshin programi qeverisës ‘Rama 4’ për politikat sociale

    Një vëmendje e veçantë në programin qeverisës “Rama 4” i kushtohet edhe politikave sociale dhe strehimit. Programi parashikon ndërtimin e 1,500 banesave me kosto të ulët deri në 2029, zgjerimin e fondit për banesat sociale si dhe përdorimin e pasurive të konfiskuara për këtë qëllim.  

    Gjatë këtij mandati, qeveria synon të forcojë mbështetjen për personat me aftësi të kufizuara me pagesa të dyfishta dhe shërbime të integruara, si dhe krijimi i qendrave për fëmijët dhe të rriturit me autizëm. Synon që të zhvillojë edhe një sistem digjital për menaxhimin e mbrojtjes sociale, dhe të miratojë një paketë të re për familjet e reja me subvencione për strehim e kredi të buta.  

    Gjithashtu, synohet që të rriten shpenzimet sociale për grupet vulnerabël, të nxisin programet e punësimit për gratë dhe në zonat rurale, si dhe të shtojnë shërbimet për të moshuarit.  

    Disa nga prioritetet kryesore: 

    – Ndërtojmë të paktën 1,500 njësive të reja banimi me kosto të ulët deri në vitin 2029. 

    – Zgjerojmë mbështetjen sociale për personat me aftësi të kufizuara, duke garantuar akses në arsim, punësim dhe shërbime publike. 

    – Dyfishojmë pagesat per fëmijët me aftësi të kufizuara duke kombinuar gjithashtu përfitimet financiare me shërbime të integruara si dhe rishikojmë asistencën personale. 

    – Zgjerojmë shërbimet për personat me spektër autizmi, duke ngritur qendra të reja për fëmijët dhe krijuar për herë të parë një qendër të dedikuar për të rriturit, për të siguruar mbështetje të specializuar dhe gjithëpërfshirëse në jetën e tyre të përditshme. 

    – Zhvillojmë një sistem digjital për menaxhimin e mbrojtjes sociale, për transparencë dhe gjurmueshmëri. 

    – Ndërtojmë një pakete të re për mbështetjen e familjes së re, që përfshin subvencione për strehim dhe akses më të lehtë në kredi të buta. 

    – Zgjerojmë rrjetin e shërbimeve sociale me 40 shërbime të reja për të garantuar mbulim më të mirë gjeografik 

     

     

     

  • Nga kontrata e fshehta miliona euroshe te Diella – Aferat Rama – Tony Blair në kurriz të shqiptarëve

    Nga kontrata e fshehta miliona euroshe te Diella – Aferat Rama – Tony Blair në kurriz të shqiptarëve

    Marrëdhënia mes Edi Ramës dhe ish-kryeministrit britanik Tony Blair vazhdon të ngrejë dyshime të forta për mungesë transparence dhe kosto të fshehura për buxhetin e shtetit.

     

    Së fundi ka dalë në dritë se gjithë propaganda e Ramës për ministren “Diella” të inteligjencës artificiale është as më pak e as më shumë por vazhdë e aferave korruptive mes tyre. Instituti Tony Blair e ka dekonspiruar vetë këtë të vërtetë të thjeshtë. Në publikimet e tyre zyrtare ata thonë se në kuadër të fondeve që mbledhin nga institucione ndërkombëtare pjesë ekslusive të projektit kanë edhe projektin “Diella 2.0”

     

     

    Kujtojmë se Instituti i Tony Blair ka hapur në vitin 2024 një degë në Shqipëri me adresë në “Torre Drin”. Dega ka vetëm 8 punonjës të regjistruar dhe ka raportuar të ardhura modeste, rreth 94 mijë euro, ndonëse prania e saj lidhet drejtpërdrejt me kontratat qeveritare.

     

    Gazetarët që vizituan adresën konstatuan se në katin e deklaruar nuk kishte punonjës të Institutit, por vetëm një kompani kontabiliteti që njëkohësisht i ofron shërbime këtij institucioni.

     

    Këshilli i Ministrave dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit refuzojnë të publikojnë kontratat e plota të konsulencës me Blair-in, duke e lënë të paqartë se kush paguan dhe sa paguan për këto shërbime.
     

    Zyrtarisht, qeveria këmbëngul se Blair këshillon “falas”, por faktet tregojnë një tjetër panoramë. Kujtojmë se Blair kur vjen në Shqipëri ikën nga Tirana në Jug të vendit me helikopter shtetëror, ku më pas akomodohet në vilar qeveritare.

     

    Në vitin 2016, firma ligjore e Cherrie Blair, bashkëshortes së ish-kryeministrit britanik, përfitoi 645,000 euro nga qeveria shqiptare për përfaqësim në një çështje arbitrazhi ndërkombëtar. Po ashtu, janë dokumentuar pagesa të tjera, si 150,000 euro në rastin “Beketi vs. Albania”. Dhe sjellim në vëmendje se për çështjen Beketi shqiptarët po paguajnë arbitrazhin miliona euro.

     

    Këto kontrata tregojnë se ndihma e çiftit Blair nuk është aspak “pro bono”, siç deklarohet shpesh.

     

    Rama akuzohet se po blen shërbime lobimi dhe PR ndërkombëtar me para publike, duke i fshehur marrëveshjet nga sytë e qytetarëve.

     

    Dyshimet shtohen nga fakti se qeveria shqiptare është një nga të paktat në rajon që refuzon të bëjë publike marrëveshjet e konsulencës me institucione ndërkombëtare.

     

    Pyetjet që ngelen pa përgjigje janë:

     

    -Sa kushtojnë realisht shërbimet e Tony Blair për Shqipërinë?

    -Çfarë përfiton konkretisht publiku shqiptar nga këto kontrata?

    -Pse fshihen dokumentet që duhet të ishin publike sipas ligjit për transparencë?

     

    Deri më sot, këto përgjigje jo vetëm që mungojnë, por atyre u shtohet edhe “AI DIELLA”.

     

    Ajo që mbetet është një marrëdhënie e errët Rama-Blair, ku fjalët “falas” e “këshillë strategjike” nuk përputhen me shifrat e majme që po dalin në dritë për ditë e më shumë.

  • Zbulimet e forta të KLSH në koncesionin e hemodializës që përfunduan në SPAK, miliona euro të paguara për shërbime…

    Zbulimet e forta të KLSH në koncesionin e hemodializës që përfunduan në SPAK, miliona euro të paguara për shërbime…

    Kontrolli i Lartë i Shtetit ka hedhur dritë mbi misteret dhe shkeljet e kontratës së hemodializës, duke publikuar auditime që tregojnë një situatë të frikshme: fonde publike të derdhura për shërbime të pakryera, monitorim i dobët nga autoritetet dhe shkelje të qarta kontraktuale nga koncesionari. Raportet e KLSH zbulojnë se kontrata nuk ka funksionuar si duhet, duke rrezikuar pacientët, duke ngarkuar buxhetin dhe duke favorizuar kompaninë private. Përmes këtyre auditimeve, del qartë se mungesa e disiplinës kontraktuale dhe financiare ka çuar në pasoja reale për qytetarët dhe shëndetësinë publike, duke hapur rrugën për kallëzime penale dhe hetime të mëtejshme.
    Dëmi ekonomik dhe shërbime të pakryera
    KLSH ka evidentuar se një pjesë e konsiderueshme e fondeve publike të paguara ndaj koncesionarit kanë qenë për shërbime jo realisht të kryera. Në një raport auditimi voluminoz prej 461 faqesh (botuar në vitin 2022), KLSH zbuloi se koncesionet në shëndetësi po “gërryejnë” paratë publike përmes pagesave fiktive. Për koncesionin e hemodializës, u identifikuan 352 milionë lekë pagesa për seanca dialize të pakryera gjatë 2016-2020. Më tej, në Raportin e Performancës për vitin 2023, KLSH shton se janë paguar ~99 milionë lekë (pa TVSH) për raste të pakryera (nën projeksionin vjetor) në këtë koncesion.
    Ky institucion e shpreh qartë se pagesat ndaj koncesionarit nuk po kryhen mbi bazën e shërbimit të kryer realisht, por mbi bazën e shërbimit të faturuar, që përfshin edhe likuidimin e rasteve të pakryera. Këto praktika bien ndesh me parimin e ekonomicitetit dhe efektivitetit të shpenzimeve publike. KLSH ka kërkuar rishikim të kushteve kontraktuale për të eliminuar pagesat pa kryer shërbim. Gjithashtu, KLSH ka llogaritur se efekti negativ në buxhet nga këto pagesa të pajustifikuara arrin në miliona euro dhe ka rekomanduar masa për rikuperimin ose ndaljen e dëmit të mëtejshëm.
    Mosmonitorimi dhe shkeljet e kontratës nga autoritetet
    Një gjetje tjetër serioze e KLSH-së (2023) ishte mospërmbushja nga autoriteti kontraktues e detyrimit për monitorim të koncesionit. KLSH vëren se për afro 7 vjet nuk u krye asnjë auditim teknik e cilësor i shërbimit të dializës nga Ministria dhe Fondi, duke shkelur vetë programin kombëtar dhe detyrimet kontraktuale. Kjo përbën shkelje ligjore nga ana e administratës publike, në kuptimin e moszbatimit të disiplinës buxhetore dhe kontraktuese. KLSH e ka cilësuar këtë mungesë monitorimi si problem urgjent që duhet adresuar menjëherë dhe ka theksuar se cilësia e shërbimit po lihet jashtë vëmendjes, me kosto të mundshme për pacientët. Si reagim, pas vërejtjeve të KLSH, autoritetet kanë ngritur disi përpjekjet për monitorim (duke krijuar grup pune dhe plane vjetore kontrolli), por KLSH nënvizon se këto janë ende të paplota e të vonuara.
    Shkelje të kontratës nga koncesionari (investimet)
    KLSH në raportet e fundit (2023-2024) ka konstatuar se koncesionari nuk po respekton klauzolat e kontratës për ri-investimin në pajisje. Siç u detajua, megjithëse kontrata e detyron kompaninë të fillojë në vitin e 7-të zëvendësimin e aparaturave, kompania “DiaVita” nuk ka kryer asnjë investim të tillë deri në vitin e 9-të. KLSH e quan këtë shkelje kontrate me pasoja dhe i ka rekomanduar qartësisht Ministrisë së Shëndetësisë dhe Fondit që t’i kërkojnë me forcë koncesionarit zbatimin e kushteve për zëvendësimin e pajisjeve mjekësore në 5 qendrat. Nëse kompania vazhdon të mos investojë, KLSH paralajmëron se shteti do të përballet me qendra të pajisura keq në fund të kontratës (2026), çka mund të cenojë vijimësinë e shërbimit për pacientët pas mbylljes së PPP-së dhe/ose të kërkojë shpenzime të reja nga buxheti për t’i sjellë qendrat në standard.
    Rreziku për pacientët akutë
    Në auditimin e performancës mbi terapinë renale zëvendësuese (2023), KLSH ekspozoi faktin se kontrata koncesionare pengon trajtimin e pacientëve akutë në qendrat rajonale dhe kjo, siç u shpjegua, detyron transferimin e tyre në QSUT me rrezik të lartë. KLSH e përshkruan këtë si cenim të rëndë të sigurisë së pacientëve dhe rekomandon ndryshime për të eliminuar kufizime të tilla absurde. Kjo gjetje lidhet me nevojën për të rishikuar vetë parametrat e kontratës (p.sh. për të zgjeruar gamën e shërbimeve që duhet të ofrojë koncesionari në urgjencë ose për të përcaktuar procedura emergjente fleksibile).
    Dokumentet në SPAK
    Bazuar në gjetjet e mësipërme, KLSH ka ndërmarrë edhe hapa ligjorë. Në raportin vjetor 2023 për performancën, KLSH bën të ditur se ka kallëzuar penalisht 10 zyrtarë për vepra si shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë në tendera. Nuk specifikohet publikisht se cilët zyrtarë lidhen me cilin koncesion, por duke qenë se koncesioni i hemodializës ka pasur shkelje serioze, është e mundshme që pjesë e këtyre kallëzimeve të jenë edhe zyrtarë që kanë pasur rol në dhënien apo monitorimin e kësaj kontrate. KLSH po ashtu ka referuar auditimet e veta tek SPAK për të ndihmuar hetimet penale në vijim.KLSH arrin në përfundimin se koncesionet në shëndetësi, përfshirë hemodializën, kanë krijuar efekt negativ ekonomik dhe probleme në shërbim. Ato vijojnë të paguajnë para publike për shërbime të pakryera, kanë mangësi serioze në zbatim dhe mbikëqyrje, dhe kërkohet ndërhyrje e menjëhershme për të korrigjuar kursin ose për t’i dhënë fund praktikave abuzive. Gjetjet e KLSH përbëjnë një bazë të fortë faktesh mbi të cilat janë ngritur edhe kërkesat e opozitës për hetim parlamentar dhe veprim i SPAK, si dhe kanë informuar debatin publik mbi dështimet e këtij koncesioni. (vijon nga dje).

  • UBA – Banka që rritet bashkë me ju!

    UBA – Banka që rritet bashkë me ju!

    UBA është banka private më e vjetër në Shqipëri, me një traditë të veçantë dhe me një mision të qartë: të ofrojë shërbime dhe produkte bankare të ndërtuara mbi besim, siguri dhe kujdes për klientin. Ne jemi e vetmja bankë që ofrojmë produkte të dizajnuara në përputhje me bindjet tuaja fetare, duke ju respektuar dhe vlerësuar në çdo hap.

    Rritje e qëndrueshme, besim i palëkundur
    Çdo vit, gjithnjë e më shumë klientë na zgjedhin si partnerin e tyre financiar. Depozitat afatshkurtra dhe afatgjata me norma fitimi konkurruese kanë fituar besimin e mijëra individëve, ndërsa pesë vitet e fundit kanë treguar një rritje të pandalshme të depozitave personale.

    Afër komuniteteve, afër njerëzve
    Ne depërtojmë në zona ku më parë nuk kishte shërbime bankare, duke kontribuar në përfshirjen financiare dhe duke sjellë mundësi të reja për familje, biznese e komunitete të tëra.

    Shërbim modern dhe cilësor
    UBA është një bankë me të gjitha kanalet moderne të shpërndarjes: shpejtësi, kosto të ulët dhe shërbim cilësor – gjithçka për të bërë jetën tuaj më të lehtë. Me fokus tek digjitalizimi, sot pagesat dhe transfertat janë vetëm një klikim larg, duke ju kursyer kohë e mundim.

    Mbështetje e fortë, përfitime të drejtpërdrejta
    Si pjesë e grupit Eurosig, grupit më të madh financiar në Shqipëri, UBA ofron stabilitet dhe siguri. Dhe mbi të gjitha – jemi banka e vetme në vend që ju mundëson tërheqje pa komision në çdo bankomat me logon Mastercard.
    UBA – banka që përshtatet me nevojat tuaja, që respekton bindjet tuaja dhe që ecën krah për krah me ju drejt së ardhmes.

  • Braçe denoncon bllokimin e korsisë së emergjencës në Unazë: Nuk funksionon, edhe pse u hoqën koshat

    Braçe denoncon bllokimin e korsisë së emergjencës në Unazë: Nuk funksionon, edhe pse u hoqën koshat

    Deputeti socialist Erion Braçe vijon denoncimin publik të problematikave sociale dhe shëndetësore që prekin qytetarët e kryeqytetit.
    Ditën e sotme ai ka bërë një video-postim të shoqëruar me mesazh për çështjen e korsive të emergjencës, kryesisht asaj për autobusët, ambulancat, policinë, taksitë, zjarrfikësit, në zonëne  Unazës në Tiranë. Teksa udhëton me mjet ai filmon edhe situatën, ku autobusi urban ndodhet në korsinë e mjeteve të tjera, sepse ajo e dedikuar për të është e zënë.
    Braçe denoncon se korsia në fjalë zihet kryesisht nga shërbimet që ndodhen pranë rrugës, ku ka avokatë, noterë, subjekte tregtare të ndryshme apo lokale. Por edhe pse ka orare për veprime dhe furnizime, ata përsëri kryejnë shkeljet.

    “Dhe ka arsye; në të gjithë këtë aks ka shërbime, veçanërisht avokatë, noterë, përkthyes, pastaj lokale shërbimi, ushqimore etj; edhe pse këtu janë vënë tabela me orare të caktuara për furnizime, janë ata që marrin e blejnë shërbime e mallra këtu, të cilët bllokojnë korsinë për to!”, shkruan ai mes të tjerave.
    Ligjvënësi propozon që të ketë një zgjidhje konkrete.
    Postimi i plotë i deputetit Erion Braçe:
    “Në Unazë, duke vëzhguar korsinë e re për autobusë, taksi, ambulancë, zjarrfikës, Polici!
    Shiheni, nuk funksionon!
    Edhe koshat u hipën mbi trotuar, por përsëri korsia është e zënë dhe autobusi është në rrugë!
    Dhe ka arsye; në të gjithë këtë aks ka shërbime, veçanërisht avokatë, noterë, përkthyes, pastaj lokale shërbimi, ushqimore etj; edhe pse këtu janë vënë tabela me orare të caktuara për furnizime, janë ata që marrin e blejnë shërbime e mallra këtu, të cilët bllokojnë korsinë për to!
    Duhet rimenduar zgjidhja, edhe për trotuaret, edhe për këmbësorët, edhe për plehrat, edhe për shërbimet, edhe për shërbimmarrësit!”.

  • Të huajat si “skllave seksi” Shqipëria jo vetëm atraksion turistik por edhe” oaz” për shërbime seksuale

    Të huajat si “skllave seksi” Shqipëria jo vetëm atraksion turistik por edhe” oaz” për shërbime seksuale

    Foto ilustruese

    Në 2 vite e gjysmë 64 shtetase të huaja janë proceduar për shfrytëzim prostitucioni. Shqipëria është kthyer në një atraksion turistik duke shtuar edhe numrin e vajzave që shfrytëzohen për shërbime seksuale.Policia deklaron se ato vinë kryesisht nga Amerika Latine, Azia, Afrika dhe Europa Lindore. Vatrat kryesore të prostitucionit janë Tirana, Durrësi, Vlora, Saranda, Elbasani dhe Shkodra. Sipas Qendrës Vatra, një pjesë e vajzave vijnë nëpërmjet agjencive të punësimit, për të punuar si kameriere, balerina,apo  bariste apo edhe me vizë turistikë dhe përfundojnë viktima të trafikimit.
    Dy muajt e Xh.Sh, mes Sarandës dhe Vlorës, nuk ishin aspak për turizëm, teksa bashkë me shoqen e saj nga 16 maji i këtij viti dhe deri më 18 korrik, e gjetën veten në dy dhoma të një apartamenti, ku në kohë të shpeshta “bujtnin” burra të ndryshëm për të marrë shërbime seksuale. Një muaj pasi u ndalua nga strukturat policore, tek Xh.Sh. (shënim, për arsye sigurie dhe etike, inicialet janë të ndryshuara), duket trauma, frika, përunjësia për strehën dhe ushqimin që merr falas por edhe drama që e mundon. Në rrëfimin për Faktoje.al, mes pasigurisë dhe frikës, më shumë fajëson veten sesa “tutorin” e paidentifikuar ende. “Për shkak të një zgjedhjeje të gabuar dhe besimit të gabuar te një person kalova këtë situatë, këto janë të gjitha vendimet e mia, kështu që duhet të mbaj pasojat”-thotë për Faktoje.al, 38-vjeçarja Xh.Sh, e cila tregon me shumë vështirësi se ka ofruar shërbime seksuale për deri në pesë burra në ditë. 38-vjeçarja ka një djalë të mitur në Kinë. Kjo është dhe brenga e saj më e madhe.  Prej ditës që shkeli në Rinas iu morr pashaporta nga tutori i saj i cili ende është i pa identifikuar.
     “Natën qaj më shumë. Më merr malli për djalin”-thotë ajo ndërsa shtrëngon duart vazhdimisht dhe jep përgjigje fare të shkurtra kur pyetet për njerëzit që e shfrytëzuan. Frikë dhe kujdes pasi ende nuk e di fatin e saj, ndonëse nga policia rasti i është referuar për “ushtrim prostitucioni” dhe është njohur si “viktimë trafiku”.  
    Kjo është një copëz jete e një gruaje kineze që u gjet në Shqipëri në oazin e prostitucionit, i cili në tre vitet e fundit ka ardhur në rritje po aq shumë sa edhe turizmi në vendin tonë.
    Në vitet e fundit për shkak edhe të rritjes së numrit të turistëve të huaj, grupe kriminale të mirëorganizuara e konsiderojnë Shqipërinë një oaz të mundshëm për të sjellë në vendin tonë gra me qëllimin e shfrytëzimit të prostitucionit. Sipas burimeve zyrtare të Policisë së Shtetit, Azia, Amerika Latine, Afrika, por dhe Europa Lindore janë katër kontinentet; të cilat thuajse gjatë gjithë vitit dhe veçanërisht në sezonin veror vijnë me viza turstike apo leje pune; vajza të cilat janë në risk të lartë të shfrytëzimit të prostitucionit. “Aktualisht, po identifikojmë viktima nga kontinente të ndryshme (Afrika, Azia dhe Amerika Latine), që sillen në Shqipëri ose tranzitojnë përmes territorit tonë. Në të njëjtën kohë, kemi raste ku gra shqiptare dhe të huaja luajnë role organizuese në këto rrjete, jo thjesht si viktima”- thotë për Faktoje.al Policia e Shtetit. 
    “Po identifikojmë vajza që vijnë nga vende si Gana, Filipine, Kina, Brazili, Vietnami, Kolumbia, Ukraina, Bjellorusia, Azerbajxhani, Peruja etj”-theksojnë strukturat e rendit. Gjithashtu edhe përfaqësuesja e Qendrës “Vatra” në Vlorë, Entela Avduli, në një reagim për Faktoje.al tregon se rastet e trafikut të shtetaseve të huaja që shfrytëzohen për të ofruar favore seksuale ka ardhur gjithnjë e në rritje. 
    “Në 2024 nga të gjitha qendrat janë 39 raste të trajtuara ku pjesa më e madhe janë vajza të trafikuara për qëllime prostitucioni, kryesisht janë nga Azia dhe Amerika Latine. Ndërsa përgjatë këtij viti vetëm në qendrën tonë kemi 22 gra që po trajtohen”-thotë Avduli
    “Për vitin 2023 – janë 70 raste të evidentuara(operacione të policisë), me 161 autorë, (2 autorë, shtetas të huaj). Për vitin 2024 janë 76 raste të evidentuara, me 133 autorë (27 autorë, shtetas të huaj) dhe për periudhën janar – qershor 2025, janë 37 raste të evidentuara, me 81 autorë (25, shtetas të huaj)”-thonë për Faktoje.al burimet zyrtare të Policisë së Shtetit të pyetur mbi numrin e shtetasve të huaj të përfshirë në trafikim dhe ushtrim prostitucioni. Shifrat janë për rastet e referuara për “shfrytëzim prostitucioni”, përkatësisht neni 114 i Kodit Penal, ndërsa numri i personave të proceduar në gjendje të lirë për ushtrim prostitucioni është shumë herë më i lartë
    Identifikimi që në nisje është mjaft i vështirë për strukturat e Policisë së Shtetit. Vajza që mbërrijnë nga vendet aziatike, Amerika Latine, Afrika dhe Europa Lindore vijnë në dy forma; me viza turistike ose me viza pune. “Kanë ardhur nëpërmjet agjencive të punësimit, për të punuar si kameriere, balerina, bariste etj, por kanë ardhur edhe me viza turistike. Rastet që kemi trajtuar kanë qenë rrjete të mirëfilllta, që i organizojnë në trafikun e prostitucionit. Dikush u gjente punë, pastaj rekretuesi, dikush që i gjente ambientet, apo edhe klientët”-thotë një nga drejtueset e qendrës Vatra, Entela Avduli. Kjo qendër trajton specifikisht rastet e trafikut dhe ofron shërbime pasiko-sociale, por edhe strehë dhe siguri për viktimat e trafiqeve. Rastet që zbulohen nga strukturat policore referohen në tri qendrat “Vatra” në të gjithë vendin, por edhe nga OJQ të tjera që merren enkas me strehimin dhe integrimin e viktimave të trafikut, vendase dhe të huaja. 
    “Janë disa faqe online që nga verifikimet tona rezutojnë të regjistruara nga IP në Ukrainë të cilat funksionojnë me qëllim prostitucioni. Vajzat bisedojnë online me klientët, shqiptarë ose të huaj, tregojnë moshën, foto etj dhe pasi përcaktojnë çmimin dhe dakordësohen për shërbimet seksuale që ofrojnë, lenë takim në një vend të caktuar, që mund të jetë një apartament i marrë pa kontratë qiraje, ose motel”- thotë për Faktoje.al në kushtet e anonimatit një oficer policie i sektorit të atitrafiqeve. Ky lloj prostitucioni cilësohet edhe si më “elitar”, pasi janë vetë vajzat që zgjedhin këtë formë në mënyrë disi të pavarur dhe të përfshira janë kryesisht shtetase nga Europa Lindore, dhe Amerika Latine.  Pagesa për shkon nga 100-300 euro. 
    Një tjetër formë mbulimi e prostitucuionit mbesin qendrat e masazheve, por edhe ato estetike. “Janë të shumta qendrat e masazheve, kryesisht ato që punësojnë të huaja të cilat ofrojnë edhe shërbime seksuale kundrejt pagesës”-thotë efektivi, ndërsa shton se kanë pasur sukses në goditjen e rrjeteve në disa raste kur vetë agjentët kanë shkuar në këto qendra si të infiltruar dhe më pas janë zbuluar gra dhe vajza që ushtronin prostitucion kundrejt pagesës.
    “Ajo që ndodh shpesh është se një grua më në moshë që ka ushtruar ose ka shfrytëzuar gra për shërbime seksuale, menaxhojnë “de facto” këto qendra dhe gratë e punësuara ku u përcakton çmimet, u krijon një lloj sigurie, por në shumë raste i mbajnë të izoluara duke u marrë pasaportat, apo edhe kërcënuar se nëse largohen ose denocojnë do kenë pasoja”-thotë efektivi i Antitrafikut, ndërsa shton se janë kryesisht shtetase aziatike, që shërbimet sesuale kundrejt pagesës i mbulojnë nëpërmjet qendrave të masazheve. 
    Një tjetër formë është edhe shfrytëzimi i prostitucionit nga individë, të cilët ose zotërojnë ose janë të lidhur me një pjesë të pronarëve apo administratorëve të bareve, lokaleve të natës ose hoteleve të ndryshme. “Në lokale nate apo hotele të vogla kemi zbuluar raste që shtetase të ndryshme të huaja, por edhe shqiptare në dukje punojnë si ballerina apo edhe kameriare dhe bariste, por kur klientë të ndryshëm kërkojnë shërbime sekasuale u ofrohet prej tyre”-thotë agjenti, ndërsa thekson se kjo është një formë shfrytëzimi më e rëndë, pasi shpesh këto gra keqtrajtohen dhe u mbajnë shuma të konsideruara parash nga shfrytëzimi seksual.   
    Skema e rekrutimit dhe rrjeti i shfrytëzimit..
    Edhe pse rastet e shfrytëzimit të prostitucionit janë gjithnjë e në rritje, ku të implikuara janë gra, numri i të dënuarve apo të paraburgosurve për këtë vepër penale është i ulët. Të dhënat zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve tregojnë se pesë gra, një me dënim të formës së prerë dhe katër të tjera në paraburgim, janë të proceduara për shfrytëzim prostitucioni. Megjithatë numri i grave të proceduara me masa sigurie “arrest shtëpie” “detyrim paraqitje” apo “hetim në gjendje të lirë” një pjesë e madhe të huaja janë të shumta, kjo edhe për vetë faktin se gjykata merr në konsideratë faktin që janë gra, duke i lënë në masa të buta sigurie. 
    “Kemi parë raste gjithnjë e më tepër ku grupe të organizuara të huaja po implikohen në shfrytëzim për prostitucion ose vepra të tjera kriminale”-thotë përfaqësuesja e Qendrës Vatra, Entela Avduli. “Rastet kanë ardhur të rekrutuara. U është gjetur ‘puna’, dikush i pret në Rinas, që është një taksist i caktuar specifikisht vetëm për këto persona, i dërgon në një hotel, ose shtëpi të marra me qira dhe më pas këto gra ofrojnë shërbime seksuale kundrejt pagesës”-shton Avduli. 
    Një fakt që pohohet edhe nga strukturat policore të cilat theksojnë se nuk në shumicën e rasteve të zbuluara gratë e shfrytëzuara kanë ardhur më dëshirë dhe ishin në dijeni se do të shfrytëzoheshin për qëllime prostitucioni, por me kalimin e kohës ata vihen nën trysni nga këto rrjete kriminale që u mbajnë pasaportat, apo edhe i kërcënojnë me të afërm që kanë lënë në vendlindjen e tyre.
    Ndërsa rastet e grave të huaja që ofrojnë shërbime seksuale në Shqipëri është në rritje, strukturat e rendit janë disi të papërgatitura dhe kjo për faktin se ku lloj prostitucioni nuk ka elementët e dhunës klasike nga grupe që shfrytëzojnë kundër dëshirës së tyre gra. Mjaft prej tyre përzgjedhin Shqipërinë për ushtrim prostitucioni kundrejt pagesës nisur edhe nga numri i lartë i turistëve të huaj në vend.
     “Është gati si ‘kërkesë-ofertë’ për shërbimet seksuale kundrejt pagesës dhe jo rastësisht përgjatë sezonit turistik gratë që ofrojnë shërbime seksuale kundrejt pagesës zhvendosen në zonat bregdetare”-pohon një burim policor për Faktoje.al. Të njëjtën qëndrim mbajti edhe Avduli duke iu referuar rasteve të trajtuara nga qendra Vatra. Zonat më problematike janë Tirana, Durrësi, Vlora, Saranda, Elbasani dhe Shkodra. “Policia e Shtetit ka hartuar dhe është duke zbatuar një plan të detajuar masash për sezonin turistik veror 2025, me fokus të veçantë në zonat turistike, për të garantuar rendin, sigurinë publike dhe për të parandaluar veprimtaritë kriminale, përfshirë edhe trafikimin për qëllime prostitucioni”-thotë zyrtarisht policia. 
    Vajzat e trafikuara dhe të proceduara për ushtrim prostitucioni dërgohen në qendrat e trajtimit dhe nën monitorimin e vazhdueshëm të policisë dhe Zyrës së Emigracionit dhe Azilit. “Pjesa më e madhe riardhesohen me vulllnetin e tyre. Ndërsa një pjesë tjetër qëndrojnë këtu dhe i kemi gjetur punë të sigurt pasi marrin një leje të posaçme qëndrimi nga zyrat e Emigracionit dhe Azilit”-thotë përfaqësuesja e Qendrës Vatra, Entela Avduli, ndërsa shton se zakonisht në qendra qëndrojnë deri në tre muaj, por ka edhe një vështirësi tjetër të madhe në lidhje me pjesën e dokumenteve. Shuma nga gratë e kapura dhe proceduara për “ushtrim prostitucioni” nuk kanë pasaportë pasi tutorët e tyre ua kanë marrë që në momentin e parë që kanë shkelur në tokën shqiptare.  “Për viktimat e trafikimit në përgjigjësi, si për të huaja ashtu edhe shqiptare ajo që ne identifikojmë është maja e aizbergut, sepse trafikimi është proces dhe fenomen me rrjete dhe mënyra të tilla që duan kohë që të identifikohen dhe shkatërrohen”-thekson Avduli. Një prej tyre është edhe Xh.Sh e cila në rrëfimin e saj pohon se pasaportën ia mori “dikush që se njihja”, por që i kishte thënë se e priste një jetë më e mirë, pak pasi të mbërrinte në Shqipëri. “Erdha sepse dikush më tha se do të më ndihmonte të merrja një vizë për në Itali, ku është e lehtë të shkosh nga këtu”-thotë Xh.Sh, por ajo që gjeti ishte dy muaj skllavëri dhe një dramë që vijon, pa identitet dhe me brengën për djalin e lënë në Kinë për të cilën thotë se kujdeset një i moshuar. “Ndoshta nuk do t’i tregoj fëmijës tim, sepse nuk dua që fëmija im të turpërohet për mua…”-mbyll rrëfimin Xh.Sh, një nga qindra gra të huaja që Shqipërinë e shohin si oaz ku mund të fitohet nëse ofron shërbime seksuale./Faktoje.al

  • Të huajat si ‘skllave seksi’: Shqipëria ‘oaz’ për shërbime seksuale

    Të huajat si ‘skllave seksi’: Shqipëria ‘oaz’ për shërbime seksuale

    Në 2 vite e gjysmë 64 shtetase të huaja janë proceduar për shfrytëzim prostitucioni. Shqipëria është kthyer në një atraksion turistik duke shtuar edhe numrin e vajzave që shfrytëzohen për shërbime seksuale. Policia deklaron se ato vinë kryesisht nga Amerika Latine, Azia, Afrika dhe Europa Lindore. Vatrat kryesore të prostitucionit janë Tirana, Durrësi, Vlora, Saranda, Elbasani dhe Shkodra. Sipas Qendrës Vatra, një pjesë e vajzave vijnë nëpërmjet agjencive të punësimit, për të punuar si kameriere, balerina,apo  bariste apo edhe me vizë turistikë dhe përfundojnë viktima të trafikimit.

    Dy muajt e Xh.Sh, mes Sarandës dhe Vlorës, nuk ishin aspak për turizëm, teksa bashkë me shoqen e saj nga 16 maji i këtij viti dhe deri më 18 korrik, e gjetën veten në dy dhoma të një apartamenti, ku në kohë të shpeshta “bujtnin” burra të ndryshëm për të marrë shërbime seksuale. Një muaj pasi u ndalua nga strukturat policore, tek Xh.Sh. (shënim, për arsye sigurie dhe etike, inicialet janë të ndryshuara), duket trauma, frika, përunjësia për strehën dhe ushqimin që merr falas por edhe drama që e mundon. Në rrëfimin për Faktoje.al, mes pasigurisë dhe frikës, më shumë fajëson veten sesa “tutorin” e paidentifikuar ende. “Për shkak të një zgjedhjeje të gabuar dhe besimit të gabuar te një person kalova këtë situatë, këto janë të gjitha vendimet e mia, kështu që duhet të mbaj pasojat”-thotë për Faktoje.al, 38-vjeçarja Xh.Sh, e cila tregon me shumë vështirësi se ka ofruar shërbime seksuale për deri në pesë burra në ditë. 38-vjeçarja ka një djalë të mitur në Kinë. Kjo është dhe brenga e saj më e madhe.  Prej ditës që shkeli në Rinas iu morr pashaporta nga tutori i saj i cili ende është i pa identifikuar.

     “Natën qaj më shumë. Më merr malli për djalin”-thotë ajo ndërsa shtrëngon duart vazhdimisht dhe jep përgjigje fare të shkurtra kur pyetet për njerëzit që e shfrytëzuan. Frikë dhe kujdes pasi ende nuk e di fatin e saj, ndonëse nga policia rasti i është referuar për “ushtrim prostitucioni” dhe është njohur si “viktimë trafiku”.  

    Kjo është një copëz jete e një gruaje kineze që u gjet në Shqipëri në oazin e prostitucionit, i cili në tre vitet e fundit ka ardhur në rritje po aq shumë sa edhe turizmi në vendin tonë.

    Nga 4 kontinente

    Në vitet e fundit për shkak edhe të rritjes së numrit të turistëve të huaj, grupe kriminale të mirëorganizuara e konsiderojnë Shqipërinë një oaz të mundshëm për të sjellë në vendin tonë gra me qëllimin e shfrytëzimit të prostitucionit. Sipas burimeve zyrtare të Policisë së Shtetit, Azia, Amerika Latine, Afrika, por dhe Europa Lindore janë katër kontinentet; të cilat thuajse gjatë gjithë vitit dhe veçanërisht në sezonin veror vijnë me viza turstike apo leje pune; vajza të cilat janë në risk të lartë të shfrytëzimit të prostitucionit. “Aktualisht, po identifikojmë viktima nga kontinente të ndryshme (Afrika, Azia dhe Amerika Latine), që sillen në Shqipëri ose tranzitojnë përmes territorit tonë. Në të njëjtën kohë, kemi raste ku gra shqiptare dhe të huaja luajnë role organizuese në këto rrjete, jo thjesht si viktima”- thotë për Faktoje.al Policia e Shtetit. 

    “Po identifikojmë vajza që vijnë nga vende si Gana, Filipine, Kina, Brazili, Vietnami, Kolumbia, Ukraina, Bjellorusia, Azerbajxhani, Peruja etj”-theksojnë strukturat e rendit. Gjithashtu edhe përfaqësuesja e Qendrës “Vatra” në Vlorë, Entela Avduli, në një reagim për Faktoje.al tregon se rastet e trafikut të shtetaseve të huaja që shfrytëzohen për të ofruar favore seksuale ka ardhur gjithnjë e në rritje. 

    “Në 2024 nga të gjitha qendrat janë 39 raste të trajtuara ku pjesa më e madhe janë vajza të trafikuara për qëllime prostitucioni, kryesisht janë nga Azia dhe Amerika Latine. Ndërsa përgjatë këtij viti vetëm në qendrën tonë kemi 22 gra që po trajtohen”-thotë Avduli

    Shifrat e policisë “Prostitucioni me të huaj në rritje”

    “Për vitin 2023 – janë 70 raste të evidentuara(operacione të policisë), me 161 autorë, (2 autorë, shtetas të huaj). Për vitin 2024 janë 76 raste të evidentuara, me 133 autorë (27 autorë, shtetas të huaj) dhe për periudhën janar – qershor 2025, janë 37 raste të evidentuara, me 81 autorë (25, shtetas të huaj)”-thonë për Faktoje.al burimet zyrtare të Policisë së Shtetit të pyetur mbi numrin e shtetasve të huaj të përfshirë në trafikim dhe ushtrim prostitucioni. Shifrat janë për rastet e referuara për “shfrytëzim prostitucioni”, përkatësisht neni 114 i Kodit Penal, ndërsa numri i personave të proceduar në gjendje të lirë për ushtrim prostitucioni është shumë herë më i lartë

    Prostitucioni: Me leje pune balerina dhe barisite.

    Identifikimi që në nisje është mjaft i vështirë për strukturat e Policisë së Shtetit. Vajza që mbërrijnë nga vendet aziatike, Amerika Latine, Afrika dhe Europa Lindore vijnë në dy forma; me viza turistike ose me viza pune. “Kanë ardhur nëpërmjet agjencive të punësimit, për të punuar si kameriere, balerina, bariste etj, por kanë ardhur edhe me viza turistike. Rastet që kemi trajtuar kanë qenë rrjete të mirëfilllta, që i organizojnë në trafikun e prostitucionit. Dikush u gjente punë, pastaj rekretuesi, dikush që i gjente ambientet, apo edhe klientët”-thotë një nga drejtueset e qendrës Vatra, Entela Avduli. Kjo qendër trajton specifikisht rastet e trafikut dhe ofron shërbime pasiko-sociale, por edhe strehë dhe siguri për viktimat e trafiqeve. Rastet që zbulohen nga strukturat policore referohen në tri qendrat “Vatra” në të gjithë vendin, por edhe nga OJQ të tjera që merren enkas me strehimin dhe integrimin e viktimave të trafikut, vendase dhe të huaja. 

    Prostitucioni “elitar”. Vajzat zgjedhin klientët.

    “Janë disa faqe online që nga verifikimet tona rezutojnë të regjistruara nga IP në Ukrainë të cilat funksionojnë me qëllim prostitucioni. Vajzat bisedojnë online me klientët, shqiptarë ose të huaj, tregojnë moshën, foto etj dhe pasi përcaktojnë çmimin dhe dakordësohen për shërbimet seksuale që ofrojnë, lenë takim në një vend të caktuar, që mund të jetë një apartament i marrë pa kontratë qiraje, ose motel”- thotë për Faktoje.al në kushtet e anonimatit një oficer policie i sektorit të atitrafiqeve. Ky lloj prostitucioni cilësohet edhe si më “elitar”, pasi janë vetë vajzat që zgjedhin këtë formë në mënyrë disi të pavarur dhe të përfshira janë kryesisht shtetase nga Europa Lindore, dhe Amerika Latine.  Pagesa për shkon nga 100-300 euro. 

    Një tjetër formë mbulimi e prostitucuionit mbesin qendrat e masazheve, por edhe ato estetike. “Janë të shumta qendrat e masazheve, kryesisht ato që punësojnë të huaja të cilat ofrojnë edhe shërbime seksuale kundrejt pagesës”-thotë efektivi, ndërsa shton se kanë pasur sukses në goditjen e rrjeteve në disa raste kur vetë agjentët kanë shkuar në këto qendra si të infiltruar dhe më pas janë zbuluar gra dhe vajza që ushtronin prostitucion kundrejt pagesës.

    Qendrat e masazheve” Strehë prostitucioni “

    “Ajo që ndodh shpesh është se një grua më në moshë që ka ushtruar ose ka shfrytëzuar gra për shërbime seksuale, menaxhojnë “de facto” këto qendra dhe gratë e punësuara ku u përcakton çmimet, u krijon një lloj sigurie, por në shumë raste i mbajnë të izoluara duke u marrë pasaportat, apo edhe kërcënuar se nëse largohen ose denocojnë do kenë pasoja”-thotë efektivi i Antitrafikut, ndërsa shton se janë kryesisht shtetase aziatike, që shërbimet sesuale kundrejt pagesës i mbulojnë nëpërmjet qendrave të masazheve. 

    Një tjetër formë është edhe shfrytëzimi i prostitucionit nga individë, të cilët ose zotërojnë ose janë të lidhur me një pjesë të pronarëve apo administratorëve të bareve, lokaleve të natës ose hoteleve të ndryshme. “Në lokale nate apo hotele të vogla kemi zbuluar raste që shtetase të ndryshme të huaja, por edhe shqiptare në dukje punojnë si ballerina apo edhe kameriare dhe bariste, por kur klientë të ndryshëm kërkojnë shërbime sekasuale u ofrohet prej tyre”-thotë agjenti, ndërsa thekson se kjo është një formë shfrytëzimi më e rëndë, pasi shpesh këto gra keqtrajtohen dhe u mbajnë shuma të konsideruara parash nga shfrytëzimi seksual.   

    “Gratë” që shfrytëzojnë gratë

    Skema e rekrutimit dhe rrjeti i shfrytëzimit..

    Edhe pse rastet e shfrytëzimit të prostitucionit janë gjithnjë e në rritje, ku të implikuara janë gra, numri i të dënuarve apo të paraburgosurve për këtë vepër penale është i ulët. Të dhënat zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve tregojnë se pesë gra, një me dënim të formës së prerë dhe katër të tjera në paraburgim, janë të proceduara për shfrytëzim prostitucioni. Megjithatë numri i grave të proceduara me masa sigurie “arrest shtëpie” “detyrim paraqitje” apo “hetim në gjendje të lirë” një pjesë e madhe të huaja janë të shumta, kjo edhe për vetë faktin se gjykata merr në konsideratë faktin që janë gra, duke i lënë në masa të buta sigurie. 

    “Kemi parë raste gjithnjë e më tepër ku grupe të organizuara të huaja po implikohen në shfrytëzim për prostitucion ose vepra të tjera kriminale”-thotë përfaqësuesja e Qendrës Vatra, Entela Avduli. “Rastet kanë ardhur të rekrutuara. U është gjetur ‘puna’, dikush i pret në Rinas, që është një taksist i caktuar specifikisht vetëm për këto persona, i dërgon në një hotel, ose shtëpi të marra me qira dhe më pas këto gra ofrojnë shërbime seksuale kundrejt pagesës”-shton Avduli. 

    Një fakt që pohohet edhe nga strukturat policore të cilat theksojnë se nuk në shumicën e rasteve të zbuluara gratë e shfrytëzuara kanë ardhur më dëshirë dhe ishin në dijeni se do të shfrytëzoheshin për qëllime prostitucioni, por me kalimin e kohës ata vihen nën trysni nga këto rrjete kriminale që u mbajnë pasaportat, apo edhe i kërcënojnë me të afërm që kanë lënë në vendlindjen e tyre.

    Një sy i mbyllur për turizmin?

    Ndërsa rastet e grave të huaja që ofrojnë shërbime seksuale në Shqipëri është në rritje, strukturat e rendit janë disi të papërgatitura dhe kjo për faktin se ku lloj prostitucioni nuk ka elementët e dhunës klasike nga grupe që shfrytëzojnë kundër dëshirës së tyre gra. Mjaft prej tyre përzgjedhin Shqipërinë për ushtrim prostitucioni kundrejt pagesës nisur edhe nga numri i lartë i turistëve të huaj në vend.

     “Është gati si ‘kërkesë-ofertë’ për shërbimet seksuale kundrejt pagesës dhe jo rastësisht përgjatë sezonit turistik gratë që ofrojnë shërbime seksuale kundrejt pagesës zhvendosen në zonat bregdetare”-pohon një burim policor për Faktoje.al. Të njëjtën qëndrim mbajti edhe Avduli duke iu referuar rasteve të trajtuara nga qendra Vatra. Zonat më problematike janë Tirana, Durrësi, Vlora, Saranda, Elbasani dhe Shkodra. “Policia e Shtetit ka hartuar dhe është duke zbatuar një plan të detajuar masash për sezonin turistik veror 2025, me fokus të veçantë në zonat turistike, për të garantuar rendin, sigurinë publike dhe për të parandaluar veprimtaritë kriminale, përfshirë edhe trafikimin për qëllime prostitucioni”-thotë zyrtarisht policia. 

    Viktimat e trafikimit:Të ikim sa më parë!

    Vajzat e trafikuara dhe të proceduara për ushtrim prostitucioni dërgohen në qendrat e trajtimit dhe nën monitorimin e vazhdueshëm të policisë dhe Zyrës së Emigracionit dhe Azilit. “Pjesa më e madhe riardhesohen me vulllnetin e tyre. Ndërsa një pjesë tjetër qëndrojnë këtu dhe i kemi gjetur punë të sigurt pasi marrin një leje të posaçme qëndrimi nga zyrat e Emigracionit dhe Azilit”-thotë përfaqësuesja e Qendrës Vatra, Entela Avduli, ndërsa shton se zakonisht në qendra qëndrojnë deri në tre muaj, por ka edhe një vështirësi tjetër të madhe në lidhje me pjesën e dokumenteve. Shuma nga gratë e kapura dhe proceduara për “ushtrim prostitucioni” nuk kanë pasaportë pasi tutorët e tyre ua kanë marrë që në momentin e parë që kanë shkelur në tokën shqiptare.  “Për viktimat e trafikimit në përgjigjësi, si për të huaja ashtu edhe shqiptare ajo që ne identifikojmë është maja e aizbergut, sepse trafikimi është proces dhe fenomen me rrjete dhe mënyra të tilla që duan kohë që të identifikohen dhe shkatërrohen”-thekson Avduli. Një prej tyre është edhe Xh.Sh e cila në rrëfimin e saj pohon se pasaportën ia mori “dikush që se njihja”, por që i kishte thënë se e priste një jetë më e mirë, pak pasi të mbërrinte në Shqipëri. “Erdha sepse dikush më tha se do të më ndihmonte të merrja një vizë për në Itali, ku është e lehtë të shkosh nga këtu”-thotë Xh.Sh, por ajo që gjeti ishte dy muaj skllavëri dhe një dramë që vijon, pa identitet dhe me brengën për djalin e lënë në Kinë për të cilën thotë se kujdeset një i moshuar. “Ndoshta nuk do t’i tregoj fëmijës tim, sepse nuk dua që fëmija im të turpërohet për mua…”-mbyll rrëfimin Xh.Sh, një nga qindra gra të huaja që Shqipërinë e shohin si oaz ku mund të fitohet nëse ofron shërbime seksuale./ Nga Sebi Alla, Faktoje/ 

     

  • Të huajat si “skllave seksi”, si u kthye Shqipëria në “oaz” për shërbime seksuale

    Të huajat si “skllave seksi”, si u kthye Shqipëria në “oaz” për shërbime seksuale

    Në 2 vite e gjysmë 64 shtetase të huaja janë proceduar për shfrytëzim prostitucioni. Shqipëria është kthyer në një atraksion turistik duke shtuar edhe numrin e vajzave që shfrytëzohen për shërbime seksuale.Policia deklaron se ato vinë kryesisht nga Amerika Latine, Azia, Afrika dhe Europa Lindore. Vatrat kryesore të prostitucionit janë Tirana, Durrësi, Vlora, Saranda, Elbasani dhe Shkodra. Sipas Qendrës Vatra, një pjesë e vajzave vijnë nëpërmjet agjencive të punësimit, për të punuar si kameriere, balerina,apo bariste apo edhe me vizë turistikë dhe përfundojnë viktima të trafikimit.
    Dy muajt e Xh.Sh, mes Sarandës dhe Vlorës, nuk ishin aspak për turizëm, teksa bashkë me shoqen e saj nga 16 maji i këtij viti dhe deri më 18 korrik, e gjetën veten në dy dhoma të një apartamenti, ku në kohë të shpeshta “bujtnin” burra të ndryshëm për të marrë shërbime seksuale. Një muaj pasi u ndalua nga strukturat policore, tek Xh.Sh. (shënim, për arsye sigurie dhe etike, inicialet janë të ndryshuara), duket trauma, frika, përunjësia për strehën dhe ushqimin që merr falas por edhe drama që e mundon. Në rrëfimin për Faktoje.al, mes pasigurisë dhe frikës, më shumë fajëson veten sesa “tutorin” e paidentifikuar ende. “Për shkak të një zgjedhjeje të gabuar dhe besimit të gabuar te një person kalova këtë situatë, këto janë të gjitha vendimet e mia, kështu që duhet të mbaj pasojat”-thotë për Faktoje.al, 38-vjeçarja Xh.Sh, e cila tregon me shumë vështirësi se ka ofruar shërbime seksuale për deri në pesë burra në ditë. 38-vjeçarja ka një djalë të mitur në Kinë. Kjo është dhe brenga e saj më e madhe. Prej ditës që shkeli në Rinas iu morr pashaporta nga tutori i saj i cili ende është i pa identifikuar.
    “Natën qaj më shumë. Më merr malli për djalin”-thotë ajo ndërsa shtrëngon duart vazhdimisht dhe jep përgjigje fare të shkurtra kur pyetet për njerëzit që e shfrytëzuan. Frikë dhe kujdes pasi ende nuk e di fatin e saj, ndonëse nga policia rasti i është referuar për “ushtrim prostitucioni” dhe është njohur si “viktimë trafiku”.
    Kjo është një copëz jete e një gruaje kineze që u gjet në Shqipëri në oazin e prostitucionit, i cili në tre vitet e fundit ka ardhur në rritje po aq shumë sa edhe turizmi në vendin tonë.
    Nga 4 kontinente
    Në vitet e fundit për shkak edhe të rritjes së numrit të turistëve të huaj, grupe kriminale të mirëorganizuara e konsiderojnë Shqipërinë një oaz të mundshëm për të sjellë në vendin tonë gra me qëllimin e shfrytëzimit të prostitucionit. Sipas burimeve zyrtare të Policisë së Shtetit, Azia, Amerika Latine, Afrika, por dhe Europa Lindore janë katër kontinentet; të cilat thuajse gjatë gjithë vitit dhe veçanërisht në sezonin veror vijnë me viza turstike apo leje pune; vajza të cilat janë në risk të lartë të shfrytëzimit të prostitucionit. “Aktualisht, po identifikojmë viktima nga kontinente të ndryshme (Afrika, Azia dhe Amerika Latine), që sillen në Shqipëri ose tranzitojnë përmes territorit tonë. Në të njëjtën kohë, kemi raste ku gra shqiptare dhe të huaja luajnë role organizuese në këto rrjete, jo thjesht si viktima”- thotë për Faktoje.al Policia e Shtetit.
    “Po identifikojmë vajza që vijnë nga vende si Gana, Filipine, Kina, Brazili, Vietnami, Kolumbia, Ukraina, Bjellorusia, Azerbajxhani, Peruja etj”-theksojnë strukturat e rendit. Gjithashtu edhe përfaqësuesja e Qendrës “Vatra” në Vlorë, Entela Avduli, në një reagim për Faktoje.al tregon se rastet e trafikut të shtetaseve të huaja që shfrytëzohen për të ofruar favore seksuale ka ardhur gjithnjë e në rritje.
    “Në 2024 nga të gjitha qendrat janë 39 raste të trajtuara ku pjesa më e madhe janë vajza të trafikuara për qëllime prostitucioni, kryesisht janë nga Azia dhe Amerika Latine. Ndërsa përgjatë këtij viti vetëm në qendrën tonë kemi 22 gra që po trajtohen”-thotë Avduli
    Shifrat e policisë “Prostitucioni me të huaj në rritje”
    “Për vitin 2023 – janë 70 raste të evidentuara(operacione të policisë), me 161 autorë, (2 autorë, shtetas të huaj). Për vitin 2024 janë 76 raste të evidentuara, me 133 autorë (27 autorë, shtetas të huaj) dhe për periudhën janar – qershor 2025, janë 37 raste të evidentuara, me 81 autorë (25, shtetas të huaj)”-thonë për Faktoje.al burimet zyrtare të Policisë së Shtetit të pyetur mbi numrin e shtetasve të huaj të përfshirë në trafikim dhe ushtrim prostitucioni. Shifrat janë për rastet e referuara për “shfrytëzim prostitucioni”, përkatësisht neni 114 i Kodit Penal, ndërsa numri i personave të proceduar në gjendje të lirë për ushtrim prostitucioni është shumë herë më i lartë
    Prostitucioni: Me leje pune balerina dhe barisite
    Identifikimi që në nisje është mjaft i vështirë për strukturat e Policisë së Shtetit. Vajza që mbërrijnë nga vendet aziatike, Amerika Latine, Afrika dhe Europa Lindore vijnë në dy forma; me viza turistike ose me viza pune. “Kanë ardhur nëpërmjet agjencive të punësimit, për të punuar si kameriere, balerina, bariste etj, por kanë ardhur edhe me viza turistike. Rastet që kemi trajtuar kanë qenë rrjete të mirëfilllta, që i organizojnë në trafikun e prostitucionit. Dikush u gjente punë, pastaj rekretuesi, dikush që i gjente ambientet, apo edhe klientët”-thotë një nga drejtueset e qendrës Vatra, Entela Avduli. Kjo qendër trajton specifikisht rastet e trafikut dhe ofron shërbime pasiko-sociale, por edhe strehë dhe siguri për viktimat e trafiqeve. Rastet që zbulohen nga strukturat policore referohen në tri qendrat “Vatra” në të gjithë vendin, por edhe nga OJQ të tjera që merren enkas me strehimin dhe integrimin e viktimave të trafikut, vendase dhe të huaja.
    Prostitucioni “elitar”. Vajzat zgjedhin klientët.
    “Janë disa faqe online që nga verifikimet tona rezutojnë të regjistruara nga IP në Ukrainë të cilat funksionojnë me qëllim prostitucioni. Vajzat bisedojnë online me klientët, shqiptarë ose të huaj, tregojnë moshën, foto etj dhe pasi përcaktojnë çmimin dhe dakordësohen për shërbimet seksuale që ofrojnë, lenë takim në një vend të caktuar, që mund të jetë një apartament i marrë pa kontratë qiraje, ose motel”- thotë për Faktoje.al në kushtet e anonimatit një oficer policie i sektorit të atitrafiqeve. Ky lloj prostitucioni cilësohet edhe si më “elitar”, pasi janë vetë vajzat që zgjedhin këtë formë në mënyrë disi të pavarur dhe të përfshira janë kryesisht shtetase nga Europa Lindore, dhe Amerika Latine. Pagesa për shkon nga 100-300 euro.
    Një tjetër formë mbulimi e prostitucuionit mbesin qendrat e masazheve, por edhe ato estetike. “Janë të shumta qendrat e masazheve, kryesisht ato që punësojnë të huaja të cilat ofrojnë edhe shërbime seksuale kundrejt pagesës”-thotë efektivi, ndërsa shton se kanë pasur sukses në goditjen e rrjeteve në disa raste kur vetë agjentët kanë shkuar në këto qendra si të infiltruar dhe më pas janë zbuluar gra dhe vajza që ushtronin prostitucion kundrejt pagesës.
    Qendrat e masazheve” Strehë prostitucioni “
    “Ajo që ndodh shpesh është se një grua më në moshë që ka ushtruar ose ka shfrytëzuar gra për shërbime seksuale, menaxhojnë “de facto” këto qendra dhe gratë e punësuara ku u përcakton çmimet, u krijon një lloj sigurie, por në shumë raste i mbajnë të izoluara duke u marrë pasaportat, apo edhe kërcënuar se nëse largohen ose denocojnë do kenë pasoja”-thotë efektivi i Antitrafikut, ndërsa shton se janë kryesisht shtetase aziatike, që shërbimet sesuale kundrejt pagesës i mbulojnë nëpërmjet qendrave të masazheve.
    Një tjetër formë është edhe shfrytëzimi i prostitucionit nga individë, të cilët ose zotërojnë ose janë të lidhur me një pjesë të pronarëve apo administratorëve të bareve, lokaleve të natës ose hoteleve të ndryshme. “Në lokale nate apo hotele të vogla kemi zbuluar raste që shtetase të ndryshme të huaja, por edhe shqiptare në dukje punojnë si ballerina apo edhe kameriare dhe bariste, por kur klientë të ndryshëm kërkojnë shërbime sekasuale u ofrohet prej tyre”-thotë agjenti, ndërsa thekson se kjo është një formë shfrytëzimi më e rëndë, pasi shpesh këto gra keqtrajtohen dhe u mbajnë shuma të konsideruara parash nga shfrytëzimi seksual.
    “Gratë” që shfrytëzojnë gratëSkema e rekrutimit dhe rrjeti i shfrytëzimit..
    Edhe pse rastet e shfrytëzimit të prostitucionit janë gjithnjë e në rritje, ku të implikuara janë gra, numri i të dënuarve apo të paraburgosurve për këtë vepër penale është i ulët. Të dhënat zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve tregojnë se pesë gra, një me dënim të formës së prerë dhe katër të tjera në paraburgim, janë të proceduara për shfrytëzim prostitucioni. Megjithatë numri i grave të proceduara me masa sigurie “arrest shtëpie” “detyrim paraqitje” apo “hetim në gjendje të lirë” një pjesë e madhe të huaja janë të shumta, kjo edhe për vetë faktin se gjykata merr në konsideratë faktin që janë gra, duke i lënë në masa të buta sigurie.
    “Kemi parë raste gjithnjë e më tepër ku grupe të organizuara të huaja po implikohen në shfrytëzim për prostitucion ose vepra të tjera kriminale”-thotë përfaqësuesja e Qendrës Vatra, Entela Avduli. “Rastet kanë ardhur të rekrutuara. U është gjetur ‘puna’, dikush i pret në Rinas, që është një taksist i caktuar specifikisht vetëm për këto persona, i dërgon në një hotel, ose shtëpi të marra me qira dhe më pas këto gra ofrojnë shërbime seksuale kundrejt pagesës”-shton Avduli.
    Një fakt që pohohet edhe nga strukturat policore të cilat theksojnë se nuk në shumicën e rasteve të zbuluara gratë e shfrytëzuara kanë ardhur më dëshirë dhe ishin në dijeni se do të shfrytëzoheshin për qëllime prostitucioni, por me kalimin e kohës ata vihen nën trysni nga këto rrjete kriminale që u mbajnë pasaportat, apo edhe i kërcënojnë me të afërm që kanë lënë në vendlindjen e tyre.
    Një sy i mbyllur për turizmin?
    Ndërsa rastet e grave të huaja që ofrojnë shërbime seksuale në Shqipëri është në rritje, strukturat e rendit janë disi të papërgatitura dhe kjo për faktin se ku lloj prostitucioni nuk ka elementët e dhunës klasike nga grupe që shfrytëzojnë kundër dëshirës së tyre gra. Mjaft prej tyre përzgjedhin Shqipërinë për ushtrim prostitucioni kundrejt pagesës nisur edhe nga numri i lartë i turistëve të huaj në vend.
    “Është gati si ‘kërkesë-ofertë’ për shërbimet seksuale kundrejt pagesës dhe jo rastësisht përgjatë sezonit turistik gratë që ofrojnë shërbime seksuale kundrejt pagesës zhvendosen në zonat bregdetare”-pohon një burim policor për Faktoje.al. Të njëjtën qëndrim mbajti edhe Avduli duke iu referuar rasteve të trajtuara nga qendra Vatra. Zonat më problematike janë Tirana, Durrësi, Vlora, Saranda, Elbasani dhe Shkodra. “Policia e Shtetit ka hartuar dhe është duke zbatuar një plan të detajuar masash për sezonin turistik veror 2025, me fokus të veçantë në zonat turistike, për të garantuar rendin, sigurinë publike dhe për të parandaluar veprimtaritë kriminale, përfshirë edhe trafikimin për qëllime prostitucioni”-thotë zyrtarisht policia.
    Viktimat e trafikimit:Të ikim sa më parë!
    Vajzat e trafikuara dhe të proceduara për ushtrim prostitucioni dërgohen në qendrat e trajtimit dhe nën monitorimin e vazhdueshëm të policisë dhe Zyrës së Emigracionit dhe Azilit. “Pjesa më e madhe riardhesohen me vulllnetin e tyre. Ndërsa një pjesë tjetër qëndrojnë këtu dhe i kemi gjetur punë të sigurt pasi marrin një leje të posaçme qëndrimi nga zyrat e Emigracionit dhe Azilit”-thotë përfaqësuesja e Qendrës Vatra, Entela Avduli, ndërsa shton se zakonisht në qendra qëndrojnë deri në tre muaj, por ka edhe një vështirësi tjetër të madhe në lidhje me pjesën e dokumenteve. Shuma nga gratë e kapura dhe proceduara për “ushtrim prostitucioni” nuk kanë pasaportë pasi tutorët e tyre ua kanë marrë që në momentin e parë që kanë shkelur në tokën shqiptare. “Për viktimat e trafikimit në përgjigjësi, si për të huaja ashtu edhe shqiptare ajo që ne identifikojmë është maja e aizbergut, sepse trafikimi është proces dhe fenomen me rrjete dhe mënyra të tilla që duan kohë që të identifikohen dhe shkatërrohen”-thekson Avduli. Një prej tyre është edhe Xh.Sh e cila në rrëfimin e saj pohon se pasaportën ia mori “dikush që se njihja”, por që i kishte thënë se e priste një jetë më e mirë, pak pasi të mbërrinte në Shqipëri. “Erdha sepse dikush më tha se do të më ndihmonte të merrja një vizë për në Itali, ku është e lehtë të shkosh nga këtu”-thotë Xh.Sh, por ajo që gjeti ishte dy muaj skllavëri dhe një dramë që vijon, pa identitet dhe me brengën për djalin e lënë në Kinë për të cilën thotë se kujdeset një i moshuar. “Ndoshta nuk do t’i tregoj fëmijës tim, sepse nuk dua që fëmija im të turpërohet për mua…”-mbyll rrëfimin Xh.Sh, një nga qindra gra të huaja që Shqipërinë e shohin si oaz ku mund të fitohet nëse ofron shërbime seksuale. /Faktoje.al

  • Shtëpia e Fëmijës “Vangjel Pulla” në Sarandë, Koçiu: Do transformohet në një Qendër të Shërbimeve të Integruara për komunitetin

    Shtëpia e Fëmijës “Vangjel Pulla” në Sarandë, Koçiu: Do transformohet në një Qendër të Shërbimeve të Integruara për komunitetin

    Shtëpia e Fëmijës “Vangjel Pulla” në Sarandë ku marrin shërbim fëmijët pa kujdes prindëror të grupmoshës nga 6-14 vjeç do të transformohet në një Qendër të Shërbimeve të Integruara për komuniteti.
    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu e shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë Sarandë, Olti Caci dhe drejtuesi i FSHZH-së, Dritan Agolli inspektoi punimet për rikonstruksionin e godinës e cila përfshin rehabilitim dhe zgjerim të ambienteve.

    Ministrja theksoi se kjo qendër “nuk do të shërbejë vetëm si një qendër rezidenciale, është një qendër e cila tashmë me vizionin dhe më objektivat që qeveria shqiptare i ka vënë vetes ka marr përsipër ta transformojë jo vetëm në një qendër rezidenciale por dhe në një qendër që ofron shërbime me bazë komunitare”.
    Koçiu vuri në dukje se qendra, si pjesë e reformës së deinstitucionalizimit, do të shërbejë si pikë referimi për kujdesin rezidencial e ditor, përgatitjen për jetesë të pavarur dhe zhvillimin e aftësive të fëmijëve në një mjedis më gjithëpërfshirës.
    “Objektivi kryesor i qeverisë shqiptare është deinstitucionalizimi i fëmijëve që marrin shërbime në qendra rezidenciale duke i zhvendosur ato nga qëndrimi permanent në të tilla qendra dhe kalimi në familje të cilat ofrojnë kujdes të përhershëm pranë ambientit familjar”, theksoi ajo.
    Më tej, ministrja Koçiu nënvizoi se “jemi duke punuar jo vetëm për të përmirësuar infrastrukturën e kësaj qendre, por edhe për ta kthyer në një model të ri që i shërben jo vetëm fëmijëve rezidentë, por edhe komunitetit përreth. E rëndësishme është që kryesisht familjet vulnerabël që kanë nevojë edhe për kualifikime të nevojshme për t’u integruar më pas edhe në jetë, edhe në mjediset sociale, është e nevojshme që të marrin dhe shërbime të tjera si edukative, sociale, shërbime edhe të aftësimit me njohuritë që tregu i punës kërkon me qëllim që të kenë mundësinë edhe të integrohen ashtu siç duhen”.
    “Këtu afër kemi edhe një kopësht i cili funksionin për fëmijët e zonës dhe lidhja e këtij kopshti së bashku me këtë qendër që jemi duke rikonstruktuar do të bëjë të mundur që edhe fëmijët të bashkohen me njëri-tjetrin, të socializohen, të jetojnë në komunitet edhe pse jo patjetër, edhe fëmijët e tjerë të vijnë të marrin shërbime sociale, të argëtohen pasi këtu do të ketë edhe ambiente argëtuese dhe edukative”, deklaroi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.
    Investimi në Shtëpinë e Fëmijës “Vangjel Pulla” në Sarandë parashikon rehabilitimin dhe zgjerimin e godinës, ambiente për mësim, art dhe zhvillim aftësish, kopësht edukativ, kënde lojërash dhe terrene sportive si dhe hapësira komunitare për kurse, trajnime dhe shërbime sociale.