Industria e prodhimit dhe zhvillimit të softuerit në Shqipëri do të hyjë në një regjim të ri tatimor nga 1 Janari 2026.
Konkretisht, kompanitë që ushtrojnë aktivitet ekonomik në Shqipëri, në fushën e zhvillimit të softuerit dhe që janë regjistruar para datës 17 maj 2023 do të vazhdojnë të përfitojnë nga norma e reduktuar prej 5 për qind e tatimit mbi fitimin deri më 31 dhjetor 2025.
Pas këtij afati, të gjitha bizneset e kësaj fushe do të kalojnë automatikisht në normën standarde prej 15 për qind të tatimit mbi fitimin. Ky ndryshim prek veçanërisht kompanitë e teknologjisë së informacionit që prej vitesh kanë qenë pjesë e një skeme preferenciale fiskale, e cila synonte nxitjen e investimeve në sektorin IT dhe rritjen e konkurrueshmërisë së Shqipërisë në tregjet rajonale dhe globale të teknologjisë.
Sipas vlerësimeve të qeverisë, rritja e tatimit për këtë kategori biznesesh pritet të sjellë të ardhura shtesë për buxhetin e shtetit gjatë viteve 2026 dhe 2027, të cilat janë llogaritur rreth 0.036 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto çdo vit. Edhe pse shifra duket modeste në nivel makroekonomik, efekti në sektor mbetet i rëndësishëm, duke marrë parasysh se një pjesë e ndjeshme e industrisë shqiptare të IT-së përbëhet nga kompani të vogla dhe të mesme.
Ky ndryshim pritet të ketë ndikim në industrinë e teknologjisë, e cila deri tani ka përfituar nga mbështetje fiskale për të stimuluar rritjen, inovacionin dhe krijimin e vendeve të punës me vlerë të lartë. Në vitet e fundit, sektori i IT ka treguar rritje të shpejtë, është bërë një hallkë e rëndësishme për eksportet e shërbimeve dhe ka tërhequr investime nga kompani të huaja që operojnë përmes modeleve të outsourcing dhe shërbimeve të zhvillimit softuare për tregjet ndërkombëtare.
Sipas të dhënave të tregut dhe raporteve ekonomike, në vend operojnë rreth 2,500 deri në 3,200 subjekte që ofrojnë shërbime IT, ku mbi 1,000 kompani fokusohen drejtpërdrejt në prodhimin dhe zhvillimin e softuerit, shërbime cloud dhe konsulencë teknologjike.
Për sa i përket forcës punëtore, sektori llogarit më shumë se 20 mijë punonjës, ndërsa rreth 7,000 – 8,500 prej tyre janë të angazhuar në profile teknike si programues, inxhinierë softueri, specialistë të sigurisë kibernetike, DevOps dhe analistë të të dhënave. Për më tepër, vlerësohet se mbi 5,000 freelancerë shqiptarë ofrojnë shërbime teknologjike në tregun ndërkombëtar përmes platformave online, duke kontribuar në rritjen e eksportit të shërbimeve.
Kontributi i sektorit IT në ekonominë shqiptare përllogaritet në rreth 2 për qind të PBB-së dhe Tirana mbetet epiqendra e aktivitetit, duke përqendruar rreth 80 për qind të bizneseve dhe forcës punëtore në këtë sektor.
Sektori përfshin një gamë të gjerë aktivitetesh teknologjike, ku më kryesoret janë: Zhvillim aplikacionesh web dhe mobile; Shërbime software outsourcing për tregun europian; sisteme të menaxhimit të proceseve; Konsulencë IT dhe implementim sistemesh; Infrastrukturë IT dhe shërbime teknike mbështetëse Startup-e inovative dhe platforma SaaS, etj.
Tag: shërbime
-

Qeveria rrit tatimin për industrinë e softuerit, sektori i IT hyn në regjim të ri fiskal
-

Shkeljet me hemodializën, Braçe për Spitalin Amerikan: KLSH të auditojë 10 vitet e kontratës. Pagesa janë bërë pa kryer shërbime
Për 3 koncesionet në shëndetësi që marrin miliona euro nga buxheti shtetit, kontrolli bazë, hemodializa dhe sterilizimi deputetët gjatë prezantimit të raportit vjetor të vitit 2024 të KLSH, kërkuan nga ky institucion kryerjen e një auditim dhjetëvjeçar për të hetuar shkeljet.
Teksa këto kontrata janë drejt përfundimit të afateve, socialisti Erion Brace sugjeroi auditimin e sasisë së shërbimeve të ofruara dhe vlerës së pagesës së dhënë nga shteti.
“Po lexoj nga raporti edhe për vitin 2023 thuhet në të, kontrata koncesionare “Për ofrimin e hemodializës”, ka rezultuar me pagesa për shërbime të pakryera, konkretisht për 9241 raste nën projeksion dhe 1557 raste mbi projeksion, në shumën 103,527 mijë lekë. Këtë gjetje e kam hasur vazhdimisht në vitet, është e njëjta sjellje vit për vit. Cili është rekomandimi që i keni bërë autoritetit përkatës që monitoron këtë kontratë që ka mbaruar praktikisht? Do doja që të kishim një auditim të plotë të 10-viteve të këtyre kontratave, nga dita e parë deri në fund të këtyre kontratave, që të ndihmohet edhe MSH nëse do i zgjasë, ti lë matanë apo të vazhdojë shërbimi publik”, u shpreh deputeti i PS, Erion Braçe.
Kontrata e koncesionit të hemodializës ofrohet nga spitali amerikan i biznesmenit kontrovers, Klodian Allajbeu, shkeljet e kësaj kontrate, u përforcuan edhe nga kreu i KLSH, Arben Shehu, i cili tha se qeveria duhet të bëjë një analizë për rikuperimin e dëmit. Ndërsa renditi edhe shkelje të tjera që janë bërë në fushën e shëndetësisë.
“Për kontratat në shëndetësi kemi kryer veprimet, ua kemi vënë në dispozicion të Kuvendit. Ne jemi shprehur për problematikat, dhe shteti duhet të bëjë një analizë të detajuar për të rikuperuar dëmin brenda afateve të detyrueshme. Në fushën koncesioneve, janë konstatuar shkelje të kritereve të financimit, mangësi në monitorim dhe në vlerësimin e efekteve buxhetore afatgjata. Në disa raste është vijuar me pagesa për shërbime që nuk janë kryer, ose që janë kryer në vëllime më të ulëta se projeksioni. Fenomene të tilla janë vërejtur në kontrata të rëndësishme në fushën e shëndetësisë, ku raportimi i shpenzimeve ka tejkaluar buxhetet e miratuara dhe detyrimet janë likuiduar në kundërshtim me përmbajtjen kontraktore, përfshirë edhe TVSH-në”, shprehet Arben Shehu, kreu i KLSH-së.
Për raportin e vitit 2024 kreu i KLSH deklaroi se janë kryer 159 auditime ndërsa janë kryer 13 kallëzime penale, të cilat përfshijnë rastet ku auditimi zbuloi veprime ose mosveprime me shkelje të rënda të ligjit.Top Channel
-

“Ofronte shërbime seksuale për ambasadat”, Erion Veliaj padit për shpifje Aulon Kalanë
Ish kandidati për deputet, Aulon Kalaja është paditur për shpifje, nga Erion Veliaj, në lidhje me disa deklarata që ai ka bërë në emisionin “Off the Record” në A2 CNN.
Në adresë të Kalasë ka mbërritur një fletëthirrje nga gjykata e shkallës së parë në Tiranë, e cila i kërkon që të paraqitet në seancë në 6 nëntor, në cilësinë e të akuzuarit.
Pak javë më parë, Aulon Kalaja u shpreh përpara drejtuesit të emisionit Off the Record, Andrea Danglli në A2 CNN, se Veliaj nuk ka pasur asnjë kontribut në politikë, por u katapultua aty me beteja dhe aksione fake. Ai shkoi dhe më tej duke thënë se në fillimet e tij, Veliaj vishej si femër së bashku me disa kolegë të tij në lëvizjen e asaj kohe Mjaft dhe iu ofronin shërbime seksuale ambasadave të huaja.
“Erion Veliaj të gjithë betejat i ka pasur fake, nuk ka bërë ndonjë betejë në jetën e tij. Çelësat e bashkisë ja dhanë në dorë. Ajo është bashkia e Ramës. Aksioni i tij politik është mashtrim i madh. Ka pasur shoqëri civile, ai që e shkatërroi ishte Veliaj. Mjafti është përdorur si cingie nga ambasadat. Ju e keni parë Erion Veliajn të veshur si femër. Kanë qenë Erion Veliaj, Arbi Mazniku, Endri Fuga, vëllai i Veliajt që visheshin si gra dhe i ofronin shërbime seksuale ambasadave në Tiranë.
Mjafton të futeni në Google dhe të kërkoni. Ato janë foto të famshme. Si vishesh me tanga. Ne nuk jemi mësuar me këto. Ai kështu u fut në politikë. Shihni ahengjet e shfrenuara. Donin të fusnin LGTB si axhendë. Rruga e vetme që ka është të flasë, ose është i kërcënuar. Ka vëllanë e kërcënuar, gruan po ashtu. Nëse do t’i bëjë një nder Shqipërisë është të dalë dhe të flasë”, u shpreh Kalaja në A2 CNN. -

“Pushteti nuk po kontrollohet më nga opozita”, Meçe bën deklaratën e fortë: Berisha është takuar me Millosheviçin në..
Në një nga pretendimet më të forta të debatit, Arben Meçe akuzon se shërbime sekrete të huaja, specifikisht UDB-ja serbe dhe shërbimet greke, ishin thellësisht të infiltruara në Partinë Demokratike që në fillimet e saj. Sipas Meçes, këto shërbime ndihmuan në krijimin e ‘eskortave mbrojtëse’ rreth figurave të caktuara politike për të arritur qëllimet e tyre.
‘Në prodhimin e këtyre eskortave, miti u mbajt në krye,’ thotë ai, duke implikuar se këto forca të huaja patën një rol vendimtar në konsolidimin e pushtetit të liderëve të caktuar.
Më tej, ai pretendon se këto shërbime morën ‘drejtimin ekzekutiv të Shqipërisë’ dhe filluan një strategji për shkatërrimin total të industrisë shqiptare.
Arben Meçe: Pushteti nuk po kontrollohet më nga opozita, ka rënë lufta mes kundërshtarëve!Meçe përshkruan me detaje valën e shkatërrimit masiv të fabrikave në korridorin Korçë-Lushnjë në shkurt-mars 1992, duke e lidhur direkt me një plan të mirëorganizuar nga UDB-ja për të destabilizuar vendin. Këto struktura, sipas tij, kishin një ‘akademi të tërë të destabilizimit’ dhe vepruan me një plan të qartë për të gjunjëzuar ekonominë e re shqiptare -

Ministrja Sala: Spitalet rajonale drejt shërbimeve terciare dhe autonomisë së plotë
Spitali Rajonal i Lezhës është gati për të ofruar shërbime të plota dhe moderne për banorët e qarkut, pas përfundimit të rikonstruksionit të godinës qendrore, një investim i rëndësishëm i Qeverisë Shqiptare me mbështetjen e Bankës Botërore.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, gjatë inspektimit të ambienteve të këtij spitali, tërësisht të transformuar, theksoi rëndësinë e infrastukturës së duhur shëndetësore dhe ofrimin e shËrbimeve cilËsore në strukturat spitalore rajonale.Investime të tilla në infrastrukturë dhe pajisje mjekësore të teknologjisë së lartë mundësojnë shërbime më të mira për qytetarët, forcojnë autonominË spitalore dhe përgatisin spitalin për të ofruar shërbime nË nivel terciar, duke i kthyer në qendra referimi pËr rajonin, theksoi ministrja e Shëndetësisë.
Rikonstruksionin i godinës qendrore të Spitalit Rajonal Lezhë përfshin disa risi të rëndësishme në infrastrukturë si zgjerimi i hapësirave në funksion të shërbimit të Urgjencës, shtimi i një kati të dedikuar për shërbimin infektiv, ndërtimi i një ure lidhëse mes godinës trekatëshe të spitalit dhe maternitetit të ri, ndërtimi i një strukture të re me ashensor për pacientët, si dhe implementimin e pajisjeve mjekësore të teknologjisë së fjalës së fundit.
Spitali Rajonal i Lezhës, me një kapacitet prej 162 shtretërish dhe 324 staf spitalor në gatishmëri, përbën pikën kryesore të referimit shëndetësor në këtë rajon, duke ofruar shërbime të specializuaraklinike, diagnostikuese dhe kirurgjikale për komunitetin.
Pas përfundimit të ndërtimit të godinës së re të Maternitetit, rikonstruksioni i godinës qendrore përfaqëson një tjetër hap të rëndësishëm drejt modernizimit të plotë të infrastrukturës spitalore në këtë qark.
Përfundimi i rikonstruksionit të godinave dhe ambienteve të brendshme dhe të jashtme të Spitalit Rajonal Lezhë, si dhe instalimi i pajisjeve mjekësore inovative bën të mundur vendosjen e kësaj strukture spitalore në funksionalitet të plotë, me kapacitete të rritura dhe kushte bashkëkohore për trajtimin e pacientëve. -

Tirana ka nevojë për menaxhim, jo për çudira
Nga Ola Xama/
Alternativa e një kandidati që vjen jashtë partive politike dhe mbështetet nga opozita është një lajm shprese për ne që jetojmë çdo ditë stresin e qytetit të Tiranës.
Nëse koha e shkurtër dhe faktori media do ia lejojë, fushata nuk ka përse të ofrojë çudira, premtime për ndryshime rrënjësore apo shërbime falas.
Tirana ka nevojë për menaxhim.
Ajër të pastër që vjen nga një zhvillim i kontrolluar i sektorit të ndërtimit në bazë të nevojave, duke krijuar paralelisht më shumë parqe.
Dhënia e zgjidhjes së parkimit që kushton trafik, orë dhe para për kryeqytetasit.
Nisja e procesit të diferencimit të mbetjeve në burim dhe investimi në riciklimin e tyre.
Mirëmenaxhim duke nisur me mbylljen e dhjetra ndërmarrjeve publike parazitare në bashki, ngushtimit të strukturës së administratës që vjel një pjesë të konsiderueshme të buxhetit dhe garë të drejtë në prokurime.
Në tenderat që bën Bashkia Tiranë kam parë çudira, 300 mijë euro për strategji që shkruhen nga Chat GPT se si të mbrohemi nga fatkeqësitë natyrore dhe asnjë investim për pajisje që të mbrojnë nga këto fatkeësi.
Rrugë që prishen e ndërtohen çdo vit, korsi biçikletash që kanë të njëjtin fat, shtrime dhe mbushje me paratë e taksapaguesve për asfaltin që çajnë punimet e pallateve apo fibrat e internetit…
Vetëm nga këto, kursehet të paktën gjysma e shpezimeve buxhetore të bashkisë.
Dhe prapë nuk ka nevojë për shërbime falas, por për shërbime dinjitoze të cilat nuk i marrim sepse paratë që derdhim për taksa e tarifa kanë përfunduar në skema korrupsioni.
Shërbime të mira, ajër të pastër, më pak trafik dhe më shumë art.
Kaq duhet të premtojë kandidati për Bashkinë e Tiranës. Çudirat nuk ndodhin në 1 vit e gjysëm, kurse këto pak pika bëhen për 6 muaj.
Hapi pas i partive opozitare për të mbështetur një figurë që nuk kontrollohet nga politika është një mundësi që ne si qytetarë nuk duhet ta humbim.
Personalisht kam shumë respekt për formimin dhe qytetarinë që ka patur dhe që tregoi sot Ermal Hasimja – një kandidaturë dinjitoze, por dhe për aktivizmin dhe kontributin e dhënë në shumë kauza të Florjan Binaj.
Flori ka qënë kritik dhe opozitar me pushtetin përpara 2013-s dhe mbeti kritik kur rotacioni politik nuk solli ndryshim, madje duke marrë kosto personale.
Këto zgjedhje të tij, përpara tundimit nga postet dhe fondet që zgjodhën kolegët e tij, tregojnë mjaft për integritetin që ka!
-

Rritet fluksi i qytetarëve në zyrat e e-Shërbimeve në Elbasan, kursime deri në 340 mijë lekë në ditë
Kronikë E Martë, 30 Shtator 2025 15:04
Qytetarët e Elbasanit po përdorin gjithnjë e më shumë zyrat e reja të e-Shërbimeve, të cilat ofrojnë lëshim certifikatash, aplikime për akte gjendjeje civile, pasaporta, shërbime kadastrale, aplikime pranë OSHEE dhe Tatim-Taksat, si dhe ndihmë për përdorimin e portalit e-Albania.
Vetëm javën e fundit, mesatarisht çdo ditë janë kryer 30 aplikime pranë ASHK, 35 pranë ISSH, 10 për pasaportë, 50 certifikata dhe shërbime të tjera. Përveç lehtësimit të procedurave, qytetarët përfitojnë kursime mesatare prej 2,000 lekësh, që përfluksin ditor prej 150–170 personash arrijnë deri në 340,000 lekë.Nga sot, pagesa e taksave të mjeteve mund të bëhet online përmes e-Albania në zyrat e e-Shërbimeve, duke kursyer mbi 11,500 ditë pune, 4.7 milion km rrugë dhe 331 mijë litra karburant. Bashkia synon të zgjasë dhe përmirësojë më tej këto shërbime, duke i bërë më të pranueshme dhe efikase për qytetarët.
-

Pronat, regjistrimi digjital deri në dhjetor 2026/ Rama: Shërbime më të shpejta përmes e-Albania
Procesi i regjistrimit digjital të pronave në të gjithë territorin e Shqipërisë pritet të përfundojë deri në dhjetor të vitit 2026.
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook, thekson rëndësinë e këtij projekti për përmirësimin e shërbimeve publike.
“Mirëmëngjes! Dhe me punën e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për regjistrimin digjital të pronave, që deri në dhjetor 2026 do të përfshijë të krejt territorin, duke krijuar kushtet e një shërbimi të shpejtë përmes e-Albanias, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Sipas qeverisë, pas përfundimit të regjistrimit digjital, qytetarët
do të mund të marrin shërbime të kadastrës në mënyrë tërësisht online përmes portalit e-Albania, pa pasur nevojë për kontakte fizike me sportelet.
-

Regjistrimi digjital i pronave, Rama: Shërbime më të shpejta përmes e-Albania
Procesi i regjistrimit digjital të pronave në të gjithë territorin e Shqipërisë pritet të përfundojë deri në dhjetor të vitit 2026.
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook, thekson rëndësinë e këtij projekti për përmirësimin e shërbimeve publike.
“Mirëmëngjes! Dhe me punën e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për regjistrimin digjital të pronave, që deri në dhjetor 2026 do të përfshijë të krejt territorin, duke krijuar kushtet e një shërbimi të shpejtë përmes e-Albanias, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Sipas qeverisë, pas përfundimit të regjistrimit digjital, qytetarët
do të mund të marrin shërbime të kadastrës në mënyrë tërësisht online përmes portalit e-Albania, pa pasur nevojë për kontakte fizike me sportelet. -

“Regjistrimi digjital i pronave deri në dhjetor 2026”, Rama: Shërbime më të shpejta përmes e-Albania
Procesi i regjistrimit digjital të pronave në të gjithë territorin e Shqipërisë pritet të përfundojë deri në dhjetor të vitit 2026.
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook, thekson rëndësinë e këtij projekti për përmirësimin e shërbimeve publike.
“Mirëmëngjes! Dhe me punën e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për regjistrimin digjital të pronave, që deri në dhjetor 2026 do të përfshijë të krejt territorin, duke krijuar kushtet e një shërbimi të shpejtë përmes e-Albanias, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Sipas qeverisë, pas përfundimit të regjistrimit digjital, qytetarët
do të mund të marrin shërbime të kadastrës në mënyrë tërësisht online përmes portalit e-Albania, pa pasur nevojë për kontakte fizike me sportelet.Top Channel