Tag: shërbim

  • Mungesë fondesh/ Kosova rrezikon shërbimin për parandalim të vetëvrasjeve

    Mungesë fondesh/ Kosova rrezikon shërbimin për parandalim të vetëvrasjeve

    E diel, 17 nëntor 2019. Kjo datë është gravuar në kujtesën e Bind Skejës, drejtuesit të “Linjës së Jetës”, qendrës telefonike për parandalim të vetëvrasjeve në Kosovë.
    Në atë datë, “Linja e Jetës” kishte marrë telefonatën e parë. Tani, gjashtë vjet më vonë, vullnetarët e angazhuar përgjigjen në qindra thirrje çdo muaj.
    “Fillimisht, kemi pasur vetëm një telefon. Bateria na është ndalur disa herë në fillim, e pastaj, gradualisht, i kemi rregulluar pajisjet dhe e kemi vendosur orarin”, tregon Skeja për Radion Evropa e Lirë.
    Por, menaxhimi i këtij shërbimi nuk vjen falas, edhe pse në të janë të angazhuar kryesisht vullnetarë dhe praktikantë me një pagë minimale.
    Dhe pikërisht kjo është shndërruar në problem: financimi. Edhe orari që ishte vendosur – prej orës 10:00 deri në 02:00 të mëngjesit – tani është i pamundur.
    Në mungesë fondesh, nga data 29 dhjetor, “Linja e Jetës” do të jetë e qasshme vetëm për katër orë në ditë, nga 18:00 deri në 22:00.
    Në gjashtë vjetët e funksionimit deri më tani, ky shërbim që ofrohet nga Qendra për Informim dhe Përmirësim Social (QIPS), është financuar nga grante e projekte të fituara prej ambasadave dhe institucioneve ndërkombëtare.
    Ata kanë fituar edhe fonde nga Komuna e Prishtinës, Presidenca dhe Ministria e Shëndetësisë. Por, sipas themeluesve, këto para të ndara nga institucionet shtetërore kanë qenë jodomethënëse për buxhetin e linjës.
    “’Linja e Jetës’ funksionon tani vetëm falë fondeve ndërkombëtare, jo buxhetit të shtetit. Kjo është absurde. Një shërbim jetik si ky nuk mund të varet nga mbështetja prej ambasadave”, thotë Skeja.
    Për ta ilustruar pse e quan absurditet, ai sjell një shembull: do të ishte sikur ambulancat në Kosovë të financoheshin nga Ambasada e Suedisë. Dhe nëse një ditë kjo ambasadë vendos se nuk është më e interesuar ta vazhdojë financimin, atëherë qytetarët e Kosovës do të mbeteshin pa shërbimin e ambulancës.
    Kjo, pasi që institucionet e Kosovës nuk kanë asnjë lloj shërbimi që targeton personat që kanë mendime për vetëvrasje, përveç kur bëhet fjalë, ta zëmë, për parandalimin e vetëvrasjeve brenda qelive në burgje.
    “Po e them thjesht: nëse s’do të ishte ‘Linja e Jetës’, atëherë Kosova nuk do të kishte asnjë shërbim për parandalim të vetëvrasjes. Sepse, nëse s’jemi ne, ata njerëz s’kanë adresë tjetër”, thotë Skeja.
    Tani, “Linja e Jetës” ka hapur thirrje që qytetarët vetë të dhurojnë para për ta mbajtur gjallë atë deri në gjetjen e një zgjidhjeje më të qëndrueshme. Skeja tregon se shuma e dhuruar tashmë, ka kaluar të gjithë shumën që ata kanë marrë ndonjëherë nga institucionet shtetërore.
    Radio Evropa e Lirë ka pyetur Presidencën dhe Zyrën e Kryeministrit nëse ka ndonjë plan për shpërndarje emergjente të fondeve për këtë shërbim, në mënyrë që të shmanget shkurtimi i orarit, por nuk ka marrë përgjigje.
    Me rreth 200 thirrje në muaj dhe 600 deri në 800 komunikime përmes mesazheve – opsion i shtuar së fundi në mesin e shërbimeve – “Linja e Jetës” është e mbingarkuar edhe me stafin aktual, pa nisur shkurtimet.
    “Tani, ata që më herët kanë telefonuar natën vonë, do të mbesin të pambuluar. Disa persona na kanë thënë haptazi që shkurtimi i orarit do të ndikojë negativisht te ta. Tani, brenda orëve të punës, do të ketë shumë më shumë thirrje të humbura”, paralajmëron Skeja.
    Dhe kjo, sipas tij, mund të ketë ndikim të drejtpërdrejtë edhe në numrin e vetëvrasjeve, pasi që këshilluesit në “Linjën e Jetës” i kanë udhëzuar gjithmonë telefonuesit edhe drejt ndihmës afatgjatë.
    Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, gjatë nëntëmujorit të parë të këtij viti ka pasur një numër më të vogël të tentimeve për vetëvrasje.
    Për personat që kanë mendime për vetëvrasje, apo përballen me probleme të tjera të shëndetit mendor, edhe stafi e studentët e Universitetit të Prishtinës kanë nisur një iniciativë, që tani funksionon si ueb-faqe.
    Por, “Linja e Jetës” është qendër telefonike që e ka ofruar këtë shërbim nga persona që janë përzgjedhur e trajnuar për t’i menaxhuar thirrjet e tilla.
    Dhe planet e stafit menaxhues kanë qenë të mëdha: ata kanë synuar që ta ofrojnë këtë shërbim 24/7 dhe të kenë edhe ekipe mobile që mund t’i vizitojnë telefonuesit në terren.
    Të gjitha këto plane kanë nisur pas një peticioni të nënshkruar prej mbi 12 mijë qytetarëve të Kosovës, të cilët kanë kërkuar insitucionalizimin e “Linjës së Jetës” si qendër shtetërore për parandalim të vetëvrasjeve përmes ligjit përkatës.
    Mirëpo, moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës fillimisht dhe pastaj dështimi për të formuar një Qeveri të re i ka lënë këto plane në sirtar dhe ka detyruar drejtuesit të mendojnë për plan mbijetese e jo plan rritjeje.
    “Kur të formohet Qeveria, planifikojmë të bëjmë gjithçka që është e mundur që ky ligj të jetë prioritet dhe të përfundojë sa më shpejt. Që të paktën viti 2027 të mos na gjejë në të njëjtën gjendje. Kjo varet prej partive, jo prej nesh”, thotë Skeja.
    Ai beson se ligji do të ketë mbështetje prej deputetëve, pasi që thotë se do të ishte absurde që dikush të ishte kundër parandalimit të vetëvrasjeve.
    Por, problemi, sipas tij, është që ata s’janë kundër, por s’janë as fuqishëm pro.
    “Mbështetja ekziston në parim, por nuk ka vullnet real politik që të shtyhet përpara”, shton Skeja, i cili e ka nisur këtë projekt qysh në moshën 23-vjeçare.
    Për të, problematike nuk është vetëm që shteti i Kosovës nuk e ofron këtë shërbim jetik për qytetarët e tij, por që institucionet as nuk e mbikëqyrin në asnjë formë këtë shërbim – as kur ofrohet nga organizata joqeveritare.
    “Unë besoj fuqishëm në standardin që ne ofrojmë këtu, por shteti nuk e di këtë gjë. Edhe kjo është problem, sepse në Kosovë mund ta hapësh një linjë të tillë për një shërbim jetik dhe nuk vjen askush të të kontrollojë”, shpreh shqetësimin drejtuesi i QIPS-it.
    Në Kosovë, edhe shërbime të tjera emergjente, si shtëpi për fëmijët e braktisur dhe të mbijetuar nga dhuna në familje, menaxhohen nga organizata joqeveritare dhe marrin fonde nga institucione shtetërore e ndërkombëtare.
    Sipas Skejës, kjo formë e financimit bën që shoqëria civile të humbë shumë kohë duke kërkuar fonde – kohë që do të mund të shfrytëzohej për përmirësim të shërbimeve.
    Një vit më parë u ngrit alarmi edhe nga Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) se shumë shërbime bazë për fëmijë që ofrohen nga organizata joqeveritare, po mbylleshin pikërisht për shkak të mungesës së fondeve.
    Edhe atëherë u kritikuan institucionet se japin vetëm grante të herëpashershme për shërbime jetike, në vend të kontraktimit të rregullt e më afatgjatë.

  • Klodian Allajbeu privatizon ministrinë e Shëndetësisë nëpërmjet të punësuarës ministre Sala, merr si shërbim…

    Klodian Allajbeu privatizon ministrinë e Shëndetësisë nëpërmjet të punësuarës ministre Sala, merr si shërbim…

    Spitali Amerikan vazhdon të marrë benefite të mëdha nga qeveria “Rama”. Skandali më i madje është se ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala ka qenë dhe vazhdon të jetë rektore e “Western Balkans University”, institucion privat në pronësi të Spitalit Amerikan të Klodian Allajbeut, ku paguhet me 15 mijë euro në muaj. Faktet që do të rendisim më poshtë tregojnë se këtu nuk kemi të bëjmë thjesht një histori biznesi. Kemi një arkitekturë të tërë pushteti, të ndërtuar me durim për të kontrolluar shëndetësinë publike shqiptare. Spitali Amerikan nuk është thjesht spitali më i madh privat në vend. Është simboli i mënyrës sesi u krijua dhe u konsolidua një strukturë paralele pushteti.
    Skandali
    Edhe pse jemi në vitin 2025 dhe premtimi për kryerjen e transplantit të veshkës në QSUT ishte dhënë që në vitin 2023, qendra spitalore universitare e vendit vijon të mos ofrojë këtë procedurë jetike. Rezultati është i qartë: shteti paguan miliona lekë tek spitalet private për shërbime që duhej t’i ofronte vetë brenda sistemit publik referues. Në kundërshtim me deklaratat e qeverisë dhe strategjitë e shëndetësisë, QSUT nuk ka ende sallat e pajisura me aparaturat specifike për transplantin e veshkës dhe mungon edhe paketa e terapisë së flakjes akute të veshkës (AKI). Këto boshllëqe e kanë kthyer transplantin renal në një shërbim të privatizuar de facto, ku qytetarët varen nga spitalet private për ndërhyrje që duhet të ishin thelbësisht pjesë e QSUT-së. Sipas VNA, vetëm gjatë vitit 2024 janë kryer gjithsej 14 transplante të veshkës dhe asnjë prej tyre në QSUT: 7 në spitalin privat “American Hospital” dhe 7 në spitalin privat “Hygeia”. Megjithëse procedurat janë ndarë mes dy spitaleve, përfituesi real është i njëjti, pasi të dy institucionet janë në pronësi të Klodian Allajbeut, duke i garantuar këtij të fundit kontrollin praktik të transplantit renal në vend. Ndërkohë, QSUT që duhet të ishte qendra kryesore referuese e vendit për këtë lloj ndërhyrjeje nuk ofron as transplantin, as terapinë e flakjes akute të veshkës, një procedurë shpëtimtare për pacientët në gjendje kritike. Kjo i detyron institucionet shtetërore të blejnë shërbimin në privat, duke i kaluar një faturë të lartë buxhetit të shtetit.
    Detajet
    Kjo situatë përkeqësohet edhe më shumë nga skadimi i afërt i koncesionit të dializës, i cili përfundon në vitin 2026. Edhe pse QSUT ka sot një numër të konsiderueshëm aparaturash të trashëguara nga koncesionari dhe mund të marrë vetë në dorë shërbimin, ka gjasa reale që kontrata të shtyhet edhe për pesë vite të tjera. Një vendim i tillë do të ishte absurd, pasi aparaturat e dializës ndërrohen zakonisht çdo shtatë vjet dhe shtyrja e kontratës detyron shtetin të blejë pajisje të reja nga e para, edhe pse ato ekzistuese janë funksionale. Për më tepër, koncesioni i dializës është aktualisht nën hetim nga SPAK, çka e bën edhe më të pajustifikueshme çdo tentativë për vazhdim. Në vend që të krijohet një strategji moderne shëndetësore, ku transplanti i veshkës të jetë pjesë organike e QSUT-së dhe të centralizohet si shërbim publik kombëtar, qeveria ka zgjedhur zgjidhjen më të kushtueshme dhe më të paqëndrueshme: pagesat për privatët. Në fushën e nefrologjisë dhe transplantit, situata është kthyer në një shembull të degradimit të sistemit spitalor referues të vendit. QSUT nuk ka sallat specifike për transplante, nuk ka pajisjet e nevojshme, nuk ka hapur paketat spitalore për procedurat dhe nuk kryen asnjë nga shërbimet kritike që duhet të jenë pjesë e një qendre spitalore universitare. Ndërkohë, spitalet private kryejnë çdo procedurë, arkëtojnë qindra milionë lekë nga shteti, kontrollojnë tregun dhe përfitojnë nga boshllëqet që politika ka krijuar brenda sistemit spitalor publik. Për pacientin shqiptar kjo do të thotë varësi totale nga sektori privat për shërbime që çdo shtet normal i ofron vetë, por që në Shqipëri vijojnë të mbeten privilegj privat, i paguar nga taksat e qytetarëve.

  • Hemodializa nën lupën e KLSH: Pacientët në rrezik dhe abuzime me pagesat

    Hemodializa nën lupën e KLSH: Pacientët në rrezik dhe abuzime me pagesat

    Auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka nxjerrë në pah shkelje të rënda në zbatimin e kontratës së koncesionit të shërbimit të hemodializës, duke evidentuar pasoja të drejtpërdrejta për pacientët me insuficiencë akute dhe kronike të veshkave.
    Sipas auditimit, pacientët me gjendje të rënduar akute nuk marrin shërbim të menjëhershëm në qendrat e koncesionarit pranë vendbanimit, pasi fillimisht duhet të kalojnë në një procedurë burokratike miratimi nga FSDKSH. Kjo situatë detyron spitalet publike të transportojnë urgjencat drejt QSUNT, me ambulancë dhe mjek specialist, duke shkaktuar vonesa kritike për trajtimin që mund të rrezikojnë jetën e pacientëve.
    Edhe pse institucionet përgjegjëse pretendojnë se shërbimi i hemodializës u ofrohet të gjithë pacientëve, auditimi nënvizon se Ministria e Shëndetësisë dhe FSDKSH nuk kanë hartuar ende rregulloren e posaçme për trajtimin urgjent të pacientëve akutë, pavarësisht rekomandimeve.
    KLSH ka identifikuar edhe një tjetër problem madhor: dyfishim pagese për të njëjtin shërbim.
    Rast tipik u konstatua në qendrën e koncesionit në Lezhë, ku një pacient kronik u faturua në dy mënyra: një herë nga koncesionari, sipas projeksioneve mujore dhe një herë nga një spital jopublik që e kishte kryer realisht seancën.
    Ky fenomen shfaqet kryesisht te pacientët që ndryshojnë vendbanim ose i kryejnë seancat në qendra të tjera jashtë sistemit të koncesionarit. Si pasojë, buxheti publik paguan dyfish për të njëjtin shërbim. Edhe pse Ministria dhe FSDKSH deklarojnë se mbajnë një regjistër kombëtar të pacientëve dhe marrin çdo muaj listat nga qendrat e dializës, auditimi evidenton se: raportimet nga koncesionari bazohen në projeksione, jo në numër real seancash ndërsa spitalet jopublike faturon seancat reale, duke krijuar mbivendosje dhe abuzime të mundshme.
    KLSH i rekomandon koncesionarit të dërgojë çdo muaj të dhëna të plota në degët rajonale të FSDKSH, për të shmangur: pagesat e dyfishta, kostot e panevojshme të transportit për pacientët dhe mbivendosjet e shërbimeve.
    Auditimi thekson se pavarësisht procedurave në fuqi, problemet vazhdojnë, duke treguar se sistemi aktual nuk siguron kontroll të plotë të qarkullimit të pacientëve dhe të fondeve publike.
    KLSH i bën thirrje institucioneve që të ndërhyjnë urgjentisht për të korrigjuar mangësitë, pasi situata prek shërbime jetike për një kategori të ndjeshme pacientësh.

  • Braçe i shqetësuar: Banorët e njësisë 5 marrin shërbim shëndetësor në katin e parë të një pallati! 850 shtëpi në Selitë ende të palegalizuara

    Braçe i shqetësuar: Banorët e njësisë 5 marrin shërbim shëndetësor në katin e parë të një pallati! 850 shtëpi në Selitë ende të palegalizuara

    Në seancën dedikuar problemeve të qytetarëve, deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka ngritur si shqetësim rritjen e pensioneve dhe bonuset e shpërndara për të moshuarit si dhe personat me aftësi të kufizuara. 
    Tjetër shqetësim që Braçe ngriti kishte të bënte me shërbimin shëndetësor për banorët e njësisë nr.5 në Tiranë të cilët marrin shërbim nga një qendër e ndodhur në katin e parë të një pallati. Një tjetër problematikë që theksoi deputeti i PS, ishte moslegalizimi i disa banesave në Selitë, për të cilën qeveria ka premtuar mbyllje të kësaj problematike brenda vitit 2028. 
    “Jemi në muajin dhjetor kur bëhet efektiv një akt i qartë, i shpërblimit të të gjithë moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuar. Ka filluar që të ndahen 10 mijë deri në 15 mijë lekë për të moshuarit. Për një çift të moshuarish vlera e përfituar shkon deri në 30 mijë lekë. Ky është bonusi i dytë për këtë vit se në pranverë u shpërnda në tjetër bonus, duke mbledhur të dy bonuset, natyrisht që shkojmë në parametrat një pensioni plus. Jo nuk mjaftojnë. Pikërisht nga 1 janari fillon rritja e të ardhurave për të gjithë moshuarit dhe për ata më aftësi të kufizuar dhe me radhë. Normalisht viti duhet të mbyllet ashtu siç është parashikuar nga qeveria duke llogaritur dhe një bonus tjetër në raport me rritjen ekonomike dhe mund të ekzekutohet gjatë viti 2026. 
    Natyrisht që e drejta për shërbim shëndetësor është jetike dhe themelore. Ka plot që banojnë në njësinë nr 5 dhe problemi është ofrimi i shërbimit shëndetësor. I gjithë shërbimi është kufizuar në një qendër që është në katin 1 të një pallati. Në njësi me 120 mijë banorë, merr shërbim atje. Nuk ka poliklinikë dhe vetëm disa ambulanca që janë deri në 2-3 dhoma e kuzhinë në katet e para të pallatit. I kam ngritur këto probleme dhe në komision më thënë po ke të drejtë dhe nuk lëviz kush. Janë gati 850 banesa që në Selitë janë pa legalizuar prej 35 vitesh. Madje ka banesa që janë ndërtuar para viteve ‘90 dhe ende nuk kanë një certifikatë pronësie. Shqetësimi ka qenë i vazhdueshëm por nuk ka pasur lëvizje. Në programin e qeverisë është e shkruar që ky problem duhet të marrë fund brenda vitit 2028, por ajo që më shqetëson nuk shoh asnjë plan konkret të qartë dhe efikas pe t’i japi zgjidhje problemit të certifikimit të pronësisë. Këto 3 shqetësime t’ i paraqiteshin ministrave respektivë”, tha Braçe. 

  • Rama: Vjen në e-Albania një tjetër shërbim për studentët dhe ish-studentët

    Rama: Vjen në e-Albania një tjetër shërbim për studentët dhe ish-studentët

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot lajmin se tashmë në e-albania do të ofrohet një tjetër shërbim për studentët dhe ish-studentët nga vitin 2011 e në vijim.
    “Dhe me një tjetër shërbim për studentët dhe ish-studentët nga viti akademik 2011–2012 e në vijim, ku përmes e-Albania tani mund të verifikojnë numrin e matrikullimit online, duke ju thjeshtuar procedurat, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

  • Akuza ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve? Berisha: Po i bëj një shërbim shqiptarëve, po u tregoj se…

    Akuza ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve? Berisha: Po i bëj një shërbim shqiptarëve, po u tregoj se…

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar akuzat dhe kritikat ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke thënë se qëllimi i tij nuk është të paraqesë akuza personale, por të bëjë një shërbim për shqiptarët.
    “”Një ministër në Rumani dha dorëheqje sepse nuk kishte dorëzuar një dokument vetëdeklarimi. Këtu kemi të bëjmë me një kriminel që fshihet pas krimit dhe mbrohet nga një person që paguhet për të mbrojtur qytetarët nga krimi.. Unë nuk kam paraqitur akuza, por vula apostile.
    Po u tregoj shqiptarëve çfarë llumi ekziston në këto organe të drejtësisë”, deklaroi Berisha, duke nënvizuar nevojën për transparencë dhe informim mbi funksionimin e institucioneve gjyqësore.

  • Treni Mançester-Londër do të udhëtojë pa pasagjerë

    Treni Mançester-Londër do të udhëtojë pa pasagjerë

    Një shërbim treni që lidh Mançesterin me Londrën do të udhëtojë bosh për rreth pesë muaj, pas një vendimi të marrë nga rregullatori hekurudhor i Britanisë së Madhe.
    Ky vendim, i lëshuar nga Zyra e Hekurudhave dhe Rrugëve (ORR), nënkupton se shërbimi i orës 07:00 GMT, i operuar nga Avanti West Coast nga stacioni Manchester Piccadilly drejt Londrës, do të vazhdojë të funksionojë, por do të përdoret vetëm për transportin e stafit duke filluar nga mesi i dhjetorit. Kjo masë pritet të hyjë në fuqi me nisjen e orarit të ri më 15 dhjetor.

    Një zëdhënës i Avanti West Coast shprehu zhgënjimin e kompanisë për këtë vendim, duke theksuar se ai “padyshim do të ndikojë tek ata klientë që tashmë përdorin këto shërbime”. Shërbimi i shpejtë, i cili arrin në Londër në më pak se dy orë, do të niset ende nga Manchester Piccadilly në orën 07:00 në katër ditë pune të javës, por nuk do të jetë i disponueshëm për udhëtarët.

    Në vend të kësaj, ai do të transportojë stafin e Avanti-t nga Mançesteri në Londër. Ky vendim nënkupton se shërbimi mund të kryejë më shumë se 100 udhëtime pa pasagjerë pagues në bord gjatë kësaj periudhe.

    ORR-ja, nga ana e saj, deklaroi se vendimi u mor bazuar në “prova të forta” të ofruara nga Network Rail, me qëllim mbrojtjen kundër ndërprerjeve të mundshme të shërbimit në linjën kryesore West Coast Main Line. Një zëdhënës i ORR-së shpjegoi se shtimi i shërbimeve brenda “shtigjeve të ndërprerjes” (firebreak paths) në këtë linjë do të kishte një ndikim dëmtues në performancën e përgjithshme. Ata identifikuan se shërbimi në fjalë do të operonte në një nga këto shtigje. Nëse Avanti operon shërbimin si “stok vagonash bosh” (empty coaching stock – ECS), ECS mund të drejtohet më fleksibël (të vonohet ose të ridrejtohet) sesa një shërbim pasagjerësh i rezervuar. Kjo mund të ndihmojë në menaxhimin e performancës dhe rikuperimin e shërbimit gjatë ndërprerjeve. Network Rail refuzoi të komentojë mbi këtë çështje.
    Zëdhënësi i Avanti West Coast theksoi zhgënjimin e tyre për vendimin e ORR-së për të mos dhënë të drejtat e aksesit nga dhjetori për katër shërbime ditore të javës që ata operojnë aktualisht, përfshirë shërbimin e shpejtë të orës 07:00 nga Mançesteri në Londër. Përveç kësaj, ORR-ja kërkoi gjithashtu që një shërbim i së dielës, i cili aktualisht shkon nga Holyhead në Londër, të përfundojë në Crewe. Megjithatë, Avanti West Coast konfirmoi se do të vazhdojë të ofrojë edhe më shumë shërbime në të gjithë rrjetin e tyre nga fillimi i orarit të dhjetorit, duke përfshirë trena shtesë në linjën e tyre të Liverpulit.
    ORR-ja sqaroi se Avanti-t i ishte dhënë më parë e drejta për të operuar këtë shërbim nga maji 2025 për kohëzgjatjen e vetëm një periudhe orari. Kjo ishte bazuar në supozimin se shërbimet e First Lumo-s për në Stirling nuk do të ishin në funksionim në atë kohë. Megjithatë, shërbimet e First Lumo-s pritet të fillojnë të operojnë gjatë periudhës së orarit të dhjetorit 2025. ORR-ja shtoi se, sipas orarit të ri, shërbime të reja trenash me akses të hapur, të operuara nga First Lumo drejt Stirlingut në Skoci, ishin planifikuar të fillonin. Këto zhvillime kontribuuan në vendimin për shërbimin Mançester-Londër.

  • ‘Votat në Fier u grabitën nga Balluku dhe Ceno Klosi’, Baçi: Policia dhe shteti në shërbim të Belindës…

    ‘Votat në Fier u grabitën nga Balluku dhe Ceno Klosi’, Baçi: Policia dhe shteti në shërbim të Belindës…

    Deputeti i PD-së, Luan Baçi nga studio e News42 sulmoi ashpër ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku, kjo e fundit nën hetim nga SPAK. I ftuar në programin e drekës, Baçi deklaroi se zgjedhjet në Fier, ku drejtuese politike ishte Belinda Balluku, u vodhën.

    Ai tha se Balluku kishte pas shtetin dhe policinë, ndërsa shtoi se shumë patronazhistë u shpërblyen me punë të mira në Albpetrol.

    “Fieri nuk votoi për PS. Por u grabit. Nuk votuan qytetarët për Ballukun dhe Ceno Klosin. Ata i vodhën zgjedhjet. Ata mbërritën në Fier me një tabor të madh. Regjistruan qytetarë të tjerë në Fier, e uzurpuan atë, e pushtuan. Çfarë mund të bënim ne para një makinerie shtetërore? PO pate para policinë dhe shtetin, e ke bllokim total. E gjithë policia dhe shteti ishte në shërbim të Belinda Ballukut. Si mundet të ndalosh këta njerëz?! Spak duhet të marrë të gjitha emërimet që janë bërë në Albpetrol. Patronazhistë që janë emëruar para zjgedhjeve, vetëm për të marrë paga. Aty ka paga të larta. Paguhen vetëm patronazhistët. Balluku dhe gjithë Ballukët e tjerë, janë pas Ramës. SPAK po godet zv.kryeministra dhe më poshtë dhe nuk po thërret Ramën. Afera e inceneratorëve është e paimagjinueshme dhe kryeministri nuk del që të flasë se ku ikën ato para.”, tha ai.

  • “Pini marijuanë”, lideri i së majtës gjermane këshillon të rinjtë si të shmangin shërbimin ushtarak

    “Pini marijuanë”, lideri i së majtës gjermane këshillon të rinjtë si të shmangin shërbimin ushtarak

    Të rinjtë që duan të shmangin shërbimin ushtarak në Gjermani duhet të pinë një cigare marihuanë përpara se të paraqiten për shërbim ushtarak, tha Jan van Aken, bashkëkryetar i së Majtës (Die Linke).

    Duke folur për faqen e internetit të lajmeve t-online, ai tha se partia e tij po përgatiste një udhëzues me “mënyrat më të mira për të shmangur shërbimin ushtarak”.
    Koalicioni i Kancelarit Friedrich Merz javën e kaluar arriti një marrëveshje mbi një program të ri shërbimi ushtarak vullnetar për të rinjtë, që synon forcimin e Bundeswehr-it, forcave të armatosura të Gjermanisë.
    Propozimi, i cili ende duhet të miratohet nga parlamenti, do të kërkonte që të gjithë burrat e lindur pas vitit 2008 të vlerësohen për shërbim ushtarak.
    Ndërsa programi fillimisht është menduar të jetë vullnetar, ligjvënësit mund të prezantojnë një masë të detyrueshme për të mbushur vendet e lira nëse nuk ka mjaftueshëm vullnetarë.
    Jan van Aken tha se partia e tij kishte “shumë përvoja pozitive” për të ndarë me “të rinjtë që thjesht nuk duan të detyrohen të veshin uniformë” – njëra prej tyre ishte përdorimi i marijuanës. “Për shembull, thuhet se pirja e duhanit të një cigareje të madhe marijuane para një ekzaminimi mjekësor mund të ndihmojë në shpalljen e dikujt të papërshtatshëm për shërbim”, tha ai. E majta është fuqimisht kundër planeve për shërbimin ushtarak. Përdorimi rekreativ i marijuanës dhe kultivimi i kufizuar në shtëpi i bimës kanë qenë të ligjshëm në Gjermani që nga prilli i vitit 2024.

    Top Channel