Tag: sherbet

  • Engjo vjen si ‘sherbet’ këtë verë, publikon projektin e ri

    Engjo vjen si ‘sherbet’ këtë verë, publikon projektin e ri

    Artisti i ri në estradë por edhe në moshë, i njohur me emrin artistik Engjo ka sjellur projektin më të ri veror të titulluar “Sherbet”, transmeton Lajme.al
    Kënga është punuar dhe shkruar nga BUCI ndërsa për klipin është përkujdesur produksioni TikTak.
    Një këngë me ritme verore dhe me një videoklip të krijuar në një nga destinacionet verore më të frekuentuara që sjell Engjon në një stil mjaft tërheqës.

    Këngë që do ju shoqëroj gjatë gjithë verës çdokund që do jeni, më poshtë ju sjellim të bashkangjitur projektin më të ri nga Engjo./lajme.al/

  • Dredhanik me Arra dhe Shërbet – Ëmbëlsi nga Tradita Pogradecare

    Dredhanik me Arra dhe Shërbet – Ëmbëlsi nga Tradita Pogradecare

    Një ëmbëlsirë tradicionale, tipike e zonës së Pogradecit, e përgatitur krejt lehtë dhe shpejtë me një shije unike që të përfshin tërësisht.

    Dredhaniku me arra dhe shërbet është një specialitet i amvisave pogradecare, të cilat jetë e mot e kanë përgatitur këtë ëmbëlsirë në rasta të veçanta festash apo edhe gëzimesh familjare.
    AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë recetën fantastike të përgatitjes së dredhanikut me arra dhe shërbet krejt lehtë në shtëpi.
    Një mënyrë ideale për të ëmbëlsuar veten dhe më të dashurit tuaj.
    Përgatitja e Dredhanikut me Arra në Shtëpi
    Përbërësit
    (Sasia e përbërësve përzgjidhet sipas preferencës, më poshtë përbërësit janë për 12 dredhanikë)

    3 petë të gatshme ëmbëlsirash
    1 flxhan çaji me arra të thërrmuara
    Gjysmë filxhani çaji me gjalpë të shkrirë
    Thelpinj arrash

    Për shërbetin

    1 gotë sheqer
    2 gota ujë
    Pak lëkurë limoni të grirë ose lëkurë portokalli
    1 lugë gjelle lëng limoni
    Një lugë gjelle kanellë

    Përgatitja
    Hapim petën e parë dhe e lyejmë me gjalpë të shkrirë përmes një furçe kuzhinë.
    Hedhim një pjesë të arrëve të thërrmuara dhe më pas petën e mbledhim në formën e rolesë.
    Më pas, AgroWeb.org ju këshillon që rolenë ta prisni në katër pjesë me gjatësi 10 centimetra dhe secilën prej pjesëve e mbledhim në formë rrumbullake duke i vendosur një thelpi are në mes.
    Kështu vijojmë edhe me dy petat e tjera.
    Dredhanikët i vendosim në një tavë dhe i lyejmë sipër me gjalpë përmes furçës së kuzhinës.
    I vendosim në furrë të parangrohur dhe i lëmë të piqen përreth 20 minuta derisa sipërfaqja e dredhanikëve të bëhet e kuqërremtë.
    Nga ana tjetër përgatisim shërbetin. Hedhim ujin, sheqerin dhe i lëmë të ziejnë derisa shërbeti të lidhet.
    Në fund i shtojmë lëkurën e grirë të portokallit apo limonit, kanellën dhe lëngun e limonit.
    Shërbeti lihet që të vaket dhe hidhet mbi dredhanikët kur këta të fundit të jenë të vakët gjithashtu./AgroWeb.org

  • Receta e Ëmbël e Biskotave me Sherbet

    Receta e Ëmbël e Biskotave me Sherbet

    Recetat e ëmbëlsirave janë gjithmonë të preferuarat në çdo shtëpi.

    Ndryshe nga biskotat e zakonshme, këto ëmbëlsira janë krokante dhe në të njëjtën kohë plot me sherbet.
    Për t’i përgatitur në shumë pak kohë mjafton të ndiqni këshillat e mëposhtme dhe të mrekulloheni me ëmbëlsinë e tyre delikate.
    PËRBËRËSIT

    1 vezë
    500 gr miell
    1 gotë me kos
    20 g vanilje
    100 gr gjalpë
    1 lugë kafeje pluhur pjekës
    Sherbeti:
    800 gr sheqer
    600 ml ujë
    pak limon dhe kanellë

    PËRGATITJA
    Në një tas hidhni vezën dhe sheqerin dhe rriheni derisa të formohet një masë me ngjyrë të verdhë të lehtë.
    Më pas shtoni kosin dhe përziejeni mirë sheqerin që të tretet plotësisht.
    Pasi të keni shkrirë gjalpin dhe ta keni lënë të ftohet shtoheni tek tasi bashkë me vaniljen.
    Tani AgroWeb.org ju sugjeron që të sitni miellin dhe pluhurin pjekës dhe punoni brumin.
    Brumi duhet të jetë elastik por jo që të ngjitet në anët e tasit apo në duar.
    Lëreni brumin të pushojë pak dhe më pas hapeni në një petë të trashë dhe rrumbullake.
    Për të formuar biskotat mjafton që të përdorni një gotë dhe të prisni brumin.
    Biskotat shtrojini në një tavë të lyer me pak gjalpë apo ku keni vendosur një letër pjekjeje.
    Piqini  biskotat në furrë të ngrohur me 170 gradë për 15-20 minuta derisa sipërfaqja e tyre të ketë marrë një ngjyrë të artë.
    Ndërkohë përgatisni sherbetin dukë përzierë sheqerin dhe ujin në një tenxhere. Sapo të ziejë hidhni pak lëng limoni dhe një shkop kanelle.
    Kur biskotat të jenë gati, hidhini sipër sherbetin e vakët. Pasi biskotat të jenë zbutur mund t’i shërbeni për një shije perfekte./AgroWeb.org

  • Qumështor me Petë dhe Sherbet – Delikatesë Shqiptare

    Qumështor me Petë dhe Sherbet – Delikatesë Shqiptare

    Qumështori me Petë dhe Sherbet është një ëmbëlsirë e mrekullueshme, shija e të cilit është e papërshkruar kur përgatitet nga mjeshtëria e duarve të amvisave shqiptare.

    Fantastik për t’u konsumuar në çdo kohë, sidomos pas një vakti të plotë dreke apo edhe darke.

    Ideal për t’u shërbyer në raste festash e gëzimesh familjare, qumështori me petë e sherbet qendron padyshim në krye në listës së shijshme të gatimeve shqiptare.

    AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë recetën tradicionale të përgatitjes së kësaj ëmbëlsire unike krejt lehtë në shtëpi.

    Përgatitja e Qumështorit me Petë në Shtëpi

    Përbërësit

    (Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)  

    Për Kremin  

    2 kokrra vezë

    5 lugë gjelle sheqer

    2 lugë gjelle miell

    2 filxhan çaji me qumësht

    Pak vanilje

    Për Petët

    2 filxhanë çaji miell

    5-6 lugë gjelle me gjalpë të freskët

    Për Shurupin

    2 gota ujë me sheqer

    1 gotë e gjysmë me ujë

    Përgatitja

    Zihet brumi. Ndahet në pjesë të barabarta të punuara në formë topi, nga të cilat përgatiten petët. (këto hapen me dorë në tavolinë ose me petës)

    Petët pasi janë hapur lihen të thahen pak, pastaj priten në madhësi pak më të mëdha se madhësia e tepsisë.

    Lyhet tepsia me gjalpë, shtrojmë gjysmën e sasisë së petëve duke i spërkatur me gjalpë.

    Hidhet mbi të kremi, sheshohet dhe mbi të shtrohen petët e tjera të skërkatura me gjalpë.

    Anët e tepërta të petëve që mbeten jashtë tepsisë mbështillen nga brenda.

    Lyhet sipërfaqja me gjalpë dhe piqet.

    Pas pjekjes ftohet dhe pritet në copa.

    Në fund i hidhet shurup i vakët dhe i trashë si i bakllavasë.

    Sipas preferencës kur ta servirni mund t’i shtoni sipër disa feta të holla bajamesh.

    Përgatitja e kremit

    Në një tenxhere hedhim vezët, sheqerin, pak qumësht dhe rrihen mirë duke shtuar miellin e situr.

    Pastaj shtohet qumështi i nxehtë duke e trazuar vazhdimisht dhe vihet në zjarr që të marrë valë, pa ndërprerë të trazuarit.

    Hiqet nga zjarri, shtohet vanilje e holluar në qumësht dhe hidhet në enë tjetër që të ftohet./AgroWeb.org