Tag: sheqerit

  • Këto fruta nuk duhet t’i konsumoni asnjëherë në mëngjes

    Këto fruta nuk duhet t’i konsumoni asnjëherë në mëngjes

    Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht kur konsumohen me stomakun bosh.
    Disa lloje frutash mund të kenë efekt të kundërt, duke shkaktuar urí edhe më të madhe dhe lodhje, vetëm një orë pas konsumimit.
    Në mëngjes duhet të shmangen bananet dhe mangoja. Edhe pse janë të pasura me vitamina dhe minerale, ato kanë përmbajtje të lartë sheqeri dhe relativisht pak fibra. Kur hahen me stomakun bosh, sheqeri i tyre përthithet shpejt në gjak, duke shkaktuar një rritje të menjëhershme të energjisë, por kjo zgjat shumë pak.

    Shumë shpejt, nivelet e sheqerit bien ndjeshëm, gjë që mund të shkaktojë lodhje, nervozizëm dhe nevojë për ushqim shtesë.
    Kjo rënie e sheqerit në gjak shpesh çon në ngrënie të tepërt dhe dëshirë për ushqime të shpejta gjatë ditës.
    Cilat fruta janë më të përshtatshme për mëngjes?
    Në vend të bananes dhe mangos, rekomandohen frutat e pyllit si boronicat, mjedrat, dredhëzat apo manaferrat. Këto fruta kanë më pak sheqer, janë të pasura me fibra dhe polifenole, antioksidantë të fuqishëm që ndihmojnë në shëndetin e zorrëve.
    Fibrat ngadalësojnë thithjen e sheqerit dhe mbajnë të qëndrueshme nivelet e tij në gjak, duke zgjatur ndjesinë e ngopjes.
    Polifenolët mbështesin rritjen e baktereve të dobishme në zorrë, duke ndikuar pozitivisht në shëndetin e përgjithshëm.
    Si të kombinoni siç duhet frutat në mëngjes?
    Nëse nuk dëshironi të hiqni dorë nga bananet apo mangoja, këshillohet të mos i konsumoni të vetme, por në kombinim me ushqime që përmbajnë yndyra dhe proteina, për shembull, me kos grek të plotë ose një grusht arra dhe bajame. Kjo kombinim ndihmon në ngadalësimin e tretjes dhe ruajtjen e qëndrueshme të energjisë gjatë paradites.
    A është i domosdoshëm mëngjesi?
    Mëngjesi nuk është i nevojshëm për të gjithë. Nëse nuk ndiheni të uritur menjëherë pas zgjimit, nuk ka arsye të detyroheni ta hani. Tek disa persona, veçanërisht ata që praktikojnë agjërim të ndërprerë, shmangia e mëngjesit mund të ketë efekte pozitive për shëndetin.

  • Gabimi që shumëkush e bën, këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

    Gabimi që shumëkush e bën, këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

  • Disa ushqime të mira për të mbajtur nën kontroll diabetin

    Disa ushqime të mira për të mbajtur nën kontroll diabetin

    Të gjesh kombinimet e duhura ushqimore me qëllimin që të mbash të ekuilibruar nivelet e sheqerit në gjak mund të jetë shumë e vëshitrë.
    Prandaj çdo frut apo perim që konsumohet duhet të jetë i duhuri. Më poshtë keni të listuara disa ushqime të cilat ndihmojnë me diabetin e tipit 1 dhe 2.
    Perimet – Perimet si spinaqi, lëpjetat, sallata janë plot me vlera por me pak kalori. Duke qenë se treten shpejt nga organizmi nuk e rrisin nivelin e sheqerit në gjak. Gjithashtu këto produkte janë të pasura me vitaminën C, që luan rol të rëndësishëm në eliminimin e inflamacionit dhe tensionit të lartë.

    Peshku – Pëshku është një nga produktet më të shëndetshme. Salmoni, sardelet, açuget janë burimi më i mirë për yndyrnat omega 3 dhe acidet DHA dhe EPA që ndihmojnë zemrën. Për të gjithë personat që vuajnë nga diabeti duhet t’i konsumojnë pasi ata janë të predispozuar që të preken nga sëmundjet e zemrës. Këto acide mbrojnë qelizat dhe reduktojnë inflamacionin duke përmirësuar qarkullimin e gjakut.
    Kanella – Kanella është e pasur me antioksidantë, të cilat mbrojnë shëndetin e syve. Studime të shumta mjekësore kanë vërtetuar se kanella mund të ulë nivelet e sheqerit në gjak dhe të përmirësojë ndjeshmërinë ndaj insulinës. Një tjetër studim vuri re se kanella arrin të ulë dhe kolesterolin dhe nivelet e triglicerideve.
    Vezët – Vezët janë vërtet një paketë me vlera shëndetësore. Përveç se të mbajnë më gjatë të ngopur, nëse konsumohen rregullisht ato ulin rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës.
    Vaji i ullirit – Vaji i ullirit ndryshe mund të quhet si balsami i zemrës. Ai përmban acide yndyrore të cilat ndihmojnë në prodhimin e substancës HDL, që është parë të jetë në shifra jo të shëndetshme tek personat me diabetin e tipit 2. Gjithashtu vaji i ullirit ndihmon në ekuilibrimin e tensionit të gjakut dhe qarkullimit të tij për një zemër më të shëndetshme.

  • Lidhja midis dhimbjes së kokës dhe sëmundjes së diabetit! Si t’i parandaloni?

    Lidhja midis dhimbjes së kokës dhe sëmundjes së diabetit! Si t’i parandaloni?

    Diabeti mund të shkaktojë simptoma të ndryshme si etje ose urinimi i shpeshtë.
    Por rezulton se nuk është e pazakontë, që diabeti të shkaktojë gjithashtu edhe dhimbje të forta koke.
    Kjo zakonisht është një nga shenjat që nivelet e sheqerit në gjak janë luhatur dhe mund t’ju duhet të bëni disa ndryshime në planin tuaj të kontrollit të diabetit.
    AgroWeb.org ju sjell një vështrim më të thellë në lidhjen midis diabetit dhe dhimbjes së kokës. Gjithashtu edhe disa mënyra të thjeshta për të lehtësuar dhe parandaluar dhimbjen e kokës.
    Cili është lloj i dhimbjes së kokës që lidhet me diabetin?Si hipo dhe hiperglicemia mund të shkaktojnë dhimbje koke dhe migrenë.
    Ju mund keni një ndjesi pulsuese në kokën tuaj dhe gjithashtu mund të ndiheni më të dobët fizikisht, të keni të përziera dhe të jeni të ndjeshëm ndaj dritës ose zërit.
    Dhimbjet e kokës që lidhen me diabetin mund të shkaktojnë edhe simptoma të tjera, në varësi të niveleve të sheqerit në gjak.
    Kur niveli i sheqerit në gjak është i ulët, ju mund të përjetoni gjëndje të fikëti, përzierje, dridhje ose djersitje.
    Kur niveli i sheqerit në gjak është i lartë, ju mund të ndiheni më të etur, të urinoni më shpesh, të ndjeni lodhje dhe të keni shikim të turbullt.
    Si të parandaloni dhimbjet e kokës?Kontrolloni nivelet e sheqerit në gjak dhe kujdesuni që të jenë në kufirin e lejuar.
    Në përgjithësi, duhet të synoni të mbani sheqerin në gjak në vlerat optimale duke e kontrolluar atë më shpesh dhe duke vepruar në mënyrën e duhur.
    Konsumoni ushqime që ndihmonjë me ruajtjen e niveleve të sheqerit në gjak.
    Ushimet si peshku, perimet me gjethe jeshile, kosi dhe vezët mund të ndihmojë me ruajtjen e niveleve të sheqerit në gjak dhe si rrjedhojë të reduktojë dhimbjen e kokës që lidhet me të.
    Gjithashtu ju mund të shtoni vaktet e ndërmjetme nëse nivelet e sheqerit në gjak janë të ulta.
    Pini ujë mjaftueshëm.
    Tetë gota ujë çdo ditë është e mjaftueshme, por konsumi i frutave dhe perimeve të pasura me ujë si kastraveci, shalqiri dhe spinaqi mund të ndihmojë gjithashtu.
    Identifikoni shkaktarët e mundshëm dhe eleminojini ato.
    Nëse keni ndërmarrë hapa për të vendosur nën kontroll sheqerin në gjak, por dhimbja e kokës është ende një problem, provoni të mbani një ditar të simptomave tuaja së bashku me ushqimet që keni konsumuar para se shqetësimi të fillojë.

  • Lidhja midis dhimbjes së kokës dhe sëmundjes së diabetit!

    Lidhja midis dhimbjes së kokës dhe sëmundjes së diabetit!

    Diabeti mund të shkaktojë simptoma të ndryshme si etje ose urinimi i shpeshtë. Por rezulton se nuk është e pazakontë, që diabeti të shkaktojë gjithashtu edhe dhimbje të forta koke.
    Kjo zakonisht është një nga shenjat që nivelet e sheqerit në gjak janë luhatur dhe mund t’ju duhet të bëni disa ndryshime në planin tuaj të kontrollit të diabetit.
    Cili është lloj i dhimbjes së kokës që lidhet me diabetin?

    Si hipo dhe hiperglicemia mund të shkaktojnë dhimbje koke dhe migrenë.
    Ju mund keni një ndjesi pulsuese në kokën tuaj dhe gjithashtu mund të ndiheni më të dobët fizikisht, të keni të përziera dhe të jeni të ndjeshëm ndaj dritës ose zërit.
    Dhimbjet e kokës që lidhen me diabetin mund të shkaktojnë edhe simptoma të tjera, në varësi të niveleve të sheqerit në gjak.
    Kur niveli i sheqerit në gjak është i ulët, ju mund të përjetoni gjëndje të fikëti, përzierje, dridhje ose djersitje.
    Kur niveli i sheqerit në gjak është i lartë, ju mund të ndiheni më të etur, të urinoni më shpesh, të ndjeni lodhje dhe të keni shikim të turbullt.
    Si të parandaloni dhimbjet e kokës?
    Kontrolloni nivelet e sheqerit në gjak dhe kujdesuni që të jenë në kufirin e lejuar.
    Në përgjithësi, duhet të synoni të mbani sheqerin në gjak në vlerat optimale duke e kontrolluar atë më shpesh dhe duke vepruar në mënyrën e duhur.
    Konsumoni ushqime që ndihmonjë me ruajtjen e niveleve të sheqerit në gjak.
    Ushimet si peshku, perimet me gjethe jeshile, kosi dhe vezët mund të ndihmojë me ruajtjen e niveleve të sheqerit në gjak dhe si rrjedhojë të reduktojë dhimbjen e kokës që lidhet me të.
    Gjithashtu ju mund të shtoni vaktet e ndërmjetme nëse nivelet e sheqerit në gjak janë të ulta.
    Pini ujë mjaftueshëm.
    Tetë gota ujë çdo ditë është e mjaftueshme, por konsumi i frutave dhe perimeve të pasura me ujë si kastraveci, shalqiri dhe spinaqi mund të ndihmojë gjithashtu.
    Identifikoni shkaktarët e mundshëm dhe eleminojini ato.
    Nëse keni ndërmarrë hapa për të vendosur nën kontroll sheqerin në gjak, por dhimbja e kokës është ende një problem, provoni të mbani një ditar të simptomave tuaja së bashku me ushqimet që keni konsumuar para se shqetësimi të fillojë.

  • Keni probleme?/ Ja disa ushqime të mira për të mbajtur në kontroll diabetin

    Keni probleme?/ Ja disa ushqime të mira për të mbajtur në kontroll diabetin

    Të gjesh kombinimet e duhura ushqimore me qëllimin që të mbash të ekuilibruar nivelet e sheqerit në gjak mund të jetë shumë e vëshitrë. Prandaj çdo frut apo perim që konsumohet duhet të jetë i duhuri. Më poshtë keni të listuara disa ushqime të cilat ndihmojnë me diabetin e tipit 1 dhe 2.
    Perimet
    Perimet si spinaqi, lëpjetat, sallata janë plot me vlera por me pak kalori. Duke qenë se treten shpejt nga organizmi nuk e rrisin nivelin e sheqerit në gjak. Gjithashtu këto produkte janë të pasura me vitaminën C, që luan rol të rëndësishëm në eliminimin e inflamacionit dhe tensionit të lartë.
    Peshku
    Pëshku është një nga produktet më të shëndetshme. Salmoni, sardelet, açuget janë burimi më i mirë për yndyrnat omega 3 dhe acidet DHA dhe EPA që ndihmojnë zemrën. Për të gjithë personat që vuajnë nga diabeti duhet t’i konsumojnë pasi ata janë të predispozuar që të preken nga sëmundjet e zemrës. Këto acide mbrojnë qelizat dhe reduktojnë inflamacionin duke përmirësuar qarkullimin e gjakut.
    Kanella
    Kanella është e pasur me antioksidantë, të cilat mbrojnë shëndetin e syve. Studime të shumta mjekësore kanë vërtetuar se kanella mund të ulë nivelet e sheqerit në gjak dhe të përmirësojë ndjeshmërinë ndaj insulinës.
    Një tjetër studim vuri re se kanella arrin të ulë dhe kolesterolin dhe nivelet e triglicerideve.
    Vezët
    Vezët janë vërtet një paketë me vlera shëndetësore. Përveç se të mbajnë më gjatë të ngopur, nëse konsumohen rregullisht ato ulin rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës.
    Vaji i ulliritVaji i ullirit ndryshe mund të quhet si balsami i zemrës. Ai përmban acide yndyrore të cilat ndihmojnë në prodhimin e substancës HDL, që është parë të jetë në shifra jo të shëndetshme tek personat me diabetin e tipit 2. Gjithashtu vaji i ullirit ndihmon në ekuilibrimin e tensionit të gjakut dhe qarkullimit të tij për një zemër më të shëndetshme.

  • Nuk hani sheqer, por nivelet në gjak i keni të larta? Ja çfarë duhet të dini

    Nuk hani sheqer, por nivelet në gjak i keni të larta? Ja çfarë duhet të dini

    Shumë njerëz besojnë se duke shmangur sheqerin do të mbajnë nivelet e gjakut të qëndrueshme, por për disa, megjithëse nuk konsumojnë sheqer të shtuar, nivelet e glukozës mund të rriten. Kjo mund të ndodhë për disa arsye:
    Karbohidratet komplekse – Ushqimet si buka, patatet, apo drithërat e përpunuara shpesh shndërrohen në glukozë gjatë tretjes. Edhe pse nuk kanë sheqer të dukshëm, ato mund të ndikojnë në nivelin e gjakut.Stresi dhe hormonet – Kortizoli dhe hormonet e tjera të stresit mund të rrisin sheqerin në gjak pa lidhje me ushqimin që keni ngrënë.Problemet me insulinën – Nëse trupi nuk përdor insulinën siç duhet, glukoza grumbullohet në gjak. Kjo mund të jetë një shenjë e hershme e diabetit.Medikamentet – Disa ilaçe, si kortikosteroidet, mund të shkaktojnë rritje të sheqerit.
    Çfarë mund të bëni:
    -Matni sheqerin në gjak rregullisht për të kuptuar tendencat tuaja.-Zgjidhni karbohidrate me indeks glicemik të ulët (drithëra integrale, perime jo me niseshte).-Mbani një rutinë të rregullt ushtrimesh fizike, pasi aktiviteti fizik ndihmon trupin të përdorë glukozën.-Konsultohuni me një mjek nëse nivelet e sheqerit janë vazhdimisht të larta, pasi mund të jetë tregues i diabetit ose çrregullimeve të tjera metabolike.-Mbajtja nën kontroll e sheqerit nuk ka të bëjë vetëm me shmangien e ëmbëlsirave, por me të gjithë stilin e jetesës dhe dietën e përditshme.

  • Nëntë ushqimet që shkaktojnë rritjen e sheqerit në gjak

    Nëntë ushqimet që shkaktojnë rritjen e sheqerit në gjak

    Sheqeri i lartë në gjak mund të shkaktojë një mori efektesh anësore dhe me kalimin e kohës, mund të çojë edhe në diabet. Por ka disa mënyra për të menaxhuar nivelet e sheqerit në gjak, dhe shmangia e disa ushqimeve është një pikënisje e shëndetshme.
    Sipas ekspertëve një regjim ushqimor që përbëhet nga ushqime të pasura me fibra, karbohidrate të shëndetshme të pa përpunuara, peshk dhe yndyrna të shëndetshme, këshillohet për ata me sheqer të lartë gjaku.
    Për sa i përket ushqimeve që duhen shmangur, këtu përfshihen ushqimet e pasura me sheqer të shtuar dhe karbohidrate të rafinuara. Më poshtë renditen ushqimet më të këqija që këshillohet të shmangni.

    Embëlsuesit natyral
    Disa njerëz përpiqen të shmangin sheqerin e bardhë dhe të kërkojnë diçka më natyrale si mjalti. Fatkeqësisht, edhe pse këto burime të sheqerit janë më të natyrshme se sheqeri i bardhë i rafinuar, ato mund të shkaktojnë rritje të sheqerit në gjak.
    Pra, në vend që të kërkoni mjaltë ose alternativa të tjera, provoni një ëmbëlsues me zero kalori.
    Ushqimet e skuqura
    Ngrënia e ushqimeve të skuqura mund të shkaktojë rritje në nivelet e glukozës në gjak.
    Këto lloj ushqimesh shpesh të mbushura me yndyrna jo të mira, për shkak të vajit që përdoret, mund të çojë në një tepricë të sheqerit në gjak. Ushqimi i skuqur mund të rrisë gjithashtu rrezikun e kolesterolit të lartë, shtimit në peshë dhe zhvillimit të diabetit të tipit 2.
    Patatet
    Patatet mund të mos jenë ushqimi më i mirë për sheqerin në gjak. Megjithatë ju nuk duhet ta shmangni plotësisht këtë ushqim, por preferohet kombinimi me disa ushqime të pasura me fibra ose proteina, të cilat mund të ndihmojë në balancimin e sheqerit.
    Ushqimet e larta në yndyrna të pashëndetshme
    Ato mund të ndikojnë drejtpërdrejt në nivelet e sheqerit sepse insulina është një nga hormonet më të rëndësishme në rregullimin e niveleve të glukozës në gjak.
    Kosi i frutave
    Këto produkte që mund t’i gjeni në raftet e marketeve, edhe pse në dukje të shëndetshme, në të vërtetë përmbajnë sheqer dhe nuk kanë të njëjta vlera sa një kos shtëpie, të cilit mund t’i shtoni frutat tuaja të preferuara të stinës.
    Lëngjet e frutave
    Fibrat dietike ashtu edhe proteinat, që ndihmojnë në balancimin e sheqerit në gjak, nuk mund të gjenden me shumicë në lëngjet e frutave. Për më tepër, shumë nga këto lëngje të shiten në ushqimore janë të pasura me karbohidrate, të cilat do të rrisin edhe më shumë sheqerin tuaj të lartë në gjak.
    Në vend të kësaj, përdorni qumësht, kos apo edhe kefir, dhe shtoni një burim fibrash si fruta të freskëta ose të ngrira. Plus, disa arrorë dhe farat si ato chia ose të lirit.
    Ju mund të shtoni edhe një lugë gjalpë kikiriku, ose pluhur proteinash për ta mbajtur sheqerin në gjak më të qëndrueshëm.
    Karbohidratet e përpunuara
    Këtu përfshihen buka e bardhë, orizi i bardhë, patatet dhe ushqime të lehta si patatina etj. Sidoqoftë, nuk keni nevojë t’i përjashtoni plotësisht ato. Për të ulur ndikimin e tyre, kombinojini me ushqime të pasura me proteina dhe fibra.
    Drithërat me sheqer
    Disa drithëra mund të jenë të larta në karbohidrate dhe u mungojnë fibrat dietike dhe proteinat, dy lëndë ushqyese që mbajnë sheqerin në gjak të qëndrueshëm dhe në kontroll.
    Karamelet dhe ëmbëlsirat
    Fatkeqësisht, nëse sheqeri në gjak është i lartë, gjëja e fundit që duhet të bëni është të konsumoni grushta me karamele. Pavarësisht se çfarë lloj karamelesh apo ëmbëlsirash  zgjidhni, mirë që t’i shmangni.

  • 3 rastet kur duhet t’i thoni jo sheqerit në mënyrë kategorike

    3 rastet kur duhet t’i thoni jo sheqerit në mënyrë kategorike

    Sheqernat nuk janë asgjë më shumë sesa disa molekulua të thjeshta (kjo parë nga këndvështrimi kimik) sepse po të pyesnit një nutricionistë, e sigurt që do të merrnit një përgjigje tjetër.

    Sheqeri shkakton jo pak “reaksione” në trup dhe një ndër ato është shndërrimi i tij në energji për muskujt. Sinapset, gjithashtu, lidhjet mes qelizave nervore, funksionojnë më mirë në prani të glukozës.
    Në tru ëmbëlsirat favorizojnë prodhimin e substancave që reduktojnë stresin. Perfekte në këtë rast është çokollata, e pasur me serotoninë, dhe qumështi, burim tripofani, dy substanca që stabilizojnë humorin. POR ka disa raste kur sheqerit , duhet t’i thoni JO në mënyrë kategorike

    Pas një vakti ushqim
    Nëse keni ngrënë një pjatë pastë ose rizoto, ndoshta të ndjekura edhe nga një porcion frutash, dëshira për sheqer tashmë mund të quhet e përmbushur. Ajo që do të shtoni më shumë (kujdes, do të mjaftonte edhe një puding!) do të depozitohet në formën e yndyrës në zonat më kritike të trupit.
    Pas palestrës
    Sforcimi ju ka nxitur oreksin? Më mirë një biftek ose djathë pa yndyrë. Muskujt kanë nevojë për proteina për të eliminuar acidin laktik. Me pushimin, metabolizmi tenton të bjerë. Më mirë është të limitoni kaloritë.
    Përpara gjumit
    Pakoja me biskota para televizorit, mbrëmjeve vonë, mund të bëhet shpesh preludi i një nate të bardhë. Energjia e prodhuar nga sheqernat mund të riaktivizojë organizmin. Nëse nuk mund të bëni dot pa ëmbëlsira, të paktën konsumoni një orë para se të fikni dritën.

  • Nga tërshëra te mollët, këto janë ushqimet që ulin sheqerin në gjak

    Nga tërshëra te mollët, këto janë ushqimet që ulin sheqerin në gjak

    Shpesh dëgjojmë se karbohidratet janë të këqija dhe shkaktojnë rezistencë ndaj insulinës dhe shtim në peshë, por kjo nuk është gjithmonë e vërtetë.
    Nutricionistët theksojnë se karbohidratet komplekse janë të nevojshme për shëndetin, sepse ato sigurojnë energji afatgjatë dhe nuk shkaktojnë rritje të papritura të glukozës në gjak.
    Ata veçojnë katër lloje karbohidratesh që kanë një efekt pozitiv në stabilizimin e sheqerit dhe zvogëlojnë rrezikun e diabetit të tipit 2 dhe rezistencës ndaj insulinës.
    Tërshërë
    Tërshëra është e pasur me fibra të tretshme, veçanërisht beta-glukan, e cila ngadalëson tretjen dhe stabilizon nivelet e sheqerit në gjak. Gjithashtu ndihmon në rritjen e ndjeshmërisë ndaj insulinës, zvogëlon inflamacionin dhe mbështet shëndetin e zorrëve. Beta-glukani stimulon prodhimin e hormonit GLP-1, i cili rregullon oreksin dhe sheqerin në gjak, thotë Zenker.
    Bishtajore (bizele, fasule, thjerrëza)
    Bishtajoret janë një zgjedhje e shkëlqyer për ata që duan të mbajnë një nivel normal të glukozës. Thjerrëzat janë veçanërisht të dobishme sepse përmbajnë:
    9 g fibra
    8 g proteina
    vetëm 116 kalori (për 100 g thjerrëza të gatuara)
    Konsumi i rregullt i bishtajoreve ul nivelet e sheqerit pas vakteve dhe është një zëvendësim i shëndetshëm për mishin.
    Hurmat
    Edhe pse shumë të ëmbla, hurmat kanë një indeks glicemik të ulët deri në mesatar. Konsumi i moderuar nuk shkakton një rritje të menjëhershme të sheqerit, falë fibrave dhe lëndëve ushqyese natyrale (kaliumit, fitonutrientëve, vitaminave). Ato gjithashtu kanë treguar se janë efektive në uljen e kolesterolit dhe triglicerideve, dhe mund t’i hani për një meze të lehtë ose t’i shtoni në bollgur për mëngjes.
    Mollë
    Një mollë mesatare ka:
    85 kalori
    2 g fibra
    antioksidantë, siç janë flavonolet dhe antocianidinat
    Nëse hahet para një vakti, një mollë mund të zvogëlojë rritjen e sheqerit në gjak pas një vakti.