Tag: sheqeras

  • Emergjencë në fshatrat Sheqeras, Orman dhe Pojan/ Moti i keq në Korçë, argjinatura e lumit Devoll rrezikon të çahet

    Emergjencë në fshatrat Sheqeras, Orman dhe Pojan/ Moti i keq në Korçë, argjinatura e lumit Devoll rrezikon të çahet

    Reshjet e shiut kanë sjellë një sërë problematikash në të gjithë vendin.

    Situata në qarkun e Korçës mbetet problematike ku në bashkinë Maliq janë raportuar disa zona me emergjencë më të theksuar.

    Fshatrat Sheqeras, Orman dhe Pojan paraqesin vështirësi si pasojë e përmbytjeve masive. Ndërkohë rreziku qëndron në çarjen e një argjinature të lumit Devoll në fshatin Sheqeras i cili ka arritur në pikën maksimale dhe përbën rrezik.

    Sakaq, forca të shumta të emergjencave dhe të bashkisë Maliq ndodhen në vendngjarje.

  • Reshjet e shiut rëndojnë situatën në Maliq, fshati Sheqeras rrezikon të përmbytet

    Reshjet e shiut rëndojnë situatën në Maliq, fshati Sheqeras rrezikon të përmbytet

    Situatë e rënduar nga reshjet e dendura të shiut në fshatin Sheqeras.

    Mësohet se fshati ka rrezik për tu përmbytur pasi rrezikohet të çahet argjinatura e lumit dytësor që vjen nga fshatrat Orman dhe Pojan.
    Prurjet e shumta të ujit kanë sjellë një problematikë të madhe për banorët e fshatit, ndërsa në terren ndodhet kryetari i bashkisë Maliq Gëzim Topçiu, policia e shtetit dhe dhjetëra forca të emergjencave dhe zjarrfikëses.
    Krahas këtij problemi, mësohet nga banorët se janë përmbytur edhe tokat bujqësore dhe brenda në fshat ka patur edhe banesa ku është futur uji në oborre.

    Top Channel

  • Fshati Sheqeras në Maliq rrezikon përmbytjen, prurjet dobësojnë argjinaturën e lumit

    Fshati Sheqeras në Maliq rrezikon përmbytjen, prurjet dobësojnë argjinaturën e lumit

    Situatë e rënduar paraqitet në fshatin Sheqeras në Maliq nga reshjet e dendura të shiut. Mësohet se fshati ka rrezik për tu përmbytur pasi rrezikohet të çahet argjinatura e lumit dytësor që vjen nga fshatrat Orman dhe Pojan.
    Prurjet e shumta të ujit kanë sjellë një problematikë të madhe për banorët e fshatit, ndërsa në terren ndodhet kryetari i bashkisë Maliq Gëzim Topçiu, policia e shtetit dhe dhjetëra forca të emergjencave dhe zjarrfikëses.
    Krahas këtij problemi, mësohet nga banorët se janë përmbytur edhe tokat bujqësore dhe brenda në fshat ka pasur edhe banesa ku është futur uji në oborre.
     

  • Reshjet e dendura të shiut/ Fshati Sheqeras rrezikon të përmbytet

    Reshjet e dendura të shiut/ Fshati Sheqeras rrezikon të përmbytet

    Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar një situatë të rënduar në fshatin Sheqeras. Fshati rrezikon të përmbytet pasi rrezikohet të çahet argjinatura e lumit dytësor që vjen nga fshatrat Orman dhe Pojan.
    Prurjet e shumta të ujit kanë sjellë një problematikë të madhe për banorët e fshatit, ndërsa në terren ndodhet kryetari i bashkisë Maliq Gëzim Topçiu, Policia e Shtetit dhe dhjetëra forca të emergjencave dhe zjarrfikëses.
    Krahas këtij problemi, mësohet se janë përmbytur edhe tokat bujqësore dhe brenda në fshat ka patur edhe banesa ku është futur uji në oborre

  • Plagosja me thikë mes adoleshentëve në Korçë, 14-vjeçari i zuri pritë në një rrugicë: Më shante!

    Plagosja me thikë mes adoleshentëve në Korçë, 14-vjeçari i zuri pritë në një rrugicë: Më shante!

    Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e regjistruar mesditën e sotme në fshatin Sheqeras të Maliqit, ku një 14-vjeçar plagosi me thikë një të mitur tjetër 16-vjeçar me thikë.
    Mësohet se dy adoleshentët janë zënë për motive të dobëta, ndërsa nuk ka qenë hera e parë që konfliktoheshin me njëri-tjetrin. Burime bëjnë me dije se autori i kishte zënë pritë në një rrugicë në hyrje të fshatit Sheqeras dhe e ka goditur 16-vjeçarin me thikë në bark dhe në shpatull.
    I mituri është kapur nga Policia, ku është shoqëruar në komisariat dhe ka deklaruar fillimisht se 16-vjeçari e ngacmonte herë pas here me fjalë e ky ka qenë motivi i sherrit.
    I plagosur është transportuar për në spitalin e Korçës për të marrë mjekim dhe raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

  • 14-vjeçari nga Maliqi plagos me thikë adoleshentin

    14-vjeçari nga Maliqi plagos me thikë adoleshentin

    Foto ilustruese

    MALIQ- Një sherr mes dy djemve të mitur ka përfunduar me një plagosje me thikë në Maliq. Dy adoleshentët mësohet se janë zënë për motive të dobëta, por nuk ka qenë as hera e parë që dy adoleshentët konfliktoheshin me njëri-tjetrin. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, në hyrje të fshatit Sheqeras. Autori është kapur nga Policia dhe ka pretenduar se ishte adoleshenti ai që e ngacmonte herë pas here me fjalë, e pikërisht për këtë arsye ishin konfliktuar sërish.
    “Rreth orës 13:40, në fshatin Sheqeras, Maliq, një 14-vjeçar ka dëmtuar me mjet prerës thikë një 16-vjeçar, i cili po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes,”-njoftoi Policia.
    Sa i përket të plagosurit, 16-vjeçari ka marrë goditje me thikë në pjesën e barkut dhe të shpatullës, por sipas mjekëve fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën./ZËRI