Tag: shënuar

  • Bellingham s’kishte shënuar nga korriku, u zhbllokua ndaj Juves: Çfarë ndjesie fantastike!

    Bellingham s’kishte shënuar nga korriku, u zhbllokua ndaj Juves: Çfarë ndjesie fantastike!

    23 Tetor 2025

    10:33

    Alfred Lleshi

    Jude Bellingham shënoi golin vendimtar për Real Madridin në fitoren 1-0 ndaj Juventusit, në Champions, duke e përshkruar si “një ndjesi fantastike”. Ky ishte goli i tij i parë i sezonit, pas operacionit në shpatull që e kishte mbajtur jashtë fushës dhe larguar nga ritmi i skuadrës së re, sipas ideve të Xabi Alonso.
    Bellingham shfrytëzoi një devijim të goditjes së Vinicius në shtyllë për të shënuar, duke i dhënë tri pikë të rëndësishme Realit, në një ndeshjeje të hapur kundër Juventusit. Kjo ishte fitorja e tretë e “Los Blancos” në Champions, këtë sezon. Përpara “El Clásico” ndaj Barcelonës, Bellingham deklaroi:
    “Është një ndjesi fantastike, nuk kisha shënuar për një kohë të gjatë. Kam kaluar shumë kohë jashtë, e kisha ëndërruar këtë moment. Sa bukur të kthehem në Champions dhe të luaj ndaj një skuadre të madhe. Të shënoja golin e fitores në shtëpi ishte e pabesueshme. U ndjeva rehat dhe mirë. Të luanim mirë ishte e rëndësishme, të shënoja golin vendimtar e ndihmon shumë skuadrën”.
     

  • Super Vllaznia, 12 gola në 7 javë dhe askush nuk shënon më shumë

    Super Vllaznia, 12 gola në 7 javë dhe askush nuk shënon më shumë

    Goli ka qenë “kryefjala” e skuadrës së Vllaznisë në këtë kampionat, me shkodranët që kanë shënuar më shumë se kushdo tjetër në Superiore. Ku ekipi i Martinit ka gjetur golin 12 herë në 7 javë të zhvilluara deri më tani në Superiore.
    Me ekipe si Egnatia, Dinamo dhe Vora të cilat ndjekin kuqeblutë përsa i përket shënimit të golave, me 3 skuadrat e sipërpërmendura të cilat kanë shënuar nga 7 herë deri më tani në këtë sezon. Ajo që bën përshtypje tek Vllaznia nuk është vetëm se kuqeblutë kanë sulmin më të mirë, por edhe fakti se skuadra ka gjetur golin në çdo javë dhe ndaj çdo kundërshtari. Kështu Vllaznia ka 16 pikë në 7 javë, duke siguruar kështu 5 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje.

    Edhe në duelet ku 9 herë kampionët e vendit nuk kanë marrë pikët e plota, skuadra sërish ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës. Konkretisht në humbjen 3-1 ndaj Dinamos, që ngelet edhe disfata e vetme. Dhe po ashtu edhe në barazimin 1-1 ndaj Teutës në transfertën e javës së 4-ët të edicionit. Në këtë mënyrë Vllaznia është e vetmja skuadër që ka gjetur golin në çdo raund të kampionatit. Me Balajn që patjetër ngelet lideri i golave tek kuqeblutë, por edhe në Superiore.
    Ku sulmuesi numëron 4 rrjeta deri më tani, teksa tek skuadra e Martinit po ashtu kanë shënuar edhe Gurishta, Jago, Bajrami, Hakaj, Murataj, Bismark dhe Mala. E pavarësisht se asnjë nga futbollistët kuqeblu nuk shënoi në ndeshjen e fundit ndaj Bylis. Për këtë “menduan” mallakastriotët, të cilët me një autogol bënë që 3 pikët të shkonin në favor të Vllaznisë. Me shkodranët që ruajtën ritmin e fitoreve, por edhe të shënimit të golave në çdo duel të Superiores deri më tani.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • “Thatësirë” golash, java e 7-të në Serie A vendos rekord historik

    “Thatësirë” golash, java e 7-të në Serie A vendos rekord historik

    Si kurrë më parë në histori, Serie A vendos një rekord negativ që tregon qartë krizën e madhe në fazën sulmuese. Në javën e 7-të, në 10 ndeshje u shënuan vetëm 11 gola në total. Ky rekord negativ u paralajmërua që në fundjavë, por pritej ndeshja e fundit Cremonese-Udinese për ta bërë zyrtare, ky takim përfundoi në barazim 1-1.
    Ecuria më e dobët në këtë drejtim ishte vendosur në sezonin 2022/2023 ku u shënuan 13 gola në javën e dytë. Me 13 gola kishin përfunduar edhe tre herë të tjera tre javë të ndryshime në tre sezone të ndryshme, por kurrë më parë nuk kishin zbritur poshtë kësaj kuote.

    Ekipi që ka shënuar më shumë gola deri në këtë pikë të Serie A është Inter, me 18 gola të shënuar në 7 javë. Zikalterit ndiqen nga Napoli me 12 gola, Inter, Bologna dhe Atalanta me 11 gola. Ekipi me më pak gola në Serie A është Verona, me 2 gola të shënuar në 7 javë.
    (BalkanWeb)

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Real Madrid dhe PSG të përfshira në një sagë shkëmbimi lojtarësh mes tyre në merkaton e janarit

    Real Madrid dhe PSG të përfshira në një sagë shkëmbimi lojtarësh mes tyre në merkaton e janarit

    Edhe pse nuk është titullar i rregullt, Gonçalo Ramos mund të mburret se është “super zëvendësuesi” më i mirë në historinë e Paris Saint-Germain. Me 17 gola të shënuar si zëvendësues, sulmuesi portugez e ka tejkaluar edhe Kylian Mbappé në këtë renditje.
    Por statusi i tij brenda ekipit të Luis Enrique është larg të qenit një titular. Në javët e fundit, trajneri spanjoll madje ka favorizuar të riun Senny Mayulu, një shenjë se Ramos nuk është më midis opsioneve kryesore sulmuese të klubit parizien.
    Një thashethem transferimi nga Spanja e ndërlikon më tej situatën e tij. Sipas portalit “Defensa Central”, PSG po shqyrton mundësinë e afrimit të Endrick, talentit të ri brazilian nga Real Madrid.
    Pavarësisht se braziliani ka një kontratë deri në vitin 2030, 19-vjeçari, i cili tashmë ka bërë 14 paraqitje dhe ka shënuar tre gola për Seleção, po vuan të gjejë kohë loje përkrah Xabi Alonso.
    PSG është gati të propozojë një shkëmbim lojtarësh: Madridi duhet të forcojë mesfushën dhe PSG mund të përfshijë Fabián Ruiz në marrëveshje. Ky është një veprim i habitshëm, duke pasur parasysh se spanjolli, i lidhur me klubin deri në vitin 2027, është një mesfushor kyç së bashku me lojtarët portugezë Vitinha dhe João Neves.
    Nga ana e tyre, “los blancos” thuhet se i ka bërë të ditur Endrick se do të dëgjojë ofertat e mundshme. Një sagë e re transferimesh është gati të ndizet midis Parisit dhe Madridit.

  • VIDEO / “Heroi i Leskovacit”, Manaj përjetësohet në Mitrovicë me një mural

    VIDEO / “Heroi i Leskovacit”, Manaj përjetësohet në Mitrovicë me një mural

    Rey Manaj është nderuar me një mural në Mitrovicë, pas golit të shënuar në fitoren historike ndaj Serbisë në Leskovac.
    Sulmuesi i Kombëtares është përjetësuar me një mural, ku Manaj paraqitet gjatë festës me shqiponjë.

    Shqipëria mposhti Serbinë me rezultatin 1-0 në stadiumin “Duboçica” të Leskovacit. Ishte sulmuesi Rey Manaj ai që ndezi festën kuqezi, duke shënuar një supergol në minutën e parë shtesë së pjesës së parë, shkruan A2. Festa e Manajt me simbolin e shqiponjës dykrenare në zemër të Serbisë ishte një moment që do të mbahet mend gjatë.
    Ekipi i trajnerit Sylvinho, pavarësisht presionit dhe thirrjeve tensionuese nga një numër i kufizuar tifozësh vendas, arriti ta menaxhojë me heroizëm rezultatin deri në fund, duke treguar një mbrojtje kompakte të udhëhequr nga Thomas Strakosha.
    Kjo fitore i jep Shqipërisë mundësinë të ëndërrojë për kualifikimin në Botëror.
    Kuqezinjtë ngjiten në kuotën e 11 pikëve në vendin e dytë të Grupit K, duke lënë pas Serbinë me katër pikë më pak.

  • Gol, Manaj “shlyen gabimin”, ndëshkon në fund Serbinë! Kuqezinjtë e mbyllin në avantazh pjesën e parë

    Gol, Manaj “shlyen gabimin”, ndëshkon në fund Serbinë! Kuqezinjtë e mbyllin në avantazh pjesën e parë

    Shqipëria ka shënuar në minutën e fundit të pjesës së parë me anë të Rei Manajt, duke e mbyllur në avantazh fraksionin e parë të lojës.
    Një aksion i cili u duk sikur do të ishte i fundit sa për statistikë në pjesën e parë, por Manaj arriti të shlyejë “gabimin” e bërë në Shqipëri, ku humbi penalltinë dhe duke shënuar me një të djathtë të fuqishme.

  • Vllaznia e pamëshirshme në Shkodër, 8 futbollistë golashënues

    Vllaznia e pamëshirshme në Shkodër, 8 futbollistë golashënues

    Si pikën e saj më të fortë deri në këtë pikë të sezonit ka pasur ndeshjet në shtëpi, ku shkodranët kanë marrë 4 fitore në 4 ndeshje, por edhe shënimin e golave. Me kuqeblutë të cilët kanë shënuar më shumë se kushdo deri në këto momente të kampionatit, ku skuadra e Martinit e ka gjetur 11 herë rrugën e rrjetës.
    Duke pasur kështu sulmin më të mirë në Superiore, e ndjekur nga Egnatia dhe Dinamo të cilat deri më tani kanë shënuar 7 herë. Por, ajo që bie në sy tek 9 herë kampionët e vendit është se aty shënojnë të “gjithë”. Kështu golashënuesi i skuadrës dhe i kampionatit vijon të jetë Bekim Balaj, me 4 rrjeta në llogarinë e tij personale. Megjithatë përveç kapitenit të skuadrës golin e kanë gjetur edhe emra si mbrojtësit: Bajrami, Gurishta, Hakaj dhe së fundmi Jago. Teksa nga mesfushorët ka shënuar deri në këto momente vetëm Murataj në fitoren 2-0 ndaj Vorës. Në sulm së bashku me Balajn janë edhe Mala e Bismark që kanë gjetur golin deri në këto momente të kampionatit.

    Pra, në vetëm 6 javë kampionat, tek Vllaznia e kanë gjetur golin 8 futbollistë të ndryshëm. Duke treguar se tek kuqeblutë opsionet për të shënuar janë të ndryshme, kjo edhe për shkak të stilit sulmues që aplikon skuadra. Ku në javët e ardhshme pritet edhe “zhbllokimi” i Kastratit, i cili pavarësisht performancave shumë pozitive ende nuk ka gjetur golin e parë zyrtar me fanellën e 9 herë kampionëve të vendit tonë.

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Haaland garë me Mbappe dhe Kane për “Këpucën e Artë”, flet lojtari: Momenti më i mirë në karrierë

    Haaland garë me Mbappe dhe Kane për “Këpucën e Artë”, flet lojtari: Momenti më i mirë në karrierë

    7 Tetor 2025

    8:14

    Telesport

    Gara për Këpucën e Artë sapo ka filluar, madje ajo po nxehet. Dueli midis Harry Kane (11 gola në Bundesligë), Kylian Mbappé (9 në La Liga) dhe Erling Haaland (9 në Premier League) premton të jetë shpërthyes.
    “Nuk jam ndjerë kurrë më mirë se tani. Mund të them se jam në momentin më të mirë të karrierës sime“, tha sulmuesi i Manchester City pasi shënoi golin vendimtar kundër Brentford (0-1).
    Dhe shifrat i japin të drejtë: sipas Opta-s, norvegjezi ka shënuar më shumë gola vetëm sesa dymbëdhjetë ekipe në ligën angleze. Për klubin dhe kombëtaren, Haaland tani ka shënuar 18 gola në 11 ndeshje.
    Renditja e “Këpucës së Artë” aktualisht kryesohet nga Klaemint Olsen (NSÍ Runavík, 26 gola), i ndjekur nga Kasper Høgh (Bodø/Glimt, 16) dhe Darko Lemajić (RFS, 23). Këta janë të gjithë lojtarë që së shpejti do të tejkalohen nga emrat e mëdhenj, të cilët krenohen me një koeficient më të lartë.

  • Interi dhe Napoli, avangardë për titullin. Milani, Juve dhe Roma kanë ende dilema në sulm

    Interi dhe Napoli, avangardë për titullin. Milani, Juve dhe Roma kanë ende dilema në sulm

    7 Tetor 2025

    8:43

    Alfred Lleshi

    Në Serie A mbizotëron ekuilibri, pesë skuadra ndahen brenda 3 pikëve: Roma dhe Napoli (15), Milani (13), Interi dhe Juventusi (12). Diferencën mund ta bëjë sulmi. Napoli po fluturon me Højlund në top-formë. Danezi ka shënuar dopietë në Champions dhe gol vendimtar ndaj Genoa. Megjithatë, golashënuesi më i mirë në kampionat është De Bruyne me 3 gola, ndjekur nga Anguissa dhe Højlund (2). Kampionët në fuqi kanë shënuar 12 gola, pas Interit (17).
    Interi është sulmi më i mirë i Italisë dhe ndër më të fortët në Europë me 17 gola. Lautaro dhe Thuram kanë nga 3 gola, ndërsa Bonny (2 gola, 3 asiste) dhe Pio Esposito po shkëlqejnë. Roma e Gasperinit ka shënuar vetëm 7 gola në 6 ndeshje. Vetëm një gol nga qendërsulmuesit (Dovbyk), ndërsa Ferguson mbetet ende i pazhbllokuar. Soule është golashënuesi më i mirë me 3 gola.
    Milani po vuan në repartin ofensiv: Pulisic ka 4 gola, por Gimenez (0 gola në 451 minuta) dhe Leao nuk po shënojnë. Juventusi ka paradoksin e “numrit 9”; shumë alternativa dhe pak efikasitet. Nga 9 gola në total, vetëm 3 janë të sulmuesve (Vlahovic, David, Yildiz).

  • Haaland po thyen rekord mbas rekordi. Çfarë i mungon ende? Vetëm goli në “Anfield”

    Haaland po thyen rekord mbas rekordi. Çfarë i mungon ende? Vetëm goli në “Anfield”

    Gara për “Këpucën e Artë” sapo ka nisur, por tashmë është ndezur. Rivaliteti mes Harry Kane (11 gola në kampionat), Kylian Mbappé (9) dhe Erling Haaland (9) premton emocione të forta. “Nuk jam ndier kurrë më mirë se tani. Po, mund të thuhet se jam në momentin më të mirë të karrierës sime”, – deklaroi sulmuesi norvegjez pas golit të fitores ndaj Brentford. Haaland po thyen rekorde me ritmin e tij. Sipas “Opta”, ai ka shënuar 15 gola këtë sezon, duke përfshirë edhe Botërorin e Klubeve, 9 më shumë se çdo lojtar tjetër në Premier League.
    Madje, ai ka realizuar më shumë gola se 12 ekipe të tëra të Premier League. Në total, duke llogaritur ndeshjet me klubin dhe kombëtaren, por pa përfshirë Botërorin e Klubeve, Haaland ka 18 gola në 11 ndeshje, me 9 takime radhazi duke shënuar, seria më e gjatë e karrierës së tij. Vetëm dy herë në historinë e Premier League janë shënuar mbi 9 gola në 7 javët e para, të dyja herët rekordet mbajnë emrin e tij: 2022/23 (11 gola) dhe 2024/25 (10 gola).
    Trajneri Pep Guardiola është i entuziazmuar: “Ai rinovoi kontratën dhe tani ndien se Manchester City është shtëpia e tij. Është më i përfshirë në lojë, jo vetëm në finalizim. Punon shumë, ka etikë pune dhe shtyp lart. Jam shumë i lumtur me të”. Norvegjezi ka edhe një objektiv personal. Ai ka shënuar në 22 nga 23 stadiumet ku ka luajtur në Premier League. I vetmi që i mungon ende? “Anfield”.