Tag: shënuar

  • Dy ndeshje pa shënuar gol, shqetësohet Real Madridi. “Varësia” nga Mbappé alarmon Xabi Alonso

    Dy ndeshje pa shënuar gol, shqetësohet Real Madridi. “Varësia” nga Mbappé alarmon Xabi Alonso

    11 Nëntor 2025

    11:01

    Alfred Lleshi

    Real Madridi ka luajtur dy ndeshje radhazi pa shënuar gol, duke evidentuar varësinë e theksuar nga Kylian Mbappé. Sulmuesi francez ka realizuar 18 nga 34 golat sezonalë (52.9%) dhe është bërë barometri ofensiv i ekipit. Pa të, Reali nuk gjen dot zgjidhje.
    Ndaj Liverpool dhe Rayo Vallecano nuk shënuan asnjë gol, mungoi sulmi efektiv, me “expected goals” 0.45 në “Anfield” dhe 0.8 në Vallecas. Alternativat kanë munguar; Gonzalo dhe Endrick kanë pak minuta. Më konkretisht; Gonzalo ka vetëm 108 minuta në sezon (7.5%), ndërsa Endrick vetëm 11 minuta në 11 ndeshje.
    Reali u bazua shumë te krosimet (21 ndaj Vallecas, vetëm tre gjetën një shok skuadre), duke humbur referencat ajrore që dikur siguronte Joselu. Pa Mbappé, skuadra bëhet e parashikueshme, një varësi më e madhe se ajo ndaj Cristiano Ronaldos vite më parë. Kjo situatë shqetëson Xabi Alonso dhe ngre pikëpyetje për rotacionet dhe cilësinë e alternativave në sulm.

  • 4 gola dhe 1 asist, Rafa Leao “ngroh” Allegrin, është lojtar i momentit (VIDEO)

    4 gola dhe 1 asist, Rafa Leao “ngroh” Allegrin, është lojtar i momentit (VIDEO)

    Blofi ndaj Parma-s bëri që Milan të lëshonte kreun, por zhgënjimi ishte edhe më i madh pasi “djalli” kryesonte 0-2. Të lëshosh dy pikë në këto kushte nuk i lë një shije të mirë ambientit në Milano, por trajneri Allegri ka një arsye të fortë pas të cilës mund të kapet, forma e Rafa Leaos.
    Pas rikthimit në fushë, sulmuesi portugez po kalon një formë të shkëlqyer, në 5 ndeshjet e fundit ka shënuar 4 gola dhe ka dhuruar një assist. Nga tetori e deri më tani, asnjë lojtar nuk ka bërë më mirë se sa Leao, me portugezin që ka marrë pjesë në 5 gola të Milanit.

    Me golin e shënuar ndaj Parma-s, Leao ngjitet në kuotën e 4 finalizimeve, po aq sa edhe Pulisic, golashënuesit më të mirë në radhët e Milan dhe një gol më pak se golashënuesi më i mirë në Serie A, Calhanoglu.
    ()

  • ‘Ditë e shënuar’! Voton kandidatja socialiste në Vlorë, Brunilda Mersini: Pjesëmarrja është shumë e mirë

    ‘Ditë e shënuar’! Voton kandidatja socialiste në Vlorë, Brunilda Mersini: Pjesëmarrja është shumë e mirë

    Brunilda Mersini

    VLORË-Kandidatja e Partisë Socialiste për Vlorën, Brunilda Mersini, ka ushtruar të drejtën e votës. 
    “Faleminderit për suportin. Është një ditë e shënuar, jo vetëm për mua që kandidoj si e para grua në këtë qytet, kam përkushtimin ndaj njerëzve. Kjo ditë është e qytetit, për qytetarët e Vlorës, për të mirën e qytetit. Për më të mirën e Vlorës. Mendoj që pjesëmarrja është shumë e mirë, jemi të kënaqur. Gjithmonë mbarësi, kudo, jo vetëm në Vlorë”, tha Mersini.
    Mersini është në garë për Bashkinë e Vlorës përballë dy kandidatëve të pavarur, Dionis Sota dhe Gjergji Nika.

  • “Sot është ditë e shënuar”/ Voton kandidatja socialiste në Vlorë, Brunilda Mersini: Jemi të kënaqur me pjesëmarrjen. Kandidati i pavarur: Kam besim…

    “Sot është ditë e shënuar”/ Voton kandidatja socialiste në Vlorë, Brunilda Mersini: Jemi të kënaqur me pjesëmarrjen. Kandidati i pavarur: Kam besim…

    Kandidatja e Partisë Socialiste për Vlorën, Brunilda Mersini, ka votuar paraditen e sotme.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Teksa ushtroi të drejtën e votës, ajo ka deklaruar më pas se kjo është një ditë e shënuar, teksa është e kënaqur me pjesëmarrjen. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    “Faleminderit për suportin. Është një ditë e shënuar, jo vetëm për mua që kandidoj si e para grua në këtë qytet, kam përkushtimin ndaj njerëzve.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Kjo ditë është e qytetit, për qytetarët e Vlorës, për të mirën e qytetit. Për më të mirën e Vlorës Mendoj që pjesëmarrja është shumë e mirë, jemi të kënaqur. Gjithmonë mbarësi, kudo, jo vetëm në Vlorë”, tha Mersini.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    I pyetur për pjesëmarrjen e ulët në votime dhe se sa beson tek fitorja e tij, Dionis Sota, kandidati i pavarur me mbështetjen nga PD, u shpreh me besim të plotë te fitorja.

    “U bëj thirrje të gjithë qytetarëve vlonjatë të shprehin vullnetin e tyre të lirë me votë për të ndryshuar të ardhmen e qytetit”, ka vijuar më tej ai.

    Brunilda Mersini është në garë për Bashkinë e Vlorës përballë dy kandidatëve të pavarur, Dionis Sota dhe Gjergji Nika.

  • Taulant Seferi është në super nivel në Turqi, futbollisti i Shqipërisë ka shënuar 9 gola në 13 ndeshje

    Taulant Seferi është në super nivel në Turqi, futbollisti i Shqipërisë ka shënuar 9 gola në 13 ndeshje

    Taulant Seferi po kalon një periudhë fantastike në Turqi me Bodrumsporin. Ky futbollist ka realizuar dy gola në fitoren 5-0 të Bodrumsporit në ditën e sotme kundër Instabulspor. Në minutën e 45, Seferi do të shënonte golin e parë, ndërsa në pjesën e dytë, realizoi një tjetër.
    Ai u shpall lojtari më i mirë i këtij takimi, ndërsa Bodrumspori mban vendin e parë në renditje në Ligën e Parë të Turqisë. Me këto gola të realizuara, Seferi shkon në kuotën e 9 golave të shënuar pas 13 ndeshjeve të luajtura duke qenë në vendin e dytë në listën e golashënuesve. /Sport Ekspres/
     

  • Pas vendasve italianëve, golat në Serie B i shënojnë më shumë shqiptarët

    Pas vendasve italianëve, golat në Serie B i shënojnë më shumë shqiptarët

    Adriatik BALLA
    Në futbollin italian luan një kontigjent cilësor dhe me nivel të lartë i futbollistëve shqiptarë, të cilët kanë “pushtuar” të dy nivelet elitare të futbollit në vendin fqinj, Serinë A dhe Serinë B. Në të parën ka bazuar punën e tij trajneri Silvinjo, pasi aty luan kontigjenti kryesor i Kombëtares kuqezi, kurse në Serie B ka elementë premtues që presin ftesën nga tekniku brazilian. Së fundmi mediat italiane zbulojnë se në Serie B ka elementë që radhiten pas italianëve për numrin e golave të shënuar e kjo statistikë tregon shumë. Nga ana tjetër, një nga lojtarët e Kombëtares, Mario Mitaj, është bërë protagonist së fundmi me Al Itihad në Arabi, duke lënë pas periudhën kur qëndronte në stol por tani është lider në fushë dhe këtë ai e shprehur edhe për mediat. Shihet si një nga lojtarët më të mirë të formacionit në ekipin e tij por edhe në përfaqësuesen e Shqipërisë, shquar për teknikë të lartë e qetësi në administrimin e lojës, duke e bërë pronë të vetën rolin e mbrojtësit të majtë.
    Shqiptarët që luajnë në Itali janë goleadorë
    Futbollistët shqiptarë prej vitesh janë bërë protagonistë në futbollin italian, pasi janë të shumtë ata që luajnë në kategoritë e ndryshme te tij, që nga Seria A dhe deri te amatorët. Pikërisht nga kampionati i Serisë B vjen një statistikë shumë interesante. Rezulton se golat e shënuar nga futbollistët shqiptarë janë të dytët nga numri sa u përket kombësive në Serinë B. Kuptohet që vendi i parë u përket italianëve, të cilët kanë shënuar 175 gola. Ndërsa në vendin e dytë janë lojtarët shqiptarë, të cilët kanë tundur 13 herë rrugën e rrjetës deri tani. Binjakët Shpendi dhe Silvio Merkaj kanë shënuar nga katër gola secili, ndërsa Marvin Çuni hapi pak ditë më parë llogarinë e tij në këtë kampionat ku vesh fanellën e Sampdorias. Ky numër golash lë pas Francën në vendin e tretë, me 10 gola të shënuar nga lojtarë që kanë kombësinë e saj, si dhe Argjentinën që mban vendin e katërt me 7 gola. Më pas vijnë me radhë Portugalia (6) dhe Ukraina (5).
    Mitaj kthehet në lider tek Al Itihad në Arabinë Saudite
    Mario Mitaj është bërë në protagonist absolut me skuadrën e Al Itihad. Pas një fillimi të vështirë me klubin e tij, ku u la shpesh herë në tribunë për shkak të numrit të të huajve, Mitaj tashmë duket se e ka bindur Konseisaon për të qenë titullar me skuadrën e tij. Mbrojtësi i majtë i Kombëtares, luajti titullar në ndeshjen mes Al Itihad dhe Al Sherjah, e vlefshme për Ligën e Kampioneve aziatike duke marrë edhe vlerësime maksimale në fitoren 3-0. “Flashscore” e ka vlerësuar Mitajn me notën 7.6 duke e konsideruar edhe lojtarin më të mirë të ndeshjes, ndërkohë që kundërshtarë me të ishin Rei Manaj me Feta Fetain. Dy lojtarët e Shqipërisë, u aktivizuan në pjesën e dytë, me Manajn që zuri vend në minutën e 75 ndërsa Fetai në minutën e 85, por pa arritur të ndryshojnë fatet e ndeshjes. Vetëm pak ditë më parë, Mitaj u vlerësua sërish lart, ku edhe arriti të shënonte, në një barazim dramatik 4-4.

  • “Gol i çmendur”, Arbër Hoxha i jep fitoren Dinamos së Zagrebit

    “Gol i çmendur”, Arbër Hoxha i jep fitoren Dinamos së Zagrebit

    Arbër Hoxha vijon të kalojë një formë fantastike në kampionatin kroat, duke treguar vlerat çdo javë. Edhe këtë të shtunë Arbër Hoxha ka shënuar sërish, duke i dhënë tre pikët Dinamos së Zagrebit, e cila fitoi 2-1.
    Jo vetëm ka realizuar golin e fitores, por ka shënuar një nga golat më të bukur, nga një kënd ku është thuajse e pamundur për të çuar topin në rrjetë.
    I aktivizuar mes titullarëve, Hoxha pa skuadrën e tij të kalonte në avantazh e më pas të arrihej nga miqtë falë golit të ish-mesfushorit të Tiranës, Merveill. Por në minutën e 84-t, Hoxha tregoi aftësitë e tij me një gol të pabesueshëm.

    Ai mori topin në krahun e majtë dhe pastaj nga një kënd i pamundur, lëshoi një goditje të kalibruar që shkoi mbi portierin dhe përfundoi në rrjetë, për t’i dhënë përsëri avantazhin ekipit të Dinamos së Zagrebit.
    Ky ishte goli i tij i tretë këtë sezon në Kroaci.

  • Tri vrasje me thikë brenda 2 orësh, në Berat 63-vjeçari godet për vdekjen turistin, u zunë për kalin në kala

    Tri vrasje me thikë brenda 2 orësh, në Berat 63-vjeçari godet për vdekjen turistin, u zunë për kalin në kala

    Një tjetër vrasje është shënuar ditën e sotme në vend, duke e çuar në tre numrin e krimeve me pasojë 3 viktima. Vrasja e fundit u regjistrua pasditen e sotme në Kalanë e Beratit, ku një 63-vjeçar dyshohet se ka vrarë me thikë një 42-vjeçar, pas një konflikti për motive të dobëta.

    Sipas njoftimit paraprak të Policisë, shtetasi Kristo Mema, 63 vjeç, banues në lagjen “Barrikadë” të Beratit, ka goditur me mjet prerës shtetasin Keli Hoxha, 42 vjeç, me banim në Tiranë, i cili ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra. 

    Burimet nga grupi hetimor bëri me dite për gazetaren e Syri.Tv se viktimi ndodhej në Berat si turist dhe ishte duke vizituar kalanë. Burime konfidenciale konfirmojnë se viktima dhe autori janë zënë për kalin, me të cilin autori shëtiste turistët në kala.

    Autori është me precedentë penalë për një vrasje të mëparshme me thikë në Greqi dhe është ende në arrati. 

    Vetëm për dy orë në vend janë shënuar tri vrasje, në orën 14:46, Durrës djali vret babain, 16:04, në Tiranë dy picierë konfliktohet për motive të dobëta duke shënuar një tjetër viktimë dhe rreth orës 15:10, në Kalanë e Beratit 63-vjeçari i merr jetën një 42-vjeçari.

    Njoftimi i Policisë:

    Berat/Informacion paraprak

    Rreth orës 15:10, në lagjen e Kalasë, shtetasi Kristo Mema, alias Keli Hoxha, 63 vjeç, banues në lagjen “Barrikadë”, Berat, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës shtetasin K. H., 42 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka humbur jetën.

    Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe po kontrollojnë zonën për kapjen e tij.

    Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

  • Ora tashmë ka ndryshuar, në mëngjes u kthyen akrepat 60 minuta pas

    Ora tashmë ka ndryshuar, në mëngjes u kthyen akrepat 60 minuta pas

    Në orën 3 të mëngjesit të kësaj të diele akrepat e orës janë kthyer 60 minuta pas duke shënuar kalimin nga ora verore në atë dimërore.

    Ora standarde do të ndryshojë përsëri më 29 mars 2026, për regjimin e verës. Regjimi aktual i ndryshimit të orës rregullohet nga një direktivë e BE-së nga viti 2000, e cila parashikon që çdo vit orët të zhvendosen përkatësisht përpara dhe prapa me një orë të dielën e fundit të marsit dhe të dielën e fundit të tetorit, duke shënuar fillimin dhe mbarimin e kohës së kursimit gjatë verës. Ndryshimi i orës ndodh në më shumë se 70 vende të botës.
    Të vetmet vende që nuk e bëjnë janë Islanda, Turqia, Bjellorusia, Rusia, Armenia, Azerbajxhani dhe Gjeorgjia. Pjesa më e madhe e vendeve aziatike si India, Japonia, Kina dhe Mongolia zgjedhin të mos përdorin orën diellore, ndërsa shumë vende të Lindjes së Mesme e shmangin ndryshimin e orës.
    Ndryshimi i orës më 26 tetor do të na japë një orë shtesë gjumë, por ekspertët theksojnë se trupi i njeriut ka nevojë për kohë për t’u përshtatur edhe me këtë ndryshim në dukje të favorshëm.
    Ora jonë biologjike është më e ndjeshme se orët mekanike, dhe përshtatja mund të zgjasë disa ditë. Ky fakt prej kohësh ka qenë temë debati në Bashkimin Evropian. Në qendër të debatit qëndron vështirësia për të balancuar kursimin ekonomik me zakonet shoqërore dhe personale të secilit prej nesh.
    Në vitin 2018, Komisioni Evropian paraqiti një propozim për të ndalur ndryshimin gjashtëmujor të orës, duke u bazuar në rezultatet dërrmuese të një konsultimi publik, ku morën pjesë plot 4.6 milionë qytetarë, 84% e të cilëve ishin pro heqjes së ndryshimit të orës çdo gjashtë muaj.
    Megjithatë, propozimi nuk u miratua, pasi kërkon dritën jeshile nga si Këshilli, ashtu edhe Parlamenti Evropian për t’u zbatuar dhe deri më sot nuk është marrë asnjë vendim përfundimtar.

    Top Channel

  • Milani i shpëton turpit kundër Pizës, një gol në minutat shtesë shmang humbjen në “San Siro”

    Milani ka hedhur një hap të gabuar mbrëmjen e sotme. Kuqezinjtë kanë humbur pikë me skuadrën e ngjitur këtë sezon në Serinë A, me Pizën. Të besuarit e Alegrit kaluan të parët në epërsi me anë të golit të shënuar nga Leao në minutën e 7 të takimit. Me golin e shënuar kaq herët, pritej një fitore e lehtë për Milanin, por e kundërta ndodhi.
    Piza përmbysi shifrat në pjesën e dytë të lojës. Kuadradoja barazoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën 60, ndërsa në të 86-n Nzola shënoi golin e dytë për Pizën. Ndërkohë, ishte Atekame ai që shpëtoi kuqezinjtë nga turpi falë golit të shënuar në minutën e 93-të. Sfida përfundoi me rezultatin e barabartë 2-2, me skuadrat që u larguan me nga një pikë secila nga stadiumi “San Siro”./Sport Ekspres/