Tag: shënuar

  • Rodrygo nuk shënon prej 9 muajsh, barazon rekordin më negativ në historinë e Real Madridit

    Rodrygo nuk shënon prej 9 muajsh, barazon rekordin më negativ në historinë e Real Madridit

    1 Dhjetor 2025

    12:46

    Alfred Lleshi

    Barazimi 1-1 ndaj Girona nuk ka ngadalësuar vetëm ecurinë e Real Madridit, por ka konfirmuar edhe krizën më të thellë të karrierës së Rodrygo. Sulmuesi brazilian ka arritur 30 ndeshje radhazi pa shënuar gol, për një total prej 1.339 minutash, duke barazuar serinë më të keqe finalizuese në historinë e klubit të bardhë.
    Rekordi negativ më parë i përkiste vetëm Mariano Díaz, i cili midis viteve 2019 dhe 2022 kishte të njëjtin numër ndeshjesh pa shënuar (30), por me më pak minuta (986). Rodrygo ka kaluar edhe shifrën e legjendarit Rafa Marañón, që në vitet ’70 qëndroi 1.416 minuta pa gol, por në 29 ndeshje.
    Goli i tij i fundit në La Liga daton më 19 janar kundër Las Palmas. Në Champions League, “rrjeta” e tij e fundit është ajo e 4 marsit kundër Atlético Madridit. Kjo do të thotë 315 ditë pa gol në kampionat dhe 232 ditë pa shënuar në Champions, duke regjistruar periudhën më të vështirë të karrierës së tij.

  • Mbappe magjik, por Reali rrezikon shumë në fund. Inter digjet në fund, fitore e madhe nga Atalanta. Sporting nuk fal në shtëpi

    Mbappe magjik, por Reali rrezikon shumë në fund. Inter digjet në fund, fitore e madhe nga Atalanta. Sporting nuk fal në shtëpi

    Real Madrid ka fituar 3-4 në transfertën greke në Pire ndaj Olympiacos. Protagonisti kryesor i këtij takimi ishte padyshim Kylian Mbappe me 4 gola të shënuar.
    Në Pire, Olympiacos e nisi mjaft mirë ndaj Real Madridit, Chiquinho befasoi madrilenët duke shënuar një gol shumë të bukur nga distanca, pas një aksioni fantastik të vendasve në minutën e 8-të.
    Në minutën e 22-të, Kylian Mbappe barazoi shifrat 1-1, falë një asisti fantastik nga Vinicius Junior. Dy minuta më pas, Arda Guler asiston, Mbappe shënon me kokë golin e dytë. Në minutën e 29-të, Mbappe kompleton “hat-trickun” pas asistit të Camavinga. Pjesa e parë mbyllet 1-3 për Real Madridin.
    Grekët e nisin me gol edhe në pjesën e dytë, Mehdi Taremi shënon me kokë në minutën e 52′. Në minutën e 60′, Vinicius Junior asiston, Mbappe shënon golin e katërt. Vendasit nuk u dorëzuan dhe në minutën e 80-të shënuan golin e tretë me El Kaabi.
    Në “Metropolitano”, Atletico Madrid fitoi 2-1 ndaj Interit në minutat e fundit. Madrilenët gjetën shpejt golin, falë Julian Alvarez në minutën e 9-të. Për golin e argjentinasit u desh edhe konfirmimi i VAR, pasi ziklatrit pretenduan për një prekje të topit me dorë. Piotr Zielinski barazoi shifrat 1-1 në minutën e 54-të, pas një kombinimi të bukur me Bony. Gimenez shënoi për spanjollët në minutën e 90+3′ me kokë, pas krosimit të Griezmann nga goditja e këndit. Inter pëson humbjen e parë në Champions League këtë sezon.
    Ndërkohë, Atalanta ka marrë një fitore të madhe 0-3 në transfertë ndaj Eintracht Frankfurt, me tre gola të shënuar për 5 minuta, Lookman 60, Ederson 62′ dhe De Ketelaere 65′. Në ndeshjen e fundit, Sporting Lisbon fitoi 3-0 në shtëpi ndaj Club Brugge.
    SHIKOGOLAT

  • Zeroja në rezultat te Barcelona, “njollë” historike për blaugranat dhe trajnerin Flick

    Zeroja në rezultat te Barcelona, “njollë” historike për blaugranat dhe trajnerin Flick

    26 Nëntor 2025

    12:30

    Alfred Lleshi

    Barcelona u mposht 3-0 nga Chelsea në “Stamford Bridge”, një rezultat që jo vetëm e vë ekipin katalanas në vështirësi në Champions, por edhe iu jep fund dy serive historike, një kolektive dhe një individuale. Barça mbante deri të martën rekordin e vet si klubi me më shumë ndeshje radhazi duke shënuar; 53 ndeshje.
    Që nga 15 dhjetori 2024, në humbjen 1-0 ndaj Leganés, katalanasit nuk kishin mbetur pa shënuar gol, por seria u ndërpre në Londër. Po ashtu përfundoi edhe një arritje personale e Hansi Flick. Trajneri gjerman nuk kishte parë kurrë më parë një skuadër të tij të mbetej pa shënuar në Champions.
    Deri ndaj Chelsea, ai kishte drejtuar 37 ndeshje (18 me Bayern Munich, 19 me Barçën), pa mbetur asnjëherë me zero gola të shënuar. Në total ai ka drejtuar 38 ndeshje në Champions: me Bayernin fitoi 16 nga 18, barazoi një dhe humbi një. Me Barçën, statistikat janë më të dobëta: 19 ndeshje, 12 fitore, 3 barazime dhe 4 humbje.

  • Mjaft më 0-0, por nuk ka bombera. Serie A është një rast unik në Europë

    Mjaft më 0-0, por nuk ka bombera. Serie A është një rast unik në Europë

    Lamtumirë barazimeve pa gola. Java e 12-të e Serie A regjistroi një ndryshim kursi. Për herë të parë në këtë kampionat, asnjë ndeshje nuk përfundoi 0-0. Për më tepër, 35 golat e shënuar këtë javë përbëjnë një rekord për edicionin aktual të kampionatit italian. Ende larg rekordit të sezonit 1950/51 (54 gola), por sërish një shifër inkurajuese.
    Ajo që bie në sy, megjithatë, është renditja e golashënuesve. Edhe pse humbi penalltinë, Hakan Çalhanoglu mbetet finalizuesi më i mirë i këtij kampionati, tashmë thuajse në një të tretën e sezonit. Bashkë me turkun e Interit vazhdon të jetë Riccardo Orsolini i Bologna. Atyre iu janë shtuar milanisti Christian Pulisic dhe argjentinasi i Comos, Nico Paz.
    Megjithëse amerikani luan në një sulm me dy veta, së bashku me Leao, asnjëri prej tyre nuk mund të konsiderohet “9” në kuptimin tradicional. Sulmuesit e parë të mirëfilltë në klasifikim, me 4 gola të shënuar, mbeten Giovanni Simeone, Andrea Pinamonti, Ange-Yoann Bonny, Lautaro Martinez, Santiago Castro dhe Mateo Pellegrino.
    Një rast unik në Europë. Serie A, në këtë krizë të bomberëve, është krejtësisht e vetme në panoramën ndërkombëtare. Në Premier League, për shembull, sot kryeson Erling Haaland me 14 gola, duke e tërhequr Manchester City përpara. Në La Liga spanjolle është Kylian Mbappé me 13 gola në krye; edhe pse francezi i Real Madridit nuk llogaritet sulmues “tradicional”. Pas tij vjen një qendërsulmues i pastër si Lewandowski (8 gola).
    Në Gjermani, Harry Kane ka shënuar 14 gola, duke qenë golashënuesi më i mirë aktual. Në Ligue 1 franceze kryeson Mason Greenwood me 10 gola, edhe pse anglezi i OM nuk i bind puritanët e rolit “9”. Pas tij janë 9 golat e Joaquin Panichelli, talenti i Strasburgut që pëlqehet nga Milani. Jo rastësisht, një nga skuadrat që ka një lojtar më pranë konceptit të qendërsulmuesit, meksikani Santi Gimenez, është ende zero gola në kampionat.

  • Mirlind Daku rikthehet te goli, i jep fitoren Rubinit

    Mirlind Daku rikthehet te goli, i jep fitoren Rubinit

    Kjo e shtunë padiskutim ka qenë një ditë mjaftë e mirë për legjionarët shqiptarë. Pas Arbër Hoxhës i cili ka shënuar dy gola ditën e sotme, Anis Mehmetaj me 3 asisit, ka shënuar edhe Mirlind Daku, i cili ëhstë rikthyer te goli.
    Sulmuesi i kombëtares shqiptare i ka dhënë fitoren skuadrës së tij Rubinit përballë Akhmatit.
    Daku ka shënuar golin e vetëm të takimit në minutën e 75-të. Ky ëhstë goli i tij i nëntë këtë sezon në Rusi. Sulmuesi kuqezi riktheht aps gati 2 muajsh mungese te goli.

  • Rriten prurjet në Vjosë/ Rrezik për zonat e ulëta

    Rriten prurjet në Vjosë/ Rrezik për zonat e ulëta

    Shirat e dendura të ditës së sotme kanë mbajtur në nivele të larta prurjet e lumenjve në qarkun Fier, duke rritur rrezikun e përmbytjeve. Edhe pse në Memaliaj është shënuar një ulje e nivelit të lumit Vjosa, situata paraqitet e përkeqësuar në zonën e Urës së Mifolit.
    Sipas matjeve të fundit, niveli i Vjosës ka arritur kuotën 8.2 metra, duke shënuar një rritje të konsiderueshme. Nëse prurjet vijojnë me të njëjtin intensitet, pritet që niveli të rritet më tej, gjë që mund të sjellë probleme në zonat e ulëta, në tokat bujqësore dhe madje edhe në disa banesa.
    Autoritetet janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe u bëjnë apel banorëve të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin udhëzimet zyrtare.

  • Kualifikueset europiane të Botërorit. Listën e golashënuesve e dominon Haaland, dyfish nga ndjekësit

    Kualifikueset europiane të Botërorit. Listën e golashënuesve e dominon Haaland, dyfish nga ndjekësit

    17 Nëntor 2025

    12:12

    Alfred Lleshi

    Erling Haaland ishte protagonisti i kualifikimeve europiane për Botërorin 2026, duke shënuar 16 gola dhe udhëhequr Norvegjinë drejt finaleve të Kupës së Botës pas 28 vitesh mungesë.
    Sulmuesi i Manchester City shkëlqeu veçanërisht në fitoren 11-1 ndaj Moldavisë, ku realizoi 5 gola, duke shënuar në të gjitha, 8 ndeshjet e luajtura. Pas tij, me nga 8 gola renditen tri legjenda europiane: Marko Arnautović (Austria), Memphis Depay (Holanda) dhe Harry Kane (Anglia).
    Me 6 gola vijojnë Kevin De Bruyne (Belgjikë), Mikel Merino (Spanjë) dhe Andrej Kramarić (Kroaci). Cristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë rekorde, duke arritur në 41 gola në kualifikueset botërore, një rekord absolut në historinë e eliminatoreve të këtij kompeticioni.

  • Për të barazuar rekordin e Pele, Harry Kane ka një arsye shumë të fortë për të shënuar sot ndaj Shqipërisë

    Për të barazuar rekordin e Pele, Harry Kane ka një arsye shumë të fortë për të shënuar sot ndaj Shqipërisë

    16 Nëntor 2025

    16:25

    Telesport

    Pavarësisht moshës, Harry Kane është në super formë, gjë që e ka treguar te Bayern, por edhe te kombëtarja angleze. Nëse Kane shënon sot ndaj Shqipërisë, anglezi do të barazojë rekordin e Pele me 77 gola në ndeshjet ndërkombëtare.
    Legjenda Pele ka shënuar 77 gola në 92 takime ndërkombëtare, ndërsa Harry Kane regjistron deri tani 76 gola në 111 ndeshje me Anglinë.
    “Shpresoj të shënoj dhe të barazohem me Pelen, i cili pati një karrierë ndërkombëtare të jashtëzakonshme. Kjo tregon se sa larg kam arritur në karrierën time, të jesh pranë një emri si Pele flet vetë’”, tha Kane në konferencën e fundit për shtyp.

  • Lindjet bien, popullsia në rrezik për shkak të emigracionit dhe krizës ekonomike

    Lindjet bien, popullsia në rrezik për shkak të emigracionit dhe krizës ekonomike

    Shtesa natyrore e popullsisë u përmirësua në tremujorin e tretë të vitit 2025, falë rënies së numrit të vdekjeve, por lindjet vijojnë të pakësohen.
    Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se Shqipëria po përballet me një rënie të vazhdueshme të lindjeve, e cila nuk kufizohet më vetëm në zonat e thella apo rurale, por po shtrihet në gjithë territorin. Qendrat e mëdha urbane, që dikur kompensonin deficitin demografik të qarqeve të tjera, po shfaqin shenja ngopjeje dhe frenimi, ndërsa qarqet e brendshme dhe veriore po boshatisen.
    Në nëntëmujorin e vitit 2025 kanë lindur gjithsej 16,052 foshnja, me një rënie prej 4.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
    Tirana mbetet qarku me numrin më të lartë të lindjeve, por ka shënuar një tkurrje të lehtë prej 2.2% në nëntëmujorin e 2025 krahasuar me vitin 2024. Kjo rënie, ndonëse më e moderuar se në pjesën tjetër të vendit, tregon ngadalësimin e ritmit të shtesës natyrore edhe në kryeqytet, që tradicionalisht ka qenë më tërheqës për familjet e reja për shkak të punësimit dhe shërbimeve. Kostoja e lartë e jetesës dhe mungesa e stabilitetit ekonomik po fillojnë të ndikojnë gjithnjë e më shumë edhe te familjet urbane të Tiranës.
    Nga ana tjetër, Korça ka shënuar rënien më të fortë të lindjeve në vend, me -16.8% në nëntëmujorin e 2025. Ky rezultat lidhet me emigrimin e vazhdueshëm të të rinjve dhe me moshimin e popullsisë, çka ka sjellë një ulje strukturore të lindshmërisë.
    Elbasani dhe Fieri regjistrojnë gjithashtu rënie të ndjeshme, përkatësisht 6.3% dhe 6.7%. Në këto qarqe, dikur me bazë të gjerë industriale dhe bujqësore, shkaqet lidhen me vështirësitë ekonomike dhe mungesën e perspektivës për të rinjtë, duke nxitur migrimin drejt Tiranës ose jashtë vendit.
    Durrësi, një tjetër qendër urbane e rëndësishme, ka pësuar ulje me 4%, çka tregon se edhe zonat me zhvillim më të lartë ekonomik nuk po arrijnë të ruajnë nivelet e lindjeve. Shtrenjtimi i banesave dhe pasiguria në tregun e punës duket se po frenojnë familjet e reja për të pasur fëmijë.
    Në Shkodër, lindjet kanë rënë me 6.2%, duke reflektuar një kombinim të emigrimit masiv dhe moshës së lartë të popullsisë rurale.
    Dibra, një qark tradicionalisht me lindshmëri të lartë, ka pësuar rënie me 11.3%, që tregon boshatisje të mëtejshme të zonave malore.
    Ndërkohë, Berati është ndër të paktët qarqe që ka shënuar një rritje të lehtë prej 1.8%, ndoshta si pasojë e rikthimit të disa familjeve nga emigracioni ose e politikave vendore për mbështetje sociale.
    Vlora ka shënuar një rënie të lehtë me -2.6%, ndërsa Gjirokastra, Kukësi dhe Lezha kanë pasur ndryshime minimale, por me prirje të përgjithshme në rënie ose stagnim.

  • SHIFRAT- Rënia drastike e lindjeve përhapet në gjithë vendin, Korça me -16.8%

    SHIFRAT- Rënia drastike e lindjeve përhapet në gjithë vendin, Korça me -16.8%

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË- Shtesa natyrore e popullsisë u përmirësua në tremujorin e tretë të vitit 2025, falë rënies së numrit të vdekjeve, por lindjet vijojnë të pakësohen.
    Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se Shqipëria po përballet me një rënie të vazhdueshme të lindjeve, e cila nuk kufizohet më vetëm në zonat e thella apo rurale, por po shtrihet në gjithë territorin. Qendrat e mëdha urbane, që dikur kompensonin deficitin demografik të qarqeve të tjera, po shfaqin shenja ngopjeje dhe frenimi, ndërsa qarqet e brendshme dhe veriore po boshatisen.
    Në nëntëmujorin e vitit 2025 kanë lindur gjithsej 16,052 foshnja, me një rënie prej 4.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
    Tirana mbetet qarku me numrin më të lartë të lindjeve, por ka shënuar një tkurrje të lehtë prej 2.2% në nëntëmujorin e 2025 krahasuar me vitin 2024. Kjo rënie, ndonëse më e moderuar se në pjesën tjetër të vendit, tregon ngadalësimin e ritmit të shtesës natyrore edhe në kryeqytet, që tradicionalisht ka qenë më tërheqës për familjet e reja për shkak të punësimit dhe shërbimeve. Kostoja e lartë e jetesës dhe mungesa e stabilitetit ekonomik po fillojnë të ndikojnë gjithnjë e më shumë edhe te familjet urbane të Tiranës.
    Nga ana tjetër, Korça ka shënuar rënien më të fortë të lindjeve në vend, me -16.8% në nëntëmujorin e 2025. Ky rezultat lidhet me emigrimin e vazhdueshëm të të rinjve dhe me moshimin e popullsisë, çka ka sjellë një ulje strukturore të lindshmërisë.
    Elbasani dhe Fieri regjistrojnë gjithashtu rënie të ndjeshme, përkatësisht 6.3% dhe 6.7%. Në këto qarqe, dikur me bazë të gjerë industriale dhe bujqësore, shkaqet lidhen me vështirësitë ekonomike dhe mungesën e perspektivës për të rinjtë, duke nxitur migrimin drejt Tiranës ose jashtë vendit.
    Durrësi, një tjetër qendër urbane e rëndësishme, ka pësuar ulje me 4%, çka tregon se edhe zonat me zhvillim më të lartë ekonomik nuk po arrijnë të ruajnë nivelet e lindjeve. Shtrenjtimi i banesave dhe pasiguria në tregun e punës duket se po frenojnë familjet e reja për të pasur fëmijë.
    Në Shkodër, lindjet kanë rënë me 6.2%, duke reflektuar një kombinim të emigrimit masiv dhe moshës së lartë të popullsisë rurale.
    Dibra, një qark tradicionalisht me lindshmëri të lartë, ka pësuar rënie me 11.3%, që tregon boshatisje të mëtejshme të zonave malore.

    TABELA

    Ndërkohë, Berati është ndër të paktët qarqe që ka shënuar një rritje të lehtë prej 1.8%, ndoshta si pasojë e rikthimit të disa familjeve nga emigracioni ose e politikave vendore për mbështetje sociale.
    Vlora ka shënuar një rënie të lehtë me -2.6%, ndërsa Gjirokastra, Kukësi dhe Lezha kanë pasur ndryshime minimale, por me prirje të përgjithshme në rënie ose stagnim./Monitor