Tag: shënuar

  • Barcelona fiton El Clasicon e çmendur dhe “hipotekon” titullin (Video)

    Barcelona fiton El Clasicon e çmendur dhe “hipotekon” titullin (Video)

    11 Maj 2025

    18:25

    Telesport

    Barcelona ka mundur 4-3 Real Madrid-in në javën e 35-të të La Liga-s dhe kryeson kampionatin me një avantazh prej 7 pikësh kur kanë mbetur edhe 3 ndeshje për t’u luajtur.
    Ndeshja ka nisur shumë mirë për madrilenët me dy gola të shënuar nga Mbappe (5′ pen, 14′), por më pas ka ardhur reagimi i frikshëm i skuadrës së Flick.
    Garcia (19′), Yamal (32′) dhe Raphinha (34′, 35′) kanë përmbysur gjithçka për vendasit.
    BARCELONA-REAL MADRID 4-3 – GOLAT – VIDEO
    Spektakli ka vazhduar në pjesën e dytë, me të dyja skuadrat që kanë pasur disa raste për të shënuar, por ka qenë Mbappe që ka fiksuar shifrat në 4-3 në minutën e 70-të.

     

  • “Barcelona është ekipi më i bukur në botë, mbi 150 gola të shënuar”! Trajneri i Interit: Kemi një zemër të madhe, krenar për ekipin tim 

    “Barcelona është ekipi më i bukur në botë, mbi 150 gola të shënuar”! Trajneri i Interit: Kemi një zemër të madhe, krenar për ekipin tim 

    Interi ka zhvilluar një ndeshje spektakolare në Spanjë ndaj Barcelonës, në barazimin 3-3. Nëse për katalanasit nuk kishte dyshime për shkak të formës së fundit, për italianët kishte, pasi vinin nga tre humbje radhazi. Pas ndeshjes, Inzaghi u shpreh krenar për ekipin që drejton dhe duartrokiti kundërshtarët.  “Ata janë një ekip lojtarësh fantastikë. Të vijmë këtu dhe të luajmë një ndeshje të tillë, kundër skuadrës më ofensive dhe më të bukur në botë, duhet të na bëjë krenarë. Por nuk më duhej kjo ndeshje, ka edhe pak keqardhje për pjesën e dytë, për epërsinë e dyfishtë, për 3-2, për 4-3 të anuluar për Mkhitarian. 25 minutat e fundit të pjesës së parë, Lamine Yamal na shkaktoi shumë probleme.  
    Duhet të ishim më mirë me Lamine Yamal, nga jashtë është shumë më e lehtë, është një lojtar në fushë që më impresionoi dhe na krijoi shumë probleme në gjysmën e fundit. Më pas ne u përshtatëm dhe ata gjithashtu ranë fizikisht, ata erdhën nga shumë ndeshje dhe një finale të shtunën, por edhe ne kishim shumë ngarkesë. Strategjia e Barcelonës është e rrezikshme, por po shpërblehet. Kanë shënuar 150 gola deri tani, kanë fituar dy tituj dhe janë në garë për dy të tjerë, por sot ishim edhe ne shumë lartë. Pa Leëandoëski? Barcelona ka shënuar 15 gola në 3 ndeshje pa të, është një kampion i madh, por Barcelona ka një ekip ku ikën Pedri dhe hyn Gavi, ikën Leëandoëski dhe hyn Ferran Toress”, tha Inzaghi. /Sport Ekspres/ 

  • Shaqiri ka rilindur në Zvicër! 3 asiste dhe 1 gol i shënuar, po udhëheq Bazelin drejt titullit kampion

    Shaqiri ka rilindur në Zvicër! 3 asiste dhe 1 gol i shënuar, po udhëheq Bazelin drejt titullit kampion

    Rikthimi te Bazeli ka rezultuar zgjedhja e duhur për Xherdan Shaqirin. Lojtari shqiptar ka rilindur në Zvicër, ku me kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e lojës udhëhoqi skuadrën drejt titullit kampion.
    Shaqiri ka thelluar statistikat e tij. Ish-futbollisti i Liverpulit ka dhënë 3 asiste dhe ka shënuar një gol në fitoren e thellë 5-0 kundër Iverdonit mbrmjen e sotme. Tashmë, Xherdan Shaqiri numëron 16 gola dhe 18 asiste me fanellën e Bazelit./Sport Ekspres/

  • “Çmenduri” në ndeshjen e Bundesligës, 8 gola të shënuar vetëm në pjesën e parë (video)

    “Çmenduri” në ndeshjen e Bundesligës, 8 gola të shënuar vetëm në pjesën e parë (video)

    19 Prill 2025

    21:12

    Telesport

    Ndeshja mes Union Berlin dhe Stuttgart, e vlefshme për javën e 30-të në Bundesligë, ka qenë një spektakël më vete. Rezultati përfundimtar 4-4 dhe të tetë golat janë shënuar brenda pjesës së parë.
    Vendasit shënuan dy herë të parët me Ilic 5′ dhe Leite 19′, më pas ishte radha e miqve për të shënuar dy herë duke barazuar shifrat me Undav dhe Millot në minutat 23′ dhe 29′.
    Union Berlin shënoi golin e tretë në minutën e 38′ me Querfeld, fundi i pjesës së parë ishte i “zjarrtë” për të dy ekipet. Fillimisht Stuttgart shënoi dy gola për 2 minuta me Chabot në 43′ që barazoi shifrat 3-3 dhe me Fuhrich që shënoi golin e katrët, por të zotët e shtëpisë nuk u dorëzuan dhe gjetën golin e barazimit në minutën e fundit shtesë me Ilic, goli i dytë për të në këtë takim. Në pjesën e dytë nuk u shënua asnjë gol.
    Pas këtij barazimi, Union Berlin renditet në vendin e 13-të, ndërsa Stuttgart në vendin e 11-të.
    SHIKOGOLAT

  • Mançester Junajtedi bën të pabesueshmen, përmbys në 5-4 Lionin në minutën e 121-të

    Mançester Junajtedi bën të pabesueshmen, përmbys në 5-4 Lionin në minutën e 121-të

    Mançester Junajtedi është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Europës. “Djajtë e kuq” kanë siguruar kalimin më tej pas një ndeshjeje të çmendur në “Old Treford”. Koha e rregullt përfundoi në baraspeshë 2-2 pas golave të shënuar nga Ugarte (10′) dhe Daloti (45+1′) për anglezët dhe Toliso (71′) e Taliafiko (77′) për Lionin.
    Francezët kthyen rezultatin me dy golat e shënuar nga Çerki në minutën e 104-t dhe nga Lakazet në të 109-n. Por kur dukej se kualifikimi ishte thuajse i sigurt për Lionin, ndodhi ajo që më pak pritej. Mançesteri përmbysi rezultatin në minutat e fundit të ndeshjes. Fernandezi (114′ p.),  Maino (119′) dhe në fund Harri Meguajeri (120+1′) vulosën shifrat përfundimtare në 5-4. Një ndeshje të cilën lojtarët dhe tifozët e Mançester Junajtedit do ta mbajnë mend gjatë./Sport Ekspres/

  • Vezët e kuqe të pashkëve, nis që të enjten tradita e përgatitjes për ditën e shënuar

    Vezët e kuqe të pashkëve, nis që të enjten tradita e përgatitjes për ditën e shënuar

    Besimtarët ortodoksë kremtuan sot të Enjten e Madhe, që i kushtohet Darkës Mistike të Krishtit me dymbëdhjetë apostujt e Tij.

    Dita nisi me ritualin më të rëndësishëm, atë të lyerjes së vezëve të kuqe.
    “Puna e parë që bëhet janë vezët të enjten për pjesëmarrjet e familjes dhe një tepër. Të shtunën fillon pjesa tjetër që është për të qerasur miqtë dhe fëmijët. Pasi mbarojnë na tepron boja e kuqe, të cilën e mbajmë në shtëpi për 40 ditë dhe pastaj e derdhim në një rrënjë trëndafili në oborr”.
    Veza simbolizon jetën, që është e mbyllur brenda lëvozhgës së saj dhe në momentin që shpërthen del në dritë, ndërsa ngjyra e kuqe e vezëve flijimin e Krishtit, simbolikë e fitores, gëzimit dhe jetës. Teksa përgatisin vezët e kuqe, gratë ortodokse kujtojnë një gojëdhënë të Kishës.
    “Kur Maria Magdalena, pas ngjalljes së Krishtit, vajti te Pilati t’i njoftonte ngjarjen dhe i shpuri si dhuratë një shportë me vezë të bardha, sipas zakonit të atëhershëm, ai i tha: Sa mund të bëhen të kuqe vezët që solle, aq mund të jetë ngjallur Krishti. Dhe për çudi, vezët u bënë menjëherë të kuqe”.
    Gratë ortodokse rrëfejnë me nostalgji ruajtjen e besimit dhe ritualeve edhe gjatë diktaturës komuniste, kur ligjet absurd nuk i ndalën të luteshin e të festonin.
    “Fshehurazi hapej dhe radio greke dhe aty dëgjohej kur ishte pashka tamam. Për të lyer vezët të enjten, në atë kohë kishim disa letra punëdore të kuqe, i fusnim në ujë dhe aty i lyenim”.
    Pashka simbolizon Ringjalljen e Krishtit, kalimin nga e përkohshmja në të përjetshmen, duke u shënuar si dita më e rëndësishme në kalendarin festiv të krishterë.

    Top Channel

  • Festa e Bayern zgjat pak, “El Toro” barazon shifrat! Pavard shënon të dytin (video)

    Festa e Bayern zgjat pak, “El Toro” barazon shifrat! Pavard shënon të dytin (video)

    16 Prill 2025

    22:22

    Telesport

    Në “San Siro” po luhet ndeshja e kthimit mes Inter dhe Bayern Munich, për të përcaktuar ekipin që do të shkojë në gjysmëfinale dhe do të përballet me Barcelonën.
    Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, ndërsa në fillim të pjesës së dytë janë shënuar tre gola të shpejtë. Goli i parë i takimit ka ardhur në minutën e 52-të, ku pas një aksioni të gjatë të bavarezëve, Harry Kane godet bukur dhe dërgon topin në rrjetën e Sommer.
    Në minutën e 57-të vjen barazimi, Lautaro Martinez i gjendur në kohën dhe vendin e duhur dërgon topin në rrjetë pas një rrëmuje në zonë pas krosimit nga goditja e këndit.
    Tre minuta më vonë, Benjamin Pavard kaloi Interin në avantazh, duke shënuar golin e dytë dhe duke vulosur kualifikimin. Goli i dytë erdhi sërish nga goditja e këndit, krosim i Calhanoglu, Pavard kërcen mbi mbrojtësit e Bayern dhë dërgon topin në rrjetë.
    SHIKOGOLAT

  • A do të vijë në Superiore tani? Situata e pazakontë, një gol i shënuar e heq Armando Sadikun nga ekipi në Indi

    A do të vijë në Superiore tani? Situata e pazakontë, një gol i shënuar e heq Armando Sadikun nga ekipi në Indi

    Një situatë tërësisht e pazakontë është ajo e Armando Sadikut në Indi. Sulmuesi shqiptar ishte pjesë e Fc Goa, por si për çudi, kontrata e tij është shkëputur menjëherë me klubin indian. E gjitha kjo vjen vetëm pak ditë pas golit të shënuar kundër Bengaluru.
    Një gol i shënuar që i prish punë Sadikut dhe kjo jo pasi tundi rrjetën, por pasi festoi në mënyrë të ekzagjeruar duke i treguar organet gjenitale kundërshtarëve. Pas kësaj skene ka ardhur edhe njoftimi zyrtar i ndërprerjes së bashkëpunimit të Armando Sadikut.
    Nuk mund të jetë një rastësi fakti që ka ndodhur kaq shpejt dhe shumëkush e lidh këtë vendim të klubit me festimin e sulmuesit shqiptar. Ndërkohë tani ka ardhur koha që Sadiku të jap kontributin e tij edhe në Superiore pasi e shkroi emrin në historinë e Shqipërisë me golin e shënuar në Europianin e Francës kundër Rumanisë. /Sport Ekspres/

  • 9,5 mln euro për gol, a ka dështuar Santiago Gimenez te Milani? Ka probleme me trajnerin…

    9,5 mln euro për gol, a ka dështuar Santiago Gimenez te Milani? Ka probleme me trajnerin…

    7 Prill 2025

    17:21

    Telesport

    Santiago Gimenez u transferua me bujë te Milani, por emocionet e para ranë shumë shpejt, sepse performancat e tij nuk janë aspak të kënaqshme.
    Sulmuesi ka shënuar vetëm tre gola me fanellën kuqezi dhe, sipas një llogarie të thjeshtë, Milani i bie që paguan 9,5 mln euro për çdo gol të tij.
    Meksikani ka kushtuar 28.5 milionë euro, ndërkohë që Feyenoord mund të përfitojë edhe disa milionë euro shtesë me këtë transferim.
    23-vjeçari ka një muaj pa shënuar. Trajneri Sergio Conceicao nuk i beson sulmuesit, madje thuhet se mes tyre ka disa probleme personale.

  • Lewandowski i tregon “kufirin te thana” versionit më të mirë të Mbappé

    Lewandowski i tregon “kufirin te thana” versionit më të mirë të Mbappé

    E nisi nga stoli kundër Osasunës, por hyri disa minuta për të mos munguar në takimin e tij me golin. Kundër Girona, për shumë minuta, dukej i shkëputur nga ndeshja, por shpëtoi ekipin kur po vuante më shumë, duke shënuar për 2-1 dhe ulur entuziazmin e skuadrës kundërshtare, e cila kishte fituar vrull pas barazimit. Ashtu si kundër navarrëve, asistin ia dha Fermín, i cili e devijoi një pasim të Gavit nga brenda zonës. Lewandowski përfitoi për të shënuar me një goditje akrobatike.
    Disa minuta më vonë, polaku shënoi golin e tretë (të dytin personal), duke përfunduar në mënyrë perfekte një kundërsulm të drejtuar nga De Jong. Me këtë dopietë, sulmuesi polak ka arritur tashmë në 25 gola në 28 ndeshje të La Liga-s. “Për mua është e rëndësishme të shënoj. Goli është gjithmonë në mendjen time”, – pranoi sulmuesi veteran. Ai po e mban nën kontroll versionin më “vdekjeprurës” të Mbappé, i cili një ditë më herët shënoi dy gola kundër Leganés. Gara mes të dyve për trofeun “Pichichi” është e ndezur: 25 me 22. Vetëm 3 gola diferencë ka polaku.
    Tashmë, ai ka 38 gola në 42 ndeshje dhe, duke i shtuar 3 asistimet e tij, bëhet lojtari i parë në kampionat me 41 kontribute direkte në gola për sezonin 2024-2025. Shifra që mund të habisin dikë në moshën 36-vjeçare, por jo Lewandowskin. “E di që shumë njerëz flisnin për moshën time, por unë gjithmonë kam thënë se kam punuar që nga mosha 21 ose 22 vjeç për të luajtur më gjatë në elitë. Statistikat e mia nuk kanë ndryshuar aq shumë…”, – u mbrojt polaku.
    Në këtë vit 2025, ai ka shënuar në çdo ndeshje të La Liga-s në shtëpi. Shënoi në goleadën ndaj Valencias (7-1), i dha tri pikët Barcelonës me fitoret minimale kundër Alavés dhe Rayo Vallecano, kontribuoi në goleadën ndaj Real Sociedadit (4-0), shënoi ndaj Osasunës dhe e ndëshkoi Gironën me dopietë. “U përgatita për fundin e sezonit për të ruajtur freskinë”, – tha gjatë pushimit të fundit. Dhe kjo duket qartë. Lewandowski është në formë të shkëlqyer. Ky është lajmi më i mirë për Barcelonën, duke pasur parasysh ndeshjet vendimtare që e presin në javët e ardhshme.