229 kuti të materialeve zgjedhore në rang vendi, ku në procesverbal nuk është shënuar numri i fletëve të votimit të papërdorura më 11 maj, do të rihapen.
Pas hapjes së 4 kutive të para në KQZ, rezultoi se fletët e papërdorura nuk ishin 0, siç kishin shënuar komisionerët, duke ngritur shqetësimin e opozitës për fatin e tyre.
Përfaqësuesit e PD-së kërkuan që të hapen të gjitha kutitë në të gjithë qarkun e Vlorës, përfshirë edhe ato me fletë votimi, por kërkesa u rrëzua.
Kutitë do të hapen në Vaqarr, në magazinat e KQZ-së, dhe forcat politike mund të kenë vëzhguesit e tyre për të ndjekur të gjithë numërimin e fletëve të papërdorura.
Komisioneri Celibashi e cilësoi si gabim njerëzor nga ana e komisionerëve mosreflektimin në procesverbal të fletëve të papërdorura, ndërsa PD-ja e pa këtë si provë se rreth 130 mijë fletë votimi, që nuk dalin në inventar, mund të jenë përdorur për fenomenin e “treni bullgar”, siç pretendojnë se është vënë re më 11 maj.
Tv Klan
Tag: shënuar
-

KAS vendos hapjen e 229 kutive të 11 majit
-

Kishte që nga 2002 që nuk kishte një pjesëmarrje të tillë të tifozëve, Shqipëria futet në historinë e Europës me U-17
Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025” ishte një nga më spektakolarët e viteve të fundit, dhe këtë e tregojnë statistikat: gola të shumtë, mbështetje e madhe nga tifozët dhe një organizim perfekt në nivele më të larta.
54 gola të shënuar gjatë gjithë turneut në katër stadiume (“Arena Kombëtare”, “Elbasan Arena”, “Niko Dovana” dhe “Egnatia Arena”), duke thyer rekordin e mëparshëm për një turne me tetë ekipe (52 gola në vitin 2004).
Mesatarja e spektatorëve në fazën e grupeve ishte 4.500 për ndeshje, shifra e dytë më e lartë që nga viti 2002 për këtë nivel turneu.
Portugalia fitoi titullin e saj të tretë të Europianit U-17 pas triumfeve në vitet 2003 dhe 2016.
Portugalia ishte ekipi me më shumë gola të shënuar në këtë edicion: 11 gola, një më shumë se Franca.
Golashënuesi më i mirë i turneut ishte Samuele Inacio i Italisë me 5 gola, duke lënë pas Djylian Nguessan (Francë) dhe Alejandro Rodriguez (Angli) me nga 4.
Rafael Quintas, kapiteni i Portugalisë, u shpall lojtari më i mirë i turneut.
Krahas nivelit të lartë sportiv, turneu u shoqërua me pjesëmarrje të gjerë nga fëmijë, familjarë, nxënës dhe turistë, ndërsa organizimi ishte në standardet më të larta nga UEFA dhe FSHF. -

Imitimi i trashë: Neymar, si Maradona dekada më parë
Futbollisti famoz brazilian Neymar mori një karton të kuq në ndeshjen e mbrëmshme midis Santos dhe Botafogos, e cila përfundoi me fitoren 1-0 për Botafogon në raundin e 11-të të Serie A braziliane.
Neymar u përjashtua pasi mori dy kartonë të verdhë, i dyti për përpjekje për të shënuar një gol me dorën e tij, duke imituar situatën legjendare me Maradonën.Neymar got a red card for trying to score with his hand 😭pic.twitter.com/VLyz54w9tu
— aless ✞ (@R9Futebol) June 1, 2025Ai fitoi kartonin e parë të verdhë në kohën shtesë të pjesës së parë për një faull, ndërsa i dyti u dha në minutën e 76-të pasi e futi topin në rrjetë me dorën e tij, të cilin gjyqtari nuk dështoi ta sanksiononte.
Në momentin e përjashtimit, rezultati ishte 0:0, dhe dhjetë minuta më vonë, Botafogo shënoi golin e vetëm të ndeshjes me anë të Arturos dhe siguroi fitoren.Pas ndeshjes, Neymar u pendua për veprimin e tij dhe u kërkoi falje shokëve të ekipit dhe tifozëve.
“Në dëshirën time për të shënuar një gol, mora vendimin e gabuar. I kërkoj falje sinqerisht ekipit dhe tifozëve. Bëra një gabim dhe shpresoj se do të më falni”, tha Neymar. /tesheshi.com/ -

VIDEO/ Jasir Asani shënon para ndeshjes me Serbinë, ka edhe një telefonatë në festim
Jasir Asani është rikthyer te goli me Gwangju. Futbollisti shqiptar ka shënuar në barazimin 1-1 në transfertë ndaj Daegut. Një gol nga 11 metrat nga ana e Asanit, që nuk i la asnjë shans të vetëm portierit për reagim.
Menjëherë në festimin e golit, Asani kishte dhe një mesazh për të dhënë. Jasiri improvizoi një telefonatë, që i drejtohej dikujt, ndërsa me këtë gol të shënuar rikthehet në Shqipëri për t’u përgatitur për Serbinë në gjendje më të mirë psikologjike dhe i çliruar nga mungesa e golit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/ -

Tre muajt e parë të 2025 më pak leje ndërtimi, vlera e investimit rritet me 47.6%, kryeson Tirana
Sektori i ndërtimit në Shqipëri, gjate 3 muajve të pare të vitit 2025, ka shënuar rënie. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, janë dhënë gjithsej 258 leje ndërtimi gjatë këtyre 3 muajve, çka shënon një ulje prej 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur u miratuan 311 leje.
Edhe sipërfaqja e parashikuar për ndërtim ka pësuar një tkurrje me 6.3% më pak se tremujori i parë i vitit 2024 . Megjithatë, kjo tendencë nuk është reflektuar në aspektin financiar. Vlera e projekteve ndërtimore, që përfshin si ndërtesat për banim ashtu edhe ato jo-rezidente dhe punimet inxhinierike, ka arritur në 20.1 miliardë lekë, duke shënuar një rritje domethënëse prej 47.6%, nga 13.6 miliardë lekë një vit më parë.
Ndërtesat për banim dominojnë me 188 leje dhe një sipërfaqe ndërtimi prej rreth 215 mijë m². Ndërtesat jo-rezidente, si hotele, qendra tregtare dhe njësi industriale, përbëjnë pjesën tjetër me 70 leje. Ndërsa ndërtimet inxhinierike paraqiten me një vlerë pak më të ulët.
Tirana vijon të mbetet epiqendra e aktivitetit ndërtimor, duke kontribuar me 72 leje të reja ndërtimi dhe një sipërfaqe prej 201,237 m², ndonëse edhe në këtë qark është shënuar një rënie krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Ndërkohë, qarqet Durrës, Vlorë dhe Fier kanë shfaqur rritje domethënëse në vlerën e projekteve ndërtimore, çka sinjalizon zhvendosjen graduale të interesit të investitorëve edhe përtej kryeqytetit, duke reflektuar potencial për zhvillim ekonomik rajonal dhe diversifikim të tregut të ndërtimit. -

FINALJA E CHAMPIONS LEAGUE/ PSG “pa mëshirë” ndaj Interit, shënon edhe golin e dytë
PSG ka shënuar edhe golin e dytë përball Interit në pjesën e parë, në finalen e Champins League në “Allianz Arena”.
Goli i dytë ëhstë shënuar nga Due në minutën e 20-të të takmit.
Ndërsa goli i parë u shënua nga Hakimi në minutën e 12-të.Ndeshaj po transmetohet LIVE në Vizion Plus dhe Tring.
-

Bie me 13% sipërfaqja e lejeve të ndërtimit në kryeqytet në janar-mars
Pasi arriti rekord në vitin 2024, sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi ka shënuar rënie në tremujorin e parë të vitit. Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se në kryeqytet në periudhën janar-mars u dhanë 72 leje ndërtimi, me një sipërfaqe prej rreth 201 mijë metra katror. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipërfaqja ka rënë me 13.3%. Së bashku me tremujorin e parë 2023, këto janë nivelet më të ulëta që janë dhënë që nga viti 2018.Në 2024-n, sipërfaqja e lejeve të ndërtimi arriti një nivel rekord prej mbi 1.9 milionë metra katror. Kjo është sipërfaqja më e lartë e dhënë ndonjëherë për ndërtim për kryeqytetin, të paktën që nga viti 2005, kur INSTAT raporton të dhënat për Tiranën. Në krahasim me vitin e mëparshëm, sipërfaqja e dhënë për ndërtimn në 2024-n u rrit me rreth 36%, ndërkohë që është dhe rreth 7% më e lartë se në 2022, kur shënohej rekordi i deritanishëm me 1.8 milionë metra katror.https://monitor.al/tirana-pritet-te-kete-nje-bum-tjeter-ndertimesh-siperfaqja-e-lejeve-arrin-rekord-1-9-mln-m2-ne-2024/ Më pak leje në rang vendiSipas njoftimit të INSTAT, Në tremujorin e parë të vitit 2025, janë miratuar 258 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, duke shënuar një ulje prej 17,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, kur u miratuan 311 leje.Sipërfaqja totale e parashikuar për ndërtimet në këtë tremujor, është 335.137 m², duke shënuar një ulje prej 6,3 %, në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2024 (357.585 m²).Vlera e përafërt e projekteve të miratuara (që përfshin si ndërtesat ashtu edhe punimet inxhinierike) arriti në20,1 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 47,6 %, krahasuar me një vit më parë (13,6 miliardë lekë).Ndërtimet për banim përbëjnë pjesën më të madhe të lejeve të reja, me 188 leje dhe sipërfaqe ndërtimi 215.418 m².• Ndërtesat jo-rezidente (si hotele, ndërtesa tregtare dhe industriale) zënë pjesën tjetër me 70 leje dhe 119.719 m² sipërfaqe.• Qarku i Tiranës mban peshën kryesore me 72 leje ndërtimi të reja dhe 201.237 m², ndonëse me rënie nga një vit më parë.• Rritje domethënëse e vlerës së projekteve ndërtimore u regjistrua në qarqet Durrës, Vlorë dhe Fier.Burim: INSTAT Burim: INSTATKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Aksident i 4-fishtë në Fier, 2 të lënduar rëndë
Një aksident i rëndë është shënuar në lagjen “Konferenca e Pezës” në Fier, ku janë përplasur katër automjete.
Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier. Aktualisht, ata po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. -

VIDEO/ Mirlind Daku nuk ndalet me golat e shënuar, trondit një tjetër rrjetë në Rusi dhe shkon për golashënues
Mirlind Daku është ndezur para ndeshjes që do të kemi kundër Serbisë. Sulmuesi shqiptar ka realizuar një tjetër gol, këtë herë në përballjen mes Rubin Kazan dhe Orenburg, e cila po vazhdon në shifrat 3-2.
Goli i dytë i takimit është shënuar nga ana e Dakut, në minutën e 7 të takimit, duke mos gabuar para portës kundërshtare. Ky ishte goli i 15 i shënuar nga Daku në kampionat, dy gola më pak sesa kryesuesi në listën e golashënuesve, Ugalde. /Sport Ekspres/ -

VIDEO/ Ramadani shënon golin më të bukur të karrierës, shpërthen në lot pas golit spektakolar
Leçe ka kaluar në epërsi përballë Torinos falë golit të shënuar nga Ylber Ramadani. Ky i fundit ka tundur rrjetën në minutën e 46 të takimit. Ramadani shkarkoi të djathtën e tij nga një distancë e largët duke shënuar një gol spektakolar, ndoshta më të bukurin e karrierës së tij. Ndjesia e golit duket se i kishte munguar prej një kohe të gjatë mesfushorit shqiptar, i cili ka shpërthyer në lot pasi e ka dërguar topin në rrjetë./Sport Ekspres/