Seria A ka shënuar një rekord negativ në javën e 7 të saj.
Në 10 ndeshjet e kësaj jave u shënuan vetëm 11 gola, shifra më e ulët ndonjëherë në historinë e kampionatit italian në një javë kampionati.
Ky rekord u zyrtarizua të hënën, pas barazimit 1-1 mes Cremoneses dhe Udineses.
Rekordi i mëparshëm për më pak gola në një javë ishte regjistruar në sezonin 2022/2023, kur në javën e dytë u shënuan vetëm 13 gola në total.
Tag: shënuan
-

Rekord negativ historik për Serinë A
-

E Para/ Ndeshjet e javës së 7-të fitojnë Laçi e Skënderbeu, Besa ngec sërish
U zhvilluan sot ndeshjet e raundit të 7-të të Kategorisë së Parë. Dy skuadrat kryesuese Skëndërbeu e Laçi luajtën jashtë përkatësisht me Luftëtarin e Kukësin e Bledar Devollit të rikthyer në timon (e ka drejtuar Kukësin në 2024).
Të dyja skuadrat që ishin pjesë e Superiores edicionin e kaluar i’a dolën të marrin nga tri pikë. Kurbinasit shënuan tre herë me Myrta, Tresa e Nerguti për 0-3 ndaj kukësin në Kukës Arena ndërsa korçarët shënuan me Tajo një gol me vlerë në të 84′.
Ndalon Besa me Pogradecin 1-1, fitore me vlerë për Burrlin në Fier me Apoloninë 1-2 ndërsa derbi Kastrioti- Iliria u ndal 1-1. Ndërkaq Korabi vijon me rezultatet pozitive. Sot mund 2-0 Lushnjën.
Kategoria e Parë, java e 7-të:
Live golat:
Apolonia-Burreli 1-2
AF Luftëtari- Skënderbeu 0-1
Kukësi- Laçi 0-3 (Myrta, Tresa, Nerguti)
Besa- Pogradeci 1-1
Korabi- Lushnja 2-0
Kastrioti- Iliria 1-1/Sportiim.al/
Vazhdo leximin
-

EUROPA LEAGUE: Aston Villa, Stuttgart dhe Lyon bëjnë detyrën. Porto fiton në frymën e fundit
25 Shtator 2025
22:55
Telesport
Janë luajtur këtë mbrëmje ndeshjet e radhës për raundin e parë në grupet e Europa League. Aston Villa ka mundur në shtëpi 1-0 Bologna. Për vendasit shënoi John McGinn në minutën e 13-të. Ollie Watkins humbi shansin e artë për të dyfishuar shifrat në minutën e 68-të, por gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.
Stuttgart e nis me fitore këtë sezon në Europa League, pasi mposhti në fushën e vetë 2-1 Celta Vigo-n. Golat e takimit u shënuan në pjesën e dytë. Për gjermanët shënuan Bouanani 50’dhe El Khannouss 68′, spanjollët ngushtuan shifrat me golin e Borja Iglesias 87′.
Panathinaikos fitoi në transfertë 1-4 ndaj Young Boys. Grekët shënuan tre gola në 20 minutat e para, me Swiderski 10′, Zaroury 13′ dhe 19′. Vendasit shënuan golin e vetëm me Janko në minutën e 25-të. Në pjesën e dytë, Zaroury shënon hat-trick në minutën e 68-të dhe vulosi fitoren 1-4.
Lyon ka fituar 0-1 në transfertë ndaj holandezëve të Utrecht. Golin e vetëm për francezët e shënoi Tessmann në minutën e 75-të. Në ndeshjet e tjera, Portoi fitoi në transfertë 0-1 ndaj Salzburg me golin e William Gomes në minutën e 90+4. Ferencvaros barazoi në fund 1-1 me Plzen dhe Rangers u mund 0-1 nga Genk. Ekipi skocez i ka bërë përfundimisht dalje Nedim Bajramit, i cili sërish nuk ishte grumbulluar për sfidën e sotme. -

Kategoria e Parë: Laçi dhe Kukësi tregojnë “forcën” që në javën e parë. “Paqe” në Gjirokastër dhe Kavajë
23 Gusht 2025
19:11
Telesport
Përveç Superiores, ka nisur këtë fundjavë edhe Kategoria e Parë. Këtë sezon pritet një garë shumë e fortë pasi ka disa ekipe që pretendojnë të ngjiten në Superiore dhe beteja mes tyre do jetë e rivalizuar deri në javën e fundit.
Laçi, i cili zbriti në Kategorinë e Parë në fund të sezonit të kaluar, e nis me fitore, pasi në stadiumin “Redi Maloku” fitoi 1-2 ndaj Ilirisë. Olsi Myrta shënoi i pari për kurbinasit në minutën e 14-të, vendasit barazuan shpejt, pas 3 minutash me Mavanga. Goli i fitores për kurbinasit u shënua nga Sergio Kalaj në minutën e 77-të.
Në sfidat e tjera, Kukësi fitoi në shtëpi 2-1 ndaj Apolonisë. Tre golat u shënuan në pjesën e dytë. Verilindorët shënuan me Oniks Grezda 48′ dhe Redon Dragashi 65-të. Fierakët ngushtuan shifrat në fund me golin e Umeijego.
Në Gjirokastër, Luftëtari dhe Korabi u mjaftuan me barazimin 1-1. Vendasit shënuan të parët me Nyanguila, miqtë barazuan me Xhikën në minutën e 56-të. Në barazim 1-1 përfundoi edhe sfida tjetër, e luajtur në Kavajë mes Besës dhe Kastriotit. Krutanët kaluan të parët në avantazh më Idris, ndërsa barazimi i vendasve erdhi në minutën e fundit shtesë, 90+10. -

Vllaznia- Kukësi, testi me gola fitohet nga shkodranët
Vllaznia luan në shtëpi miqësoren e radhës ndaj Kukësit të Kategorisë së Parë. Kjo ndeshjee nisur në orën 19:00 u ndoq nga një numër relativisht i lartë teksa të gjithë prisnin fizionominë e shkodraëve të pasuruar së fundi me elementë mjaft cilësorë.
Në fakt në pjesën e parë Vllaznia arriti të fitojë 2-1 ndërsa Sala dhe Qato shënuan golat për kuqeblutë. Edhe në fraksionine dytë u shënuan 4 gola me rezultatin e përgjithshëm 4-3 për ekipin e Edi Martinit.
Vazhdo leximin
-

“Na dhemb shumë se shënuan me një gjuajtje në portë, e vumë poshtë rivalin”, Martini beson: E kthejmë në Letoni
Vllaznia shtanget në shtëpi. Shkodranët janë mposhtur me rezultatin minimal 0-1 nga Daugavpilsi. Kuqeblutë patën rastet e tyre gjatë lojës, por pa mundur të gjejnë rrugën e rrjetës. Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 85 dhe mban autorësinë e Lizunovsit. Pas përfundimit të ndeshjes, Edi Martini ka dhënë përshtypjet e tij të para për mikrofonin e “RTSH”-së.
“Kishim rastet tona. Duhet ta shënonim ne. E kontrolluam lojën. Patëm rastet tona, por ky ishte futbolli. Të përgatitesh një muaj dhe në fund 4 lojtarë ikin ose dëmtohen… Normalisht që nuk është e lehtë. Një goditje në portë dhe shënuan? Kjo më dhemb më shumë. Rezultati 0-0 do të ishte më mirë se sa 0-1. E vumë kundërshtarin poshtë gjatë gjithë lojës. Por kam besim, është një ndeshje tjetër dhe besoj se mund ta kthejmë atje. Është një kundërshtar i vështirë. Janë shtatlartë dhe rrinë 10 lojtarë pas në 30 metrat e fundit. Është e vështirë t’i çash. Nuk e di a u pa në televizor, por pati edhe moviolë për penallti. Është shumë i rëndësishëm për ne kalimi i këtij turi, si për financat, si për lojtarët”, ka thënë Edi Martini./Sport Ekspres/ -

Ajo që nuk duhej, Brajan Gruda dhe Nelson Weiper shënuan për Gjermaninë në finale, tani më larg akoma Shqipërisë
Ajo që nuk duhej ndodhi dje në Europianin e U-21. Gjermani arriti të fitonte pastër ndaj Francës në shifrat 3-0 me ekipin e Shpresave. Nelson ëeiper vazhdon me formën e tij fantastike teksa pasi i shënoi Anglisë dhe Italisë, këtë herë tundi rrjetën e Francës.
Weiper shënoi golin e parë të ndeshjes, ndërsa në minutën e 72 u aktivizua edhe Gruda. Gruda hyri me nervozitetin e performancave të dobëta me U-21, duke u ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 76.Megjithatë ai arriti të shënonte golin e tretë të ndeshjes në minutat shtesë.
Kështu dy lojtarët, Weiper dhe Gruda, të cilët thanë se do të vinin te Shqipëria nëse nuk i merr Gjermania A, tani shënuan të dy në gjysmëfinale dhe janë pjesë e finales së madhe të Europianit. Llogjikisht nëse Gjermania fiton Europianin, në shtator, trajneri i ekipit A do të marrë 2-3 elemente nga grupi fitues i Gjermanisë U-21 dhe mes tyre rrezikojnë të ftohen ëeiper dhe Gruda, duke i djegur mundësinë Shqipërisë. /Sport Ekspres/ -

Spektakël në Barça-Inter! Katër gola në pjesën e parë, Yamal zhvlerëson finten e Turam
Një “çmenduri” mund të konsiderohet pjesa e parë mes Barcelonës dhe Interit e cila u mbyll në barazim 2-2.
Zikaltrit shënuan sapo nisi ndeshja me anë të Turam, i cili “shpiku” një gol në minutën parë duke shënuar me finte.
Ndërsa pritej reagimi i barçës, zikaltrit shënuan edhe golin e dytë me anë të Dumfris në minutën e 21.Por tre minuta më pas Lamine Yamal do të na rikthente “Messin’ duke shënuar një gol identik si argjentinasi në kohët e arta me Barçën.
Kurse Ferran Torres do tëbarazonte shifrat në 2-2 në minutën e38-të pas një aksioni model. -

“Mos bëni faulle aty, e dija se çfarë golash bën Arsenali nga goditja e dënimit”! Portieri i Real Madridit: Harruam si të luanim futboll, nuk ishim rehat me topin
Portieri i Real Madrid, Courtouis, ka bërë një analizë të ndeshjes së humbur ndaj Arsenal në shifrat 3-0. Dy golat e parë erdhën nga Rice nga goditjet e dënimit dhe kjo nuk ishte një rastësi e madhe për gardianin e madrilenëve. Ai u shpreh pas ndeshjes se e priste një gjë të tillë, ndërsa paralajmëroi shokët e ekipit se në ndeshjen e kthimit, nuk duhet t’i lënë më mundësinë Rice për të goditur në ato pozicione.
“Arsenali është një skuadër e fortë në shtëpi, ata ushtrojnë presion, luajnë mirë midis linjave. Krijuan shumë rrezik në kundërsulm. Në pjesën e dytë, mendoj se ne harruam si të luanim futboll, nuk i gjetëm lojtarët të lirë. Nuk do të thosha se ishte çështje paniku, por nuk ishim rehat me topin, ata shënuan dy gola fantastik nga goditje standarte, ata shënuan dy gola të mrekullueshëm nga goditjet standarte. Dijeni që në shtëpi jemi të fortë me tifozët tanë, të cilët duhet të besojnë në këtë skuadër që në minutën e parë, besoj se është e mundur, por duhet të punojmë shumë, të korrigjojmë gabimet, të përpiqemi të shënojmë golat e parë shpejt dhe i treti do të vijë së shpejti, është e mundur.
E kam të vështirë ta shpjegoj, ka merita edhe kundërshtari që e lexoi mirë ndeshjen. Goditjet standarte ishin të pamundura për mua që të reagoja, e dija këtë, shënuan gola të tillë me Liverpool dhe Manchester City. Vendosa edhe një lojtar shtesë në mur, por prapë lojtari i tyre shënoi. Ndoshta mund të vendosja edhe një tjetër, por ishin dy super gola. Ka lojtarë që goditjet e dënimit i kanë në super nivel te Arsenali, duhet të jemi të kujdesshëm të mos i bëjmë faullet aty kundër Arsenalit”, tha Courtouis. /Sport Ekspres/ -

Berisha: Mediat e mëdha na censurojnë, por ne do të fitojmë
Lideri i opozitës, Sali Berisha i ka bërë thirrje demokratëve dhe jo vetëm, që të ftojnë të gjithë qytetarët për t’ju bashkuar ‘Shqipërisë Madhështore’.
‘Mediat e mëdha na censurojnë, Tik Tok-un e ekzekutoi, por askush nuk na pengon të ftojmë çdo qytetar në Shqipërinë Madhështore’, theksoi Berisha në fund të fjalës së tij, gjatë prezantimit të kandidatëve për deputet të Qarkut Lezhë.Sali Berisha dorëzoi pushtetin në mënyrën më të vendosur kur humbi zgjedhjet, dhe në vendimin e tij e dorëzoi në mënyrë përfundimtare.
E dorëzoi me një bilanc pavarësisht me plus-minuset, por shqiptarët shënuan një arritje jete, kur lëvizën pa viza në Europë.
Shqiptarët shënuan një arritje jete kur u anëtarësuan në NATO.
Shqiptarët shënuan një arritje jete kur u transformua infrastruktura e vendit, kur Rruga e Kombit bashkoi vendin.
Shqiptarët shënuan një arritje jete kur kaluan nga grupi i vendeve me të ardhura të ulëta, në grupin e vendeve me të mesme të larta.
Shqiptarët shënuan një arritje jete kur kaluan nga interneti 4% e penetrimit të tij, në 63%.
Por edhe një arritje jete ishte kur u ndanë nga errësira, nga terri, nga gjeneratorët që gumëzhinin në çdo qoshe pallati.
Hajde këtu e thuaju pak shqiptarëve çfarë arritje jete patën këto 12 vite, Edi Rama. I vodhe, i vodhe dhe vetëm i vodhe.
Çfarë arritje jete është djegësi i Tiranës që zhduke 130 mln euro. Janë 812 mijë pensione të zhdukura.
Çfarë arritje është, thuaju pak ndërtimi i rrugës me çmim të 10-fishtë të krahasuar me periudhën e mëparshme.
Çfarë arritje është ndarja e një rruge 13 kilometra në 14 kontrata dhe ndërtimi i saj me një çmim 6-10 herë më të madh se në Kroaci.
Prandaj ky pushtet i yti bazohet në vjedhjen, në drogën dhe në largimin masiv të shqiptarëve.
Në vitin 2013 Shqipëria po rritej nga viti në vit, në popullatën e vet. Kështu që e vërteta është se ke qeverisur 12 vite si kryeministër, kam qeverisur 8 vite si kryeministër. Hajde ti bëjmë njëherë këto hesape.
Por ka një moment tjetër. Nuk i jam rikthyer, kurrë për ambicie personale, as dhe interesa personale, jo, jo, absolutisht.
Por jam kthyer për këto arsye.
Së pari, për atë çka një shqiptar i thotë vetes shqiptar.
U ktheva kur e pashë se donin që shqiptarëve të ua bënin listën e deputetëve në parlament dhe jo ata.
U ktheva kur pashë se donin që ju populli i mrekullueshëm, partisë që keni votuar të ja caktonin kryetarin dhe shih si e kanë bërë tani, si e sjellin vërdallë.
U bëj thirrje të gjithë demokratëve të Lezhës, nga 1990 e gjer sot, të bashkohemi s’keni asnjë punë me atë, asnjë lidhje. Lërjani Edi Ramës, lejeni te edi Rama.
Pra ti marrim gjërat me radhë.
U ktheva për atë që ju besoni, për atë çka unë besoja.
Se unë besoja se kombi, vendi duhet të ketë një opozitë të vërtetë dhe jo një opozitë false, jo opozitë të kontrolluar.
Bënë betejën më të ulët, më të poshtër, por fituam, fituam dhe do të fitojmë.
Ja ku jemi.
Ndaj dhe le të ecim miqtë e mi këtë muaj që na ka mbetur me këtë program. Të trokasim tek çdo qytetar.
Ne mediat e mëdha na censurojnë, Tik Tok-un e ekzekutoi si i ati, Havzi Nelën. Përpiqet me çdo kush të na ngushtojë komunikimin, por nuk mund të na pengojë kush në botë të takojmë çdo lezhjane e çdo lezhjan. Socialist, pa parti çfarë do që të jetë, ta ftojmë në këtë program, ta ftojmë me këtë program të bashkohemi së bashku për Shqipërinë Madhështore me 11 maj.
Rroftë Lezha, rroftë Shqipëria.
Fitore, fitore, fitore!