Tag: shënon

  • Berisha paralajmëron bandat qeveritare në Elbasan: 11 Maji shënon fundin tuaj! Do trajtoheni si terroristë!

    Berisha paralajmëron bandat qeveritare në Elbasan: 11 Maji shënon fundin tuaj! Do trajtoheni si terroristë!

    Berisha paralajmëron bandat qeveritare në Elbasan: 11 Maji shënon fundin tuaj! Do trajtoheni si terroristë!

    Nga Elbasani, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar bandat qeveritare që po tentojnë të ushtrojnë terror ndaj qytetarëve.

    Berisha tha se, këta vijnë dhe marrin Taulant Ballën, një horr- më falni për shprehjen- që porosit vrasje, që bën arrestime, që nuk ka asgjë të përbashkët me fibrën qytetare e fisnike të këtij populli, të qytetarëve të Librazhdit, Peqinit, Gramshit, Elbasanit.

    Që është vëlla siamez me Edi Ramën, Suel Çelën, Altin Hajrin, me Troplinin, me Pojën, etj. Po, data 11 shënon fundin tuaj dhe mos tentoni të largoheni se kudo që të shkoni, do t’u gjejmë, do t’u kapim, do t’u çojmë bashkë me Taulantin, me Edi Ramën atje ku e keni vendin.

    Berisha: Në këtë fjalë do them edhe dy gjëra për një çështje që nuk do doja kurrë të ndalesha.

    Por ndalem sepse ata, të cilët të mbështetur nga pushteti, dhunojnë vullnetin tuaj, ata të cilët u trysnojnë ju me mbështetjen e qeveritarëve banditë, atyre u them se vrimë miu, se shpellë në botë nuk do gjejnë kudo që të jenë.

    Qeveria shqiptare do i trajtojë si grupe terroriste, do i godasë si terroristë.

    Këto monstra me qeveritarët e tyre shndërrojnë krimet në votë, vrasjet në votë dhe votën në vrasje.

    Do kenë përgjigjen më të egër ligjore që mund ta imagjinojnë.

    Këta janë llumi i kriminalitetit njerëzor.

    Këta vijnë dhe marrin Taulant Ballën, një horr- më falni për shprehjen- që porosit vrasje, që bën arrestime, që nuk ka asgjë të përbashkët me fibrën qytetare e fisnike të këtij populli, të qytetarëve të Librazhdit, Peqinit, Gramshit, Elbasanit.

    Që është vëlla siamez me Edi Ramën, Suel Çelën, Altin Hajrin, me Troplinin, me Pojën, etj.

    Po, data 11 shënon fundin tuaj dhe mos tentoni të largoheni se kudo që të shkoni, do t’u gjejmë, do t’u kapim, do t’u çojmë bashkë me Taulantin, me Edi Ramën atje ku e keni vendin.

    Tre ditë janë ditët e idealeve tuaja.

    Janë ditët e moralit tuaj.

    Janë ditët e besimit tuaj tek Elbasani dhe Shqipëria.

    Janë ditët e shpresës së pashuar të shqiptarëve.

    Le ta bëjmë 11 Majin ditën e dytë të verës për Elbasanin, për Shqipërinë.

    Rrofshi ju, rroftë Elbasani, rroftë Shqipëria.

    Fitore, fitore, fitore!

  • Lautaroooooooo! Vjen goli i parë në “San Siro”, shënon kapiteni (video)

    Lautaroooooooo! Vjen goli i parë në “San Siro”, shënon kapiteni (video)

    6 Maj 2025

    21:25

    Telesport

    Po luhet sonte në “San Siro” gjysmëfinalja e kthimit mes Interit dhe Barcelonës për të përcaktuar ekipin e parë që do të shkojë në finale e madhe të Champions League.
    Goli i parë i takimit ka ardhur në minutën e 21-të, Federico Dimarco përfiton nga një top i gabuar i mesfushës së Barcelonës dhe pason për Denzel Dumfries, holandezi asiston për Lautaro Martinez, i cili dërgon topin në rrjetë.
    Kujtojmë që ndeshja e parë në Katalonjë ka përfunduar 3-3 dhe me rezultatin aktual, Inter është ekipi që shkon në finale. SHIKOGOLIN

  • Manaj i shënon Gallatasarajit në goleadën turke

    Manaj i shënon Gallatasarajit në goleadën turke

    Dy ekstremet e kampionatit turk Gallatasaraji dhe Sivaspor e kthyen në “shëtitore” pjesën e parë të javës së 32- teksa shifrat në fund të saj shkuan në 4-1.

    Golin e Sivaspor e shënoi sulmuesi kuqezi Rei Manaj…
    ShpërndajeFacebookTwitterLinkedinRedditemailPrint

  • Çfarë supersfide! Dumfries shënon gol të “çmendur”, Barcelona kundërpërgjigjet me Yamal

    Çfarë supersfide! Dumfries shënon gol të “çmendur”, Barcelona kundërpërgjigjet me Yamal

    30 Prill 2025

    21:28

    Telesport

    Po luhet në stadiumin olimpik të Katalonjës, sfida e parë gjysmëfinale mes Barcelonës dhe Inter-it. Supersfida ka nisur direkt me gol dhe janë zikaltrit ata që kanë gjetur të parët rrjetën.
    Pas një kundërsulmi të shpejtë,  Danzel Dumfries kroson në zonë për Marcus Thuram, francezi dërgon topin në rrjetë me finte, që në sekondën e 33-të. SHIKOGOLIN
    Në minutën e 20-të, Inter shënoi edhe golin e dytë, pas një krosimi të Hakan Calhanoglu nga goditja e këndit, Acerbi me kokë asiston për Danzel Dumfries, holandezi dërgon topin në rrjetë me stil “gërshëre”. SHIKOGOLIN
    Në minutën e 24-të, Barcelona kundërpërgjigjet me Lamine Yamal, djaloshi spanjoll shënon një gol shumë të bukur. Rezultati momental, Barcelona-Inter 1-2. SHIKOGOLIN

  • “Çmenduriiiiiii” në Barcelonë, Inter shënon pas 33 sekondash (video)

    “Çmenduriiiiiii” në Barcelonë, Inter shënon pas 33 sekondash (video)

    30 Prill 2025

    21:06

    Telesport

    Po luhet në stadiumin olimpik të Katalonjës, sfida e parë gjysmëfinale mes Barcelonës dhe Inter-it. Supersfida ka nisur direkt me gol dhe janë zikaltrit ata që kanë gjetur të parët rrjetën.
    Pas një kundërsulmi të shpejtë,  Danzel Dumfries kroson në zonë për Marcus Thuram, francezi dërgon topin në rrjetë me finte, që në sekondën e 33-të. SHIKOGOLIN
    Tani pritet kundërpërgjigja e katalanasve, të cilit para këtij takimi vinin nga një formë shumë e mirë, ndryshe nga Inter, i cili vjen pas 3 humbjeve rresht.

  • Arda Guler i tregon Ancelotti-t që ka gabuar, turku shënon supergol dhe kalon Realin në avantazh (video)

    Arda Guler i tregon Ancelotti-t që ka gabuar, turku shënon supergol dhe kalon Realin në avantazh (video)

    23 Prill 2025

    22:05

    Telesport

    Real Madrid po luan në këto momente në transfertë ndaj Getafe, ndeshje e vlefshme për javën e 33-të në La Liga.  Madrileënve iu duhet me patjetër fitorja për të mbajtur hapin e Barcelonës, e cila fitoi mbrëmë 1-0 ndaj Mallorca-s.
    “Los Blancos” kanë kaluar në avantazh në minutën e 21-të, ku pas një aksioni të gjatë dhe disa tentativave, Arda Guler shënon një gol shumë të bukur me një goditje të fuqishme jashtë zonës së rreptësisë. SHIKOGOLIN
    Me këtë gol, mesfushori turk i tregon Carl Ancelotti-t që ka gabuar duke i dhënë pak minuta në dispozicion sepse për hir të vërtetës sa herë është futur titullar, ka bërë perfomancë të mirë.

  • Pajaziti shënon sërish në Kroaci, ndëshkon Dinamon e Zagrebit

    Pajaziti shënon sërish në Kroaci, ndëshkon Dinamon e Zagrebit

    Adrion Pajaziti ka gjetur golin e tij të dytë me Goricën.  Në minutën e 67-të, mesfushoi shqiptar kaloi në avantazh skuadrën e tij në duelin me Dinamo Zagrebin.
    Pas një pasimi fantastik nga shoku i skuadrës Cuic, Pajaziti futet në zonë dhe nuk e toleron portierin kundërshtar duke tundur rrjetën.
    Aktualisht po luhet minuta e 85-të e takimit teksa Gorica kryeson 1-0 ndaj Dinamos së Zagrebit.

    Rikujtojmë që më 19 prill ai shënoi golin e tij të parë në kampionatin kroat duke i dhënë edhe fitoren skuadrës së tij në transfertën e Osijek
    22-vjeçari është i huazuar për këtë sezon nga Fulham.

  • Kaneeeee! Zhbllokohet supersfida në “San Siro”, shënon Bayern dhe rihapet kualifikimi (video)

    Kaneeeee! Zhbllokohet supersfida në “San Siro”, shënon Bayern dhe rihapet kualifikimi (video)

    16 Prill 2025

    22:16

    Telesport

    Në “San Siro” po luhet ndeshja e kthimit mes Inter dhe Bayern Munich, për të përcaktuar ekipin që do të shkojë në gjysmëfinale dhe do të përballet me Barcelonën.
    Goli i parë i takimit ka ardhur në minutën e 52-të, ku pas një aksioni të gjatë të bavarezëve, Harry Kane godet bukur dhe dërgon topin në rrjetën e Sommer. SHIKOGOLIN

  • Ministri Gonxhja: Shqipëria shënon një tjetër arritje historike! Papunësia zbret në 8.8 %

    Ministri Gonxhja: Shqipëria shënon një tjetër arritje historike! Papunësia zbret në 8.8 %

    “Shqipëria shënon një tjetër arritje historike! Papunësia për grupmoshën 15 vjeç e lart ka zbritur në 8.8%, niveli më i ulët ndonjëherë i regjistruar!Kjo shifër është rezultat i reformave të qëndrueshme për punësim, mbështetjes për të rinjtë, grave dhe grupet në nevojë, si dhe nxitjes së arsimit dhe formimit profesional.Vazhdojmë përpara për më shumë mundësi dhe një treg pune gjithëpërfshirës!”, shkruan Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.

  • Dollari shënon sot nivelin më të ulët në tre vite

    Dollari shënon sot nivelin më të ulët në tre vite

    Dollari arriti nivelin më të ulët ndaj euros në më shumë se tre vjet të premten.
    Indeksi i dollarit amerikan tani është ulur 1.2% në 99.50, duke shënuar nivelin e tij më të ulët që nga prilli 2022.

    Më herët, Kina njoftoi tarifa shtesë për produktet amerikane prej 125%, sipas Reuters. Ky është më i lartë se niveli i mëparshëm prej 84%.
    Ministria e Financave e Kinës thuhet se deklaroi se nëse SHBA këmbëngul që të vazhdojë të shkelë interesat e Kinës në mënyrë thelbësore, Kina do të marrë kundërmasa vendimtare dhe do të luftojë deri në fund.