Tag: shënon

  • Shënon një tjetër Garcia, Real “mbaron” punë shpejt ndaj Dortmundit (video)

    Shënon një tjetër Garcia, Real “mbaron” punë shpejt ndaj Dortmundit (video)

    5 Korrik 2025

    22:32

    Telesport

    Në New Jersey po luhet çerekfinalja e fundit mes Real Madrid dhe Dortmund për Kupën e Botës për Klube. Sigurisht që madrilenët vijnë si ekipi favorit në këtë përballje, por verdhezinjtë kanë treguar që janë një “kockë” e fortë për këdo, aq më tepër që në këtë kompeticion kanë treguar një formë shumë të mirë.
    Madrilenët e kanë nisur mjaft mirë takimin dhe kanë kaluar në avantazh pas 10 minutave lojë, falë një kombinimi perfekt mes dy të rinjve, Arda Guler dhe Gonzalo Garcia.
    Krosimi perfekt i turkut shfrytëzohet në mënyrën e duhur nga sulmuesi i ri spanjoll, i cili shënon golin e katërt në këtë kompeticion, duke qenë padyshim zbulimi më i madh deri tani. Shihgolin
    Në minutën e 20-të, ishte radha e një tjetri Garcia për të shënuar golin e dytë. Fran Garcia dërgoi topin në rrjetë pas një dalje në sulm dhe asistit perfekt të Alexander Arnold. Pas 30 minutash lojë, Real Madrid po kryeson 2-0 dhe kualifikimi për në gjysmëfinale duket i vulosur.
    SHIHGOLIN2

  • “Çmendet” Arturo Vidal, humb penalltinë, shënon autogol dhe në fund zihet me portierin e ekipit të tij (video)

    “Çmendet” Arturo Vidal, humb penalltinë, shënon autogol dhe në fund zihet me portierin e ekipit të tij (video)

    Aventura e Arturo Vidal te Colo-Colo në Kili, nuk po shkon dhe aq mirë sa pritej. Mesfushori kilian është bërë protagonist për keq në ndeshjen e fundit të Colo-Colo ku barazoi në transfertë 2-2 ndaj Deportes Iquique.
    Fillimisht në minutën e 11-të, Vidal humb shansin e artë për të kaluar në avantazh ekipin e tij, duke gabuar nga pika e bardhë e penalltisë. Një goditje për t’u harruar, pasi topi përfundon shumë larg kuadratit. Pjesa e parë u mbyll 1-0 për vendasit, Colo-Colo barazoi shifrat përkohësisht në fillim të pjesës së dytë me Marcelo Correa, por Vidal vendos të bëhet sërish protagonist.
    Tre minuta pasi ekipi i tij barazoi rezultatin, Vidal shënon një autogol, duke dërguar topin me kokë në portën e tij, pas ekzekutimit të një goditjejë këndi nga ekipi vendas. Sikur të mos mjaftonte kjo, Vidal zihet edhe me shokun e skuadrës, portierin De Paul, e cili e kritikoi për autogolin e shënuar. Situata mes dy lojtarëve po shkonte drejt agravimit, por u qetësua falë ndërhyrjes së shpejtë të lojtarëve të tjerë të Colo-Colos.
    Përsa i përket rezultatit, Colo-colo barazoi shifrat 2-2 pak më vonë, por forma dhe sjellja e Vidal është kthyer në një problem më vete dhe shumë prej tifozëve të ekipit kilian kërkojnë largimin e kapitenit të tyre përmes reagimeve në rrjetet sociale.
    SHIHVIDEON

  • Luis Suarez vlerëson Yamal: “Po shënon një epokë. Në moshën 17 vjeç duket e pamundur ajo gjë…”

    Luis Suarez vlerëson Yamal: “Po shënon një epokë. Në moshën 17 vjeç duket e pamundur ajo gjë…”

    Vetëm 17 vjeç, Lamine Yamal po pushton botën e futbollit me performanca të jashtëzakonshme dhe pjekuri të habitshme. Talenti i ri nga Barcelona nuk po kalon pa u vënë re as midis ish-lojtarëve të klubit Blaugrana. Luis Suárez, tani sulmues për Inter Miami, kishte disa fjalë të rëndësishme për lojtarin e lindur në vitin 2007.
    Suarez po përgatitet të jetë protagonist në Kupën e Botës për Klube : “Ka lojtarë që piqen para të tjerëve. Yamal, në moshën 17 vjeç, po tregon një pjekuri shumë të rëndësishme dhe një përgjegjësi të madhe në fushë”, tha uruguaiani në një intervistë.
    Suárez theksoi jo vetëm rritjen teknike të sulmuesit të ri anësor, por edhe vendosmërinë e tij për t’i vendosur vetes qëllime gjithnjë e më ambicioze: “Këto janë sfida që ai i vendos vetes, dhe si tifoz i Barçës jam vërtet i lumtur për të”.
    Ish-numri 9 i Barçës më pas e këshilloi Yamalin të vazhdonte udhëtimin e tij me qetësi: “Ai duhet të vazhdojë të shijojë veten, të mësojë dhe të rritet, siç bëmë të gjithë ne midis moshës 18 dhe 25 vjeç”.
    Së fundmi, Suárez pranoi ndikimin tashmë të dukshëm të talentit të ri: “Ai është një lojtar që po shënon një epokë dhe po bën një ndryshim të madh”. Shkurt, Lamine Yamal duket i destinuar të bëhet një nga protagonistët absolutë të futbollit botëror në vitet e ardhshme.

  • E enjte me temperatura të larta, ja qytetet ku termometri shënon 36 gradë C

    E enjte me temperatura të larta, ja qytetet ku termometri shënon 36 gradë C

    Këtë të enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

    Moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta dhe hera-herës deri mesatare kalimtare në relievet malore në lindje.
    Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 10-14 m/s.
    Valëzimi në det do të jetë 1- 2 ballë.
    Në Elbasan, Berat dhe Gjirokastër termometri shënon 36 gradë C.

    Top Channel

  • Gol, Shqipëria shënon përballë Letonisë

    Gol, Shqipëria shënon përballë Letonisë

    Kuqezinjtë kanë kaluar në avantazh përballë Letonisë. Ka qenë Rei Manaj ai i cili sollin dhe golin e avantazhit për kuqezinjtë.

    Kujtojmë që vetëm 8 minuta më parë Strakosha mbajti të paprekur rrjetën pasi priti një penallti.

  • FINALJA E CHAMPIONS LEAGUE/ PSG shënon edhe golin e 5-të

    FINALJA E CHAMPIONS LEAGUE/ PSG shënon edhe golin e 5-të

    PSG ka shënuar edhe golin pestë në finalen e Chamnpions League, duke i dhënë një goditje fatale Interit.

    Pas Kvarashkelias ka qenë radha e Majulu të shënojë.
    Më herët ishte Due i cili në të 64-ën shënoi golin e tretë të ndeshjes dhe të dytin personal në këtë finale.

    Ndërsa goli i parë u shënua nga Hakimi në minutën e 12-të.
    Ndeshja po transmetohet LIVE në Vizion Plus dhe Tring.
     

  • “Tifozët e Parmës do festojnë nëse shënon gol Interi”, ish-lojtari i Napolit paralajmëron Conte-n: Nuk do luhet fare futboll 

    “Tifozët e Parmës do festojnë nëse shënon gol Interi”, ish-lojtari i Napolit paralajmëron Conte-n: Nuk do luhet fare futboll 

    Sot ka jo pak emocione në Serie A, aq sa mund të thuhet se në këtë mbrëmje do të vendoset përfundimisht titulli kampion. Shpresa e vetme e interistëve është që Napoli të ndalet sot në transfertë ndaj Parmës, ndërsa nëse e fiton këtë takim, atëherë çdo gjë do të bëhet më e lehtë për ndeshjen e fundit. 
    Ish-sulmuesi i Napolit, Roberto Sosa, ka folur për mediat italiane duke lënë të kuptohet se çfarë do të na presë në ndeshjen e sotme. “Nëse Lacio shënon gol në San Siro, tifozët e Napolit do të festojnë në Parma, ashtu si edhe nëse Interi do të shënojë gol, festa do të shpërthejë te tifozët e Parmës për të futur në presion Napolin. Nuk pres që Napoli të luajë futboll ndaj Parmës, pres vetëm topa të gjatë një Napol shumë agresiv që të fitojë shumë duele për topin e dytë”, tha Sosa. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/ 

  • Mbyllet numërimi në Elbasan/ PS shënon rezultat të thellë, siguron 10 mandate! PD merr 4

    Mbyllet numërimi në Elbasan/ PS shënon rezultat të thellë, siguron 10 mandate! PD merr 4

    Përfundon procesi i numërimit të votave edhe në qarkun e Elbasanit, ku PS shënon një fitore të thellë me  60.48% të votave (79,799 vota), një rezultat që e konsolidon Elbasanin si një ndër bastionet më të forta të mazhorancës në këto zgjedhje. PS siguron 10 mandate, dy më shumë nga viti 2021.Koalicioni PD-ASHM renditet në vend të dytë me 29.49% (38,905 vota), një diferencë e thellë prej mbi 30 pikësh përqindje me PS-në. PD ka shënuar një rënie prej 12.5% nga viti 2021. Ka humbur gjithashtu edhe 2 mandate nga 6 që kishte katër vite më parë.
    Sa i përket forcave të tjera, kanë marrë rezultate modeste dhe nuk arrijnë që të sigurojnë mandat në këtë qark.
    Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet – 3.45% (4,552 vota)Partia Mundësia – 2.09% (2,761 vota)Partia Koalicioni Euroatlantik – 1.69% (2,234 vota)Partia Socialdemokrate (PSD) – 1.32% (1,741 vota)Lëvizja Bashkë – 0.88% (1,157 vota)Koalicioni Djathtas për Zhvillim – 0.27%Lëvizja Atdheu, Aleanca Demokratike e Re dhe Aleanca Kombëtare Shqiptare kanë marrë më pak se 0.2% secila.

  • Tjetër dështim për Berishën/ PD-së i thyhet lista e mbyllur edhe në Elbasan, ja deputeti i njohur që rrezikon mandatin

    Tjetër dështim për Berishën/ PD-së i thyhet lista e mbyllur edhe në Elbasan, ja deputeti i njohur që rrezikon mandatin

    Elbasan është një tjetër qark ku PD shënon një humbje të thellë krahasuar me 2021, duke humbur një deputet të listës së sigurt.
    Deri më tani, kur kanë mbetur pa votuar edhe 5 qendra votimi, PS shënon një fitore me 82.078 vota, kundrejt 39686 votave të PD, e përkthyer në mandate socialistët dërgojnë në Kuvend 10 deputetë ndërsa PD, vetëm 4.
    Nëse qarku i Elbasanit do të mbyllej me këtë trend votash, i pestë në listën e sigurtë të PD, Aurel Bylykbashi rrezikon të mos hyjë në kuvend.