Alessandro Del Piero, i ftuar në “Sky Sport”, komentoi paraqitjen e Kevin De Bruyne në ndeshjen ndaj Genoa, të fituar nga Napoli, falë golit të të zakonshmit Hojlund: “Sapo nuk shënon gol ose jep asist, njerëzit pyesin çfarë ndodhi.
Ai është një nga ata që e konsiderojmë në fund të karrierës vetëm sepse largohet nga një skuadër e madhe, por në të vërtetë është mjaft i mirë, di ta menaxhojë veten, pranon sfidën me motivim të lartë, sepse u bashkua me një skuadër që sapo kishte fituar titullin. Është një lojtar i jashtëzakonshëm”.
Në 8 ndeshjet e para të sezonit, De Bruyne ka luajtur gjithmonë; 7 herë si titullar (kundër Sassuolo, Cagliari, Fiorentina, Pisa, Sporting, Manchester City dhe Milan) dhe një herë si zëvendësues, ndaj Genoa. Kundër Manchester City, ai luajti vetëm 26 minuta për shkak të kartonit të kuq të Di Lorenzo, që detyroi Conte të bënte zëvendësime.
Tag: shënon
-

“De Bruyne është lojtar i jashtëzakonshëm, sapo nuk shënon ose nuk jep asiste…”
-

Luis Diaz shënon pas 14 sekondash, i zakonshmi Kane dyfishon shifrat (video)
4 Tetor 2025
19:21
Telesport
Bayern Munich është duke fituar në transfertë 0-2 ndaj Eintracht Frankfurt, në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë në Bundesligë. Bavarezët e nisën direkt me gol, ku Luis Diaz shënon pas 15 sekondash lojë.
Kolumbiani gjeti rrjetën pas asistit që mori nga Serge Gnabry. Ky është goli i tretë më i shpejtë në historinë e Bundesligës, pasi dy vendet e para mbahen nga Volland dhe Bellarabi me 9 sekonda.
Në minutën e 28-të, i zakonshmi Harry Kane dyfishon shifrat. Anglezi shënoi me një goditje të fortë në kufijtë e zonës së rreptësisë.
SHIKOGOLAT -

Ansu Fati shënon golin e tretë me Monaco, por vlen sa për statistikë. Afron rikthimi i Pogba (video)
27 Shtator 2025
19:10
Telesport
Pas tre fitoreve rresht, Monaco është mundur 3-1 nga Lorient, për javën e gjashtë në Ligue 1. Monaco luajti për më shumë se 60 minuta me një lojtar, pasi mbrojtësi gjerman Thilo Kehrer, mori dy kartonë të verdhë dhe la fushën në minutën e 38-të.
Një minutë më pas, Bamba shënon për vendasit dhe pjesa e parë mbyllet 1-0. Lorient shënon edhe dy gola të tjerë në pjesën e dytë me Pablo Pagis 76′, 82′.
Golin e vetëm për Monaco e shënoi Ansu Fati, nga pika e bardhë e penalltisë në minutat shtesë, pas një prekje të topit me dorë nga vendasit brenda zonës. Ansu Fati i futur si zëvendësues në pjesën e dytë, gjen golin e tretë në Ligue 1 me Monaco-n, pa harruar këtu edhe golin e shënuar në Champions League. Një gol që vlen sa për statistikë për sulmuesin, pasi Lorent fitoi 3-1. Jo më kot, sulmuesi i ardhur nga Barcelona nuk festoi.
Ndërkohë, në fillim të tetorit pritet të rikthehet në fushë pas një kohe të gjatë edhe Paul Pogba.
SHIKOGOLAT -

Liverpool pëson humbjen e parë, Chelsea turpërohet në shtëpi. City fiton bën “manita” (video)
Kanë përfunduar 4 ndeshjet e orës 16:00 (me kohën tonë), të vlefshme për javën e gjashtë të Premier League.
Në “Etihad”, Man. City është rikthyer te fitorja, pasi mposhti 5-1 Burnley. Vendasit kaluan të parët në avantazh falë autogolit të Esteve, ndërsa barazimi i miqve do të vinte në minutën e 38-të me Jaidon Anthony, i cili barazoi shifrat pas një aksioni të bukur të finalizuar me sukses. Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1. Në pjesën e dytë, “Qytetarët” gjetën golin dhe dy herë të tjera, ku një prej tyre ishte sërish autogol.
Në minutën e 60-të, Matheus Nunes shënon për shifrat 2-1, pas asistit me kokë të Erling Haaland. Në minutën e 65-të, mbrojtëis francez Maxime Esteve sërish i pafat, pas një dylftimi me Oscar Bobb, dërgon topin në portën e tij. Armando Broja futet në fushë 10 minutat e fundit, por pa arritur të bëjë gjë. Haaland shënon dy gola në minutat e fundit, duke vulosur fitoren 5-1.
SHIKOGOLAT
Chelsea ka zhgënjyer duke u mundur 1-3 në “Stamford Bridge” ndaj Brighton. “Blutë” gjetën golin të parët në minutën e 24-të, pas një kombinimi fantastik, Caicedo-Estevao-Enzo Fernandez. Caicedo jep një pasim të mrekullueshëm për brazilianin Estevao, i cili kroson në zonë dhe Enzo Fernandez e kishte shumë të lehtë për ta dërguar topin në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për londinezët.
Në fillim të pjesës së dytë, Chelsea mbetet me 10 lojtarë, pasi Trevoh Chalobah u ndëshkua me karton të kuq, për ndërhyrje të rrezikshme ndaj kundërshtarit. Danny Welbeck barazon shifrat me kokë në minutën e 77-të, pas asistit të Minteh. Në minutën e dytë shtesë, Maxim De Cuyper shënon me kokë duke kaluar Brighton në avantazh. Në minutën e fundit shtesë, Danny Welbeck shënon golin e tretë pas asistit të Brajan Gruda, i cilipërfitoi nga një humbje qesharake e topit nga mbrojtja e “Bluve”. Chelsea turpërohet keq, Brighton fiton përfundimisht 1-3.
SHIKOGOLAT
Pas 5 fitoreve rresht, Liverpool është ndalur për herë të parë në këtë sezon në Premier League, duke provuar edhe humbjen e parë. Kampioni në fuqi i Premier League është mundur 2-1 nga Crystal Palace. Vendasit gjetën avantazhin pas 8 minutash lojë me Ismaila Sarr, i cili shënoi pas një topi të ardhur nga goditja e këndit dhe rrëmujës së krijuar në zonë.
Liverpool barazoi shifrat në minutën e 87-të, me Federico Chiesa i futur në fushë në pjesën e dytë. Vendasi nuk u dorëzuan, Edward Nketiah shënon golin e fitores së madhe të Crystal Palace në minutën e 90+7.
SHIKOGOLAT -

VIDEO: Zhbllokohet derbi i Madridit, shënon një mbrojtës
27 Shtator 2025
16:37
Telesport
Në “Metropolitano” po luhet derbi i madh i Madridit mes Atletico dhe Real Madridit. Robin Le Normand zhbllokon derbin pas vetëm 14 minutash lojë. Mbrojtësi shënon me kokë pas një krosimi në zonë nga Giuliano Simeone.
Diego Simeone e ka nisur sot me këtë formacion titullar: Oblak; Llorente, Le Normand, Lenglet, Hancko; Simeone, Barrios, Koke, Nico González; Sorloth, Julian Alvarez.
Xabi Alonso e ka nisur derbin me këtë formacion titullar: Courtois; Carvajal, Militao, Huijsen, Carreras; Arda Guler, Fede Valverde, Tchouameni, Bellingham; Mbappé, Vinicius Jr.
SHIKOGOLIN -

VIDEO/ Nga mesfusha shënon gol te porta e kundërshtarit, Arbër Hoxha trondit Hajdukun e Splitit
Arbër Hoxha ka shënuar një gol shumë të bukur në ditën e sotme. Futbollisti shqiptar e nisi si titullar te Dinamo Zagrebit dhe i dha avantazhin ekipit të tij ndaj Hajduk Split. Në minutën e 44, Arbër Hoxha realizoi golin e vetëm të takimit derimë tani.
Ai e mori topin nga gjysmëfusha, më pas nisi me driblimet dhe shpejtësinë duke hyrë në qendër të zonës. Pavarësisht se konkretizimet e tij në portë nuk janë më të mirat e mundshme, këtë herë Hoxha e korrigjoi shënjestrën duke gjetur rrjetën. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/ -

VIDEO/ Mirlind Daku shënon një nga golat më të bukur të karrierës, tund rrjetën për herë të 8 në kampionat
Mirlind Daku ka tundur rrjetën për të 8-n herë në 9 ndeshje të zhvilluara në kampionatin rus. Sulmuesi shqiptar ka krijuar një marrëdhënie të shkëlqyer me golin, teksa tashmë prin edhe listën e golashënuesëve më të mirë në Rusi. Daku ka gjetur rrugën e rrjetës në minutën e 54-t kundër Akron Toliatit, duke ngushtuar shifrat në 2-1.
Lojtari i Rubin Kazanit shmangu bukur kundërshtarin në afërsi të zonës dhe sapo është rrotulluar në krahun e tij të majtë ka shkarkuar të djathtën e tij potente. Gjuajtja e tij mjaft e fuqishme nuk i ka dhënë asnjë mundësi portierit për të reaguar. Një gol që padyshim mund të cilësoet si ndër më të bukurit në karrierën e tij./Sport Ekspres/ -

Rashford “çlirohet” më në fund dhe shënon golin e parë për Barcelonën në…Angli (video)
18 Shtator 2025
22:26
Telesport
Marcus Rashford ka gjetur më në fund golin e parë me fanellën e Barcelonës. Anglezi ka shënuar në “St James Park”, aty ku Barcelona po fiton në transfertë 0-1 ndaj Newcastle.
Pjesa e parë mes dy ekipeve u mbyll pa gola. Katalanasit gjetën golin në minutën e 57-të, një krosim perfekt i Jules Kounde dhe Rashford dërgon me kokë topin në rrjetë.
SHIKOGOLINERASHFORD
Po ashtu është zhbllokuar rezulati edhe në “Etihad”, aty ku Man. City po udhëheq 1-0 ndaj Napolit, me golin e Erling Haaland në minutën e 56-të, pas asistit fantastik të Phil Foden. -

Thuram vlerëson Vlahovic: Sa herë që hyn në fushë shënon, ai është një lider
11 Shtator 2025
11:52
Telesport
Mesfushori francez i Juventus, Khéphren Thuram e vlerëson shumë shokun e tij të skuadrës Dusan Vlahovic, që këtë sezon ka realizuar disa gola të rëndësishëm për bardhezinjtë në kampionat.
“Të gjithë e dimë cilësinë e Dusan, ai është një nga sulmuesit më të mirë në botë”, tha Thuram për mediat italiane.
“Mund ta shihni kur ai hyn në fushë, ai gjithmonë shënon, ai gjithmonë punon mirë dhe është një lider në këtë ekip“, shtoi mesfushori francez, qëi dhur lavde sulmuesit bardhezi.